Žabljak
Malo oblačno
9.9 °C
Pljevlja
Malo oblačno
12.2 °C
Herceg Novi
Pretežno vedro
19.2 °C
Nikšić
Vedro
14.0 °C
Cetinje
Vedro
11.9 °C
Bar
Vedro
20.1 °C
Podgorica
Vedro
19.9 °C
Ulcinj
Pretežno vedro
16.8 °C
Kolašin
9
9.1 °C

Lajmet

04. 02. 2013. 16:28   >>  16:43 4

LAJMET 04.02.2013

LAJMET

Ne vjeshte hapja e bisedimeve për kapitujt 23 dhe 24

Ministri për pune te jashtme i Sllovakise Mirosllav Llajcak preferon themelimin e prokurorisë speciale dhe te gjyqit per pengimin e korrupsionit dhe krimit te organizuar ne nivel te larte .Llajcak ne intervistën për Portalin RTMZ se për momentin nuk dyshon ne vullnetin politik dhe kurajon e elitës ne Mal te Zi dhe paralajmëroi hapjen ne vjeshte te kapitujve 23 dhe 24. Këshilli i UE ka lejuar konkluzionet e dy raporteve për skriningun e komisionit .Mali i Zi ,me mbështetjen e komisionit dhe te eksperteve është duke përgatitur plane aksionare për këto dy kapituj .Plane aksionare përgatiten edhe nga sfera e gjyqësorit si dhe nga sfera e te drejtës,lërese dhe sigurisë. Pas përfundimit ato do te shqyrtohen ne komisionin evropian dhe nëse paraqitet nevoja nga Mali i Zi do te kërkohet qe ti plotësojë ose ti ndryshoje ato.

Prevllaka nuk ndikon ne marrëdhëniet me Malin e Zi

 Kryetari i Kuvendit te Malit te Zi ,Ranko Krivokapiq ka biseduar ne Zagreb me presidentin kroat Josipovic .Josipovic ka theksuar se Kroacia nuk do ta kushtëzoi Malin e Zi ne rrugën evropiane ,sic ishte rasti ne marrëdhëniet Kroato-Sllovene .Krivokapiq ka theksuar se dy palët kane treguar mirëkuptim dhe se ceshtjen përfundimtare për zgjidhjen e problemit te Prevllakes mund ta zgjidh arbitrimin ndërkombëtare. Krivokapiq ka biseduar edhe me kryetarin e kuvendit kroat Josip Leko. Ata kane konstatuar se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë gjithnjë e me te mira dhe kane paralajmëruar avancimin e bashkëpunimit ne nivelin e parlamenteve .Leko ka theksuar se Kroacia është e gatshme ta ndihmoje Malin e Zi ne integrimet evropiane. Krivokapiq gjate qëndrimit ne Zagreb ka biseduar edhe me kryeministrin Zoran Millanoviq .Sot pasdite ai do te bisedoi edhe me kryetarin dhe anëtaret e Këshillit për integrimet evropiane te Kuvendit kroat si dhe me përfaqësuesit e bashkësisë malazeze ne Kroaci.

Konfliktet duhet te nxisin efikasitetin e KS

Konfliktet e kohës duhet te kuptohen si nxitje shtese për arritjen e marrëveshjeve për krijimin e Këshillit te sigurimit te OKB me efikas dhe me përgjegjës ,ka theksuar shefi i diplomacisë malazeze Igor Llukshiq ne takimin Ministrore ne Rome. Takimi ne Rome është organizuar  ne regjine e ministrive te jashtme te Italisë dhe Spanjës .Teme e takimit është qasje te reja ne reformimin e Këshillit te sigurimit. Llukshiq ka theksuar se kërkimi i zgjidhjeve për reforme ne Këshillin e sigurimit paraqet detyrim te komplikuar dhe mbase mjafte sfidues. Mali i Zi do te jete gjithnjë fleksibil dhe i hapur për ide dhe propozime te paraqitura nga vendet anëtare .Ai ka rekomanduar se vendet anëtare te OKB duhet te kërkojnë qasje te re për tu angazhuar ne forma me konstruktive dhe te përqendruar ne rezultate.

Lekiq do te fitoje ne zgjedhjet presidenciale

Kandidati presidencial Miodrag Lekic ,me përkrahjen e pjesës me te madhe te opozitës,do te shkaktoje diskontinuitetin e pushtetit dhe do ta mund Filip Vujanoviqin ,ka vlerësuar shefi i shtabit zgjedhore te Frontit demokratik Goran Danilloviq .Këshilli kryesor i PSP nga mbledhja e vete ka vendosur qe te përkrah Lekiqin ne zgjedhjet Presidenciale .Danilloviq ka shtuar se do te shihet gjate ditëve te ardhshme nëse përkrahja do te jete e organizuar si kolektive ose individuale.

 

Pozitivja do te vendose nesër për zgjedhjet presidenciale

Mali i Zi Pozitiv me siguri nesër do te sjelle vendimin për mënyrën e pjesëmarrjes ne zgjedhjet presidenciale,njofton Portali Analitika. Këshilli politik i kësaj partie me 26 janar ka rekomanduar qe lideri i saj Darko Pajoviq te jete kandidat presidencial nëse kështu vendosin edhe organet tjera partiake pas shqyrtimit te gjitha rrethanave te nevojshme .Këshilli kryesor i partisë ,kompetent për sjelljen e vendimit te tille,ka shtyre para dy ditësh vendimin për pjesëmarrje ne zgjedhje presidenciale. Përndryshe pjesëmarrjen e vet ne zgjedhjet presidenciale te cilat do te mbahen me 7 prill deri tani e kane paralajmëruar Filip Vujanoviq ,Rade Bojoviq dhe Miodrag Lekiq.

 

Edhe nesër mot i ngjashëm

Sot ne Mal te Zi mbajti mot kryesisht i vranët ,me reshje te shiut ne jug dhe te bores ne viset qendrore dhe veriore. Frynë ere e dobët deri mesatare nga drejtime te ndryshme .Temperaturat:Tivat 12,Tivare e Herceg Novi 11,Budve 10,Ulqin 9,Podgorice 6,Plave e Rozhaje 5,Biello Pole e Berane 4,Cetine 3,Nikshiq e Shavnik 2,Plevle 1,Kollashin e Zhablak 0 dhe ne Mojkovac -1 g.Për nesër gjate ditës pritet te mbaj mot kryesisht i kthjellet ,kurse ne orët e vona dhe te mbrëmjes vranesim gradual. Do te fryj ere e dobët deri mesatare,pasdite vende-vende e forte jugore dhe juglindore .Temperatura e mëngjesit prej prej -7e deri ne 3,kurse me e larta e ditës prej 5deri ne 16 g.c.

 

Takohen Thaçi e Haradinaj, s’ka koalicion PDK-AAK 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njoftoi të hënën se nuk do të ketë koalicion ndërmjet PDK-së dhe AAK-së, që do të mundësonte bashkëqeverisje në rrethanat e tanishme. Në njoftimin e AAK-së bëhet e ditur se delegacionet e AAK-së dhe të PDK-së, të prira nga kryetari Ramush Haradinaj dhe kryeministri Hashim Thaçi janë takuar të hënën për të shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit në Qeverinë e Republikës së Kosovës, por se nuk është arritur marrëveshje.“Pas shqyrtimit të gjendjes aktuale politike në Kosovë, nuk u arrit marrëveshja e cila do të mundësonte bashkëqeverisjen e PDK-së dhe AAK-së, në rrethanat e tanishme”, thuhet në njoftim. Megjithatë, AAK përsëriti se do të ofrojë kontributin e saj në adresimin e çështjeve siç thanë, me interes shtetëror: dialogu në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë; Reforma e sistemit zgjedhor dhe Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian.

Tensione për shkak të shpërthimeve në veri 

Situata e sigurisë në veri të Mitrovicës vazhdon të jetë e tensionuar për shkak të incidenteve të shpeshta që janë duke ndodhura atje. Kështu u vlerësua sot në takimin e Komitetit të Sigurisë që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës. Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se strukturat e sigurisë duhet të marrin masa dhe të izolojnë grupet dhe strukturat ilegale serbe që janë duke vazhduar të krijojnë incidente. “Shpërthimet e vazhdueshme në veri janë duke e mbajtur situatën të nderë”, tha ai.Kastrati përshëndeti veprimin e KFOR-it për largimin e barrikadës në afërsi të Rudares. “Barrikadat në rrugë nuk duhen lejuar në asnjë mënyrë, meqë ato vështirësojnë së tepërmi jetën e qytetarëve dhe lëvizjen e lirë”.

 

Para takimit Jahjaga-Nikoliq, nis raundi i ri i bisedimeve

Një ditë para takimit Jahjaga – Nikoliq në Bruksel, do të nis rundi i ri i dialogut teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu do të hapen edhe temat e ardhshme në dialog, si telekomunikacioni dhe energjetika. Shefi i ekipit teknik serb për negociata, Dejan Pavicevic thotë se nesër, temë do të jetë aranzhmani teknik lidhur me oficerët për lidhje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Gjithashtu do të hapen edhe temat e ardhshme në dialog, si telekomunikacioni dhe energjetika.

 

Misioni i Fule në Tiranë: Zgjedhjet e pakontestueshme

Komisionari Evropian për Zgjerimin, Shtefan Fyle mbërriti dje pasdite në Tiranë, në përpjekjen e tij për të bindur palët politike që të ecin para me procesin e integrimit. Tre ligjet e integrimit dhe mbajtja e zgjedhjeve të pakontestueshme më 23 qershor kanë dominuar diskutimet e Komisionarit në takimet me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian të akredituar në Tiranë, si dhe ambasadorin amerikan dhe atë të OSBE-së. E njëjta frymë ka dominuar edhe në takimin e komisionarit Fyle me kryeministrin Sali Berisha, ndërsa aktualisht ndodhet në selinë e PS me kryetarin e opozitës Edi Rama. Pak minuta para se të niste axhendën e takimeve në kryeqytetin shqiptar, në rrjetin social tuitter Fyle ka folur për vizitën e tij në Tiranë. "Erdha për të diskutuar çështjen më thelbësore të shtetit modern shqiptar; ç'duhet bërë për zgjedhjet që ato të mos kontestohen", shkruan komisionari Fyle.

 

Mali: Ushtria franceze bombardon bazat e militantëve

Ministri francez Laurent Fabius i ka thënë radios France Inter se beson që pas këtij operacioni, kryengritësit nuk do të mund të qëndrojnë gjatë a furnizime. Aeroplanët luftarakë francezë kanë bombarduar bazat dhe depotë ushtarake në pjesët e largëta të Malit verior, në përpjekje për të ndërprerë rrugët e furnizimit të kryengritësve islamistë. Njoftimi është bërë i ditur nga ministria franceze e punëve të jashtme.
Ministri francez Laurent Fabius i ka thënë radios France Inter se beson që pas këtij operacioni, kryengritësit nuk do të mund të qëndrojnë gjatë a furnizime.
Ndërhyrja ushtarake franceze në Mali ka nisur më 11 janar dhe që atëherë militantët islamistë kanë ikur në jug duke kërcënuar kryeqendrën Bamako.
Megjithë ikjen nga shumica e qyteteve të vendit, militantët ende kontrollojnë qytetin Kidal.

 

Kameron pret në takim presidentët e Afganistanit dhe të Pakistanit 

Kanë filluar sot në Londër bisedime trilaterale në mes të kryeministrit të Britanisë Deivid Kameron dhe presidentëve të Afganistanit dhe Pakistanit, Hamid Karzai, përkatësisht Asif Ali Zadari. Takimi vije si rezultat i presionit, me të cilin po ballafaqohet Afganistani për të arritur një marrëveshje paqeje me militantët talibanë, para fundit të vitit 2014, kur do të bëhet edhe tërheqja e trupave të fundit ushtarake të huaja nga ky vend. Qeveria britanike ka bërë të ditur se në takime do të jenë prezentë edhe përfaqësues të ushtrisë së Afganistanit dhe Pakistanit si dhe shefat e agjencive të inteligjencës së këtyre dy vendeve. Ky është takimi i parë në formatin trilateral. Britania e Madhe ka më shumë se 9 mijë trupa në Afganistan që shërbejnë në kuadër të forcave të NATO-së dhe shumica prej tyre janë të vendosura në provincën Helmand.Ky është dislokimi i dytë më i madh i huaj në Afganistan, pas Shteteve të Bashkuara, që ka më shumë se 60 mijë trupa të vendosura atje.

 

Izraeli i arrestoi 25 pjesëtarë të Hamasit

Ushtria e Izraelit thotë se i ka arrestuar 25 pjesëtarë të Hamasit gjatë natës së kaluar në Bregun Perëndimor.
Një zëdhënëse e ushtrisë, e cila ka njoftuar për këto arrestime, që janë bërë sot, nuk ka dhënë më tepër detaje.
Por, Qendra për të Drejtat e Njeriut Ahrar, me seli në Ramallah, tha se ndër të arrestuarit janë edhe tre ligjvënës palestinezë: Ahmad Attoun, Hatem Qfeishe dhe Muhammad al-Tul.
Hamasi dhe grupe për të drejta të njeriut thonë se fushata e arrestimeve e Izraelit synon shkatërrimin e përpjekjeve për pajtim ndërmjet lëvizjes radikale islamiste Hamas, që e qeverisë Rripin e Gazës, dhe rivalit kryesor të saj, Partinë Fatah të presidentit Mahmud Abbas, e cila qeverisë në Bregun Perëndimor.

 

Sulm vetëvrasës në Kirkuk, dhjetëra të vrarë

Raportohet se dhjetëra njerëz janë vrarë nga një sulm vetëvrasës me makinë-bombë në qytetin verior irakian, Kirkuk, kur sulmuesi ishte përpjekur ta shkatërrojë selinë e policisë në këtë qytet. Zyrtarë të policisë thanë se së paku 30 vetë janë vrarë dhe afro 70 të tjerë janë plagosur gjatë këtij sulmi, sot herët në mëngjes. Dëshmitarët thanë se sulmuesit ishin të veshur me uniforma të policisë. Sulmuesi vetëvrasës me makinë-bombë e drejtoi veturën e tij në hyrjen e ndërtesës së selisë së policisë, ndërsa së paku dy persona me armë kishin hapur zjarr dhe hedhur granata. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Ky është sulmi i tretë i madh gjatë disa javëve të fundit në Kirkuk ose rreth tij.Qyteti Kirkuk, që është i banuar me popullatë të përzier arabe, kurde dhe turkmene, është në qendër të mospajtimeve lidhur me të drejtat për naftë dhe tokë ndërmjet qeverisë qendrore në Bagdad dhe rajonit autonom kurd në pjesën veriore të Irakut.

 

Nga një sulm vetëvrasës në Irak, 4 të vrarë 

Nga një sulm vetëvrasës kundër pjesëtarëve të një grupi sunit, që mbështetet nga qeveria e Irakut, në pjesën veriore të kryeqytetit Bagdad, ka pasur të vrarë dhe të plagosur. Zyrtarë mjekësorë dhe policorë thanë se janë vrarë së paku katër vetë dhe plagosur më se 20 të tjerë. Sulmi i sotëm ndodhi afër stacionit të policisë në qyetetin Taxhi, derisa njerëzit ishin mbledhur për t’i marrë rrogat e tyre.Gjatë javëve të fundit në Irak është shtuar dhuna për shkak të tensioneve ndërmjet pakicës myslimane sunite dhe qeverisë së udhëhequr nga shiitët. Mijëra sunitë për disa javë kanë protestuar kundër kryeministrit Nuri al-Maliki, pjesëtar shiit, duke e akuzuar për persekutim të sunitëve.

 

SHBA e Koreja Jugore i filluan ushtrimet e përbashkëta ushtarake 

Forcat e Koresë Jugore dhe të Shteteve të Bashkuara i kanë filluar manovrat e përbashkëta treditëshe ushtarake në bregun lindor të Gadishullit Korean. Këto ushtrime po mbahen pasi muajin e kaluar, Koreja Veriore shpalli se do ta bëjë një test të ri atomik, për t’i kundërshtuar sanksionet e zgjeruara të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.Këto sanksione ishin ashpërsuar pasi Pheniani e kreu një testim të raketës me rreze të gjatë veprimi, në muajin dhjetor, që është parë si test i raketës së maskuar balistike.Pheniani thotë se lansimi i raketës ishte bërë me qëllim që të dërgohet një satelit në orbitë.Koreja Jugore tha se ushtrimet, që filluan sot janë pjesë e stërvitjeve të rregullta ushtarake dhe ishin të parapara para fillimit të tensioneve të fundit me Korenë Veriore.Pheniani i ka dënuar ushtrimet, duke i cilësuar si “luftënxitëse”. Koreja Veriore i ka ndërmarrë dy teste atomike në vitin 2006 dhe 2009.

 

Sot është Dita Ndërkombëtare e Kancerit 

Sot është Dita Ndërkombëtare e Kancerit, e cila ka për qëllim të tërheqë vëmendjen në zbulimin, trajtimin dhe parandalimin e sëmundjes. Unioni për Kontrollin Ndërkombëtar të Kancerit dhe Agjencia Ndërkombëtare për kërkimin e kancerit vlerësojnë se rreth 1.5 milion jetë mund të shpëtohen çdo vit nëse merren “masa vendimtare” për luftimin e kancerit. Ekspertët thonë se njerëzit mund të rrisin shanset për shmangien e sëmundjes nëse nuk pinë duhan, nuk janë mbi peshë, ushtrojnë çdo ditë, hanë fruta dhe perime dhe pinë sasi të kontrolluar të alkoolit. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se kanceri ka marrë rreth 7.6 milionë jetë në vitin 2008. Shumica e vdekjeve janë konsideruar të parakohshme.

Komentari 4

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se