Žabljak
Pretežno oblačno
6.8 °C
Pljevlja
Oblačno
11.2 °C
Herceg Novi
Pretežno oblačno
15.2 °C
Nikšić
Oblačno
12.0 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
17.8 °C
Bar
Pretežno oblačno
17.9 °C
Podgorica
Pretežno oblačno
17.8 °C
Ulcinj
Oblačno
17.6 °C
Kolašin
Oblačno
10.9 °C

Lajmet

23. 04. 2019.   >>  18:14 0

Lajmet 23.04.2019

23.04.2019

Viti i ardhshëm, rikthes në zhvillimin e e-shërbimeve 

Viti i ardhshëm në Mal të Zi, do të jetë rikthes në zhvillimin e shërbimeve elektronike, kurse transformimi digjital nuk është vetëm obligim i vendimmarrësve por i të gjithë akterëve shoqëror, është vlerësuar gjatë drekës punuese të cilën e ka organizuar Oda ekonomike amerikane.

Ministrja e administratës publike, Suzana Pribilloviq, ka vlerësuar se viti i ardhshëm do të jetë rikthes në zhvillimin e shërbimeve elektronike, sepse do të futen dokumenët identifikuese elektronike dhe do të vendoset identiteti digjital.

Sipas fjalëve të sajë, edhe pse është rritur dukshëm numri i shërbimeve në portalin e e-administratës, që tani janë rreth 560, në qeveri nuk janë të kënaqur me shkallën e digjitalizimit të tyre, seps eshumica ka karakter informativ.

Nënkryetarja e Odës ekonomike amerikane, Svetllana Vuksanoviq, ka theksuar se transformimi i Malit të Zi, në shtet digjital, është jo vetëm detyrë e vendimmarrësve, por i të gjithë akterëve shoqëror, pra edhe i bashkësisë afariste.

Ajo ka përkujtuar se ka fundi i viti të kaluar është themeluar Komiteti për transformimin digjital. Ambasadorja e SHBA në Podgoricë, Xhudi Rajzing Rajnke, ka theksuar se pret që kompanitë amerikane do të mund të ofrojnë profesionalizëm dhe zgjidhje në përmirësimin e e-shërbimeve dhe në zhvillimin ICT sektorit në Mal të Zi.

 

Nesër, ora e Kryeministrit 

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do të përgjigjet nesër në Parlament, në pyetjet e përfaqësuesve të klubeve të deputetëve. Kryetari i klubit të deputetëve të pavarur, Aleksandar Damjanoviq, do të pyes kryeministrin për qëllimin se çfarë do të ndërmarr qeveria lidhur me shpenzimet e mëdha të buxhetit shtetëror, si pasojë e aktvednimeve fuqiplotë gjyqësore në bazë të cilave u paguhen dëmshpërblimet numrit gjithnjë e më të madh të indidvidëve kundër të cilëve janë ngritur aktakuza por që nuk është vërtetuar fajësia.

Deputeti i FD, Andrija Mnadiq, ka përkujtuar se në anijen shkollore "Jadran", të marinës së Malit të Zi, janë gjetur mbi 50 kg kokainë, vlera e të cilit në tregun e BE, arrinë deri në 30 milion euro. Ndërkaq, rashko Konjeviq nga PSD,  do ta pyes kryeministrin nëse qeveria do të heq dorë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike që është paralajmëruar për më 1 maj.

Depot ushtarake, nuk janë shfrytëzuar për fshehjen e kokainës

Ministria embrojtjes kategorisht ka mohuar se depot ushtarake shërbejnë për fshhjen e kokainës. Disa media kanë publikuar sot se depot ushtarake kanë shërbyer për fshehjen e kokainës e cila më vonë është gjetur në anijen ushtarake "Jadran".

 "Nëse lokalitetet ushtarake të braktisura tashmë një kohë të gjatë, shërbejnë pëe aktivitetet të tilla eventuale, ushtria deh as pjesëtarët e saj nuk kanë lidhje me këtë veprimtari", është kumtuar nga ministria e mbrojtjes.

Ushtria, siç theksohet, mbetet institucion i cili din të ballafaqohet me epidemitë e kohës, gjë që ka treguar rasti i sekuestrimit të fundit të kokainës në Mal të Zi.

Individët të cilët ia  kanë lejuar vetes përllosjen e uniformës të ushtarit malazez, nuk mund të nënçmojnë profesionine ndershëm ushtarak dhe as të njollosin shumicën dërmuese të pjesëtarëve të ndreshëm të ushtrisë së Malit të Zi", është kumtuar nga ministria e mbrojtjes.  

Sëbashku drejtë mbrojtjes së drejtave qytetare

Bashkëpunimi i institucioneve shtetërore dhe administratave lokale, është i domosdoshëm për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, është konstatuar në takimine  ministes pa portofol, Marija Vuçinoviq, me kryebashkiakun e Podgoricës , Ivan Vukoviq. Vuçinoviq, ka theksuar se me një punë të harmonizuar të shërbimeve të qytetit, mund të ndikohet në zvogëlimine  pasojave nga fatkeqësitë leementare, me çrast Kryeqyteti, mund të shërbehet me përvojën e mirë të dia akomunave në mal të Zi, të cilat nga buxheti kapital vendor, ndajnë mjete për realizimin e masave parandaluese.

Siç është kumtuar nga qeveria, gjatë takimit është buiseduar edhe për punën dhe funksionimin e komisionit për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë elementare kurse , Vukota Stanishiq, anëtar i komisionit e udhëheqës i repartiti për punët këshilldhënëse në prodhimtarinë bimore, në minsitrinë e bujqësisë dhe zhvillimit rural, ka prezantuar subvencionet të cilat kjo ministri, ua mbulon prodhuesve buqjësor.

 

Këshilli, ka përkrahur propozimin për emrimin e V. Shukoviq në OSBE

Këshilli për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mërgimtarët, ka përkrahur sot propozimin që Veselin Shukoviq, të jetë ambasador i ë Malit të Zi, shef i Misionit të përhershëm pranë OSBE-së dhe në Agjencive të specializuara të OKB-së mbi baza rezidenciale,  me seli në Vjenë. 

Këtë propozim të Qeverisë, e kanë miratuar sot anëtarët e Këshillit për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mërgimtarët. Në bazë të Kushtetutës, ambasadorët i emëron presidenti i Malit të Zi, në bazë të propozimit të Qeverisë dhe në bazë të mendimit të Këshillit kompetent parlamentarë.

Boshkoviq dhe pjesëtarët e ushtrisë, dhurojnë gjak

Ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq, është kyçur sot si dhurues i rregullt vullnetar i gjakut në aksionin e grumbullimit të rezervave të gjakut të Entit për transuzion.

Gjak, kanë dhuruar edhe disa bashkëpunëtor të tij si dhe të punësuarit në Ministrinë e mbrojtjes dhe në Shtabin e përgjithshëm të ushtrisë së Malit të Zi.

 "Ministria e mbrojtjes dhe ushtria e Mlait të Zi, gjithmonë janë të gatshëm ti ndihmojnë aksionet e tilla gjë që e tregon edhe fakti se pjesëtarët e ushtrisë së Malit të Zi, rregullisht dhurojnë gjak të domosdoshëm për funskionimin e sistemit shëndetësor", thuhet në kumtesën e ministrisë së mbrojtjes.

lëkundje  toke në Tiranë

Një lëkundje e lehtë tërmeti është regjistruar paraditen e kësaj të marte, në orën 09:58.Tërmeti ka rezultuar me magnitudë 3.8, me thellësi 10 km nën tokë, dhe epiqendrën e ka pasur rreth 13 km në Perëndim të Krujës dhe 28 km në veriperëndim të Tiranës.

Lëkundja ka qenë e lehtë dhe nuk është ndierë shumë, e si e tillë nuk dyshohet të ketë shkaktuar dëme, transmeton tch.

 

"Bindja demokratike", partia më e re në Shqipëri   

“Bindja Demokratike” është partia më e re në Shqipëri, e regjistruar këtë të martë në Gjykatë dhe Komisionin qendror të zgjedhjeve, nga ish-demokrati Astrit Patozi.

Pas distancimit të Rudina Hajdarit nga kjo forcë e re politike, Patozi mësohet zhvilloi një ditë më parë takime me disa deputetë të dalë nga Partia Demokratike.

Bashkë me të në këtë nismë, mësohet se deri tani janë bashkuar Fabjan Topollaj dhe Leonard Olli, të deri pak muaj më parë anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, përfaqësues të Partisë Demokratike.

 

KQZ, nuk ka certifikuar ende kandidatët e Listës Serbe 

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka dështuar sot të përfundojë procesin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve për kryetar të katër komunave në veri për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 19 majit.

Anëtarët e komisionit kanë miratuar rekomandimet e zyrës politike për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, por jo edhe ato për subjektin politik Lista Serbe.Kandidimi i ish-kryetarëve të komunave në veri të vendit për zgjedhjet e 19 majit, ka bërë që të ketë vështirësi në certifikimin e tyre në KQZ. Megjithëse zyra politike rekomandoi emrat e propozuar nga Lista Serbe, dhe tha se janë konform rregullave ligjore, certifikimi i tyre nuk u arrit për shkak të kundërshtimeve nga anëtari i KQZ-së, Adnan Rrustemi.

Sipas tij, dorëheqja e tyre pesë muaj më parë dhe arsyet e dorëheqjes duke kundërshtuar vendimet e institucioneve të Kosovës, bën që ata të humbin të drejtën kushtetuese për të qenë kandidat. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, bëri thirrje që të frenohen nga vlerësimet politike dhe të zbatohet ligji për zgjedhje.

 

Të kthyerit nga Siria në Kosovë, janë liruar nga Qendra për të huajt

Të gjithë të kthyerit nga Siria në Kosovë janë liruar nga Qendra për të Huaj në fshatin Vranidoll të Prishtinës, ku mbaheshin që nga dita e shtunë, konfirmoi Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ndërkaq, 32 gra të kthyera janë duke u hetuar nga institucionet e Kosovës.

Prokuroria Speciale konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se këto gra kanë qenë edhe më parë nën hetime, porse ato janë pezulluar për shkak se të dyshuarat kanë qenë të paarritshme për prokurorinë.

Sylë Hoxha, nga Prokuroria Speciale e Kosovës, konfirmoi rinisjen e hetimeve.

“Hetimet do të vazhdojnë, sepse ato edhe më parë kanë qenë nën hetime, por hetimet janë pezulluar për shkak se kanë qenë të paarritshme për prokurorinë, kështu që do të rifillojnë hetimet për 32 prej tyre, për momentin”, tha Hoxha.

Sipas tij, edhe pse gratë janë liruar, prokuroria do të vazhdojë ndërmarrjen e hetimeve.

Institucionet e Kosovës kthyen në Kosovë, mesnatën e së premtes, 110 kosovarë, të cilët ishin në zonat e konfliktit në Siri.

 

Kandidatët presidencia, kërkojnë votat e shqiptarëve për balotazhin      

Kandidatët për presidentë të Maqedonisë së Veriut, Pendarovski dhe Siljanovska-Davkova kanë kërkuar votat e shqiptarëve për balotazhin më 5 maj.

Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska-Davkova kanë kërkuar që në paraqitjen e parë pas shpalljes së rezultateve, votat e shqiptarëve, që votuan për kandidatin Blerim Reka. Këto do të jenë vendimtare për përcaktimin e fituesit në zgjedhjet presidenciale. Kjo duke patur parasysh dallimin e ngushtë të votave prej më pak se një për qind, përkatësisht vetëm 4 mijë e 500 vota.

Stevo Pendarovski, kandidat për president i mbështetur nga partitë e koalicionit qeveritar, ka thënë se prej votuesve shqiptarë do të varet e ardhmja e vendit, pro Europës ose politikave bllokuese, të cilat i paralajmëron oponentja e tij në garë.

Gordana Siljanovska-Davkova është shprehur e bindur se koncepti i saj dhe ai i zotit Reka kanë pasur një bosht të përbashkët, atë të sundimit të drejtësisë dhe shtetit ligjor.

 

 

Tërmeti prej 6.3 ballë, ka goditur Filipinet

Qendra amerikane për studime gjeologjike (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit është regjistruar në pjesën perëndimore të ishullit Samar, në jug të Filipineve.

Një tërmet tjetër i fuqishëm prej 6.3 ballë sipas Rihterit ka goditur Filipinet.

Qendra amerikane për studime gjeologjike (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit është regjistruar në pjesën perëndimore të ishullit Samar, në jug të Filipineve.

Sipas informacioneve të para, tërmeti më së shumti ka dridhur qytetin Tutubihan, ndërsa deri tani nuk ka informacione për viktima apo dëme materiale.

Dje po ashtu një tërmet i fuqishëm goditi rajonin afër kryeqytetit Manila.

Në tërmetin e djeshëm së paku 11 persona humbë jetën ndërsa dhjetëra të tjerë llogariten të zhdukur. Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar së paku 30 persona të zhdukur nën rrënojat e një qendre tregtare.

 

Zyrtarët pohojnë se sulmet në Shri Lankë janë kryer me ndihmën e një rrjeti ndërkombëtar,   

Vala e sulmeve që vrau 290 njerëz të dielën në Shri Lankë u krye me mbështetjen e një rrjeti ndërkombëtar, thanë zyrtarët.

Qeveria fajësoi grupin lokal xhihadist, Jamath, edhe pse askush nuk e mori ende përgjegjësinë.

Sulmet vetëvrasëse në kisha dhe hotele lanë edhe rreth 500 persona të plagosur.

Policia arrestoi 24 njerëz në lidhje me to, ndërsa Zyra e Presidentit të Shri Lankës shpalli gjendje të jashtëzakonshme kombëtare.

Gjendja e tillë i jep policisë dhe ushtrisë kompetenca të gjera për të ndaluar dhe marrë në pyetje njerëz.

Tri kisha në Negombo, Baticaloa dhe Kolombo ishin në shënjestër të sulmeve, ashtu si edhe hotelet Shangri-La, Kingsbury dhe Cinnamon Grand në kryeqytetin Kolombo. Zyrtarët thanë se të gjitha sulmet u kryen nga bombardues vetëvrasës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Rajitha Senaratne, tha se autoritetet besojnë se sulmuesit kanë pasur mbështetje ndërkombëtare.

 

 

Protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë në pjesë të ndryshme të vendit

Janë përshkallëzuar tensionet në Sudan kur ushtria urdhëroi protestuesit të lirojnë rrugët dhe të largojnë barrikadat e vendosura gjatë protestave për rrëzimin e presidentin, Omar al-Bashir. Urdhri nga ushtria u bë një ditë pasi u ndërprenë bisedimet mes protestuesve dhe këshillit ushtarak që udhëheq me Sudanin, pas rrëzimit të presidentit Bashir më 11 prill.

Protestuesit pezulluan bisedimet duke thënë se këshilli nuk i ka përmbushur kërkesat e tyre për një transferim të menjëhershëm të pushtetit te një qeveri civile, transmeton REL.

Mijëra qytetarë u mblodhën sërish në pjesë të ndryshme të vendit.

Pas 30 vjetësh në pushtet presidenti, Omar al-Bashir u përmbys dhe u arrestua nga ana e ushtrisë. Në Sudan u shpall gjendje e jashtëzakonshme dhe këshilli ushtarak që mori pushtetin tha se tranzicioni do të zgjasë 2 vjet e më pas do të mbahen zgjedhjet e reja.

 

Nesër, mot i ndryshueshëm dhe i thatë

Sot në Mal të Zi, mban mot kryesisht i vranët por i thatë. Frynë erë mesatare deri e fortë e drejtimeve të jugut.

Temperaturat në orën 14; Ulqin 25 gadë, Beranë e Tivar 22, Budvë 21, Podgricë e Herceg Novi 20, Andrijevic 19, Kollashin 18, Plevë e Shavnik 17, Nikshiq, Cetinë, Plluzhinë e Plavë, 16, Rozhajë 15 dhe në Zhablak 10 gradë.

Nesër, do të mbaj mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale të gjata me diell.

Do të fryjë erë mesatare deri e fortë e drejtimeve jugore.

tempertura e mëngjesit prej 5 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 16 deri në 27 gradë celsius.

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se