Žabljak
Oblačno
0.0 °C
Pljevlja
Oblačno
5.3 °C
Herceg Novi
Pretežno oblačno
18.8 °C
Nikšić
Oblačno
11.2 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
14.5 °C
Bar
Malo oblačno
17.7 °C
Podgorica
Pretežno oblačno
19.3 °C
Ulcinj
Pretežno vedro
19.6 °C
Kolašin
Pretežno oblačno
5.3 °C

Lajmet

20. 12. 2018.   >>  17:17 0

Lajmet 20.12.2018

20.12.2018

Përkrahje për integrimin e mëtejmë të Malit të Zi

Ambasadorja e SHBA në Podgoricë, Xhudi Rajzing Rajnke, ka paralajmëruar si prioritet i mandatit të sajë do të jetë përkrahja amerikane për integrimin e mëtejmë  të Malit të  Zi në intitucionet amerikane. Siç është kumtuar nga ambasada amerikane, Rajzing Rajnke ia ka dorëzuar sot në Cetinë letrat kredenciale presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Ajo gjatë takimit me presidentin ka vlerësuar lartë përkushtin e Malit të Zi për liri dhe demokraci, gjë që është forcuar me pranimin e Malit të Zi në NATO. Ajo ka përshëndetur bashkëpunimin e vazhdueshëm të Malit të Zi në SHBA si aleatë i rëndësishëm. Ajo po ashtu ka theksuar se do të punojë në zgjerimin e mundësive ndërmjet Malit të Zi dhe SHBA përmes bashkëpunimit në zhdukjen e korruspionit, rritjen e tregëtisë dhe joshjen e investimeve amerikane.

Mali i Zi  aleat i besueshëm i NATO-s

Mali i Zi i ka realizuar me sukes të gjitha oblgimet e veta dhe ka vërtetuar  se cështë Aleatë i besueshëm i NATO-s, është vlerësuar në mbledhjen e sotme të Këshillit për NATO, të ciln e ka kryesuar kryeministri Dushko Markoviq. Këshilli për NATO ka shqyrtuar disa dokumenta dhe ka konstatuar se Mali i Zi me anëtarëasimin dhe me  plotësimin me kohë dhe cilësor të detyrimeve në kuadër të Aleancës, ka vlertetuar se është partner  i përgjegjshëm, gjë që është  vërejtur nga të gjitha vendet tjera aleate. Në kuadër të shqyrtimit të realizimit të projekteve politike të Malit të Zi në NATO në vitin 2018, ky Këshill ka konstatuar se edhe profilimi i sukesshëm i vendit tonë në Aleancë është i rëndësishëm për procesin  e antëarësimit të Malit të Zi në BE, thuhet në kumtesë. Këshilli ka shqyrtuar raportin për presidencën një vjeçare të Malit të Zi me Kartën Amerikano- adriatike A- 5. Është konkluduar se përmes  organizmit të 17 takimeve  në nivel të lartë dhe në nivelin punues, Mali i Zi edhe në këtë mënyrë është treguar si Aleatë i përgjegjshëm i cili është i gatshëm të kontribuojë në politikat e NATO-s , stabilitetit të rajonit dhe promovimit të vlerave euroatlantike në Ballkanin perëndimor. Këshilli ka shqyrtuar edhe raportin për realizimin e planit aksionar për forcimin e sistemit nacional të përgjigjes ndaj krizave  dhe është theksuar nevoja e përparimit të kornizës normative me qëllim të definimit dhe pozicionimit të Qëndrës së veçantë nacionale për menaxhimin me krizat.

Përkushtim  në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse

Mali i Zi do të mbetet i përkushtuar në përforcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe kontributit aktiv  në sistemin kolektiv të sigurisë, ka theksuar Ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq. Ai është takuar me të deleguarin e sapoemëruar të mbrojtjes së Turqisë, Sakir Cumhur Somer,  dhe me të deleguarin në largim, Memhud Orbak Kilinxh, i cili këtë detyrë e ka ushtruar prej shtatorit të vitit të kaluar. Siç është kumtuar nga Ministria e mbrojtjes, Boshkoviq ka theksuar së është i kënaqur me bashkëpunimin bilateral të realizuar  gjatë këtij viti dhe ka shtuar se pret se bashkëpunimi po kaqë i sukesshëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai ka përkujtuar se takimet në nivelin më të lartë kanë kontribuar në përparimin e bashkëpunimit ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë në fushën e mbrojtjes, duke theksuar rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjes ndërqeveritare për sigurimin e uniformave për nevojat e Ministrisë për periudhën 5 vjeçare. Boshkoviq i ka njoftuar bashkëbiseduesit me progresin në implementimin e qëllimeve të  aftësive, si dhe me prioritetet në sektorin mbrojtës, duke theksuar se Mali i Zi është i vendosur në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe në kontributin aktiv për sistemin kolektiv të sigurisë. Somer ka theksuar se Turqia do të vazhdojë të jetë aleatë i besueshëm i Ministrisë së mbrojtjes dhe i Ushtrisë së Malit të Zi dhe do të kontribojë në përparimin e bashkëpunimit nga fusha e sigurisë.

Mali i Zi edhe zyrtarisht pjesë e misionit në Letoni

Mali i Zi prej sot është edhe zyrtarisht pjesë e misionit të NATO-s në Letoni; prej sot flamuri i Malit të Zi valvitet në kampin Adaxhi.Tetë pjestarë të Ushtrisë së Malit të Zi janë dërguar në misionin e quajtur "Prani e ndarë e përforcuar". Siç është kumtuar nga Ministria e mbrojtjes, ushtarët malazezë janë të vendosur në kuadër të togut skaut të forcave të armatosura sllovene. Grupin shumë nacional luftarak në Letoni me seli në Adaxhi e kryeson Kanadaja. Në kuadër të grupit i cili numron rreth 1400 ushtarë gjenden pjesëtarët e forcave të armatosura nga Shqipëria, Republika e Çekisë, Italia,  Polonia, Sllovakia, Sllovenia dhe nga Spanja, thuhet në kumtesë. Angazhimi i pjesëtarëve të Ushtrisë së Malit të Zi do të realizohet në principin e rotacionit në periudhën 6 mujore.

Miratohet plani i mbikqyrjes parlamentare  për vitin 2019

Këshilli parlamentarë për sigurinë dhe mbrojtje ka miratuar sot planin e mbikqyrjes parlamentare për vitin e ardhshëm. Ligji për mbikqyrjen parlamentare nga fusha e mbrojtjes dhe sigurisë parasheh që mbikqyrja parlamentare të realizohet rregullisht sipas planit vjetor të cilin e sjell ky grup deri në fund të vitit kalendarik  për vitin e ardhshëm. Anëtarët e Këshillit pas analizimit të aktiviteteve të realizuara gjatë vitit rrjedhës, kanë konstatuar se edhe në periudhën e ardhshme  me vëmendje dhe përkushtim të plotë do të punojnë në vazhdimësi në realizimin e mbikqyrjes parlamentare ndaj sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë.

Bisedojmë për fazen e katërt të projektit "1000+"

Në Ministrinë për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm në kuadër të projektit,1000+, sot janë ndarë 110 vauçer për qyetatërt nga lista e pritjes. Ministri për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm, Pavle Radulloviq, i ka dërzuar 45 vauçer për të punusuarit në sektorin publik, 34 çifteve të ri bashkëshortor  deri në 35 vjeçar dhe 31 vauçer për shfrytëzuesit tjerë. Ministri ka theksuar se ky është njëri ndër projektet më të sukesshëm dhe ka paralajmëruar se në vazhdim janë bisedimet me banka dhe kompani ndërtimore, kur është fjala për fazën e katërt të projektit "1000+".  Ai poashtu u ka bërë apel bankave që ti përshtepjtojnë procedurat në mënyrë që vauçerët ti marrin qytetarët të cilët akoma gjenden në listën e pritjes. Përmes dy fazave paraprake në kuadër të fazës së tretë të projektit,  janë ndarë gjithsejtë 360 vauçer. Radulloviq ka kumtuar se gjithësej  përmes dy fazave të kaluara të projektit, 809 familje respektivisht 2148 qytetarë të Malit të Zi e kanë zgjidhur çështjen banesore.

Vendimi përfundimtarë për të ardhurat minimale kah fundi i shkurtit

Ka përëfunduar mbledhja e Këshillit social në të cilën është diskutuar për rritjen e të ardhurave minimale. Është konkluduar që deri në mbledhjen e ardhshme të hartohet analiza e cila do të tregojë se është e domosdoshme rritja e të ardhurave minimale. Pas propozimit të Këshillit social, Qeveria duhet të sjellë vendimin përfundimtarë. Kah fundi i shkurtit do të mbahet mbledhja e dytë në të cilën do të duhej të sillet vendimi përfundimtar, u ka deklaruar gazetarëve pas mbledhjes, Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes së sindikatave të Malit të Zi, Dushko Zarubica. Ministri për punë dhe çështje sociale Kemall Purishiq ka theksuar se është e domosdoshme që deri në mbledhjen e dytë të punohet një analizë e duhur.

Qeveria në funksion të ekipit negociator për dialogun

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator të votuar në Kuvend, me qëllim të koordinimit të veprimeve dhe afateve për procesin e dialogut.

Sipas të parit të ekzekutivit, qeveria e Kosovës ka ndërtuar një ekip dinamik të ekspertëve që ka përgatitur materien gjithëpërfshirëse, të gjallë, të hapur për debat, me qëllim që procesi i dialogut mes dy shteteve të jetë transparent. Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se është zotuar që qeveria të jetë në funksion të plotë të ekipit negociator, dhe se mund të llogaris tërësisht në ekspertizën që e posedojnë të gjitha mekanizmat dhe sektorët e shtetit. Ndryshe, javën e kaluar është votuar në Kuvend rezoluta e propozuar nga PSD për dialogun, por është kundërshtuar nga LDK dhe VV. Ditë më parë, presidenti amerikan Donald Trump, i ka shkruar një letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku mes tjerash bën thirrje për unifikim të faktorit politik dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Letrat e Trumpit për Thaçin dhe Vuçiqin, reagon BE

BE-ja ka komentuar letrat e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreun e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Letrat e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreun e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Bashkimi Evropian i sheh si shenjë e mbështetjes për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. “Ne ato letra i shohim si sinjal i mbështetjes nga SHBA për dialogun që zhvillohet nën udhëheqjen e BE-së”, deklaroi zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, gjatë një konference për media, transmeton lajmi.net. Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës udhëhiqet nga presidentët Thaçi dhe Vuçiq nën mbikqyrjen e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, por tani Kocijançiq ka thënë se edhe SHBA-të janë “partner i rëndësishëm” në këtë process.

Ajo po ashtu ka theksuar se BE ka “parametra të qartë” sa i përket zgjidhjes së mundshme në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, përcjell lajmi.net. “Puna është duke vazhduar drejt një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve. Kjo do të sillte një zgjidhje të qëndrueshme për tema të hapura që duhet të bazohet mbi të drejtën ndërkombëtare, në përputhje me zakonet e BE-së dhe e pranueshme nga të gjitha shtetet anëtare”, theksoi Kocijançiq. Në komisionin evropian kanë shtuar se çështja e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit ka qenë edhe temë e bisedave të presidentit Jean-Claude Juncker me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq. Juncker ka mbështetur vazhdimin e dialogut si dhe integrimin e mëtutjeshëm regjional të Ballkanit Perëndimor. 

Nuk është shteti që dua ta shoh në BE

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon ka kritikuar Serbinë pas sulmeve ndaj atyre që mendojnë ndryshe dhe zërave kritik ndaj Qeverisë.Ajo për “Radio Evropa e Lirë” ka thënë se “Kjo nuk është Serbia që dua ta shoh në Bashkimin Evropian (EU)”. Ajo ka thënë se e kritikon Serbinë sepse dëshiron ta sheh më mirë, transmeton lajmi.net.“Nuk e mendoj vetëm unë por edhe shumë kolegë nga institucionet evropiane që shumë qartë i përcjellin këto porosi. Ekziston një dallim i madh mes asaj që Serbia ka realizuar në lidhje me reformat në rrugën drejt Bashkimit Evropian për dallim nga realiteti në atë shtet”, theksoi ajo. Fajon ka thënë se Serbia duhet të ketë më shumë hapësirë për mendime kritike. “Porosia për Qeverinë është që duhet të krijojnë kushte më të mira për respektimin e demokracisë dhe kjo është arsyeja pse njerëzit dëshirojnë të jetojnë të lirë”, vazhdoi ajo.“Qytetarët duhet të kenë ndjenjën se qeveritarët brengosen për ta. Bindja ime nga koktaktet me njerëzit në Serbi është se nuk ekziston kjo. Këto janë tema të vështira dhe të ndijshme”, u shpreh Fajon.

Ligji për amnisti është sjellur shumë herët

Ligji selektiv për amnisti i cili do të përfshijë pjesën më të madhe të të akuzuarve të ngjarjeve të “27 Prillit”, u votua në Kuvendin e Maqedonisë, por shumë shpejt do të duhet të implementohet. Mirpo është e paqartë se se cilët të akuzuar saktësisht përfshinë ky ligj. Sipas ligjit të votuar secili i akuzuar në afat kohor prej pesë ditësh nga dita e hyrjes në fuqi, do të duhet të dorëzojnë kërkesa individuale deri tek Gjykata për tu amnistuar. Gjykata i sjell vendimet pesë ditë pas pranimit të kërkesave, mirëpo paraprakisht mendim duhet të japë Prokurorja Vilma Ruskovska. Gjykatësja Dobrila Kacarska e cila e udhëheq këtë procedurë gjyqësore, theksoi se ligji ka shumë paqartësi.“Ligj të tillë më herët nuk kemi pasur. Sipas meje asnjë fakt nuk është i vërtetuar, deri sa nuk vërtetohet në praktikë, mirpo për këtë duhet plotësisht të përfundojë procedura. Në këtë fazë nuk është dashur të hartohet një ligj i tillë dhe mendoj se është sjellur parakohe”, ka thënë Kacarska.

Vazhdojnë protestat e studentëve shqiptarë në Tetovë

Për tri ditë me radhë në Tetovë janë duke protestuar studentët e Universiteteve me mësim në gjuhën shqipe. Ka dështuar sot takimi ndërmjet studentëve dhe prorektorit të Universitetit të Tetovës, siç ishte paralajmëruar për shkak se studentët kanë refuzuar kërkesën e prorektorit të UT-së, Arbër Çeliku, të takohet vetëm me nga një përfaqësues të fakulteteve. Studentët kanë këmbëngulë të gjithë të jenë të pranishëm në amfiteatrin e universitetit, ashtu siç u ishte premtuar dje. Prorektori i Universitetit të Tetovës, Arbër Çeliku, gjithashtu ka kërkuar që në këtë takim mos jenë të pranishme mediat, gjë të cilën nuk e kanë pranuar studentët.Studentët shqiptarë i kanë dorëzuar Ministrisë së Arsimit dhe rektorëve të universiteteve shqiptare ultimatum prej shtatë ditësh për realizmin e kërkesave të tyre, siç është: ngritja e cilësisë së arsimit të lartë, çlirimi i universiteteve nga influenca e politikës, luftën kundër korrupsionit uljen e taksave për pagesa etj. duke theksuar se nuk do të ndalen protestat derisa të realizohen kërkesat e tyre.

Shqipëria dëboi ambasadorin iranian, reagon Teherani

Dëbimi i ambasadorit të Iranit në Tiranë, Gholamhossein Mohammadnia ka sjellë reagimin zyrtar të Teheranit. Deri më tani ka vetëm një deklaratë të zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Bahram Ghasemi. Në emër të qeverisë së Teheranit, ai fajëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit për dëbimin e dy diplomatëve iranianë nga Shqipëria. Ata dhe vende të tjera, sipas Teheranit zyrtar, kanë punuar për të dëmtuar marrëdhëniet e Iranit me vendet europiane, transmeton TCH.Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA citoi zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane, Bahram Ghasemi që thotë se Irani ka respektuar gjithmonë marrëdhëniet e përzemërta me Shqipërinë duke respektuar të gjitha rregullat e këtij vendi europian bazuar në parimet e politikës së jashtme të Iranit.Përgjigjja vjen për akuzën shqiptare se dy diplomatët iranianë kishin kryer aktivitet në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik. Sipas Ministrisë së Jashtme të Iranit, Shqipëria është bërë një viktimë e rastësishme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Izraelit dhe disa grupeve terroriste. Ai thotë se SHBA dhe Izraeli po punojnë për të shkatërruar marrëdhëniet mes Iranit dhe vendeve evropiane dhe se Shqipëria nuk duhet të lejojë të tjerët të diktojnë marrëdhëniet e saj me Teheranin.

Izraeli do të rrisë sulmet në Siri kundër forcave të lidhura me Iranin

Izraeli do të përshkallëzojë luftën ndaj forcave të lidhura me Iranin në Siri, pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të tërheqin trupat nga Siria, tha sot kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Ne do të vazhdojmë të veprojmë në mënyrë edhe më agresive kundër përpjekjeve të Iranit për t’u vendosur në Siri” tha Netanyahu në një deklaratë, raporton Reuters.“Ne nuk do t’i zvogëlojmë përpjekjet tona, do t’i intensifikojmë ato dhe e di që ne këtë e bëjmë me mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara” shtoi më tutje Netanyahu. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, konfirmoi përmes një videoje të postuar në Twitter se të gjitha trupat amerikane po tërhiqen nga Siria.Trump tha se trupat tërhiqen pasi grupi militant Shteti Islamik është "mposhtur". Pentagoni tha se po kalon në një "fazë tjetër të fushatës", por nuk dha detaje.

Koreja e Veriut nxjerr kushte për denuklearizim

Koreja e Veriut tha se nuk do të heqë dorë nga armët e veta bërthamore, nëse Shtetet e Bashkuara nuk e largojnë kërcënimin e tyre bërthamor. Deklarata e transmetuar nga agjencia verikoreane e lajmeve KCNA vjen në kohën e bllokimit të negociatave midis Uashingtonit dhe Koresë së Veriut për procesin e denuklearizimit dhe heqjen e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Phenjanit.Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dhe presidenti i Shtetetve të Bashkuara, Donald Trump, janë takuar më 12 qershor në Singapor, ku kanë thënë se synojnë denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean, por nuk kanë dhënë detaje se si dhe kur do të ndodhë procesi. Negociatat midis palëve kanë ngecur që nga takimi Trump-Kim. Uashingtoni do që Phenjani të japë llogari të qartë për objektet bërthamore dhe raketore që do të inspektohen dhe çmontohen me një marrëveshje potenciale. Koreja e Veriut këmbëngul që fillimisht t'i hiqen sanksionet.

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat: Tivar 14, Ulqin 12, Podgoricë e H. Novi 10, Cetinë e Rozhajë 6, Nikshiq e Plavë 5, Kollashin, B. Pole e Plluzhinë 4, Zhablak 3, Shavnik e Beranë 2, dhe në Plevle 1 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe në orët e paraditës vende vende me reshje të dobëta. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare jugore dhe lindore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -3 deri në 9, kurse më e larta e ditës prej 2 deri në 14 gradë celsius.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se