Žabljak
Vedro
-3.8 °C
Pljevlja
Vedro
-2.7 °C
Herceg Novi
Vedro
10.1 °C
Nikšić
Vedro
7.0 °C
Cetinje
Vedro
16.6 °C
Bar
Vedro
15.1 °C
Podgorica
Vedro
13.1 °C
Ulcinj
Vedro
12.4 °C
Kolašin
Vedro
2.5 °C

Lajmet

24. 12. 2018.   >>  17:43 0

Lajmet 24.12.2018

24.12.2018

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ua ka uruar kërshëndellat arqipeshkvit të Tivarit Rrok Gjonllesha ipeshkvit të Kortorrit Ilia Janiq dhe të gjithë qyetetarëve të fesë katolike në Malit të Zi

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ua ka uruar kërshëndellat arqipeshkvit të Tivarit Rrok Gjonlleshaj, ipeshkvit të Kotorrit Ilia Janiq dhe të gjithë qyetetarëve të fesë katolike në Malit të Zi me dëshirë që këto festa ti kalojnë në paqë, dashuri e mirëqenje, me familje dhe miqët e vetë. Me arsye jemi krenar  për harmoninë shumë etnike dhe shumë konfensionale në Mal të Zi dhe në këtë drejtim gëzojmë urimet e botës së zhvilluar bashkëkohore , thuhet në urimin e presidentit Gjukanoviq. Edhe kryeministri Dushko Markoviq  u ka uruar Krishtëlindjen të gjithë klerikëve  të kishës katolike në Mal të Zi si dhe pjesëtarëve të konferesionit katolik. Ai ka theksuar se Mali i Zi është i vendosur me forcimin e dialogut për të gjitha çështjet të rëndësishme, përfshirë këtu edhe ato fetare të cilat do të sjellin një kohezion më të lartë shoqëror. Kryetari i Kuvendit Ivan Brajkoviq me rastin e Krishtëlindjes në urimin dërguar arqipeshkvit të Tivarit Rrok Gjonlleshaj, Ipeshkvit të Tivarit Ilia Janiq dhe të gjithë besimtarëve katolikë ka theksuar se duke respektuar llojllojshmerinë tonë Mali i Zi dhe qytetarët e tij do të krijojnë kushte edhe më të mira për të gjithë banorët. Edhe ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave Mehmed Zenka u ka uruar festën e Krishtlindjes qytetarëve të cilët këtë festë e kremtojnë sipas kalendarit gregorian duke u dëshiruar shëndet, paqë dhe fat familjarë. Ai urimin u ka dërëguar arqipeshkvit të Tivarit Rrok Gjonlleshaj, ipeshkvit të Kotorrit Ilija Janiq dhe të gjithë qytetarëve të konfesionit katolik.

Sot mbahet mbledhja e kolegiumit

Sot do të mbahet mbledhja e kolegiumit për bisedimet mbi asocimin e Malit të Zi me BE të cilën e kryeson kryeministri Dushko Markovbiq. Siç është paralajmëruar, anëtarët e kolegiumit  do të shqyrtojnë situatën aktuale dhe dinamikën e obligimeve në kapitujt 23 dhe 24 si dhe realizimin e aktiviteteve drejtë arritjes së gatishmerisë për mbylljen e 6 kapitujve tjrë negocues. Temë e takimit do të jetë edhe realizimi i obligimeve që dalin nga programi i asocimit të Malit të Zi me BE në vitin 2018 dhe përgatitja e programit të asocimit për peridudhën 2019-2020.

Vukoviq - Udhëheqja e kryeqytetit do të bëjë ç'është e mundur që të përkah aktivitetet e rregullta të diasporës

Udhëheqja e kryeqytetit do të bëjë ç'është e mundur që të përkah aktivitetet e rregullta të diasporës me qëllim të zhvillimit të Gucisë, Plavës dhe Malit të Zi në tërësi, ka theksuar kryebashkiaku Ivan Vukoviq në mbrëmjen e 12 tradicionale të donatorëve "fodnacioni Gucia"  e cila është mbajtur në Nju Jork. Ai ka kumtuar se është privilegjë dhe detyrë që të jeshë në krye të kryqytetit të shtetit në të cilin jerëzit që jetojnë shumë largë tij dhe janë të ndryshëm sa i përket identitetit fetarë dhe kombëtarë  por e duan shumë dhe  ka shtuar se për këtë është krenar. Vukoviq ka shtuar gjithashtu se kryeqyteti do të jetë partner i qeverisë së Malit të Zi në planin e realizimit të projekteve kapitale, në radhë të parë në përfundimin e rrugës e cila defintivisht  do ta lidhë Podgoricën me Gucinë gjë që e kanë ëndërruar gjenerata të tëra. Pres që brenda një viti të kemi një lidhje cilësore rrugore ndërmjet Gucisë dhe kryeqytetit të Malit të Zi, ka theksuar mes tjerash Vukoviq.

Instituti për media ka prezantuar sot video fushatën

Instituti për media ka prezantuar sot video fushatën, me të cilën, gjatë dy muajve të ardhshëm do të promovojë kodeksin e gazetarëve dhe do ti informojë qytetarët për të drejtën e tyre që të kërkojnë gazetari etike. Autori  i fushatës viziuele  e cila përbëhet nga 7 klipe është regjisori i njohur Danillo Marunoviq. Fushatën të cilën e kemi filluar sot u është dedikuar qytetarëve me qëllim që ata të shohin se çfarë gazetarie kërkojnë nga ne , ka theksuar Olivera Nikoliq ushrues e detyrës së drejtorit të Institutit për media të Malit të Zi. Ajo ka theksuar se për këtë fushatë kanë zgjedhur disa nene të kodeksit të gazetarëve tek të cilët janë vërejtur mangësi  dhe sfida dhe se bëhen shkelje të tyre

Në të gjitha shtëpit e shëndetit prej fillimit të vitit të ardhshëm do të futen analizat laboraorike elektronike

Në të gjitha shtëpit e shëndetit prej fillimit të vitit të ardhshëm do të futen analizat laboraorike elektronike Kjo do të thotë se edhe rezultatet automatikisht do të dërgohen në karton shëndetësor tek mjeku i zgjedhur por edhe pacientit drejtë për drejtë i cili do të mund ti shoh në telefonin celularë ose në kompjuter. Nga fondi për sigurimin shëdnetësor kanë deklaruar për  ,,Vjesti ,, se deri tani përveç laboratorit të shtëpisë së shëndetit në Podgoricë janë futur në sistem  edhe laboratorët e shtëpive të shëndetit në Danillovgrad, Budevë , Tivat Ulqin, Rozhajë, Kollashin e Andrievicë. Shtëpia e shëndetit në Plavë do të futet në sistem me 26 dhjetor ndërsa shtëpia e shëndetit në Mojkovc me 28 dhjetor.

Qeveria miraton Projektligjin për dialogun me Serbinë

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ky Projektligj në një afat të shkurtër do t’i dërgohet Kuvendit për shqyrtimin dhe miratim.“Me anë të ligjit do të përcaktohet hierarkia institucionale dhe procedura vendimmarrëse në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë”, tha Haradinaj gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.“Po ashtu, ligji rregullon funksionimin e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës për Dialogun me Serbinë duke përcaktuar strukturën organizative, veprimtarinë, kompetencat dhe përgjegjësitë e Delegacionit Shtetëror. Mes tjerash, ligji definon qartë edhe ndërlidhjen që Delegacioni Shtetëror mbanë me institucionet tjera kushtetuese të Republikës së Kosovës”, tha Haradinaj.

AMBASADA E SHBA-SË: OPOZITA TË PËRFSHIHET NË DIALOG

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë po u kërkon dy partive opozitare, LDK-së dhe LVV-së, të përfshihen në dialogun me Serbinë.Kjo përfaqësi diplomatike e shtetit më të fuqishëm në botë ka deklaruar për gazetën “Zëri” se nuk është koha që opozita të qëndrojë anash këtij procesi e as të krijojë pengesa drejt zgjidhjes gjithëpërfshirëse, shkruan kjo gazetë.Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po u kërkojnë dy partive opozitare, LDK-së dhe LVV-së, që të përfshihen në procesin e dialogut me Serbinë, duke theksuar se nuk është koha të qëndrohet anash procesit e as për të krijuar pengesa në zgjidhjen gjithëpërfshirëse. Në një përgjigje për gazetën zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë thuhet se janë të inkurajuar që të shohin angazhim më të gjerë politik lidhur me dialogun me Serbinë. Siç thotë presidenti Trump në letrën e tij, “Kosova duhet të shfrytëzojë këtë moment unik dhe të flasë me një zë të unifikuar”, thuhet në përgjigjen e tyre për këtë të përditshme.Ndër të tjera në këtë përgjigje theksohet se nuk është koha që të krijohen pengesa për dialogun me Serbinë. “Tani nuk është koha për të qëndruar anash e as për të krijuar pengesa ndaj zgjidhjes gjithëpërfshirëse”, thuhet më tutje aty.Përndryshe, Kuvendi i Kosovës ditë më parë ka votuar një rezolutë për dialogun me Serbinë, përmes së cilës caktohet edhe ekipi shtetëror për dialogun e të cilin do ta bashkëdrejtojnë kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj.

Reynders- Liberalizimi i vizave për Kosovën aktualisht nuk është në rend dite

Ministri i Punëve të Jashtme i Belgjikës, Didier Reynders ka komentuar se kur mund të ndodhë votimi për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ai iu përgjigj interesimit të deputetes belge, Gwenaëlle Grovonius duke thënë se: “Aktualisht nuk është në rend dite asnjë votim në nivel të Këshillit pasi që asnjë shumicë e kualifikuar vendesh ende nuk e ka sqaruar tërësisht këtë çështje. Gjasat që ky votim të ndodhë para vitit 2019 janë shumë të vogla”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net. Reynders ka folur edhe për qëndrimin e Belgjikës lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. “Belgjika tashmë në forume të ndryshme e ka mbështetur politikisht liberalizimin e vizave për Kosovën pasi, nga njëra anë, fjala është për shtetin e fundit të Ballkanit pa të drejtë lëvizjeje të lirë, e nga ana tjetër liberalizimi është objektiv i rëndësishëm për këtë vend e popullin e tij, por duke mos harruar se ky objektiv është po ashtu edhe pjesë e kuadrit të përgjithshëm të politikës evropiane në Ballkan. Kjo me kushtin që të përmbushen kriteret e përcaktuara me udhërrëfyesin ”, përfundoi ai.

Xhafer Tahiri,  ekipi negociator për dialogun me Serbinë nuk ka legjitimitet

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryetar i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka vlerësuar se ekipi negociator për dialogun me Serbinë nuk ka legjitimitet dhe mbështetje qytetare.Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se ky ekip nuk ka kapacitet për t’i sjellë Kosovës marrëveshje të dobishme. Tahiri ka theksuar se partitë aktuale nuk kanë mandat dhe legjitimitet demokratik për ta përfunduar me sukses procesin e dialogut. Ai ka thënë se për t’u arritur një zë unik karshi dialogut siç po kërkon ShBA-ja,partitë politike duhet të kthehen te sovrani për ta marrë mbështetjen e qytetarëve. Tahiri ka theksuar se pa LDK-në nuk mund të merren vendime të mëdha për Kosovën. Në këtë intervistë, Tahiri ka folur edhe për qeverisjen e tij në Komunën e Vushtrrisë. Ai ka vlerësuar se ka qenë një vit i mirë për qytetin e Vushtrrisë, me lajme të rëndësishme sa i përket zhvillimit ekonomik, por edhe me një investim të shtuar në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë.

VIDEO-PRESIDENTI THAÇI PROPOZON RRITJEN E PAGAVE PËR USHTARËT E FSK-S

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tha se për ushtrinë e Kosovës ka një unanimitet të plotë në Kosovë. “Tani kemi themeluar ushtrinë e Kosovës, tani të gjithë jemi për ushtrinë e Kosovës dhe për këtë ka një unanimitet të plotë në Kosovë, të zhvillimit të saj, të punës së mbar të saj, të realizimit të qëllimit dhe të misionit të saj. Unë si president i Kosovës dhe komandant suprem i FSK-së, kam vendosur t'i propozoj qeverisë së Kosovës, rritjen e pagave për Ushtarët e FSK-së”, tha  Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pas drekës që pati me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, raporton RTK live. Sipas tij me rritjen e pagave ushtarët e FSK-së do të kenë arritje dhe jetë më të mirë. “Unë shpresoj që qeveria të rritë pagat në mënyrë solide. Të gjithë duhet të jemi mobilizuar për këtë”, tha ai.

TË KRISHTERËT SHËNOJNË FESTËN E KRISHTLINDJEVE

Besimtarët e krishterë, sot kremtojnë Festën e Krishtlindjeve, e cila ndryshe njihet edhe si ditëlindja e Krishtit. Për nder të kësaj feste, Ipeshkvia e Kosovës organizon aktivitetet e përhershme.  Në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, në ora 18:00 bëhet pritja solemne, ndërsa në ora 23:30 mbahet Koncerti i Krishtlindjeve nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës dhe nga ora 24:00 fillon mesha solemne. Mesha dhe ceremoni festive do të ketë edhe në Ditën e Krishtlindjeve, më 25 dhjetor. Krishtlindjet janë një nga kremtet më të rëndësishme në kalendarin festave të krishtera. Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalëngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes. 

“Nënshkruhet” urdhri për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria

Pentagoni ka thënë se është nënshkruar urdhri për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump më 19 dhjetor për tërheqje të plotë, kanë raportuar mediat amerikane. “Urdhri ekzekutiv për Sirinë është nënshkruar”, është cituar të ketë thënë dje një zëdhënës i ushtrisë amerikane, ka raportuar agjencia e lajmeve, AP. CNN ndërkohë ka thënë se një zyrtar i Mbrojtjes ka konfirmuar se urdhri është nënshkruar dhe është cituar të ketë thënë se Sekretari amerikan i Mbrojtjes, nëshkuarje tashmë, James Mattis ka vënë nënshkrimin në këtë urdhër. Presidenti Trump ka deklaruar më 19 dhjetor fitore kundër grupit militant, Shteti Islamik (IS) në Siri dhe ka bërë njoftimin e papritur për tërheqje të plotë të trupave prej vendit të shkatërruar nga lufta. Trump ka pranuar kritika nga ligjëvënësit demokratë si dhe ata republikanë, duke përfshirë edhe ish-liderë qeveritarë dhe aleatë ndërkombëtarë, për atë që është cilësuar si tërheqje e parakohshme e forcave amerikane nga Siria. Në këtë vend forcat amerikane kanë mbështetur sirianët arabë dhe ata kurdë në luftën kundër IS-it nga viti 2015. Shumë kundërshtarë kanë thënë se tërheqja e shpejtë e trupave të SHBA-së, do të përbënte tradhti për aleatët kurdë, të cilët mund të rrezikohen nga forcat turke. Kjo pasi Ankaraja akuzon kurdët në Siri se kanë lidhje me Lëvizjen kurde që realizon kryengritje në Turqi. Madje për disa kritikë, tërheqja amerikane mund të konsiderohet edhe fitore për Iranin dhe Rusinë që janë aktive në këtë shtet. Ndërkohë disa nga aleatët më të ngushtë të Trumpit kanë tentuar edhe publikisht ta bindin presidentin amerikan për të tërhequr vendimin e tij për Sirinë.

Rritet numri i viktimave nga cunami në Indonezi

Numri i viktimave nga cunami në Indonezi ka arritur në 373 përderisa 1400 persona janë plagosur, ka njoftuar Agjencia Kombëtare për fatkeqësi natyrore. Punëtorët e shpëtimin po kërkojnë për të mbijetuarit, pasi 128 prej tyre ende po mungojnë pas cunamit që goditi Sumatrën jugore dhe Javën perendimore, të shtunën. Zëdhënësi i agjencisë, Sutopo Purëo Nugroho tha se “dyshohet se disa viktima janë ende nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga cunami”. Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, urdhëroi agjencitë qeveritare të reagonin shpejt pasi qindra shtëpi, hotele dhe ndërtesa tjera u goditën nga vala masive. Më shumë se 11 mijë e 600 njerëz u zhvendosën nga cunami, për të cilin ekspertët thonë se mund të jetë shkaktuar nga rrëshqitjet e dheut pas shpërthimeve të vullkanit malor në Anak Krakatau në ngushticën Sunda misi Javar dhe Sumatras. Përpjekjet e shpëtimit pritet të zgjasin të paktën një javë, thanë zyrtarët.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se