Žabljak
Vedro
7.0 °C
Pljevlja
Vedro
12.8 °C
Herceg Novi
Vedro
22.0 °C
Nikšić
Vedro
17.2 °C
Cetinje
Vedro
16.6 °C
Bar
Vedro
18.3 °C
Podgorica
Vedro
21.6 °C
Ulcinj
Vedro
21.8 °C
Kolašin
Vedro
12.0 °C

Lajmet

13. 12. 2018.   >>  17:27 0

Lajmet 13.12.2018

13.12.2018

Gjukanoviq viziton njërën nga shtatë çuditë e botës

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq gjatë vizitës në Paraguaj ka vizituar njërën nga shtatë çudirat e botës moderne, Hidrocentralin “Itaiku”. “Itaiku” është shpallur si njëra  ndër shtatë çudirat e botës si objekt i ndërtimtarisë moderne, thuhet në kumtesë. Penda, siç theksohet, është projekt i përbashkët i Paraguajit dhe Brazilit mbi lumin Parana i ndërtuar në kufirin mes dy shteteve. Penda është e gjatë 8 kilometra dhe e lartë rreth 200 metra. Para dy vitesh ky hidrocentral ka prodhuar mbi 100 miliardë kilovatorë energji elektrike dhe njëheri është rekord botëror, thuhet në kumtesën nga kabinetit i presidentit Gjukanoviq. Gjatë bisedimeve me presidentin Gjukanoviq, mikëpritësit janë interesuar se në cilën fazë gjenden projektet e përgatitura përë prodhimin e hidroenergjisë në Mal të Zi për ç’gjë janë informuar gjatë përgatitjeve për këtë takim. Përndryshe Gjukanoviq e përfundon sot viziten e tij dyditshme në Paraguaj me takimet me përfaqësuesit më të lartë të pushtetit ligjëdhënës dhe gjyqësor si dhe me përfaqësuesit e bashkësisë malazeze në Paraguaj.

Opozita ti kthehet reformës së legjislaturës zgjedhore

Opozita duhet ti kthehet reformës së legjislacionit zgjedhor dhe kjo duhet të jetë në fokusin e saj, ka vlerësuar funksionari i Partisë Socialdemokratike, Ivan Vujoviq, duke theksuar se çdo gjë tjetër do të ishte skenar të cilin e pelqen pushteti ose një pjesë e tij. Fronti Demokratik e ka ftuar opozitën për bisedime për një veprimtari të përbashkët me qëllim që përmes luftës jashtëinstitucionale dhe protestave të ndryshohet Qeveria dhe të krijohen kushtet përë organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Vujoviq ka theksuar për agjencinë MINA se e gjithë kjo që po ndodhë gjatë 10 ditëve të fundit e ka çrregulluar besimin e opinionit në institucionet, në radhëtë parë në legjislaturë.

Të rinjët të qëndrojnë në Mal të Zi 

Qeveria e Mali të Zi mundëson parakushte të mira për qarkullim ndërlidhje dhe bashkëpunim më të mirë të rinjve në nivelin nacional dhe në atë rajonal, ka kumtuar ministri i sportit Nikolla Janoviq duke i ftuar të rinjët që të qëndrojnë në Mal të Zi dhe ti kontribuojnë zhvillimit shoqëror. Ai në konferencën me titull “Shkëmbimet rinore si motor i bashkëpunimit rajonal”, të cilën e ka organizuar zyra rajonale për bashkëpunimin e të rinjve RYCO me përkrahjen e misionit të OSBE në Mal të Zi, ka theksuar se të rinjët duhet të jenë bartës e një epoke të re në Ballkan. Qeveria e përkrah punën e zyrës rajonale të RYCO-s në Podgoricë dhe njëkohësishtë tërë procesin i cili ka mundësuar hapjen e zyrës rajonale për bashkëpunimin e të rinjve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka theksuar Janoviq. Sipas fjalëve të tij, vlerat e procesit të Berlinit më së miri pasqyrohen në projektet dhe iniciativat siç është ajo kushtuar përmirsëimit të kushteve jetike për të rinjët.

Dergimi i ushtarëve malazez në misionin e KFOR-it është kontribut konkret

Dërgimi i pjesëtarëve të ushtrisë së Malit të Zi në misionin e KFOR-it është kontribut konkret i Malit të Zi për sigurinë rajonale, ka deklaruar shefi i Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi, Dragutin Dakiq. Siç është kumtuar nga Ministria e mbrojtjes, Dakiq ka qëndruar për vizitë zyrtare në KFOR gjatë të cilës është takuar me komandantin e këtij misionit, Lorenco D’Adario, në bazën Camp Film City. Ai ka theksuar se është i bindur se bashkëpunimi i ushtrisë së Malit të Zi me KFOR-in do të vazhdojë me pajtim me nevojat dhe mundësitë. D’Ario është falenderuar për bashkëpunimin dhe kontributin e ushtrisë të Malit të Zi dhënë misionit të KFOR-it. Të theksojmë se prej me 23 tetor në misionin e KFOR-it në Kosovë gjendet një pjestarë i ushtrisë malazeze, nënkoloneli Nexhad Rujoviq. Ai, siç theksohet, është i angazhuar në postin e zëvendësshefit të departamentit për operacionet inzhinjerike dhe planifikime në komandën e KFOR-it në Prishtinë.

Kashqellan arrestohet në Pragë 

Sllobodan Kashqellan nga Kotorri është arrestuar sot në Pragë në bazë të fletëarrestit të kuq ndërkombëtarë të cilin e ka shpall Interpoli nga Podgorica, në shkurt të vitit të kaluar. Nga Drejtoria e policisë është kumtuar se Kashqellan është arrestuar në Pragë për shkak të veprave të shumta penale. Siç theksohet, Kashqellan është kërkuar për shkak të dyshimit se ka bërë vepra penale të vrasjes në tentativë, themelimit të organizatës kriminale dhe veprave tjera penale. Ai po ashtu dyshohet edhe për mbajtje pa leje të armëve, të shpërndarjes dhe mbajtjes së lëndëve narkotike, dhënjes së ryshfetit, etj.

Mogherini nuk është fajtore për ndërprerjen e dialogut 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, nuk është fajtore për ndërprerjen e dialogut, pasi fajtorë për këtë mund të jenë vetëm dy palët, Prishtina dhe Beogradi.“Le të mendojnë mirë në Prishtinë se kush është fajtor. Të mendojnë se cila palë dëshironte dialog dhe kush nuk e dëshironte atë” ka deklaruar Vuçiq për televizionin publik serb. Ai tha se shpreson se do të ketë më shumë mirëkuptim në të ardhmen dhe Prishtina do ta kuptojë se me “masa të dhunshme dhe joligjore” nuk mund të arrijë asgjë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të martën, ka fajësuar shefen për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, për siç ka thënë “mbytje” dhe “çrregullim” të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Me ose pa Listën Serbe, partitë shqiptare i thonë 'po' Ushtrisë 

Forca e Sigurisë së Kosovës pritet që nesër të marrë votat e Kuvendit për zgjerimin e mandatit të saj. Me votimin për tri projektligjet për FSK-në, kjo forcë pritet të fillojë rrugëtimin e saj drejt një ushtrie, siç është quajtur shpesh nga zyrtarë të ndryshëm, me standarde të NATO-s, shkruan lajmi.net. Ushtria si rrallë procese të tjera, kësaj radhe ka bashkuar pozitë e opozitë rreth një qëndrimi. Të gjithë pro Ushtrisë, me përjashtim të Listës Serbe. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK –së, Avdullah Hoti, gjatë ditës së djeshme në një konferencë për media tha se subjekti i tij do t’i votojë të tri projektligjet për FSK-në. Në të njëjtin vijë të mendimit lidhur me këtë çështje janë edhe dy partitë tjera opozitare, Vetëvendosje e PSD. Deputeti i VV-së, Ismajl Kurteshi, tha sot për lajmi.net se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim, dhe se Ushtria do të votohet. Kundër Ushtrisë së re të Kosovës po del të jetë vetëm Lista Serbe. Zyrtarë nga ky subjekt madje shpesh herë i kanë shprehur edhe “shqetësimet” e tyre Beogradit lidhur me këto veprime të institucioneve të Kosovës. Me apo pa Listën Serbe, Ushtrinë, ashtu siç është paralajmëruar tash e sa kohë do ta votojë edhe koalicioni qeverisës. FSK-ja në mandatin e ardhshëm të saj, pritet t’i ketë rreth 8 mijë ushtarë. Prej tyre 5 mijë do të jenë trupa aktiv, ndërkaq 5 mijë do të jenë trupa rezervë.

Hoxhaj: Ushtria e Kosovës gati t’u shërbejë të gjithëve 

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, në prag të votimit për themelimin e Ushtrisë së Kosovës ka shkruar se përgjatë një dekade pavarësie, FSK e ka dëshmuar se është institucion profesional, multietnik dhe i trajnuar me standardet e NATO-s. “Duke synuar t'i shërbejë të gjithë njerëzve në mënyrë të barabartë në Kosovë, tani është koha për të kaluar në Forcat e Armatosura”, shkruan Hoxhaj në Twitter. Ai poashtu shtoi së bërja e Ushtrisë së Kosovës është hap drejt Ballkanit më paqësor dhe më të qëndrueshëm. Ndryshe, nesër në Kuvendin e Kosovës do të votohet për transformimin e FSK-së në Ushtri. Themelimi i Ushtrisë po përkrahet fuqishëm nga Amerika, ka theksua Hoxhaj.

Thaçi deklarohet për Gjykatën Speciale 

Kosova ishte viktimë e agresionit të Serbisë. Qytetarët e Kosovës, në luftën e tyre për liri dhe pavarësi, sakrifikuan edhe jetën. Në Kosovë ndodhi spastrimi etnik me përmasa gjenocidi. U vranë mbi 13 mijë civilë shqiptarë dhe u dhunuan rreth 20 mijë gra shqiptare. U zhdukën rreth 3 mijë persona dhe u shkatërruan rreth 40 për qind e infrastrukturës. U zhvendosën dhunshëm nga shtëpitë dhe pronat e tyre rreth 1 milion shqiptarë dhe e gjithë kjo fushatë çnjerëzore u ushtrua nga Serbia. Lufta jonë ishte e drejtë dhe atë e zhvilluam mbi bazën e parimeve të lirisë dhe drejtësisë, theksoi Thaci. Drejtësi duhet të ketë për të gjithë, pa dallim etnik. Luftëtarët e lirisë, për të dëshmuar të vërtetën dhe drejtësinë e luftës së tyre, kaluan nëpër sisteme gjyqësore të njëpasnjëshme të udhëhequra nga ndërkombëtarët. Ata kaluan nëpër sistemin gjyqësor të UNMIK-ut, të Tribunalit të Hagës dhe të EULEX-it, për t’u riballafaquar më pas edhe me kërkesën e aleatëve tanë për themelimin e Dhomave të Specializuara, që ishte precedent në raport me vendet e tjera të rajonit të dala nga lufta, potencoi pos tjetash presidenti i Kosovës.Kosova beson në të vërtetën, në drejtësinë dhe në procese transparente. Vetëm kështu mund ta ndërtojmë Kosovën evropiane, në rrugëtimin e saj të sigurt drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Albin Kurti reagon ndaj Gjykatës Speciale 

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka reaguar pas ftesave të para të Gjykatës Speciale të dërguara në Kosovë. Ndodhemi në javën kundër korrupsionit të një viti me përplot korrupsion si asnjë tjetër. Dhe, në vend se të kemi gjykata normale që akuzojnë, gjykojnë e dënojnë kriminelët e paqes, na shfaqet gjykata speciale që do të merret me ‘krimet’ e luftës. Sipas Raportit “Perceptimi publik i Gjykatës Speciale të Kosovës” publikuar nga PAX, Holandë: “Keqinformimi rreth Gjykatës Speciale të Kosovës është i përhapur, meqë (për shembull) 35.4% të shqiptarëve dhe 18.9% të serbëve, që e konsiderojnë veten të mirinformuar rreth Gjykatës, gabimisht besojnë se ajo do t’i ndjekë penalisht krimet që lidhen me korrupsionin dhe kapjen e shtetit.”Nuk do të rritet luftimi i krimit pse u rriten pagat prokurorëve. Duhet të rritet numri i prokurorëve të specializuar për krimin e organizuar e korrupsionin e lartë dhe përgatitja tyre, të rishikohet legjislacioni dhe të ristrukturohet prokuroria me prurje të reja edhe jashtë trajektores së parashikueshme që mbizotëron tani, si dhe të riorganizohet provimi i jurisprudencës për luftimin e kapjes së shtetit dhe krimit financiar.,ka potencua Albin Kurti.

Austria mbështet Kosovën në fushën e sigurisë 

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler. Sipas një njoftimi, ministri Mustafa e njoftoi ambasadorin austriak për prioritetet dhe proceset nëpër të cilat po kalon MPB. Po ashtu bëhet e ditur se u diskutua edhe për rëndësinë e forcimit të sundimit të rendit dhe ligjit me qëllim të luftimit të krimit të organizuar. “Ministri Mustafa falënderoi ambasadorin austriak për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për Republikën e Kosovës, veçanërisht për kontributin që kanë dhënë në kuadër të presidencës së Radhës së BE-së, për forcimin e bashkëpunimit rajonal në forcimin e rendit dhe ligjit. Ndërsa ambasadori Pfandler theksoi se qeveria e Austrisë do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, veçanërisht me institucionet e sigurisë”, thuhet në njoftim.

Refuzuan dialogun, Rama-studentëve: Dobësi! Po mbani peng 8 kërkesat 

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka ftuar studentët që të hynin për dialog, por u refuzua pasi kërkesat i cilësojnë të panegociueshme dhe Kuvendin, shtëpinë e 140 politikanëve që i kanë dëmtuar të gjithë njësoj. E teksa revolta studentore nuk shfaq premisa për t’u ndalur, Rama pasi u largua nga Kuvendi nga dera e pasme i shoqëruar me eskortë, ka përdorur sërish Twitterin për t’i dërguar mesazhin e radhës mijëra studentëve që janë në sheshin para Parlamentit e qindra të tjerëve që kanë bojkotuar mësimin në rrethe. Në postimin e tij Kryeministri rithekson se ai është me studentët dhe i gatshëm të flasë me ta për 8 pikat, por refuzimin e tyre për dialogun që ai ofron e cilëson dobësi dhe mungesë dëshire për të kuptuar. Kori i protestës kur s’të dëgjojnë është domosdoshmëri. Refuzimi në kor i Dialogut është dobësi. Ju duhet ta dini që UNE JAM ME JU. Jam gati për të 8 PIKAT. Duhet të diskutojmë si e kur do të realizohen. Nëse ju s’doni ta kuptoni këtë, vazhdoni mbajini peng të 8 PIKAT. Unë ju pres”, ka shkrua kryeministri Rama.

May niset sërish drejt Brukselit 

Kryeministrja britanike, Theresa May është kthyer sërish në Bruksel për të marrë pjesë në samitin e Bashkimit Evropian, një ditë pasi i ka mbijetuar një vote të mosbesimit në Britani. May është duke kërkuar nga liderët evropianë zotime ligjërisht të detyrueshme, ashtu që të mënjanojë planin për kthim të kufizimeve në kufi me Irlandën Veriore. Kritikët kanë thënë se ky plan do të mbajë Britaninë të lidhur me rregullat e BE-së, dhe do t’i kufizojë këtij shteti kapacitetet për të nënshkruar marrëveshje tjera tregtare. Bashkimi Evropian ka thënë se nuk do të rinegociojë këtë aspekt, mirëpo mund nuk e ka përjashtuar mundësinë e shtimit të sigurisë për afat të përkohshëm. Në më pak se katër muaj para se Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian më 29 mars, largimi i shtetit të saj nga blloku evropian është në kaos, për shkak të mundësive të shumta të divorcit. Marrëveshja e negociuar me BE-në duhet të mbështetet nga deputetët e shumicës në Parlamentin britanik, për të hyrë në fuqi. Në referendumin e 23 qershorit më 2016, 17.4 milionë persona apo 51.9 për qind e votuesve kanë përkrahur largimin nga BE-ja derisa 16.1 milionë të tjerë apo 48.1 për qind të tjerë kanë votuar kundër Brexitit.

Rusia kritikon thirrjet e SHBA-së dhe BE-së për Rrjedhën Veriore 2 

Rusia ka kundërshtuar thirrjet e reja amerikane dhe ato evropiane për të bllokuar projektin e gazsjellësit, Rrjedha Veriore 2, që është përkrahur nga Moska dhe do të kalojë nën Detin Baltik. Në një rezolutë të miratuar më 12 dhjetor, Parlamenti Evropian ka kërkuar që të anulohet gazjellësi që dërgon gazin rus drejtpërdrejt në Evropën Perëndimore, duke anashkaluar rrjetin ekzistues përmes Ukrainës. “Ky është një projekt politik që përbën kërcënim për sigurinë energjetike evropiane”, është thënë në rezolutë. Ky hap ka ardhur një ditë pasi Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka dënuar projektin në vlerë të 11 milirdë dollarëve dhe i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump të “përdorë të gjitha mundësitë për të mbështetur sigurinë energjetike evropiane”. Më 13 dhjetor, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova e ka cilësuar Rrjedhën Veriore 2 një projekt “paqësor dhe premtues” si dhe i ka cilësuar politikanët evropianë, që kanë kundërshtuar projektin, si “pjesëtarë të listës së një grupi lobistësh”. Zakharova po ashtu ka ritheksuar se përpjekjet amerikane për të dëmtuar projektin në Gjermani janë shembull i një “gare të padrejtë”, meqë Moska e cilëson këtë projekt plotësisht komercial.

Nesër mor i vranët, kohë pas kohe me shi 

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët. Frynë erë e dobët deri mesatare veriore dhe lindore. Temperaturat: Tivar 12, Budvë e H. Novi 11, Ulqin 10, Podgoricë 8, Cetinë e Plluzhinë 4, Beranë e Nikshiq 2, Rozhaj 1, Plevle, Kollashin, B. Pole e Shavnik 0 dhe në Plavë e Zhablak -2 g. Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe në viset jugore dhe bregëtare vende vende me reshje të shiut, kurse në veri dhe viset e larta paradite me borë dhe skllotë. Të reshura më të dendura priten në orët e pasditës dhe gjatë mbrëmjes. Do të fryjë erë mesatare vende vende deri e fortë jugore. Temperatura e mëngjesit prej -5 deri në 9, kurse më e larta e ditës prej 2 deri në 15 g. C. 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se