Žabljak
Vedro
12.7 °C
Pljevlja
Vedro
16.0 °C
Herceg Novi
Vedro
20.7 °C
Nikšić
Vedro
14.8 °C
Cetinje
Pretežno vedro
26.9 °C
Bar
Vedro
19.4 °C
Podgorica
Vedro
19.8 °C
Ulcinj
Vedro
20.0 °C
Kolašin
Pretežno vedro
12.2 °C

Lajmet

12. 09. 2018.   >>  17:32 0

Lajmet 12.09.2018

12.09.2018

M.Gjukanoviq; Zgjidhja të kërkohet përmes dialogut

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i ka përshëndetur përpjekjet e Beogradit dhe të Prishtinës që zgjidhjen paqësore , ta kërkojnë përmes dialogut , nën patronazhin e BE, të bindur se të gjitha palët do të kenë kujdes që rezultati përfundimtarë të jetë kontribut i fortë për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

 Gjukanoviq ka biseduar mbrëmë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Siç theksohet në kumtesë , këtë takime e ka iniciuar, Hashim Thaçi, në kudër të kontakteve në rajon me qëllim që ti njoftojë fqinjët me rezultatet e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe për planet në të ardhmen.

Gjukanoviq është falënderuar për iniciativën dhe i ka përshëndetur përpjekjet e Beogradit dhe të Prishtinës që zgjidhjen ta kërkojnë përmes rrugës paqësore, me dialog nën patronazhin e BE përmes besimit se të gjitha palët do të kenë kujdes që rezultati i fundit të jetë edhe kontribut i fuqishëm i stabilitetit në Ballkanin Perëndimore dhe nxitje për perspektiven e tij evropiane , thuhet në kumtesë.

Gjatë bisedimeve, siç theksohet është bërë fjalë edhe për nevojën e përparimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral me interes të dy anshëm.

S.Darmanoviq: Politika e zgjerimit, ndër politikat më të suksesshme të BE

Politika e zgjerimit është njëri ndër projektet më të suksesshme të BE prej themelimit të tij , ka vlerësuar ministri i punëve të jashtme, Srgjan Darmanoviq, duke theksuar se Mali i Zi bisedimet mund ti përfundojë edhe para vitit  2025.

Darmanoviq , duke marrë pjesë në forumit strategjik të Bledit ka theksuar se ekziston përkrahje e fortë për anëtarësim në UE në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Në forum kanë marr pjesë zyrtarë të lartë të Sllovenisë , të rajonit dhe të Evropës.

Darmanoviq, në forum ka folur në panelin me titull “Ballkani Perëndimor – vitet e humbura ose shpresë e re”, me fokus në perspektiven  Evropiane dhe Euro- atlantike të rajonit. 

Ai,  ka theksuar se politika e zgjerimit është njëri ndër projektet më të suksesshme të BE prej themelimit të tij dhe ekziston përkrahje e fortë për anëtarësim në BE në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor , thuhet në kumtesë.

Ai është bindur se Mali i Zi, procesin e bisedimeve me BE, mund ta përfundojë edhe para vitit 2025.

Shehoviq, në konferencën e Asociacionit Evropian, për arsim

Delegacioni i qeverisë së Malit të Zi, i udhëhequr nga Ministri i arsimit, Damir Shehoviq, do të marr pjesë në konferencën e 30-të, vjetore të Asociacionit Evropianë për arsim, e cila deri të premten do të mbahet në Gjenevë.

Asociacioni Evropianë për arsim, është themeluar në vitin 1989, si organizatë jo profitabile e cila merret me internacionalizimin e institucioneve arsimore  dhe avancon arsimimin e lartë në Evropë dhe në pjesën tjetër të botës.

Siç është kumtuar nga Ministria e arsimit, temë e konferencës së sivjetme, është “Shikimi përpara“, kurse pjesëmarrësit do të kenë rastin të njoftojnë  sistemin e arsimittë lartë të Zvicrës dhe me mundësi të cilat ky vend ua ofron studentëve ndërkombëtare.

I përkushtuar në përforcimin e kapaciteteve mbrojtëse

Mali i Zi, vazhdon me vendosmëri  në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse në pajtim me prioritetet e NATO agjendës , ka theksuar ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq, gjatë bisedimeve me të deleguarën e mbrojtjes së Polonisë, Dorota Levandovska.

Levandovska,  e deleguara e sapo emëruar e mbrojtjes së Polonisë për Malin e  Zi, në baza jo rezidenciale ka qendruar sot për vizitë në Ministrinë e mbrojtjes të Malit të Zi.

Boshkoviq , siç është kumtuar nga ministria e mbrojtjes, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të dy vendeve në fushën e mbrojtjes , e ka informuar mysafiren për reformat e realizuara në sistemin mbrojtës të Malit të Zi.

Ai ka shtuar se Mali i Zi mbetet i vendosur në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse në pajtim me prioritetet e NATO agjendës. Siç ka theksuar , Mali i Zi është i gatshëm për dhënien e përkrahjes në luftën kundër kërcënimeve bashkëkohore për paqen dhe sigurinë me qëllim që të kontribuojë në sistemin kolektiv të mbrojtjes.

I.Vukoviq: Podgorica, lokomotivë e zhvillimit të Malit të Zi modern

Podgorica vazhdon të jetë lokomotivë e zhvillimit dhe e modernizimit të Malit të Zi modern, dhe vazhdojmë vizionin që kryeqytetin ta ndërtojmë në frymën evropiane, duke e ruajtur traditën dhe autencititetin e tij , ka theksuar kryebashkiaku i Podgoricës, Ivan Vukoviq.

Ai,  duke prezantuar raportin për punën e kryebashkiakut, dhe punën e organeve të administratës të kryeqytetit dhe të shërbimeve për vitin 2017 , në mbledhjen e parlamentit lokal ka përkujtuar se në bashkëpunim me qeverinë e Malit të Zi janë krijuar parakushtet e domosdoshme për fillimin e realizimit të projektit për instalimet për pastrimin e ujërave të zeza dhe trajtimin e sistemit kanalizues.

Vlera e investimeve është mbi 50 milion euro. Janë nënshkruar kontratat për financim dhe kontratat për grantin dhe në këtë mënyrë është rrumbullakosua konstruksioni financiar kurse pason shpallja e tenderit ndërkombëtarë për zgjedhjen e kompanisë për kryerjen e punimeve, ka theksuar Vukoviq.

 Përveç projekteve të përmendura infrastrukturore  gjatë vitit të kaluar kemi punuar edhe në avancimin dhe zgjerimin e infrastrukturës rrugore në territorin e kryeqytetit,  në pajtim me planet dhe nevojat e qytetarëve. Janë asfaltuar rrugë të shumta në të gjitha pjesët e qytetit si dhe në rajonin rural .

Gjithëseit, në vitin e kaluar në territorin e kryeqytetit, janë asfaltuar 52 km rrugë dhe, në bashkëpunim me ushtrinë e Malit të Zi, janë hapur 32 kilometra rrugë në rajonet rurale , ka theksuar Vukoviq.

Shtyhet gjyqi për më 26 shtator

Procesi gjyqësor kundër liderit të Lëvizjes për ndryshime Nebojsha Medojeviq, biznesmenit Momir Nikoliq, dhe të akuzuarve të tjerë për larje parash dhe formimin e organizatës kriminale, është shtyrë për me 26 shtator, njofton televizioni i Malit të Zi.

Gjyqi është shtyrë për shkak të pa mundësisë të ardhjes në Mal të Zi të dy avokatëve nga Beogradi, duke pasur para sysh se aeroporti “Nikolla Teslla”, ka qenë i bllokuar.

Të përkujtomë e  prokuroria speciale e shtetit, ka ngritur në janar aktakuzën kundër Medojeviqit, Nikoliqit dhe 10 anëtarëve të grupit të tij, me dyshimin se kanë bërë larjen e parave gjatë fushatës zgjedhore në prag të zgjedhjeve parlamentare.

PE, nesër voton rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën

 Parlamenti Evropian më 13 shtator do të votojë rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, bënë të ditur përmes një njoftimi Komiteti për liritë qytetare, drejtësi dhe çështje të brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian.

Pas këtij votimi, do të konfirmohet mandati për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së, në mënyrë që Kosovës t’i liberalizohen vizat.

Bisedimet në emër të Parlamentit Evropian do t’i udhëheqë, Tanja Fajon, raportuese për vizat e Parlamentit.

Për liberalizimin e vizave është e domosdoshme që pajtimin ta japin edhe dy institucione kyçe të BE-së: Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave të brendshëm të vendeve anëtare. Radio Evropa e Lirë mëson se takimi i parë i grupit punues do të mbahet më 17 shtator. Pasi që të përafrohen bisedimet në kuadër të grupit punues, pastaj çështja kalon në nivel të ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian, të cilët vendosin për këtë përmes votimit me një shumicë të kualifikuar.

Komisioni Evropian më 18 korrik të këtij viti, vendosi se Kosova i ka përmbushur gjitha kriteret dhe i rekomandoi Bashkimi Evropian të liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës nuk gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën e Shengenit.

H.Thaçi: Marrëveshja me Serbinë do të ketë kosto të madhe 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka mbajtur sot një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.

 “Kosova është unike sa i përket dialogut. Të gjithë e dinë që pa dialog dhe pa negociata me Serbinë nuk do të mund të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë. Sot BE-ja është duke u modernizuar por edhe ka hapur dyert për ne. Por BE-ja nuk pranon në gjirin e vet vende me problematika të hapura”, ka thënë Thaçi.

Tutje, Thaçi ka thënë se negociatat me Serbinë do të intensifikohen në të ardhmen, mirëpo se një gjë e tillë do të ketë kosto të madhe.

Thaçi ka përmendur edhe demarkimin e kufirit me Kosovën.

“Duhet të jemi realistë, duhet të përmbyllet procesi i Demarkimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë e që është rreth 430 kilometra. Marrëveshja do të jetë e frymës evropiane dhe e koordinuar  plotësisht me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.  Në këtë drejtim do të kemi një proces kompleks, në të cilin do të ketë debate dhe refuzime jo të lehta”, ka shtuar Thaçi. Presidenti i vendit ka folur edhe për rezolutën e propozuar nga përfaqësuesit e Luginës, për bashkim me Kosovën, ku ka thënë se e mbështetë fuqishëm një rezolutë të tillë, ndërkaq që ka shtuar se Kuvendi i Kosovës do të vendosë në bazë të bindjes së partive politike.

J.C.Juncker: Nëse neglizhojmë rajonin, të tjerët do ta rrisin ndikimin e tyre

Bashkimi Evropian duhet të jetë unik sa i përket anëtarësimit të Ballkanit Perendimor në të kundërtën të tjerët do ta marrin mbi vete për t’ia formësuar atij një mjedis më të afërt, ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Ballkanin Perendimor nuk duhet t’a lëmë pas dore, nuk duhet t’a  neglizhojmë këtë rajon pasi të tjerët do të rrisin ndikimin e tyre, ka deklaruar Junker në fjalimin e tij për gjendjen në BE para Parlamentit Evropian.

“ Njëher dhe përgjithmonë duhet të gjejmë unitetin kur bëhet fjalë për Ballkanin Perendimor” iu tha eurodeputetëve, presidenti i Komisionit Evropian.

Junker ka theksuar se BE-ja nuk duhet të ndalë përpjekjet për ndërtimin e një Evrope të bashkuar, duke vënë theksin te fakti se Evropa mund të sjellë stabilitet siç ka bërë deri tash me procesin e zgjerimit të saj.(Rel)

J.Mattis, paralajmëron mbështetjen amerikane  për emrin në referendum

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, paralajmëroi se fundjavën e ardhshme do ta vizitojë Maqedoninë që të shprehë përkrahje të qartë për referendumin e ardhshëm  për çështjen e emrit, por edhe brengë për shkak të involvimit të mundshëm të Moskës në këtë proces.

"Do të shkoj t'i vizitoj miqtë tanë të Maqedonisë dhe qartë do të bëj me dije se SHBA-ja e përkrah popullin e Maqedonisë", tha Mattis në deklaratë për gazetarët në Pentagon.

Mattis theksoi që është i brengosur se Rusia mund të involvohet në procesin e referendumit në Maqedoni.

"Nëse keni votim, Moska do të involvohet. Unë jam i brengosur për atë. Përzierje të tillë Rusia ka praktikuar nga Estonia deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Ukraina dhe tani në Maqedoni, gjithmonë adaptohet me situatën konkrete", tha sekretari amerikan i Mbrojtjes.

Numri i të vdekurve ka arritur në 68 në Afganistanin lindor 

Numri i të vdekurve nga një sulm vetëvrasës mbi protestuesit në Afganistanin Lindor është 68, thanë zyrtarët vendas për shtypin.

‘’Sulmi, i cili u zhvillua të martën pasdite në lagjen Mohmand Dara të provincës Nangarhar, gjithashtu la të paktën 165 njerëz të plagosur’’, tha Ataullah Khogyani, zëdhënës i guvernatorit provincial.

Qindra njerëz kishin dalë nëpër rrugë për të protestuar ndaj veprimeve të një komandanti lokal të policisë, kur një kamikaz shpërtheu dhe pasojat ishin tragjike.

Grupi militant i talebanëve mohoi përfshirjen dhe deri më tani asnjë grup tjetër nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Kryengritësit talebanë kanë organizuar një numër sulmesh vdekjeprurëse në disa institucione qeveritare, arsimore dhe shëndetësore në Afganistan gjatë muajve të fundit.    

Tsipras, shfaqet mirënjohës para Parlamentit Evropian

Tre vjet më parë kryeministri grek gjëmonte kundër shteteve të euros. Tani ai shfaqet i përulur dhe mirënjohës para Parlamentit Evropian në Strazburg

Vetëm tre javë pasi Greqia la programim financiar evropian të shpëtimit, kryeministri Alexis Tsipras i partisë radikale të majtë "Syriza" tregon një bilanc pozitiv të periudhës së tij të qeverisjes. "Greqia nuk është më pjesë e problemit, por është pjesë e zgjidhjes," tha kryeministri me krenari. Greqia respekton kushtet e vëna nga donatorët e zonës së euros, Banka qendrore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ne e kapërcyem krizën, pa shkatërruar vendin. Solidariteti mund të funksionojë", pohoi Tsipras.

Tre vjet më parë, në korrik 2015, gjatë kulmit të krizës greke të borxheve puna ishte krejt ndryshe. Alexis Tsipras, kishte pesë muaj në post dhe ishte gati duke e çuar vendin në falimentim. Në fjalimin e parë mbajtur para Parlamentit Evropian më korrik 2015, Tsipras akuzoi zonën e euros se kishte dështuar dhe se donte të gjunjëzonte Greqinë me politikën e saj të kursimeve.

Ndërkohë këto gjëra nuk përmenden më. Kryeministri i shfaqur si populist i majtë, lëvdoi programin e tretë të shpëtimit si shembull se solidariteti evropian mund të funksionojë.

Putin, propozon nënshkrimin e një traktati me Japoninë, pa parakushte

Presidenti rus, Vladimir Putin ka propozuar nënshkrimin e një traktati të paqes për Luftën e Dytë Botërore me Japoninë, deri në fund të vitit, “pa parakushte”.

Putin ka bërë këtë ofertë të papritur teksa ishte ulur afër kryeministrit japonez, Shinzo Abe, në Forumin Ekonomik, që po mbahet në qytetin rus, Vladivostok më 12 shtator.

Pasi Abe i ka përmendur Putinit çështjet e traktatit dhe zgjidhje të konflikt të gjatë me dekada për një grup ishujsh, për të cilët kanë pretendime të dyja vendet, Putin ka thënë: “Një ide apo erdhi në mendjen time”.

“Le të pajtohemi për një Traktat të Paqes para përfundimit të këtij viti, pa ndonjë parakusht”, është shprehur ai, duke shtuar se çështjet e konfliktit mund të zgjidhen më vonë.

Abe në anën tjetër nuk ka komentuar propozimin.

Një Traktat pa parakushte do t’i mundësonte Rusisë kontrollimin e ishujve kontestues, të cilëve Rusia dhe Japonia iu referohen ndryshe.

D.Tramp, do të ndërhyjë për të parandaluar ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane

Raportimet në media kanë bërë të ditur se presidenti amerikan, Donald Trump është duke planifikuar një urdhër të ri ekzekutiv me qëllim të ndalimit të subjekteve të huaja apo individëve që tentojnë apo janë gjetur se kanë ndërhyrë në zgjedhjet amerikane.

Agjencia e lajmeve Reuters dhe Wall Street Journal kanë thënë se urdhri mund të bëhet i ditur më 12 shtator.

Një zyrtar anonim, i ka thënë Reutersit se sanksionet do të shënjestrojnë persona apo kompani të tëra që janë akuzuar për ndërhyrje në zgjedhje, përmes hakimit apo mënyrave tjera.

Kjo përbën një tjetër masë të administratës Trump në këtë çështje, e përcjellur nga përfundimet e agjencive amerikane të Inteligjencës, të cilat kanë dokumentuar fushatë propaganduese të kryer nga Rusia për të ndërhyrë në procesin zgjedhor të vitit 2016.

Agjencitë ushtarake dhe ato për sundim të ligjit, kanë paralajmëruar se zgjedhjet për Kongres më 6 nëntor, mund të jenë cak i ndërhyrjes po ashtu.

Ende nuk është bërë e qartë nëse Rusia do të përfshihet në sanksionet e reja.

V.Orban, akuzon parlamentarët se duan të dënojnë popullin më liridashës

Parlamenti i BE-së kërkon të fillojë një proces dënimi kundër Hungarisë. Akuzat janë të forta dhe kryeministri mbrohet dhe premton të mos dorëzohet.  Siç ëshhtë paralajmëruar, votimi do të bëhet gjatë ditës së sotme.

Lista e akuzave për shkelje është e gjatë.  raporttuesja e të gjelbërve, Judith Sargentini, kritikon qeverinë hungareze se ka shkelur në mënyrë sistematike të drejtat e njeriut, të drejtat e pakicave, lirinë e shkencës, ka vepruar kundër tolerancës dhe solidaritetit, siç e parashikon Artikulli 2 i marrëveshjeve evropiane të Lizbonës. "Ne të gjithë duhet të mbrojmë qytetarët e BE-së. Është detyra jonë të veprojmë,"  i tha deputetja hollandeze kryeministit hungarez”. Nëse  Orban, vazhdon të mos dëgjojë atëherë Hungarisë mund t' i hiqet e drejta e votës në BE. Këtë hap drastik, një proces sipas Artikullit 7, Parlamenti Evropian nuk e ka zhvilluar asnjëherë. Shumë deputetë përmendin në fjalën e tyre rëndësinë historike të vendimit, që pritet të merret.

Kryeministri Orban,në fjalëne  vet, i hedh poshtë të gjitha akuzat dhe kalon në kundërsulm. Ai akuzon parlamentarët se duan të dënojnë popullin më liridashës, kristian, popullin hungarez, që ka luftuar kundër Bashkimit Sovjetik dhe që i hapi kufijtë për qytetarët e Gjermanisë lindore. 

Nesër, mot kryesisht me diell

Sot në Jug të vendit ka mbajtur mot kryesisht me diell , kurse në veri me vranësira të ndryshueshme. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e veriut dhe perëndimit.

Temperaturat në orën 14 u shënuan: Podgoricë 32 g, H. Novi, Ulqin e Budvë 31, Petrovac 30, Tivar 29, Cetinë 27, Nikshiq 25, Beranë e Shavnik 24, Plevle e Plluzhinë 23, b. Pole e Andrievicë 22, Kollashin e Plavë 21, Rozhaj 20 dhe Zhablak 18 g.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë të mbajë mot kryesisht me diell dhe vende vende me vranësira kalimtare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 8 deri në 22, kurse më e larta e ditës prej 21 deri në 33 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se