Žabljak
Oblačno
-4.5 °C
Pljevlja
Oblačno
-1.3 °C
Herceg Novi
Pretežno oblačno
9.8 °C
Nikšić
Pretežno oblačno
2.7 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
9.1 °C
Bar
Oblačno
10.7 °C
Podgorica
Oblačno
8.3 °C
Ulcinj
Oblačno
9.2 °C
Kolašin
Pretežno oblačno
-1.0 °C

Lajmet

01. 02. 2013. 15:49   >>  18:36 0

LAJMET 01.02.2013

LAJMET

Gjukanoviq në Konferencën e Mynihut

Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, prej sot deri me 3 shkurt merr pjesë në Konferencën e Mynihut, kushtuar sigurisë në të cilën do të prezantohen rezultatet e Malit të Zi në realizimin e reformave . Siç është kumtuar nga qeveria , Konferenca e Mynihut për sigurinë është forumi më i rëndësishëm i sigurisë në botë e cila mbahet në kontiunitet  prej viti 1936. Konferenca e sivjetme  e 49 me radhë do të diskutojë temat dhe sfidat  aktuale të sigurisë në Botë , euro-krizën dhe të ardhmen e UE , pastaj bashkëpunimi transatlantik në kuadër të NATO-s,  etj ,thuhet në kumtesë. Po ashtu theksohet se tema të konferencës do të jetë edhe preventiva  dhe lufta kundër sulmeve të mundshme , siguria dhe stabiliteti në Evropën jug-lindore dhe në Kaukaz , e ardhmja e mbrojtjes evropiane si dhe diplomacia në epokën e digjitalizimit. Siç është paralajmëruar në punën e konferencës do të marrin pjesë edhe ministrja e mbrojtjes  Milica Pejanoviq Gjurishiq si dhe Këshilltarët e kryeministrit  Millan Roqen dhe Nebojsha Kallugjroviq.

 

Shpjegimet janë politike e jo juridike

Presidenti aktual i Malit të Zi FilipVujanoviq ,ka theksuar se shpjegimet e rikandidimit të tij për funksionin e presidentit të shtetit i përjeton si çështje politike e jo juridike. Ai në intervistën për gazetën VJESTI ka theksuar se kjo çështje për të është e qartë dhe për këtë arsye e ka pranuar kandidimin presidencial. Vujanoviq, ka vlerësuar se lideri i Partisë social demokrate Ranko Krivokapiq e sulmon sepse është i bindur se vetëm ai mund ti mbrojë interesat e Malit të Zi. Ai megjithatë theksoi se është krenarë për  ndjenjat e veta malazeze.

 

Partia liberale mund të kandidoj femër për presidente

Partia Liberale nuk përjashtoi mundësinë që në zgjedhjet presidenciale kandidat i saj të jetë femër , nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje tjetër me PDS . Shkak kryesor  pse Partia Liberale konsideron se do të ishte mirë që të marr pjesë në zgjedhjet presidenciale me kandidaten femër është fakti se  skena politike malazeze  është i qartë shovinizmi i meshkujve, ka theksuar kryetari i Partisë Andria Popoviq. Kjo parti ka theksuar se njëri prej parimeve themelore të programit të saj dhe liberalizmit evropianë është barazia dhe e drejta për të gjitha pakicat.

 

 

Pasuria e Kaliq jepet me qira

Drejtoria për prona e Malit të Zi ka shpall ftesë publike për grumbullimin e ofertave për dhënien me qira të pronës së sekuestruar përkohësisht të biznesmenit nga Rozhaja Safet Kaliq. Kaliq, i dyshuar për larjen e parave të fituara nga kontrabanda me heroin është në arrati dhe për të është shpallur fletë arresti i Interpolit.  Me qira do të jepet prona e Kaliq ku bëjnë pjesë pompa e benzinës M Petrol me objektet përcjellëse, Hotel Rozhaja dhe Kafeneja Tajson në Rozhaj. Të drejtë pjesëmarrjeje në licitacion kanë të drejtë të gjithë personat juridik, vendas dhe nga jashtë.

 

 

Jahjaga në Konferencën për Siguri në Mynih

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, udhëtoi dje për në Gjermani. Ajo do të marrë pjesë në Konferencën e 49-të për Siguri që do të organizohet në qytetin e Mynihut.
Më shumë se 70-të shtete dhe rreth 400 delegatë do të marrin pjesë në eventin që zhvillohet nga data 1 deri më 3 shkurt. Nuk do të mungojnë as delegacioniet nga fuqitë në ekspansion si India dhe Brazili, po ashtu edhe disa shtete Afrikane dhe Kina. Ky event prej kohësh nuk është thjesht një konferencë politike, pasi në kryeqytetin e Bavarisë vijnë edhe biznesmenë dhe drejtues organizatash jo-fitimprurëse. "Konferenca e Mynihut është kthyer në një barometër për ndryshimet e politikave të sigurisë në shekullin e 21-të. Përveç çështjeve të politikave të sigurisë në axhendë janë edhe ndryshimet e klimës dhe siguria kibernetike", – thotë kryetari i konferencës Volfgang Ishinger.

 

 

Krasniqi takoi shefin e ri të EULEX-it, Bernd Borchardt

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi në takimin me shefin e ri të EULEX-it, Bernd Borchardt kërkoi rritjen e mbështetjes se EULEX-it për Kosovën, si në fushën e sundimit të ligjit, ashtu edhe në procesin e integrimeve euro-atlantike. Krasniqi në këtë takim bëri një rezyme të të arriturave të Kosovës dhe të Kuvendit në fushën e legjislacionit, duke shtuar se Kuvendi edhe në të ardhmen do të jetë në nivel të detyrës së tij. Kryeparlamentari Krasniqi çmoi ndihmën që EULEX-i i ka dhënë Kosovës gjatë gjithë viteve të misionit të tij, por kërkoi që kjo mbështetje të rritet edhe më tej në të ardhmen, si në fushën e sundimit të ligjit, ashtu edhe në procesin e integrimeve euro-atlantike. Shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt, duke u shprehur i kënaqur me rolin e Kuvendit të Kosovës, tha se ndihet i gëzuar që po kthehet sërish në Kosovë. Ai tha se është me shumë rëndësi që EULEX-i të vazhdojë të punojë ngushtë me institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë.

 

 

Rasmusen: Situata e Sigurisë në Kosovë është përmirësuar

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, gjatë fjalimit të tij vjetor ka konstatuar se situata në Kosovë gjatë vitit të kaluar ka pasur përmirësime. Megjithatë, ai ka shtuar se, ende ka probleme të shumta, sidomos në veri, i cili sipas tij,
“është çelësi i zgjidhjes për të gjitha mospajtimet” gjatë dialogut Prishtinë-Beograd. Sekretari gjeneral, megjithatë, ka paralajmëruar se “korrupcioni, krimi i organizuar dhe mungesa e zhvillimit ekonomik, vazhdojnë të ndikojnë në situatën e sigurisë, posaçërisht në veri të Kosovës”.Rasmusen gjatë deklaratës së tij ka thënë se NATO nuk planifikon të zvogëlojë numrin e pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë, që aktualisht është 6000. Ndër të tjera, Rasmusen, ka konstatuar se është arritur përparim në dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit të ndërmjetësuar nga BE dhe ka shtuar se “kjo është kruciale në zgjidhjen e problemit të veriut të Kosovë”.

 

 

Halbauer: Këtë vit vendoset nëse FSK do të jetë ushtri

Ndonëse gjendja e sigurisë ka ndryshuar rrënjësisht ka ende potencial konflikti. Kështu ka thënë komandanti i KFOR-it, Volker Halbauer. Në një intervistë për Deutsche Welle, Halbauer ka thënë se KFOR-i do të vazhdon të kujdeset për sigurinë në Kosovë.Ai ka thënë se nuk mund të përjashtohet asnjëherë ndikimi i veprimeve, aksioneve dhe proceseve në rajonet fqinje ndaj Kosovës. Sipas tij kjo u pa edhe me rastin e zhvillimeve të fundit në Luginë të Preshevës. Sido që të jetë KFOR-i është i përgatitur për të gjitha zhvillimet e mundshme dhe i përkushtuar për krijimin e një mjedisi të sigurt jo vetëm në veri të Kosovës.

 

 

Davutoglu në Beograd, flet edhe për Kosovën

Shefi i diplomacisë turke, Ahmet Davutoglu, ka qëndruar sot në Beograd, ku ka takuar homologun serb, Ivan Mërkiq. Sipas mediave serbe, tema të takimit kanë qenë përmirësimi i stabilitetit në rajon, bashkëpunimi ekonomik dhe dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit. “Bashkëpunimi ynë strategjik në Ballkan është sinjal i rëndësishëm, mesazh dhe mekanizëm për stabilitet, paqe dhe përparim të rajonit”, citojnë mediat serbeDavutoglun.
Kryediploamti turk do të takojë edhe kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.

 

 

Kërkohet legalizimi i lapidarit të UÇPMB-së

Administrata lokale e Komunës së Preshevës ka paraqitur kërkesë për legalizimin e lapidarit të UÇPMB-së, të hequr ditë më parë nga Qeveria e Serbisë. “Administrata lokale ka ngritur kërkesën para Ministrisë së Drejtësisë për legalizimin e lapidarit, i cili ka qenë në qendër të Preshevës”, u ka thënë mediave serbe kryetari i kësaj komune, Ragmi Mustafa.Ai ka bërë të ditur se e njëjta kërkesë i është drejtuar “edhe OSBE-së, edhe Trupit Koordinues për jugun e Serbisë”, transmeton Rel.Xhandarmëria serbe, me urdhër të Qeverisë në Beograd, ka larguar lapidarin nga Presheva më 20 janar.Aksioni ka shkaktuar protesta në Preshevë dhe Prishtinë, si dhe zemërimin e autoriteteve në Luginë, Kosovë dhe Shqipëri.

 

 

Në Shqipëri "mungon kultura e kompromisit"

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele, në një mesazh të postuar në rrjetin social Twitter, ka thënë se zgjedhjet në Shqipëri janë të rëndësishme, por nuk do të zgjidhin çështjet kritike. “Zgjedhjet janë të rëndësishme, por nuk do të zgjidhin çështjet kritike: mungesën e kulturës së kompromisit", ka shkruar Fuele. Ai pritet të qëndrojë të hënën në Tiranë, ku do të takojë kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin socialist, Edi Rama. Vizita e tij është parë si përpjekje për të ofruar një rrugëzgjidhje për miratimin në Parlament të tre ligjeve të përcaktuara nga BE-ja, si kusht që Shqipëria të marrë statusin kandidat.

 

 

Turqi: Sulm vetëvrasës në Ankara, dy të vdekur

Dy persona raportohen të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur pas shpërthimit para ambasadës amerikane në Ankara. Sipas një gazetari të Associated Press, ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin. Mirëpo thuhet se ai do të ketë qenë shpërthim vetëvrasës. Policia dhe zjarrfikësit tashmë janë në vendin e ngjarjes.

 

 

Nga një shpërthim në Meksikë, vdesin 25 njerëz

Njëzetepesë njerëz kanë vdekur dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi që ka tronditur kompaninë shtetërore të naftës në Meksikë, Pemex. Autoritetet thonë se numri i të vdekurve mund të rritet pasi dhjetëra njerëz janë të bllokuar nën rrënoja ose brenda ndërtesës së dëmtuar në Meksiko Siti. Ndërtesa, 52-katërshe, në të cilën punojnë disa mijëra njerëz, është evakuuar. Nuk është ende e qartë se çfarë ka shkaktuar shpërthimin.

 

 

Nga shpërthimi i fishekzjarrëve në autostradën kineze, vdesin të paktën 26 njerëz

Të paktën 26 njerëz janë vrarë në pjesën qendrore të Kinës, kur një kamion që barte fishekzjarrë ka eksploduar në një urë. Mediat shtetërore thonë se shpërthimi ka shkatërruar një pjesë të urës 80-metërshe, jashtë qytetit Sanmenksia, duke bërë që dhjetëra makina të bien disa metra poshtë. Radioja Kombëtare e Kinës ka njoftuar se ekipet e emergjencës kanë mbyllur autostradën në vendin e aksidentit. Ura ndodhet në autostradën G30, e cila është rruga më e gjatë në Kinë.

 

Sulm pranë xhamisë në Pakistan, 15 të vrarë

Policia në provincën Khiber të Pakistanit ka bërë të ditur për të paktën 15 njerëz të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga shpërthimi i një bombe. Sulmi ka ndodhur pranë një xhamie të mbushur me njerëz dhe shumë nga viktimat kanë qenë besimtarë që kanë falur xhumanë. Khiberi njihet për dhunë të vazhdueshme sektare midis myslimanëve sunitë dhe shiitë.

 

 

Klinton mban fjalimin e fundit

Në fjalimin e fundit si sekretare amerikane e shtetit, Hilari Klinton ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë “më të fuqishme brenda dhe më të respektuara në botë” sesa në kohën kur ka marrë postin e kryediplomates, katër vjet më parë. Duke folur në Këshillin për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, Klinton ka thënë se Amerika do të mbetet “fuqia e nevojshme” e botës, por duhet të vazhdojë të përdorë “mjetet e shekullit 21” të diplomacisë, përfshirë fokusin në teknologjitë e reja. Ajo ka thënë se synimet e politikës së jashtme në vitet e ardhshme përfshijnë konsolidimin e pozicionit të SHBA-së në Azi, përfundimin e luftës në Afganistan, drejtimin e ndryshimeve në Lindjen e Mesme dhe vazhdimin e angazhimit të gjerë ekonomik. Senatori John Kerry, që është pasues i Klintonit në Departamentin e Shtetit, do të marrë detyrën më 4 shkurt.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se