Žabljak
Vedro
1.2 °C
Pljevlja
Vedro
2.7 °C
Herceg Novi
Vedro
16.3 °C
Nikšić
Vedro
11.4 °C
Cetinje
Vedro
17.5 °C
Bar
Vedro
19.1 °C
Podgorica
Vedro
17.8 °C
Ulcinj
Vedro
14.4 °C
Kolašin
Vedro
7.0 °C

Lajmet

10. 09. 2018.   >>  17:49 0

Lajmet 10.09.2018

10.09.2018

Iniciativa për koncesione të aeroporteve, e politizuar

Ministri për komunikacion dhe detari, Osman Nurkoviq, ka deklaruar sot se iniciativa për koncesionin e aeroporteve në Beranë , Podgoricë dhe Tivat, është politizuar.

Ai, në tryezën e rrumbullakët me rastin e debatit publikë për aktin koncensional për aeroportet e Malit të Zi dhe projekt kontratën për koncesion lidhur me aeroportet në Beranë, Podgoricë dhe Tivat, ka theksuar se gjendja në aeroportet në Podgoricë dhe Tivat nuk i përmbush nevojat e udhëtarëve dhe të afarizmit.

Përmes vlerësimit se kjo çështje është politizuar, ai ka përsëritur se nuk është fjala për shitjen e aeroporteve por për dhënien me qira. Ai, ka paralajmëruar se gjatë ditëve të ardhshme do të nënshkruhet kontrata kolektive me ç‘ gjë , siç ka theksuar, do të mbrohen të drejtat e punëtorëve . Deputeti i FD në Kuvendin e Malit të Zi, Branko Rdulloviq, ka vlerësuar se Mali i Zi tash 27 vjet është peng i ekonomisë së gabuar dhe sundimit partitokratik. Ai ka shtuar se sa i përket jugut, njëkohësisht është e nevojshme një autostradë dhe dy aeroporte dhe gjithë këtë mund të bëjnë nëse do të jemi pronarë të aeroporteve. Deputeti i social demokratëve Boris Mugosha ka theksuar se kjo parti konsideron se dokumentet e propozuara nga ministria për debatin publikë janë jo të ligjshme sipas disa bazave. Këshilltari në aeroportet e Malit të Zi, Nebojsha Krstajiq, ka theksuar se e përkrah iniciativën e hartimit të studimit të arsyetueshmërisë për aeroportet në Beranë dhe në Ulqin. por siç ka theksuar, problematike është që koncesionari eventual i cili do ti marr në qira dy aeroportet, të punojë studimin e realizueshmërisë për aeroportet në Beranë dhe në Ulqin, sepse rezultatet e këtij studimi mund të jenë subjektive.

I.Brajoviq; 100 milion euro nuk do ta rrisin borxhin publik

Kryetari i Socialdemokratëve, Ivan Brajoviq, pohon se kredia prej 100 milion euro, i cili do të investohej në aeroportet e Malit të Zi, nuk do të ndikojë në rritjen e borxhit publik të shtetit.

Nga ana tjetër , ka theksuar ai, kjo mund të ndodh me aranzhmanin konvencional të cilin e propozon Qeveria e Malit të Zi. Ai, në konferencën për gazetarët, pas takimit me kolegun hungarez, Llasllo Kover, ka theksuar se dokumentet e tillë konsecional të cilët janë ofruar sipas analizës sonë detaje, nuk janë ligjore.

“Kur flasim se aeroportet të marrin vetë kredi për financim, sipas analizave të mëparshme të Bankës Evropiane për zhvillim dhe rindërtim, nuk i janë kërkuar garancitë shtetërore”, ka thënë ai.

 

Ll.Kover: Mali i Zi,i përkushtuar perspektivës Evropiane

Pranimi i përshpejtuar i Malit të Zi në BE, do tu tregonte edhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor se BE, është perspektiva e vetme e mirë dhe e mundshme , ka vlerësuar kryetari i Parlamentit të Hungarisë, Llasllo Kover .

Atë sot në vizitë zyrtare e ka prit kryetari i parlamentit, Ivan Brajoviq, të cilin e ka falënderuar që për herë të dytë prej vitit 2013, gjen rastin të vizitojë Malin e Zi.

Ai ka theksuar se ata si politikanë, kanë kontribuar në faktin qe Hungaria është vendi i dytë sipas shumës së investimeve të huaja në Mal të Zi.

Ai, ka theksuar se është krenarë se Mali i Zi vlerëson se Hungaria ka kontribuar me sukses anëtarësimit të Malit të Zi në NATO dhe mund të llogarisë në përkrahjen edhe gjatë Integrimeve Evropiane.

Brajoviq, ka theksuar se marrëdhëniet e Malit të Zi dhe të Hungarisë janë të mira pa përkufizime politike dhe ka përkujtuar se para do kohe, Podgoricën e ka vizituar edhe kryeministri i Hungarisë Viktor Orban. Brajoviq ka shtuar se beson se së shpejti, Malin e Zi, do ta vizitojë ministri i punëve të jashtme, por edhe ne kemi qenë mysafirë të shpeshtë në Budapest, ka thënë ai.

Helikopterët e rinj, kontribut sigurisë së vendit

Dy helikopter të ri për përdorime të shumëfishta “ Bell 412 EPI”, dedikuar aviacionit të ushtrisë së Malit të Zi, kanë arritur sot në Podgoricë.

Siç është kumtuar nga qeveria, helikopterët e ri paraqesin pajisje të rëndësishme për ushtrinë malazeze ç’prej rivendosjes së pavarësisë dhe vërtetim i vendosmërisë së Malit të Zi , që në kuadër të NATO-s, ti forcojë aftësitë e veta.

Me rastin e anëtarësimit në NATO kemi theksuar se në shoqërinë e vendeve më të zhvilluara do të jenë anëtarë i përgjegjshëm dhe do të forcojmë aftësitë e ushtrisë malazeze në pajtim me nevojat e sigurisë kolektive. Jemi të vetëdijshëm se me qasje të tillë, pa dyshim, tregojnë përgjegjësi ndaj sigurisë së qytetarëve ton por edhe ndaj investuesve, turistëve dhe ndaj të gjithëve të cilët për shkaqe të ndryshme e vizitojnë Malin e Zi, ka theksuar në solemnitetin e rastit, kryeministri, Dushko Markoviq. Kryeshefi i shtabit të përgjithshëm, gjenerali Dragun Dakiq, ka theksuar në këtë solemnitet se sot është realizuar një pajise më e rëndësishme e ushtrisë së Malit të Zi prej rivendosjes së pavarësisë.

Mali i Zi, partner i besueshëm në rajon

Bjellorusia e konsideron Malin e Zi si partner dhe mikë të besueshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor , ka theksuar i deleguari i sapo emëruar i mbrojtjes të Bjellorusisë koloneli, Ivan Berezovski.

Ai ka biseduar sot me ministrin e mbrojtjes, Predrag Boshkoviq, me drejtorin e përgjithshëm të drejtorisë për politikën mbrojtëse, Ivica Ivanoviq, dhe me shefin e Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Malit të Zi, nënkolonelin, Aleksandar Pantoviq.

Berezovski, ka theksuar se vendi i tij e respekton të drejtën sovrane që Mali i Zi, të caktojë vetë prioritetet e veta duke pasur para sysh interesat e qytetarëve dhe rrethanat në rajonin të cilit i takon.

Ai ka shprehur dëshirën për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes të Malit të Zi, duke pasur para sysh se Bjellorusia është anëtare e programit të partneritetit për paqe prej viti 1995.

Ministri, Boshkoviq, ka shprehur besimin se themeli i sigurisë evropiane është i lidhur me integrimet Evropiane dhe euro atlantike.

M.Dukaj; Këtë vit shkollorë dyfish më shumë ndërmjetësues në mësim

Ministria e arsimit do të financojë gjatë këtij viti shkollor mediatorët rom dhe është paraparë që të jenë dyfish me tepër se sa në vitin e kaluar , ka theksuar drejtori i drejtorisë për arsimimin e pjesëtarëve të popujve pakicë dhe të bashkësive tjera nacionale, Marash Dukaj. Mediatorët, gjegjësisht bashkëpunëtorët në inkluzionin social , deri tani përmes projekteve i ka financuar fondi zhvillimor i romëve dhe gjithësejt ka pasur 10 sish. Është risi e rëndësishme se prej këtij viti, mediatorët do ti financojë Ministria e arsimit dhe parashihet që ky numër të dyfishohet por numri përfundimtarë do të dihet kur të përpunohen dhe të fitohen të dhënat e regjistrimeve për fëmijët e kësaj popullate , ka deklaruar Dukaj për agjencinë MINA.

Afaristët malazez në panairin ndërkombëtar në Cele

Afaristët e Malit të Zi do të marrin pjesë në panairin ndërkombëtarë të afarizmit i cili do të fillojë nesër në Cele.

Pjesëmarrjen e afaristëve malazezë e organizon Fondi investues dhe zhvillimor, në bashkëpunim me Odën ekonomike të Malit të Zi dhe me Ministritë e ekonomisë, të Bujqësisë dhe zhvillimit rural si dhe ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit.

A.Vuçiq; Shqiptarët dhe serbët duhet të jetojnë së bashku, kjo është arsyeja për negociata

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq në adresimin e bërë në Mitrovicë të Veriut përpara qytetarëve serbë ka thënë se shteti i tij do të arrijë një kompromis me Kosovën i cili është i bazuar vetëm në mbrojtjen e të drejtave të tyre në Kosovë.

Vuçiq ka ripërsëritur se shteti serb me asnjë kusht, dhe asnjëherë nuk do ta njohë Kosovën, pavarësisht deklaratave që mund të kenë ardhur nga drejtime të ndryshme.

“Për muaj, javë dikush e ka përsëritur këtë se po përgatitet njohja e pavarësisë së Kosovës. U them të gjithëve se kjo është një gënjeshtër e madhe dhe asnjëherë nuk do të ndodhë”, ka thënë Vuçiq.

Tutje, Vuçiq ka thënë se nuk është optimist se në një të ardhme të afërt do të arrihet një marrëveshje me Prishtinën, por ka shtuar se për herë të parë mendon që dialogu është i nevojshëm dhe i pashmangshëm, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë po ashtu se dëshiron të besoj që pas shumë shekujve luftë dhe konflikte, do të ketë shekuj me miqësi të mirë dhe negociata me shqiptarët.

Vuçiq ka thënë po ashtu se shqiptarët dhe serbët duhet të jetojnë së bashku, dhe kjo është një arsye e madhe për zhvillimin e negociatave.

Senatori R.Johnson, përcjell mesazhet rreth marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës

Të hënën dhe të martën senatori amerikan, Ron Johnson do të qëndrojë në Serbi ku pritet t’i përcjellë mesazhet e presidentit amerikan, Donald Trump rreth marrëveshjes në mes Beogradit dhe Prishtinës, shkruan gazeta serbe ‘Blic’.

Sipas gazetës, kjo nuk është vizita e parë në Beograd për këtë senator të ‘misioneve speciale’.

Në Serbi ai ishte në shkurt të këtij viti kur Kosova ishte në fokus, pastaj presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i kërkoi atij të ndihmonte në stabilizimin e rajonit duke u kërkuar shqiptarëve të Kosovës të jenë gati për kompromis, transmeton lajmi.net.

“Marrëveshja midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të jetë e drejtë për të gjitha palët dhe e ardhmja e të gjithëve duhet të merret parasysh”, kishte thënë Johnson.

Tutje shkrimi thotë se ky senator amerikan ishte në Beograd gjatë kohës kur Moska po e hapte qendrën ruse në Nish. Ai kishte deklaruar se një gjë e tillë nuk është e mirë për Serbinë duke e bërë të qartë se ishte një paralajmërim nga Uashingtoni.

Vizita e Johnson në Beograd thuhet se do të bëhet për të finalizuar një marrëveshje të mundshme mes serbëve dhe shqiptarëve.

Johnson ka qëndruar në Kosovë gjatë ditës së diel. Ai ka theksuar se zgjidhja në mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë e lehtë mirëpo beson se ka dëshirë të sinqertë për të gjetur një zgjidhje.

 

Limaj, njofton ambasadoren Stjernvall, me përmbajtjen e marrëveshjes me Serbinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Limaj i cili është emëruar nga Qeveria e Kosovës udhëheqës i bisedimeve me Serbinë, ka njoftuar përmes një postimi në ‘Facebook’, se me ambasadoren kanë biseduar për zhvillimet aktuale në vend e posaçërisht për fazën finale të dialogut me Serbinë.

Sipas Limajt, marrëveshja përfundimtare me Serbinë nënkupton njohjen e Kosovës nga Serbia si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizma tjerë ndërkombëtar.

E njoftova ambasadoren për formimin e delegacionit qeveritar për bisedimet me Serbinë si dhe për përpjekjet tona për t’ia ofruar mundësinë edhe opozitës të jetë pjesë e këtij delegacioni, duke e shndërruar atë në delegacion shtetëror.

Ambasadorja ofroi mbështetjen e shtetit finlandez në arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

A.Merkel; Evropa ka nevojë për një Ballkan Perëndimor stabil

Në konferencën e përbashkët për shtyp të kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev, në Shkup, Merkel u pyet edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kancelarja gjermane theksoi se Evropa ka nevoje për një Ballkan perëndimor stabil dhe me integritet territorial të plotë të shteteve.

“Ne si Gjermani dhe si evropian kemi interes për rajon stabil. Kjo është kyç për stabilitet të Evropës në përgjithësi. Unë besoj se integriteti territorial është kyç për rajonin, u shpreh Angela merkel, kancelare e Gjermanisë./Alsat M/

Talibanët në sulme të reja ndaj forcave afgane të sigurisë

Militantët talibanë është raportuar të kenë vrarë dhjetëra forca të sigurisë afgane, si pasojë e sulmeve të reja që kanë shënjestruar disa zyrtarë qeveritarë.

Zëvendës-shefi i këshillit rajonal në Provincën Kunduz, Safiullah Amiri, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se 15 anëtarë të ushtrisë afgane janë vrarë në një sulm në zonën Dashti Archi, që ka nisur më 9 shtator, transmeton REL.

Amiri ka thënë se 18 persona tjerë ushtarakë janë plagosur në këtë sulm.

Në po të njëjtën kohë, në provincën veriore, Kunduz, zyrtarët policor njoftuan se tetë policë janë vrarë me të nisur mëngjesi, si pasojë e luftimeve me talibanët në distriktin Khamyab më 10 shtator, ka raportuar agjencia e lajmeve, Associated Press.

po ashtu, sipas tyre, shtatë militantë talibanë janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur.

Talibanët kanë kryer edhe sulme tjera në qytetin veriore Sar-e-Pul, duke lënë të vdekur 17 ushtarë tjerë.

 

Putin, diskuton me liderët aziatikë programin bërthamor të Koresë së Veriut

Presidenti rus, Vladimir Putin pritet të zhvillojë bisedime me liderët aziatikë këtë javë, në të cilat do të përfshihet edhe programi bërthamor i Koresë Veriore, në kohën kur Phenjani ka ndalur përpjekjet për të ulur tensionet me Uashingtonin.

Putin do të takohet me kryeministrin japonez, Shinzo Abe, kryeministrin e Kinës, Xi Jinping dhe kryeministrin e Koresë Jugore, Lee Nak-yeon në qytetin lindor të Rusisë, Vladivostok, i cili është nikoqir i Forumit Ekonomik Lindor më 11-13 shtator.

Në takimin e tij më 10 shtator me kryeministrin Abe, Putin pritet të fokusohet në “rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar”, si dhe në këmbimin e pikëpamjeve për situatën në “Gadishullin Korean”, ka thënë ndihmësi i lartë për politike të Jashtme i Putinit, Yury Ushakov.

Abe në anën tjetër u ka thënë gazetarëve më 10 shtator se ai dhe Putin po ashtu do të diskutojnë edhe për një konflikt për Ishujt Kurile, territor të cilin të dyja shtetet e emërojnë ndryshe.

Një zyrtare e lartë e Dhomës së Lartë të Parlamentit të Rusisë ka njoftuar se në këtë forum është ftuar edhe lideri verikorean, Kim Jong Un, mirëpo se ai nuk do të jetë pjesë e këtij organizimi.

Rritje e mbështetjes për partinë kundër migrimit

Zgjedhjet parlamentare në Suedi, kanë rezultuar me varësi në mes të dy blloqeve kryesore politike, derisa është vërejtur rritje e mbështetjes për partinë kundër migrimit, krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve të kaluara.

Partitë e të djathtës ekstreme kanë shënuar rritje tejet të madhe në gjithë Evropën në vitet e fundit teksa rriten shqetësimet për identitetin kombëtar dhe efektet e globalizimit dhe migrimit, duke përfshirë konfliktin e armatosur në Lindje të Mesme dhe Afrikën Veriore.

Në Suedi, një fluks prej 163,000 azilkërkuesve më 2015, njëherësh më i madhi në ndonjë vend të Evropës, krahasuar me popullësinë e këtij vendi prej 10 milionë banorësh, ka ndarë votuesit si dhe konsensusin afatgjatë politik në këtë shtet.

Pas pothuajse numërimit të të gjitha votave, partia Social Demokrate që ka qenë në pushtet së bashku me Partinë e Gjelbër dhe aleatët parlamentarë të majtë kanë fituar 40.6 përqind të votave, derisa Aleanca opozitare e qendrës së djathtë ka fituar 40.3 përqind.

 

Kombëtarja malazeze luan sonte ndeshjen e dytë të vlefshme për ligën e kombeve

Reprezentacioni futbollitik i Malit të Zi, luan sonte ndeshjen e dytë kualifikuese të ligës së kombeve me reprezentacionin e Lituanisë. Në ndeshjen e parë, reprezentacioni malazeze ka luajtur baras në Rumani pa gola, kështu që ka rastin që me fitoren ndaj Lituanisë, të bëjë dukshëm hapë përpara drejtë kualifikimit.

Në ndeshjen e sotme reprezentacioni malazezë do të jetë më i kompletuar se në ndeshjen e parë që kanë munguar pothuaj se 4 apo 5 futbollistët më të mirë. Në këtë grup, ndeshja tjetër luhet ndërmjet ekipit të Serbisë dhe ekipit të Rumanisë. Tabelën, aktualisht, e kryeson ekipi i Serbisë, i cili në ndeshjen e parë ka mundur reprezentacion lituanez, me rezultat 1-0. Të dy ndeshjet e sontme të këtij grupi fillojnë në orën 20.45minuta.

Të cekim këtu se edhe reprezentacioni shqiptarë luan kundër Skocisë dhe përveç humbjes çdo gjë do të llogaritet si rezultat pozitiv. Ndeshjen e parë reprezentacioni i Shqipërisë e ka fituar 1-0 kundër ekipit të Izraelit dhe aktualisht në këtë grup edhe kryeson tabelën e kualifikimit. Po ashtu edhe reprezentacioni më i mirë i Kosovës sonte në Prishtinë luan ndeshjen e dytë kualifikuese ku përmballë do të ketë reperezencaionin më të mirë të Ishujve Faroe. Ndeshjen e parë Kosova ka barazuar .

 

Nesër, mot kryesisht me diell

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: Podgoricë e Budvë 31, tivar , H. Novi e Ulqin 30 , Cetinë 27, Nikshiq, B. Pole e Shavnik 26, Plevle e Beranë 24, Plluzhinë e Kolllashin 23 Plavë e Rozhaj 22 dhe në Zhablak 18 g.

Edhe për nesër parashihet të mbaj mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare , vende vende deri e fortë nga drejtimet e veriut . Temperatura e mëngjesit prej 7 deri në 23 , kurse më e larta e ditës prej 17 deri në 33 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se