Žabljak
Pretežno vedro
4.9 °C
Pljevlja
Vedro
13.1 °C
Herceg Novi
Vedro
13.2 °C
Nikšić
Pretežno vedro
12.6 °C
Cetinje
Vedro
16.7 °C
Bar
Vedro
12.4 °C
Podgorica
Vedro
17.2 °C
Ulcinj
Vedro
12.4 °C
Kolašin
Vedro
9.3 °C

Lajmet

17. 12. 2018.   >>  17:45 0

Lajmet 17.12.2018

17.12.2018

Thashetheme  dhe hamendësi lidhur me rastin Maroviq

Ministri i drejtësisë Zoran Pazhin ka theksuar se institucionet malazeze kanë bërë ç'ështe e mundur që Svetozar Maroviq të arrestohet dhe të vuaj dënimin. Ai ka deklaruar në Kuvend se tani përgjigjet në këtë temë duhet kërkuar në Serbi. Deputeti i Partisë Socialdemokratike Rashko Konjeviq ka theksuar në Parlament se Svetozar Maroviq nuk është ekstraduar në Mal të Zi, sepse për këtë eskziston marrëveshja politike ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi. Kolegu i tij partiak Ranko Krivokapiq ka theksuar se Maroviq është dënuar për çështjen që edhe vetë e ka pranuar- kriminalitetin e organizuar, por akoma nuk është në burg. Pazhin është përgjigjur se deputetet e Partisë Socialdemokatike rastin e vlerësojnë në formë demagogjike duke apostrofuar organet malazeze dhe për këtë duke mos afruar asnjë argument. Nuk është për tu pritur që policia ta arrestojë Maroviqin në territorin e Serbisë. Në anën tjetër për shkaqe të caktuara organet e Drejtorisë së policisë të Serbisë nuk i kryejn detyrimet  në bazë të fletarrestit ndërkombëtarë të Interpolit të shpallur për Maroviqin. Ai po ashtu theksoi se nuk është morale të flitet se fjala është për marrëveshje politike ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë.

Markoviq qëndron sot në Bruksel

Mali i Zi edhe në vitin e ardhshëm, më me intensistet do ta plotësojë agjendën e BE, ka theksuar kryeministri Dushko Markoviq në Bruksel gjatë takimit me komisarin evropian për politikën fqinjësore dhe bisedimet për zgjërim Johanes Han. Markoviq ka theksuar se synimet e Malit të Zi janë që së shpejti të hap edhe kapitullin e fundit të tetë, konkurrenca. Ai, siç është kumtuar nga Qeveria, ka theksuar se Mali i Zi ka punuar me përkushtim duke siguruar gatishmerinë interne për mbylljen e disa kapitujve. Markoviq dhe Han janë pajtuar se është arritur progres në fushën e sundimit të ligjit. Theksohet se Markoviq në veçanti është përqëndruar në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar ku, siç ka theksuar, shënohen rezultate gjithnjë e më të mira. Theksohet se gjatë takimit është biseduar edhe për progresin në fushën e medias dhe se akcenti është vendosur në çështjen e mbrojtjes së gazetarëve dhe pronës së mediave. Nga Qeveria po ashtu është kumtuar se Han gjatë bisedimeve me kryeministrin Markoviq e ka vlerësuar lartë rolin e Malit të Zi në rajon.

Gjukanoviq nesër me shefat e delegacioneve të A5

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq do të pres nesër shefat e delegacioneve të vendeve anëtare dhe vendeve vëzhguese të Kartës amerikano adriatrike - A 5, me rastin e përfundimit të presidencës njëvjeçare të Malit të Zi me këtë organizatë, për herë të parë në statusin e anëtarit të NATO-s. Mali i Zi në takimin e nesërm të ministrave të punëve të jashtme të ksaj organizate do tia dorëzojë presidencën Shqipërisë e cila formalisht do të fillojë me një janar të vitit të ardhshëm. Të theksojmë se Kartën amerikano- adriatike e kanë themeluar Shqipëria, Kroacia, Maqedonia dhe SHBA me qëllim që tu ndihmohet vendeve aspirante të anëtarësohen në NATO. Mali i Zi dhe BH  zyrtarisht janë bashkangjitur në vitin 2008, kurse Serbia ka fituar statusin e vëzhguesit.

Për sektorin e sigurisë janë paraparë 163 milion euro

Me propozimin e buxhetit për vitin e ardhshëm, për Ministrinë e punëve të brendshme dhe për Ministrinë e mbrojtjes si dhe për Agjencinë për sigurinë nacionale janë paraparë 163 milion euro, është theksuar në mbledhjen e Këshillit parlamentar për siguri dhe mbrojtje. Këshilli njëzëri ka dhënë mendim pozitiv ndaj propozim ligjit për buxhetin e vitit të ardhshëm i cili ka të bëjë me këto njësi konsumatore dhe i ka propozuar Këshillit për ekonomi, financa dhe buxhet që ta përkrah atë. Përfaqësuesi i Ministrisë së financave Bojan Paunoviq ka theksuar se për Ministrinë e mbrojtjes  janë paraparë 49.04 milion euro ose 1.3 milion me pakë se sa për vitin aktual, kurse për Ministrinë e punëve të brendshme 105.48 milion ose 3.9 milion më tepër se për këtë vit. Sipas fjalëve të tij, për Agjencinë për sigurinë nacionale janë paraparë 8.3 milion ose për afërsishtë në nivelin e buxhetit të sivjetëm. Sekretari shtetëror në Ministrinë e mbrojtjes Sllobodan Filipoviq ka vlerësuar se buxheti i paraparë për vitin e ardhshëm është reformues dhe se tregon vendosmerinë e Qeverisë dhe të Ministrisë që në pajtim me rekomandimet nga samiti në Uels, deri në vitin 2024 të arrihet buxheti për sektorin e mbrojtjes deri në 2 për qind të burto prodhimtarisë së brendshme. 

Nënshkruhet marrëveshja për Lojrat e Fatit

Ministrat e financave të Malit të Zi dhe Sllovakisë, Darko Radunoviq dhe Peter Kazhimir kanë nënshkruar sot marrëveshjen për kontributin financiar ndërmjet këtyre dy ministrive, në vlerë prej 1 milion euro. Radunoviq ka thënë se në proces është gjetja e zgjidhjes optimale për shfrytëzimin e mjeteve të ndihmës financiare nga Sllovakia nga disa fusha të cilat janë të rëndësishme për mbështetjen buxhetore. "Zhvillimi i tregut të lojarave të fatit është me rëndësi të veçantë për Malin e Zi. Krijimi i ambinetit kualitativ ligjor përmes përparimit të sistemit informativ për mbikqyrjen e organizatorit të lojrave të fatit, përkrahjen e zgjidhjes të softverit dhe hardverit, si dhe forcimi i kapacitetit të zyrës për lojrat e fatit, do të krijohen efekte pozitive në të ardhurat në Mal të Zi", ka theksuar Radunoviq pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjejej në Vilen Gorica.  Ai ka shtuar se pret nga politika e Sllovakisë ndaj Malit të Zi edhe më tutje do të jetë e drejtuar në realizimin e caqeve zhvillimore të ekonomisë malazeze, me shpresë se trendi i përkrahjes të projekteve zhvillimore do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kazhimir ka vlersuar se marrëveshja në vlerë prej 1 milion euro do të jetë e dobishme, sepse do të ketë më pak shpenzime. "Dëshiroj ti përmirësojmë financat publike në Mal të Zi", tha ai.  

Mbi 340 mijë euro  për projektet e OJQ

Ministria e kulturës do të financojë 34 projekte të OJQ-ve. Në konkursin publik janë paraqitur 195 projekte, kurse vlerësuesit e pavarur kanë pëpiluar rang listën në bazë të të cilës Komisioni i ministrisë ka përcaktuar se kush do ti marrë këto mjete. Qëllimi i ministrisë është që veprimtaria e sektorit joqeveritar të jetë më e mirë në realizimin e projekteve dhe programeve cilësore me rëndësi për zhvillimin e qëndrueshëm të kulturës. Ministria e kulturës do të ndajë mbi 340 mijë euro për OJQ projektet e të cilave i kanë zgjedhur vlerësuesit e pavarur dhe komisioni i Ministrisë, pasi që i kanë plotësuar kushtet e konkursit me titull "llojllojshmeria e shprehjes të skenës së pavarur kulturore". Ministri i kulturës Aleksandar Bogdanoviq ka theksuar se këtu janë përfshir pothuaj se të gjitha segmentet. Të theksojmë se në konkurs ishin paraqitur 180 organizata joqeveritare me 195 projekte. Këto OJQ do të marrin prej 3 deri në 20 mijë euro, varësisht nga porjektet e paraqitura. 

Vuçiq zbulon planin e tij në Këshillin e Sigurimit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zbuluar planin e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në New York. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në New York do të luftojë me gjithë zemër për Serbinë. Ai u paraqit në një konferencë për media duke paralajmëruar fitore të thella në zgjedhje lokale. “Jam i gatshëm për Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Do të luftojë”, deklaroi Vuçiq, përcjell lajmi.net. “Kur të tjerët të flasin, pas Thaçit, do të kemi edhe ne të drejtën e përgjigjes në fund. Nuk kam marrë ende vendim nëse do të përgjigjem në gjuhën angleze apo serbe. Por, nuk është detyra ime t’i bindi njerëzit tanë, por ata që dëshirojnë të dëgjojnë atje”, shtoi ai. Në fjalimin e tij, Vuçiq përshëndeti serbët në Kosovë dhe i falënderoi për luftën, derisa vlerësoi se kryetarët e komunave serbe i kanë dërguar mesazh presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se kush është presidenti i tyre, dhe cili është shteti i tyre. “Ushtria e Kosovës është formuar kundër interesave të popullit serb. Ajo nuk mund ta kërcënoj ushtrinë tonë, por mund ta kërcënoj ekzistencën e popullit tonë. E tëra kjo është e kundërt me atë që ka folur Thaçi”, përfundoi ai. 

Të fokusohemi në dialog dhe për ulësen e Kosovës në OKB

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili do të marrë pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e ku do të flitet për transformimin e FSK-së, tha se kjo forcë nuk duhet të frikësoj askënd. “Do të marr pjesë në një takim urgjent të thirrur për Kosovën. E vërteta duhet të thuhet, transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës nuk është një arsye për t'u frikësuar, por për të festuar. Përkushtimi i Kosovës është të kemi institucione multietnike. Fokusi ynë është tani në dialog dhe për ulësen e  Kosovë në OKB”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Nis takimi në Bruksel, Haradinaj përballë BE-së për taksën

Ka nisur në Bruksel takimi i Kosovës me Bashkimin Evropian në kuadër të Këshillit të Stabilizim Asociimit. Ka nisur takimi i Kosovës me Bashkimin Evropian në kuadër të Këshillit të Stabilizim Asociimit (MSA), takim ky që po zhvillohet në Bruksel, shkruan lajmi.net.

Këtë takim do ta kryesojë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ku ndër të tjera, pritet të diskutohet edhe tema jashtë rendit të zakonshëm të këtij Këshilli. E, siç raportuan mediat, Haradinaj do të përballet me BE-në edhe për taksën e vendosur ndaj Serbisë. Aty është raportuar të jenë zyrtarja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini si dhe komisionari Johannes Hahn. Lajmi.net po ashtu mëson se pas këtij takimi do të do të ketë edhe konferencë për media. Pikërisht këta dy përfaqësues të BE-së edhe dje kishin hedhur firmën në një letër për Haradinajn, ku kërkohej heqja e taksës ndaj Serbisë, në këmbim të largimit të emërimit “UNMIK” për Kosovën në CEFTA. Sidoqoftë, edhe Serbia do të zhvillojë takimin e njëjtë me BE-në për MSA-në, takim ky që pritet të zhvillohet gjatë ditës së nesërme ndërmjet kryeministres serbe Ana Bërnabiq dhe përfaqësuesve të BE-së. 

Shtyhet vendimi për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarve për vrasjen e Ivanoviqit 

Gjykata Themelore në Prishtinë do të vendosë të martën në lidhje me masën e paraburgimit për të dyshuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Policia e Kosovës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, në muajin nëntor arrestoi katër persona në veri të Mitrovicës, tre prej të cilëve janë të dyshuar se kanë lidhje me vrasjen e politikanit serb, Ivanoniq. Një person i katërt, po ashtu i dyshuar në lidhje me këtë rast, mbetet ende në kërkim.Ndërkaq më 6 dhjetor, Gjykata e Apelit e Kosovës ua ka zgjatur masën e paraburgimit të pandehurve, N.S dhe M.R, të dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Ivanoviq si dhe të pandehurit D.M për veprën "zbulim i fshehtësisë zyrtare".

Tre të dyshuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq të hënën kanë dalë edhe një herë para gjykatës për të shqyrtuar kërkesën për paraburgim të vendosur nga Gjykata e Apelit. Prokurori Special i Kosovës, Sylë Hoxha, tha për Radion Evropa e Lirë, se vendimi do të merret nesër (të martën), për shkak se vendimi duhet të shkruhet edhe në gjuhën serbe.“Avokatët e të dyshuarve kanë propozuar masa më të buta alternative, por çfarë vendimi merret nuk mund të paragjykoj”, tha Hoxha.

Protesta para Kryeministrisë, studentët konfrontohen me qytetarët

Studentët janë grumbulluar para Kryeministrisë për të vijuar protestën e tyre në ditën e 13. Por, diçka pas dite, situata u tensionua në protestë, pasi disa qytetarë iu afruan hyrjes së Kryeministrisë. Ata nuk u lejuan nga studentët që t’i afroheshin kordonit të policisë dhe nisën konfrontimet fizike. “Jemi në protestë paqësore, nuk duam dhunë”, kanë thënë studentët.

Shpërthim bombe pranë një Televizioni në Greqi

Një bombë shpërtheu këtë mëngjes në ambientet e jashtme të televizioni privat grek Skai, pranë Athinës, duke provokuar dëme të mëdha materiale, por jo viktima në njerëz. Shpërthimi ndodhi pas mesnate në një zonë bregdetare pranë kryeqytetit, e cila u parapri nga një thirrje telefonike anonime që paralajmëroi për të evakuar ndërtesën.Ende nuk ka pasur një prononcim për autorët, por edhe në të kaluarën grupe të armatosura të ekstremit të majtë dhe anarkistë kanë shënjestruar zyrat e medias.“Ky ishte një sulm ndaj demokracisë dhe për fat të mirë nuk ka pasur lëndime “, tha ministrja për Rendin Publike, Olga Jerovasili duke shpjeguar se episodi është nën hetimin e njësive anti-terroriste. 

Jordania do të thellojë bashkëpunimin me Bullgarinë

Zëvendëskryeministrja bullgare Ekaterina Zaharieva u takua në Aman me ministrin e punëve të jashtme dhe të emigrantëve të Mbretërisë Hashemite Jordani Ajman All-Safedi.

Të dy diplomatët e parë u morën vesh  për forcimin e bashkëpunimit në fushën e tregtisë, bujqësisë, arsimit, turizmit, mbrojtjes dhe luftës me terrorizmin. Zaharieva nënvizoi se, Jordania është një partnere kyçe e Bullgarisë në regjionin e Lindjes së Afërt dhe në Mesdhe. 

Nga sulmet ajrore amerikane në Somali vdesin 62 militantë të grupit Al-Shabaab

Ushtria amerikane ka thënë të ketë vrarë 62 militantë të grupit Al-Shabaad në gjashtë sulme ajrore të kryera më 15 dhe 16 dhjetor afër qytetit Gandarsh në Somali. Komanda e kësaj ushtrie për Afrikën ka thënë se nga katër sulme të kryera më 15 dhjetor, janë vrarë 34 militantë, derisa dy sulme tjera kanë ndodhur më 16 dhjetor dhe kanë vrarë 28 persona tjerë. “Komanda e Afrikës dhe partnerët tanë somalezë kanë kryer këto sulme ajrore për të parandaluar terroristët nga shfrytëzimi i strehave të sigurta, për të kryer komplot apo për të rekrutuar persona tjerë për sulmet në të ardhmen” ka thënë komanda afrikane përmes një deklarate. Al-Shabaad pretendon të ketë themeluar grupin militant, Shteti Islamik në Somali dhe zakonisht kryen sulme ndaj ndërtesave qeveritare, hoteleve dhe restoranteve. 

Sanksionet mund të bllokojnë "rrugën drejt denuklearizimit"

Koreja Veriore ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se aplikimi i vazhdueshëm i sanksioneve mund të “bllokojë përgjithmonë rrugën drejt denuklearizimit të Gadishullit Korean”.Në një deklaratë të publikuar më 16 dhjetor, Phenjani ka akuzuar zyrtarët amerikanë për vendosje të sanksioneve të bazuara në “motive të mëhershme” dhe ka pretenduar se Uashingtoni është i vendosur për të “kthyer sërish marrëdhëniet mes dy shteteve në nivelin e vitit të kaluar”.Në deklaratë po ashtu është thënë se SHBA-ja duhet “ta kuptojë nga e kaluara se sanksionet dhe presioni nuk funksionojnë”.Në një samit historik në mbajtur këtë vit në Singapor, presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri verikorean, Kim Jong Un kanë nënshkruar një deklaratë për denuklearizim, ndonëse është arritur shumë pak përparim. Uashingtoni është zotuar për të vazhduar aplikimin e sanksioneve kundër verikoreanëve “derisa të verifikohet denuklearizim i plotë”. Phenjani megjithatë është duke kërkuar lirim nga sanksionet amerikane dhe ato të Kombeve të Bashkuara, si dhe ka përshkruar presionin amerikan për çarmatim bërthamor “të llojit të gangsterëve”. Më 10 dhjetor, Departamenti amerikan i Thesarit, ka vendosur sanksione të reja ndaj tre zyrtarëve verikoreanë, duke përfshirë një këshilltar të ngushtë të Kimit. 

Nesër mot pa të reshura

Sot në Mal të Zi mban mot i vranët, në jug dhe viset qëndrore me shi, kurse në viset e tjera të vendit me reshje të borës. Frynë erë e dobët deri mesatare  veriore dhe lindore.

Temperaturat: Budvë e Tivar 9, H. Novi 7, Petrovac 6, Podgoricë e Ulqin 5, Cetinë e Plluzhin 1, Nikshiq, B. Pole e Rozhajë 0, Plavë -1, Beranë, Shavnik e Kollashin -2, Zhablak -3 dhe në Plevle -4 g.

Për nesër në viset jugore dhe qëndrore parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht i thatë, kurse në veri dhe viset e larta malore me reshje të dobëta të borës. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit prej -10 deri në 6, kurse më e larta e ditës prej -5 deri në 12 g. c.

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se