Žabljak
Vedro
12.4 °C
Pljevlja
Vedro
20.6 °C
Herceg Novi
Vedro
17.5 °C
Nikšić
Vedro
16.8 °C
Cetinje
Vedro
16.7 °C
Bar
Vedro
17.9 °C
Podgorica
Vedro
21.5 °C
Ulcinj
Vedro
18.1 °C
Kolašin
Vedro
18.0 °C

Lajmet

12. 12. 2018.   >>  17:39 0

Lajmet 12.12.2018

12.12.2018

Ora e kryeministrit

Sot në kuadër të orës së kryeministrit në Parlamentin e Malit të Zi, kryeministri Dushko Markoviq është përgjigjur në pyetjet e deputetëve. Ai duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të PDS, Daniell Zhivkoviq, ka theksuar se Qeveria është e vendosur për zhvillim të ekuilibruar rajonal dhe këtë e ka vërtetuar gjatë dy viteve të kaluara edhe përmes shumës së mjeteve të ndara për projekte në veri të shtetit në kuadër të buxhetit kapital por edhe në sektor të ndryshëm. Kur është fjala për buxhetin e drejtorisë të punëve publike dhe për komunikacion, gjatë dy viteve të kaluara për projektet në veri janë ndarë mbi 81 milion euro, ka precizuar Markoviq. Deputeti i Partisë social demokratike Rashko Konjeviq ka pyetur se kur do të reflektohet rritja ekonomike në standardin mëtëmirë të qytetarëve dhe në rrogat më të larta në sektorin publikë. Kryeministri Markoviq është përgjigjur se Qeveri propozon buxhetin e tretë në të cilin nuk do të ketë huazime me qëllim të shpenzimeve. Në sektorin publikë paguajmë sa është e mundur dhe dëshirojmë që të mbetet ashtu. Ai ka theksuar se Qeveria nuk hynë borxh për të shpenzuar, por për zhvillim dhe pauajrjen e kredive, sepse pa zhvillim nuk ka rroga më të larta, nuk ka zhvillim dhe as standard më të lartë. Për ndryshe kryeministrin përfaqësuesi i klubit të partive të pakica Genci Nimanbegu e ka pyetur se çka ka ndërmarr qeveria në përparimin e të drejtave të popujve pakicë dhe të Bashkësive tjera etnike në realizimin e dispozitave kushtetutese.

Në rendin e ditës të seancës së  parlamentit të Malit të Zi janë edhe pyetjet e deputetëve drejtuar anëtarëve të Qeverisë.

Medojeviq dhe Knezheviq të lirohen

Gjyqi kushtetutes e ka inicuar sot procedurën për vlerësimin e kushtetutshmerisë të dispozitës ligjore për procedurat penale me të cilën është paraparë edhe mundësia e arrestimit të dëshmitarit i cili refuzon të dëshmojë dhe urdhërohet që pa shtyrje të ndërpriten masat e dhunshme të vendosjes në burgë të Nebojsha Medojeviq dhe Millan Knezheviq. Gjyqi, siç bëhet medie agjencia MINA, ka miratuar masat e përkohshme për anulimin e aktëvendimeve të gjyqit të apelit dhe të gjyqit të lartë me të cilat për deputet e Frontit Demokratik është caktuar masa e vendojesë në burg. Urdhërohet që menjëherë, pas marrjes së aktë vendimit, pa shtyrje të ndalohet masat e dhunshme të vendosjes në burg të Medojeviqit dhe Knezheviqit, thuhet në aktëvendimin e Gjyqit kushtetutes. Medojeviq prej me 30 nëntor gjendet në Entin për vuajtjen e sanksioneve penale, kurse Knezheviq është në lokalet e parlamentit.

Gjukanoviq pritet në Paraguaj me ndëerimet më të larta shtetërore

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka shkuar për vizitë dyditëshe në Paraguaj ku është pritur me nderimet më të larta shtetërore. Siç është kumtuar nga Kabineti i tij, Gjukanoviq sot do të bisedojë me mikëpritësin, presidentin Mario Abdo Benitez i cili do të organizojë edhe vizitën e përbashkët në hidrocentralin e njohur Itaipu, hidrocentrali më i madh në botë, i cili ne vitin 1994 është shpallur si çudia e shtatë e botës moderne. Presidenti do të ketë edhe takime me zyrtarë të tjerë si dhe me përfaqësuesit e Bashkësisë së posathemeluar të malazezëve në Paraguaj. Të përkujtomë se presdienti Gjukanoviq dje në provincën Qako, ku jeton Bashkësia më numerike e malazezëve në këtë pjesë të botës, e ka hapur shtëpinë malazeze. Kjo, theksohet në kumtesë, jo vetë që është vizita e parë nga Mali i Zi në nivelin më të lartë por edhe vizita e parë e një shefit të shtetit në provincën Qako. Kryebashkiaku Gerardo Cipolini ka përkujtuar se malazezët janë themeluesit e parë të këtij qyteti të cilët aty kanë shkuar vetëm 4 vjetë pasi që i janë vendosur themelet para më tepër se 100 vitesh dhe se në këtë qytet në harmoni jetojnnë 22 koloni të emigrantëve.

Shoqatat e mërgimtarëve duhet të jenë rojtarë të identitetit

Shoqatat e mërgimtarëve duhet të jenë rojatarët kryesor dhe promovuesit e identietit nacional dhe kulturorë të malazezëve në republikën e Serbisë, ka vlerësuar kryetari i Këshillit për marrëdhëniet ndërkombëtare me mërgimtarët, Andria Nikoliq në takimin e mbajtur në Beograd. Nikoliq ka theksuar se për Malin e Zi është e rëndësishme pozita e pakicës nacionale malazeze në Serbi dhe se shoqatat e malazezëve mund të llogarisin në ndihmën konkrete të shtetit amë në të gjitha aksionet të cilat kanë për qëllim promovimin e trashigimisë kulturore, historike, identitare dhe tradicionale të Malit të Zi dhe të malazezëve. Kryetari i Këshillit për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mërgimtarët u ka bërë apel përfaqësuesve të shoqatatave të cilat Malin e Zi e konsiderojnë si shtetin e vetë amë që të respektojmë Serbinë si vend për të cilin e kan lidhur fatin e vetë dhe të jenë qytetarë lojal të sajë mirëpo, edhe dashuria ndaj Malit të Zi gjithmonë duhet ti udhëheq drejtë unitetit dhe tejkalimit të dallimeve reciproke. Përfaqësuesit e shoqatave malazeze në republikën e Serbisë i kanë paraqitur pikëpamjet dhe problemet e veta në funksionimin e Bashkësisë nacionale dhe kanë kërkuar ndihmë nga shteti amë për realizimin e projekteve nga fusha e kulturës dhe ruajtja e identietit. Përveç përfaqësuesve të shoqatave malazeze, në takim kanë marr pjesë edhe ambasadori i Republilkës së Malit të Zi në Serbi, Branisllav Miqunoviq dhe konzulli i përgjithshëm Miodrag Kankarash. 

BE beson në Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Evropian ka treguar se zgjërimi është njera ndër politika e tij më të mira dhe do të vazhdojë ta përkrah Malin e Zi dhe rajonin në rrugën e anëtarësimit, është vlerësuar në takimin e tetë të Këshillit për stabilizim dhe asocim dhe është theksuar se për progres nevojitet angazhimi i të gjithë pjesëmarrësve shoqërorë. Bashkëbiseduesi kryesor Aleksandar Drleviq në veçanti ka theksuar rëndësinë e miratimit të strategjisë për Ballkanin Perëndimor duke shtuar se me këtë dokument BE ka treguar se zgjerimi është njëra ndër politikat e tij më të mira duke i dërguar mesazh rajonit se beson në të. Ai ka përkujtuar se Mali i Zi prej mbajtjes së takimit të fundit të Këshillit, ka hapur bisedimet edhe në katër kapitujt tjerë prej të cilëve kapitulli i fundit i 27-të para dy ditësh në konferencën ndërqeveritare,  duke përkujtuar se ky kapitull është njëri ndër më sfidues. Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin evropian, Henoveva Ruis Kalavera, e ka përgëzuar Malin e Zi për progres të gjithëanshëm të realizuar në procesin integrues si dhe për hapjen e kapitullit 27. Kjo, ka theksuar ajo, është tregues i qartë se bisedimet përparojnë në bazë të rezultateve të arritura.

Me aktivitetet konkrete kundër tregëtisë me njerëz

Mali i Zi është i vendosur që përmes aktiviteteve konkrete dhe të definuara qartë të luftojë kundër tregëtisë me qeniet njerëzore, ka theksuar udhëheqësi i zyrës nacionale për luftën kundër tregëtisë me njerëz, Zoran Ullama, duke shtuar se përgjigja e shoqërisë duhet të jetë gjithpërfshirëse dhe mirë e koordinuar. Ai sot me rastin e prezantimit të udhëzimeve për zbatimin e dispozitave për mosdënimin e viktimave të tregëtisë me njerëzë ka theksuar se duke pasur para sysh kompleksitetin e këtij krimi dhe faktin se tregëtia me njerëz fiton forma të ndryshme të cilat shpesh herë fshehen nga opinioni, përgjgija e shoqërisë duhet të jetë e koordinuar dhe gjithëpërfshirëse. Ai ka shtuar se me rëndësi të veçantë është ndihma e organizatave ndërkombëtare dhe e OJQ-ve, të cila me përvojen dhe profesionalitetin e vetë në veçanti kontribuojnë në orfrimin e ndihmës për vitimat e tregëtisë me njerëz. Sipas fjalëve të tij, Mali i Zi disponon me kapacitete  që të ballfaqohet me këtë sfidë dhe udhëzimet do tu shërbejnë nëpunësve policorë, gjykatësve dhe prokurorve të shtetit si vegël e mirë për zbatimin e parimeve për mosdënimin e viktimave të tregëtisë me njerëz. 

Investimet asnjëherë më të mëdha në infrastrukturën rrugore

Në historinë e Malit të Zi askurrë nuk është investuar më tepër në infrastrukturën rrugore, ka kumtuar Ministri i komunikacionit dhe detarisë Osman Nurkoviq. Siç ka theksuar Nurkoviq, në vitin e kaluar janë shpenzuar 47 milion në infrastrukturën rrugore. Për vitin 2018 në këtë drejtim janë paraparë të shpenzohet 44 milionë. Sfida më e madhe për mua me rastin e marrjes së këtij funksioni kanë qenë ndërtimi i autostradës dhe Montengro Erllajnsi. Sipas fjalëve të tij brenda dy viteve të kaluara është bërë rikonstruimi i rreth 95 km rrugë. Ai ka shtuar se në vazhdim është realizimi i 17 projekteve hekurudhore. Gjatë tri viteve të ardhëshme, sipas fjalëve të tij, gjithsejtë do të investohen rreth 130 milion euro. 

VESELI MERR MBËSHTETJE TË PAREZERVË NGA AMERIKANËT

Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë t’i japin mbështetje Republikës së Kosovës në të gjitha fushat. Kryeparlamentari Kadri Veseli derisa po e vijon vizitën në Uashington mori përkrahje të pa rezervë për formimin e ushtrisë së Kosovës nga senatori Ron Johnson dhe nga kongresmeni Robert Aderholt. Në takime të ndara që pati kreu i Kuvendit me senatorin Johnson dhe kongresmenin Aderholt i njoftoi ata për vendimin që do ta marrë Kuvendi i Kosovës me 14 dhjetor për transformimin e FSK në ushtri. Sipas Veselit në këto takime miqësore u bisedua edhe për dialogun Kosovë-Serbi, i cili duhet të vazhdojë pre të normalizuar plotësisht raportet midis dyja vendeve dhe se ky normalizim sipas Veselit nënkupton njohje nga Serbia, anëtarësim të Kosovës në OKB dhe asesi zgjidhje të tjera që e cenojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Po ashtu në Uashington një pritje e veçantë kryetarit Veseli iu bë edhe në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes George Marshall Hall. Kryetari i Kuvendit me takimet qe do zhvilloje ne Shtëpinë e Bardhe dhe ne Pentagon përfundon vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara. 

Mogherini nuk është fajtore për ndërprerjen e dialogut

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, nuk është fajtore për ndërprerjen e dialogut, pasi fajtorë për këtë mund të jenë vetëm dy palët, Prishtina dhe Beogradi. “Le të mendojnë mirë në Prishtinë se kush është fajtor. Të mendojnë se cila palë dëshironte dialog dhe kush nuk e dëshironte atë” ka deklaruar Vuçiq për televizionin publik serb. Ai tha se shpreson se do të ketë më shumë mirëkuptim në të ardhmen dhe Prishtina do ta kuptojë se me “masa të dhunshme dhe joligjore” nuk mund të arrijë asgjë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të martën, ka fajësuar shefen për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, për siç ka thënë “mbytje” dhe “çrregullim” të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

PRISHTINA DHE BEOGRADI E PËRCAKTOJNË DIALOGUN, THOTË KOCIJANÇIQ

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, ka deklaruar se dialogu Beograd-Prishtina është në nivel presidencial dhe se roli i Përfaqësueses së Lartë Federica Mogherini duhet të ndërmjetësojë në atë dialog.

Kocijançiq u përgjigj duke iu përgjigjur akuzave të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj se Mogherini ishte fajtore për ndërprerjen e dialogut. 

RAMA MBLEDH KËSHILLIN E MINISTRAVE, URDHËRON SHKARKIME

Kreu i Qeverisë se Shqiperise, Edi Rama, mësohet se ka mbledhur me urgjencë Këshillin e Ministrave në përpjet për t’i dhënë zgjidhje, situatës së vështirë në të cilën e kanë vënë studentët protestues prej 9 ditësh.

Mësohet se Rama ka urdhëruar shkarkimin e drejtorëve të konvikteve, si shkaktarë kryesorë të pakënaqësisë së studentëve, mungesës së kushteve minimale të jetesës në godina.

Po ashtu, ka urdhëruar shkarkimin nga bordet universitare, të përfaqësuesve të qeverisë për t’u lënë hapësirë të rinjve.

Ndërkohë që këto masa ende nuk janë publikuar zyrtarisht,  trgojnë se Rama ka nisur të hedhë varkat e shpëtimit nga anija që po mbytet.

KEMI SHUMICËN PARLAMENTARE PËR MARRËVESHJEN E PRESPËS

Zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa portofol, Dimitris Xanakapulos thotë se në parlamentin grek ekziston një shumicë e gjerë për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës.“Mendoj se ekzistojnë parakushte politike për shumicën e gjerë parlamentare në rastin që mendohet se me sukses do të përfundojë procesi i revizionit kushtetues tek fqiu dhe marrëveshja do të vjen në ratifikim në Parlamentin grek”, ka thënë Xanakapulos. Në intervistën për radio “Real fm”, zëdhënësi i qeverisë greke shpreson se partia “Reka” do të mbetet në pozicion e saj fillestar dhe do të përkrahë marrëveshjen.

Gjatë incidentit, sulmuesi bërtiti "Zoti është më i madhi"

Qindra zyrtarë policorë janë duke kërkuar personin e armatosur, i cili ka lënë të vdekur tre persona dhe ka plagosur 12 të tjerë, përmes të shtënave në qytetin francez, Strasburg. I dyshuari, i cili është i njohur për shërbimet e sigurisë ka ikur pas shkëmbimit të të shtënave me ushtarë dhe policë të armatosur të martën.

Gjatë sulmit, ai bërtiti “Zoti është më i madhi” në gjuhën arabe, deklaroi prokurori si dhe bëri të ditur se sulmuesi është plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat policore. Policia ka thënë se 29 vjeçari i dyshuar ka lindur në Strasburg dhe është njohur nga shërbimet e sigurisë si kërcënim i mundshëm terrorist.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, që ka qenë pjesë e një takimi për kriza me zyrtarë të kabinetit të tij në Paris, ka thënë përmes një postimi në Tëitter se “solidariteti i gjithë kombit” është me Strasburgun, viktimat dhe familjet e tyre.

Sot shkarkohet Kryeministrja e Britanisë së Madhe?

Kryeministrja britanike, Theresa May sot do të përballet me mocion votëbesimi.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate të Komitetit Konservativ, të cilët do ta sfidojnë udhëheqësen e tyre në orët e mbrëmjes. Pas kësaj është deklaruar vetë kryetarja e Partisë Konservative, kryeministrja May. “Ndryshimi i lidershipit në Partinë Konservative tash do të vendoste të ardhmen e vendit tonë në rrezik”, ka thënë May. “Unë do ta kontestojë atë votë me gjithçka që kam” , është shprehur May  pas njoftimit se në orët e mbrëmjes do të votohet mocioni i mosbesimit. Ajo ka thënë se ka qenë anëtare e partisë për 40 vjet, duke shërbyer në pozita të ndryshme, përfshirë edhe postin e kryeministres, në të cilin marrëveshja e Brexit-it i ka lëkundur rrënjët. Ajo ka thënë se një kryeministër i ri do të duhej ta hidhte poshtë ose të vazhdonte zbatimit e nenin 50 të marrëveshjes mes BE-së dhe Britanisë së Madhe, sipas të cilit, britanikët kanë nisur procedurat e largimit nga unioni. Sipas May, pasardhësi i saj nuk do të kishte kohë të rinegocionte daljen nga BE-ja, dhe do të duhet ta anulonte ose të revokonte negociatat për largim të Britanisë nga BE.

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi mbajti mot kryeisht me diell. Frynë erë e dobët nga drejtimet e ndryshme. Temepraturat: në Budvë 14 gradë, Tivar e Ulqin 12, Podgoricë e Herceg Novi 11, Beranë 7, Cetinë, Nikshiq e Bijello Pole 5, Plavë e Plluzhinë 4, Plevle 3, Kollashin 2, Rozhajë 1 dhe në Zhablak -2 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryeisht i vranët, në jug dhe bregdet me reshje të shiut, kurse ne veri dhe viset e larta malore kryeisht me reshje të borës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ne bregdet vende vende deri e fortë nga drejtimet e lindjes. Temepratura e mëngjesit do të jetë prej -8 deri në 5, kurse më e larta e ditës prej -1 deri në 13 gradë celius.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se