Žabljak
Pretežno vedro
2.9 °C
Pljevlja
Vedro
9.0 °C
Herceg Novi
Vedro
11.2 °C
Nikšić
Vedro
5.9 °C
Cetinje
Vedro
16.7 °C
Bar
Vedro
11.0 °C
Podgorica
Vedro
10.1 °C
Ulcinj
Vedro
9.3 °C
Kolašin
Vedro
4.4 °C

Lajmet

18. 12. 2018.   >>  18:21 0

Lajmet 18.12.2018

18.12.2018

Ballkani stabil dhe i sigurtë është prioritetet

"Ballkani stabil dhe i sigurt është prioritet i vendeve anëtare dhe vezhguese të kartës Amerikano- adriatike, kurse integrimet evropiane dhe euroatlantike janë të rëndësishme  për arritjen e këtij qëllimi", ka theksuar Ministri i punëve të jashtme, Sërgjan Darmanoviq. Ai në konferencën për gazetarët pas takimit të shefave të diplomacive të A 5 në Podgoricë, ka theksuar se gjatë presidencës me Kartën Amerikano- adriatike, Mali i Zi ka qenë i përkushtuar promovimit të aspiratave evropiane të shteteve të rajonit dhe ndihmës aktive në realizimin e reformave dhe në plotësimin e kriteriumeve për anëtarësimin e tyre në NATO. Darmanoviq ka theksuar se Karta Amerikano- adriatike është njeri ndër mekanizmat më të mirë rajonal për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe integrimeve dhe, siç ka theksuar, në këtë ka qenë i fokusuar Mali i Zi gjatë presidencës. Ministri për punë të jashtme dhe punët evropiane të Shqipërisë, e cila nga Mali i Zi e merr presidencën me A 5, Ditmir Bushati, ka theksuar se është vendimtare që të ruhen tre principe të Kartës Amerikano- adriatike. Siç ka theksuar ai, "angazhimi i SHBA në rajon është me rëndësi për sigurinë e Evropës juglindore, por është e nevojshme edhe të vazhdohet bashkëpunimi në rajon nga fusha e sigurisë dhe të krijohen mënyra të reja të bashkëpunimit". Bushati ka shtuar se gjatë presidencës së Malit të Zi me Kartën Amerikano- adriatike janë vërejtur ndryshime pozitive.

 

Rreth 66 për qindë të banorëve e përkrah anëtarësimin në BE

Gati  66 % të banorëve e përkrahin anëtarësimin e Malit të Zi në BE, kurse një e treta e të anketuarve konsideron se shteti do të anëtarësohet në BE deri në vitin 2025, tregojnë rezultatet e hulumtimit të opinionit publik lidhur me informimin e qytetarëve për integrimet evropiane. Hulumtimi i opinionit publik, informimi i qytetarëve për integrimet evropiane dhe për procesin e asocimit të Malit të Zi në BE, është prezantuar sot dhe sipas të dhënave 67.4 % e të anketuarve  ka mëndim pozitiv për BE. Olivera Komar nga Agjencia "DeFakto", e cila e ka realizuar këtë sondazh, ka theksuar se për qytetarët asociacionet kryesore pozitive për këtë bashkësi janë standardi i lartë, liria e udhëtimit dhe mundësia e punësimit. Shefi i delegacionit të BE në Mal të Zi, Aivo Orav, ka theksuar se përkrahja e BE është në rritje dhe se tani është rreth 70 %. "Anëtarësimi i ofron grupacionet e ndryshme në Mal të Zi. Kjo është me rëndësi për të gjitha subjektet  relevante në shtet dhe mesazh se është me rëndësi që shoqëria të asociohet në BE sepse një gjë e tillë i bashkon", ka theksuar Orav. Bashkëbiseduesi kryesor me BE, Aleksandar Drleviq, ka vlerësuar se sondazhi ka vërtetuar trendin pozitiv stabil  i cili tash disa vjetë ekziston kur është fjala për qendrimin e qytetarëve në raport me integrimet evropiane të Malit të Zi. "Rezulatet e hulumtimit do ti përdorim për definimin e udhëzimeve se si te veprohet më tej kur është fjala për informimin dhe përfshirjen e banorëve në procesin e integrimit evropian", ka theksuar Drleviq.

Në Kuvend për korrupsion dhe integrimet në UE

"Lufta kundër korrupsionit, konfiskimi afatgjatë i pasurisë dhe liria e mediave, janë fusha në të cilat organet kompetente do ta intensifikojnë punën me qëllim të progresit më të shpejtë në rrugën evropiane", ka deklaruar në Parlament bashkëbiseduesi kryesor Aleksandar Drleviq. Nga Partia Demokratike e Socialistëve vlerësojnë se ekziston hapësirë për përmirësime, mirëpo liria e medias është në nivel. Në opozitë kërkojnë rezultate konkrete sepse nga pozitat udhëheqëse në rrugën evropiane theksojnë se së shpejti mund të jemi të fundit. "Këtë vit Mali i Zi i ka hapur dy kapituj, në gjashtë muajt e parë i ka plotësuar mbi 70 % të punës së palnifikuar në fushën e sundimit të ligjit", ka theksuar kryenegociatori Drleviq duke shtuar se cilat do të jenë prioritetet në periudhën e ardhshme. Deputetët, për raportin gjysëmvjeçarë mbi aktivitetet në rrugën evropiane do të deklarohen me një rast tjetër.

 

Këshilli jep pëlqimin për buxhetin e vitit të ardhëshëm

Këshilli parlamentar për ekonomi, buxhet dhe financa i ka propozuar sot Kuvendit që ta miratojë propozim ligjin për buxhetin e vitit të ardhëshëm, i cili, sipas fjalëve të Ministrit të financave, Darko Radunoviq, është i qendrueshëm deri ne detajin e fundit. Radunoviq ka theksuar se me ligjin e propozuar është paraparë që shuma e përgjithshme e të hyrave dhe të dalave, të jetë 2,38 miliardë euro. Ai ka theksuar se buxheti për vitin e ardhshëm është rezultat i vazhdimit të zbatimit të masave të konsolidimit fiskal drejtuar rritjes së ardhurave buxhetore dhe optimizimit e shpenzimeve të buxhetit me qëllim të sigurimit të uljes së deficitit buxhetor dhe me qëllim të krijimit të kushteve për uljen graduale të borxhit publik. 

Gjukanoviq uron ditën e kryqytetit

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ua ka uruar 19 dhjetorin Ditën e kryqytetit, udhëheqjes, qytetarëve të Podgoricës dhe pjesëmarrësve të seancës solemne, me dëshirat më të mira për punë të mëtejme të suksesshme. Sipas fjalëve të tij, "këtë 19 dhjetor Podgorica e shënon në vitin e jubileve të cilët përkujtojnë datat e famshe nga lufta antifashte jugosllave në të cilat Mali i Zi ka ngritur lartë flamurin e lirisë dhe me viktima të shumta e ka kthyer dinjitetin e vet nacional dhe shtetëror". "Podgorica, siç i ka hije qendrës afariste, ekonomike dhe qendrës së zhvillimit shoqëror e pret këtë ditë më e motivuar dhe më e sigurtë se asnjë herë më parë në suksein e progresit të vetë evropian", ka theksuar kryetari i Parlamentit Ivan Brajoviq me rastin e 19 dhjetorit Ditës së kryeqytetit. Përmendorja e Josip Broz Titos është vendosur sot në Podgoricë në bulevardin e Shën Petrit të Cetinës. Përmendorja do të zbulohet në solemnitetin e nesërm kur edhe shënohet dita e çllirimit të Podgoricës. 

Rreth 200 milion euro për jetë më të mirë të banorëve të Podgoricës

Podgorica në periudhën e ardhshme me siguri do të ketë një ekspansion zhvillimorë në ç'gjë do të kontribuojnë investimet prej së paku 200 milion euro gjatë 4 vjetëve të ardhshme, gjë që do të sigurojë cilësinë më të mirë të jetës së banorëve, kanë vlerësuar gjatë takimit te kryeministrit Dushko Markoviq dhe udhëheqjes së kryeqytetit në krye me kryebashkiakun Ivan Vukoviq. Markoviq ka uruar ditën e kryeqytetit  qytetarëve dhe udhëheqjes lokale duke  shtuar se Podgorica përcjell zhvillimin në nivelin shtetëror. Siç është kumtuar nga Qeveria, gjatë takimit vemëndje e veçantë u është kushtuar projekteve me vlerë disa dhjetra milion euro, të cilat para së gjithash kanë të bëjnë me infrastukturën rrugore dhe komunale, si parakusht kryesor për zhvillim. Kryebashkiaku në fillim ka informuar për projeketet që kanë të bëjnë me unazën rreth qytetit dhe ka shprehur besimin se gjatë viteve të ardhshme do të fillohet ndërtimi i kolektorit për pastrimun e ujrave të zeza, por ka theksuar edhe projektet  siç janë centrali solar dhe prodhimi i energjisë elektrike nga gasi bio. Pozitivisht janë vlerësuar edhe investimet e Qeverisë në objektet shkollore siç janë kopshtet, shkollat etj. Markoviq ka folur edhe për ligjin e ri për financimin e administratave lokale, miratimi i të cilit pritet në Parlamentin e shtetit dhe do të mundësojë që për komunat të ndahen 14 milion më tepër. Një pjesë e këtyre të hollave i është dedikuar edhe kryeqytetit.

 

Resurset e ujrave të Malit të Zi dhe të Shqipërisë janë interes reciprok

Ruajtja e resurseve ujore ndërkufitare, harmonizimi me standardet e BE, implementimi i konventës për ujrat si dhe zhvillimi i modelit më të mirë menaxhues, përmes dialogut në bazë të argumenteve të arritura nga analizat shkencore dhe profesionale të situatës ekzistuese dhe të skenarëve të ardhshëm  të zhvillimit të paraparë, janë qëllimet kryesore të Komisionit të sapoformuar të ekonomisë së ujrave të Malit të Zi për bashkëpunim me Shqipërinë. Komisioni i ekonomisë së ujrave është trup teknik i cili do të punojë në analizën dhe propozimin e zgjidhjeve më të mira të mundshme për avancimin e menaxhimit ndërkufitar të ujrave sipërfaqësore dhe nëntokësore të Malit të Zi dhe Shqipërisë. "Formimi i Komisioneve bilaterale  të ekonomisë së ujrave është obligim  që del nga marrëveshja korrnizë për marrëdhëniet në ekonominë e ujrave ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë të mbajtur në 3 korrik të vitit 2018 në Shkodër", thuhet në kumtesën e Ministrisë së bujqësisë dhe të zhvillimit rural, pas takimit të komisionit për ekonomin e ujrave në Podgoricë. 

MPB fiton edhe 8 milion euro

Ministria e punëve të brendshme (MPB) e Malit të Zi ka fituar transaksionin variabil të përkrahjes buxhetore të BE për realizimin e strategjisë për menaxhimin e intergruar të kufirit në shumë maksimale prej 8 milion euro. "Falë angazhimeve dhe rezultateve të arritura jemi shteti i parë në rajon i cili pas këstit të parë fiks i ka plotësuar të gjitha kushtet  për fitimin e variabilës nga programi i përkrahjes buxhetore të UE në shumë të plotë", thuhet në kumtesë. Përmes këtij programi Ministrisë së punëve të brendshme në muajin dhjetor të vitit 2016 i është paguar kësta e parë fikse në shumë prej 8 milion euro. 

Info- dita me rastin e ftesë së dytë në kuadër të IPA

Zyra për inegrimet evropiane e Qeverisë së Malit të Zi dhe Drejtoria për integrimet evropiane të Bosnjë Hercegovinës, me përkrahjen e Sekretariatit të përbashkët teknik, do të organizojë nesër  infro- ditën me rastin e  shpalljes së ftesës së dytë në kuadër të IPA Programit të bashkëpunimit ndërkufitarë të Bosnjë Hercegovinës dhe Malit të Zi për periudhën 2014- 2020. Nga Sekretariati i përgjitshëm i Qeverisë është kumtuar se programi financohet nga instrumentet e përkrahjes të UE, "IPA 2,  2014- 2020" me një buxhet prej rreth 8.4 milion euro prej të cilave  përmes ftesës së dytë do të ndahen më tepër se 4.3 milion euro. Takimin, siç është paralajmëruar, do ta hapin zëvendësja e kryenegociatorit, koordinatorja nacionale për IPA-n, Ivana Glishoviq - Gjuroviq  dhe përfaqësuesja e delegacionit të BE në Bosnjë Hercegovinë, Edbera Bikoviq.  

Afati për legalizim të zgjatet deri me 2020

Nga Asociacioni i Komunave të Malit të Zi kanë kërkuar që afati për dorëzimin e kërkesave për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje të zgjatet deri në miratimin e planit të rregullimit të përgjithshëm hapsinorë, i cili pritet në vitin 2020. Meqë synimi përfundimtar i legalizimit është të rregullohet gjendja në hapësirë, i vlerësojmë të arsyeshme kërkesat e qytetarëve për zgjatjen e afatit për legalizim, thanë për gazetën “Pobjeda” nga ky Asociacion. Shtohet se propozimi për zgjatjen e afatit ka të bëjë vetëm me objektet të cilët ndodhen në orto – foto inçizim, e jo në objektet që eventualisht u ndërtuan më vonë. 

Aktakuza kundër Ivanoviq dhe Obradoviq dorëzohet në gjyqin e lartë

Prokuroria special e shtetit e ka dorëzuar në Gjyqin e lartë në Podgoricë aktakuzën e plotësuar  kundër ish drejtorëve të Telekomit, Oleg Obradoviq dhe Miodrag Ivanoviq. Siç është kumtuar nga Gjyqi i lartë, Obradoviq dhe Ivanoviq akuzohen për shpërdorimin e pozitës zyrtare. Më parë Gjyqi i lartë ia kishte kthyer Prokurorisë speciale të shtetit aktakuzën për plotësim dhe hetime. Dy ish udhëheqës të Telekomit malazez, Oleg Obradoviq, si kryetar i Këshillit të drejtorëve të Telekomit të Malit të Zi dhe Miodrag Ivanoviq, si drejtor ekzekutiv i MONET-it, janë akuzuar se kompaninë, pas privatizimit dhe pas shitjes hungarezëve, e kanë dëmtuar atë për 2.3 milion euro. Obradoviq dhe Ivanoviq  akuzohen se e kanë shpërdorur pozitën në afarizmin ekonomik, duke përfituar 2.3 milion euro në favor të kompanisë "Rawleijgh Trading" nga Londra, në bazë të kontratës fiktive për shërbime konsultuese të hulumtimit të tregut të telekomunikimeve në Evropën Juglindore. 

BPB  e brendshme 46 % e mesatares evropiane

Bruto Prodhimtaria e Brendshme (BDP) për kokë të banorit sipas standardeve të fuqisë blerëse në Mal të Zi në vitin e kaluar ka qenë 46 % e mesatares në BE, ka kumtuar MONSTAT-i. Nga kjo organizatë kanë theksuar se nga vendet anëtare të BE, Bruto Prodhimtarinë e Brendshme më të lartë për një banorë në bazë të standardit të fuqisë blerëse  është shënuar në Luksenburg, niveli i të cilës është dy herë e gjysmë më i lartë mbi mesataren e BE dhe është 253 %  e mesatares evropiane. "Nga vendet e rajonit, Kroacia e ka Bruto Prodhimtarinë e Brendshme më të lartë dhe ajo është 62 % e mesatares  evropiane kurse Mali i Zi gjendet në vendin e dytë në nivelin e 46 % të kësaj mesatareje", thuhet në kumtesë. Maqedonia dhe Serbia  janë në nivelin e 36 % të mesatares evropiane, Bosnjë Hercegovina në nivelin e 32 %, kurse Shqipëria në nivelin e 30 % të mesatares evropiane. 

Seancë mbi vendimin për krijimin e ushtrisë së Kosovës

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është mbledhur me kërkesë të Serbisë, për të diskutuar mbi vendimin e parlamentit të Kosovës për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës. Vendimi, i cili u mbështet nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Gjermania, ngjalli kundërshtimin e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian, që vlerësuan se nuk ishte koha e përshtatshme për një gjë të tillë. Presidenti serb, Aleskandër Vuçiq, shprehu indinjatën mbi votimin e parlamentit të Kosovës, duke e quajtur veprim që rrezikon qëndrueshmërinë e gjithë rajonit. Në Beograd më parë, ai kishte sulmuar ashpër Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e ushtrisë së Kosovës. Vuçiq tha se formimin e Ushtrisë e sheh si veprim në kundërshtim me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, madje sipas tij edhe në kundërshtim me kushtetutën e tyre, që Serbia nuk e njeh. Nga ana tjetër presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ushtria e Kosovës do të jetë kontribuuese e qëndrueshmërisë në rajon dhe se vendimi për ushtrinë është i pakthyeshëm. "Ky hap nuk është mesazh kundër askujt. Ushtria e Kosovës nuk është dhe s’do të jetë kërcënim ndaj askujt. Është dhe do të mbetet profesionale e shumetnike", tha Thaçi. Ai theksoi se themelimi i ushtrisë nuk është për të dyfishuar misionin e NATO-s në Kosovë, i cili do të vazhdojë të kujdeset për sigurinë që nga hyrja e tij në Kosovë në vitin 1999, për t'u dhënë fund mizorive të forcave serbe në Kosovë.

 

Pas përballjes në New York, Thaçi e Vuçiq nesër takohen me Mogherinin

Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të jenë bashkë në një takim, ku janë të ftuar edhe krerët më të lartë të Ballkanit Perëndimor, të thirrur nga Zyrtarja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini. Takimi në Bruksel do të jetë i një formati të veçantë, ku perveç Thaçit e Vuçiqit të pranishëm do të jenë edhe udhehëqesit e Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bosnjës. Takimi do të mbahet nesër ne Bruksel në të cilin synohet diskutimi për uljen e tensioneve në mes të Kosovës dhe Serbisë, pas zhvillimeve të fundit. 

Ushtria e drejtë sovrane e Kosovës

Shtetet antare të Bashkimit Evropian i kanë bërë thirrje autoriteteve në Prishtinë, që procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të jetë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës. Përmes një deklarate të përbashkët, shtetet e BE-së, në Këshillin e Sigurimit, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Polonia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë thënë se nisja e transformimit të FSK-së, përmes miratimit të tri ligjeve nga Kuvendi i Kosovës më 14 dhjetor, është një “e drejtë sovrane” e Kosovës. Kuvendi i Kosovës më 14 dhjetor miratoi tri ligje, të cilat thuhet se do t’i japin kapacitete ushtarake Forcës së Sigurisë së Kosovës. Transformimi i FSK-së pritet të zgjasë disa vite. Po ashtu, këto shtete të Këshillit kërkojnë nga Prishtina dhe Beogradi që të shfaqin përmbajtje “dhe të ulin tensionet si dhe të krijojnë kushte për rinisjen sa më shpejt të dialogut që ndërmjetësohet nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së”. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011. BE-ja kërkon nga të dyja palët që në fund të procesit të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, e cila veç tjerash, thuhet se do t’ua hapte rrugën drejt integrimeve evropiane të dyja shteteve. 

Zyrtarët e lartë të BE-së i shkruajnë Haradinajt për zhgënjimin e tyre me tarifën

Përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian kanë vazhduar komunikimin përmes letrave me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. BE po i kërkon kryeministrit të Kosovës që të shfuqizojë masën e tarifës 100 për qind që u është vendosur prodhimeve me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, komisionarja për Tregti e BE-së, Cecilia Malmstrom, dhe komisionari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, përmes një letre i kanë shprehur kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, zhgënjim e tyre për shkak të mbajtjes në fuqi të taksës 100 për qind ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Letra vjen si përgjigje ndaj një shkrese që Haradinaj u kishte dërguar zyrtarëve të BE-së, më 15 dhjetor, në të cilën ai nuk e ka pranuar kërkesën për tërheqje të taksës. Tre zyrtarët evropianë po ashtu thanë se nuk pajtohen me deklaratat e Haradinajt se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka ngecur.

 

Tarifa nuk hiqet pavarësisht kush është kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se tarifa ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, nuk do të hiqet deri në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, Haradinaj tha se ky qëndrim do të mbetet i pandryshuar pavarësisht se kush është kryeministër apo ministër i Tregtisë. “Tarifa nuk do të hiqet, ai vendim do të konsolidohet si qëndrim i Kosovës pavarësisht kush është kryeministër, deri në njohjen e Kosovës ky vendim nuk ndryshon” tha Haradinaj. Qeveria e Kosovës i ka dy kërkesa për BE-në, që sipas Haradinajt, janë normalizimi i dialogut pasi "vlerësojmë se procesi ka dalur nga kontrolli" si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën. Megjithatë, Haradinaj tha se, liberalizimi i vizave nuk ndërlidhet me vendosjen e tarifës ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës. Përndryshe, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot nënshkroi Ligjet për transofrimin e FSK-së në Ushtri. Përmes një postimi në Facebook, ai tha se ky ishte njëri nga nënshkrimet më të mira dhe më të vlefshme. 

Prishtina e dëshiron Amerikën në dialog

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se sjellja e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Bruksel sugjeron që shqiptarët nuk duan një vazhdim të dialogut, as që duan një kompromis. “Ata duan të sjellin situatën në një fazë të re në të cilën ata nuk do të flasin më Mogherinin, sepse ata janë të pakënaqur me Brukselin dhe po kërkojnë që Shtetet e Bashkuara të përfshihen në dialog”, raporton KlanKosova. Duke theksuar se takimi i Haradinajt me përfaqësuesin e BE-së, Federica Mogherini që u mbajt dje në Bruksel, i cili sipas tij ishte i pakëndshëm që as një konferencë e përbashkët shtypi nuk u mbajt, Daçiq, tha se Mogherini qartë kishte arritur në përfundimin se ata nuk kishin asgjë për të folur me gazetarët. Takimi i djeshëm në Bruksel mes delegacionit të Qeverisë së Kosovës të kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryediplomates evropiane, Federica Mogherini është përcjellë me tensione për shkak të taksës prej 100 për qind të vendosur ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.  

Zv/sekretari amerikan i shtetit, Sullivan, viziton Maqedoninë

Zëvendëssekretari amerikan i shtetit, John Sullivan, po qëndron në Maqedoni në kuadër të vizitës së tij në disa shtete të rajonit. Diplomati i lartë amerikan në Shkup do të pritet nga kryeministri Zoran Zaev, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe zyrtarë të tjerë. Në këto takime, siç bëhet e ditur, do të bisedohet për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Maqedoni dhe rajon, marrëveshjen për emrin me Greqinë, nevojën e zbatimit të reformave dhe çështje të tjera. 

Qeveria britanike po përgatitet për një Brexit pa marrëveshje

Kabineti i kryeministres britanike, Theresa May, po merr në konsideratë përshpejtimin e përgatitjeve për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian, pa një marrëveshje. Pritet që kabineti qeveritar të ndajë fonde në vlerë prej 2.2 miliardë euro për të zbutur një kaos të mundshëm ekonomik. Ministri për komunitetin dhe Pushtetin Lokal, James Brokenstein, i tha BBC-së, se qeveria ka kohë që e kupton mundësinë e daljes nga BE-ja pa një marrëveshje, por që tani është përgatitur për një Brexit kaotik. Rreth 100 ditë përpara se Britania të largohet nga BE-ja, mbetet e paqartë nëse kjo do të bëhet me ose pa marrëveshje, e cila mund të kishte pasoja në ekonominë e vendit.

 

Mos fajësoni emigrantët për problemet tuaja

Papa Françesku dënoi udhëheqësit nacionalistë të cilët fajësojnë emigrantët për problemet në vendet e tyre, pasi, siç tha, janë vetë ata që po nxisin mosbesimet në shoqëri përmes fitimeve të pandershme dhe politikave ksenofobike dhe raciste. Papa i cili iu doli në mbrojtje emigrantëve gjatë gjithë papatit të tij, i bëri këto komente në mesazhin e tij për Ditën Botërore të Paqës të Kishës Katolike. Letra iu dërgohet krerëve të shteteve dhe qeverive si dhe organizatave ndërkombëtare. Mesazhi i Papës vjen në kohën kur emigracioni është një nga çështjet më të diskutueshme në vende të ndryshme si Shtetet e Bashkuara, Italia, Gjermania dhe Hungaria. Papa Françesku shprehet se është i trishtuar se ky mosbesim gjendet “gjithashtu në nivelin politik, në qëndrimet e refuzimit dhe format e nacionalizmit të cilat po vënë në pikëpyetje vëllazërinë, për të cilën bota jonë e globalizuar ka aq shumë nevojë”.

 

Edhe nesër mot kryeisht i thatë

Në jug dhe bregdet të Malit të Zi sot mbajti mot kryeisht i kthjellët deri me vransira të pakta, në veri me vransira të ndryshueshme deri krejt i vranët, por kryeisht i thatë. Frynë erë mesatare deri e fortë, vende vende shumë e fortë nga drejtimet e veriut dhe verilindjes. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Budvë 15 gradë, Herceg Novi 13, Tivar 12, Podgoricë 10, Ulqin 8, Cetinë 6, Nikshiq 4, Bijello Pole 0, Beranë -1, Plavë e Rozhajë -2, Kollashin -3 dhe në Zhablak -5 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i thatë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -10 deri në 5 kurse më e larta e ditës prej 0 deri në 14 gradë celsius.

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se