Žabljak
Umjereno oblačno
17.8 °C
Pljevlja
Umjereno oblačno
23.5 °C
Herceg Novi
Vedro
28.5 °C
Nikšić
Umjereno oblačno
26.1 °C
Cetinje
Pretežno vedro
28.8 °C
Bar
Vedro
25.8 °C
Podgorica
Malo oblačno
31.7 °C
Ulcinj
Malo oblačno
30.1 °C
Kolašin
Umjereno oblačno
22.0 °C

Lajmet

11. 09. 2018.   >>  18:18 0

Lajmet 11.09.2018

11.09.2018

Pazhin -Me rezultate të bindshme Mali i Zi ka miratuar anëtarësimin në NATO dhe ka shënuar progres të duhur

Me rezultate të bindshme në ndërtimin e shoqërisë të drejtë dhe të sigurt , Mali i Zi ka miratuar anëtarësimin në NATO dhe ka shënuar progres të duhur në bisedimet për anëtarësim në BE , duke e lidhur të ardhmen e vetë afat gjatë me vlerat dhe standardet e vendeve të zhvilluara demokratike, ka theksuar nënkryetari i qeverisë Zoran Pazhin gjatë takimeve me zyrtarët e lartë të pushtetit ekzekutiv dhe ligjdhënës të Holandës sot në Hagë. Siç është kumtuar nga qeveria në takimin me kryetaren e senatit të mbretërisë së Holandës Anki Brokers Konon Pazhin ka theksuar rëndësinë e madhe të përkrahjes politike dhe të ekspertëve të Holandës për të ardhmen e qartë evropiane të Malit të Zi. Ai ka vlerësuar se progresi i përshpejtuar drejtë anëtarësimit në BE të atyre vendeve kandidate të cilat i plotësojnë kushtet e nevojshme do të ishte përkrahja më e mirë për forcat pro evropiane dhe vërtetim i kredibilitetit të armës evropiane për Ballkanin Perëndimor si e vetmja garanci për paq afatgjate dhe prosperitetin e rajonit në përjgithësi. Kryetarja e senatit holandez ka theksuar se në parlamentin e Holandës kanë qenë të lumtur kur kishin rastin të japin pëlqimin për anëtarësimin e Malit të Zi n NATO. Po ashtu jemi të bindur se vendi i Malit të Zi është në Evropë dhe se momentalisht bënë punë të duhur në plotësimin e kushteve për anëtarsim në BE, ka theksuar Brokers Knol.

Përfaqësuesit e qeverisë kanë prezantuar sot procedurën e ndarjes së koncesioneve për aeroportet

Përfaqësuesit e qeverisë ua kanë prezantuar sot klubeve të deputetëve në parlamentin e Malit të Zi tërë procedurën e ndarjes së koncesioneve për aeroportet e Malit të Zi , ka kumtuar ministria për komunikacion dhe detari. Prezantimin e kanë mbajtur ministrat për komunikacion dhe detari dhe i financave Osman Nurkoviq dhe Darko Radunoviq. Prezantimin, të cilin e ka udhëhequr menaxheri rajonal i korporatës internacionale financiare për Evropën dhe Azinë Qendrore Georigi Petrov, e ka mbajtur ekipi profesionist i cili që nga fillimi është kyçur në procedurën e valorizimit të potencilave të aeroporteve përmes modelit të propozuar , thuhet në kumtesë.

Mali i Zi nuk ka qenë i detyruar që, për shkak të gjendjes në financat publike, të zgjedh modelin e valorizimit të aeroporteve

Mali i Zi nuk ka qenë i detyruar që, për shkak të gjendjes në financat publike, të zgjedh modelin e valorizimit të aeroporteve të Malit të Zi përmes dhënies së koncesioneve , por ato do të duhej të sigurojnë profitin më të madh , ka kumtuar ministri i financave Darko Radunoviq. Sipas mendimit tim ky variant do të sigurojë profitin më të madh përmes shkallës së ultë të rrezikut , andaj ka hyrë në procedurë ka theksuar Radunoviq në konferencën për gazetarët. Ai nuk dëshirojë të komentojë vlerësimin e social demokratëve dhe të menanxhmentit të aeroporteve të Malit të Zi, të cilët vërtetojnë se përmes një kredie prej 100 milion euro në periudhën 25 vjeçare kjo kompani do të profitonte prej 400 deri në 1 miliardë euro.

Qeveria pret që ti dorëzohet letra e së paku një kompanie për blerjen e avio transportuesit nacional Montenegro Airlines

Qeveria pret që ti dorëzohet letra e së paku një kompanie për blerjen e avio transportuesit nacional Montenegro Airlines , ka kumtuar ministri për komunikacion dhe detari Osman Nukroviq. Ai në konferencën për gazetarët ka theksuar se nuk i din detajet e letrës të kompanisë së interesuar. Ai ka shtuar se ministria përpiqet që me çdo kusht ta ruaj transportuesin nacional sepse disponon me potenciale. Nurkoviq duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me dhënien e koncesioneve për aeroportet dhe për mënyrën e zgjidhjes së çështjes të borxhit të Montengro airlenes ndaj aeroporteve të Malit të Zi , ka theksuar se koncesionari me siguri nuk do të ketë emocione ndaj kësaj kompanie. Të theksojmë se Montengor aeirlines u ka borxh aeroporteve të Malit të Zi 20 milion euro.

Nënat kanë organizuar protestë para Kuvendit të Malit të Zi

Ish shfrytëzueset e kompensimeve për nënat me 3 ose më tepër fëmijë kanë organizuar protestë para Kuvendit të Malit të Zi . Përfaqësuesja e nënave Zhelka Savkoviq më parë i ka ftuar të gjithë qytetarët që tu bashkohen në protestë . Lufta 18 mujore e nënave për të drejtën e mohuar kushtetuese për kompensim të përjetshëm, ka tërhequr vërejtjen ndaj pa aftësisë së pushtetit që të mbrojë popullatën e vetë më të ndjeshme , ka theksuar Savkoviq.

BE do të vazhdojë të përcjell përkushtimin për lirinë e shprehjes në Ballkanin Perëndimor

BE do të vazhdojë të përcjell përkushtimin për lirinë e shprehjes në Ballkanin Perëndimor dhe do të vazhdojë të flas qartë kundër sulmeve ndaj mediave dhe gazetarëve, ka vlerësuar shefi i departamentit për Ballkanin Perëndimor në shërbimin evropianë për punë të jashtme Eduard Auer. Ai këtë e ka theksuar në letrën dërguar asociacionit mediatik të Evropës jug lindore në emër të kryetarit të Këshillit evropianë dhe të Komisionit evropianë, Donalld Tusk dhe Zhan Kllod Junker. Auer ka shtuar se BE do të vazhdojë të përcjell përkushtimin ndaj lirisë së shprehjes në Ballkanin Perëndimor. Ai ka theksuar se BE do të flas qartë kundër restrikcioneve dhe vlerave fundamentale dhe kundër sulmeve ndaj mediave dhe gazetarëve dhe do të vazhdojë të përkrah mbrojtjen dhe promovimin e qarqeve të liria pluraliste dhe profesionale mediatike. Letra e Auerit është përgjigje në iniciativën asociacionit mediatik të Evropës jug lindore me të cilën është kërkuar forcimi i monitorimit të lirisë së mediave në këtë rajon e cila është paraqitur kah fillimi i majit në ditën botërore të lirisë së mediave.

NDEROHEN ME NJË MINUTË HESHTJE VIKTIMAT E 11 SHTATORIT

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës filloi sot me një minutë heshtje në kujtim të viktimave të sulmit të 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se Kosova e di më së miri se SHBA na u gjend në mbrojtje."SHBA i kanë pri botës me shpëtimin e jetërave tona të kohërave të vështira të luftës së Kosovës dhe i ka mbrojtur popujt e botës andaj është e kuptueshme ndjenja e përkrahjes për familjet e viktimave por edhe përkrahja e popullit të Kosovës për luftën kundër terrorizmit", tha Haradinaj.Qeveria unanimisht ka miratuar Propozim-vendimin për vendosjen e Memorialit të përhershëm në oborrin e Qeverisë në shenjë nderimi për jetët e humbura të tragjedisë së 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA, memorial i cili sipas kryeministrit Ramush Haradinaj është dëshmi e luftës kundër terrorizmit.

HARADINAJ: PUNA E KUFIJVE, EKSPERIMENT I RREZIKSHËM

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, është shprehur optimist edhe opozita do ta mbështes Fatmir Limaj për të udhëhequr dialogun me Serbinë. Sa i përket dialogut është çështje e ndjeshme dhe ne nuk i ikim përgjegjësisë. Ne e kemi propozu Fatmir Limaj që të jetë kryesues i delegacionit dhe besoj se edhe opozita do ta mbështes atë”, tha Haradinaj.Ai pas mbledhjes së Qeverisë ka folur edhe për korrigjimin e kufijve.Sipas tij është rasti i parë që Qeveria ka shkuar me përkrahje kaq të madhe për Preshevën.“ Unë nuk kisha avancuar më shumë në këto rrethana. Është eksperiment i rrezikshëm puna e kufijve. Sa herë janë hap temat e kufijve, nuk është ditur kurrë kur do të mbyllen. Kosova nuk e ka luksin për të folur për këtë, kjo temë nuk dihet kur përfundon dhe kush përfiton nga kjo", tha Haradinaj. Haradinaj ka ftuar shqiptarët e Maqedonisë që ta votojnë referendumin për emrin ndërsa ka komentuar edhe deklaratën e presidentit Hashim Thaçi se Kosova nuk e ka vetëm presidentin për të vizituar Luginën e Preshevës.Haradinaj dha përgjigje nëse do ta vizitojë atë."Si Ramush Haradinaj ndoshta po, si kryeministër nuk e di", tha ai.Krejt në fund, Haradinaj apeloi mediat që të mbajnë temë aktuale çështjen e liberalizimit të vizave, që sipas tij është ndër çështjet më të rëndësishme për vendin."Disa tema që i kemi shumë me rëndësi tani janë liberalizimi i vizave dhe nuk do ta heqim prej rendi sepse është shumë me rëndësi", tha ai.

VESELI: NUK KEMI PRETENDIME TERRITORIALE NDAJ ASKUJT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli përsërit edhe sot se deklaratat e presidentit tëSerbisë Aleksandër Vuçiq gjatë vizitës së tij në Kosovë kanë qenë provokuese.Por Veseli la të kuptohet se veprimi i institucioneve për të mos penguar presidentin serb të hyjë në Kosovë ishte një kompromis që shteti duhej ta bënte për hir të rrugës evropiane të cilës i është drejtuar.Ai tha se Kosova do të sillet mirë dhe në fqinjësi të mirë. Veseli tha se sovraniteti i Kosovës është i pacenueshëm.“Ujmani do të jetë Kosovë, sovraniteti i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm. Ne nuk kemi pretendime territoriale ndaj askujt. Ne do të sillemi mirë, në partneritet, në fqinjësi të mirë. Në të njëjtën kohë do të vazhdojmë më partnerët tanë SHBA, Britania e Madhe dhe veçanërisht Bashkimin Evropian sepse ajo është shtëpia jonë”, tha Veseli sot pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me ambasadorin e Britanisë Ruari O’Conell.Kryetari i Kuvendit nuk ka harruar të lavdërojë organet e rendit dhe institucionet e Kosovës për korrektësi në trajtimin çështjes “Vuçiç“.

M.Kocijançiq - PAJTIMI SERBI – KOSOVË, KUR të braktisën POLITIKAT E tË KALUARËS

Zëdhënësja e Komisionit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Maja Kocijançiq ka theksua se Bashkimi Europian pret që Serbia dhe Kosova të vazhdojnë dialogun.Lidhur me ҫështjen, nëse një ndryshimi kufijsh është një opsion për një zgjidhje të përhershme, Maja Kocijançiq ka thënë se "BE-ja është duke punuar për të arritur një marrëveshje të mbështetur në të drejtën ndërkombëtare, e cila duhet të jetë realiste dhe e pranueshme nga të dyja palët. Qëllimi është një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme që do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura".Zedhënësja e KE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë ka theksuar rolin që po luan BE në dialogun Serbi- Kosovë. „ BE ka rritur angazhimin e tij në Ballkanin Perëndimor. Dialogu ka hyrë në një fazë të dytë më dinamike, por që nuk duhet të ketë asnjë diskutim për afatet kohore potenciale.”Duke iu referuar fjalimit të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Kosovë, të dielën e kaluar, më 9 shtator, Kocijancic theksoi se "nuk ka hapësirë përr dykuptimësi apo lavdërim për politikën dhe veprimet e Millosheviqit. Vendimet e gjykatave vendase dhe ndërkombëtare janë më se të qarta në këtë rast".„Pajtimi, normalizimi dhe marrëdhëniet e mira të fqinjësisë do të jenë të mundura vetëm kur politikat e së kaluarës janë kapërcyer dhe braktisur", theksoi Zëdhënësja e Komisionit Europian( KE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Maja Kocijančič.

Thaçi: Nuk mund të vizitoj Luginën, jam i dënuar në mungesë nga Serbia

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ai nuk mund të vizitojë komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, ngase autoritetet serbe e mbajnë në fuqi dënimin ndaj tij.“Jam i dënuar në mungesë nga Serbia. Atë dënim Serbia nuk ma ka falur kurrë dhe as unë nuk e kam kërkuar atë falje. Unë nuk mund t’ia mësyj kufirit dhe të ballafaqohem fizikisht me policinë e Serbisë”, tha Thaçi.“Aktualisht, rrethanat janë të atilla që Beogradi nuk e sheh të dobishme e as të arsyeshme prezencën time atje. Nuk e kam bërë kurrë kërkesën, por e imagjinoj sjelljen e tyre”, tha ai.“Por, pavarësisht nëse e vizitoj apo jo, unë do të punoj ngushtë me përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Banorët e atjeshëm janë banorët më të diskriminuar në Evropë”, tha Thaçi.

Italia i cilëson të pabaza deklaratat e OKB-së për migrantët

Italia ka kundërshtuar të martën deklaratat e shefes për të Drejta të Njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Michelle Bachelet, lidhur me trajtim që po u bënë ky shtet migrantëve, duke i cilësuar të njëjtat “joadekuate, të pabaza dhe të padrejta”. Përmes një deklarate me tone të ashpra, ministria e Jashtme italiane është përgjigjur pas fjalimit, në të cilin Bachelet, ish-presidente e Kilit, ka akuzuar Qeverinë populiste, për refuzim të hyrjes së anijeve të organizatave joqeveritare me refugjatë në këtë shtet.Në fjalimin e saj të parë, prej kur ka nisur udhëheqësinë në Gjenevë, Bachelet po ashtu ka njoftuar për dërgimin e një ekipi të OKB-së në Itali, për të parë nga afër “raportimet për rritje të akteve të dhunshme dhe racizmit kundër migrantëve me prejardhje nga Afrika apo ata nga komuniteti rom”. Kjo ministri ka hedhur poshtë deklaratat për Italinë, duke thënë se ky shtet ka marrë shumë përgjegjësi për ruajtjen e mijëra jetëve në Mesdhe. Deklarata e ministrisë ka pasuar kritikat e ashpra drejt Bachelet, të bëra të hënën nga lideri i Partisë italiane kundër Migrimit, Matteo Salvini.

 

OKB paralajmëron për rritje të urisë në nivelin global

Një raport i Kombeve të Bashkuara ka treguar se është rritur numri i personave që përballen me uri në tri vjetët e fundit. Sipas analizës së OKB-së, 821 milionë persona janë kequshqyer më 2017, që i bie një në nëntë persona. Sipas autorëve të analizës, klima ekstreme mund të fajësohet pjesërisht për këtë situatë, të cilët po ashtu kanë bërë thirrje për marrjen e hapave urgjentë në aspektin global. Përveç tjerash, në raport theksohet se problemeve me ushqim është duke u kontribuuar edhe obeziteti, pasi një në tetë të rritur, apo më shumë se 672 milionë persona konsiderohen obezë. Autorët kanë vërejtur se ndryshimet ekstreme klimatike, përfshirë vërshimet, nxehtësinë, stuhitë dhe thatësia janë dyfishuar prej fillimit të viteve 1990. Sipas raportit, problemet me uri kanë qenë më të shprehura në shtetet ku pjesa më e madhe e popullsisë varet nga sektori i bujqësisë. Autorët kanë bërë thirrje për hapa më të koordinuar në mënyrë që shtetet që kanë më shumë mundësi të preken nga fatkeqësitë natyrore, t’i tejkalojnë më lehtë të njëjtat.

 

Më shumë se 100 migrantë kanë vdekur gjatë këtij muaji në Libi

Më shumë se 100 migrantë, duke përfshirë të paktën 20 fëmijë kanë vdekur pas përmbytjes së dy anijeve në bregdetin e Libisë më herët gjatë këtij muaji, ka njoftuar organizata Mjekët pa Kufij, duke cituar të mbijetuarit. Një total prej 276 personave, disa prej tyre të mbijetuar të këtyre përmbytjeve, janë kthyer sërish tek autoritetet e Libisë më 2 shtator, ka thënë kjo organizatë bazuar në disa intervista. Organizata ka thënë më 10 shtator se grupi është duke u mbajtur në “ndalim arbitrar”. Sipas informacioneve, pjesëtarët e së njëjtës kanë trajtuar të mbijetuar, në mesin e të cilëve ka pasur, gra, fëmijë dhe foshnje. Disa nga ta janë trajtuar nga djegiet e karburantit dhe disa të tjerë nga pneumonia për shkak të qëndrimit të gjatë në ujë. Bazuar në të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, më shumë se 1,500 migrantë kanë vdekur derisa kanë tentuar të kalojnë Detin Mesdhe, deri në këtë periudhë të vitit.

 

Nesër mot me diell

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale me dell. Frynë erë mesatare vende vende e fortë perëndimore dhe veri lindore. Temperaturat: Podgoricë 30, Tivar e Ulqin 29, H. Novi 28, Cetinë 26. Nikshiq, B. Pole e Beranë 24, Shavnik 23, Kollashin 21, Plluzhinë e Rozhaj 20, Plavë 19 dhe në Zhablak 17 g.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare , vende vende e fortë nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit prej 9 deri në 23, kurse më e larta e ditës prej 20 deri në 34 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se