Žabljak
Oblačno
6.6 °C
Pljevlja
Oblačno
12.7 °C
Herceg Novi
Oblačno
14.5 °C
Nikšić
Oblačno
11.2 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
15.8 °C
Bar
Oblačno
18.0 °C
Podgorica
Oblačno
18.0 °C
Ulcinj
Pretežno oblačno
17.1 °C
Kolašin
Oblačno
9.0 °C

Lajmet

12. 04. 2019.   >>  18:22 0

Lajmet 12.04.2019

12.04.2019

Të zgjidhen sa më parë çështjet kushtimisht të hapura mes dy vendeve

Mali i Zi dhe Kroacia, në një afat të shkurtër duhet të zgjidhin kushtimisht çështjet e hapura mes vetit, është vlerësuar  gjatë bisedimeve të kryeministrave Dushko Markoviq  dhe Andrej Plenkoviq, në Dubrovnik.  "Kemi biseduar lidhur me përparimin e marrëdhënieve bilaterale, pastaj ruajtjen e nivelit të lartë të dialogut si dhe përparimin e bashkëpunimit ekonomik", ka sqaruar Markoviq i cili merr po pjesë në samitin e shefave të qeverive të Evropës qendrore dhe lindore dhe Republikës popullore të Kinës, i cili po mbahet në Dubrovnik. Në pyetjen e gazetarëve se cilat janë pritshmëritë nga samiti 16+1, Markoviq ka theksuar se pozicioni i Malit të Zi është bazuar në marrëdhëniet shumë të mira politike  me Republikën popullore të Kinës dhe ka paralajmëruar se në bisedimet me kryeministrin e Kinez, do të theksohet rëndësia e ndërtimit të pjesës së parë të autostradës në Mal të Zi si dhe rëndësia e realizimit të këtij projektit deri në gjysmën e viti të ardhshëm. "Bashkëpunimin në këto fusha, në kuadër të mekanizmit 16+1 e konsiderojmë me vlerë dhe të rëndësishëm", ka thënë kryeministri Markoviq. Duke folur mbi infrastrukturën dhe lidhjet, kryeministri ka potencuar Portin e Tivarit. Ai ka folur edhe për përfundimin e segmentit të parë të autostradës, e cila realizohet me partnerë kinezë. Kryeministri ka thënë se jemi në fazë përfundimtare të ndërtimit të këtij segmenti, dhe se Qeveria e Malit të ZI po krijon parakushte për vazhdimin e ndërtimit të autostradës, deri në kufi me Serbinë.  

Edhe Gjukanoviq në takimin e Berlinit

Kancelarja gjermane Angella Merkel dhe presidenti francez Emanuell Makron, i kanë dërguar ftesë të përbashkët presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, për pjesëmarrje në takimin me zyrtarët e lartë të Ballkanit perëndimor i cili do të mbahet më 29 prill në Berlin, është kumtuar nga kabineti i presidentit. Në këtë takim do të shqyrtohet situata aktuale në rajon pas arritjes së marrëveshjes të Maqedonisë së veriut dhe Greqisë dhe dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Edhe shefja e diplomacisë së BE-së, Fredeica Mogherini do të marrë pjesë në takimin e përfaqësuesve të lartë të Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim janë të ftuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, presidenti dhe kryeministrja e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Ana Bërnabiq si dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.   

 

BE do të vazhdojë të përkrah institucionet ekologjike të Malit të Zi

"Bashkimi Evropian do të vazhdojë ti përkrahë institucionet malazeze, por Mali i Zi duhet të plotësojë orientimin e vetë  kushtetues që të jetë shtet ekologjik", ka theksuar shefi i delegacionit të BE në Podgoricë Aivo Orav. Delegacioni i BE, Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit si dhe Agjencia për mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit kanë organizuar  konferencën ,,Natura 2000 - hapat e ardhshëm për Malin e Zi", me të cilën janë prezantuar rezultatet e këtij projekti dhe sfidat në të ardhmen.  Orav  ka theksuar se BE gjatë 3 viteve të kaluara ka implementuar projektin me vlerë mbi 2 milion euro si përkrahje ministrisë për zhvillim të qëndrueshëm dhe agjencisë për mbrojtjen e natyrës dhe të mjedisit me qëllim që ti vendosin themelet për përcaktimin e rrjetit të ardhshëm ,,Natura 2000,, në Mal të Zi. Ky projekt, siç ka theksuar ai mund të konsiderohet si hulumtimi më gjithëpërfshirës në historinë e Malit të Zi.

Mali i Zi ka potencial të madh

Mali i Zi e ka bruto prodhimtarinë më të lartë të brendshme për kokë banori në rajonin e Ballkanit perëndimorë dhe një potencial të madh, ka vlerësuar kryetari i Bankë evropiane për rindërtim dhe zhvillimi, Suma Çakrabarti, duke shtuar se qëllimi është rritja e investimeve dhe reforma e politikës. Ai në intervistën dhenë agjencisë Mina, ka theksuar se shteti mbështetet në turizëm, me plotë të drejtë, duke pasur parasysh bukuritë dhe përparësitë natyrore. "Kjo ka rezultuar mjaft e suksesshme, sepse shteti, vetëm gjatë vitit të kaluar, ka realizuar një sezon teje të suksesshëm turistik, megjithatë, rekomandohet verifikimi i burimit të të ardhurave", ka theksuar Çakrabarti në prag të vizitës në Mal të Zi e cila do të realizohet të martën. Gjatë qëndrimit ai do të takohet me zyrtarët shtetërorë, përfshirë këtu edhe presidentin e shtetit Millo Gjukanoviq dhe kryeministrin Dushko Markoviq.

 

Shpallet konkursi për anëtarët e Këshillit të APK-së

Këshilli për antikorrupsion  ka shpallur  konkursin për zgjedhjen e 5 anëtarëve të këshillit të Agjencisë për pengimin e korrupsionit. Anëtarët e këshillit zgjedhën në mandatin 4 vjeçar me mundësi të rizgjedhjes edhe për një mandat tjetër.  Anëtar i këshillit mund të zgjedhet individi i cili përveç kushteve të përgjithshme të parapara për punë në organet shtetërore duhet të ketë arsimin superior, 10 vjet përvojë pune prej të cilave së paku 5 vjet në ushtruarjen e detyrave  nga fusha e luftës kundër korrupsionit ose në mbrojtjen e të drejtave njerëzore. Përndryshe, sot po mbahet konferenca me titull, "Integriteti në politikë dhe në sektorin publik", të cilën e financon Holanda. Në këtë Konferencë të cilën e organizoi Qendra për tranzicionin Demokratik, u vlerësua se Agjencia duhet që me korrupsion të merret në mënyrë esenciale dhe të ketë një qasje proaktive.

Hetohet shpenzimi i mjeteve nga Fondi Abu Dabi

Nëpunësit e zyrës speciale policore kanë hyrë sot në zyrat e Ministrisë të bujqësisë dhe zhvillimit rural, njofton Televizioni i Malit të Zi. Ata, siç njofton ky medium, me urdhrin e Prokurorit special të shtetit, e kanë marrë tërë dokumentacionin që ka të bëje me kredinë e cila kësaj Ministrie i është ndarë nga Fondi Abu Dabi.   ky dokumentacion është marrë për të vërtetuar nëse me këtë rast ka pasur veprime joligjore, respektivisht që të vërtetohet mënyra e shpenzimit të mjeteve nga kjo kredi. Marrëveshjen me përfaqësuesit e këtij Fondi e kanë nënshkruar ish ministri i bujqësisë dhe zhvillimit rural, Petar Ivanoviq dhe kryetari i Këshillit të drejtorëve të Fondit investues zhvillimorë, Zoran Vukçeviq. 

 

Për aferën "Telekom", të akuzuarit e mohojnë fajin

Ish udhëheqësit të Telekomit të Malit të Zi, Oleg Obradoviq dhe Miorag Ivanoviq, të akuzuar për keqpërdorim të pozitës gjatë privatizimit të Kompanisë, kanë mohuar fajin dhe konsumimin e veprës penale me të cilën ngarkohen. Ata, në seancën e sotme në Gjykatën e lartë në Podgoricë, kanë thënë se nuk do të përgjigjen në pyetje të prokurorit, për arsye parimore, por vetëm në pyetjet e Gjyqit dhe mbrojtjes. Obradoviq, duke paraqitur mbrojtjen e vet, ka theksuar se fushata e mediave kundër tij po zgjat tash 14 vjet, dhe beson se procesi do të dëshmojë se është në të drejtë. Prokuroria speciale shtetërore ka ngritur akuza kundër Obradoviqit dhe Ivanoviqit, të cilët ngarkohen se gjatë privatizimit të Telekomit nga kjo kompani kanë tërhequr 2 milionë e 300 mijë euro, përmes një kontrate fiktive.

 

Cakuli të anulojë çmimoren e re

Disa dhjeta qytetarë të Ulqinit shprehën pakënaqësinë sot para zyrave të Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Të Mirave Detare për shkak të Çmimores së re të kompensimeve fillestare për shfrytëzimin/qiramarrjen e të mirave detare në brigjet e Bunës. Përfaqësuesja e OJQ „Restorantet e Adës së Bunës“ Valentina – Vanja Bogojeviq tha se çmimet janë rritur me mbi 100 për qind dhe se kjo i çon në kufirin e ekzistencës. „Dëshirojmë marrëveshje dhe jo ultimatume“, tha ajo duke theksuar se Të Mirat Detare nuk ka investuar asnjë euro në Bunë, njofton portali Ul- info. Ajo poashtu shtoi se qytetarët i përdornin këto lokalitete edhe para se Të Mirat Detare ekzistonin si institucion.

Avokati i qytetarëve Arben Hoxhiq ftoi kryetarin e Këshillit Drejtues të Të Mirave Detare Xhaudet Cakulin që të anulojë Çmimoren, të cilën ai e nënshkroi. Pas kësaj, qytetarët nisën shëtitjen protestuese dhe u ndalën para ndërtesës së Komunës së Ulqinit.

 

Kontrolli i lajmërimit të mysafirëve edhe në pikat kufitare

Komuna e Ulqinit, Organizata Turistike dhe organet shtetërore kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin një sërë masash për pagesën më të mirë të taksën e banimit në këtë vit, njofton portali Ul- info. Një nga masat e cila do të zbatohet është kontrolli i qëndrimit të mysafirëve në pikat kufitare gjatë daljes nga vendi si për mysafirët të cilët pushuan në rivierën e Ulqinit ashtu edhe për pronarët tek të cilët ishin të akomoduar. “Prandaj është obligimi ynë që të informojmë turistët dhe bashkëqytetarët tanë të cilët merren me qiradhënien e akomodimit për këtë masë”, u kumtua nga OT e Ulqinit.  Ata poashtu thonë se deri në fillim të qershorit në terren do të jenë ekipet e inspektorëve turistik, të autorizuar për kontrollin e akomodimit privat dhe pagesën e taksës së banimit.

"Nuk do të ketë zgjedhje lokale pa opozitën", porositë Basha

Partia Demokratike nuk ka ende një qëndrim zyrtar nëse do të marrë pjesë apo jo në zgjedhjet lokale, por nga Fieri, Lulzim Basha garantoi se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën.“Edi Rama dhe banda e tij e dinë fare mirë se zgjedhje palo-zgjedhje, zgjedhje fallco pa opozitën, nuk ka për të pasur. Kauza e çlirimit të Shqipërisë nga banda e Edi Ramës është përqafuar nga shumica dërrmuese e shqiptarëve, që i janë bashkuar thirrjes, kushtrimit dhe emergjencës kombëtare “Rama ik”, tha Basha. Për kryedemokratin, stabiliteti i vendit është kërcënuar nga krimi i organizuar, sipas tij, në bashkëpunim më pushtetin, ndaj ai kërkoi ndihmën edhe të fierakëve për rivendosjen e demokracisë së vërtetë: “Prandaj beteja jonë është e vetmja betejë për stabilitet të vërtetë dhe është një leksion për popujt e tjerë të Ballkanit, se ky vend edhe një herë, do t’i prijë integrimit evropian të të gjithë Ballkanit Perëndimor, duke pranuar, imponuar dhe zbatuar asgjë më pak se standardet evropiane për qytetarët tanë dhe vendin tonë”.

 

Ish ushtari pranon vrasjen e gazetarit sllovak

Një ish-ushtar i Sllovakisë pranoi se ka vrarë gazetarin sllovak, Jan Kuciak, dhe të fejuarën e tij, raportojnë mediet sllovake. Miroslav Marcek dhe tre të tjerë - të gjithë në paraburgim - janë akuzuar për vrasjet, të cilat kanë shkaktuar zemërim të madh në Sllovaki, ashtu si edhe ndryshime politike. Kuciak dhe Martina Kusnirova, të dy 27 vjeç, janë vrarë në shkurt të vitit 2018. Prokurorët kanë akuzuar biznesmenin sllovak, Marian Kocner, për urdhërimin e vrasjes së Kuciakut. Gazetari dhe e fejuara e tij janë qëlluar për vdekje në shtëpinë e tyre në Velka Maca, një fshat rreth 65 kilometra në lindje të Bratisllavës. Kuciak ka qenë duke shkruar për lidhjet e dyshuara midis biznesmenëve dhe politikanëve sllovakë me mafian italiane. Zemërimi publik bëri që avokatja anti-korrupsion, Suzana Kaputova, të fitojë në zgjedhjet presidenciale të Sllovakisë, muajin e kaluar.

 

Ende paqartësi dhe jo qetë në Sudan

Ushtria e Sudanit duket se nuk do ta ketë të lehtë udhëheqjen e vendit pasi rrëzoi nga pushteti dhe e arrestoi presidentin Omar al-Bashir. Kjo pasi turma të mëdha të njerëzve kanë vërshuar rrugët e kryeqytetit gjatë natës duke injoruar gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur nga ushtria. Protestuesit thonë se Këshilli ushtarak që mori pushtetin janë pjesë e të njëjtit regjim. Të enjten pas disa muajsh protesta të qytetarëve, presidenti Omar al-Bashir u rrëzua nga pushteti dhe u arrestua nga ana e ushtrisë. Ekziston gjithashtu një rrezik real që elementë të ndryshëm të forcave të sigurisë dhe të milicisë mund të kthejnë armët e tyre kundër njëri-tjetrit, raporton BBC.

 

Arrestohet njeriu i afërt i Asanzh

Një person i afërt i Vikiliksit Julian Asanzh, është arrestuar, derisa po përpiqej të largohet nga Ekuadori. Ministrja e punëve të brendshme të Ekuadorit Maria Paula Romo ka kumtuar se personi i arrestuar dyshohet si lojtar kyç i Vikiliksit dhe i afërt i Julian Asanzhit. Romo ka thënë se ky person, të cilit nuk ia ka përmendur emrin, është arrestuar për shkak të dyshimit se po përgatiste një komplot kundër Qeverisë në Ekuador. Një zyrtar qeveritar  në kushte anonimiteti  i tha Asocieted Pres se personi i arrestuar është Ola Bini, një zhvillues suedez i softuerit. Arrestimi i tij vjen vetëm pak orë pasi Asanzh u arrestua në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Ky i fundit përballet tani me ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me një dënim deri në 5 vite burg, pasi u tërhoq me forcë nga Ambasada e Ekuadorit në Londër të enjten, duke i dhënë fund një ngërçi diplomatik që zgjaste prej 7 vitesh.

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi po mban mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut. Fryn erë e dobët deri mesatare, në bregdet deri e fortë nga drejtimet e jugut. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Bijello Pole 17, Podgoricë e Beranë 16, Herceg Novi e Ulqin 15, Budvë 14, Tivar e Rozhajë 13, Nikshiq, Kollashin e Plavë 12, Cetinë 10, Plevle 8 dhe në Zhablak 7 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe në orët e pasdites me reshje të dobëta të shiut e bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej -1 deri në 10, kurse më e larta e ditës prej 5 deri në 19 gradë celsius.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se