RTCG - Radio Televizija Crne Gore - Nacionalni javni servis :: Lajmet http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/rss.html me http://www.rtcg.me/img/logo.png RTCG - Radio Televizija Crne Gore - Nacionalni javni servis :: Lajmet http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/rss.html Lajmet 13.11.2018 http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/220929/lajmet-13112018.html 13.11.2018 ]]> Deputetët brenda 7 ditësh të propozojnë modelin e punës së këshillit 

Anëtarët e Këshillit për reformën zgjedhore dhe reformën e legjislaturës tjetër, duhet që brenda 7 ditësh të propozojnë modelin e punës së këtij trupi, është vendosur sot në mbledhjen e parë të Këshillit.

Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, ka propozuar që sekretari i Këshillit të jetë Zllatko Shqepanoviq. Është arritur marrëveshja që urgjentishtë të dërgohet ftesa publike për përfaqësuesit e sektorit joqeveritarë dhe Bashkësisë akademike për anëtarë të Këshillit, dhe të përgatitet ftesa publike për opinionin e interesuar për dorëzimin e propozimeve dhe të sygjerimeve që kanë të bëjnë me detyrat dhe qëllimet e Këshillit. Kryetari i Këshillit, Branimir Gvozdenoviq , ua ka dorëzuar anëtarëve dokumentacionin, gjegjësisht propozimin e ndarjes së detyrave duke theksuar se nuk ka për qëllim që sot të sillen zgjidhje konkrete, por deputetët ti shqyrtojnë këto propozime dhe të japin vërejtjet e veta.

Deputeti i Partisë social demokratike Rashko Konjeviq ka theksuar se ky Këshill nuk e ka filluar punën në formën më të mirë.

Shqyrtohet gjendja e bisedimeve dhe e raporteve mes BE dhe Malit të Zi 

Kryetari i Kuvendit, Ivan Brajoviq, e hudhëheq delegacionin e Malit të Zi në Këshillin parlamentarë për stabilizim dhe asocim të BE dhe Malit të Zi, i cili gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbahet në ndërtesën e Parlamentetit Evropianë, në Strasburg. Siç është kumtuar nga Parlamenti, Brajoviq, do të bashkëkryesoj  Këshillin me Dejvid Martin, kryesues i delegacionit të Parlamentin Evropianë ,në Këshillin për stabilizim dhe asocim.

 Këshilli, do të shqyrtojë gjendjen e bisedimeve dhe raportet ndërmjet BE dhe Malit të Zi, në pranin e kryesuesit të Këshillit të BE dhe të Komisionit evropianë, thuhet në kumtesë . Siç theksohet, në rend të ditës janë edhe aktivitetet e Kuvendit të Malit të Zi në përparimin e ambientit të përgjithshëm zgjedhor si dhe progresi dhe rezultatet në reformën e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar. Siç është paralajmëruar pas përfundimit të takimit do të miratohen deklerata dhe rekomandimet. Këshillin e përbëjnë deputetet e Kuvendit të Malit të Zi dhe Parlamentit Evropianë dhe takohet dy herë në vitë në Bruksel ose në Strasburg  dhe në Podgoricë

Aeroporti ushtarak në Podgoricë ndoshta do të dorëzohet përë komunikacion civil 

Mali i Zi, shqyrton mundësinë që aeroporti ushtarak në Podgoricë të lejohet për nevojat e komunikacionit ajror civil kurse qendra e aviacionit ushtarak në të ardhmën të jetë në Nikshiq ose në Beranë. Këtë, në intervistën dhënë Radios të Malit të Zi, e ka theksuar Ministri i mbrojtjes, Predrag Boshkoviq.

Kemi për qëllim që Bokën e Kotorrit  ta çlirojmë nga ushtria  dhe ti valorizojmë resurset dhe marinën ta trasferojmë në Tivar. Kur është fjala për aeroportin ushtarak, shqyrtojmë mundësin që Nikshiqi ose Berana, të jenë qendër e aeronautikës ushtarake dhe aeroporti ushtarak në Podgoricë, të lejohet për komunikacionin civil, ka theksuar Boshkoviq.

Duke komentuar informatat  se Mali i Zi me dërgimin e ushtarëve në Kosovë, e ka tradhëtuar Serbinë, Boshkoviq ka përsëritur se Mali i Zi nuk ka tradhëtuar askënd, pra as Serbinë, dhe se akoma ekzistojnë forca të cilat dëshirojnë që nga Beogradi të drejtojnë Malin e Zi. Boshkoviq ka theksuar se Podgorica nuk do ta lejojë një gjë të tillë. Pjesëmarrja e Malit të Zi në misionet paqësore, ka theksuar Boshkoviq, është mjaft frytëdhënëse për ushtarët tonë sepse  përmes trajnimit me vendet tjera partnere dhe anëtare të NATO-s, e tregojnë gatishmërinë e vetë dhe fitojnë njohuri të reja. Duke theksuar se Mali i Zi mburret me reformën e sektorit të sigurisë, ministri Boshkoviq ka përkujtuar rritjen e të ardhurave nga turizmi dhe e investimeve të drejtë për drejta të huaja nga vendet anëtare të NATO-s.

Mali i Zi, ka merituar vlerësimet nga BE

Mali i Zi,  ka merituar vlerësimet nga BE, konsideron drejtorja e përgjithshme në ministrinë e drejtësisë, Mariana Llakoviq -Drashkoviq.

Jemi të bindur se Komisioni Evropianë edhe kësaj here do të identifikojë progresin stabil dhe përkushtimin e institucioneve tona drejtë forcimit të sundimit të ligjit , por edhe do të apostrofojë disa fusha në të cilat ekzistojnë sfida të caktuar a, ka theksuar Llakoviq- Drashkoviq

Të theksojmë se dokumenti punues i Komisionit Evropianë, për situatën në kapitujt 23 dhe 24 në Mal të Zi, zyrtarishtë do të prezantohet sot.

Qëndrimet kryesore do ti prezantojë shefi i delegacionit të Komisionit Evropianë në Podgoricë, Aivo Orav. Zyrtarishtë, në dokument theksohet se Mali i Zi ka përparuar në luftën kundër kriminalitetit të organizuzar por jo edhe në luftën kundër tregëtisë me njerëz. Brukseli, akoma është i shqetësuar për shkak të lirisë së mediave . Me këtë do të njoftohen të gjitha anëtaret e BE përmes dokumentit punues.

Projektet në lumin Cem nuk rrezikojnë pasurtitë ujore

Jam i bindur se në periudhën e ardhshme, në rastë se ndërtohen hidrocentrale në Cem, do të marrim përgjigje me rëndësi  për Malin e Zi, ka theksuar ministri i bujqësisë dhe i zhvillimit rural,Millutin Simoviq.

Ai, duke folur nëse ka informata të reja lidhur me ndërtimin e hidrocentraleve në pjesën shqiptare të lumit Cem, ka tehksuar se është siguruar komunikim me partnerët në këtë vend fqinjë në disa drejtime. Përsonalisht, kam pasur komunikim me nënkryetaren e qeverisë së Shqipërisë, e cila para do kohe ka qëndruar në Mal të Zi . Me nënshkrimin e memorandumit për menaxhimin ndërkufitarë të potencialeve ndërmjet dy vendeve, kemi definuar qartë edhe nevojën e komunikimit reciprok dhe nevojën e shkëmbimit të informatave, në veçanti lidhur me rrjedhat ujore të cilat kanë ndikim kufitarë siç është lumi Cem., ka theksuar Simoviq.

Shënohet java ndërkombëtare e arsimit

Ambasada e SHBA në Podgoricë, me qëllim të promovimit të shkëmbimeve arsimore, do të shënojë javën ndërkombëtare të arsimimit. Siç është kumtuar, java ndërkombëtare e arsimimit do të shënohet me disa ngjarje të cilat i organizon qendra këshillëdhënëse e rrjetit “Education USA Podgoricë”, prej 12 deri me 16 nëntor. Nga ambasada amerikane, kanë theksuar se departamenti i shtetit gjatë javës ndërkombëtare të arsimimit do të publikojë raportin vjetor i titulluar “Dyert e hapura “ i cili tregon trendet lëvizëse të studentëve ndërmjet SHBA dhe vendeve tjera. Sipas raportit, në vitin akademik 2017/18 , 115 studentë nga Mali i Zi kanë studiuar në Amerikë, ose 13.9 për qind, më tepër krahasuar me vitin e mëparashëm akademik.

Konstituohet KZK i Tuzit

Shtjefan Ujkiq, është zgjedhur kryetar i Komisionit zgjedhor komunal të Tuzit, kurse sekretar, Edmond Dukaj.

Siç  njofton agjencia Mina, anëtarë të KZK, janë zgjedhur: Enisa Nikoviq, Alia Turuskoviq , Robert Camaj dhe Leon Berishaj. Vendimimin për emërimin e KZK të Tuzit, e ka miratuar Parlamenti i Malit të Zi, në bazë të propozimit të Këshillit administrativ. Me ligjin për zgjidhejn e Këshilltarëve dhe deputetëve, është paraparë që Këshillin zgjedhor komunal e përbëjnë kryetari, dhe 4 anëtarë në përbërje të përhershme dhe nga një përfaqësues i autorizuar i dorëzuesëve të listave zgjedhore.

Tuzi, prej me një shtator, është komunë e pavarur në bazë të ligjit për plotësimet dhe ndryshimet e ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi. Me ligjë është paraparë që zgjedhjet e para për Kuvendin e komunës së sapoformuar i shpall presidenti i Malit të Zi brenda afatit prej 90 ditësh duke filluar nga dita e zbatimit të ligjit për themelimin e Komunës së re.

Ishinger, në mbështetje të takimit Thaçi-Putin

Ish-ambasadori gjerman, Volfgang Ishinger, dhe njëri ndër personalitetet më me ndikim te kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka komentuar takimin Thaçi-Putin.

Ai ka thënë se i kemi humbur 11 vjet, sepse Rusia kishte refuzuar të mbështes një marrëveshje ndërmjet Thaçit dhe Tadiqit në  vitin 2007.

“Ky është një lajm i mirë. Fatkeqësisht, kur unë shkova në Moskë, në nëntor 2007, për t’i pyetur nëse mbështesin një kompromis në mes presidentit Thaçi dhe presidentit Tadiq, që ishin gati për marrëveshje me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, Rusia refuzoi. Ne i humbëm 11 vjet”, ka shkruar Ischinger në Twitter.

Fajon, e zhgënjyer për shkak të politizimit të liberalizimit të vizave

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se është e zhgënjyer me zhvillimet rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Fajon ka thënë se është e paparanueshme që Kosovës t’i imponohen kushte të reja pasi janë plotësuar të gjitha kërkesat.

“Jam e shqetësuar me disa zhvillime dhe deklarata lidhur me liberalizimin e vizave, siç ishte ajo e kancelarit austriak Sebastian Kurz gjatë vizitës në Prishtinë. Është e papranueshme sesi disa politikanë po mundohen që të politizojnë edhe më tutje procesin, duke imponuar kushte të reja dhe në këtë mënyrë të vonojnë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës” ka deklaruar Fajon.

Ajo e ka quajtur të padrejtë faktin se janë plotësuar të gjitha kushtet nga ana e Kosovës, megjithatë Bashkimi Evropian nuk po vepron.

Qytetarët ende shpresojnë në heqjen e vizave

Në Prishtinë ende ka shpresë se Këshilli i Ministrave të BE-së para Vitit të Ri do të marrë vendimin për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës. Por qysh tash ka filluar të vërehet një dozë nervozizmi, tek udhëheqësit politikë kosovarë në pritje të këtij vendimi. Skepticizmi në Prishtinë për një vendim pozitiv këtë vit u rrit gjatë vizitës në Kosovë të kancelarit austriak Sebastian Kurz, i cili nuk ishte në gjendje të thotë që vendimi pozitiv do të merret para Vitit të Ri. Ai tha se "ende ka shtete të BE-së të cilat janë skeptike sa i përket liberalizimit të vizave”.

Zëvendëskryeministri i qeverisë së Kosovës Enver Hoxhaj, thotë se vendimi për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës duhet të merret sivjet. Në të kundërtën, "pse atëherë Kosova duhet të besojë në BE edhe për dialogun Kosovë-Serbi”. Sipas Kadri Veselit "deri tani na është thënë se liberalizimi i vizave është çështje teknike, tani kanë filluar zëra të thonë se na qenka edhe politike. Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nga ana e tij thotë se "Kosova e meriton liberalizimin e vizave, sepse ka përmbushur të gjitha obligimet e saj”, thotë Kryeministri Haradinaj./DW

Fletarrest ndërkombëtar për Gruevskin

Pasi gjatë ditës së djeshme u përhapën informacione jozyrtare se ish-kryeministri Nikolla Gruevski e ka lëshuar Maqedoninë dhe gjendet jashtë shtetit, MPB këtë mëngjes ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar.

Mbrëmë Policia e Maqedonisë disa herë ka tentuar ta gjejë Gruevskin në shtëpinë e tij dhe selinë e partisë, por pa sukses, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gruevski kërkohet nga policia për ta vuajtur dënimin prej 2 viteve burg, pasi u dënua në lëndën “Tanku” të PSP-së e cila ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” në vlerë prej 600 mijë eurove.

OKB, ka ftuar Izraelin dhe Palestinën në vetëpërmbajtje

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u bëri thirrje Izraelit dhe Palestinës të tregojnë vetëpërmbajtje maksimale në Gaza, transmeton Anadolu Agency.

Farhan Haq, një nga zëdhënësit e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, në një deklaratë me shkrim tha se Guterres ka ndjekur nga afër zhvillimet e fundit në Gaza dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje maksimale.

Ndërkohë bëhet e ditur se ushtria izraelite vazhdon të godasë Rripin e Gazës nën bllokadë, ndërsa grupet palestineze vazhdojnë t'u përgjigjen sulmeve izraelite me raketa.

Ushtria izraelite ka njoftuar se më shumë se 300 raketa janë lëshuar nga Gaza në anën e Izraelit që nga mbrëmë e deri më tani, ku një pjesë e madhe e këtyre raketave kanë rënë në territore boshe.

Si pasojë e raketave të lëshuara nga Gaza drej Izraelit janë plagosur 29 izraelitë ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Rritet numri i viktimave nga zjarret në Kaliforni

Edhe 13 trupa të pajetë u gjetën në Kaliforni, duke çuar në 42 numrin e të vdekurve nga zjarret në këtë shtet amerikan.

Trupat u gjetën në dhe përreth qytetit të prekur më së keqi – Paradise.

Së paku 228 njerëz figurojnë të zhdukur derisa zjarret vazhdojnë të përhapen, tha sherifi i qarkut, Kory Honea.

Rreth 7.200 struktura janë shkatërruar dhe rreth 15.500 të tjera janë në rrezik.

Zjarret u përshkruan si më të këqijat në historinë e Kalifornisë.

Historikisht, “stina e zjarreve” në Kaliforni fillonte në verë dhe zgjaste deri në vjeshtën e hershme, por ekspertët tani paralajmërojnë për rrezik gjatë gjithë vitit.

Kushtet e motit dhe ndryshimet klimatike shihen si shkaktarët kryesorë.

Më tepër se 22 milion fëmijë në pakistan nuk vijojnë mësimin 

Pasiguria politike, dhuna e kryengritësve, varfëria dhe shtypja shtetërore në Pakistan i kanë dhënë atij njërin nga sistemet më të mangëta arsimore, thuhet në raportin më të ri të organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Human Rights Watch.

Raporti i titulluar “A duhet ta ushqej vajzën time apo ta shkolloj?” nxjerr në pah se shkollimi në Pakistan, sidomos për vajzat, nuk është përmirësuar qëkur është mbajtur një samit ndërkombëtar në Oslo, në vitin 2015 i cili e radhit Pakistanin midis vendeve më të këqija në botë për arsim.  

Raporti, i publikuar të martën, thotë se mbi 22 milionë fëmijë në Pakistan nuk janë në shkollë.

Raporti fajëson "paqëndrueshmërinë politike, ndikimin joproporcional në qeverisje nga forcat e sigurisë, shtypjen e shoqërisë civile dhe mediave, kryengritjen e dhunshme dhe përshkallëzimin e tensioneve etnike dhe fetare", të cilat thuhet se kanë përçarë shoqërinë pakistaneze dhe po pengojnë shtetin që të ofrojë shërbime thelbësore, siç është arsimi.

Edhe nesër, mot kryesisht me diell 

Sot në Mal të Zi, mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: Petrovac 23 gradë, Budvë 22, Podgoricë, Tivarë e Ulqin 21,

H. Novi 20, Nikshiq 18, , Cetinë, Kollashin e Rozhaj 17, Zhablak 16, Plavë e Plevle 15 , Shavnikë e Beranë 14 dhe në Plluzhinë e Andrievicë 13 g.

Edhe për nesërë parashihet të mbajë mot kryesisht i kthejllët. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe ,deri e fortë nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit prej 1 deri në 13, kurse më e larta e ditës prej 9 deri në 23 g. C.

]]>
Lajmet http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/220929/lajmet-13112018.html
Lajmet 12.11.2018 http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/220800/lajmet-12112018.html 12.11.2018 ]]> Presidenti Millo Gjukanoviq në mesin e liderve botëror në Parisë 

Mali i Zi si vend  fitimtarë në fund të Lufëts së Parë Botërore, ka mbetur pa emrin dhe pa shtetin e vetë dhe për ndreqjen e këtyre pasojave të kësaj pa drejtësie nuk ka qenë e lehtë, ka porositur presidenti i Malit të Zi Millo, Gjukanoviq gjatë qëndrimit në parisë me rastin e shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së parë botërore. Ai, gjatëqëndrimit të djeshëm në kryeqytetin francez ka theksuar se vendi ynë e ka dëshmuar se ka energji dhe diturinë për tejkalimin e këtyre padrejtësivëe. Ai ka rikujtuar se Mali i Zi, ishte viktimë e aneksimit të dhunshëm kurse sot ndodhemi sërish si shtet i pavarur dhe sovran në vendin e vetë me dinjitet , të barabartë në mesin e partnerëve evropiane dhe botërorë në atë qytet ku ulësja e Malit të Zi kishte mbetur e zbrazët pasi që, si vend fitimtarë kemi dalë nga Lufta e parë botërore dhe pikërisht për shkak aneksimit tragjik nga ana e Serbisë për shkak të sëcilës Mbretëria e Malit të Zi edhe kishte hyrë në luftë, pohoi presidenti Gjukanoviq. Të shtojmë se pas ceremonisë solemne të mbajtur në Parisë, presidenti Gjukanoviq në margjnat e këtij tubimi është takuar me burrshtetas të shumtë të pranishëm në këtë tubim me pjesëmarrjen e më tepër se 80 liderëve botërorë me rastin e shënimit të kësaj ngjarjeje. .

Njohja e Malit të Zi , fryti më i rëndësishëm i kongresit të Berlinit 

Në rektoratin e Universitetit të Malit të Zi është shënuar sot 140 vjetori nga njohja e Malit të Zi si shtet në Kongresin e Berlinit. Njohja ndërkombëtare e subjektivitetit shtetëror të Malit të Zi, është fryti më i rëndësishëm i Kongresit të Berlinit, është vlerësuar sot në solemnitetin e organizuar në Universitetin e Malit të Zi. Bashkëbiseduesi kryesor, Aleksandar Drleviq, ka theksuar se kongresi i Berlinit ka shënuar rikthes në historinë e Malit të Zi duke i vënë vulë dhe rrumbullaksuar realitetin e tij politikë ekonomik , kulturorë dhe shoqëror. Siç ka theksuar ai, 140 vjetë më vonë Mali i Zi, me anëtarësimin në NATO është krah për krahë me fuqitë evropiane dhe botërore. Sipas fjalëve të tij, Mali i Zi me reformat gjithëpërfshirëse në planin e brendshëm dhe me politikën konseguente në planin e jashtëm, ka merituar mirënjohjen e Bahskësisë ndërkombëtare dhe e ka forcuar partneritetin me vendet më të zhvilluara të botës. Ai po ashtu ka theksuar se me ripërtritjen e sovrantitetit shteëtror në vitin 2006, Mali i Zi ka marrë përgjegjësinë për të ardhmen e vetë duke zgjedhur rrugën pro evropiane të demokracisë dhe emancipimit ekonomike. Në solemnitetin në rektoratin e universtietit të Malit të Zi, kanë marrë pjesë kryetari i Kuvendit Ivan Brajoviq, kryeministri Dushko Markoviq, shefi i delegacionit të BE në Mal të Zi Aivo Orav si dhe përfaqësuesit e korit diplomatikë.

Në Cetinë është krijuar dhe është ruajtur Mali i Zi

Në Cetinë është krijuar dhe është ruajtur shteti , kurse pishtari i lirisë dhe i patriotizmit ka shëndritur në Cetinë edhe në kohët më të vështira , ka theksuar presidenti Millo Gjukanoviq, në urimin me rastin e 13 nëntorit, Ditës së Cetinës. Gjukanoviq në urim thekson se Cetina gjithmonë ka përfaqësuear jo vetëm qendrën kulturore dhe historike por edhe qendrën shoqërore dhe politike të Malit të Zi.

Sot, kur e kemi rivendos pavarësinë , jemi anëtarë i NATO aleancësë dhe në prag të anëtarësimit në BE , thekson më poshtë Gjukanoviq, duhet të punojmë me përkushtim në zhvillilmin e gjithanshëm të Cetinës me qëllim të valorizimit të resurseve , të nxitjes të zhvillimit të qëndrueshëm dhe Cetinës ti kthehet shkelqimi i mëparshëm , ashtu siç e meriton ky qytet.

Mali i Zi dhe Cetina duhet të jenë vend serioz i ndërtimeve në vitin 2019

Pozita e mirë strategjike e Cetinës e valorizuar përmes forcimit të infrastrukurës së përgjithshme dhe krijimi i vendeve të reja të punës do të sigurojnë jetë më të mirë për qytetarët e këtij qyteti , është vlerësuar gjatë takimit të kryeministrit Dushko Markoviq me delegacionin e Cetinës në krye me kryebaashkiakun, Aleksandar Kashqellan.

Markoviq  duke i përgëzuar për 13 nëntorin, Ditën e këtij qyteti , ka theksuar përkrahjen e pa kontestueshme të qeverisë për zhvillimin e Komunës, por ka tërhequr vëerejtjen edhe ndaj domosdoshmërisë së forcimit të disiplinës fiskale në nivelin lokal. Bashkëbiseduesit janë pajtuar se është e domosdoshme të bëhen përpjekje shtesë në konsolidimin e financave lokale , të grumbullohen tatimet dhe të zvogëlohet ekonomia informale , sidomos në fushën e turizmit. Gjatë takimit është biseduar edhe për realizimin e projekteve kapitale , siç është ndërtimi i stadiumit , kompleksi i objektit të Akademisë së artëve , pastaj zgjidhja e çështjes së furnizimit me uj të Cetinës dhe infrastruktura rrugore në këtë komunë.

Mbjellin edhe për ata që ulërasin

Nënkryetari i Qeverisë e ministër i bujqësisë dhe zhvillimit rural, Millutin Simoviq, në Bjello Pole, ka marrë pjesë në njërin prej akcioneve të pyllëzimit të cilin gjatë këtyre ditëve e realizon kjo ministri në bashkëpunim me drejtorinë e pyjeve në tërë territorin e Malit të Zi, me slloganin “Për cdo banorë të Malit të Zi nga një pemë”.

Gjatë kësaj vjeshte është paraparë që në tërë Malin e Zi të mbjellen 630 mijë fidanë të llojeve autoktone. Qeveria në kuadër të aktiviteteve të shumta për ruajtjen dhe avancimin e resurseve pyjore , për këtë aktivitetet ka ndarë 200 mijë euro. Nënkryetari i qeverisë nga akcioni i pyllëzimit ka theksuar se akcioni “630 mijë fidanë - ga një për çdo banorë “, ka për qëllim që ta zgjojë energjinë më të gjërë shoqërore dhe me vepra konkrete të tregojë kujdesin dhe përgjegjësinë e përbashkët për ruajtjen e resurseve me vlerë natyrore siç janë pyjete.

Me akcionet e tilla të gjithë së bashku tregojnë kujdes të vërtet ndaj nytërës, dhe jo vetëm kujdesin por me vepra konkrete, ka theksuar nënkryetari Brajoviq, duke shtuar se sot do të mbjellën fidan edhe për të gjithë ata nga adresat e të cilëave arrijnë vetëm kritika të shumta.

Miratohen ndryshimet e ligjit për ekspropiim

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, i kanë miratuar sot ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për ekspropoijim në të cilat është paraparë se shteti  me procedurë urgjente mund të marrë pronën private përmes pagesës së kompnsimit për të cilin komisioni i qeverisë do të vlerësojë se është i drejtë . Për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit kanë votuar 42 deputetë, kurse kundër ishin 13. Ndryshimet e ligjit në Kuvend i kanë propozuar deputetet e PDS, Predrag Sekuliq, Marta Shqepanoviq, Zhelko Apercoviq , Nikolla Rakoçeviq dhe Jovanka Llalliçiq.

Shepanoviq, më parë ka deklaruar në Parlament se shkak për miratimin e ndryshimeve të ligjit kanë qenë mangësitë në zbatimin e deritashëm të ligjit në fjalë e që kryesisht kanë pas të bëjnë me kohën tepër të gjatë të proedurës. Ajo, mes tjerash, ka theksuar se qytetari me ligjin ekzistues është i mbrojtur , respektivisht çmimi  i kompensimit të drejtë nuk mund të jetë më i ulët nga vlera në treg e pronës së patundëshme.

Shqiptarët i kontribuojnë të ardhmes më të mirë të Malit të Zi

Mali i Zi dhe Shqipëria i kontrbuojnë në masë të mire forcimit të stabilitetit dhe ruajtjes së entuziazimit integrues të rajonit , është vlerësuar gjatë takimit të kryetarit të Këshillit për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mërgimtarët, Andria Nikoliq, me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë. Ridi Kurtezi.

Nikoliq, ka vlerësuar se shqiptarët në Mal të Zi janë faktor konstruktiv i politikave kryesore shtetërore dhe se aktivisht i kontribuojnë të ardhmes më të mirë për Malin e Zi. Bashkëbiseduesit janë pajtuar se shqiptarët në Mal të Zi dhe malazezët në Shqipëri janë lidhjet më të rëndësishme ndërmjet dy vendeve. Gjatë bisedimeve është theksuar se Mali i Zi dhe Shqipëria, nuk kanë çështje të hapura dhe i ruajnë marrëdhëniet tradicionalisht të mira  dhe paraqesin shëmbull pozitivë për shtetet tjera të rajonit. Me këtë rast ambasadori i shqipërisë ia ka dorëzuar ftesën  kryetarit të Këshillit për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mërgimtarët  që të vizitojnë parlamentin e Shqipërisë duke përkujtuar vizitën shumë të suksesshme të Këshillit për punë të jashtme të Shqipërisë në Mal të Zi.

Alarm për prindërit , mediat  dhe për shoqërinë

Të dhënat  se fëmijet e moshës prej 12 deri në 17 vjeçe mesatarisht i kalojnë rreth 8 orë në ditë para ekraneve të ndryshme , paraqet alarm për prindërit , mediat dhe shoqërinë në përgjithësi, është vlerësuar në konferencën të cilën e ka organizuar Agjencia për mediat elektronike. Në konferencë janë prezantuar rezultatet kryesore  të sondazhit të parë  reprezentues nacional  me fëmijët  e moshës prej 9 deri në 17 vjeçe  dhe me prindërit e tyre, lidhur me shfrytëzimin e mediave të ndryshme , të cilin  Agjencia  IPSOS , e ka realizuar në kuadër të fushatës të arsimimit mediatik me titull “Të zgjedhim se  çka të shikojmë” .

Drejtori i Agjencisë IPSOS në Mal të Zi, Vlladimir Raiçeviq konsideron se në veçanti shqetëson fakti se prindërit  nuk janë tepër të shqetësuar për kohën të cilën fëmija i tyre e kalon para njërit nga ekranet. Nga Agjencia për mediat elektronike është kumtuar se çdo i dyti fëmijë dëshiron të marr pjesë në produkcionin e e programit mediatik për të rinjët dhe prindërit e tyre  e përkrahin këtë ide, andaj shefi  i përfaqësisë së Unicef-it  në Mal të Zi , Osama  Kogali, i ka   ftuar mediat  malazeze  që fëmijëve dhe të rinjve  tua  ofrojnë këtë mundësi . Drejtori i Agjencisë Abaz Xhafiq, ka theksuar se rezultatet e sondazhit janë tejet të rëndësishme  për definimin e aktivitetetve të ardhshme të Agjencisë drejtë zhvillimit të arsimit mediatik në Mal të Zi.

Thaçi takoi Putinin: Rusia do të "mbështesë" marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takoi në Paris presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Përmes një postimi në Twitter, Thaçi tha se takimi me Putinin u përqendrua në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe të obligueshme."Për këtë çështje, Putin ishte i qartë: Nëse ju (Kosova dhe Serbia) arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë", tha Thaçi në Twitter.Në Paris, Thaçi dhe Putin, ashtu si dhe dhjetëra liderë botërorë, morën pjesë në shënimin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Thaçi po udhëheq delegacionin e Kosovës në bisedimet me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve. Arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme është synim i të dyja palëve, ashtu si dhe kusht për përparimin e tyre në rrugën e integrimit evropian.
Rusia është anuar vazhdimisht kah Serbia në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës.

HOXHAJ KËRKON MBËSHTETJEN E GJERMANISË PËR VIZAT DHE DIALOGUN

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka udhëtuar për në Berlin për të diskutuar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.Në këtë vizitë, Hoxhaj ka takuar këshilltarin kryesor për politikë të jashtme dhe siguri të kancelares Merkel, Jan Hecker, të cilit i ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave dhe dialogun Kosovë-Serbi.Duke theksuar se Gjermania mbetet partner jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën, Hoxhaj ka shpjeguar rëndësinë e lëvizjes pa viza për qytetarët e Kosovës. Potencoi se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara dhe tani mbetet tek Bashkimi Evropian t’i kryejë punët e veta.

HARADINAJ KËRKON PROCEDIMIN E KATËR PROJEKTLIGJEVE QË LIDHEN ME VIZAT

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Komisioni për Legjislacion që me urgjencë të procedojë katër projektligjet të cilat i kërkon Bashkimi Evropian, e që lidhen me procesin e liberalizimit të vizave.Kjo kërkesë e kryeministrit ka hasur në kundërshtim të kryetares së këtij komisioni, Albulena Haxhiu. Ajo ka thënë se opozita nuk është shkaktare e mos heqjes së vizave.Debati për mundësinë e procedimit të këtyre katër projektligjeve për seancën e nesërme të Kuvendit është duke vazhduar, në të cilin po merr pjesë edhe Haradinaj.

MICOTAQIS: NUK DO E MIRATOJMË MARRËVESHJEN E PRESPËS

Kreu i emokracisë së Re, Kiriakos Micotakis deklaroi sërish se Marrëveshja e Prespës është dëmtuese për Greqinë dhe se nuk do të miratohet nga ai e deputetët e partisë kur të paraqitet në parlament.Micotakis, duke folur për gazetën “Politika” të Beogradit thotë së kombinimi i emrit Maqedonia e Veriut dhe gjuha e kombësia maqedonase, janë shumë problematike, jo vetëm për Greqinë, por edhe për vende të tjera të rajonit, transmeton TCH.Sipas tij, marrëveshja nuk adreson çështjen e irredentizmit.“Në një rajon të ndjeshëm si Ballkani, të gjitha çështjet e irredentizmit duhet të mbyllen”, thotë ai.

Një sulmues vetëvrasës shënjestron protestuesit në Kabul

Të paktën gjashtë persona janë vrarë në një sulm vetëvrasës në Kabul që ka shënjestruar një protestë të minoritetit shiit hazara, kanë njoftuar zyrtarët.Zyrtarët e sigurisë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se sulmuesi vetëvrasës ka aktivizuar bombën afër qindra protestuesve, të cilët kanë shprehur pakënaqësi për dështimin e Qeverisë që të mbrojë komunitetin hazara nga sulmet e talibanëve.Talibanët kanë sulmuar tri zona që janë të banuara me shumicë nga ky komunitet në qendër të Afganistanit.Zëdhënësi i ministrisë së Brenshme, Najib Danesh i ka thënë Radios Evropa e Lirë se 10 persona të tjerë janë plagosur në Kabul.Ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, pavarësisht pse talibanët dhe grupi militant, Shteti Islamik kanë kryer sulme të ngjashme edhe në të kaluarën në këtë territor.

Arrin në 31 numri i të vdekurve nga zjarret në Kaliforni

Së paku 31 persona kanë vdekur si pasojë e zjarreve të pyjeve në Kaliforni, derisa edhe 200 persona të tjerë janë ende të pagjetur, kanë njoftuar autoritetet.Këto zjarre njëherësh po konsiderohen më vdekjeprurëset në historinë e Kalifornisë nga viti 1933, kur pati ndodhur një katastrofë në Parkun Griffith në Llos Angjelles.Është vlerësuar që rreth 250,000 persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për t’i ikur zjarrit.Me rritjen e shpejtësisë së erës, çka kërcënon rritjen e zjarreve, guvernatori, Jerry Brown i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme, ashtu që të ketë më shumë fonde federale të ndara për ngjarje të tilla.Kjo thirrje ka arritur një ditë pasi Trump ka kërcënuar me ndalim të fondeve për Kaliforninë, duke fajësuar menaxhimin e keq për nisje të zjarreve.Ekipet e shpëtimet kanë njoftuar se rreth 6,700 shtëpi dhe biznese janë djegur në qytetin Paradajs.Ky qytet dhe zonat përreth janë djegur, si pasojë e zjarrit që ka nisur që nga ditë e enjte e javës së kaluar.

Nesër mot me diell

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell. Fyne ere e dobët nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat në orën 13:  Tivar 22, Podgoricë, Ulqin e Budvë 21, H. Novi 20, Rozhajë 19, Cetinë e Nikshiq 18,, Kollashin e Plavë 15, Zhablak, Plluzhinë, Shavnik e Beranë 14, dhe në Plevle e B. Pole 13 g.

Meteorologët edhe për nesër parashohin të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobet nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej -2 deri në 12, kurse më e larta e ditës prej 15deri në 23 g. C.

]]>
Lajmet http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/220800/lajmet-12112018.html
Lajmet 09.11.2018 http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/220531/lajmet-09112018.html 09.11.2018 ]]> I.Brajoviq, reforma e ligjit zgjedhor , përgjegjësi ndaj votuesve

Reforma e legjislaturës zgjedhore të Malit të Zi, ka treguar përgjegjësinë ndaj zgjedhësve kurse legjislatura e përmirsëuar do ta forcojë stabilitetin politikë dhe sigurinë ekzistenciale, ka theksuar kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq. Ai në Frumin Parlamentarë të Cetinës, në temën “Ligjet zgjedhore”, pjesëmarrsit dhe fushatat: a është votuesi në qëndër të veëendjes”, ka theksuar se Mali i Zi tregon përkushtim dhe përgjegjësi ndaj atyre të cilët janë bartës dhe esenca e çdo demokracisë , votuesëve.

Ai, ka tehksuar se zgjedhësit tonë janë të lirë , sepse vullneti i lirë është e drejtë elementare dhe e pa tjetërsuar e secilit individ në planet dhe përcakton identietin e qytetarit të lirë. Demokracia, sipas fjalëve të Brajoviq, nuk është pronë e askujt por e drejtë e merituar.  Shefi i Parlamentit të Malit të Zi, ka shtuar se në forumin e sivjetëm dëshirohet të problematizohet roli i votuesit në lavirintin zgjedhor, duke theksuar se si Mali i Zi, nga historia e vetë shumë shekullore ka mësuar shumë. Duke u bazuar në resurset e bashkëjetesës dhe tolerancës të feve, kombeve dhe kulturave të ndryshme, kemi arritur në shkallen aktuale të demokracisë.

Partnerët strategjik e kanë përkrahur politikën tonë me pranimin në NATO dhe i kemi dyert e hapura për në BE, ka theksuar Brajoviq. Reformat zgjedhore duhet të jenë të qëndrueshme e jo të përkohshme  dhe të bazohen në konsultimet e gjëra , është vlerësuar në forumin parlamentarë të Cetinës.  Ndërkaq, shefi i departamentit për zgjedhje në ODIHR,  Aleksandar Shlik, ka theksuar në panelin me titull “Përaprimi i ligjit zgjedhor dhe bashkëpunimi me organizat ndërkombëtare”, se vëzhgimi i zgjedhjeve nuk është vetëm qëllim vetëvetiu, por mënyrë se si mund të përparohet ky proces. Zgjedhje të përsosura nuk ka! Mgjithatë, e dimë se të gjitha  zgjedhje mund të përparohen, ka thënë ai.

 

Qytetarët e Malit të Zi mund të udhëtojnë pa viza në 100 vende tëbotës

Qytetarët e Malit të Zi, bartës të pasaprotave të rëndomta, pa viza mund të udhëtojnë në 100 shtete të botës, kurse bartësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare në 109 shtete, është kumtuar pas mbledhjes së Qeverisë.

Qeveria, ka miratuar sot informatën përë politikën e vizitave. Siç është kumtuar nga shërbimi për marrëdhënie me opinionin, në debat është theksuar se Mali i Zi , duke pasur para sysh nevojën e harmonizimit të politikës së vizave me rregullat e BE , implementimin e planit aksionar të Shengenit dhe plotësimin e masave të përkohshme nga kapitulli 24, realizon me përgjegjësi obligimet të cilat dalin nga liberalizimi i vizave.

Siç theksohet , pa viza në Mal të Zi mund të hyjnë nënshtetasit nga 104 shtete , bartësit e pasaprotave të rëndomt , si dhe bartësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare nga 111 vende. Qeveria, po aështu, është njoftuar me raportin e komitetit GREVIO, për vlerësimin e masave ligjore dhe të masave tjera, me të cilat zbatohen dispozitat e konventës të Këshillit të Evropës për pengimin dhe ndalimin e dhunës kundër femarave dhe të dhunës në familje - konventa e Stambollit.

 

Me anëtarëasimin në NATO, Mali i Zi i kontribuon paqës dhe stabilitetit

Mali i Zi me anëtarëasimin në NATO, i kontribuon paqës dhe stabilitetit të Ballkanit perëndimor dhe Evropës nëpërgjithësi, ka theksuar ambasadori i sapoemëruar i Belgjikës për Malin e Zi, Konrad Adam.

Ministri i mbrojtjes, Predrag Boshkoviq, është takuar sot me ambasadorin Adam dhe ka shprehur konsideratë për përkrahjen gjithëpërfshirëse të Belgjikës ndaj Malit të Zi, gjatë procesit rrënjësor reformistë në kuadër të integrimeve në NATO.

Ai,ka theksuar rëndësinë tejet të madhe të vendosjes së lidhjeve të mira ndërmjet dy vendeve aleate, përmes besimit se bashkëpunimi i ministrive të mbrojtjes të dy vendeve do të forcohet dhe përparohet edhe më tepër, thuhet në kumtesën e ministrisë së mbrojtjes. Boshkoviq, ka theskuar se Mali i Zi me anëtarësimin e plotë në NATO, e ka plotësuar njërin nga qëllimet strategjike dhe se punon me përkushtim në plotësimin edhe të qëllimit tjetër , anëtarësimin në BE.

 

Do të shënohet 140 vjetori i njohjes së pavarësisë të Malit të Zi

Në Podgoricë, të hënën, në rektoratin e Universitetit të Malit të Zi, do të shënohet 140 vjetori nga njohja e pavarësisë të Malit të Zi, në kongresin e Berlinit. Solemnitetin e organizojnë departamenti për Itnegrimet Evropiane dhe rektorati i Universitetit të Malit të Zi.

Solemnitetin do ta hapin  rektori, Danillo Nikoliq , kryenegociatori, Aleksandar Drleviq, dhe drejtori i Institutit të historisë në Universetitin e Malit të Zi, Radosllav Raspopoviq.

Është paralajmëruar se do të hapet ekspozita e Institutit të Historisë kushtuar 140 vjetorit të njohjes së pavarësisë së Malit të Zi, në kongresin e Berlinit. Përefaqësuesit e Universietit dhe të departamentit për integrimet evropiane , me përfaqësuesit e ambasadave në Mal të Zi do të mbjellin para ndërtesës së rektoratit fidanat e parë prej 140 pemëve, që do të mbillen në disa qytete të Malit të Zi.

 

Të domosdoshme mesazhe antifashiste si asnjëherë më parë

Mesazhet antifashiste janë më aktuale dhe më të domosdoshme se asnjë herë më parë, sepse fashizmi në Evropë e jo vetëm se ka mbijetuar , por luan rol gjithnjë e më të madh në diskursin publik, pra edhe në Mal të Zi, ka vlerësuar OJQ  “Aleanca qytetare”. Dita ndërkombëtare kundër fashizmit dhe antifashizmit duhet të shënohet, sepse është detyrë e secilit nga ne që të ngrisin zërin kundër urrejtejes në cilën do formë qoftë.

Fakti se në këtë datë çdo vitë duhet ta kujtojmë me elan të njëjtë, do të thot  se si shoqëri nuk mësojnë nga gabimet në të kalueren kanë theksuar nga kjo   OJQ.

 

Rreth 8 orë në ditë para ekraneve të ndryshme

Fëmijët e moshës 12 deri në 17 vjeç, çdo ditë i kalojnë rreth 8 orë para ekraneve të ndryshme, ka treguar sondazhi të cilin në kuadër të fushatës “Arsimimi mediatikë”, me titull “Të zjedhim çfarë të shikojmë”, e ka realizuar Agjencia për mediat elektronike dhe UNICEF.

Sondazhi, i cili do të prezantohet të hënën, ka treguar se fëmijët e moshës të sipërpermëndur tre orë e gjysmë në ditë shfrytëzojnë celularin, rreth dy orë në ditë shikon televiziorin rreth një orë e gjysmë është para kompjuterit. Diçka më pak se një orë luan lojra të ndryshme e kështu me radhë.

Megjithatë, 6 prej 10 prindërve nuk janë të shqetësuar për kohën që fëmija i tyre e kalon para njërit nga këto ekrane por mendojmë se kanë një balancim të mirë të kohës që e kalojnë para ekraneve dhe të kohës për aktivitetet e tjera.

 

Vuçiq e Thaçi, pa ndonjë marrëveshje  konkrete në Bruksel

Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje takimi në Bruksel ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq. Edhe ky takim është lehtësuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Pas takimit, presidenti serb, Vuçiq, tha se nuk ka dialog me Kosovën përderisa nuk tërhiqet taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës prej 10 për qind ndaj produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Ai ka thënë se nuk ka folur për shkëmbim territoresh asnjëherë, mirëpo do të vazhdojë dialogun për të parë se çfarë fiton Serbia nga ky proces:

Të respektohen marrëveshjet. Sapo të fillojnë t’i përmbushin obligimet që i kanë nënshkruar para 10 vjetëve dhe 5 vjetëve, ne do të diskutojmë", ka pohuar presidenti Vuçiq. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë pas takimit se “kishte plot ballafaqime dhe nuk ishte takim aspak i lehtë”.

“Janë tema aspak të lehta. Ishte takim i radhës i fazës finale të përmbylljes së këtij procesi jashtëzakonisht të vështirë, por interesi i të dyja vendeve është që të përmbyllet me një marrëveshje që siguron njohje reciproke”, ka thënë Thaçi.

 

R.Haradinaj;Gjermania në mbështetje të anëtarësimit të kosovës në Interpol

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se Gjermania mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

“Këtë e konfirmon letra nga Kancelarja Angela Merkel, të cilën e pranova sot përmes ambasadorit Christian Heldt”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Mbështetja e fuqishme e Gjermanisë mike për anëtarësimin e Kosovës në Interpol vjen në një moment kyç për konsolidimin ndërkombëtar të vendit tonë”.

“Kancelarja Merkel vë në pah se ky akt do ta fuqizojë integrimin e Republikës së Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare, dhe është në shërbim të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe hetimit të krimit transnacional”.

“Thellësisht mirënjohës Kancelares Merkel dhe shtetit gjerman për mbështetjen e vazhdueshme”.

 

Serbët të gatshëm të jenë pjesë e forcave të sigurisë së Kosovës

Në Qendrën Mediale në Çagllavicë, Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka organizuar një debat publik për pakon e Projektligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës, me pjesëtarët e komunitetit joshqiptar.

Kryetari i këtij komisioni, Haxhi Shala, ka bërë të ditur se deri tash janë 300 kërkesa të serbëve për tu bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ky është numri i atyre që janë të interesuar për tu bërë pjesë e kësaj force, pavarësisht presionit nga Beogradi që edhe ushtarët e tanishëm ta lënë FSK-në.

 

A.Tsipras; Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet në Parlament

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras, në një intervistë për mediumet greke ka thënë se klima që është krijuar në shoqërinë greke është se “Marrëveshja e Prespës është në të mirë të vendit edhe për kundër mospajtimeve që ekzistojnë dhe se ajo do të ratifikohet me shumicë në Parlament”.

Tsipras tha se nëse lideri i “Demokracisë së Re” Kyriakos Mitsotakis, i lejon deputetët të votojnë, atëherë shumica do të jetë edhe më e madhe.

“Marrëveshja do të kalojë për shkak të një arsye, pasi edhe qytetari i fundit e di se kjo marrëveshje është në të mirë të vendit, e shpërblen dhe i jep dinamikë shtetit”, tha Tsipras, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Protestuesit në mbështetje të këshilltarit Mueller

Qindra protestues kanë dalë në rrugët e qyteteve të mëdha në Shtetet e Bashkuara duke kërkuar mbrojtje të Këshilltarit Special, Robert Mueller, i cili është duke hetuar lidhjet e mundshme në mes të Rusisë dhe fushatës zgjedhore të presidentit amerikan, Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Protestat që kanë nisur në orët e vona të 8 nëntorit kanë ndodhur në kohën kur demokratët në Kongres kanë kërkuar mbajtjen e seancave dëgjimore urgjente lidhur me shkarkimin e Jeff Sessions nga pozita e Prokurorit të Përgjithshëm, meqë Trump e ka kritikuar atë vazhdimisht për shpëtim të vetes nga hetimet e Muellerit dhe mosgatishmëri për të ndërhyrë në to.

Trump fillimisht ka kërkuar dorëheqjen e Sessionsit, më pas e ka zëvendësuar atë me Whitaker si dhe ka kritikuar hetimet e Muellerit, duke kërkuar kufizim të tyre.

 

Gjermanët kujtojnë viktimat e masakrës naziste

Gjermania do të kujtojë të premten viktimat e masakrës naziste, e cila ka qenë pikënisje e Rajhut të Tretë për shfarosjen e hebrenjve, në kohën kur anti-semitizmi po rritet në Perëndim.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i këtij shteti, Frank-Walter Steinmeier do t’iu bashkohen liderëve hebrenj në sinagogën më të madhe në Gjermani për të përkujtur 80 vjetorin e asaj që njihet si “Nata e Kristaltë” apo Nata e Thyerjes së Xhamave.

Steinmeier do të mbajë një fjalim në Parlamentin gjerman, për të shënuar një nga ditët më të errëta të Gjermanisë, mirëpo edhe për të kujtuar dy ngjarje tjera që kanë ndodhur më 9 nëntor, përfundimin e qeverisjes perandorake më 1918 dhe rënien e Murit të Berlinit më 1989.

Megjithatë dita më e rëndë në mesin e këtyre tri datave është ajo e vitit 1938, kur nazistët kanë vrarë të paktën 90 hebrenj, kanë djegur 1,400 sinagoga në Gjermani dhe Austri, si dhe kanë shkatërruar dyqanet dhe bizneset e zotëruara nga hebrenjtë.

 

IS merr përgjegjësinë për sulmin në Melburn

Grupi militant Shteti Islamik tha se një prej pjesëtarëve të tij ka kryer një sulm me thikë, të premten në Melburn të Australisë, ku një person u vra dhe dy u plagosën.

Shteti Islamik e pranoi përgjegjësinë në ueb-faqen e tij Amaq, por nuk dha prova për pretendimet e tij.

Komisionari i policisë australiane, Graham Ashton, tha se i dyshuari, me prejardhje nga Somalia, ka qenë i njohur për policinë dhe se incidenti po trajtohet si terrorizëm.

Policia tha se ai ka sulmuar tre kalimtarë me thikë, pasi ka dalë nga një kamion, i cili më pas është përfshirë nga flakët, transmeton REL.

Ai po ashtu bëri përpjekje të sulmojë oficerët e policisë, që arritën në vendin e ngjarjes, përpara se të qëllohej nga ta.

 

Nesër mot me vranësira të ndryshueshme

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: Ulqin 23 gradë, Tivar e H. Novi 22, Podgoricë 20, Nikshiq 18, Cetinë 17, Kollashin 16, Zhablak 13 dhe në Plevla 12 g.

Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit prej -1 deri në 14, kruse më e larrta e ditës prej 12 deri në 21 g. C.

]]>
Lajmet http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/220531/lajmet-09112018.html
Lajmet 08.11.2018 http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/220396/lajmet-08112018.html 08.11.2018 ]]> Forumi parlamentar  për përparimin e ligjit zgjedhor 

Forumi parlamentarë i Cetinës në të cilin do të debatohet për përparimin e ligjeve zgjedhore dhe për ndikimin e fushatave dhe financimin e pjesëmarrësve politikë në integritetin zgjedhor  do të mbahet nesër në Cetinë.

Pjesëmarrsit e tubimit do të diskutojnë për bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare, është kumtuar nga Parlamenti i Malit të Zi. Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësuesit e parlamenteve  të shteteve nga rajoni dhe nga Mali i Zi , zyrtarët ndërkombëtarë nga komisioni i Venecias, nga Asambleja parlamentare e OSBE , ekspertët e ODIHR, si dhe nga sektori joqeveritarë. Forumi parlamentarë i Cetinës tëcilin e organizon Kuvendi i Malit të Zi do të mbahet në sallën multimediale të Ministrisë së kulturës.

 

Mesazhet  nga Budva janë për keqardhje

Mesazhet e shqiptuara në tubimin në Budva, janë për keqardhje dhe më së tepërmi flasin për devijimin e atyre që i shqiptojnë ato , ka vlerësuar  kryetari i Kuvendit tëë Malit të Zi Ivan Brajoviq. Të theksojmë se në Budvë në organizimin e popullit serbë të Bokës është mbajtur solemniteti qëndror me rastin e 100 vjetorit të çlirimit të Bokës dhe e bashkimit , nga i cili është theksuar se populli serbë në Mal të Zi, do ti bashkojë tokat serbe  dhe do ta çlirojë detin serbë. Panairi i primitivizmit nacionalist, i organizuar dje në Budvë i ka treguar  opinionit  të gjër vendor dhe atij  botëror se cila është alternativa të cilën e përfaqëson PDS dhe shumica e Malit të Zi proevropianë, është vlerësuar nga kjo parti me rastin e organizimit të solemnitetit në Budva ku është kremtuar 100 vjetori i çlirimit të Bokës nën organizimin e popullit serbë të Bokës. Sipas fjalëve të tyre në këtë panair tëprimitivizmit është prëpjekur të kremtohet data kur është shlyer emri i Malit të Zi dhe populli i tij ka pësuar tragjedi dhe kur është shkelur  identiteti shtetëror dhe nacional kanë theksuar në PDS. Megjithatë theksohet se për fat të mir Mali i Zi disa herë ka treguar se nukështë terren i volitshëm për  shovenizëm dhe nacionalizëm të tërbuar.

Kuvendi është vendi i vetëm për dialog

Nëse opozita nuk tregon gatishmeri qëtë jetë kreative ose alternativë e pushtetit  atëherë është logjike se nuk mund tëflitet për një mekanizëm të fortë kontrollues të parlamentit , ka theksuar kryetari Ivan Brajoviq. Ai ka folur në tryezën e rrumbullakët në temën “Komunikimi i qytetarëve dhe deputetëve “ të cilën e ka organizuar rrjeti për afirmimin e sektorit joqeveritarë - MANS. Brajoviq ka vlerësuar se punën e deputetëve në vitin e kaluar në një masë të duhur e ka karakterizuar presioni i opozitës  dhe tentativat e veprimtarisë jashtë institucionale me mbështetjne e një pjese të mediave dhe të disa OJQ. Ai ka shtuar se prej marrjes së detyrës i ka ftuar deputetët në forcimin e ndërgjegjes për përgjegjësin që e kanë ndaj votuesve dhe ka shtuar se Kuvendi është vendi i vetëm i dialogut ndërmjet subjekteve politike të cilave qytgetari ua ka mundësuar statusin parlamentarë. Ndërkaq koordinuesi i programit parlamentarë të MANS-it, Danillo Kaleziq ka theksuar se në mungesën e lidhjeve të drejtë për drejta dhe institucionale ndërmjet deputetit dhe qytetarit nuk mund të ketë parlament efikas.  Çdo qytetarë , sipas fjalëve të tij, në bazë të kushtetutës ka të drejtë që ti drejtohet parlamentit dhe këtë dikush duhet ta marrë nëmënyrë serioze

Kërkoj që të respektohet Mali i Zi

Në gjyqin e lartë në Podgoricë  sot ka vazhduar procesi gjyqësor për përpjekje terrorizmi në ditën e zgjedhjeve në vitin 2016. Në vazhdim të procesit është lexuar shkresa e ministrisë së punëve të jashtme të Rusisë në të cilën është theksuar se dëshmitari bashkëpunues, Sasha Singjeliq, në shtator të vitit 2016 nuk e ka kaluar kufirin e këtij shteti dhe se në aeroport ka qëndruar vetëm në tranzit zonën.  Prokurori Sasha Çagjenoviq ka theksuar se në shkresën e ministrisë ruse nuk janë theksuar burimet e njohurive për qëdnrimin e Sasha Singjeliq në aeroport. Ai, po ashtu ka shtuar se shkresa nga Rusia është e pa qartë dhe e pa caktuar. Avokati, Miroje Jovanoviq, ka theksuar se ky dokument është fituar nga ministria e punëve të jashtme të Rusisë me kërkesën e tij. Prokurori Milivoje Katniq duke iu drejtuar gjykatëses Suzana Mugosha e ka pyetur  pse nuk ka reaguar kur avokati Radosavleviq e ka fyer Malin e Zi, duke shtuar se kjo do të jetë hera e fundit që ky prokuror do ta durojë një fyerje të tillë. Kur është në pyetje shteti i Malit të Zi,kërkoj që ai të respektot , ashtu siç repsektojmë ne Serbinë  dhe çdo shtet tjetër , ka theksuar Katniq duke kërkuar nga gjykatsja që të mos lejojë fyerje kundër shtetit të Malit të Zi.

Tanok përshëndet formimin e Këshillit të Kuvendit

Raportuesi i parlamentit evropianë për Malin e Zi, Çarlls Tanok, ka përshëndetuar formimin e Këshillit të Kuvendit për reformën e legjislturës zgjedhore , duke theksuar se është i zhgënjyer  me vendimin e Malit të Zi demokratik dhe Lëvizjes qytetare URA, se nuk dëshirojnë të marrin pjesë në punën e këtij trupi.. Siç ka theksuar Tanok , edhe pse ligji ekzistues mjafton për të përkrahur të gjitha liritë themelore , të sqarojë datat e sakata të fushatave zgjedhroe , siguron transparencën e mëtejme të fushatës financiare dhe shfrytëzimin e resurseve shtetërore dhe të sigurojë vendosmerinë më të madhe me rastin e marrjes së vendimeve të komisionit zgjedhor të shtetit , do të kontribuojë në sigurimin e besimit më të madhë të votuesve. Ai ka theksuar se do të dëshironte që të gjitha partitë të marrin pjesë në Këshillin për reformën e legjislacionit zgjedhor.

THAÇI DHE VUÇIQI SOT DO TË TAKOHEN NË BRUKSEL

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të presë sot në Bruksel presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq. Zyra e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka njoftuar se në takim dy liderët pritet të konfirmojnë gatishmërinë për të intensifikuar punën që të arrihet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme në normalizimin e marrëdhënieve, që është jetike për rrugën evropiane të tyre.
Kujtojmë se zyrtarë serbë kanë kërcënuar me ndërprerjen e dialogut, pasi qeveria e Kosovës ka vendosur taksë prej 10 përqind për prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Haradinaj thotë se Qeveritë e shteteve të BE-së po hezitojnë për liberalizimin e vizave

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një konferencë për media pas takimit të sotëm të Këshillit Ministror për Integrim Evropian.

Haradinaj aty u pyet edhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, ku tha se disa shtete anëtare të BE-së, hezitojnë ta fusin në rend dite këtë pikë.“Ne kemi kaluar dy moment të rëndësishme për këtë temë. Kemi kaluar votimin në Parlament, pra tani na ka mbetur zbatimi i këtij vendimi që duhet të merret në Këshill. Qeveritë e shteteve të BE-së kanë hezitim me e fut në rend dite këtë çështje”, ka thënë Haradinaj, raporton lajmi.net.

Megjithatë, shtoi Haradinaj, kjo çështje ka gjasa që të hyjë në agjendë, dhe nëse ndodh një gjë e tillë sipas tij, votimi do të jetë pro.

Ndërkohë ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha tha se heqjen e vizave e kanë premtuar edhe zyrtarët e Bashkimit Evropian.Ajo theksoi se Kosova është duke insistuar që kjo pikë të futet në agjendë, dhe se sipas saj, nga BE-ja është premtuar që me votimin e Demarkacionit, do të përfundojë edhe çështja e vizave.

Zyrtari i NATO-s në konferencë nga Beogradi: Nuk jemi kundër ushtrisë së Kosovës

Robert Pszczel gjatë një konference për media në Beograd ka thënë se NATO nuk është kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës.

Zyrtari i lartë nga Departamenti i Diplomacisë Publike në NATO, Robert Pszczel gjatë një konference për media në Beograd ka thënë se NATO nuk është kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës, por ka kërkuar që procesi i transformimit të bëhet në përputhje me Kushtetutën.

Pszczel ka theksuar se transformimi i forcave të sigurisë së Kosovës është e drejtë e qeverisë nga Kosova. Mirëpo, ai theksoi se çdo formë e transformimit duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe me konsultime me bashkësinë ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.

Qëndrimi i NATO-s është se duhet të vazhdohet kërkimi për një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët, theksoi Pszczel, transmeton lajmi.net.

Kurse, këshilltari i Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Branimir Filipoviq ka thënë se qëndrimi i Serbisë për transformimin e forcave të sigurisë së Kosovës në ushtri është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.

ZAEV: NUK GARANTOJMË ASGJË PËR SHQIPEN NË KUSHTETUTË

Komisioni për Çështje Kushtetuese miratoi tekstin e draft-amendamentit që parashikon ndryshimin e emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Me shumicë votash, drafti u nis për procedurë të mëtejme parlamentare.

Debati mbi draft-amendamentin për ndryshimin e Preambulës u koncentrua në drejtim të modernizimit të Preambulës. Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela kërkoi që karakteri multi-etnik i vendit të reflektojë edhe në Preambulë. Sela kërkoi edhe largimin e përcaktimit 20 për qind, duke krahasuar kushtetutën aktuale me kushtetutat e ish mbretërisë serbo-kroate-sllovene.

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se të gjitha rekomandimet do të shqyrtohen, por kjo nuk nënkupton se do të pranohen.

"Ia vlen të shqyrtohet por formulimi i përgjithshëm nuk është i drejtë pasi siç e thashë ka shtete kombëtare si Shqipëria, Serbia, Turqia, Bosnja, Bullgaria”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

.HAHN: MARRËVESHJA E PRESPËS DUHET TË FINALIZOHET

Komisioneri për Zgjerim e BE-së, Johannes Hahn në profilin e tij në “Twitter” shkruan se ka biseduar me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskin.Isha shumë i qartë si kristali se ratifikimi i marrëveshjes së Prespës duhet të finalizohet sa më shpejtë dhe pa asnjë pengesë.E përgëzoj angazhimin e tij që të mos e pengojë procesin me opstrukcione në Kuvend. Eurointegrimeve i nevojitet opozitë besnike”, ka shkruar eurokomisioneri Hahn.

STOLTENBERG VLERËSON KONTRIBUTIN E TRUPAVE SHQIPTARE NË HERAT

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përgëzoi sot trupat shqiptare në Herat, për rolin kyç për të siguruar që Afganistani të mos shndërrohet kurrë një strehë e sigurt për terrorizmin ndërkombëtar.Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila u shpreh krenare për kontributin e trupave shqiptare në Herat.“Krenari për kontributin e trupave shqiptare në Herat, të cilët bashkë me kolegët e tyre nga Italia, SHBA, Sllovenia, Lituania dhe Ukraina, u vizituan dhe përgëzuan nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, për rolin kyç të tyre për të siguruar që Afganistani të mos shndërrohet kurrë një strehë e sigurt për terrorizmin ndërkombëtar”, tha Xhaçka.

Të paktën 12 persona të vdekur pas të shtënave në Kaliforni

Policia ka njoftuar për “disa viktima” si pasojë e të shtënave në një lokal në Thousand Oaks në Kaliforni.Sipas raportimeve, të shtënat kanë filluar të mërkurën në orën 23:20 (ora lokale) në zonën që gjendet rreth 65 kilometra në veriperëndim të Llos Angjellesit.Zyrtarët kanë konfirmuar që i dyshuari është i vdekur dhe kanë thënë se sulmi ka rezultuar me të paktën 12 viktima.Sipas raportimeve, të paktën 200 persona kanë qenë brenda lokalit, meqë aty ishte organizuar një festë studentësh.“Kur ndihmësit kanë arritur, ata kanë dëgjuar të shtëna të vazhdueshme, sepse sulmuesi ka qenë aktiv”, ka thënë zëdhënësi i Sherifit të qarkut Ventura, Eric Buschow.“Ata kanë hyrë në lokal dhe mund t’iu them se ka viktima, të plagosur dhe në mesin e viktimave është edhe një ndihmës i Sherifit tonë që është përgjigjur në thirrjet fillestare, pa harruar edhe vrasësin”.Sipas policisë, numri i të plagosurve pritet të rritet.Dëshmitarët e kanë përshkruar momentin e sulmit, si skenë të panikut në lokal.Njerëzit kanë thyer dritaret me karrige për të ikur dhe janë strehuar nëpër banjo.Sipas raportimeve, sulmuesi mund të ketë përdorur të paktën një armë gjatë sulmit.

Stërvitje masive ushtarake në Poloni dhe shtetet e Baltikut

Rreth 17,500 ushtarë nga dhjetë vende të NATO-s po marrin pjesë në stërvitjet ushtarake që nisën të mërkurën në Poloni dhe në vendet e Baltikut, tha sot Ministria e Mbrojtjes e Polonisë.Sipas saj, stërvitjet "Anakonda" janë më të mëdhatë që ka mbajtur Polonia ndonjëherë.Rreth 12,500 trupa polake janë të përfshira në ushtrimet brenda Polonisë, ndërsa 5,000 ushtarë të tjerë nga vendet anëtare të NATO-s marrin pjesë në Estoni, Letoni dhe Lituani.Orari i tyre përfshin manovra detare edhe në Detin Baltik.Stërvitjet do ta zgjasin deri më 16 nëntor.

Polonia dhe tre vendet e Baltikut në veçanti janë të shqetësuara për sigurinë e tyre prejse Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014.

Nesër mot kryesisht me diell

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: H. Novi 22, Podgoricë e Ulqin 21, Tivar e B. Pole 20, Nikshiq e Beranë 19, Plevle 18, Cetinë, Kollashin, Shavnik e Rozhaj 17, Plavë 16, Plluzhinë 14 dhe në Zhablak 13 g.

Edhe për nesër  parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej -2 deri në 12, kurse më e larta e ditës prej 13 deri në 22 g. C.

]]>
Lajmet http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/220396/lajmet-08112018.html
Lajmet 07.11.2018 http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/220294/lajmet-07112018.html 07.11.2018 ]]> D. Markoviq: Do të jemi të gatshëm për mbylljen e 6 kapitujve 

Mali i Zi në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm , kur Finlanda të marrë presidencën në BE, do të ketë gatishmërinë interne për mbylljen e 6 kapitujve negocues , ka theksuar kryeministri, Dushko Markoviq.

I kam thanë qartë kryetarit të qeverisë se në momentin e marrjes së presidencës me BE nga ana e Finlandës, do të kemi gatishmërinë interrne për mbylljen e 6 kapitujve negocues, ka theksuar Markoviq, në fund të vizitës zyrtare në Finland.

Ai, ka shtuar se në këtë drejtim ka fituar premtimin se Mali i Zi, do ë gëzojë përkrahjen e Finlandës dhe mirëkuptimin e saj në Këshillin Evropianë.

Siç është kumtuar nga qeveria, Markoviq, ka vlerësuar se vizita në Finlandë, ka rezultuar me bisedime të suksesshme me kryeministrin e atjeshëm si dhe në bisedime shumë konstruktive në parlamentin e Finlandës.

Ridefinohen çmimet shtetërore 

Çmimin e “13 Korrikut”, përveç punëtorëve kulturor  do të mund ta fitojnë edhe afaristët , mjekët, inxhinierët, ekonomistët, arkitektët, juristët, institucionet e kulturës dhe  subjektet afariste, parashihet me ligjin e ri për çmimet shtetërore.

Në këtë mënyrë, siç është arsyetuar, çmimi fiton kontekst më të gjerë, afirmon vlerat edhe në fushat tjera të jetës shoqërore dhe mund të stimulojë edhe sektorët tjerë për rezultate akoma më të mira në punë.

Është paraparë që tri çmimet vjetore të “13 Korrikut”, duhet të ndahen nga tri sfera të ndryshme.

Çmimi i “Njgoshit”, është definuar si çmim me karakter ndërkombëtarë, ka të bëjë me rajonin e letërsisë të sllavëve të jugut që përfshijnë BH , Bullgarinë, Maqedoninë, Slloveninë, Serbinë, Kroacinë dhe Malin e Zi.

Me dispozitat që kanë të bëjnë me çmimin “Petar Llubarda” , parashihet koncept i ri me të cilin ky çmim i dedikohet vlerësimit të opusit krijues të piktorëve. Ky çmim mund ti ndahet qytetarit ose nënshtetasit të Malit të Zi, por edhe artistëve me origjinë nga Mali i Zi, vepra e të cilëve paraqet kontribut të rëndësishëm për artin figurativ të Malit të Zi dhe që konsiderohet si vlerë e përhershme e Malit të Zi.

Dialogu shoqëror për reformën zgjedhore do të mbahet në fund të nëntorit 

Tryeza e rrumbullakët për dialogun shoqëror për reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore do të mbahet në fund të muajit nëntor , kanë deklaruar nga Mali i Zi demokratik.

Ata kanë paralajmëruar se do ti ftojnë të gjithë përfaqësuesit e organeve shtetërore që të marrin pjesë në punën e kësaj tryeze.

Lëvizja qytetare URA dhe Mali i Zi demokratik nuk do të marrin pjesë në punën e Këshillit për reformën zgjedhore dhe legjislaturën tjetër , por me këto çështje do të merren përmes forumit të cilin do ta përbëjnë deputetet , përfaqësuesit e subjekteve parlamentare dhe jashtëparlamentare si dhe të gjithë individët e interesuar dhe të sinqertë.

Ndërkohë, Mali i Zi Demokratik,  i ka ftuar deputetët e shumicës parlamentare që të mos u japin përkrahje ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjit për eksproprijim.

Zgjidhjet e propozuara, siç kanë kumtuar në konferencën për gazetarët , nuk janë në pajtim me Kushtetutën.

Nuk do të marrin pjesë në punën e Këshillit

Klubi i veçantë i deputetëve në Parlamentin e Malit të Zi, ka kumtuar se nuk do të marr pjesë në punën e Këshillit për reformën e legjislaturës zgjedhore  dhe të legjislaturës tjetër dhe ka propozuar se vendin i cili u takon në këtë trup ia lejon një klubi tjetër opozitarë.

Kryetari i klubit të veçantë të deputetëve, Aleksandar Damjanoviq, e ka njoftuar Këshillin administrativ të Kuvendit se ata nuk do ta shfrytëzojnë të drejtën e propozimit të anëtarit të këtij klubi në Këshillin për reformën e legjislaturës zgjedhore.

Këshilli administrativ u ka bërë ftesë dje klubeve të deputetëve që deri nesër në mesditë ti dorëzojnë propozimet e kandidatëve për zgjedhjen e kryetarit, zëvendës kryetarit dhe të anëtarëve të Këshillit për reformën e legjislaturës zgjedhore dhe të legjislaturës tjetër.

Në Strasburg për rendësin e pushteteve lokale dhe rajonale

Në Strasburg mbahet kongresi i pushteteve lokale dhe rajonale të Këshillit të Evropës , kurse delegacionin e Malit të Zi e udhëheq kryetari i Komunës Bjello Pole Petar Smolloviq. Tema të seancës së 35-të janë zgjedhja e kryetarit të ri të kongresit dhe e komiteteve tjera si dhe e trupave punues të kongresit. Në Kongres debatohet për gjendjen e të drejtave të njeriut, për migrantët, moritorinin  e zgjedhjeve si dhe për forcimin e rëndësisë së pushteteve lokale në sjelljen e vendimeve shtetërore. Kryetar i ri i Kongresit është zgjedhur politikani nga Suedia Anders Knape.

Përfundon dëshmia e funksionarit të FD,  P. Bullatoviq

Ka vazhduar procesi gjyqësor për terrorizëm në tentativë në ditën e zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016  dhe sot, në Gjyqin e lartë, ka përfunduar dëshmia e funksionarit të Frontit Demokratikë Predrag Bullatoviq. Bullatoviq ka theksuar se gjatë bisedimeve me Aron Shaviv,  strateg politik izraelit , i cili e ka udhëhequr fushatën zgjedhore për FD , ka pasur debate , gjegjësisht mendim të ndryshëm se si duhet udhëhequr fushata zgjedhore.

Duke paraqitur vërejtjet e veta në dëshminë , prokurori Sasha Çagjenoviq ka theksuar se dëshmitari Bullatoviq ka folur kryesisht të vërtetën dhe të saktën. Pjesa në të cilën nuk është përgjigjur në pyetje është bërë me paramendim për të mbrojtur Frontin Demokratik dhe të akuzuarit  Andria Mandiq dhe Millan Knezheviq .

Ndërkaq, avokatët e mbrojtjes kanë vlerësuar se dëshmitari, Bullatoviq, ka folur në  detaje  dhe në mënyrë të argumentuar.

Anëtarë të  organizatave ndërkombëtare

Kvir Montenegor dhe Montenegro Prajd,  janë bërë anëtarë fuqiplotë të organizatave ndërkombëtare InterPride dhe EuroPride, qëllimi i të cilave është lidhja Paradave të krenarisë në nivelin global dhe atë evropianë. Siç është kumtuar nga Kvir Montengro , rrjetëzimi i bashkësisë LGBTIQ, përmes ndërlidhjeve të ngjarjeve më të rëndësishme siç janë paradat e krenarisë , është me rëndësi të madhe si për forcimin e kësaj bashkësie, ashtu edhe për ngritjen e përpjekjeve drejtë përparimit të cilësisë së jetës të personave LGBTIQ në tërë botën.

Sipas fjalëve të tyre, fakti se Montengro prajd dhe Kvir Montengro, janë bërë pjesë  Prajd  Rrjetit Ndërkombëtarë, tregon rëndësinë e lëvizjes malazeze të LGBTIQ  në nivelin ndërkombëtarë.

Vuçiq dhe Thaçi, takohen nesër në Bruksel

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të presë më 8 nëntor në Bruksel presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq.

"Në takim, dy liderët pritet të konfirmojnë gatishmërinë e tyre për të intensifikuar punën drejt arritjes së një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin gjithëpërfshirës, i cili është vendimtar për rrugët e tyre evropiane", thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e Mogherinit.

Në shtator, një takim i thirrur nga Mogherini midis Thaçit dhe Vuçiqit ka dështuar, me tërheqjen e këtij të fundit.

Paraprakisht, Thaçi dhe Vuçiq, janë takuar në Alpbah të Austrisë, ku kanë shpalosur publikisht idenë për ndryshimin e kufijve, si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve.

BE,  kërkon sqarime lidhur me tarifat  për mallrat nga Serbia dhe BH 

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq ka thënë për Radion Evropa e Lirë se BE-ja është duke kërkuar sqarime urgjente lidhur me vendimin e së martës të marrë nga autoritetet e Kosovës për të vendosur tarifa 10 për qind në importet e mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

“Këto masa janë një shkelje e qartë e obligimeve të Kosovës sipas CEFTA-s. Bashkimi Evropian pret që Kosova, që aktualisht është kryesuese e CEFTA-s të përmbushë plotësisht obligimet e kësaj organizate dhe të tërheqë masën”, ka thënë Kocijançiq.

Marrëveshja për tregti të lirë, CEFTA është një projekt ndërkombëtar i krijuar nga ana e Bashkimit Evropian, me qëllim të lehtësimit të këmbimeve tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kosova është anëtare e këtij mekanizimi që nga viti 2007.

Përveç tjerash zëdhënësja e BE-së ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës dëmton bashkëpunimin rajonal, dhe nuk është në linjë me parimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit që ka Kosova me BE-në.

Qeveria e Kosovës ka vendosur atë që e ka cilësuar si masë mbrojtëse për importin e të gjitha produkteve të prodhuara në Republikën e Serbisë dhe Bosnjë dhe Hercegovinës.

Vendet e rajonit pjesë e planit të përbashkët për personat e zhdukur

Vendet e Ballkanit Perëndimor prej dje janë  bërë  pjesë e një plani të përbashkët veprimi për të zgjidhur çështjen e personave të zhdukur, temë kjo që ka dominuar mosmarrëveshjet midis këtyre vendeve që nga fillimi i luftërave në ish-Jugosllavi në fillim të viteve 90-ta.

Përmes aktiviteteve konkrete, plani do të ndihmonte në zgjidhjen e rasteve të 12 mijë njerëzve të cilët edhe sot konsiderohen të zhdukur. Drejtori i programit për Ballkanin Perëndimor në

Komisionin Ndërkombëtarë për Persona të Zhdukur, në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë thotë se çështja e personave të zhdukur është faktor kyç për normalizimin e raporteve ndërmjet vendeve të Ballkanit dhe së në këtë kuadër, edhe në normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Rritje e numrit të azilkërkuesve sirian në Shqipëri

Shqipëria raportoi rritjen e numrit të aplikimeve për azil. Krahasuar me 307 kërkesat në 2017-ën, deri në gusht të këtij viti u shënuan 3000 aplikime.

Informacioni bëhet i ditur nga përfaqësuesi i UNHCR-së, Pablo Zapata.

Mijëra refugjatë nga Siria kanë vërshuar në Shqipëri.

Një burim pranë BE-së në Tiranë, e quajti fenomenin si abuzim të sistemit të azilit, ndërsa ministria e Brendshme thotë se nuk ka më shumë se 500 azilkërkues të vërtetë, aplikimet e të cilëve po shqyrtohen.

Autoritetet shqiptare frikësohen se politikat e shtrënguara europiane për fluksin e refugjatëve, do sjellë paqartësi të pafund për ata që aktualisht ndodhen në vend, raporton AFP.

Komisioni voton pro marrjes së mandatit të N.Gruevskit

Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit votoi për marrjen e mandatit të Nikolla Gruevskit.

Shumica e deputetëve në sallën e komision votuan për marrjen e mandatit. Pesë deputetët nga gjithsej nëntë votuan “pro” marrjes së mandatit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski ndërsa pas këtij votimi procedura kalon në seancë plenare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërkaq nga partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM u shprehën kundër marrjes së mandatit të deputetit Nikolla Gruevskit dhe në këtë mënyrë kanë lëshuar sallën në Komisionin për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit.

Përndryshe, propozimi për marrjen e mandatit është dorëzuar pasi Gruevski është dënuar me dy vite burg nga Gjykata Penale, në lidhje me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” për të cilën PSP hapi lëndë.

Demokratët fitojnë kontrollin në Dhomën e Përfaqësuesve , kurse Republikanët fitojnë Senatin

Rezultatet fillestare të zgjedhjeve për Kongres në Shtetet e Bashkuara tregojnë se demokratët kanë fituar kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, derisa republikanët kanë rifituar kontrollin e Senatit.

Demokratët janë në rrugë për të fituar dhjetëra vende në Dhomën me 435 anëtarë, duke i dhënë fund kështu kontrollit që kanë pasur republikanët në të dyja dhomat e Kongresit, çka edhe mund të rezultojë me shtim të presionit ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, në dy vjetët e ardhshme.

Një shumicë e thjeshtë në Dhomën e Përfaqësuesve do të ishte e mjaftueshme për nisur procedura kundër Trumpit nëse ka të dhëna që ai ka penguar drejtësinë në hetimet për Rusinë.

Megjithatë Trump nuk mund të largohet nga zyra pa votuar kundër tij dy të tretat e shumicës në Senatin e kontrolluar nga republikanët.

Trump ndërkaq më 6 nëntor ka thënë përmes një postimi në Twitter se procesi i votimit ka qenë “sukses i jashtëzakonshëm”, në zgjedhjet që janë konsideruar si referendum për presidencën e tij.

Liderja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e cila pritet të bëhet kryesuese e kësaj Dhome ka thënë se  do të synojë të bashkëpunojë me Trumpin dhe Senatin e kontrolluar nga republikanët në çështjet infrastrukturore, ku kanë qëllim të afërta me presidentin.

Turqia nuk do të respektoj sanskionet amerikane ndaj Iranit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka  thënë se Turqia nuk do të respektojë sanksionet amerikane në naftën iraniane dhe industrinë e transportit, kur lehtësira e siguruar nga Uashingtoni të skadojë pas gjashtë muajve.

“Këta janë hapa që synojnë të destabilizojnë botën. Ne nuk duam të jetojmë në një botë imperialiste”, ka thënë Erdogan para gazetarëve në Ankara më 6 nëntor.

Uashingtoni ka rivendosur sanksionet kundër Iranit më 5 nëntor, pasi është larguar nga pakti i vitit 2015 që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore.

Erdogan,  ka thënë se do të diskutojë për këtë çështje kur të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump në një samit që do të shënojë përvjetorin e 100-të të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Nesër, mot i ndryshueshëm dhe kryesisht i thatë

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: Tivar, Petrovac e Ulqin 22 gradë, Podgoricë e Budvë 21, Rozhaj 20,

H. Novi e Plevle 19, Andrievicë 18, Cetinë , Kollashin, Plevle ,Shavnik e Plavë 17, Nikshiq 16 dhe në Plluzhinë e Zhablak 15 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me intervale me diell dhe, kryesisht, i thatë.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e veriut.

Temperatura e mëngjesit prej 1 deri në 14, kurse më e larta e ditës prej 12 deri në 22 g. c.

 

]]>
Lajmet http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/220294/lajmet-07112018.html
Lajmet 06.11.2018 http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/220186/lajmet-06112018.html 06.11.2018 ]]> Mali i Zi ka bërë punë të mirë

Finlanda përkrah fuqishëm politikën e zgjerimit të BE, ka deklaruar kryeministri i këtij shteti Juha Sibilla gjatë takimit me kryeministrin e Malit të Zi Dushko Markoviq. Siç është kumtuar nga qeveria Markoviq dhe Sibilla janë pajtuar  gjatë takimit punues në Helsinki se Mali i Zi ka bërë progres të fuqishëm në procesin e integrimeve evropiane dhe se në vazhdim të këtij procesi gëzon përkrahjen e plotë të Finlandës e cila në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm e merr presidencën me BE. Markoviq ka përshëndetur idenë e progresit të bazuar në arritjen individuale dhe të vlerave për anëtarësim në BE duke shtuar se me përkrahjen e Finlandës pret edhe përkrahjen e vendeve tjera nordike. Kryeministri i Finlandës ka vlerësuar se Mali i Zi gjatë 10 vjetëve të fundit ka shënuar progres të mirë përmes konstatimit se në Mal të Zi është bërë puna më e mirë në rajon gjë që siç ka theksuar ai vërehet qartë.  Kryeministri Sibilla ka paraqitur qëndrimin e qeverisë së vetë se Mali i Zi është i mirëseardhur në BE pas vendosjes së standardeve të nevojshme. Gjatë bisedimeve është iniciuar bashkëpunimi i Universitetit në Helsinki me universitetin e Malit të Zi si dhe i odave ekonomike të dy vendeve.

Brajoviq kërkon emrat kurse votimi do të pasojë më së voni të hënën

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq ka prit sot delegacionin e misionit të OSBE në Mal të Zi Mariz Davije, me të cilën ka biseduar për aktivitetet e ardhshme të Këshillit për reformën e mëtejme të legjislaturës zgjedhore si dhe për temat tjera të me interes për punën parlamentare. Shefja e misionit të OSBE ka përshëndetur formimin e Këshillit për reformën e mëtejme të legjislaturës zgjedhore dhe të legjislaturës tjetër  me pjesëmarrjen e shumicës në pushtet dhe të opozitës si dhe me pjesëmarrjen e sektorit joqeveritarë dhe të bashkësisë akademike. Përndryshe, Brajoviq do të kërkojë nga klubet e deputetëve që sa më parë t’ia dorëzojë emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit për reformën e mëtejme zgjedhore dhe të legjislaturës tjetër në mënyrë që deputetet të votojnë më së largu të hënën për këto propozime. Megjithatë klubet e deputetëve akoma nuk kanë vendosur se kënd do të propozojnë por bisedimet janë në vazhdim. Klubet e deputetëve gjatë ditëve të ardhshme duhet të merren vesh se sa anëtarë në Këshillë do të ketë secili klub i deputetëve. Vendimi i miratuar të mërkurën parasheh që pushteti dhe opozita të kenë nga 7 anëtarë. Përbërja e Këshillit, përfshirë kryetarin dhe zëvendës kryetarin e Këshillit të cilët janë nga pushteti , respektivisht nga opozita do të konstituohet në mënyrë që çdo klubit të deputetëve i takon së paku një anëtarë i Këshillit, kurse pjesa tjetër në proporcion me numrin e deputetëve në klub.

Këshilli të bëjë hapë përpara në ambientin zgjedhor

Shefi i delegacionit të BE në Mal të Zi Aivo Orav  ka theksuar gjatë takimit me kryetarin e DEMOS-it  Miodrag Lekiq se pret nga Këshilli për reformën e legjislaturës zgjedhore dhe të legjislaturës tjetër rezultate konkrete dhe progres në avancimin e ambientit zgjedhor. Lekiq, ka theksuar se kjo parti ka vendosur  që të marr pjesë në punën e Këshillit me kusht që të mos ketë  keqpërdorime gjatë punës së tij. Siç kanë theksuar nga DEMOS, Orav ka përkrahur qëndrimin se disa rezultate duhet të zbatohen brenda afatit sa më të shkurtër duke mos pritur përfundimin e punës së përgjithshme duke shtuar se cilësia është më e rëndësishme  se sa shpejtësia. 

Në Kuvend u  debatua për furnizimet publike dhe kontrollin e brendshëm

Deputetet e Kuvendit të Malit të Zi e vazhduan sot mbledhjen e rrallës në të cilën debatuan për dy pika të rendit të ditës, atë për Ligjin për furnizimet publike dhe për Ligjin mbi kontrollin e brendshëm në sektorin publik. Gjatë debatit parlamentar, përfaqësuesit e Komisionit për furnizimet publike kanë kumtuar se punojnë në pajtim me ligjin dhe se janë penguar mbi 40 për qind të furnizimeve të cilat ishin të dyshimta. Deputetet opozitarë kanë deklaruar se ky sektor është tejet i nënshtruar korrupsionit dhe nepotizmit, kurse Partia Liberale konsideron se pason punë e madhe derisa të fitohet besimi i plotë. Në Parlament ka përfunduar edhe debati mbi Ligjin për kontrollin e brendshëm në sektorin publik dhe propozohen autorizimi më të mëdha për revizorët. Partia Demokratike Socialiste (PDS) është e shqetësuar për shkak të mungesës së mbikëqyrjes të zbatimit të ligjit, kurse opozita konsideron se kjo mbikëqyrje nuk do të zbatohet në mënyrë të drejtë. Gjatë debatit është theksuar se duhet rishqyrtuar edhe keqpërdorimet e mëparshme të  pozitës zyrtare. Përndryshe ende nuk dihet nëse deputetët do të deklarohet sot për temat e debatuara në dy ditët e kaluara.

Mali i Zi në disa sfera  është në nivelin e BE

Asocimin në BE dhe realizimi i reformave gjithëpërfshirëse në këtë rrugë është në interes  të banorëve dhe të ekonomisë malazeze por në disa fusha Mali i Zi i ka arritur standardet  e shteteve anëtare të BE, është vlerësuar gjatë takimit të bashkëbiseduesit kryesor Aleksandar Dërleviq me ambasadorin e Suedisë  Jan Llundin. Dërleviq ka theksuar se qeveria është e vendosur në realizimin e reformave  jo për shkak të anëtarësimit në BE por me qëllim të përmirësimit  të standardit të banorëve.  Ai ka theksuar se anëtarësimi në NATO dhe asocimi në BE i kontribuojnë sigurisë dhe stabilitetit dhe e forcojnë zërin e Malit të Zi në botë. Llundin  ka vlerësuar lartë rezultatet e arritura  duke shtuar se Mali i Zi është shteti që ka bërë më së tepërmi progres në Ballkanin Perëndimor drejtë BE  dhe i cili gëzon përkrahjen e plotë të Suedisë për anëtarësim. Ai ka shtuar se procesi i bisedimeve tani është shumë më kërkues se në rastet  e zgjerimeve të mëparshme dhe se kërkohen përpjekje të mëdha dhe realizimi i reformave, sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e mjedisit, kanë theksuar nga qeveria. 

Do të kontrollojnë ndërmarrjet e mëdha shtetërore

Institucioni Revizor i Shtetit në periudhën e ardhshme do të bëjë revizionin e ndërmarrjeve të mëdha, të cilat menaxhojnë pronë të madhe shtetërore ka paralajmëruar Senatori i këtij institucioni, Zoran Jelliq. “Gjatë këtyre ditëve do të hartojnë planin vjetor të revizionit  për vitin 2019 ku do të përfshihen ato subjekte më të rëndësishme ku do të vlerësojnë se ekziston rrezik i madh dhe ku përmes revizionit duhet parë nëse mjetet e qytetarëve të malit të Zi shfrytëzohen në bazë të ligjit”, ka theksuar Jelliq. Ky institucion ka prezantuar në konferencën e sotme për gazetarët  raportin vjetor për revizionet dhe aktivitetet e veta prej tetorit të vitit 2017 deri në tetor të vitit 2018. 

Parashihet ndërtimi i spitalit ushtarak

Në lokalitetin e kazermës në Maslina është paraparë ndërtimi i spitalit ushtarak për nevojat e ushtrisë se Malit të Zi por edhe të qytetarëve dhe valorizimi i saj do të jetë prioritet i Ministrisë së mbrojtjes, është kumtuar pas takimit të ministrit Predrag Boshkoviq me kryebashkiakun e Podgoricës Ivan Vukoviq. Vukoviq pas takimit ka deklaruar se ndërtimi i spitalit ushtarak është njëri ndër projektet e ri kapital. Siç ka theksuar, ministria ka për qëllim të ndërtojë spitalin ushtarak i cili do të shpërbej për nevojat e ushtrisë, por do të ishte i hapur edhe për qytetarët,  sepse do të inkorporohej në sistemin shëndetësor të Malit të Zi. Boshkoviq ka theksuar se njëri ndër prioritetet e ministrisë së mbrojtjes është valorizimi i kazermës “Marko Milanov Popoviq” me mbi 380 mijë metra katror. Në pyetjen nëse ushtria e Malit të Zi, e cila ka marr pjesë në anën Aleate në Luftën e parë botërore do të shënoj 100 vjetorin e përfundimit të luftës, Boshkoviq ka  theksuar se me 5 tetor është festuar dita e Ushtrisë së Malit të Zi dhe nuk do të ketë kremtime speciale.

Grumbullimi i të ardhurave bruto ka qenë 93 milion euro

Grumbullimi i bruto të ardhurave të cilat i administron drejtoria e tatim pagimeve në tetor ka qenë  92.91 milion euro, ose 15 për qind  më tepër krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar  dhe 10 për qind mbi planin. Nga drejtoria e tatim pagimeve kanë kumtuar se nga Tatimi në vlerën shtesë (TVSH) janë grumbulluar 24.3 milion euro ose 30 për qind më tepër krahasuar me vitin e kaluar të ardhurat e parapara. Nga drejtoria e tatim pagimeve po ashtu kanë kumtuar se  gjatë 10 muajve të parë të këtij viti grumbullimi bruto i të ardhurave ka qenë 874.1 milion euro  ose 12 për qind më tepër krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose  7 për qind mbi planin 

Kredi më të volitshme për ekonominë dhe banorët

Kushtet kreditore për afarizëm dhe për banorët  në tre mujorin e dytë  kanë qenë më të volitshme krahasuar me periudhën paraprake, sidomos  në bazë të marrzhave më të ulëta, provizioneve dhe kompensimeve, thuhet në raportin  për rezultatet e anketës të Bankës Qendrore të Malit të Zi. Bankat presin vazhdimin e zbutjes së kushteve kredituese  edhe në tremujorin e ardhshëm me përjashtim kur është fjala kolateralin me rastin e kreditimit të ekonomisë  në ç’drejtim priten ashpërsime  të mëtejme, është kumtuar nga Banka Qendrore. Këshilli i Bankës Qendrore në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar dhe ka miratuar raportin për rezultatet e anketës  lidhur me aktivitetet kredituese të bankave për tremujorin e dytë të këtij viti. Në mbledhjen e Këshillit është konstatuar se sipas të dhënave përfundimtare  të MONSTAT-it, shkalla reale e rritjes të bruto prodhimtarisë vendore  të Malit të Zi gjatë viti të kaluar ka qenë 4.7 për qind. 

Nëse Prishtina dhe Beogradi arrijnë marrëveshje, ne e mbështesim

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha sot në Prishtinë pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, se Vjena e mbështet cilëndo marrëveshje të paqes që arrihet në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke mos përjashtuar as opsionet për ndryshimin e kufijve. “Vetëm një marrëveshje paqeje mes dy vendeve do të mund t’i hapte rrugë anëtarësimit të tyre në Bashkimin Evropian”, tha Kurz. “Qeveria e Austrisë pajtohet me cilëndo marrëveshje, e cila arrihet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Pra, ne jemi të bindur që nëse ia dalin të kenë marrëveshje, askush nuk do të jetë kundër saj. Edhe nëse ajo është korrigjim i kufijve dhe shkëmbim i territoreve, ajo do të mbështetet nga ne”, u shpreh ai. Kancelari austriak, vendi i të cilit mban aktualisht presidencën e BE-së, theksoi se nuk do të ketë stabilitet në rajon dhe as perspektivë evropiane pa një marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë. Në lidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, Kurz tha se ende ka shumë vende anëtare të Bashkimit Evropian që janë skeptike në këtë proces. Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë deri në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila, sipas tij, do të sillte njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. “Marrëveshja Kosovë-Serbi do të sjellë paqe në Ballkanin Perëndimor dhe do të hapë perspektivën e anëtarësimit të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian”, tha Thaçi.

Dialogu sjell perspektive të re, paqe e stabilitet

Pas takimit me presidentin Thaçi, kancelari Kurz zhvilloi një takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Takimi është zhvilluar në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës dhe me këtë rast kancelari  i Austrisë, Sebastian Kurz, tha se është mirë të jesh në Kosovë. “Po mbështesim Ballkanin Perëndimor, do të doja që qytetarët e Kosovës ta mbështesin dialogun Prishtinë-Beograd sepse suksesi vjen nga ky dialog që sjell perspektive të re dhe paqe e stabilitet në rajon”, tha Kurtz, ndërsa, kryeministri Ramush  Haradinaj tha se është nder për Kosovën që të kenë miq si Austria. Marrëdhëniet mes dy shteteve dhe çështjet politike e të sigurisë në Kosovë ishin temat që u diskutuan në këto takime. Kancelari austriak dje qëndroi në Beograd, ku u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. 

Mustafa dhe komandanti i KFOR-it flasin për sigurinë në Kosovë

Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka pritur në takim të rregullt komandantin e KFOR-it në Kosovë, Salvatore Cuoci. Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për gjendjen e sigurisë në vend, në veçanti për sigurinë përgjatë kufijve dhe në përgjithësi u vlerësua se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile. Në këtë takim u vlerësua se komunikimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është i mirë dhe se duhet të punohet edhe më shumë që të avancohet ky komunikim. Ministri Mustafa falënderoi komandantin e KFOR-it për përkrahjen e dhënë për institucionet e sigurisë të Republikës së Kosovës, gjë që është me rëndësi të madhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. 

Pararojë e UE sot janë Shqipëria dhe Maqedonia

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn deklaroi se Shqipëria ndodhet në pararojë të anëtarësimit në Union. ”Zbatimi i marrëveshjes për emrin mes Shkupit dhe Athinës jep sinjalin se pajtimi në Ballkan është i mundur. Kjo marrëveshje ka efekt gjallërues edhe për zgjidhjen e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës”, thotë Hahn. Në pyetjen se përse do të ndodhë një gjë e tillë, Hahn jep dy arsye. ”Për dy arsye. E para, sepse vendet e BE-së argumentojnë se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor ka kuptim nëse përfshihen të gjitha së bashku dhe e dyta ka një konkurrencë pozitive në Ballkan se cili vend bën progresin më të shpejtë”, thotë Hahn. ”Për një kohë të gjatë Serbia dhe Mali i Zi ishin konsideruar në pararojë në procesin e anëtarësimit, por aktualisht në pararojë të këtij procesi mund të jetë Shqipëria dhe Maqedonia”, thekson Hahn.

Emërohet pas një viti Drejtori i SHISH

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, njoftoi sot se ka firmosur dekretin për emërimin e Helidon Bendos në postin e Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH). Bendo i cili ka mbajtur deri m tani detyrën e Nëndrejtorit të SHISH-it, ishte propozuar për të marrë drejtimin e këtij institucionit që një vit më parë, menjëherë pas dorëheqjes së Visho Ajazit. Presidenti shqiptar e mbajti pezull gjatë gjithë kësaj kohe, emërimin e tij, ndonëse Bendo, vijonte faktikisht të drejtonte këtë institucion. I pyetur dhjetorin e shkuar për këtë çështje, Presidenti Meta tha se “një vendimmarrje e tillë është e rëndësishme dhe Presidenti i Republikës duhet të jetë i bindur që një vendimmarrje përfundimtare forcon pavarësinë dhe efikasitetin e një institucioni aq të rëndësishëm të sigurisë kombëtare”. 

Trump kërkon mbështetje për Partinë Republikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bëri thirrje votuesve që të mbështesin Partinë Republikane në zgjedhjet për Kongres. Votimi mbarëkombëtar sot shihet si referendum mbi presidencën e tij. “Çdo gjë që kemi arritur është sot në rrezik”, tha presidenti Trump në njërin prej mitingjeve përfundimtare. Amerikanët votojnë sot për të gjitha 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve, për 35 nga 100 vendet e Senatit dhe për dhjetëra guvernatorë të shteteve. Republikanët tash për tash kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit, por shumë sondazhe sugjerojnë se demokratët kanë shanse të mëdha të fitojnë kontrollin së paku në Dhomën e Përfaqësuesve. Një sondazh kombëtar, i publikuar më 4 nëntor nga Washington Post dhe ABC News, tregoi se 50% e votuesve të regjistruar preferojnë kandidatët demokratë për Dhomën e Përfaqësuesve, krahasuar me 43% që favorizojnë republikanët.

Putin dhe Trump "nuk kanë gjasa" për takim në Paris

Kremlini kumtoi sot se takimi midis presidentit rus, Vladimir Putin, dhe presidentit amerikan, Donald Trump, që u paralajmërua se mund të zhvillohet më 11 nëntor në Paris, "tani nuk ka gjasa të ndodhë". "Një takim substancial nuk ka gjasa të ndodhë në Paris", tha zëdhënësi Dmitry Peskov, disa orë pasi Trump tha se "ndoshta" nuk do të takohet me Putinin në Paris. Peskov, megjithatë, tha se Trump dhe Putin "mund të bisedojnë në këmbë" në margjina të konferencave për 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Trump dhe Putin u takuan për herë të fundit në muajin korrik, në Helsinki. 

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperaturat në orën 15 u shënuan: në Ulqin 24 gradë, Tivar e Herceg Novi 23, Podgoricë e Bijello Pole 22, Nikshiq, Rozhaj e Cetinë 20, Beranë, Plevle e Kollashin 19, Plavë 18, Plluzhinë 17 dhe në Zhablak 16 gradë.  Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme  me intervale me diell dhe vende vende në viset jugore me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare vende vende deri e fortë nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 1 deri në 14, kurse më e larta e ditës prej 13 deri në 23 gradë  celsius.

 

]]>
Lajmet http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/220186/lajmet-06112018.html
Lajmet 05.11.2018 http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/220083/lajmet-05112018.html 05.11.2018 ]]> Parlamenti diskutoi për mbrojtjen e konkurrencës

Në parlamentin e Malit të Zi sot është debatuar për mbrojtjen e konkurrencës. Gjatë debatit të sotëm parlamentarë për mbrojtjen e konkurrencës nga Agjencia e ngarkuar për këtë sferë  kanë theksuar se është shënuar përparim, kurse deputetet opozitarë theksojnë se ekzistojnë firma të privilegjuara, siç është “Montengro erllains” dhe se nuk kontrollohet ndihma e shtetit. Deputetët opozitarë gjatë debatit kanë theksuar se depozitat në banka janë të rrezikuara, kurse nga Fondi theksojnë se të holla për mbulesë ka mjaftueshëm. Gjatë debatit për situatën në tregun e kapitalit është vlerësuar se ekzistojnë gjithnjë e më tepër transaksione jashtë bankare, kurse deputetet opozitarë konkludojnë se edhe kjo fushë gjendet në duart e individëve të privilegjuar. Në parlament ka përfunduar edhe polemika për sektorin energjetikë dhe është konkluduar se hidroenergjia duhet të eksploatohet më tepër .

Rritet imazhi kreditues i Malit të Zi

Rritja rekorde  e Bruto Prodhimtarisë së Brendshme në vitin e kaluar dhe fakti se prej rivendosjes së pavarësisë janë dyfishuar  rrogat dhe pensionet , se në kohën kur imazhi kreditues në rajon është në rënie, ai në Mal të Zi është rritur, flasin mjaftueshëm për politikën ekonomike  të Malit të Zi, ka kumtuar presidenti Millo Gjukanoviq në Dubai. Ai ka folur sot në konferencën e 12  për rezidencën globale  dhe vendbanimin  e cila është mbajtur në Dubai në organizimin e kompanisë “Henlli dhe partnerët”. Gjukanoviq ka prezantuar  pozitën aktuale  gjeopolitike të Malit të Zi si vend i cili para 12 vjetësh ka rikthyer pavarësinë, por i cili  ka traditë shtetërore mijë vjeçare dhe i cili është anëtari më i ri i NATO-s dhe i cili ka përparuar më së tepërmi në bisedimet me BE nga të gjitha shtet kandidate për anëtarësim. Duke pasur para sysh temën e konferencës,  Gjukanoviq në pika të shkurtra ka prezantuar edhe idenë e Malit të Zi në kontekstin e futjes së programit të nënshtetësisë ekonomike të bazuar në tërheqjen e investimeve të jashtme të drejtpërdrejta. Gjatë konferencës presidenti Gjukanoviq ka biseduar me drejtorin operativ të kompanisë ”Henlli dhe partnerët”, Jerg Stefan.

Do ta respektojmë ligjin me përpikëri

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq ka kumtuar se organet shtetërore me rastin e ndërtimit pa leje në Rumi, deri në përpikëri do ti respektojmë rregullat ligjore. Vetë fakti se për majën e Rumisë nuk ekziston dokument valid planifikues,  do të thotë se në këtë vend as që mund të ketë ndërtime ose intervenime në hapësirë, i ka rekomanduar kryeministri Markoviq  mitropolitit të kishës ortodokse serbe Amfillohije. Markoviq në letrën drejtuar mitropolitit Amfillohije ka theksuar se mënyra në të cilën ai e ndan Malin e Zi dhe sulmon themelet dhe kuptimin e bashkëjetesës kulturore  shumë etnike dhe shumë fetare  e shqetëson më tepër nga fakti nëse ky objekt do të mbetet  ose do të largohet nga maja e Rumisë. Të theksojmë se Amfillohije para do kohe i ka dërguar letër kryeministrit Markoviq në të cilën kërkon  që qeveria dhe ministria gjegjëse të lejojë ndërtimin e kishës në Rumi. “Pasi që më është besuar detyra që të kam kujdes për ligjet tokësore, kurse ju për ato qiellore dëshiroj të ju bind që në procedurën e organeve shtetërore të ndërtimit pa leje në Rumi do të respektohen rregullat ligjore deri në përpikëri”, ka theksuar Markoviq.

Markoviq nesër në Finlandë

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq do të qëndrojë nesër për vizitë zyrtare në Finlandë me ftesën e kryeministrit Juha Sipell. Siç është kumtuar nga qeveria, temë kryesore e bisedimeve të Markoviqit me mirëpritësin dhe me përfaqësuesit e parlamentit të Finlandës do të jetë vazhdimi i procesit të integrimeve evropiane të Malit të Zi. Theksohet se temë e bisedimeve do të jetë edhe bashkëpunimi bilateral ndërmjet Malit të Zi dhe Irlandës. 

Të zgjidhet çështja e përfaqësimit të shqiptarëve në Kuvend

Këshilli i përkohshëm, është shansi i fundit për shqiptarët që të zgjidhin çështjen e përfaqësimit në Parlamentin e Malit të Zi, por edhe për shoqërinë malazeze që të ndryshojë në të mirë, ka vlerësuar ish deputeti Vasel Sinishtaj.  Ai, për agjencinë Mina, ka sqaruar arsyet përse duhet kthyer partive shqiptare mandatet e garantuara dhe ka tërhequr vërejtjen se shqiptarët nga katër- pesë mandate, aktualisht, kanë rënë në një mandat me mundësi që nesër, ndoshta, të mos jetë asnjë duke shtuar se pragu prej 3%, sa është paraparë për përfaqësuesit e pakicës shqiptare, është e vështirë të sigurohet.

Kërkohet reagimi i udhëheqësve të drejtorisë së policisë

Lideri i lëvizjes qytetare URA Driatan Abazoviq ka kërkuar që që individët udhëheqës të Drejtorisë së policisë dhe të Këshillit për kontrollin civil të policisë reagojnë me rastin e inçizimit  i cili, siç theksohet, tregon torturën policore në Ulqin. Abazodviq me këtë rasti i është drejtuar drejtorit të drejtorisë së policisë, Veselin Veloviq dhe shefit të zyrës  për kontrollin e brendshëm të policisë Millan Axhiq dhe kryetarit të Këshillit për kontrollin qytetarë të policisë Zoran Çelebiq. Ai ka shtuar se ky nuk është rasti i vetëm i njohur për opinionin e Malit të Zi lidhur me përdorimin tej mase të forcës policore ndaj qytetarëve të Malit të Zi. Sipas fjalëve të tij, komandanti i policisë së Ulqinit, i cili gjatë asaj nate e ka komanduar aksionin gjatë të cilit në disa lokalitete është përdorur  forca e tepruar kundër qytetarëve,  akoma gjendet në këtë pozitë. Ai, siç është kumtuar nga URA, përsëri i ka bërë ftesë drejtorit Veloviq që ta shkarkojë komandantin e policisë së Ulqinit, Goran Erakoviq, dhe të gjithë përgjegjësit duke shtuar se përgjegjësia duhet adresuar qartë dhe se heshtja mund të konsiderohet si miratim gjë që në rastin konkret donë të thotë ftesë për përdorimin e dhunës.

Përkrahet pjesëmarrja në përmirësimin e legjislaturës zgjedhore

Në vend të miratimit të standardeve evropiane dhe realizimit të reformave në interes të banorëve , sot në Mal të Zi nga disa anë zhvillohen beteja të identitetit  të cilat krijojnë pasqyrën e një vendi në krizë të thellë të identitetit ,ka theksuar kryetari i DEMOS, Miodrag Lekiq në mbledhjen e Këshillit kryesor . Këshilli kryesor i kësaj partie ka përkrahur vendimin që përfaqësuesit e saj të marrin pjesë në punën kuvendore në përmirësimin e legjislaturës dhe të ambientit zgjedhor me kusht që , siç kanë theksuar , aktivitetet të mos kenë manipulime dhe të jenë nën mbikëqyrjen e opinionit të brendshëm dhe përfaqësuesve të BE . Ai siç është kumtuar nga DEMOS , ka vlerësuar se  edhe pse disa subjekte politike marrin pjesë në këtë aktivitet , përgjegjësin më të madhe për situatën e dezintegrimit total të shoqërisë malazeze e mbanë kreu i pushtetit.

Nuk kemi kuadro dhe as financa për kapitullin 27

Mali i Zi aktualisht nuk ka kuadro dhe as kapacitete financiare  për plotësimin e obligimeve nga kapitulli 27- mjedisi dhe ndryshimet klimatike, andaj duhet të punohet më tepër në forcimin e tyre, kanë kumtuar nga OJQ shoqata e ekologëve të rinj nga Nikshiqi. Drejtori ekzekutiv i kësaj OJQ, Miodrag Karaxhiq ka deklaruar për agjencinë MINA se nevojitet forcimi urgjent i kapaciteteve  kadrovike dhe formimi i fondeve  të cilat do të mund të përgjigjen nevojave jo të vogla financiare për plotësimin e obligimeve që dalin nga kapitulli 27. Ai konsideron se tek kapitulli 27 është problematike fakti se aktet juridike  në një masë të madhe sillen me procedurë urgjente, kurse aktivitetet ligjore i karakterizon mungesa e debateve adekuate publike dhe koordinimi i pa mjaftueshëm ndërmjet palëve të interesuara. 

Paragjykimet  pengojnë sistemin dual të arsimimit

Interesimi për sistemin dual të arsimimit është në rritje, kurse shkollat e mesme profesioniste janë po aq konkurrente sa edhe gjimnazet, është konkludim i pjesëmarrësve të konferencës, “Teen talk” në të cilën është theksuar se paragjykimet i kanë ngadalësuar ndryshimet. Paragjykimet dhe sistemi tranzitues janë pengesat kryesore në promovimin e shkollave të mesme profesioniste dhe të sistemit dual të arsimimit, ka kumtuar ministri i arsimit Damir Shehoviq. Ai në këtë konferencë ka theksuar se gjatë dy viteve të fundit është rritur interesimi për shkollat profesionale dhe mënyrën duale të edukimit. Ai po ashtu ka theksuar se nuk është e saktë që pas përfundimit të shkollës së mesme profesionale nuk mund të regjistrohet fakulteti dhe se ato nuk kanë të bëjnë ekskluzivisht me zanatin, ka theksuar Shehoviq. Ai po ashtu ka vlerësuar se shkollat e mesme profesionale ofrojnë mundësi më të mëdha për punësim dhe për inicimin e biznesit eventual.

Kancelari austriak arrin sonte në Kosovë

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz pritet që sotme në mbrëmje të arrijë në Kosovë.

Ai raportohet se do të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçi si dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Po ashtu gjatë qëndrimit të tij në Kosovë do të zhvillojë takime edhe me ushtarët austriakë të KFOR-it. Në njoftimin e kabinetit qeveritar të kryeministrit të Austrisë u tha se ai gjatë vizitës në Serbi dhe Kosovë do t’i japë mbështetje procesit të afrimit të vendeve të Ballkanit me BE-në dhe të inkurajojë perspektivën euroatlantike të këtyre vendeve, duke inkurajuar edhe vazhdimin e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit.“Arritja e një marrëveshje përmes dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, është kusht për anëtarësimin e plotë të dy vendeve në BE”, thuhet në njoftimin e Qeverisë austriake. Bashkimi Evropian do të jetë i plotë vetëm pasi të jenë anëtarësuar  edhe vendet e Ballkanit Perëndimor” thuhet raportimin e APA-s.

Kosova e sigurt që nuk pranohet në Interpol

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq deklaroi sot se është pothuajse e sigurt se Kosova nuk do të jetë në gjendje të bëhet anëtare e Interpolit, pavarësisht nga presionet e larta dhe shtoi se “do të pësojnë debakël”. "Presionet janë shumë të forta dhe me mbështetjen e madhe e vendeve perëndimore dhe islamike", ka thënë ai për Tanjug. Ai theksoi se Kosova, në mënyrë që të marrë vota në Interpol, ka ndarë fonde për lobim, por sipas tij kjo është “pushkë e zbrazët” dhe se në vetë votim do të shihet se sa do të marrë mbështetje. "Ata më mirë të mos aplikojnë as për anëtarësim, pasi ky do të jetë debakël për ta”, tha Daçiq

Sulm vdekjeprurës kundër forcave afgane të sigurisë

Së paku 13 pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë u vranë në një betejë në provincën Gazni, rreth 150 kilometra larg kryeqytetit Kabul. Mohammad Arif Noor, zëdhënës i guvernatorit të provincës, i tha Radios Evropa e Lirë se beteja nisi mëngjesin e sotëm, kur militantët talibanë sulmuan një postbllok në qarkun Khogjani. Noori tha se gjashtë policë dhe shtatë ushtarë afganë u vranë në luftime, ndërsa së paku katër policë të tjerë u plagosën. Ai po ashtu tha se gjashtë talibanë u vranë.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se grupi i tij mban përgjegjësinë për sulmin.

Luftimet vijnë tre muaj pasi qindra militantë talibanë nisën një sulm masiv në qytetin Gazni dhe për kohë të shkurtër morën nën kontroll pjesë të tij. Avionë dhe dronë të ushtrisë amerikane u përfshinë në atë betejë për të ndihmuar forcat afgane në zmbrapsjen e militantëve. 

Në Kamerun kidnapohen 78 fëmijë

Sulmuesit e armatosur kanë kidnapuar së paku 78 nxënës në Kamerun në një shkollë në veri perëndim të vendit kanë kumtuar sot zyrtarët e atjeshëm. Edhe drejtori i shkollës po ashtu është kidnapuar mbrëmë në afërsi të qytetit Bamenda kryeqytet i një rajoni banorët e të cilit flasin në gjuhën angleze, njofton Asoshiejtet pres. Tani për tani nuk është e njohur se kush qëndron pas këtij kidnapimi. 

Britania u bashkohet thirrjeve për përfundim të konfliktit në Jemen

Britania ka thënë se do t’iu bëjë presion anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të marrë hapa të rinj në mënyrë që t’iu jepet fund armiqësive në Jemen. Ministri i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt ka thënë përmes një deklarate më 5 nëntor se ai është pajtuar me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara për Jemenin, Martin Griffiths “se është koha e duhur që Këshilli të veprojë për të forcuar procesin e udhëhequr nga OKB-ja”. Ai ka thënë se Britania do të përdorte “gjithë ndikimin që ka” për të dërguar “të dyja palët” në tavolinën e negociatave për t’i dhënë fund konfliktit të përgjakshëm, i cili në disa raste është përshkruar si luftë në mes të Arabisë Saudite dhe Iranit dhe ka lënë të vdekur më shumë se 10,000 persona. Thirrja e Britanisë ka ardhur pasi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo kanë bërë deklarata të ngjashme në ditët e fundit. Guterres ka thënë më 2 nëntor që të ndalet dhuna në shtetin e Gjirit Arab, derisa Pompeo ka bërë thirrje më 30 nëntor për kthim në tavolinën e negociatave. 

Vala e parë e migrantëve arrin në Meksikë

Një pjesë e karavanit të migrantëve që janë nisur drejt Shteteve të Bashkuara, ka arritur në kryeqytetin e Meksikës, Meksiko Siti. Rreth 450 persona, shumica burra dhe djem janë strehuar përkohësisht në një stadium të sportit. Turma e njerëzve, e përshkruar si karavan, është nisur javë më parë nga Hondurasi dhe tani përbëhet nga rreth 5,000 persona. Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar për pozicionim të trupave në kufi ashtu që t’ua ndalojë atyre hyrjen në SHBA.

Kritikët kanë akuzuar Trumpin për përdorim të kërcënimit nga migrimet ilegale për të arritur më shumë përkrahje për republikanët, pak para mbajtjes së zgjedhjeve për Kongres.

Nesër mot kryesisht me diell 

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët  por i thatë.

Temperaturat: Tivar e Ulqin 22, Podgoricë, H. Novi , Plevle e B. Pole 21, Beranë 18, Cetinë e Kollashin 17, Nikshiq e Plavë 16, Plluzhinë, Shavnik e Rozhajë 15 dhe në Zhablak 13 g.

Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Do të fryjë erë e dobët jugore. Temperatura e mëngjesit prej 0 deri në 14, kurse më e larta e ditës prej 15 deri në 24 g. c.

 

]]>
Lajmet http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/220083/lajmet-05112018.html
Lajmet 2.11.2018 http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/219785/lajmet-2112018.html 2.11.2018 ]]> Debat lidhur edhe me ndryshimet e ligji për eksproprijim

Deputetet e Kuvendit të Malit të Zi kanë diskutuar sot  për propozim ligjin për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për eksproprijim me të cilin është paraparë se shteti mundet me procedurë urgjente të marr pronën private dhe të hyjë në të përmes kompensimit për të cilin komisioni qeveritar do të përcaktohet nëse është e drejtë.  Ndryshimet  ia kanë propozuar Kuvendit , deputetet e PDS Prdrag Sekuliq , Marta Shqepanoviq, Zhelko Aprcoviq , Nikolla Rakoçeviq dhe Jovanka Llalliçiq. Shqepanoviq ka theksuar sot në parlament se shkak i miratimit të propozim ligjit janë mangësitë e hetuara në zbatimin e deritashëm të ligjit për eksproprijim të cilat para së gjithash kanë të bëjnë me kohën tepër të gjatë të pa arsyetuar të procedurave. Ajo ka theksuar se qytetar me  ligjin në fuqi është i mbrojtur , gjegjësisht lartësia e kompensimit të drejtë nuk mund të jetë më e ulët nga vlera e pronës në treg.  Jovanka Llalliçiq ka theksuar se shumë shpesh procedurat e eksproprijimit dhe e caktimit të kompensimit për pronën e tjetërsuar zgjasin tepër gjatë . Ndërkaq, deputeti i FD Nebojsha Medojeviq ka theksuar se ligji për eksproprijim shërben që pronarëve privat tu konfiskohet prona pa dëshirën e tyre dhe ajo tu dorëzohet familjes në pushtet ose individëve privat.

Parlamenti është forumi i vetëm për diskutime politike

Eurokomisari Johanez Han ka deklaruar se forum i debateve politike në Mal të Zi është vetëm parlamenti i shtetit. Kjo gazetës “Pobjeda” i është kumtuar nga kabineti i Hanit në pyetjen që komisari evropianë për zgjerim të komentojë paralajmërimin e  lëvizjes qytetare URA dhe të Demokratëve për formimin e forumit jashtë institucional i cili do të merrej me legjislaturën zgjedhore. “Komisari pret që të gjitha partitë politike të cilat e përkrahin rrugën e Malit të Zi drejtë BE të marrin pjesë aktive në punën e Këshillit të përkohshëm parlamentarë i cili sapo është themeluar” , i është thënë gazetës “Pobjeda” . Të theksojmë se parlamenti i Malit të Zi ka miratuar të martën vendimin për themelimin e Këshillit për reformën e legjislaturës zgjedhore dhe të legjislaturës tjetër , i cili siç është sqaruar , është formuar me qëllim të përmirësimit të ambientit të përgjithshëm në të cilin do të mbahen ciklet e ardhshme zgjedhore. Vetëm disa orë më pas Johanez  Han në mesazhin e vetë në Tviter ka kumtuar se përshëndet formimin e këshillit të përkohshëm dhe pret pjesëmarrjen e të gjithëve në punën e këtij trupi .

Situata në kufij është nën kontroll

Mali i Zi e ka përparuar sigurinë në kufijtë e vetë, kurse situata me migrantët tani për tani është nën kontroll, është theksuar në mbledhjen e Këshillit parlamentarë për siguri dhe mbrojtje. Këshilli ka zhvilluar sot dëgjimin kontrollues të përfaqësuesve të Ministrisë për punë të brendshme dhe të Drejtorisë së policisë në temën Kontrolli i kufijve në kontekstin e pengimit dhe të luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Sekretari i shtetit në Ministrinë e punëve të brendshme, Dragan Pejanoviq , ka theksuar  se ruajtja e sigurisë e paqes dhe stabilitetit është njëri ndër parakushtet kryesore të përgjigjes demokratike ndaj sfidave aktuale të sigurisë , ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve. Ai ka shtuar se migrimet ilegale, si sfidë globale, nuk e kanë anashkaluar  as Malin e Zi. Siç ka theksuar, sektori i policisë kufitare në vazhdimësi  realizon mbikëqyrjen e shtuar të kufirit shtetëror. Ai ka theksuar se në 28 vendkalime kufitare në Mal të Zi zbatohet kontrolli kufitarë i të gjithë personave dhe auto veturave të cilat kalojnë kufirin shtetëror.

Të miratohet ligji për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve

Mali i Zi duhet të miratojë ligjin e ri për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve  e jo ndryshimet dhe plotësimet e tij, ka kumtuar Drejtorja e qendrës për tranzicionin demokratik  Milica Kovaçeviq , duke shtuar se me ligjin e ri duhet të zgjidhen të gjitha problemet kryesore të cilat e ngarkojnë procesin zgjedhor. Kjo nënkupton trajtimin e e serviseve publike dhe të mediave tjera , rregullimin e sistemit të ankesave  dhe futjen e listave të hapura , dhe përmirësimin e dispozitave të paqarta në ligj, ka theksuar Kovaçeviq në konferencën për gazetarët  në të cilën janë prezantuar rezultatet e sondazhit në temën “Legjimititeti dhe integriteti i zgjedhjeve – hap i domosdoshëm drejtë vlerave evropiane”. Kovaçeviq ka theksuar se kjo qendër për herë të parë ka përgatitur vlerësimin e plotësimit të kritereve politike për anëtarësim në BE lidhur me zgjedhjet  e lira dhe të ndershme

Tu merren pasaportat deputetëve Mandiq dhe Knezheviq

Gjyqi i lartë në Podgoricë ka sjell vendimin  që deputetëve Frontit Demokratik Andria Mandiq dhe Millan Knezheviq përkohësisht tu merren pasaportat , ka kumtuar kjo parti . Në bazë të akt vendimit gjyqësor , Mandiq dhe Knezheviq janë të detyruar ti dorëzojnë pasaportat  sepse në të kundërtën mund të paraburgosen është kumtuar nga FD. Në arsyetim theksohet se Mandiq dhe Knezheviq në periudhën pas marrjes së pasaportave të ri , vetëm gjatë tre muajve të këtij viti shumë shpesh i kanë kaluar kufijtë e territorit të Malit të Zi respektivisht se kanë nevojë për udhëtime të shpeshta jashtë territorit të Malit të Zi.

Isa Mustafa merr përgjigje nga Merkel, flet për kufijtë, dialogun e vizat

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ia ka kthyer letrën kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Sipas LDK-së Merkel ka inkurajuar vazhdimin e dialogut me Serbinë, dhe gjithashtu ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave.

“Kancelarja Merkel thekson se “edhe nga këndvështrimi im është shumë me rëndësi që Kosova të vazhdojë dialogun me Serbinë me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian dhe të shtyjë përpara normalizimin e marrëdhënieve. Debatin rreth ndryshimit të kufijve edhe unë, sikurse ju po e përcjell me brengosje të madhe”, porosit Kancelarja Merkel”, thuhet në komunikatë, transmeton lajmi.net.

Në këtë letër Merkel ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën është një gjë shumë e rëndësishme për Republikën e Kosovës.“Duke trajtuar çështjen e liberalizimit të vizave të adresuar nga shkresa e Kryetarit të LDK-së, Kancelarja Gjermane Angela Merkel shkruan: ”Unë jam e vetëdijshme sa e rëndësishme është arritja e udhëtimeve pa viza për qëllime turizmi për vendin tuaj. Thelbësore për Gjermaninë në këtë rast është plotësimi pa përjashtim i të gjitha kritereve, para se mund të jepet liberalizimi i vizave. Konsultimet e shteteve anëtare të BE-së rreth kësaj çështjeje janë duke vazhduar”, vazhdon njoftimi i LDK-së.

Veseli: Le ta dinë të gjithë, edhe Vuçiqi, se ushtria e Kosovës po bëhet dhe kthim prapa s’ka

Në bazë të të gjitha analizave që i kemi bërë me miqtë nga NATO, sa i përket strategjisë së sigurisë, do të kemi pesë mijë ushtarë aktivë dhe tre mijë rezervë, ka zbuluar kryetari i Kuvendit, njëherësh lider i PDK-së Kadri Veseli për gazetën kroate “Vecernji list”.Pasi që gazeta kroate “Vecernji list” më 27 tetor realizoi reportazhin për Forcat e Armatosura të Kosovës dhe ku pjesë e tyre janë edhe serbët e Kosovës, ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili menjëherë i ka ftuar serbët që mos të jenë pjesë e Ushtrisë së Kosovës, thuhet në tekstin e radhës të kësaj gazete, transmeton lajmi.net.

Thirrjen e presidentit të Serbisë drejtuar serbëve, për “Vecernji list” e ka komentuar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke e akuzuar Vuçiqin që po i manipulon serbët e Kosovës.“Pa marrë parasysh në protestat që vijnë nga Beogradi, jemi të vendosur të themelojmë Ushtrinë e Kosovës dhe më këtu nuk ka kthim”, ka thënë Veseli.

Ai po ashtu ka theksuar se Kosova është vend që dëshiron paqe dhe marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, e jo luftë.

Sipas tij, transformimi nuk do të thotë që Kosova dëshiron luftë ose do të zhvillojë politikë agresive, siç dëshiron ta paraqesë Vuçiqi.

Zaev: Nuk ka padrejtësi ndaj bashkësive etnike

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, sot në konferencë për shtyp tha se qeveria ka arritur të përgatit tekstin për amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës.

Zaev njoftoi se qeveria ka pranuar kërkesat e tetë deputetëve të përjashtuar nga OBRM-PDUKM dhe shtoi se kërkesat e tyre janë harmonizuar me amendamentet e qeverisë.

Ai shtoi se në amendamentet e propozuara nga qeveria është përfshirë edhe Marrëveshja e Ohrit dhe në këtë mënyrë theksoi se është bërë drejtësi mes gjitha bashkësive tjera etnike.

Zaev ftoi gjithë deputetët e Kuvendit që të kyçen në procesin e ndryshimeve kushtetuese, pasi sipas tij, hapet rruga euroatlantike dhe kjo është në interes të qytetarëve.

KOMITETI I EKSPERTËVE MES MAQEDONISË DHE GREQISË FILLOI SOT PUNËN

Prej sot fillon me punë Komiteti i përbashkët interdisiplinar i ekspertëve për histori, arkeologji dhe arsim mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë thonë se Marrëveshja e Prespës është e qartë në lidhje me punën e Komisioni, i cili do të fillojë punën para zbatimit të marrëveshjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Koha e fillimit të punës është rezultat i njohjes së të dy palëve. Do të duhet të sillen vendime për vitin e ardhshëm shkollor. Asnjë libër ose material ndihmës shkollor nuk duhet të përmbajë material irredentist”, thonë nga MPJ e Greqisë.

Ambasadori Viktor Gaber, i cili e udhëheq ekipin nga Maqedonia, para dy ditësh deklaroi se mbledhja do të mbahet në Selanik.

Tetë persona të vdekur pas bombardimeve në zonën e demilitarizuar në Idlib

Të paktën tetë persona janë vrarë të premten nga sulmet e Qeverisë siriane në provicën Idlib, të kontrolluar nga rebelët, ka njoftuar Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, duke raportuar kështu për numrin më të madh të të vdekurve prej kur është krijuar zona e demilitarizuar nga Rusia dhe Turqia në këtë rajon, transmeton Reuters.

Ky Vëzhgues ka thënë se vdekjet kanë ndodhur në qytetin, Jarjanaz, që ndodhet afër zonës së thellë, e cila përfshihet në paktin ruso-turk.

Pakti, i nënshkruar në mes të Rusisë, aleatit kryesor të presidentit sirian, Bashar al-Assad dhe Turqisë, e cila përkrah rebelët, ka bllokuar përpjekjet e Qeverisë për të fituar kontrollin në Idlib.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se rreth tre milionë persona jetojnë në këto zona dhe beteja e Assadit për të kontrolluar këtë zonë mund të rezultojë me tragjedinë më të keqe në luftën civile shtatëvjeçare.

Netanyahu paralajmëron vendet e BE-së për komplotet iraniane

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, duke e cilësuar Iranin “forcën më të madhe të islamit militant”, ka paralajmëruar Evropën për ndonjë sulm iranian në tokën e saj. Duke folur para gazetarëve më 1 nëntor, pasi ka biseduar me homologun bullgar në Sofje, Netanyahu ka thënë se Islami radikal është kërcënim për botën dhe se Izraeli së fundmi ka fituar informacione për një varg të komploteve iraniane që janë planifikuar të kryhen në tokën evropiane.

Netanyahu nuk ka dhënë detaje, mirëpo në muajt e fundit është raportuar për disa supozime të lidhura me grupe opozitare iraniane, që mund të kenë përgatitur komplote në Francë dhe Danimarkë.

Paralajmërimet e kryeministrit izraelit rreth komploteve iraniane në Evropë kanë qenë pjesë e fushatës së tij për t’iu bërë presion kombeve evropiane që të kenë qasje më të ashpër kundër Teheranit.

Izraeli ka qenë vetëm një nga shtetet e pakta në botë që ka përkrahur Shtetet e Bashkuara këtë vit, kur këto të fundit kanë vendosur për t’u larguar nga pakti bërthamor i vitit 2015, që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore, duke vendosur edhe për rikthim të sanksioneve kundër këtij shteti.

Kina: Biseda telefonike Xi-Trump “jashtëzakonisht pozitive”

Ministria e Jashtme e Kinës ka thënë se një bisedë telefonike në mes të presidentit të këtij shteti, Xi Jinping dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump lidhur me çështjet tregtare dhe aspekte tjera ka qenë “jashtëzakonisht pozitive”, transmeton AP.

Ministria ka thënë të premten se të dy liderët janë pajtuar për të “fuqizuar shkëmbimin ekonomik”, mirëpo nuk kanë ofruar të dhëna nëse është shënuar ndonjë përparim në zgjidhjen e përshkallëzimit të luftës me tarifa mes këtyre dy shteteve.

Trump ka thënë më herët përmes një postimi në Twitter se ai dhe Xi kanë pasur bisedë “shumë të mirë”.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Lu Kang është pajtuar se “kjo bisedë telefonike ka qenë jashtëzakonisht e mirë”.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë tensionuar marrëdhëniet kohën e fundit për shkak të tarifave të vëna nga autoritetet amerikane në produktet kineze.

Nesër ne Shkodër përurohet ex-Bibliotheca Gjon dhe Willy Kamsi

Provinca françeskane në Gjuhadol  organizon nesër inaugurimin e ex- Bibliotheca “Gjon dhe Wily Kamsi”. Kjo është dhuratë nga e motra e të ndierit Myriam Kamsi dedikuar bibliotekës françeskane . Këtë përurim do ta udhëheq at Mirash Marinaj, kurse përurimin e bibliotekës do ta përshëndesin   ipeshkvi  Angjello Masafra,  atë Aurel Gjerkaj dhe donatorja e bibliotekës Myriam Kamsi. Aktivisti i njohur Gjovalin Çuni do të prezantojë punimin “Wily Kamsi një jetë kushtuar librit” ,kurse atë Viktor Demaj ka përpunuar temën me titull “Bibloteka Wili Kamsi” , pjesë e çmueshme e trashëgimisë kulturore”. Ky manifestim do të fillojë në ora 11 në lokalet e bibliotekës françeska ne Gjuhadol të Shkodrës .

Nesër mot kryesisht me diell]

  Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

         Temperaturat: Tivarë e Budvë 23, Podgoricë, Kollashin e H. Novi 22, Beranë , Ulqin, Plevle e Rozhajë  21, Plavë ë20, Cetinë 19, Shavnik, Plluzhinë e Mojkovac 18, dhe në Zhablak 15 g.

         Për nesër parashihet mot kryesisht me diell dhe me temperatura të larta jo të rëndomta për këtë stinë të vitit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 9 deri në 18, kurse më e larta e ditës prej 18 deri në 27 g. c.

]]>
Lajmet http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/219785/lajmet-2112018.html
Lajmet 1.11.2018 http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/219673/lajmet-1112018.html 1.11.2018 ]]> Kriminelët nuk mund të jenë mbi institucionin 

Puna e përbashkët e prokurorëve dhe nëpunësve të policisë u dërgon mesazh të qartë të gjitha organizatave kriminale  se nuk mund të jenë mbi institucionet dhe se do të gjenden përball drejtësisë,  ka deklaruar prokurori kryesor i shtetit Ivica Stankoviq. Ai në ditët e prokurorëve shtetëror të Malit të Zi i në Beçiq  ka theksuar sot se institucionet  kanë një formë tjetër .Edhe brenda një mandati  do të kishte qenë e mjaftueshme  formimi i prokurorisë speciale të shtetit dhe themelimi i sekretariatit të Këshillit të prokurorëve ,si dhe përparimi i kapaciteteve administrative dhe i teknologjisë informativo-komunikuese, ka theksuar Stankoviq. Do të ishte gabim të thuhet se të gjithë së bashku kemi bërë atë që e kemi planifikuar, ka theksuar ai. Sipas urdhrave të prokurorisë janë ndërmarr masa dhe veprime të cilat kanë rezultuar me zbardhjen e veprave më të rënda penale dhe janë privuar nga liria dhe procesuar më tej pjesëtarë të shumtë të grupeve të ndryshme kriminale, ka theksuar Stankoviq ,transmeton portali i RTMZ.

Nga prokurorët  shtetëror pritet shkalla me e lartë e përgjegjësisë 

Qeveria dhe shoqëria në përgjithësi presin nga prokurorët shtetëror shkallën më të lartë të përgjegjësisë, të njohurive dhe të profesionalitetit  ,ka theksuar nënkryetari i Qeverisë Zoran Pazhin  duke shtuar  se nga vendimi i tyre i pavarur me rastin e hartimeve ,kualifikimeve dhe dëshmimit të veprave penale në një masë të madhe varet e tërë drejtësia. Ai i ka përgëzuar  prokurorët shtetëror të Malit të Zi për kontributin vendimtarë  me rezultatet e mira në luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit në Mal të Zi gjatë vitit të kaluar. Në fjalimin e vetë me rastin e Ditës së prokurorëve të Malit të Zi ,Pazhin ka theksuar se shoqëria malazeze vlerëson lartë rëndësinë aftësinë dhe kontributin e organizatës së prokurorëve në vendosjen e drejtësisë dhe të sigurisë , duke pasur para sysh se Mali i Zi në kushtetutën e vetë i ka garantuar organizatës së prokurorëve jo vetëm autonominë në vendim marrje , por edhe pavarësinë absolute nga pushteti ekzekutiv.

Në kolegium të diskutohet për pengimin e hyrjes  të intelektualëve serb në MZ 

Kuvendi i Malit të Zi i ka ndërpre sot punimet  pas konfliktit verbal të kryetarit të partisë liberale Andrija Popuviq dhe njërit nga liderët e FD Millan Knezheviq.

 Më parë deputetët e Kuvendit të Malit të Zi kanë propozuar që të organizohet koelgiumi në të cilin do të ftohet përfaqësuesi i Ministrisë për punë të brendshme dhe të kërkohet përgjigja pse 4 intelektualëve serbë u është ndaluar hyrja në Malin e Zi . Drejtoria e policisë sipas shkrimit të gazetës “Dan” ka sjell vendimin që shkrimtarit Matia Beqkoviq , historianeve  Çedomir Antiq dhe Aleksandar  Rakoviq dhe politikanit e jurstit Serbë Dejan Miroviq  u ndalohet hyrja në Mal të Zi sepse rrezikojnë sigurinë nacionale të shtetit .Deputeti i FD Andria Mandiq  ka kërkuar në fillim të seancës nga udhëheqja e parlamentit që të jap përgjigje pse Ministria e punëve të brendshme ka sjell vendim të tillë,  sikur fjala të ishte për kriminel e jo elitën intelektuale  me të cilët krenohet populli serbë nga Mali i Zi. Nënkryetari i Kuvendit ,Branimir Gvozdenoviq ,ka theksuar pas pauzës  se kjo pikë nuk mund të hapet për debat sepse nuk është e paraparë për rëndin e ditës, ashtu siç kanë kërkuar disa deputetë. “Kemi propozuar organizimin e kolegiumit ku do të bisedojmë mbi këtë temë dhe do të ftohen përfaqësuesit e Ministrisë së punëve të brendshme për të bërë shkëmbimin e informatave” ,ka theksuar Gvozdenoviq

IRSH ia ka dorëzuar kuvendit raportin vjetor 

Institucioni revizor i shtetit ia ka dorëzuar Kuvendit të Malit të Zi raportin vjetor për veprimtarinë dhe aktivitetet e zhvilluar për periudhën nga tetori i vitit të kaluar deri në tetor të këtij viti . Raporti vjetor i këtij institucioni paraqet tërësinë e thuktë të gjitha aktiviteteve të realizuar të këtij institucioni , para së gjithash të atyre në realizimin e planit të revizionit .Në raport janë  dhënë gjithsejtë 12 rekomandime  të cilat kanë për qëllim përparimin e menaxhimit të shfrytëzuesve buxhetor  dhe forcimin e disiplinës fiskale , kanë theksuar nga Institucioni revizor i shtetit. Gjatë periudhës në fjalë ky institucion ka kryer 63 revizione, 21 revizione financiar , 4 revizione të sukseseve , një revizion të sistemit informativ , tre kontrolle ,15 revizione të subjekteve politike  për vitin e kaluar dhe 18 për vitin 2016 të cilat nuk ishin radhitur në raportin paraprak vjetor të Institucionit revizor të shtetit.

Instrument me vlerë për afirmimin e të rinjve 

Zyra nacionale për të rinjtë paraqet instrument të rëndësishëm për afirmimin e të rinjve në të gjitha fushat , në veçanti në sferën e shkencës dhe iniciativës private , ka theksuar kryeministri Dushko Markoviq. Ai në takimin e sotëm me sekretarin e përgjithshëm të Zyrës rajonale për bashkëpunimin e të rinjve Gjuro Bllamush, ka theksuar se funksionimi zyrës në Podgoricë është njëri ndër rezultatet e dukshme të procesit të Berlinit. Sipas fjalëve të tij ,Qeveria dhe Ministria e sportit  janë të përkushtuar në përkrahjen e forcimit të mëtejmë të zyrës rajonale. Markoviq ka theksuar se procesi i Berlinit për Malin e Zi paraqet shumë më tepër se iniciativë politike dhe diplomatike, thuhet në kumtesën e shërbimit të qeverisë për marrëdhënie me opinionin. Ai ka shtuar se Mali i Zi është shteti i parë i procesit të Berlinit i cili ka themeluar Zyrën nacionale për të rinjtë .

Kapitujt për sundimin e ligjit pa rezultate të veçanta 

Mali i Zi gjendet para sfidave diçka ndryshe më të mëdha dhe më kërkuese nga ato të cilat i kanë karakterizuar bisedimet e deritashme me BE , ka treguar raporti “pasqyrimi i kapitujve 23 dhe 24 “ ,të cilin e ka publikuar Aleanca qytetare. Drejtori programor i aleancës, Boris Raoniq ,ka deklaruar në konferencën për gazetarët , në të cilën e kanë prezantuar raportin , se kapitujt 23 dhe 24 është temë me rëndësi shoqërore dhe se paraqesin boshtin kurrizor të një shteti. Partie politike , Bashkësia akademike, por as mediat nuk u japin hapësirë të mjaftueshme këtyre kapitujve, ka theksuar Raoniq. Këshilltari juridik i aleancës ,Zoran Vujiçiq ,ka theksuar se kërkohen  nga Mali i Zi rezultate konkrete në lëmin e kapitujve 23 dhe 24 ,mirëpo është vlerësim i përgjithshëm se nuk ka rezultate në masën e duhur. I pyetur për rastin Svetozar Maroviq , Vujiçiq ka theksuar se sundimi i ligjit nënkupton që të akuzuarit jo vetëm të sillen në gjyq , por i tërë procesi duhet përmbyllur që do të thotë se akt vendimi jo vetëm se duhet shqiptuar, por edhe të realizohet ai.

Shkëmbimi  i përvojave është me vlerë të madhe

Bashkëpunimi i aeroporteve të Malit të Zi me aeroportin e Beogradit “Nikolla Teslla “ është e intensifikuar , sepse të dy kompanitë janë në procesin e investimeve  dhe zgjerimit të kapaciteteve, kanë kumtuar përfaqësuesit e tyre. Nga Aeroportet e Malit të Zi është kumtuar se gjatë vizitës  së përfaqësuesve  të aeroportit të Beogradit në  Kompaninë e Malit të Zi janë mbajtur takimet e ekipeve  nga sektori i sigurisë , punëve afariste  dhe qendrave shkollore .Drejtori i përgjithshëm i Aeroporteve të Malit të Zi Danillo Orllandiq, ka theksuar se të dy kompanitë janë në procesin e investimeve dhe të zgjerimit të kapaciteteve dhe për këtë arsye shkëmbimi i përvojave  është me rëndësi të madhe . Drejtori i përgjithshëm i aeroportit “Nikolla Teslla”  , Sasha Vlaisavleviq ,ka vlerësuar  se bashkëpunimi i aeroportit të Beogradit me aeroportet e Malit të Zi mund tu shërbejë të gjithëve si shembull. 

KUVENDI NUK MIRATOI REZOLUTËN PËR DIALOG 

Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme nuk e ka miratuar rezolutën kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për “korrigjimin e kufijve” në mes të dy shteteve.

Vetëm 50 deputetë kanë votuar për rezolutën e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për angazhimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë.

Edhe pse kishte deputetë të mjaftueshëm në sallë për rezolutën kanë votuar vetëm 50 deputetë ndërsa nuk ka pasur asnjë abstenim dhe asnjë votë kundër.

Pas kësaj deptuetë të LDK-së dhe Vetëvendosjes e kanë lëshuar sallën.

Haradinaj: FSK-ja nuk do ta zëvendësojë KFOR-in e as NATO-n

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se edhe pas tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kosova do të ketë nevojë për KFOR-in dhe NATO-n.Këto komente, Haradinaj i bëri në konferencën e organizuar nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, me temën “FSK-ja dhe Partnerët”.“FSK-ja nuk do ta zëvendësojë KFOR-in, sepse KFOR-i është i mirëseardhur në shtetin tonë. Prezenca e NATO-s në shtetin tonë do të jetë gjithmonë e mirëpritur. Ne duam t’i bashkohemi NATO-s, duam të punojmë me ju. Me tranzicionin, FSK-ja është e gatshme të shërbejë me ju, me forcat e juaja të armatosura gjithkund në botë”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se kërcënimet që u janë bërë pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që të largohen nga kjo forcë “janë të papranueshme”.

Haradinaj tha se FSK-ja do të ruajë karakterin e shumetnicitetit dhe tha se kjo Forcë është edhe e qytetarëve serbë.

ZAEV MYSAFIR I RAMËS NË SAMITIN E SIGURISË 

Kryeministri Zoran Zaev sot do të merr pjesë në Samitin rajonal për siguri dhe interkonekcion që do të mbahet në Tiranë.

Qëllimi i Samitit, ku do të marrin pjesë krerët e shteteve dhe të Qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimorë dhe nga Mediterani është identifikimi i sfidave të shteteve dhe zgjidhje për rajon më të sigurt, paqedashës dhe ekonomikisht të zhvilluar, njoftojnë nga Qeveria.

Samiti do të hapet nga kryeministri i Shqipërisë dhe i Izraelit, Edi Rama dhe Benjamin Natanjahu.

OSMANI: GREQIA MBËSHTETËSE E FUQISHME PËR ADERIMIN NË BE 

Zëvendësministri grek i Punëve të Jashtme, Jorgos Katrugalos dhe zëvendëskryeministri maqedonas për Çështjet Europiane, Bujar Osmani do të diskutojnë për Marrëveshjen e Prespës në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes mes dy vendeve në qershor dhe për aderimin e Maqedonisë në BE, gjatë vizitës së sotme në Athinë.

Gjatë një konference për shtyp në Shkup, të zhvilluar dje, Osmani tha se “dy zyrtarët do të diskutojnë për rolin e Greqisë për të lehtësuar hyrjen e Maqedonisë në BE dhe NATO”.

Ai shtoi se “pavarësisht trazirave politike në lidhje me marrëveshjen, mbështetja në Maqedoni po rritet dhe nuk është aspak e kërcënuar”.

Që të dyja, BE-ja dhe NATO-ja kanë përcaktuar implementimin e traktatit, që përfshin një ndryshim të emrit për vendin, si një parakusht për aderimin.

“Greqia është shprehur se do të mbështesë fuqishëm anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO”, tha Osmani në këtë konferencë. 

Gjendet kutia e zezë e avionit që u rrëzua në Indonezi

Autoritetet në Indonezi gjetën "kutinë e zezë" të një aeroplani që u rrëzua të hënën në Detin Java.

Kutia përmban të dhënat e fluturimit JT 610, që i përkiste kompanisë Lion Air.

Aeroplani, me 189 njerëz në bord, u rrëzua shumë shpejt pasi u nis nga Xhakarta - kryeqyteti i Indonezisë.

Asnjë i mbijetuar nuk është gjetur.

Po ashtu nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar incidentin, por kutia e zezë tani pritet t'i ndihmojë ekspertët e sigurisë së aviacionit për të përcaktuar shkakun.

Ka pasur raporte se avioni ka pasur probleme teknike gjatë disa fluturimeve të mëhershme.

SHBA mund të lehtësojë sanksionet në Iran për "miqtë dhe aleatët"

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton ka thënë se Shtëpia e Bardhë dëshiron që sanksionet e vëna në sektorin e naftës në Iran të godasin ekonominë e këtij shteti, mirëpo nuk kanë synim të dëmtojnë “miqtë dhe aleatët” që varen nga nafta. Shtetet e Bashkuara janë duke u përgatitur për të aplikuar valën e dytë të sanksioneve në industrinë e naftës iraniane më 5 nëntor, pasi janë tërhequr nga pakti bërthamor që ka nënshkruar Teherani me fuqitë botërore.

Megjithatë, Uashingtoni ka qenë duke shqyrtuar mundësinë e krijimit të disa lehtësirave, me kërkesë të vendeve aleate siç janë India dhe Turqia.

Po këtë javë, Koreja Veriore po ashtu ka kërkuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo “fleksibilitet maksimal” duke kërkuar që kompanitë e saj të mos preken nga sanksionet.

Përveç këtyre shteteve, edhe Iraku dhe Afganistani varen shumë nga importet e naftës iraniane.

Nesër mot i ndryshueshëm

    Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare , në viset veriore deri e fortë nga drejtimet e jugut.

        Temperaturat: Tivar 21, Plevle 20, Ulqin 19, Podgoricë e H. Novi 18, Shavnik e B. Pole 17, Beranë, Kollashin, Cetinë e Plluzhinë e Rozhajë 16, Plavë e Nikshiq 15 dhe në Zhablak 12 g.

       Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme , me intervale të gjata me diell dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut, kryesisht në orët e para ditës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, vende vene deri e fortë nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit prej 8 deri në 18, kurse më e larta e ditës prej 17 deri në 27 g. c.

]]>
Lajmet http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/219673/lajmet-1112018.html
Lajmet 31.10.2018 http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/219554/lajmet-31102018.html 31.10.2018 ]]> Mbrojtja e frymës së parlamentarizmit  është mbrojtje e ekzistencës shtetërore 

Historia ka treguar se mbrojtja e frymës së parlamentarizmit në Mal të Zi në esencë është mbrojtje e ekzistencës shtetërore, ka theksuar Dushko Markoviq. Ai duke folur në seancën solemne të Kuvendit të Malit të Zi në të cilën është shënuar Dita e parlamentarizmit , në ditën kur në vitin 1906 në Cetinë është bërë konstituimi  Kuvendit të parë popullorë të Malit të Zi. Ai ka theksuar se që prej vitit 1878 Mali i Zi është vërtetuar si shumë nacional dhe shumë konfesional , pozita e popujve pakicë dhe liria e plotë e tyre është hartuar me më tepër sensibilitet se sa në vendet përreth , ka theksuar Markoviq. Ai ka shtuar se beson se raporti i shtetit ekzekutiv drejtë parlamentit reflekton raportin e qeverisë ndaj qytetarëve. Markoviq duke folur për Kuvendin e Malit të Zi ka shtuar se përbërjes aktuale i ka takuar nderi që të miratojë ligjin  për nënshkrimin e kontratës të Atlantikut verior , si dëshmi e rezultatit  të mirë politikë të cilin e kanë arritur edhe parlamentet e mëparshme  dhe në një masë të mirë edhe Qeveria aktuale.

Parlamenti  , personifikim  i llojllojshmërisë në Mal të Zi 

Parlamenti i Malit të Zi është personifikim i llojllojshmërisë popullore , fetare dhe kulturore të këtij shteti i cili pa dyshim , me përkushtim dhe me përgjegjësi i venë në dispozicion të gjitha potencialet e veta progresive , ka theksuar kryetari i parlamentit Ivan Brajoviq. Ai me rastin e shënimit të Ditës së parlamentarizmit ka theksuar se Mali i Zi gjatë 112 viteve të kaluara ka mbajtur mend suksese dhe sfida të ndryshme në të gjitha fushat , pra edhe në jetën parlamentare . Sot deputeti në Malin e Zi bashkëkohor përmes punës parlamentare dhe në komunikim me qytetarët merr pjesë në krijimin e ambientit më të mirë politikë dhe shoqëroro ekonomik , ka theksuar Brajoviq. Ai ka përkujtuar faktin se parlamenti i Malit të Zi gjatë viteve të fundit është vlerësuar si “parlamenti më i hapur në rajon”. Sot Mali i Zi harton jetën e vetë parlamentare ,si dhe pushtetin ekzekutiv dhe gjyqësor, duke e harmonizuar atë me standardet më të zhvilluara demokratike në botë.

Ekziston gatishmëria  për forcimin e legjislaturës zgjedhore 

Edhe  përkundër dallimeve politike , përmes shkallës së lartë të pajtimit lidhur me principet themelore të punës të Këshillit është treguar gatishmëri e vërtet për përparimin e ambientit zgjedhor me qëllim të forcimit të mëtejmë të besimit të qytetarëve në procesin zgjedhor , ka theksuar  kryetari i parlamentit të Malit të Zi Ivan Brajeviq. Ai ka pritur sot shefin e delegacionit të BE në Mal të Zi Aivo Orav. Ata kanë biseduar për aktivitetet e planifikuara të Këshillit për reformën e mëtejme të legjislaturës zgjedhore. .Siç është kumtuar nga kabineti i kryetarit Brajeviq, ,i është shprehur i kënaqur me raportin aktiv  dhe konstruktiv të klubeve të partive parlamentare të cilat kanë marr pjesë në themelimin e Këshillit për reformën zgjedhore. Siç shtohet, Orav , ka përshëndetur formimin e Këshillit të përkohshëm parlamentarë  duke shtuar se ky këshill ka në tryezë plan ambicioz të punës i cili është me rëndësi të madhe për rrugën evropiane të Malit të Zi.

Ligji zgjedhor ekzistues është diskriminues 

Përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi kanë vlerësuar se ligji ekzistues zgjedhor është diskriminues kur është fjala për përfaqësimin e shqiptarëve. Nënkryetari i Kuvendit Genci Nimanbegu  ka kumtuar se përfaqësuesit e partive shqiptare  do të formojnë forumin me qëllim që sa më parë të fillojnë me harmonizimin e qëndrimeve të gjitha  subjekteve politike shqiptare në pushtet . Të theksojmë se në Kuvendin e Malit të Zi, me ftesën e Nimanbegut është mbajtur takimi i parë i përfaqësuesve të partive shqiptare në Mal të Zi në temën e reformës së legjislaturës zgjedhore e cila e ka preokupuar tërë opinionin malazezë. Nimanbegu i ka njoftuar të pranishmit me vendimin për formimin e Grupit punës parlamentarë ,i cili do të merret me përmirësimin e ambientit zgjedhor në Mal të Zi. Është vlerësuar se ligji aktual zgjedhor është diskriminues kur është fjala për përfaqësimin autentik të shqiptarëve , të cilët prej 4 deputetëve sa që ishin në vitin 2011 , pas dy cikleve zgjedhore shqiptarët kanë ranë në vetëm një përfaqësues, thuhet në kumtesë.  Me këtë rast njëzëri është përshëndetur iniciativa për organizimin e takimeve të tilla , të cilat do të rezultojnë me përmirësimin e raporteve ndërmjet partive shqiptare , si parakusht për përmirësimin e pozitës së tyre në Mal të Zi.

Me legjislaturën zgjedhore do të merren përmes forumit 

Lëvizja qytetare URA dhe Mali i Zi demokratik do të vazhdojnë bojkotin e parlamentit dhe me reformën e legjislaturës zgjedhore do të merren përmes forumit të cilin do ta përbëjnë deputetet , përfaqësuesit e subjekteve parlamentare dhe jo parlamentare, si dhe të gjithë të interesuarit dhe individ të sinqertë . Të përkujtomë se parlamenti i Malit të Zi ka miratuar dje vendimin për  formimin e Këshillit për legjislaturën zgjedhore , i cili siç është sqaruar , është formuar me qëllim të përmirësimit të ambientit të përgjithshëm në të cilin do të mbahen ciklet e ardhshme zgjedhore në shtet. Kryetari i demokratëve Aleksa Beçiq në konferencën për gazetarët, ka theksuar se kryesia e kësaj partie ka vendosur që të mos marr pjesë në këtë proces , gjegjësisht në Këshillin e PDS dhe të FD . Këto procese, siç konsideron ai, nuk kanë lidhje me reformat gjithëpërfshirëse zgjedhore . Kryetari i URA-s ,Dritan Abazoviq ka theksuar se me forcat antidemokratike nuk mund të krijohen  kushtet demokratike dhe as proceset demokratike. Ai konsideron se ky këshill do të punojë me Slloganin “Të mos ndryshohet asgjë”.

Pritën oferta të mia për aeroportet e MZ 

Akti i propozuar koncesional  për politikën zhvillomë të aeroporteve të Malit të Zi është në pajtim me ligjin  , ka theksuar ministri i komunikacionit Osman Nurkoviq në mbledhjen e Këshillit për ekonomi, financa dhe buxhet . Nurkoviq ka shtuar se qeveria  nuk i shet aeroportet  dhe se të gjitha do ti kthehen shtetit. Ai ka shtuar se presin oferta  cilësore  për aeroportet  dhe se kanë pasur  debatin publikë  gjatë të cilit janë përmirësuar të gjitha dokumentet  të cilat duhej të përmirësohen , sipas mendimit të profesionistëve .

Ai ka sqaruar se tenderi pas  publikimit do të zgjas 60 ditë dhe se pas kësaj periudhe do të zgjidhet kandidati  më i mirë i ardhshëm. Si kusht i parë janë investimet  sepse ato janë të domosdoshme duke pasur para sysh se aeroportet  nuk i plotësojnë nevojat themelore të destinacionit turistikë ka theksuar . Po ashtu duhet theksuar se qeveria ka sjllur  vendimin që aeroportet e Malit të Zi ti ofrojnë me koncesione , respektivisht ti jap me qira në periudhë prej 25 deri në 30 vjet.

Për ekstradimin e Maroviqit përgjegjëse Ministria e drejtësisë 

Gjyqet e Malit të Zi kanë bërë çdo gjë rreth dorëzimit të Svetozar Maroviqit në Mal të Zi , kurse puna tjetër i takon Ministrisë së drejtësisë , ka theksuar kryetarja e Gjyqit suprem Vesna Medenica. Kur është fjala për konfiskimin afat gjatë të Maroviqit , procedura është në vazhdim , u ka deklaruar gazetarëve kryetari i Gjyqit të lartë Boris Saviq. Ai nuk dëshirojë të komentojë spekulimet se banesa e cila ishte pronë e Maroviqit gjoja është shitur. Nëse Maroviqi e ka tjetërsuar këtë banesë nuk e di mirëpo nga këndë vështrimi gjyqësor kjo nuk mund të jetë relevante , sepse me akt vendim është vendosur që kjo pronë të mos pezullohet, ka theksuar Saviq.

Thaçi: Është koha për arritjen e marrëveshjes me Serbinë 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se është koha për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila, sipas tij, do të nënkuptonte “njohjen e dyanshme”.

Këto komente, Thaçi tha se i bëri në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, që po i zhvillon punimet në Minsk të Bjellorusisë.

"Lidershipi në Kosovë dhe Serbi e dëshiron një marrëveshje të tillë, SHBA-ja dhe BE-ja e dëshirojnë dhe po punojnë drejt arritjes së kësaj marrëveshjeje dhe, tani, pa hamendje, të gjithë duhet të lëvizim përpara", tha Thaçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Veseli: Mos të bëjmë lojëra, të bëhemi bashkë për interesa të shtetit 

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar që të gjitha partitë politike të bashkohen për interesat e shtetit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për dialogun, nuk duhet të jetë një betejë se kush u turpërua e kush fitoi.

Ai tha se nëse vërtetë po mendojnë të gjithë për Kosovën, për sovranitetin e saj, për të ardhmen e vendit, duhet të ulen palët e të ecin përpara.

“Pavarësia e Kosovës e ka veç një kundërshtar, Serbia”, ka thënë ai, duke ftuar të gjitha partitë politike që të ulen dhe të harmonizojnë qëndrimet.

Një bashkëpunim i partive, tha ai, është një mesazh për rininë, ndërmarrësit e Kosovës se vendi do të tejkalojë sfidat dhe do të zhvillohet.

Veseli tha se askush nuk është i interesuar që të bëjë lojëra politike, por të mendojnë për interesat e qytetarëve, të shtetit. 

Bosnja merr masa për të parandaluar "krizën" e migrantëve

Bosnja ka nisur marrjen e masave për të parandaluar atë që Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se mund të kthehet në “krizë humanitare” për mijëra migrantë, të cilët pavarësisht uljes së temperaturave kanë vazhduar të jetojnë në ambient të jashtëm duke shpresuar se do të mund të depërtojnë në vendet e Bashkimit Evropian.

Policia boshnjake ka thënë më 30 tetor se ata kanë dërguar me autobusë dhjetëra migrantë që kanë jetuar në kufi me Kroacinë, në një qendër të migrantëve në veriperëndim të Bosnjës.

Bosnja është kthyer këtë vit në territorin kryesor të rrugëtimit të migrantëve në synimin e tyre për të arritur BE-në, kryesisht nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika.

Autoritetet boshnjake kanë thënë se 20,000 persona nga Iraku, Irani, Siria, Pakistani, Afganistani dhe vende të tjera kanë udhëtuar në territorin e Bosnjës këtë vit.

Mirëpo Bosnja, shtet që përballet me probleme ekonomike dhe politike nuk ka pasur shumë interesim për të mirëpritur këta vizitorë.

BORISOV: I DËSHIROJMË SUKSES MAQEDONISË 

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov për AIm  thotë se “marrëveshja me Bullgarinë dhe marrëveshja me Greqinë hapi perspektivë për Maqedoninë”.

Borissov porositi se i dëshirojnë fat Maqedonisë, ndërsa duke komentuar ndodhitë e fundit në rajon ku Maqedonia është vend protagonist, kryeministri bullgar potencoi se më e rëndësishme të mos ketë ndërhyrje, përcjell Telegrafi Maqedoni.Gjithmonë jam i vëmendshëm të mos ndërhyj punët e cili do shteti, thotë Borissov.“Ajo që kishte të bënte me Bullgarinë dhe Maqedoninë – marrëveshja për fqinjësi të mirë, krahas sulmeve të fuqishme ndaj kësaj marrëveshje, ne shfaqëm vullnet dhe e nënshkrua”, tha Borissov duke shtuar se dy marrëveshjet e Maqedonisë të nënshkruara me Bullgarinë dhe Greqinë hapën perspektivë.

Ai potencoi se lidhja infrastrukturore mes vendeve të Ballkanit është e rëndësishme dhe se “sa më shpejt të lidhemi aq më mirë”.

Austria nuk do të nënshkruajë paktin e OKB-së për migracionin

Qeveria e Austrisë nuk do të nënshkruajë një pakt global për nxitjen e migrimit të rregullt dhe të sigurt, duke përmendur si arsye shqetësimet rreth sovranitetit të saj kombëtar."Ka disa pika që i shohim në mënyrë kritike dhe kemi frikë nga një rrezik për sovranitetin tonë kombëtar", tha të mërkurën kancelari konservator, Sebastian Kurz. Kurz ka marrë detyrën dhjetorin e kaluar në koalicion me partinë nacionaliste dhe anti-migrante Liria.

Austria aktualisht mban presidencën e Bashkimit Evropian dhe Kurz e ka bërë prioritet frenimin e migrimit të parregullt.

Kompakti Global për Sigurinë dhe Migrimin e Rregullt, i cili nuk është ligjërisht i obligueshëm, është finalizuar nga Kombet e Bashkuara në korrik.

Ai pritet të miratohet formalisht në një takim në Marok, më 11 dhe 12 dhjetor.

Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Afganistan rezulton me 25 viktima

Zyrtarët e provincës Farah në Afganistan kanë thënë më 31 tetor se rrëzimi i një helikopteri ushtarak ka rezultuar me vdekjen e 25 zyrtarëve të lartë që kanë qenë në bord.

Zëdhënësi i kësaj Province, Naser Mehdi ka thënë se helikopteri është rrëzuar pasi është ngjitur në zonën malore Anar Dara. Ai ka thënë se helikopteri është rrëzuar si pasojë e motit të keq, ndërsa një zëdhënës i talibanëve ka pretenduar se militantët e kanë rrëzuar atë. Mehdi ka thënë se në mesin e pasagjerëve kanë qenë edhe zëvendës-komandati për zonën perëndimore të Afganistanit dhe udhëheqësi i këshillit të provinës Farah.

Ndërkohë zyrtarët kanë thënë se një sulmues vetëvrasës ka kryer sulmin jashtë burgut më të madh të Afganistanit në Kabul, duke lënë të vdekur të paktën shtatë persona, duke përfshirë punëtorët e burgut dhe personelin e sigurisë.

Nesër mot i ndryshueshëm

   Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell dhe i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.

  Temperaturat: Tivar e Ulqin 24, Podgoricë e Budvë 23, . H. Novi 22, Rozhajë 20, Beranë e Shavnik 19, Cetinë , Nikshiq e Plevle 18, Kollashin, Plavë e Plluzhinë 17, dhe në Zhablak 14 g.

  Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe në orët e pasdites dhe të mbrëmjes me reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, vende vende deri e fortë jug lindore. Temperatura e mëngjesit prej 5 deri në 17, kurse më e larta e ditës prej 15 deri në 24 g. c.

 

]]>
Lajmet http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/219554/lajmet-31102018.html
Lajmet 30.10.2018 http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/219432/lajmet-30102018.html 30.10.2018 ]]> Deputetët debatojnë formimin e Këshillit të përkohshëm 

PDS e ka inicuar formimin e Këshillit për reformën e legjislaturës zgjedhore me qëllim të përparimit të ambientit  për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme dhe të rritjes së besimit të opinionit, ka theksuar nënkryetari i PDS, Branimir Gvozdenoviq.

Deputetet e kuvendit të Malit të Zi, diskutojnë për propozim vendimin  për formimin e Këshillit për reformën e legjislaturës  zgjedhore, për të cilin do të votohet më vonë. Vendimin e kanë propozuar deputetët e koalicionit në pushtet, Branimir Gvozdenoviq dhe Genc Nimanbegu. Gvozdenoviq, ka theksuar se Këshillit për reformën e legjislaturës zgjedhore do të formohet me qëllim të përmirësimit të ambientit të  përgjithshëm në të cilin do të mbahen zgjedhjet e ardhshme.

Ai, ka theksuar se PDS, si parti e cila me dekada fiton përkrahjen më të madhe të qytetarëve i konvenon çdo përmirësim i suazave zgjedhore.

Deputeti i FD, Millutin Gjukanoviq, ka theksuar se sot para deputetëve është vendimi për formimin e Këshillit të përkohshëm të reformimit të legjislaturës zgjedhore dhe se shtrohet pyetja nëse kjo do të thotë fillim i sinqertë i dialogut ndërmjet pushtetit dhe opozitës me qëllim që të mundësohet që zgjedhjet e ardhshme të jenë të ndershme dhe të lira. Deputeti i partisë Socialdemokratike, Ranko Krivokapiq, ka theksuar se zgjedhjet në vitin 2016, nuk kanë qen të lira dhe të ndershme sepse, siç theksoi ai, në atmosferën e grusht shtetit nuk mund të votohet lirshëm.

Ndërkohë, Kuvendi, nuk e aprovoi propozimin e FD që në Mal të Zi të futet festa e re shtetërore , 13 nëntori – Dita e Petrit të Dytë Petroviq Njegosh.

Kuvendi, nesër shënon Ditën e parlamentarizmit në Mal të Zi 

Kuvendi i Malit të Zi do të shënoj nesër Ditën e parlamentarizmit, ditën kur në vitin 1906  në Cetinë është konstitua  Kuvendi i parë popullor në Mal të Zi .

Është paralajmëruar se në tubim do të flasin kryetari i Parlamentit, Ivan Brajoviq dhe kryeministri Dushko Markoviq.

Dita e parlamentarizmit në Mal të Zi, kremtohen me 31 tetor në ditën kur në vitin 1906, në Cetinë është bërë konstituimi i Kuvendit të parë popullor. Me Kushtetutën e Malit të Zi, nga viti 1905, forma e rregullimit shtetëror të deri atëhershëm, është zëvendësuar me sistemin parlamentarë. Me Kushtetutën e atëhershme ishte përcaktuar që Kuvendi Popullore, përbëhet nga deputetët të cilët i zgjedh populli në mënyrë të lirë dhe nga ata të cilët në Kuvend, zgjedhen sipas pozitës.

Legjislatura zgjedhore të përcjell nevojat reale të shoqërisë

Legjislatura zgjedhore duhet të përcjell nevojat reale të çdo shoqëria dhe gjithmonë të ketë vend për avancime, kanë konstatuar  kryetari i Kuvendit të  Malit të Zi, Ivan Brajoviq , zëvendës shefi i misionit vëzhgues të ODIHR  gjatë zgjedhje presidenciale në Mal të Zi, Donalld Bison, dhe Këshilltari për zgjedhje, Vlladimir Mishev.

Duke u shprehur mirënjohjen e  Kuvendit të Malit të Zi OSBE /ODIHR –it, si partner të besueshëm dhe konstruktiv në proceset e rëndësishme për reformat demokratike, Brajoviq, ka theksuar se njëra ndër detyrat më të rëndësishme të Këshillit për reformën e mëtejme të legjislaturës zgjedhore është zbatimi i rekomandimeve të ODIHR-it.

Donalld Bison ka përshëndetur shkallën e lartë të pajtimit të gjithë pjesëmarrësve në punën për formimin e Këshillit. Ai, ka përkujtuar  në bisedimet e hapura në Parlamentin e Malit të Zi, në dhjetor të vitit të kaluar dhe ka shprehur besimin se Këshilli, në fund do ti miratojë ndryshimet e nevojshme.

Brajoviq, ka theksuar se për legjislaturën zgjedhore do të bëhet fjalë edhe në forumin e ardhshëm parlamentarë të Cetinës, me 9 nëntor, me ç’rast deputetet nga rajoni dhe zyrtarët eminentë ndërkombëtarë, do të bisedojnë në temën “Ligjet zgjedhore , pjesëmarrësit dhe fushatat; a është votuesi në qendër të vëmendjes”.

Z. Pazhin : reforma e gjyqësorit e rëndësishme për anëtarësim në BE

Partnerët ndërkombëtarë, e shohin Malin e Zi si anëtarin e parë të radhës të BE, në masën më të madhe falë suksesit të reformës së gjyqësorit, ka vlerësuar nënkryetari i qeverisë Zoran Pazhin.

Ai, në Budvë, me rastin e Ditës së gjyqësorit të Malit të Zi, ka përkujtuar se Mali i Zi sivjet shënon 220 vjetorin nga sjellja e Kanunit të përgjithshëm malazezë dhe të maleve, dhe 130 vjetorin  prej miratimit të ligjit të përgjithshëm pronësor  për Malin e Zi të atëhershëm. Pazhin, ka vlerësuar se aktet nuk janë vetëm rikthim kryesor  në zhvillimin e sistemit juridik malazezë  por, pa dyshim, edhe letërnjoftim moral i Malit të Zi, si shoqëri e cila idealet e drejtësisë dhe të dinjitetit njerëzor, i kanë ndërtuar në themelet e vlerave të veta duke vendosur afërsi afatgjatë shpirtërore, me caqet më të larta të civilizimit Evropianë. Ai ka vlerësuar se  gjatë zbatimit  të strategjisë aktuale të reformës së gjyqësorit në Mal të Zi  janë përparuar dukshëm të gjitha aspektet e sistemit gjyqësor malazezë.

Të përshpejtohen bisedimet për anëtarësim

Mali i Zi, si lider në procesin e integrimeve evropiane meriton përkrahje adekuate me qëllim të përshpejtimit të bisedimeve para anëtarësimit, ka theksuar kryenegociatori, Aleksandar Drleviq. Ai, është takuar në Romë me zëvendësin e drejtorit të përgjithshëm për BE në Ministrinë e punëve të jashtme të Italisë, Fabricio Buqi, me të deleguarin special të Italisë për Bregzit-in, Marko Peronaqi, dhe me sekretarin e përgjithshëm të iniciativës Adriatiko-joniane, Gjovani Kastellaneti.

 Drleviq, ka theksuar se duke pasur para sysh sfidat aktuale me të cilat përballet BE , për të ardhmen e BE dhe stabilitetin e kontinentit është me rëndësi që të tregohet me vepra se perspektiva Evropianë për Ballkanin Perëndimor, është e qartë .

Siç është kumtuar nga sekretariati i përgjithshëm i qeverisë, Drleviq ,ka theksuar se është me rëndësi vlerësimi i të arriturave individuale të çdo shteti kandidatë për anëtarësim.

Ai, ka shtuar se Mali i Zi, është i gatshëm të hap edhe dy kapitujt  të tjerë si dhe për mbylljen e disa kapitujve negocues.

Pakicat janë të rëndësishme për bashkëpunimin reciprok

Pakicat janë të rëndësishme për bashkëpunimin e ndërsjellë, Malit të Zi dhe Shqipërisë, kurse marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve në fusha të ndryshme janë të suksesshme, ka vlerësuar ministri i të drejtave njerëzore dhe të pakicave, Mehmed Zenka.

Ai, është takuar me ambasadorin e Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi.

Siç është kumtuar, bashkëbiseduesit kanë konstatuar se marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë, paraqesin shembull pozitivë të bashkëpunimit të mirë fqinjësor dhe miqësor ndërmjet dy shteteve në rajon.

Zenka, ka theksuar se ky takim është edhe një tregues i investimeve të vazhdueshme në zhvillimin e bashkëpunimit të mirë fqinjësor të Malit të Zi dhe Shqipërisë, thuhet në kumtesë. Sipas mendimit të ministrit Zenka, njëri ndër prioritetet kryesore të Malit të Zi dhe të Shqipërisë, është anëtarësimi i dy vendeve në BE.

Vazhdon trajnimi i policëve malazezë në Itali

Stërvitja e nëpunësve të policisë malazeze në Itali do të vazhdojë. Policët nga Mali i Zi, së shpejti, në Itali do ti trajnojnë kolegët nga policia financiare për menaxhimin e planeve të specializuara për patrullimin bregdetarë , duke pasur para sysh së policia italiane do ti dhurojë policisë së Malit të Zi dy mjete lundruese për këtë qëllim dhe do të sigurojë përkrahjen dhe ndihmën teknike, që është kumtuar nga drejtoria e policisë.

Kjo parashihet edhe me memorandumin për mirëkuptim për forcimin e bashkëpunimit në fushat e menaxhimit të kufijve dhe migrimeve, luftën kundër migrimeve ilegale dhe tregtisë me migrantët, sidomos në ujërat detare, të cilin e kanë nënshkruar në Brindizi, drejtori i drejtorisë së policisë së Malit të Zi, Veselin Veloviq dhe shefi i policisë nacionale të Republikës së Italisë, Franko Gabrielli.

Rroga mesatare në muajin shtator ka qenë 512 euro

Rroga bruto mesatare në muajin shtator në Mal të Zi, ka qenë 768 euro, kurse rroga mesatare pa tatime dhe kontribute  neto, ka qen 512 euro , ka kumtuar MONSTAT.

Rroga mesatare për muajin shator të këtij viti krahasuar me muajin gusht po të këtij viti, ka shënuar rritje prej 0.2 për qind , kurse rroga mesatare për muajin shtator të këtij viti, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, po ashtu ka shënuar rritje 0.2 për qind.

Thaçi, në konferencën e sigurisë në Minsk

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të Shefit të Konferencës së Sigurisë së Munihut, Wolfgang Ischinger, ka udhëtuar për në Minsk të Bjellorusisë, ku do të marrë pjesë në Takimin e Grupit Kryesor të Konferencës së Sigurisë të Munihut, një ngjarje e nivelit të lartë që mbledh protagonistë kryesorë rajonalë, krerë shtetesh dhe të organizatave ndërkombëtare, ministra, deputetë, drejtues të OJQ-ve dhe gazetarë, për të diskutuar për çështje rajonale dhe globale të sigurisë.

Sipas një njoftimi nga Zyra e presidentit, presidenti Thaçi do të marrë pjesë edhe në pritjen e Ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë në Bjellorusi, Peter Dettmar, si dhe shefit të konferencës, Wolfgang Ischinger, si nikoqirë të kësaj konference.

Të mërkurën, presidenti Thaçi pritet të mbajë një fjalë rasti në një panel me Kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, me moderator ish-ambasadorin Ischinger, ndërkaq panelin do ta hapë Ministri i Punëve të Jashtme të Bjellorusisë, Vladimir Makei.

Kompromiset, mundësia e vetme e suksesit në dialog

Çështja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka polarizuar skajshëm pozicionet e partive politike në Kosovë dhe ajo ende mbetet “mollë sherri” ndërmjet partive në pushtet dhe opozitë, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend.

Sipas tyre, arritja e një konsensusi të spektrit politik lidhur me këtë temë është mjaft e vështirë, ndonëse jo e pamundur. Përderisa ditëve të fundit, liderët institucional dhe të partive politike, kryesisht të atyre në pushtet, kanë bërë thirrje për arritjen e një uniteti lidhur me qasjen ndaj dialogut Kosovë-Serbi, Kryesia e Kuvendit të Kosovës tashmë ka vendosur që të mërkurën, më 31 tetor, të mbahet një seancë e jashtëzakonshme, me kërkesën e partive opozitare.

Temë e debatit të kësaj seance, siç është thënë, do të jetë “angazhimi i presidentit të Kosovës për përfshirjen e ‘shkëmbimit të territoreve’ apo ‘korrigjimit të kufijve’ në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Refuzohet ekspertiza e dytë  mjeko ligjore 

Pala shqiptare ka refuzuar kërkesën e familjarëve të Kostandino Koçifas për t’i bërë një ekzaminim të dytë trupit të 35-vjeçarit nga një mjek grek.

Tvklan.al ka mësuar se ekspertët mjeko-ligjorë të morgut të spitalit të Gjirokastrës thonë se nuk mundet që të bëhet një ekzaminim i dytë pasi është kryer një i tillë. Për këtë arsye, trupi i të ndjerit ndodhet ende në morgun e spitalit, pasi familjarët refuzojnë që ta tërheqin. Ata kërkojnë një ekspertizë të pavarur dhe për këtë kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve greke.

Por tvklan.al ka mësuar sot se pala shqiptare ka refuzuar diçka të tillë, me argumentimin se ekspertiza shkencore mjeko-ligjore është kryer njëherë dhe nuk mundet që të kryhet për herë të dytë, raporton tvklan.al.

Ndërkohë, burime nga Policia e Gjirokastrës i kanë thënë Tvklan.al se hetuesit sot kanë shkuar përsëri në fshatin Bularat, aty ku ndodhi përplasja me armë zjarri. Hetuesit do të kërkojnë të bëjnë mbledhjen e provave të tjera në zonën ku ndodhi përplasja e dytë me armë, pra në momentin kur Kostandino Kaçifa qëlloi me breshëri ndaj patrullës “Shqiponja” teksa po arratisej drejt kodrës.

Z.Zaev;Kërkesat e partive shqiptare tejet ambicioze

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ka thumbuar opozitën shqiptare mbi paralajmërimet e tyre për kushtëzimin e ndryshimeve kushtetuese.

Zaev e vlerësoi opozitën shqiptare si në nevojë për atraktivet duke shtuar se në Maqedoni nuk ka nevojë të zgjerohet edhe më shumë Kutia e Pandorës.  

Ndaj deklaratës së Bujar Osmanit se Marrëveshja e Ohrit duhet përfshirë në preambulë, Zaev shtoi se kjo gjë është bërë në vitin 2001, transmeton Alsat M.

Ai deklaroi se nuk pret që procesi të bllokohet në Kuvend, e posaçërisht nga VMRO-DPMNE-ja.

Autoritetet  në Indonezi në kërkim të viktimave nga fatkeqësia e aeroplanit

Autoritetet në Indonezi po përdorin dronë dhe teknologji sonare për të kërkuar një aeroplan pasagjerësh, që u rrëzua të hënën në Detin Java.

Aeroplani i kompanisë Lion Air u rrëzua pak minuta pas nisjes nga Xhakarta, me 189 njerëz në bord.

Shenja për të mbijetuar nuk ka. Disa gjësende të pasagjerëve u gjetën.

Po ashtu nuk dihet ende se cili është shkaku i incidentit.

Zyrtarët thanë se piloti ka kërkuar të kthehet në tokë, përpara se të humbiste kontaktet me kontrollorët e trafikut ajror.

Kreu i Agjencisë së Fatkeqësive në Indonezi, Sutopo Purwo Nugroho, tha në Twitter se pajisjet sonare po përdoren në ujërat pranë qytetin Karavang - pika e fundit e kontaktit me aeroplanin.

Hetuesit janë gjithashtu në kërkim të regjistruesit të të dhënave të fluturimit.

S.Shoigu; Planet e SHBA për tu tërhequr nga marrëveshja, me pasoja për Evropën

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, tha se planet e Uashingtonit për t'u tërhequr nga një marrëveshje për armët bërthamore do të kenë "pasoja serioze" për Evropën.

Shoigu tha se Bashkimi Evropian dhe NATO duhet t'i peshojnë pasojat e largimit të SHBA-së nga Traktati për Forca Bërthamore me Rreze të Mesme.

Ky traktat është nënshkruar në vitin 1987 nga presidenti i atëhershëm amerikan, Ronald Reagan, dhe atëbotë lideri i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev.

Deklaratat e tij vijnë pas paralajmërimeve të presidentit rus, Vladimir Putin, javën e kaluar, se Rusia do të shënjestrojë secilin vend të NATO-s, nëse SHBA tërhiqet nga traktati dhe vendos raketa aktualisht të ndaluara në ato vende.

Presidenti i Shtetetve të Bashkuara, Donald Trump, duke shpallur planet e tij për t'u tërhequr nga pakti, ka përmendur shkeljet e supozuara ruse që nga viti 2014.

Rusia mohon se shkel marrëveshjen.

Turqia mohon akuzat se nuk është duke kryer obligimet e parapara

Turqia ka hedhur poshtë akuzat e Qeverisë Siriane të martën se nuk është duke kryer obligimet e parapara sipas marrëveshjes, e cila përcakton krijimin e zonave të demilitarizuara rreth rajonit Idlib që kontrollohet nga kryengritësit, transmeton Reuters.

Pakti, i arritur në muajin shtator në mes të Rusisë, aleatit të fuqishëm të presidentit sirian, Bashar al-Assad dhe Turqisë që mbështet rebelët, pati ndalur një operacion masiv qeveritar në veri të Sirisë.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë pas një samiti të mbajtur në Ankara mes liderëve të Turqisë, Gjermanisë dhe Francës se autoritetet turke janë duke kryer obligimet e tyre në Idlib.

Megjithatë, ministri i Jashtëm sirian, Walid al-Moualem ka thënë të hënën vonë se Turqia nuk ka shprehur gatishmëri për të zbatuar marrëveshjen.

Mirëpo ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se procesi është duke vazhduar sipas planit

Nesër, mot me vranësira të ndryshueshme

Sot në Mal të Zi, mban mot kryesisht i vranët dhe me reshje të shiut. Frynë erë e dobët nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: H. Novi 20 gradë, Tivarë e Budvë 19, Podgoricë, Ulqin e Plevle 17, Plluzhinë e Beranë 16, Nikshiq e B. Pole 15, Cetinë, Shavnik e Plavë ë 14, dhe në Kollashin , Rozhaj e Zhablak 12 g.

Për nesër, parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe gjatë para ditës me intervale të gjata me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, vende vende deri e fortë jug lindore. Temperatura e mëngjesit prej 3 deri në 14, kurse më e larta e ditës prej 14 deri në 24 g. c.

]]>
Lajmet http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/219432/lajmet-30102018.html
Lajmet 29.10.2018 http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/219313/lajmet-29102018.html 29.10.2018 ]]> M.Gjukanoviq; Sistemi gjyqësor dëshmia më i mirë e vlerës së një shoqërie

Gjyqet duhet të jenë të organizuara në mënyrën racionale , të pavarura dhe efikase , kompetente që të kenë pozitën e cila nënkuptohet në shoqëri moderne demokratike , ka vlerësuar presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Ai, në Akademinë solemne me rastin ditës së gjyqësorit të Malit të Zi, ka theksuar se legjislatura efikase dhe përgjegjëse është bazë për realizimin e idealeve politike dhe juridike, bazë e shtetit juridik dhe e sundimit të ligjit mbi të cilat është i ndërtuar Bashkimi Evropianë.

Gjukanoviq , në Akademinë solemne me rastin e Ditës së gjyqësorit të Malit të Zi, ka vlerësuar se për Malin e Zi, si vend i parë kandidat për anëtarësim në BE dhe vend i cili procesin negocues e ka filluar me hapjen e obligueshme të kapitujve 23 dhe 24, duhet të merret edhe më me përkushtim me implementimin e standardeve evropiane nga fusha e gjyqësorit . Ai, ka përkujtuar se Mali i Zi me ratifikimin e konventës Evropiane për të drejtat dhe liritë njerëzore, padyshim ka pranuar që standardet evropiane dhe praktika e gjyqeve Evropiane për të drejtat e njeriut me seli në Strasburg, të jenë principe edhe të sistemit juridik të vendit tonë. Presidenti konsideron se nuk ka dëshmi më të mirë për vlerën dhe forcën e një pushteti dhe të një shoqërie nga sistemi i tij gjyqësor.

Nesër, vendimi për themelimin e Këshillit për legjislaturën zgjedhore

Parlamenti i Malit të Zi, do të shqyrtojë nesër propozim vendimin për themelimin e Këshillit për reformën e sistemit zgjedhor. Vendimin e kanë propozuar deputetet e koalicionit në pushtet, Branimir Gvozdenoviq dhe Genc Nimanbegu.

Përfaqësuesit e demokratëve dhe të lëvizjes qytetare URA, kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në punën e këtij trupi të përkohshëm. Këshilli , siç është arsyetuar, do të formohet me qëllim të optimizmit të ambientit të përgjithshëm në të cilin do të mbahen ciklet e ardhshme zgjedhore , implementimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR me rastin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016 dhe të zgjedhjeve presidenciale në vitin e kaluar, si dhe të rekomandimeve nga raporti i Komisionit Evorpianë për progresin dhe forcimi i besimit të opinionit në procesin zgjedhor. Këshilli do të ketë 14 anëtarë , gjegjësisht nga 7 deputetë të shumicës parlamentare dhe opozitës.

Secilit klub të deputetëve do ti takojë një vend në Këshillë, kurse të tjerët do të caktohen proporcionalisht me forcën e partisë në parlament.

Kryetari i Këshillit do të zgjedhet nga klubi më i madh i deputetëve të shumicës parlamentare kurse zëvendësi i tij do të jetë nga klubi më i madh i deputetëve opozitarë. Kryetarin e Këshillit , zëvendësin e tij dha anëtarët e Këshillit, me propozimin e Këshillit parlamentarë, i zgjedh Kuvendi i Malit të Zi.

Shqipëria, së shpejti do të informoj lidhur me ndërtimin e hidrocentraleve

Kuvendi i Malit të Zi, vazhdoi sot seancën e rregullt, në të cilën përfaqësuesit e qeverisë, vazhduan me përgjigjet e veta deputetëve në parlament.

Ministri i punëve të jashtme, Srgjan Darmanoviq, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit, Negjelko Rudoviq, lidhur me ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në lumin Cem, në pjesën e Shqipërisë, ka theksuar se Shqipëria brenda afatit sa më të shkurtër do ti dorëzojë të gjitha informatat lidhur me ndërtimin e këtyre hidrocentraleve dhe për ndikimin e tyre në mjedisin.

Darmanoviq, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të Fronit Demokratik, Strahinja Bullajiq, se si i vlerëson marrëdhëniet politike ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë, ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë, janë marrëdhëniet më të mira dhe më stabile ç prej se dy shtetet janë bërë të pavarura. Darmanoviq, ka shtuar se politika e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal është njëra ndër tri shtyllat dhe prioritet të politikës së jashtme të Malit të Zi, paralelisht me anëtarësimin në NATO dhe BE.

 

Me anëtarësimin në BE do të ketë me tepër mjete për projekte

Fondet të cilat u jepen në dispozicion shteteve pas anëtarësimit në BE do ti mundësojnë Malit të Zi që për projekte të shfrytëzojë mjetet të cilat janë 6 deri në 8 herë më të mëdha nga shuma vjetore e ndarë nga IPA fondi gjatë periudhës së bisedimeve.

Kjo është theksuar në seminarin për procesin negocues në kuadër të kapitullit 22 – politika rajonale dhe koordinimi i instrumentave strukturore , të cilin e ka organizuar zyra për integrimet evropiane.

Siç është kumtuar nga sekretariati i përgjithshëm i qeverisë , qëllimi i seminarit ka qenë përparimi i bashkëpunimit dhe i efikasitetit në kuadër të grupit punues për kapitullin 22 por edhe rritja e ndërgjegjes për rëndësinë e përgatitjeve me kohë për shfrytëzimin e fondeve Evropiane, strukturore dhe investuese, të cilat do ti vendosen Malit të Zi në dispozicion pas anëtarësimit në BE.

Zëvendësja e kryengocioatorit e anëtare e ekipit për bisedime e ngarkuar për kapitullin 22, Ivana Glisheviq –Gjuroviq, ka theksuar se mjetet që janë në dispozicion nga fondet e BE mesatarisht janë deri në 4 për qind të bruto prodhimtarisë vendore të shtetit shfrytëzues në nivelin vjetor. Shefja e grupit punues e kapitullit 22, Ivana Vujosheviq, ka theksuar se Malin e Zi, gjatë periudhës së bisedimeve e pret punë intensive në vendosjen e legjislaturës gjegjëse dhe suazave institucionale si dhe në themelimin e sistemit dhe të procedurave të domosdoshme për menaxhimin e fondeve të BE pas anëtarësimit .

 

Do të ketë naftë në nën detin e Malit të Zi

Anija e parë për hulumtimet sizmike të naftës dhe gazit do të lundrojë me një nëntor në ujërat detare të Malit të Zi . Ministrja e ekonomisë, Dragica Sekuliq, beson se në nëndetin malazezë do të gjendet naftë sepse këtë e tregojnë të gjitha hulumtimet e deritashme.

Ajo, në emisionin OKVIR, të TVMZ, ka theksuar se afër 80 për qind të vlerës të asaj që do të gjendet do të orientohet në plotësimin e fondit për zhvillim nga i cili më pas do të financohen arsimi, shëndetësia si dhe disa projekte tjera për zhvillimin e iniciativës private.

Gjatë një decenie e gjysmë më tepër se 15 mijë shujta

Çdo ditë pune tash 15 vjetë me radhë, në qendrën e Caritasit, në argjipeshkvinë e Tivarit, përgatitet drekë për shfrytëzuesit. Vera dhe Rozalia, gjatë kësaj kohe kanë gatuar mbi 50 mijë shujta për banorët më të moshuar të Tivarit të cilët janë në gjendje të asistencës sociale ose me shëndet të dëmtuar.

Shujtat, nga guzhina e Caritasit, u ofrohet shfrytëzuesve në qendrën e tyre, kurse atyre të cilët për shkak të shëndetit jo të mirë nuk janë në gjendje të shkojnë në qendër, shujta çdo ditë iu shpërndahet në shtëpitë e tyre.

Duke u nisur nga fakti se të gjithë meritojnë jetë dinjitoze dhe të gjithë duhet të kemi shanse dhe mundësi të barabarta, në Caritas, theksojnë se vite me radhë përpiqen për përmirësimin e kushteve jetësore të atyre të cilëve u nevojitet më së tepërmi dhe të cilët gjenden në margjinat shoqërore . Ky lloj shërbimi, theksojnë ata, para së gjithash u është dedikur personave të moshuar, por shtojnë se shpesh herë ushqime kanë përgatitur edhe për ata të cilët uria i ka çuar në qendrën e tyre. Koordinuesi i aktiviteteve të Caritasit, të argjipeshkvisë së Tivarit, Marko Gjelloviq, sqaron se numri i shujtave të cilat i gatuajnë mund të rritet , mirëpo ka shtuar se për këtë dhe realizimin e të gjitha aktiviteteve të tjera nevojiten donacione shtesë.

 

Euro super do të lirohet 4 cent.

Prej sonte në mesnatë, euro super 95 do të jetë më i lirë 4 centë për litër, kurse çmimet e derivateve tjera të naftës gjithnjë do të mbesin të pa ndryshuara, është kumtuar nga Ministria e ekonomisë.

Siç është njoftuar, një litër euro super 95, gjatë dy javëve të ardhshme do të kushtojë 1.37 euro. Euro super 98 do të kushtojë 1.41, kurse euro dizeli 1.35 euro për litër .

Sipas dispozitave të parapara, për mënyrën e formimit të çmimeve maksimale të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, llogaritja e ardhshme e çmimit do të bëhet me 12 nëntor të vitit 2018 .

V.Jeremiq; Serbia dhe Kosova do të arrijnë marrëveshjen në 2019

Ish-kryesuesi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Vuk Jeremiq, ka thënë se Serbia dhe Kosova do ta nënshkruajnë marrëveshjen e detyruar në vitin 2019.

Kreu i Partisë Popullore, njëherësh edhe ish-kryesues i Serbisë në bisedimet teknike Kosovë-Serbi, Vuk Jeremiq, ka thënë se Serbia kurrë nuk ka qenë më afër demarkacionit me Kosovën, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, nëse nuk paraqitet ndonjë pengesë nga qeveria e Serbisë, në vitin 2019 do të nënshkruhet marrëveshja ligjore e detyruar në mes të Serbisë dhe Kosovës, marrëveshje kjo që parasheh normalizimin e marrëdhënieve të të dyja vendeve.

Sipas tij, kjo marrëveshje do të rezultojë me anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara .

R.Haradinaj; Para ndërrimit të moteve do të marrim lajme pozitive për vizat

Kryeministri, Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se në Bashkimin Evropian (BE) nuk ka vende që bllokojnë heqjen e vizave për Kosovën.

Sipas kreut të ekzekutivit ka vende hezituese. Ai sërish ka përsëritur se para vitit të ri do të ketë lajm pozitiv për vizat.

Këto komente ai i bëri pas takimit me kreun e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Me vjen mirë që shumë njerëz janë interesuar për liberalizimin e vizave. I lus të gjitha paritë, opozitare, të mos japin mesazhe pesimiste. Nuk është në rregull me thanë mezi po presim të hiqen vizat dhe të vijmë te ju”, deklaroi Haradinaj, raporton EO.

“Para ndërrimit të moteve do të marrim lajm të mirë për vizat. S’ka vende bllokuese, ka vende hezituese që është çështje politike”.

Ndërsa kryetari Ahmeti tha se u janë drejtuar me letër partive socialdemokrate evropian në mënyrë që shtetet e tyre të mbështesin heqjen e vizave për Kosovën.

Srbia në pritje të diskutimit të për Kosovën në KS të OKB

Se a do të jetë Kosova në agjendën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 14 nëntor do të kuptohet sot pas konsultimeve përfundimtare brenda këtij organi të organizatës botërore.

Kina e cila merr përsipër Këshillin e Sigurimit mbledhjen e ardhshme është gati të përfshijë temën e Kosovës në listën e diskutimeve, shkruan ‘Novosti’.

Megjithatë, gazeta thekson se kjo është kundër Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Suedisë dhe Francës, dhe nuk e përjashton mundësinë që këto vende të kërkojnë edhe votimin në rend dite, transmeton lajmi.net.

Një veprim i tillë do të hapte derën për të votuar në të ardhmen tema të ndryshme për të cilat disa shtete do të donin të diskutonin me KS dhe disa të tjera t’i jepnin fund.

Kosova duhet të ishte temë diskutimi në KS në gusht.

Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guteres kishte përgatitur një raport mbi situatën në Kosovë për këtë takim mirëpo Britania e cila e kryesoi takimin e fundit refuzoi ta vendoste atë në listën e temave. E njëjta ndodhi me SHBA në shtator, kështu që problemet me Kosovën u hoqën nga tavolina e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. /Lajmi.net/

 

Protesta në Athinë, pas vrasjes së shtetasit K.Kaçifa, në Bularat të Gjirokastrës

Mbrëmë, para Ambasadës shqiptare në Athinë u organizua një protestë për vdekjen e Kostandinos Kaçifës, i cili u përlesh dje me policinë në Bularat të Gjirokastrës.

Në protestë kanë qenë edhe dy deputetë të Partisë Agimi i Artë, si dhe eksponentë të organizatave që përfaqësojnë minoritetin grek.

Po ashtu, Agimi i Artë protestoi edhe në Selanik para zyrave të Bashkimit Evropian.

RENEA ka vrarë shtetasin Kostandinos Kaçifa, i cili qëlloi me armë kundër efektivëve të policisë. 35-vjeçari rreth orës 10 ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, fillimisht në ajër, e më pas me breshëri në drejtim të punonjësve të policisë, që po afroheshin në drejtim të tij për ta vënë nën kontroll.

Kaçifa, që nuk njihej prej banorëve si person konfliktual, është larguar më pas në thellësi të fshatit dhe ka vijuar të qëllojë në drejtime të ndryshme, por edhe kundër policisë, që ishte vënë në ndjekje për disa minuta.

Policia mbajti të rrethuar zonën. Në ndihmë të forcave “Shqiponja” dhe shërbimeve lokale mbërritën me helikopter edhe forcat RENEA.

 

Moska do të ndjekë Maqedoninë në rrugën drejt NATO-s

Moska do ta ndjek Maqedoninë në çdo cep, aksion, çdo hap që do të ndërmerr, gabimet eventuale, si dhe do të reagojë ashpër në rrugën e saj drejt NATO-s, vlerësojnë ekspertët.

Ata thonë se Rusia edhe më tej do të vazhdojë të ndërhyjë në punët e brendshme të Maqedonisë, edhe pse është e vetëdijshme se nuk ka forcë ta ndalojë anëtarësimin e saj në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Derisa një pjesë e analistëve ndërkombëtar dhe vendor mendojnë se Moska po përgatit plan të ri të sofistikuar për Maqedoninë, të bazuar në propagandë dhe lajme të rrejshme, analisti Dimitar Beçev thotë se Moska do të vazhdojë me politikën oportuniste, jo vetëm ndaj Maqedonisë por ndaj gjithë Ballkanit.

Përndryshe, politika ruse në Ballkan ka qenë njëra ndër temat që është diskutuar në Forumin e sigurisë në Beograd, ku të pranishmit thanë se janë të vetëdijshëm për ndikimin sekret rus në rajon

Zyrtarët thonë se të gjithë 189 udhëtarët e aeroplanit, sipas të gjitha gjasave kanë vdekur

Zyrtarët në Indonezi thanë se të 189 njerëzit në bordin e aeroplanit që u rrëzua në det, "sipas të gjitha gjasave kanë vdekur".

Aeroplani i kompanisë indoneziane Lion Air u rrëzua në Detin Java, mëngjesin e së hënës.

"Mendoj se askush nuk mbijetoi, sepse trupat e viktimave që gjetëm nuk janë të paprekur... Kanë kaluar orë dhe, sipas të gjitha gjasave, të 189 njerëzit në bord kanë vdekur", tha drejtori i Agjencisë së Kërkim-Shpëtimit, Bambang Suryo Aji, transmeton REL. Aeroplani Boeing-737 MAX u zhduk nga radarët 13 minuta pasi u ngrit nga Xhakarta dhe u rrëzua vetëm disa momente pasi ekuipazhi kërkoi të kthehet dhe të bëjë ulje emergjente.

Nuk dihet ende si cili është shkaku i rrëzimit.

Sipas disa njoftimeve, piloti Bhavye Suneja, 31 vjeç, ka pasur disa mijëra orë përvojë fluturimi.

Merkel, paralajmëron dorëheqjen në fund të mandatit, më 2021

Angela Merkel do të japë dorëheqje nga posti i kancelares së Gjermanisë në fund të mandatit të saj aktual, më 2021.

Duke folur të hënën në Berlin, Merkel tha se planifikon të japë dorëheqje edhe nga udhëheqja e partisë së saj në dhjetor, kur Unioni Demokristian pritet të zgjedhë kreun e ri.

"Nuk do të kërkoj asnjë post politik pas përfundimit të mandatit tim", tha Merkel.

Deklaratat e Merkelit vijnë pasi mbështetja për bllokun e saj konservator ka rënë ndjeshëm në zgjedhjet parlamentare në dy shtete: Bavari dhe Hesen.

Merkel tha se ajo merr "përgjegjësinë e plotë" për performancën e dobët dhe e bëri të qartë se ajo nuk do ta zgjedhë pasardhësin në krye të partisë.

Nesër, mot i vranët dhe me të reshura

Në Mal të Zi, mban mot kryesisht i vranët dhe pa të reshura. Frynë erë mesatare vende vende e fortë jugore dhe juglindore.

Temperaturat; Ulqin 24 gradë , Tivar e Petrovac 23, Podgoricë, Budvë e Beranë 22, Herceg Novi 21, Bjello Pole 20, Plevlë 19, Cetinë, Plavë e Rozhajë 18, Kollashin 17, Nikshiq e Shavnik 16, Plluzhinë 15 dhe në Zhablak 10 gradë.

Për nesër parashihet të mbaj mot i vranët dhe me të reshura të shiut, më intensive në orët e pasditës, kryesisht në viset jugore dhe jugperëndimore.

Do të fryjë erë mesatare deri e fortë e drejtimeve jugore.

Temperatura e mëngjesit prej 10 deri në 20, kurse më e larta e ditës prej 11 deri në 21 gradë celsius.

]]>
Lajmet http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/219313/lajmet-29102018.html
Lajmet 26.10.2018 http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/219036/lajmet-26102018.html 26.10.2018 ]]> M.Gjukanoviq; Mali i Zi, partner dhe promovues i vlerave të OKB 

Mali i Zi, vazhdon të jetë partner i besueshëm  dhe promovues i politikave të OKB, nga të gjitha fushat, kurse në planin e të drejtave të njeriut, qëllimi ynë nuk është vetëm të garantojmë mbrojtjen e tyre por edhe ti promovojmë ato, ti respektojmë dhe , para së gjithash, ti plotësojmë të gjitha obligimet ndërkombëtare, ka theksuar presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Ai, në pritjen me rastin e Ditës së OKB, në Cetinë, ka deklaruar se “Mali i Zi, ndan vizionin e Kombeve të bashkuara, jo vetëm në mënyrë deklarative, por vërtet i përkushtuar, duke reaguar gjithmonë me kohë kur është fjala për futjen e standardeve të reja të proklamuara me politikën zyrtare të OKB.

Ndër të parët kemi miratuar strategjinë nacionale për zhvillim të qëndrueshëm dhe e kemi ratifikuar marrëveshjen e Parisit për klimën”, ka përkujtuar Gjukanoviq.

Gjukanoviq, ka theksuar se bashkëpunimi i Malit të Zi dhe Kombeve të bashkuara, është dukshëm më i gjatë se pranimi i vendit si anëtar fuqiplotë në këtë organizatë.

 Gjurmët e komunikimeve të para, në nivelin më të lartë, datojnë që nga periudha e themelimit të Ligës së popujve.

Marrëdhëniet tona gjithmonë i ka karakterizuar respektimi dhe mirëkuptimi reciprok që çdo gjë që ta punojmë së bashku duhet të jetë në linjën e përparimit të mëtejmë  dhe demokratizimit të shoqërisë, ka porositur presidenti, Gjukanoviq.

Ndërmarrjet malazeze në situatë të volitshme për të avancuar afarizmin

Ndërmarrjet malazeze sot më tepër se askurrë më parë, kanë rastin të avancojnë afarizmin e vet, në veçanti përmes shfrytëzimit të fondeve nga BE, ka theksuar kryenegociatori i Malit të Zi me BE, Aleksandar Drleviq, në konferencën “Ballkani dhe BE- Cikli 5-vjeçar i procesit të Berlinit”, e cila është mbajtur në Budvë.

Duke folur në panelin “2014-2018 Ballkani perëndimor dhe BE-perspektivat”, Drleviq ka theksuar se bisedimet për anëtarësim, edhe pse proces i gjatë dhe mjaft  sfidues, paraqesin mekanizmin më të mirë për ndërtimin e kapaciteteve të shtetit të cilat mungojnë, miratimin e standardeve evropiane dhe zhvillimin e gjithanshëm sipas modelit të shteteve moderne evropiane, duke përkujtuar se cilësia më e mirë e jetës të banorëve të Malit të Zi, është qëllimi i këtyre aktiviteteve.

Zëvendësja e kryenegociatorit, kordinuesja nacionale e IPA programeve, Ivana Glisheviq Gjuroviq, ka thënë se Mali i Zi është mjaft i suksesshëm në tërheqjen e mjeteve nga fondet e BE e që e tregojnë të dhënat nga perspektiva financiare e periudhës 2007- 2013, gjatë të cilës janë shfrytëzuar 96%  prej 235 milion euro sa ishin në dispozicion.  

Situatë stabile e sigurisë në vend

Situata e sigurisë në Mal të Zi, është stabile, ka theksuar ministri i punëve të brendshme, Mevludin Nuhoxhiq, duke shtuar se udhëheqja e re ka vazhduar që edhe më ashpër tu kundërvihet të gjitha formave të kriminalitetit.

Ai, duke u përgjigjur në Parlament, pyetjen e deputetit të Iniciativës qytetare kroate, Adrijan Vuksanoviq, për vlerësimin e  situatës së sigurisë në vend, ka theksuar se siguria publike është e  mirë, të cilës duhet ti kontribuojmë të gjithë.

Siç ka theksuar, trendi pozitiv ka vazhduar edhe gjatë këtij viti dhe, siç konsideron ai, e vërteton edhe shkalla e lartë e besimit të qytetarëve në këtë shërbim. 

Ndërkaq, ministri mbrojtjes , Predrag Boshkoviq, duke u përgjigjur në pyetjen deputetit të FD, Sllaven Radunoviq, ka theksuar se Mali i Zi, është i orientuar zhvillimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjitha vendet përreth dhe askurrë më nuk dëshiron të luftoj për të tjerët. 

Dorëzohen 200 vauçer nga projekti 1000 plus

Në Ministrinë e turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm,  janë dorëzuar sot 200 vauçer  në kuadër të fazës së tretë të projektit 1000 plus. Këta vauçer i kanë fituar 90 të punësuar në sektorin publik, 50 çifte të rinj  bashkëshortor dhe 60 qytetar nga grupi i quajtur shfrytëzues të tjerë. Nga kjo ministri kanë përkujtuar se ndarja e parë  është organizuar të premten me ç’rast 160 qytetar nga grupi prioritar, po ashtu i kanë marr  vauçerët. 

  Nga Ministria, po ashtu, kanë sqaruar që aplikuesit të cilët nuk gjenden në rang listë, edhe pse i kanë plotësuar kushtet e nevojshme, nga ftesa publike, janë radhitur në listën e pritjes.

Perspektivë e mirë e marrëdhënieve të mëtejme ndërshtetërore

Ekziston perspektivë e mirë për një zhvillim të mëtejm cilësor të marrëdhënieve ndërmjet Malit të Zi dhe Kinës, është vlerësuar gjatë takimit të kryeministrit Dushko Markoviq me ambasadorin e  Kinës në Podgoricë, Liu Jin. Kryeministri, siç është kumtuar nga qeveria, i ka uruar mirëseardhjen ambasadorit Jin, duke shprehur besimin se edhe gjatë mandatit të tij do të vazhdoj bashkëpunimi përmbajtësor  me RP të Kinës,  dhe zhvillimi i mëtejmë i marrëdhënieve politike dhe ekonomike të dy vendeve, të cilat i karakterizon dialogu politik në nivel të lartë, është kumtuar nga Qeveria.

Markoviq dhe ambasadori, Liu, kanë konstatuar se bashkëpunimi malazezo- kinez, në kuadër të projekteve tona zhvillimore, siç është ndërtimi i pjesës së parë të autostradës, por edhe në kuadër të shkencës, arsimit dhe kulturës, i jep perspektivë të mirë partneritetit të mëtejmë cilësor në linjën e mirëkuptimit dhe respektimit reciprok.   

 

P.Boshkoviq; Me integrimin e plotë të Ballkanit, ky rajon mund të jetë i qetë

Me integrimin e plotë të Ballkanit perëndimor dhe me anëtarësimin e  tij në NATO, ky rajon mund të jetë i qetë, ka theksuar ministri i mbrojtjes, Predrag Boshkoviq.

“Është e e domosdoshme  që ti përkushtohemi zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të statusit social të gjithë qytetarëve dhe Mali i Zi, si anëtar i Aleancës së atlantikut verior, do të jetë njëri prej avokatëve më të mirë të vendeve të rajonit për tu anëtarësuar në Aleancë”, ka theksuar Boshkoviq në intervistën dhënë RTK2.

Ai, ka shtuar se Mali i Zi dhe Kosova, zhvillojnë marrëdhënie të mira dhe se Mali i Zi është i gatshëm që me përvojën e vet, ta ndihmoj Kosovën në rrugën drejtë integrimeve Euro-atlantike.

Mali i Zi, i kontribuon paqes dhe stabilitetit në këtë rajon me pjesëmarrje në misionin paqësor  të KFOR-it, në Kosovë, në selinë e të cilët këtyre ditëve është valvitur edhe flamuri malazez, ka thënë Boshkoviq, duke shtuar se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, është njëri ndër vendimet më të drejtë të cilin e ka miratuar Mali i Zi në historinë e vet shumë vjeçare.

 

Universitetet të nxisin të menduarit kritik

Shkollat dhe universitetet  duhet të nxisin në mënyrë kreative shkathtësitë e të menduarit kritik, është rekomanduar nga Forumi humanitar ndërkombëtar, në Bakuu, në të cilin mori pjesë edhe ministri i arsimit, Damir Shehoviq.

Siç është kumtuar nga ministria, programi i Forumit të sivjetmë, është i fokusuar në ndryshimet dhe sfidat globale, politikën moderne, në shkencë, në arsim dhe në kulturë.

Delegacioni malazez, pjesëmarrjen në këtë forum, e ka shfrytëzuar edhe për të vizituar konsullatën e nderit të Malit të Zi në Azerbajxhan, të cilën e  ka organizuar konsulli i nderit, Vugar Alijev.

 

H.Thaçi; Në Paris, nuk do të diskutohet për dialogun

Në takimin e 11 nëntorit në Paris nuk do të diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi. Kështu pohoi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se ky rast është mundësi e mirë e afirmimit të shtetësisë.

Në një konferencë të shkurtër për media të mbajtur para fillimit të Forumit Frankofon të Investimeve, Thaçi i ka bërë thirrje Kuvendit që t’i kryejë obligimet sa i përket dialogut me Serbinë. Në Paris presidenti tha se Kosova do të marr pjesë në nivel të barabartë sikurse shtetet tjera.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, më 11 nëntor është nikoqir i shumë liderëve botërorë, që do të marrin pjesë në manifestimin e përvjetorit të 100-të të armëpushimit, i nënshkruar në mes të Forcave Aleate dhe Gjermanisë për përfundimin e Luftës së Parë Botërore në Frontin Perëndimor.

Haradinaj, kundër marrëveshjeve për ndryshim kufijsh

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin se nuk pranon ndonjë marrëveshje me Serbinë që çon drejt ndryshimit të kufijve.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj ka thënë se “mund të ketë marrëveshje ligjore për njohje reciproke me Serbinë, por jo marrëveshje të bazuar në territor as në kufi”.

“Ato janë kamuflazh për ndarje të Kosovës. Kosova është ajo e 17 shkurtit të 2008”, ka thënë kryeministri i Kosovës.

Ai po ashtu ka thënë se Kosova është e interesuar për pajtim me Serbinë në mënyrë që të mbyllen çështjet e hapura në rajon.

KE, vlerëson të arriturat në të gjitha fushat  në procesin e  Stabilizim-asocimit

Komisioni Europian përshëndet arritjet në të gjitha fushat, duke përfshirë në reformën gjyqësore, si dhe thekson rëndësinë e konsolidimit të mëtejshëm të saj. Kjo u theksua në takimin e nëntë të Komitetit të Stabilizim-Asociimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, i cili u mbajt dje në Tiranë. Takimi u bashkëkryesua nga Michela Matuella, Shefe e Njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit të Komisionit Evropian dhe  Gent Cakaj, Zëvendësministër për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Sipas njoftimit për shtyp, Komiteti i Stabilizim-Asociimit paraqiti një mundësi për të vlerësuar progresin e Shqipërisë në fusha të ndryshme të bashkëpunimit, veçanërisht shtetin ligjor, administratën publike, tregtinë, zhvillimin ekonomik, bujqësinë dhe peshkimin, industrinë, tregun e brendshëm, shoqërinë e informacionit, politikën sociale, transportin, energjinë dhe mjedisin.

Komisioni Europian përsëriti se dialogu konstruktiv politik dhe bashkëpunimi në Parlament midis qeverisë dhe opozitës është thelbësor për progresin dhe qëndrueshmërinë e reformave që lidhen me integrimin në BE.

Opozita shqiptare aktualizon kërkesat lidhur me statusin  në ndryshimet kushtetuese 

Ndryshimet kushtetuese që pritet të miratohen për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë për ndërrimin e emrit të shtetit në Maqedonia e Veriut, kanë aktualizuar kërkesat e opozitës shqiptare për ndërhyrje edhe në disa nene tjera të Kushtetutës me qëllim, siç thonë ata, avancimin e pozitës shqiptare në shtet.

Në Kushtetutën aktuale gjuha shqipe askund nuk përmendet si gjuhë e dytë zyrtare, por si gjuhë e ndryshme nga maqedonishtja, e të cilën e flasin mbi 25 për qind e popullatës në vend. Veç kësaj, në preambulë, shqiptarët përmenden si pjesë e popullit shqiptar që jeton në Maqedoni dhe jo si popull autokton, apo shtet-formues siç kërkojnë partitë opozitare.

Aleanca për Shqiptarët që drejtohet nga Zijadin Sela dhe njëri krah i lëvizjes Besa, kërkojnë që këto pjesë të Kushtetutës të ndryshohen dhe qartë të përkufizohet se gjuhë zyrtare në Maqedoni është edhe gjuha shqipe, siç duhet të rregullohen edhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me shqiptarët.

Veç partive opozitare kërkesa të tilla janë paraqitur edhe nga Forumi i intelektualëve shqiptarë dhe diaspora shqiptare.

 

SHBA, tentojnë të bllokojnë votimin e Rusisë në Asamblenë e përgjithshme OKB

Shtetet e Bashkuara janë duke synuar të bllokojnë tentimet e Rusisë për të organizuar një votim në Asamblenë e Përgjithshmë të Kombeve të Bashkuara me qëllim të ruajtjes së Traktatit për Armët Bërthmore të vitit 1987, të cilin presidenti amerikan, Donald Trump është zotuar se do ta braktisë.

Diplomatët rusë kanë thënë më 25 tetor se ata i kanë ofruar Komitetit të Asamblesë për Çarmatim një draft-rezolutë, në të cilën bëhet thirrje për ruajtje të Paktit për Raketat me Rreze të Mesme Veprimi, mirëpo Shtetet e Bashkuara kanë tentuar të bllokojnë këtë propozim, duke argumentuar se Rusia ka humbur afatin e 18 tetorit, i cili ka qenë afati i fundit për të dorëzuar rezoluta të tilla.

Zëdhënësi i misionit rus në OKB, Fedor Strzhizhovskiy, ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar të votojnë lidhur me atë nëse dokumentet të tilla mund të dorëzohen me vonesë, andaj Komiteti tani është duke synuar të gjejë një kompromis se si të vazhdojë procesin.

PE, paralajmëron Rusinë për sanksione të reja

Parlamenti Evropian e paralajmëroi Rusinë se sanksionet kundër saj "do të forcohen" nëse ajo e intensifikon "bllokimin de facto" të anijeve ndërkombëtare në Detin Azov - gjë të cilën Perëndimi e cilëson si përpjekje për të destabilizuar Ukrainën.

Një rezolutë që u miratua të enjten u bën thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që "ta bëjnë të qartë se sanksionet kundër Rusisë do të forcohen" nëse Moska i përshkallëzon veprimet e saj.

"Parlamenti Evropian i konsideron të papranueshme veprimet e Federatës Ruse në Detin e Azov, për aq kohë sa ato shkelin ligjin ndërkombëtar detar dhe angazhimet ndërkombëtare të Rusisë", thuhet në rezolutë.

Mosmarrëveshja buron nga ndërtimi i një ure prej 19 kilometrash nga ana e Rusisë, mbi ngushticën Kerç, në vitin 2016 - dy vjet pasi Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë.

Pas aneksimit, Perëndimi ka ndërmarrë një varg sanksionesh kundër Rusisë.

Të paktën 18 persona të vdekur nga të reshurat në Jordani

Vërshimet e shkaktuara nga një shi i rrëmbyeshëm në Jordani kanë lënë të vdekur të paktën 18 nxënës dhe mësues derisa 35 të tjerë janë lënduar, kanë thënë autoritetet jordaneze.

Shumica e personave të vrarë kanë qenë nën moshën 14 vjeçare, kanë thënë zyrtarët.

Në operacionin e shpëtimit janë përfshirë helikopterë dhe zhytës, duke shpëtuar 34 persona nga vërshimet, derisa ushtria e Izraelit ka thënë të ketë nisur personal ushtarak dhe ekip shpëtimi me kërkesë të Qeverisë së Jordanisë.

Autoritetet kanë thënë se 37 nxënësit dhe shtatë mësuesit kanë qenë duke ngrënë drekë afër Detit të Vdekur kur janë përfshirë nga vërshimet e papritura.

Sipas zyrtarëve, ujërat kanë bartur fëmijët deri në pesë kilometra në Detin e Vdekur.

Sh. Abe; Marrëdhinet mes Japonisë dhe Kinës, në moment historik

Kryeministri japonez Shinxo Abe deklaroi se marrëdhëniet bilaterale të vendit të tij me Kinën janë “një moment historik”.

Në fjalimin në forum gjatë vizitës së tij në Pekin, Abe tha se fillon bashkëpunimi i ri japonezo-kinez dhe se pret mundësi të re në planin industrial, transmeton MIA.

Si sferat më të rëndësishme për bashkëpunim i theksoi logjistikën, shëndetësinë dhe financat.

Nesër, mot kryesisht i vranët, vende-vende  me të reshura të përkohshme

Në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare e drejtimeve jugore.

Temperaturat:

Ulqin e Petrovac 24 gradë, Budvë 23, Tivar e Herceg Novi 22, Podgoricë 21, Rozhajë e Andrijevic 20, Bjello Pole e Beranë 19, Shavnike  Plevlë 18, Kollashin 17, Cetinë, Plavë e Nikshiq 16 dhe në Zhablak 15 gradë.

Për nesër parashihet të mbaj mot kryesisht i vranët dhe vende vende me të reshura të shiut dhe bubullimë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë e drejtimeve jugore.

Temperatura e mëngjesit prej 6 deri në 17, kurse më e larta e ditës prej 12 deri në 24 gradë celsius.

]]>
Lajmet http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/219036/lajmet-26102018.html
Lajmet 25.10.2018 http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/218914/lajmet-25102018.html 25.10.2018 ]]> M. Gjukanoviq : Llogaris në  përkrahjen e vazhdueshme të BE

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka deklaruar në Budvë, se Austria më mirë se shtetet tjera të BE i njeh rrethanat në Ballkanin Perëndimor. Evropës i duhen ata të cilët besojnë në të dhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor besojnë në BE , ka theksuar Gjukanoviq.

Ai ka shtuar se shumë sfida në rajon duhet ti zgjidhim vet dhe se Mali i Zi mbetet tërësisht i përkushtuar për bashkëpunimin rajonal.

“Jemi duke vazhduar procesin e miratimit të standardeve evropiane duke besuar në interesa të përbashkëta dhe në afirmimin e përgjegjësive të përbashkëta” , ka shtuar Gjukanoviq. Ai ka theksuar se Mali i Zi në këtë rrugë përpiqet që me suksese të mbrohet  nga ata të cilët Malin e Zi dhe Ballkanin Perëndimor, dëshirojnë ta kthejnë me shekuj mbrapa . Andaj, llogaris në përkrahjen e vazhdueshme të BE, ka konkluduar,  Gjukanoviq.

Ai po ashtu ka theksuar se në maj të vitit t ardhshëm do të mbahen zgjedhjet për parlamentin evropianë dhe se rezultatet e tyre, rrënjësisht,  mund ta ndryshojnë Bashkimin evropianë.

Perspektiva Euro- atlantike e rajonit është vendimtare për stabilitetin e këtyre shteteve

Çështja e perspektivës evropiane dhe euro atlantike të rajonit është me rëndësi vendimtare për stabilitetin e tij si dhe për stabilitetin e Evropës , ka vlerësuar presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Ai, ka biseduar sot në Budvë me kancelarin federal të Austrisë, Sebastjan Kurc ,gjatë konferencës rajonale të Odës ekonomike “Ballkani dhe BE- Cikli 5-vjeçar i procesit të Berlinit”. Kurc, e ka përgëzuar Malin e Zi për progres dhe personalisht, Gjukanoviqin, përmes konstatimit që të gjitha të arriturat e Malit të Zi; anëtarësimi në NATO , progresi ekonomik dhe suksesi në procesin negocues me BE, janë realizuar me angazhimin e tij. Ai ka shtuar se Austria, edhe në të ardhmen, do të mbetet partner i vërtetë dhe përkrahje për Malin e Zi dhe rajonin në rrugën drejtë BE, duke shtuar se zgjerimi do të jetë prioriteti kryesor i presidencës austriake me BE .

Gjukanoviq, ka pohuar se Mali i Zi është i vendosur në miratimin e sistemit të vlerave Evropiane dhe për promovimin e tyre në rajon.

Gjukanoviq dhe Kurc, një pjesë të mirë të bisedimeve ia kanë kushtuar proceseve aktuale në rajon, thuhet në kumtesë.

D. Markoviq: Mali i Zi në BE ndoshta, para vitit 2025

Kryeministri Dushko Markoviq, ka vlerësuar se Mali i Zi, përmes procesit të deritashëm të integrimeve Evropiane,  e ka kryer pjesën më të vështirë të detyrimeve dhe se mbyllja e kapitujve negociues  paraqet pjesën më të lehtë të procesit integrues , përveç besimit se Mali i Zi do të anëtarësohet në BE, para vitit 2025 .

Markoviq, në konferencën “Ballkani dhe BE – Cikli 5- vjeçar i procesit të Berlinit” të cilën e ka organizuar Oda ekonomike e Malit të Zi, ka deklaruar se gjatë 30 vjetëve të kaluara perspektiva Evropiane e Ballkanit Perëndimor, asnjëherë nuk ka qenë më e qartë. Ai konsideron se Mali i Zi dhe Serbia, kanë përparuar më së tepërmi në rrugën Evropiane.

“Perspektiva jonë Evropiane nuk është vetëm qëllimi për tu anëtarësuar në BE, por për shkak të vlerave  tona Evropiane . Sa u përket afateve , procesi i mbylljes së kapitujve do të jetë më i lehtë se sa procesi i mëparshëm. Mali i Zi do të jetë në BE para vitit 2025  ose pikërisht në vitin 2025”, ka theksuar Markoviq.

S.Kurc : BE nuk është komplet pa Ballkanin Perëndimor

BE, do të jetë i kompletuar vetëm atëherë kur shtetet e Ballkanit Perëndimor të jenë anëtare të BE , ka theksuar në Budvë, kancelari i Austrisë, Sebastjan Kurc.

Ai në Budvë , në konferencën për ekonominë “Montengro  2018” të cilën e organizon Oda ekonomike e Malit të Zi, ka theksuar se integrimi funksionon vetëm përmes bashkëpunimit në politikë dhe në ekonomi.

Ai ka shtuar se BE ka vizion të qartë të paqes dhe të mirëqenies në kontinentin Evropianë. Stabiliteti dhe siguria afatgjate për rajonin dhe BE, mund të sigurohet vetëm nëse ky rajon do të jetë pjesë e BE, ka theksuar ai duke shtuar se këto nuk janë ëndrra por se jemi në rrugë të mbarë.

“Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor tani është shumë më e mirë se askurrë më parë,  ka theksuar Kurc duke shtuar se Mali i Zi dhe  Serbia realizojnë progres të mirë.

Ulja eventuale e çmimeve  të derivateve kërkon analizë të detajuar

Zbritja eventuale  e akcizave në derivate do të kërkonte një analizë të detajuar, është kumtuar nga Ministria e financave, në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Malit të Zi.

Ata, kanë theksuar se për momentin nuk janë të gatshëm të theksojnë se si do të sillen çmimet e karburanteve në të ardhmen .

Bojan Paunoviq, nga Ministria e financave ka theksuar se ulja e akcizave të derivateve nuk është e thjesht sidomos për shkak të ndikimit të tyre në Buxhet.

Akcizat, kur flitet për euro-dizelin, janë 44 cent për litër , kurse për derivatet pa plumb akcizat janë 55 cent, ka theksuar Paunoviq.

Deputeti i Partisë social demokratike, Rashko Konjeviq, ka theksuar se kjo parti propozon uljen e akcizave në derivate 15 për qind dhe se këto mjete mund të kompensohen me grumbullimin e tatimeve nga borxhlinjtë.

Pazhin, në konferencën për stabilitetin e rajonal

Nënkryetari i qeverisë, Zoran Pazhin,  sot merr pjesë në Gjenevë në ngjarjen speciale kushtuar stabilitetit rajonal në Evropë , të organizuar në kuadër të forumit Kran Montana. Nga qeveria, është kumtuar se në këtë tubim do të marrin pjesë disa dhjetëra shefa aktual dhe ish shefa të shteteve dhe të qeverive , si dhe një numër i madh të liderëve të kompanive globale.

Pazhin , siç është paralajmëruar do të flas për rëndësinë e zgjerimit të BE për vendosjen e stabilitetit dhe të prosperitetit në tërë kontinentin evropianë dhe në forcimin e konkurrencës globale të Evropës.

R. Haradinaj Kosova nuk ka kurrfarë pretendimesh ndaj Malit të Zi

Kosova nuk ka kurrfarë pretendimesh ndaj Malit të Zi ka theksuar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke shtuar se dy shtetet  kanë gjetur formulën adekuate për zgjidhjen e çështjes së kufirit.

Ai, në intervistën dhënë televizionit “A 1”, gjatë vizitës së parë zyrtare në Mal të Zi, ka vërtetuar se derisa kanë zgjatur bisedimet në Kosovë për kufirin me Malin e Zi, hartën fillestare nga viti 1974,  ua ka gjuajtur në fytyrë bashkëpunëtorëve të vetë.

Në fund , pas bisedimeve të brendshme 3 vjeçare në Prishtinë edhe ai vet e ka përkrahur kufirin me Malin e Zi .

“Gjithsesi, kemi gjetur formulën e mirë për zgjidhjen e kufirit në dy drejtime , në Kullë dhe Çakorr”, ka theksuar Haradinaj.  Ai nuk dëshiroi të komentojë faktin se në kafene të Prishtinës mund të shihen flamujt e të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe , në të cilën është i vizatur edhe Mali i Zi.

“Këtë nuk dua ta komentoj. Jam i zgjedhur të përfaqësoj Kosovën e pavarur dhe nuk mbajë përgjegjësi për hartat , vizionet dhe idetë. Unë përgjigjem vetëm për Kosovën e cila nuk ka kurrfarë pretendimesh ndaj Malit të Zi”, ka theksuar Haradinaj.

Partitë opozitare kërkojnë seancë për dialogun

Dy partitë politike opozitare pritet që sot të dorëzojnë sërish në Kryesi të Kuvendit kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për çështjen e dialogut.

Deputeti, Armend Zemaj, nga LDK tha se shumë shpejt pritet që të riprocedojnë në Kryesi kërkesën për seancë të jashtëzakonshme. Ndryshe në seancë opozita merr pjesë vetëm kur në rend dite ka pika të rëndësisë së veçantë.

Glauk Konjufca, nga Lëvizja Vetëvendosje, tha për Radio Kosovën se së bashku me LDK-në  e shohin si të domosdoshme për vendin miratimin e rezolutës për dialog me anë të së cilës kërkohet ruajtja e integritetit territorial të Kosovës.

Macron, ka ftuar presidentin Thaçi në manifestimin e 100 vjetorit të të armëpushimit

Presidenti francez, Emmanuel Macron, më 11 nëntor është nikoqir i shumë liderëve botërorë, që do të marrin pjesë në manifestimin e përvjetorit të 100-të të armëpushimit, i nënshkruar në mes të Forcave Aleate dhe Gjermanisë për përfundimin e Luftës së Parë Botërore në Frontin Perëndimor.

Në këtë ngjarje unike pritet të marrin pjesë liderët më të fuqishëm të botës, si presidenti i SHBA-së, Donald Trump, presidenti rus, Vladimir Putin, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe shumë krerë shtetërorë nga mbarë bota.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, në këtë ngjarje ka ftuar edhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Në këtë ftesë pos tjerash thuhet se në njëqind vjet pas kësaj ngjarje, është detyrë e të gjithëve që në mënyrë solemne ta përkujtojmë armëpushimin dhe t’i nderojmë miliona viktima të atij konflikti global.

Të avancohet pozita juridike e shqiptarëve me ndryshimet kushtetuese 

Partitë opozitare shqiptare ashtu siç kanë paralajmëruar do të intervenojnë me amendamente në ndryshimet kushtetuese për të avancuar, sipas tyre, pozitën juridike të shqiptarëve në Maqedoni.

Lëvizja Besa e Bilall Kasamit tashmë ka hartuar katër amendamente me të cilat kërkon që shqiptarët të jenë shtetformues, që gjuha shqipe të definohet si gjuhë zyrtare dhe të hiqet emërtimi si gjuhë që e flasin mbi 20 për qind e popullatës në vend.

Gjithashtu kërkohet ndryshimi i nenit 49 të Kushtetutës që të mos ketë diskriminim në mbrojtjen e entiteteve tjera që jetojnë jashtë vendit si dhe neni 75 me qëllim që të gjendet mënyrë që kryetari i shtetit të mos mund të bllokoj ligjet që miratohen në Kuvend.

Shqipëria dhe Kosova të fundit për të ardhurat për banorë

Shqipëria dhe Kosova renditen të fundit në Europë (pa përfshirë vendet e ish-Bashkimit Sovjetik) për të ardhurat për frymë, sipas të dhënave të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), që ka përditësuar shifrat në “Pasqyrën Ekonomike Globale” të tetorit 2018.

Për vitin 2018, Shqipëria vlerësohet të ketë të ardhura për frymë prej 5261 dollarësh, në vend të 102-të  nga 191 shtete, duke u përmirësuar me katër vende në raport me 2017-n, kur ishte në pozicionin e 106. Kosova, me të ardhura prej për frymë prej 4,324 dollarësh, renditet e 112-a.

J.Stoltenberg; Ambienti i sigurisë në Evropë, vitet e fundit është përkeqësuar

Norvegjia do të jetë nikoqire e stërvitjeve më të mëdha të kryera të enjten nga NATO-ja prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, duke i rikujtuar Rusisë që aleanca mbetet e bashkuar pavarësisht dyshimeve që ka shpërfaqur në këtë aspekt presidenti amerikan, Donald Trump.

Më shumë se 50,000 ushtarë, 10,000 automjete, 65 anije dhe 250 aeroplanë nga 31 shtete do të jenë pjesë e stërvitjeve ushtarake të titulluara “Trident Juncture”, të cilat kanë për qëllim trajnimin e Aleancës për të mbrojtur vendet anëtare nga agresioni.

“Në vjetët e fundit, ambienti i sigurisë në Evropë është përkeqësur ndjeshëm”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Norvegji.

Princi saudit, premton sjelljen para drejtësisë të vrasësve të gazetarit J.Khashoggi

Princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, u zotua të mërkurën se vrasësit e Jamal Khashoggi, do të silleshin para drejtësisë, në komentet e tij të para publike, që kur vrasja e gazetarit “ndezi” zemërimin global.

Duke përdorur një ton sfidues, princi Mohammed u tha investitorëve ndërkombëtarë në një konferencë të madhe në Riad se vrasja e Khashoggit në konsullatën saudite në Stamboll nuk do të prishë rrugën e reformës së mbretërisë.

Komentet e tij erdhën disa orë pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump u citua nga Wall Street Journal të thoshte se si sundimtari de facto i Arabisë Saudite, princi i kurorës mbante përgjegjësinë përfundimtare për operacionin që çoi në vdekjen e Khashoggi.

Drejtorja e CIA-s, ka dëgjuar inçizimin e zërit me rastin e vrasjes së gazetarit J.Khashoggi

Drejtorja e CIA-a, Gina Haspel,  ka dëgjuar gjatë vizitës së saj në Turqi një incizim të zërit, në të cilin dëgjohet vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, i kanë thënë dy burime agjencisë së lajmeve Reuters.

Përfaqësuesit e CIA-s dhe inteligjencës turke nuk kanë komentuar  nëse Haspel ka dëgjuar incizimet.

Arabia Saudite fillimisht ka mohuar përfshirjen në zhdukjen e Khashoggit më 2 tetor, mirëpo një zyrtar saudit ka thënë më pas se vdekja e tij ka ndodhur në konsullatën saudite si rezultat i një përleshjeje.

Turqia ka hedhur poshtë përpjekjet e sauditëve për të arsyetuar vdekjen e tij me të ashtuquajturin “operacion të ashpër”, duke i kërkuar Mbretërisë Saudite të kërkojë përgjegjësit e vrasjes, që ka nxitur pakënaqësi ndërkombëtare.

Sipas burimeve, Haspel, e cila ka arritur në Turqi të hënën, ka dëgjuar audio-incizimet.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka thënë të enjten se Ankaraja ka ndarë informacione me disa palë që kanë kërkuar informacione shtesë.

Erdogan, kërkon reformën e OKB

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Kombet e Bashkuara duhet të reformohen pa vonesë, raporton AA.

Në një deklaratë me shkrim me rastin e 73-vjetorit të themelimit të Kombeve të Bashkuara, presidenti Erdogan tha se domosdoshmëria për reforma veçanërisht nevojitet në Këshillin e Sigurimit, i cili është përgjegjës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale.

Karta e Kombeve të Bashkuara hyri në fuqi më 24 tetor 1945 dhe se kjo shënohet si Dita e OKB-së.

“Njerëzimi sot përballet me një gamë të gjerë të kërcënimeve serioze nga ndryshimet klimatike deri te spastrimet etnike, nga uria deri te ksenofobia, nga epidemitë deri te terrorizmi. Asnjë vend i vetëm nuk mund të përballet me këto probleme të cilat janë një kërcënim për njerëzimin dhe vendosjen e paqes globale”, tha Erdogan.

Duke theksuar se në kuadër të luftës kundër këtyre problemeve platforma më e rëndësishme është OKB-ja, Erdogan shtoi se është e mundur gjetja e zgjidhjeve të qëndrueshme, por vetëm pas reformave strukturore të OKB-së.

Dorëzohet furgoni për transportin e nxënësve këmbësorë

Sot në shkollën fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz , në solemnitetin e rastit , u bë dorëzimi i autoveturës të tipit Furgon , donacion i bashkëvendësve nga fshatrat e Grudës e që jetojnë në SHBA. Ky donacion është realizuar me qëllim të transportit të nxënësve këmbësorë nga fshatrat Pikalë, Llofkë, Priftën dhe Kshevë e të cilët ndjekin mësimin e rregullt në shkollën fillore “29 Nëntori” në Dinosh, pastaj në shkollën fillore”Mahmut Lekiq “ dhe në gjimnazin “25 Maji”, në  në Tuz. Me këtë rast,  drejtori i shkollës “Mahmut Lekiq” në Tuz, Rexhep Gjokaj, u shprehë i kënaqur që, më në fund,  nxënësit nga këto fshatra  do ta kenë shumë më të lehtë të vazhdojnë mësimin e rregullt, pasi ata tashmë do ta vazhdojnë mësimin në kushte shumë më të volitshme.  Gjokaj, njëkohësisht i falënderoi bashkëvendësit tonë që jetojnë në mërgim të cilët me aq dashamirësi iu qasën aksionit në grumbullimin e mjeteve për të realizuar këtë donacion. Njëri nga iniciatorët e këtij aksioni në SHBA , Tomë Gjolaj, u shpreh i kënaqur që nisma e bashkëvendësve tonë që jetojnë në mërgim, rezultoi me sukses  dhe  mbështetjen nga shoqata “Vuksan Gela”, e cila vepron në Michigan të SHBA.

Gjolaj, po ashtu, falenderoi edhe drejtorinë për arsimimin e pakicave në Ministrinë e arsimit e cila ka marr përsipër mirëmbajtjen e këtij automjeti si dhe kompensimin mujorë për vozitësin e angazhuar në shërbim të nxënësve. Ndërkaq, drejtori në drejtorinë përkatëse pran Ministrisë së arsimit, Marash Dukaj, fillimisht i falënderoi bashkëvendësit tonë që jetojnë në mërgim të cilët gjithnjë realizojnë aksione të ngjashme për të ndihmuar vendlindjen e tyre. Ai, po ashtu falenderoi edhe Ministrinë përkatëse në gatishmërinë e treguar në mbështetje  të këtij aksioni, respektivisht për tu lehtësuar nxënsëve këmbësor në këto fshatra vazhdimin e shkollimit. Të rikujtojmë se mjetet e siguruara kapin shumën e rreth 10.000 dollarë amerikan, kurse mirëmbajtja në të ardhmen dhe transporti i nxënësve do të sigurohen me mjetet nga  Ministria përkatëse.

Përgatiti, Gjokë Dukaj, gazetar i RTMZ.

Nesër, mot i ndryshueshëm. Pasdite me të reshura të përkohshme

 Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthejllët. Frynë erë mesatare vende vende deri e fortë nga drejtimet e veriut.

        Temperaturat: H. Novi 22 gradë, Podgoricë e Budvë 21, Ulqin 20, Tivar 19,

Cetinë 17, Nikshiq 16, B. Pole, Kollashin, Beranë e Shavnik 13, Plevlë e Plavë 12, Plluzhinë e Rozhaj 11 dhe në Zhablak 7 g.

      Edhe për nesër gjatë paradites parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, kurse pas dite vranësim gradual dhe, në orët e mbrëmjes, vende vende me reshje të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e jugut.

Temperatura e mëngjesit prej -2 deri në 11, kurse më e larta e ditës prej 11 deri në 23 g. c.

]]>
Lajmet http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/218914/lajmet-25102018.html
Lajmet 24.10.2018 http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/218806/lajmet-24102018.html 24.10.2018 ]]> “Mali i Brisë” do të sjell 226 vende të reja pune

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq është përgjigjur sot në parlamentin e shtetit në pyetjet e përfaqësuesve të klubeve të deputetëve në kuadër të orës së kryeministrit. Ai duke iu përgjigjur deputetit Goran Danilloviq lidhur me faktet dhe njohuritë në rastin e vrasjes së kryeredaktorit të gazetës DAN, Dushko Jovanoviq dhe deri ku kanë arritur hetimet për tentimin e vrasjes të gazetares Olivera Llakiq, është përgjigjur se qeveria e Malit të Zi dhe ai si kryetar i sajë, nuk do të lejojnë që asnjë rast i sulmit kundër gazetarëve të jetë i arkivuar pa zgjidhjen konkrete policore, gjyqësore dhe të prokurorisë. “Centralet elektrike solare, “Mali i Brisë”, me fuqi  mbi 200 megavat është investim prej 170 milion euro, me të ardhura buxhetore prej 65 milion euro gjatë 30 viteve të ardhshme. Ky central elektrik solar do të sjell hapjen e 226 vendeve të reja të punës”, ka theksuar kryeministri Dushko Markoviq në Kuvendin e Malit të Zi. Ai ka theksuar se shoqëria malazeze krijon dukshëm më pak se sa është në gjendje. Ai në parlament ka theksuar se Mali i Zi nuk i valorizon sa duhet potencialet dhe nuk ka të drejtë që në relacionet politike të anashkalojë resurset e çmuara me të cilat disponon. Qeveria është duke punuar në përgatitjen e propozimeve për valorizimet e reja, ka theksuar Markoviq duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të PDS, Predrag Sekuliq, se kur  mund të priten nënshkrimi i marrëveshjes në projektin e centralit elektrik solar në Mal të Brisë dhe cilat do të jenë përfitimet konkrete nga qytetarët  nga ky dhe projektet tjera nga bujqësia. “Interesimi i madh i investuesve në Malin e Brisë është rekomandimi më i mirë”, ka theksuar Markoviq. Pas përfundimit të orës së kryeministrit, Parlamenti vazhdoi punimet me pyetjet e deputetëve drejtuar ministrave gjegjës në qeverinë e Malit të Zi.

Përshpejtimi i procesit bisedues me rëndësi për stabilitetin

Përshpejtimi i procesit asocues dhe vazhdimi i vlerësimit të sukseseve individuale  është me rëndësi për të ardhmen evropiane dhe stabilitetin e Malit të Zi, ka vlerësuar kryengociatori Aleksandar Drleviq. Siç është kumtuar nga sekretariati i përgjithshëm i qeverisë, Drleviq e ka udhëhequr delegacionin e Malit të Zi në Bruksel në takimin e grupit punues të Këshillit të BE për zgjerim lidhur me progresin e Malit të Zi në kapitujt 23 dhe 24. Nga sekretariati i përgjithshëm është kumtuar se përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE i kanë përshëndetur rezultatet e arritura të Malit të Zi duke ofruar përkrahje për progres të mëtejmë drejtë anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Sipas fjalëve të tij, vërtetimin më të mirë se perspektiva evropiane për Ballkanin Perëndimor është e gjallë, BE mund ta tregojë përmes përkrahjes politike financiare  dhe teknike për vendet e rajonit. “Për të ardhmen evropiane dhe stabilitetin e Malit të Zi është me rëndësi përshpejtimi i procesit asocues dhe vazhdimi i vlerësimit të arriturave individuale”, ka theksuar Drleviq.

Të gjithë mekanizmat shtetëror të veprojnë si tërësi

Policia, prokuroria e shtetit dhe të gjitha organet shtetërore duhet të veprojnë si një tërësi me qëllim të arritjes së rezultateve në hetimet financiare, sepse nga cilësia e këtij bashkëpunimi, varet suksesi pozitiv para gjyqit, kur është fjala për sekuestrimin e përhershëm të pronës të arritur përmes veprimtarisë kriminale, ka theksuar kryetarja e Gjyqit suprem Vesna Medenica. “Hetimet financiare paraqesin  mënyrën e jetës  për gjyqësorin, që në çdo moment ai duhet të jetë i gatshëm që në luftën kundër kriminalitetit të organizuar  të shkojë një hapë përpara dhe të grumbullojë të dhëna për pasurinë për të cilën dyshohet se është arritur me veprimtari kriminale”, ka theksuar Medencia. Ajo ka shtuar se reagimi i shpejt i organeve gjyqësore dhe organeve tjera  konsiderohet esenciale në ruajtjen e besimi të opinionit se shteti bazohet në sundimin e ligjit dhe lufton kundër çdo dukurie që kanë të bëjnë me veprat jo ligjore dhe me tolerancën e kriminalitetit.

Forcimi i bashkëpunimit ekonomik të jetë prioritet

Forcimi shtesë i bashkëpunimit ekonomik është detyrë parësore e Malit të Zi dhe Polonisë të cilat zhvillojnë marrëdhënie të mira politike, është theksuar gjatë takimit të kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq me ambasadorin e posaemëruar të Republikës së Polonisë në Mal të Zi, Artur Dmohovski. Siç është kumtuar nga Kabineti i kryetarit Brajoviq, bashkëbiseduesit kanë konstatuar se bashkëpunimi i realizuar parlamentar është në nivelin më të lartë edhe në kuadër të grupit të miqësisë dhe kjo mund dukshëm të kontribuojë në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy shteteve. Ambasadori i Polonisë ka theksuar se anëtarësimi i Malit të Zi në BE është interes i përbashkët duke shprehur gatishmërinë e vendit të tij që përvojat e veta ti ndajë me administratën e Malit të Zi në mënyrë që kjo rrugë të përshpejtohet dhe të jetë sa me e lehtë. Ai ka shprehur besimin se përmes forcimit të lidhjeve infrastrukturore, marrëdhëniet ekonomik ndërmjet dy vendeve do të marrin hov pas anëtarësimit të Malit të Zi në BE, thuhet në kumtesë.

Përkrahet strategjia për sigurinë nacionale

Këshilli parlamentar për mbrojtjet dhe siguri ka përkrahur sot me shumicë të votave propozimin e strategjisë të sigurisë nacionale e cila, siç është kumtuar, është në pajtim të plot me strategjinë e NATO-s. Dokumentin e kanë përkrahur 7 deputetë të koalicionit në pushtet kurse Ranko Krivokapiq nga Partia socialdemokratike nuk është deklaruar. Ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq ka theksuar se fjala është për dokumentin kryesor nga fusha e sigurisë i cili tërësisht është i harmonizuar me strategjinë e NATO-s. Ai ka theksuar se pas strategjisë së sigurisë nacionale do të miratohen edhe tre dokumente tjerë të cilat janë në hartime sipër. Si qëllim të strategjisë, Boshkoviq ka theksuar vendosjen e suazës sistemore për realizimin e interesave strategjike të Malit të Zi me të cilat vërtetohen udhëzimet kryesore për definimin e politikave të sigurisë nacionale. Ai ka shtuar se me propozimin e strategjisë është paraparë që ajo të hyjë në fuqi me 1 janar dhe pastaj brenda 6 muajsh duhet ti bashkëngjiten edhe dokumentet tjera. Boshkoviq ka përkujtuar se kapitulli 27 i cili ka të bëjë me këtë fushë nuk është hapur akoma dhe pastaj do të shihet se si do të vazhdojnë bisedimet.

RTMZ  prezanton  auto-veturën e re për reportazhe

Radio Televizioni i Malit të Zi  ka prezantuar sot auto veturën e re për reportazh të pajisur me teknologjinë më moderne, blerja e të cilës shënon hap përpara në procesin e digjitalizimit. “Kjo auto veturë është e vogël, por për ambiciet tona mjaft e madhe sepse është e pajisur me teknologjinë më modernë”, ka theksuar me këtë rast këshilltarja e drejtorit të përgjithshëm Natasha Baranin. Ajo ka theksuar se auto veturat e vogla për reportazhe do të kompletohen me ato më të mëdha të cilat arrijnë në muajin dhjetor dhe do të jenë të pajisura me 13 kamera, kështu që TVMZ do të jetë teknikisht i aftësuar edhe për realizimin e projekteve më të komplikuara. Me blerjen e veturave të mëdha për reportazhe do të përfundojë faza e digjitalizimit të teknikës mobile dhe pastaj do të fillohet me realizimin e fazës tjetër të digjitalizimit.

Kosova, pengesa më e madhe për Serbinë në rrugën drejt BE-së

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, tha sot se ruajtja e paqes, stabilitetit dhe sigurisë për serbët në Kosovë do të jetë më e vështirë, pasi është gjithnjë e më e qartë se një zgjidhje kompromisi nuk do të ketë, për shkak të atmosferës në Serbi dhe Kosovë, por edhe faktorit të huaj që nuk dëshiron një marrëveshje. Vuçiq tha për “TV Pink” se Kosova është problemi më i madh i Serbisë drejt BE-së."Problemi më i madh në rrugën tonë evropiane është çështja e Kosovës", theksoi ai, duke komentuar deklaratën e fundit nga komisionari i Zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn, i cili tha se nuk është vetëm Kosova vendimtare për rrugën evropiane të Serbisë.  Vuçiq theksoi se nëse Kosova nuk hyn në Interpol, atëherë në Prishtinë do të bëhen edhe më nervoz dhe nëse hyjnë - do të festojnë dhe nuk do të jenë gati për një kompromis.

Haradinaj në Shkodër: Ushtrinë po e bëjmë me aleatët

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, e ka filluar vizitën zyrtare në Shkodër me homazhe të shtatorja e Isa Boletinit, i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë së këtij qyteti Voltana Ademi. Pas homazheve, shefi i qeverise kosovare foli edhe për procesin e transformimin e FSK-së në Ushtri, duke thënë se procesi ligjor për transformimin e FSK-së po bëhet në Parlament me respektin e aleatëve të Kosovës.  I pyetur rreth deklarimeve të ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq, ai tha se Kosova nuk mund të ketë ushtri përderisa ekziston Rezoluta 1244. Haradinaj është shprehur se Shkodra ka bërë krenarë shqiptarët ndër shekuj.“Jam vërtetë i  prekur dhe i emocionuar të jem në Shkodër, adresën e shqiptarisë, dhe kombit shqiptar. Në vendin i cili na ka bërë krenarë ndër shekuj që jemi shqiptar”, tha ai. Kreu i ekzekutivit kosovar ka falënderuar Bashkinë e Shkodrës e cila e shpalli atë “Qytetar Nderi” në kohën kur po mbahej nga autoritetet franceze në Strasbourg, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar nga Serbia.“Çdo herë do të jemi bashkë, Shkodra, Kosova dhe gjithë shqiptarët kudo që janë”. Kryetarja e Shkodrës, Voltana Ademi, tha se vizita e Haradinajt ka kuptim të madh për shkodranët. “Shpresoj se në kuadër të kësaj vizite të kemi mundësi të marrim disa iniciativa edhe në kuadër të 500-vjetorit të Skënderbeut, por edhe në kuadër të disa ngjarjeve kombëtare për Kosovën dhe Shqipërinë. Vizita juaj është historike për qytetin tonë”. Më pas Haradinaj do ta vizitojë Bashkinë e Shkodrës ku do të takohet me kryetaren, Voltana Ademi. Kryeministri Haradinaj do ta vizitojë edhe Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në këtë qytet.

BE të kryej pjesën e vet, ne kemi plotësuar kriteret për viza

Ministrja kosovare e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar në Strasburg, David McAllister, Kryesues i Komisionit për punë të jashtme, siguri, mbrojtje dhe të drejtat e njeriut (AFET), njëherësh raportues pranë Parlamentit Evropian, dhe me këtë rast ka diskutuar për liberalizimin e vizave. Ministrja Hoxha kërkoi përkrahje për liberalizimin e vizave nga McAllister, dhe ka theksuar se Kosova ka zbatuar rekomandimet për liberalizimin e vizave, duke zbatuar ato një nga një nga udhërrëfyesi për liberalizim, thuhet në njoftimin ministror. Ministrja Hoxha kërkoi nga McAllister që të procedohet sipas afateve dhe lëvizja e lirë të mos bëhet pengesë për zhvillimin e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Është radha e BE-së të kryej pjesën e vet pasi që ne kemi plotësuar kriteret dhe të dëshmojë se është partner kredibil – theksoi Ministrja në takim.  

Kosova i ka plotësuar standardet e kërkuara për liberalizimin e vizave

Në vijim të vizitës së tij shtetërore në Austri, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u takua sot me Kryetarin e Parlamentit austriak, Wolfgang Sobotka.  Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Austrisë dhe nënvizoi se është krijuar momenti i duhur për të nxitur veçanërisht bashkëpunimin ekonomik dhe atë në fushën e arsimit, në ndjekje të shembujve frymëzues të bashkëpunimit që ekzistojnë tashmë mes dy vendeve.“Parlamenti austriak, ashtu si të gjitha institucionet e tjera të këtij vendi, është një përkrahës i palëkundur i procesit të integrimit të Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE, dhe rikonfirmimi i këtij qëndrimi përmes Kryetarit të Parlamentit, Sobotka është një lajm shumë inkurajues”, – tha ai. Në kuadër të Presidencës së austriake të BE, Presidenti Meta vuri në dukje rëndësinë që ka finalizimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, e vetmja që ende nuk përfiton këtë të drejtë në rajon, edhe pse tashmë i ka plotësuar të gjitha standardet e kërkuara në këtë proces. Njëkohësisht Meta theksoi se mesazhet pozitive të zgjerimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë janë shumë të rëndësishme, dhe në këtë kontekst Shqipëria është e vendosur të bëjë të gjitha përpjekjet për pasur një vendim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Maqedonia mund të marrë pjesë në takimet e vendeve anëtare të NATO-s

Nga mesi i muajit janar, Maqedonia edhe zyrtarisht të mund të marrë pjesë në takimet e vendeve anëtare të NATO-s, por pa të drejtë vote. Këtë e ka bërë të ditur koordinatori kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski. Ai ka deklaruar se në takimin e fundit me përfaqësuesit e NATO-s nuk ka pasur vërejtje të veçanta dhe se vlerësimi ka qenë pozitiv. Pendarovski është optimist se Maqedonia do të bëhet anëtare me të drejta të plota në fillim të vitit 2020.

Shefi i NATO-s nuk parasheh vendosje të reja të armëve bërthamore në Evropë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se anëtarët evropianë të aleancës nuk kanë gjasa të vendosin armë të reja bërthamore në tokat e tyre. Komentet e tij vijnë katër ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se SHBA-ja do të tërhiqet nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi duke thënë se ai po shkelet nga Moska. Stoltenberg tha se NATO po i vlerëson implikimet në siguri të shkeljes së dyshuar ruse."Nuk parashikoj që aleatët evropianë të shpërndajnë më shumë armë bërthamore si përgjigje", tha Stoltenberg në një konferencë shtypi. Traktati i vitit 1987 i ndalon Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë që të posedojnë, prodhojnë ose shpërndajnë raketa balistike me rreze të mesme veprimi. Me këtë traktat, Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara kanë eliminuat rreth 2,700 raketa. Trump tha më 20 tetor se SHBA do të tërhiqet nga traktati.

Uragani Willa zbarkon në Meksikë

Uragani Willa, një stuhi që u përshkrua nga parashikuesit e motit si "kërcënuese për jetën" dhe "potencialisht katastrofike", zbarkoi në Meksikën perëndimore. Aktualisht stuhi e kategorisë tre, ajo ka erëra deri në 195 kilometra në orë. Qendra Kombëtare e Uraganeve tha se stuhia pritet të dobësohet, por paralajmëroi se ajo mund të shkaktojë "përmbytje të rrezikshme dhe rrëshqitje të dheut". Alarmi për stuhi është në fuqi në zonat bregdetare nga San Blasi deri në qytetin turistik Mazatlan. Qendra Kombëtare e Uraganeve po ashtu u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në ambiente të mbyllura. Këtë muaj, disa zona të Shteteve të Bashkuara u shkatërruan nga uragani Michael, i cili la së paku 27 njerëz të vdekur. 

Edhe nesër mot kryesisht me diell

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme por i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.  Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Heceg Novi, Ulqin e Budvë 22 gradë, Podgoricë e Tivat 21, Cetinë 20, Nikshiq 19, Kollashin 15, Plevle, Bijello Pole e Shavnik 14, Plluzhinë, Beranë e Plavë 13, Rozhajë 11 dhe në Zhablak 10 gradë. Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore dhe veri lindore. Temperatura e mëngjesit prej -5 deri në 13, kurse më e larta e ditës prej 6 deri në 23 gradë celsius.

]]>
Lajmet http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/218806/lajmet-24102018.html
Lajmet 23.10.2018 http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/218671/lajmet-23102018.html 23.10.2018 ]]> M.Gjukanoviq; Ambient i volitshëm për investime nga jashtë 

Mali i Zi do të punojë në krijimin e ambientit në të cilin investimet e huaja dhe tregtia e lirë mund të përparojnë dhe qëllimet e shtruara të zhvillimit të qëndrueshëm të realizohen, ka theksuar presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në samitin e liderëve global në forumin botëror investues në Gjenevë, ku  ka folur në temën “Investimet në epokën e re të globalizimit”. 

Siç ka kumtuar , në Mal të Zi ndërtojnë sistem transparent, i cili, nga viti në vit, tërheq investues të jashtëm , të cilët janë bërë edhe promovues të Malit të Zi si destinacion prestigjioz dhe cilësor për investime dhe se në vendin tonë kanë hasur jo vetëm sfida për projektet e veta, por edhe siguri, stabilitet dhe rregulla të qarta. Ai ka theksuar se turizmi merr pjesë me mbi 20 për qind në bruto prodhimtari  shoqërore dhe se në këtë vit rritje shënohet edhe në sektorët tjerë, siç janë industria dhe ndërtimtaria, gjë që, siç ka theksuar, ka ndikuar në përshpejtimin e rritjes reale të eksportimit të mallrave dhe shërbimeve. “Përmes gjyqësorit dhe institucioneve më efikase e kemi forcuar sundimin e ligjit.

“Kemi bërë reformimin e sistemit bankar , kemi barazuar investuesit vendor dhe ata të jashtëm në pikëpamjet e të gjitha të drejtave dhe kemi liberalizuar sistemin e tregtisë së jashtme”, ka theksuar Gjukanoviq. Përveç kësaj e shfrytëzojmë euron si valutë gjë që tregon qartë që rritjen e masës së  parave e realizojmë vetëm në treg”, ka theksuar ai.

Gjukanoviq gjatë forumit investues botëror do të ketë takime me zyrtarë të lartë të sistemit të Kombeve të Bashkuara , të zyrës së OKB në Gjenevë , të Unionit ndërkombëtarë për telekomunikacion , të Komisionit ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën dhe të Organizatës botërore për pronën intelektuale.

 

Nesër, mbledhja e Kolegjiumit të kryetarit të Kuvendit 

Kryetari i Parlamentit, Ivan Brajoviq, e ka caktuar për nesër mbledhjen e kolegjiumit në të cilën, siç është kumtuar, do të bëhen hapa të tjerë drejtë formimit të Këshillit për reformën e legjislaturës zgjedhore dhe të legjislaturave tjera. Theksohet se se anëtarëve të kolegjiumit të kryetarit u është dorëzuar projekt vendimi i Këshillit të përkohshëm , detyrë kryesore e të cilëve është përparimi i ambientit zgjedhor me qëllim të forcimit të besimit të opinionit në procesin zgjedhor dhe implementimi i rekomandimeve të institucioneve relevante ndërkombëtare.

 “Pres që në mbledhjen e nesërme të kolegjiumit, të miratohet dokumenti i propozuar dhe ti dorëzohet Kuvendit për shqyrtim”, thuhet në kumtesë.

Propozim vendimi për themelimin e këshillit për reformën e mëtejme të legjislaturës zgjedhore, siç  përkujtojnë nga parlamenti , do të jetë pika e parë e rendit të ditës të seancës së ardhshme parlamentare e cila do të mbahet me 30 të këtij muajit.

 

P.Boshkoviq; Të gatshëm për bashkëpunim dhe të ndihmojmë Kosovën drejtë BE

Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq ka thënë se Mali i Zi është i gatshëm për bashkëpunim me Kosovën por që nuk përzihen në punët e brendshme të këtij vendit.

Këtë e ka thënë në konferencën për media të mbajtur  bashkë me homologun kosovar, Rrustem Berisha.

Boshkoviq, ka theksuar se Mali i Zi, do ta ndihmojë Kosovën për anëtarësim në BE.

“Ne nuk përzihemi në çështje të brendshme të Kosovës, ne jemi të hapur për bashkëpunim dhe kemi hapur derën që t’i ndihmojmë për anëtarësim në BE”,  ka thënë ai.

Ndërsa, Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha shpreson në mbështetjen e Malit të Zi e vendeve të tjera pjesëmarrëse për anëtarësimin e FSK-së në ‘Kartën e Adriatikut’

“Diskutuam për bashkëpunimin rajonal. Për ‘Kartën e Adriatikut, ku organizator këtë vit do të jetë Mali i Zi, por edhe ne do të jemi pjesëmarrës në këtë takim.

Shpresojë që pas këtij takimi do të kemi mbështetjen për anëtarësimin e FSK-së në ‘Kartën e Adriatikut’, ka thënë Berisha, në një konferencë me gazetarë. Boshkoviq, gjatë ditës do të bisedoj edhe me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj.

 

Të krijohet shoqëri i barabartë qytetare 

Përfaqësuesit e Këshillave të pakicave nacionale dhe të bashkësive tjera etnike, gjatë takimit me ministrin për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, Mehmed Zenka, kanë konkluduar se është e domosdoshme veprimtaria e përbashkët për krijimin e një shoqërie të barabartë qytetare. Ata kanë pasur vërejtje në funksionimin e fondit për pakica , gjegjësisht afatet kohore të cilat janë tejkaluar kur është fjala për shpalljen e konkursit për ndarjen e mjeteve për vitin rrjedhës.

Ministri, Zenka, ka theksuar progresin e Malit të Zi në procesin e bisedimeve për anëtarësim në BE në sferën e avancimit dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve pakicë dhe të bashkësive tjera etnike, gjë që, sipas fjalëve të tij, është tregues i një politike të përgjegjshme dhe të hapur ndaj pakicave në Mal të Zi.

Përfaqësuesit e Këshillave nacionale, kanë paraqitur sugjerimet e veta në disa fusha me interes ku , siç kanë theksuar , ekziston hapësirë për përparimin e bashkëpunimit. Kryetari i Këshillit boshnjak në Mal të Zi, Mirsad Xhuxheviq , në rolin e mikpritësit të takimit, ka falënderuar të gjithë për përkushtimin e tyre drejtë qëllimit të përbashkët dhe ka shtuar se është mirënjohës për iniciativën e ministrit që takime të tilla të organizohen sa më shpesh dhe jo vetëm në Podgoricë.

 

Bashkëpunim i frytshëm në fusha të shumta

Mali i Zi dhe Italia kanë bashkëpunuar cilësor në punët policore , kurse projektet IPA  të përbashkëta ,  i përparojnë kapacitet në luftën kundër  kriminalitetit të organizuar dhe formave tjera të kriminalitetit të rëndë. Kjo është vlerësuar gjatë takimit të delegacionit malazez të cilin e kanë udhëhequr ministri i punëve të brendshme ,Mevludin Nuhoxhiq dhe drejtori i drejtorisë së policisë, Veselin Veloviq, me delegacionin e Italisë, të cilin e kanë përbërë ambasadori Luka  Zeliolli,  dhe lideri i projektit rajonal të luftën kundër kriminalitetit të rëndë në Ballkanin Perëndimor ,Gjenaro Kapoluongo .

Nga ministria e punëve të brendshme kanë theksuar se bashkëbiseduesit janë të kënaqur me bashkëpunimin reciprok dhe se presin se do të përparohet dukshëm sistemi i shkëmbimit të informatave dhe të forcohen kapacitetet në aktivitetet para hetimore të cilat i realizon policia para dorëzimit të fletë padisë në prokurori.

 

ASH, kërkon zgjidhjen e problemit me kishën në malin Rumia

Alternativa shqiptare u ka bërë ftesë institucioneve kompetente të japin përgjigje nëse mund ta zgjidhin problemin e kishës në Rumi  dhe siç  kanë theksuar , ta ndalojë uzurpimin nga ana e kishës ortodokse serbe të territoreve ku me shekuj jetojnë shqiptarët. Kisha ortodokse serbe gjatë muajit tetor ka ndërmarr aksionin e meremetimit të objektit të quajtur kisha e  Trinisë së shenjt , të cilën e ka bekuar mitropoliti i kësaj kishe në Mal të Zi Amfillohije, 13 vjet pas vendosjes jo legale të një kishe nga metali në Rumi . Kryetari i ASH, Nikë Gjeloshaj,  ka theksuar se gjatë ditëve të fundit vazhdojnë punimet ilegale në këtë kishë e cila , siç ka theksuar është vendosur aty në mënyrë misterioze në vitin 2005 me ndihmën e helikopterëve të ushtrisë së atëhershme të Serbisë dhe Malit të Zi.

Edhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi, ka kërkuar nga presidenti i shtetit, Millo Gjukanoviq,që urgjentisht  të ndalojë ndërtimin e kishës jo legale në Rumi dhe që , siç theksohet, kjo bjeshkë të lirohet nga okupimi  dhe hapësira të kthehet në gjendjen e mëparshme. Në kërkesën e LD në MZ, të cilën e ka nënshkruar kryetari, Mehmet Bardhi, theksohet se tash një kohë të gjatë presim që definitivisht të mënjanohet kjo kishë nga metali dhe, siç thuhet,  maja e Rumisë të çlirohet.

 

Formohet grupi punues për Projektligjin për FSK

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka formuar një grup punues për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, për FSK-në dhe atë për Shërbimin në FSK.

Kryetari i komisionit, Haxhi Shala, tha se duhet të formohen tri grupe punuese, për secilin projektligj nga një, por në fund u miratua propozimi për një grup të vetëm punues.

Shala, ka bërë të ditur se do të organizohen edhe dy dëgjime publike, një në Prizren me pjesëmarrjen edhe të komuniteteve, ndërsa tjetrin në Graçanicë, ku sipas tij, do të marrin pjesë edhe pjesëtarë të komunitetit serb.

Zoran Mojsiloviq, nga Lista Serbe ka kundërshtuar me votë kundër krijimin e këtij grupi punues. Ai ka thënë se Lista Serbe nuk do të marrë pjesë takimet e këtij grupi punues.

 

N.Stefanoviq; Pranimi i Kosovës në Interpol, politizim i kësaj organizate

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, mendon se çdo kërkesë për pranimin e Kosovës në Interpol është politizim i kësaj organizate profesionale policore.

 Stefanoviq ka thënë se pranimi i mundshëm do të përbënte një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, transmeton lajmi.net.

“Kjo do të ishte një precedent që është në kundërshtim me rregullat e Interpolit të cilat në mënyrë strikte dhe pa mëdyshje parashikojnë se vetëm shtetet anëtare të OKB-së dhe vëzhguesit e OKB-së mund të jenë anëtarë të Interpolit”, ka theksuar ai.

Tutje, Stefanoviq ka shtuar se nëse Kosova do anëtarësohet në Interpol do të jetë thjesht një vendim politik i cili nuk është i bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe pasojat do të jenë të dëmshme jo vetëm për Serbinë por për të gjitha vendet anëtare të botës.

 

Hapja e negociatave me BE në qershor të vitit të ardhshëm

“Këshilli Europian i qershorit, vlerësoi arritjet e qenësishme të Shqipërisë në drejtim të zbatimit të reformës gjithëpërfshirëse në drejtësi, dhe ecurisë së pesë prioriteteve kyçe”, deklaroi Zv. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Taulant Balla, gjatë hapjes së Shkollës Europiane 2018.

Balla theksoi se KE, “dakordësoi që t’i përgjigjet pozitivisht këtij progresi, duke përcaktuar rrugën drejt hapjes së negociatave të anëtarësimit në qershor të vitit 2019″.

Balla e vlerësoi të një rëndësie të veçantë këtë edicion të Shkollës Europiane për vetë momentin e rëndësishëm të procesit të integrimit të vendit tonë, duke theksuar se, aftësimi për negociatat e anëtarësimit duhet të përfshijë, jo vetëm administratën publike, por edhe aktorët e tjerë në proces.

 

Gj.Ivanov: Me guxim për të drejtën e vetëvendosjes dhe ruajtjen e pavarësisë së shtetit

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare të Maqedonisë, ka uruar qytetarët e vendit.

Ai thotë se ëndrra më e madhe e një populli është të krijojë shtetin e tij dhe vetëm ata që e kanë bërë këtë kanë qenë të vetëmjaftueshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot ëndrra jonë për liri dhe pavarësi të Maqedonisë është realitet. Por, liria nuk merret një herë e përgjithmonë, por për çdo ditë. Për këtë arsye, detyrë e gjeneratës tonë është të mos lejojmë që liria dhe pavarësia e Maqedonisë të jetë e zbrazët. Në çdo momente vendimtare të historisë sonë, populli ka sjellur vendim të mençur. Kështu ishte edhe në referendumin e 30 shtatorit, ndërsa shumica e deputetëve në Kuvend vepruan kundër vullnetit të popullit”, thotë Ivanov.

Ai më tej shton se duhet guxim deri në realizimin e të drejtës për vetëvendosje dhe ruajtje të pavarësisë së shtetit.

 

D.Tramp; SHBA, do të ndalin ndihmat për tri shtete të Amerikës Qendrore  

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të nisin ndaljen e ndihmave për tri shtete të Amerikës Qendrore, teksa mijëra persona, kryesisht nga Hondurasi, janë afruar te kufiri amerikan.

Kombet e Bashkuara kanë thënë që më shumë se 7,000 persona janë nisur drejt Shteteve të Bashkuara dhe numri i tyre është duke u rritur në vazhdimësi, transmeton AFP.

Trump në anën tjetër përmes një postimi në Twitter ka dënuar aktin duke e cilësuar këtë gjendje të jashtëzakonshme dhe ka alarmuar ushtrinë dhe personelin kufitar në SHBA.

    “Ne do të nisim ndaljen apo pjesërisht reduktimin e ndihmës së madhe” që ofron SHBA-ja për Guatemalën, Hondurasin dhe El Salvadorin”, ka thënë presidenti amerikan.

Kritikët e tij kanë thënë se Trump është duke përdorur këtë situatë në kuadër të fushatës për zgjedhjet në Kongres, meqë retorika e tij për migrantët është thënë t’i ketë ndihmuar për të fituar presidencën më 2016.

 

Presidenti Erdogan, pohon se zyrtarët saudit kanë planifikuar vrasjen e gazetarit J.Khashogi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Arabia Saudite e ka planifikuar vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Ai ka thënë në një fjalim parlamentar se një ekip saudit prej tre personash kanë hyrë në Stamboll një ditë para vrasjes së gazetarit.

Sipas tij, kamerat e sigurisë në konsullatën saudite janë larguar, derisa në pamjet tjera të siguruara shihet se ai nuk ka dalë nga konsullata prej kur ka hyrë më 2 tetor.

Përveç tjerash, lideri turk ka deklaruar t’i ketë thënë mbretit saudit, Salman se konsulli i vendit të tij në Stamboll nuk ka qenë kompetent për atë pozitë.

Autoritetet turke kanë thënë edhe më herët se supozojnë që gazetari Khashoggi, i njohur edhe si kritik i trashëgimtarit të fronit saudit, Mohammad bin Salman është vrarë në konsullatën saudite.

Riadi në anën tjetër ka dhënë deklarata të ndryshme lidhur me fatin e gazetarit, derisa tani fajëson një “operacion të ashpër” për vrasjen e tij.

 

Delegacioni amerikan i shtetit, takon princin saudit në Riad

Sekretari amerikan i Shtetit, Steven Mnuchin ka takuar trashëgimtarin e fronit saudit, Mohammed bin Salman në Riad, pavarësisht rritjes së shqetësimeve për rolin e sauditëve në vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi.

Në takimin me dyer të mbyllura, një zëdhënës i Departamentit të Thesarit ka thënë se Mnuchin dhe Salman kanë diskutuar çështje ekonomike dhe ato kundër-terrorizmit, si për vdekjen e Khashoggit.

Mediat shtetërore saudite kanë raportuar se ata kanë përmendur “rëndësinë e partneritetit strategjik Arabi Saudite-SHBA”.

Këto bisedime janë mbajtur pavarësisht faktit se Mnuchin, sikuse një numër i politikanëve dhe biznismenëve Perëndimorë janë tërhequr nga forumi për investime që mbahet këtë javë në kryeqytetin saudit.

 

Bashkëvendësit nga mërgimi, ndihmojnë nxënësit këmbësorë

Nesër , në shkollën Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz do të bëhet dorëzimi i një auto veture  të tipit Furgon , donacion i bashkëvendësve nga fshatrat e Grudës e që jetojnë në SHBA. Siç na njoftoi njëri ndër iniciuesit e këtij aksioni , Rrok Gjolaj , ky donacion është realizuar me qëllim që të ndihmohen nxënësit këmbësor nga fshatrat Pikalë, Llofk, Selisht dhe Kshevë, e që mësimin e rregullt e ndjekin në shkollën fillore “29 Nëntori “ në Dinosh, pastaj në shkollën fillore “Mahmut Lekiq” dhe në gjimnazin “25 Maji”, në Tuz. Ai po ashtu njoftoi se aksioni është realizuar në bashkëpunim me drejtorinë për arsimimin e pakicave pran Ministrisë së arsimit të Malit të Zi, e cila do të sigurojë kompensimin për mirëmbajtjen e këtij automjeti  dhe të një të punësuari si vozitës në shërbim të nxënësve. Solemniteti i lartpërmendur do të mbahet në orën 10 në ambientet e shkollës fillore në Tuz.

Përgatiti; Gjokë Dukaj, gazetar i RMZ

 

Nesër, mot i ndryshueshëm

Sot në pjesën më të madhe të Malit të Zi mban mot kryesisht me diell dhe i thatë. Frynë erë mesatare vende vene e fortë veriore dhe veri lindore.

Temperaturat: Budvë 26 gradë, H. Novi 25, Tivar e Ulqin 23, Podgoricë 22, Cetinë 18, Nikshiq 16, Plluzhinë 14, B. Pole 13, Shavnik, Beranë e Plavë 12, Plevle e Kollashin 11, Rozhaj 10 dhe Zhablak 5 g.

           Për nesër, në viset jugore dhe qendrore gjatë para ditës parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, kurse pas dite vranësim gradual dhe i thatë.

Në veri do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe gjatë pas ditës dhe në orët e mbrëmjes me reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore dhe veri lindore. Temperatura e mëngjesit prej 0 deri në 12, kurse më e larta  e ditës prej 12 deri në 24 g. c.

]]>
Lajmet http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/218671/lajmet-23102018.html
Lajmet 22.10.2018 http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/218559/lajmet-22102018.html 22.10.2018 ]]> Kushtetuta e vitit 2007 – simbol i Malit të Zi modern

Në Kuvendin e Malit të Zi është mbajtur mbledhja solemne e Këshillit kushtetues me rastin e 11 vjetorit të shpalljes së Kushtetutës së Malit të Zi. Kryetari i Parlamentit Ivan Brajoviq ka theksuar se me krenari shënojmë ngjarjet të cilat na kanë forcuar. “Kushtetuta nga viti 2007 është simbol Malit të Zi modernë . Çdo kushtetutë prej vitit 1905 është miratuar në periudha dramatike për shtetin “, ka përkujtuar Brajoviq. Siç ka theksuar, sa më parë që ta përshkojmë rrugën e progresit aq më parë do të ia arrijmë qëllimit drejtë fitoreve të ardhshme. Kryetari i Këshillit kushtetues Miodrag Vkoviq ka theksuar se Mali i Zi sot është shembull për shumë të tjerë. Ka aktin modern kushtetues, ka theksuar ai duke shtuar se është paraqitur shkallë e lartë e përgjegjësisë ndaj traditës . Ai ka theksuar se duhet të reagojmë ndaj nevojave dhe sfidave të reja , të cilat para 11 vitesh nuk ishte e mundur të identifikohen , ka theksuar Vukoviq. Të përkujtomë se Kuvendi ligjdhënës para 11 vjetësh ka miratuar Kushtetutën e Malit të Zi me të cilën, siç ishte kumtuar atëherë ,janë mbrojtur institucionet demokratike dhe sundimi i ligjit të trasuara si model të jetës në Malin e Zi. Në ambientet e Kuvendit është hapur edhe ekspozita “Kushtetuta e Malit të ZI” , në të cilën janë eksponuar kopjet e disa kushtetutave të Malit të Zi , prej asaj të sjellur në Malin e Zi të pavarur në vitin 1905 deri te kushtetua aktuale e miratuar në vitin 2007.

Debati për kushtetutën të jetë proces i hapur

Debati për Kushtetutën e shtetit do të duhej të jetë proces i hapur , sepse vetëm në këtë mënyrë mund të vazhdoj të veprojë tradita kushtetuese, ka theksuar kryetari i Këshillit gjyqësor Mlladen Vukçeviq. Ai , në prezantimin e teksteve origjinale të kushtetutave të Malit të Zi , ka theksuar se në kohën moderne nuk ka pasqyrë më përmbajtjesore të një shteti nga ajo që e ofron historia e akteve më të larta juridike të tij. Siç ka theksuar , solemniteti me rastin e 11 vjetorit të shpalljes së kushtetutës së Malit të Zi është kujtimi në kushtetutshmërinë si ide dhe si themel i dinjitetit shtetëror dhe i çdo individi. Sipas fjalëve të tij, tekstet e prezantuara sot vërtetojnë misionin e të gjitha kushtetutave që ato të jenë akt i përkufizimit të pushtetit dhe kartë e të drejtave njerëzore.

 

Gjukanoviq ne Gjenevë

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ,do të marr pjesë në samitin e liderëve global që po mbahet në Gjenevë , në kuadër të forumit të konferencës së Kombeve të Bashkuara për tregti dhe zhvillim. Gjukanoviq do të flas nesër në hapjen e takimit në kuadër të panelit kryesor për investimet në epokën e globalizmit. Presidenti gjatë Forumit investues botëror do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të OKB , forumi të tregtisë dhe zhvillimit , pastaj me zyrtarët të OKB në Gjenevë dhe të disa organizatave tjera ndërkombëtare për tregti investime dhe telekomunikacion.

Boshkoviq do të qëndrojë nesër në Kosovë

Ministri i mbrojtjes, Predrag Boshkoviq, do të qëndrojë nesër për vizitë zyrtare në Kosovë. Siç është kumtuar nga kjo ministri , Boshkoviq do të bisedojë në Prishtinë me ministrin e forcave të sigurisë të Kosovës ,Rrustem Berisha , me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe me presidentin Hashim Thaçi. Kjo vizitë i është kushtuar forcimit dhe përparimit të bashkëpunimit të dy vendeve përmes shkëmbimit të mendimeve për temat aktuale bilaterale dhe temat ndërkombëtare aktuale me qëllim të kontributit të përbashkët për vendosjen e dialogut si mjet kryesor për arritjen e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor, thuhet në kumtesë. Boshkoviq do të vizitojë me këtë rast komandën e KFOR-it në Prishtinë dhe do të bisedojë me komandantin e këtyre forcave Sallvatore Kuoqi . Kjo është vizita e parë e ministrit të mbrojtjes të Malit të Zi në komandën e forcave të NATO-s në Kosovë.

Rekomandimet implementohen në reformën e legjislaturës zgjedhore

Qendra për mortorin dhe hulumtim CEMI do të përpiqet që analizat , konkluzionet dhe rekomandimet , të cilat i sjell Këshilli qytetarë për zgjedhje të lira dhe të ndershme , të implementohen në kuadër të reformës së re të legjislaturës zgjedhore, është kumtuar nga kjo OJQ. Sot është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit qytetarë për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në kuadër të projektit “Zgjedhjet e lira të jenë shprehi – ndërtimi i besimit në integritetin e procesit zgjedhor në Mal të ZI”, të cilin e realizon CEMI me përkrahjen financiare të Komisionit evropianë. Të theksojmë se anëtarë të Këshillit qytetarë për zgjedhje të lira dhe të ndershme janë përfaqësuesit e partive politike të sektorit joqeveritarë, të mediave, punëtorë akademik si dhe profesor të universitetit.

 

Do të shemben objektet jo legale

Qytetarët brenda afatit të paraparë me ligj ua kanë dorëzuar organeve kompetente komunale mbi 51 mijë kërkesa për legalizimin e objekteve në Mal të Zi ,ka kumtuar në emisionin “Okvir” në TVMZ , ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Pavle Radulloviq. Zyrtarisht në kadastër janë evidentuar 42 mijë objekte jo legale, por në opinion disa herë është përmendur shifra prej rreth 100 mijë sosh. Radulloviq ka theksuar se administrata lokale kanë të drejtë që për objektet jo legale të rrisin taksën vjetore për pronat e palujshme ,të cilat mund të jenë deri në 13,5 erua për metër katrorë. Ministri ka theksuar se të gjitha objektet e ngritura pa leje ,të cilat nuk janë në pajtim me dokumentet planifikuese do të shemben.

RTMZ është 640 mijë euro në plus

Radio -televizori i Malit të Zi gjatë 6 muajve të parë të këtij viti ka realizuar rezultat pozitiv afaristë me rreth 640 mijë euro të ardhura më të larta se shpenzimet , është kumtuar nga mbledhja e Këshillit të RTMZ. Duke paraqitur raportin financiar për periudhën janar-qershor të këtij viti, ndihmës drejtorja Vanja Shqekiq ka theksuar se RTMZ gjatë 6 muajve të parë ka pasur të ardhura 6.8 milion euro, kurse shpenzimet kanë qenë 6.1 milion. Të ardhurat publike realizohen sipas dinamikës së paraparë , ka theksuar Shqekiq. Ajo po ashtu ka theksuar se të ardhurat nga marketingu për 6 muajt e parë kanë qenë 28 për qind të planit vjetor që do të thotë se ato realizohen me dinamikë të ngadalësuar duke shtuar se të ardhurat e përgjithshme janë 49 për qind, ose për afërsisht në nivelin e planifikuar. Shqekiq ka theksuar se në shpenzime dominojnë të ardhurat e punësuarve , 3.6 milion euro. Ajo ka sqaruar se kursimet janë realizuar nga shpenzimet për mëditje dhe në faturat për taksat komunale.

 

Disa të burgosur filluan grevën e urisë

Disa të burgosur në burgun hetues në Spuzh kanë filluar mbrëmë grevën e urisë, bëhet me dije TV i MZ . Më parë në njërën nga qelitë e këtij burgu ka ndodhur incident ,sepse të burgosurit kanë kërkuar plotësimin e disa kushteve. Si shkak për fillimin e grevës ata kanë theksuar kushtet e dobëta në burgun hetues. Ata kanë paralajmëruar se do të kërkojnë takim urgjent me drejtorin e këtij institucioni.

 

Palmer në Shkup për mbështetjen e Marrëveshjes për emrin

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane, Matthew Palmer sot po qëndron në Maqedoni për t’i dhënë mbështetjen amerikane zbatimit të Marrëveshjes me Greqinë për zgjidhjen e kontestit për emrin. Para ardhjes në Shkup, diplomati amerikan kishte deklaruar se “Maqedonia ka shansin historik dhe të vetëm për të hyrë në NATO dhe BE, duke pranuar Marrëveshjen me Greqinë në mënyrë institucionale”.Palmer takimet i ka nisur me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ndërsa gjatë ditës do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe me kryeministrin, Zoran Zaev, me të cilin do të dalin në një konferencë për media.Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate ka njoftuar se në takimin me zyrtarin e lartë amerikan “kryetari Ali Ahmeti nënvizoi përpjekjet për të arritur përkrahjen e nevojshme në Kuvend dhe që dita e premte ishte vetëm fillimi i një procesi disamujor të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës (Marrëveshja për emrin). Maqedonia dhe rajoni nuk kanë alternativë tjetër përveç se integrimit euroatlantik dhe miratimit të standardeve perëndimore demokratike”, thuhet në komunikatë.

Xhaferi për vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, me ftesë të kryetarit të Dhomës përfaqësuese, Radek Vondraçek, sot dhe nesër do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë.

Kryetarin e Kuvendit e shoqërojnë kryetarja e Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Çekisë, Jagoda Shahpanska dhe anëtaret e grupit, Vlladanka Aviroviq dhe Teuta Bilali.

Në kuadër të vizitës zyrtare të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, janë parashikuar takime bilaterale me kreun shtetëror të Republikës së Çekisë.

Kryetari Xhaferi dhe delegacioni do të realizojnë takime me kryeministrin e Republikës së Çekisë, Andrej Babish, me kryetarin e Dhomës Përfaqësuese, Radek Vondraçek, gjithashtu edhe me kryetarët e Komisioneve për Çështje të Jashtme të Dhomës së deputetëve në Parlamentin e Republikës së Çekisë.

 

THAÇI: DIALOGU ME SERBINË KA KUPTIM VETËM NËSE E NJEH KOSOVËN SHTET

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi edhe njëherë ka folur për dialogun me Serbinë dhe korrigjimin e kufirit me shtetin fqinj. Thaçi tha se ky dialog ka kuptim vetëm nëse ka njohje për Kosovën ndërsa tha se do ta shtyjë përpara çështjen e korrigjimit të kufirit ku Lugina e Preshevës i bashkohet Kosovës."Pas arritjes së marrëveshjes të hiqet vetoja ruse. Për ditën dhe kohën kur do të ndodhin takime të tjera vendos Bashkimi Evropian. Nuk është fokusi vetëm tek një çështje e caktuar e marrëveshjes. Do ta shtyj përpara çështjen e korrigjimit të kufirit ku Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës. Do të punojmë që të kemi një marrëveshje të dyanshme", tha presidenti sot në një pritje që i ka bërë ekipit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që kanë marrë pjesë në gara ndërkombëtare "Cambrian Patrol".Sa i përket rastit të djalit të shefit të AKI-së Shpend Maxhuni, presidenti tha se ka përcjellë të gjitha zhvillimet politike duke thënë se pret nga të gjitha autoritetet përkatëse të shikojnë me hollësi gjitha zhvillimet. Ekipin e FSK-së Thaçi e ka falënderuar dhe përgëzuar për arritjen e tyre. Komandanti i FSK-së Rrahman Rama, ka thënë se pjesëtarët e kësaj force kanë marrë pjesë në një nga garat më prestigjioze në botë.

Bërnabiq: S’ka vija të kuqe nga ndërkombëtarët për çështjen e Kosovës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka theksuar se nuk ka zgjidhje të imponuar për çështjen e Kosovës dhe se nuk ka vija të kuqe për këtë nga ndërkombëtarët.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, gjatë ditës së sotme ka deklaruar se nuk ka ndonjë zgjidhje të imponuar sa i përket çështjes së Kosovës dhe se sipas saj, nuk ka as vija të kuqe nga administrata amerikane.

Në një intervistë dhënë për “TV Pink”, Bërnabiq ka thënë se imazhi i Serbisë në botë ka ndryshuar pasi që Serbia sipas saj, po zhvillon politikë të përgjegjshme dhe të qëndrueshme.

Bërnabiq tha se për këtë imazh të Serbisë, duhet të falënderohet presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Hahn për korrigjimin e kufijve: BE nuk spekulon rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi

Zgjidhja e çështjes së Kosovës nuk është parakushti i vetëm në rrugën e Serbisë për në Bashkimin Evropian. “Zbatimi i reformave në fushën e sundimit të ligjit, të drejtave themelore dhe qeverisjes së mirë mbetet thelb në procesin e zgjerimit”. Kështu ka thënë komisioneri evropian, Johannes Hahn.

Hahn ka theksuar se presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka bërë vazhdimisht të qartë se asnjë shtet i ri anëtarë nuk mund t’i bashkohet BE-së, pa zgjidhur çështjet e hapura dypalëshe, transmeton lajmi.net.

“Për Serbinë kjo do të thotë se është e nevojshme që ta përfundojë dhe zbatojë në mënyrë të përhershme një marrëveshje ligjore me Prishtinës. Por më lejoni të them një gjë tjetër, duket se shumë politikanë kanë përshtypjen se zgjidhja e çështjes së Kosovës është kushti i vetëm për Serbinë në BE. Ky nuk është rasti. Zbatimi i reformave në fushën e sundimit të ligjit, të drejtave themelore dhe qeverisja e mirë mbeten në thelb të procesit të zgjerimit”, është shprehur Hahn.

 

Bolton nis të hënën vizitën në Moskë

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton pritet të nisë takimet në Moskë, në periudhën tensionuese në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, meqë presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se do të largojë shtetin e tij nga trakati për armët bërthamore. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka konfirmuar më 21 tetor se presidenti rus, Vladimir Putin do të takohet me Boltonin, ndonëse takimi “nuk do të ndodhë” më 22 tetor, në ditën e parë të vizitës dyditore të këshilltarit amerikan. Bolton pritet të takohet të hënën me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Ndërkohë zëvendës-ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov i ka thënë agjencisë së lajmeve, Interfax se ai pret nga Boltoni që “në mënyrë profesionale të sqarojë kuptimin” e qëndrimit të Trumpit për Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme.

 

Trupat amerikane dhe ato turke do të nisin patrullime të përbashkëta në Manbixh

Trupat amerikane dhe ato turke pritet të nisin patrullime të përbashkëta ushtarake rreth qytetit sirian, Manbixh, ka njoftuar komandanti i Pentagonit për Lindje të Mesme, Joseph Votel. Gjenerali ushtarak, Votel, u ka thënë gazetarëve se patrullimet do të fillojnë pasi të përfundojë trajnimi për këtë mision. Sipas tij, një gjë e tillë pritet të zgjasë “disa ditë më shumë “.Manbixhi kontrollohet nga aleanca e dominuar prej milicisë kurde dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, por nga Ankaraja konsiderohet “terroriste”.Turqia në të kaluarën ka kërcënuar se do të largojë kurdët nga kjo zonë, të cilët kanë qenë luftëtarë tejet të rëndësishëm në mposhtjen e militantëve të grupit ekstremit, Shteti Islamik më 2016. Këto patrullime janë pjesë e një pakti në mes të Uashingtoni dhe Ankarasë më qëllim të uljes së tensioneve në rajon, përkatësisht afër kufirit me Turqinë. Trupat amerikane dhe ato turke kanë kryer më herët patrullime të ndara në rajonin kufitar.

 

Edhe nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të ZI mban mot kryesisht i vranët.
Temperaturat: Podgoricë, Tivar, H. Novi e Budvë 22, Ulqin 21, Nikshiq 18, Cetinë 16. Shavnik 14, B. Pole e Beranë 11, Plavë 10, Kollashin 9 Plevle 8, Rozhajë 6 dhe në Zhablak 4 g.
Për nesër në viset jugore dhe qendrore parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme , kurse në veri kryesisht i vranët por i thatë. Do të fryjë erë mesatare , vende vende e fortë veri lindore. Temperatura e mëngjesit prej 3 deri në 6, kurse më e larta e ditës prej 7 deri në 23 g. c.

]]>
Lajmet http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/218559/lajmet-22102018.html
Lajmet 19.10.2018 http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/218305/lajmet-19102018.html 19.10.2018 ]]> D.Markoviq; Të ndalohet gjenerimi i shpenzimeve të panevojshme në komuna

Duhet ndaluar gjenerimi i shpenzimeve të pa nevojshme të cilët janë prodhim i administratave të pa përgjegjshme lokale dhe të ndërmarrjeve të tyre , sepse në këtë mënyrë rrezikohet qëndrueshmëria e buxhetit shtetëror, u ka rekomanduar udhëheqësve komunal kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Në veçanti, do të përcjellim raportet dhe  dorëzimin e faturave nga ana e komunave për ndarjen e mjeteve mbi çfarë baze dhe kjo detyrë u takon organeve buxhetore dhe të inspektimit , ka theksuar Markoviq, në takimin me udhëheqësit e drejtorisë së tatim pagimeve Miomir Mugosha , të drejtorisë së doganave, Vlladimir Jokoviq, dhe të drejtorisë për punët e inspeksionit , Alia Koshuta, dhe bashkëpunëtorët e tyre. Drejtoria e tatim pagimeve  ka raportuar se gjatë 6 muajve të parë, janë grumbulluar  mbi 781 milion euro tatime,  ose 36.6 milion euro më tepër se plani, kurse 104 milion euro më tepër se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Drejtoria për punët e inspeksionit  gjatë sezonit turistik, prej me 11 qershor deri me 31 gusht, ka shqiptuar gati 8 mijë dënime për kundërvajtje të cilëve u janë shqiptuar gjoba në të holla, në shumë prej mbi 2 milion e 700 mijë euro. Më së tepërmi urdhëresa për kundërvajtje janë lëshuar në komunën e Budvës, 2077, me vlerë prej mbi 774 mijë euro. Është konstatuar se shërbimet kompetente kanë ndërmarr masa adekuate në ndalimin e ekonomisë informale , se tendenca e rritjes së pagesave është e mirë  dhe se është treguar se përmes forcimit të kontrollit dhe masave shtesë efekte kanë dhënë edhe koordinimet e rregullta me kryeministrin. Po ashtu është konkluuar se perjashtimë bëjnë vetëqeverisjet lokale, thuhet në kumtesën nga kabineti i kryeministrit Markoviq. Në këtë takim kanë marr pjesë edhe nënkryetari i qeverisë për politikën ekonomike dhe sistemin financiar Millutin Simoviq dhe ministrat për ekonomi dhe financa Drgaica Sekuliq dhe Darko Radunoviq.

M.Gjukanoviq; Themelimi i Agjencisë kontribut në avancimin e  sistemit shëndetësor

Me themelimin e agjencisë për ilaçe në vitin 2008 i është dhënë kontribut i mirë përparimit të sistemit të përgjithshëm shëndetësor në Mal të Zi ,  ka theksuar presidenti, Millo Gjukanoviq.

Ai ka shtuar se qytetarëve u është mundësuar të përdorin ilaçe të sigurta dhe prisje medicinave  ashtu siç veprohet edhe në shtetet e BE. Me themelimin e agjencisë në vitin 2008 është realizuar kontribut i rëndësishëm në përparimin e sistemit të përgjithshëm shëndetësor sepse qytetarëve u është mundësuar përdorimi i ilaçeve të sigurta dhe i mjeteve medicinale, ashtu siç bëhet në shtetet e BE, ka theksuar Gjukanoviq, me rastin e hapjes të konferencës inteernacionale “10 vjet CALIMS- në hap me standardet e BE – shkenca dhe rregullorja në shërbim të shëndetit”.

Ministri i shëndetësisë, Kenan Hrapoviq, ka theksuar se përcjellja e konsumimit të ilaçeve është njëra ndër kompetencat e agjencisë gjë që është me rëndësi të veçantë për planifikimin e rrethanave shëndetësore në fushën farmaceutike.

Është detyrë e agjencisë që në mënyrë të lartë profesionale dhe me përgjegjësi të avancojë  sistemin e funksionimit të mbrojtjes shëndetësore, sigurimin e ilaçeve cilësore, të sigurta dhe efikase dhe të mjeteve medicinale , ka theksuar mes tjerash drejtori i agjencisë për ilaçe dhe pajisjet medicinale, dr. Millorad Drleviq. Konferenca do ti përfundojë punimet nesër.

O.Nurkoviq; Qeeveria nuk garon me kohën në përfundimin e punimeve  

Qeveria, si investuese u ka vendosur standarde kryesve të punimeve në pjesën e autostradës Smokovac_Mateshev, dhe nuk diskuton për afatet , ka theksuar ministri i komunikacionit dhe detarisë në Qeverinë e Malit të Zi, Osman Nurkoviq .

Ky projekt duhet të realizohet sepse jemi i vetmi vend në këtë pjesë të Evropës i cili nuk e ka asnjë kilometër autostradë, ka theksuar Nurkoviq, në tryezën e rrumbullakët “Ndërtimi i autostradës Tivar –Bolare “ , të cilën e ka organizuar rrjeti për afirmimin e sektorit joqeveritarë, MANS.

Kryetari i komisionit shtetëror për revizionin e dokumentacionit teknik në projektin e autostradës Tivar-Bolari, Mlladen Uliqeviq, ka theksuar se në këtë projekt të gjithë mësojmë duke shtuar se profesioni i inxhinierëve do të ketë përfitime. Projekti kryesor është në fazën përfundimtare dhe 99 për qind të punimeve janë kryer, ka theksuar Uliqeviq. Drejtorja e MANS-it, Vanja Qalloviq- Markoviq, ka theksuar se informatat kryesore për projektin më të mall akoma janë sekrete . Çfarëdo informate në të cilën përmenden të hollat është sekrete me arsyetimin se kjo është pronë intelektuale e qeverisë së Malit të Zi. Në të gjitha shtetet ku ndërtohen objekte të mëdha keziston rrezik i mall nga korrupsioni , bile edhe në ato vende më të rregulluara se Mali i Zi , ka theksuar Qalloviq- Markoviq.

Parlamenti në 19 tetor, debaton themelimin e Këshillit për reformën zgjedhore

Parlamenti i Malit të Zi, do të mbajë seancën me 30 tetor dhe deputetët do të deklarohen për 19 pika të rendit të ditës.

Temë kryesore do të jetë propozim vendimi për themelimin e Këshillit për reformën e legjislaturës zgjedhore .

Qeveria ka propozuar ligjet për menaxhimin dhe kontrollin e brendshëm në sektorin publikë , vlerësimin e ndikimit në mjedisin jetësor si dhe ndryshimet e ligjit për shkallën e kamatave, kontabilitetin dhe eksproprijimin. Në rend të ditës do të jenë edhe raporti për punën e Bankës Qendrore , të agjencisë për mbrojtjen e konkurrencës dhe të Fondit për mbrojtjen e depozitave për vitin e kaluar.

 Parlamenti do të duhej ti përgjigjet Gjyqit kushtetutës të Malit të Zi, me rastin e iniciativës për inicimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë të ligjit për Këshillin gjyqësor dhe gjykatësit , gjyqin Kushtetues dhe noterët.

I.Brajoviq; Demokracia është dashuria ndaj lirisë dhe ndaj të tjerëve

Demokracia është njëra ndër fushat më të rëndësishme të cilat i hulumton njeriu dhe nga e cila vlerësimet fitohen për çdo ditë, ka theksuar kryetari i Parlamentit, Ivan Brajoviq.

Ai sot në vilen, Gorica,  ua ka dorëzuar çartifikatat vijuesve të programit edukativ të punëtorisë demokratike “Barbara Pramer”, të Kuvendit të Malit të Zi.

Sipas fjalëve të tij, demokracia nuk është asgjë tjetër por dashuri ndaj të tjerëve, respekti dhe toleranca. Ai, duke iu drejtuar vijuesve të punëtorisë ka theksuar se  demokracia i siguron kushtet për jetë të lirë, për mësim, fat dhe dëfrim pa brenga.

 Mali i Zi është shteti ynë i përbashkët dhe synojmë ta bëjmë atë shtet me njerëzit më të kënaqur në botë . Ky është synim i yni , por do të jetë edhe i juaji, ka theksuar Brajoviq. Punëtoritë demokratike “Barbara Pramer”, janë programe edukative të Kuvendit të Malit të Zi në kuadër të të cilave nxënësit e shkollave fillore, fitojnë njohuri për demokracinë parlamentare , për funksionimin e parlamentit , për sjelljen dhe zbatimin e ligjeve dhe për temat tjera nga fusha e arsimimit qytetarë.

PSP dhe DEMOS, formojnë klubin e përbashkët të deputetëve

PSP dhe DEMOS, i kanë dërguar kryetarit të Kuvendit, Ivan Brajoviq, kërkesën për themelimin e klubit të deputetëve të këtyre dy partive në krye të të cilit do të jetë deputetja, Daniella Paviqeviq , njofton agjencia MINA. Në kërkesë theksohet se dy partitë , si subjekte të ndara , kanë marr pjesë në angazhimin e koalicionit me titullin “Kluç “ në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016. 

Për kryetare të Klubit të deputetëve e kemi caktuar deputeten, Daniella Paviqeviq , thuhet në kërkesën e PSP dhe të DEMOS.

Ata kanë kërkuar nga Brajeviq që sipas mundësive tu sigurohen  kushtet e nevojshme për funksionimin e këtij klubi.

Në gjyqine  lartë, dëshmoi funksionari i FD, P.Bullatoviq

Funksionari i FD, Predrag Bullatoviq, në procesin gjyqësor për përpjekje terrorizmi është përgjigjur në pyetjet gjyqit, të prokurorisë dhe të mbrojtjes.

Prokurori kryesor special, Milivoje Katniq, ka kërkuar nga ai të sqarojë se të cilat subjekte politike dhe institucione i ka vizituar në Rusi. Bullatoviq, ka deklaruar se FD nuk kishe planifikuar hyrjen me dhunë në Parlamentin e Malit të Zi. Ka theksuar se kanë pasur informata se është duke u përgatitur diçka gjatë kohës së zgjedhjeve andaj, siç ka theksuar, ia kanë tërhequr vërejtjen popullit që të mos dalin në rrugë.

Ai, po ashtu ka shtuar se, Nebojsha Medojeviq, disponon më së tepërmi informata të besueshme. Bullatoviq, ka theksuar se nuk e njeh Xhozef Asadin .

 Duke u përgjigjur në pyetjen e prokurorit special kryesor ,Milivoje Katniq, se kush e ka angazhuar Aron Shaliv , Bullatoviq ka thënë se për herë të parë është takuar me të gjatë kongresit të partisë Rusia Unike. Vendimin formal dhe zyrtarë që Shaliv, të angazhohet e ka sjell kryesia e FD , ka theksuar Bullatoviq.

 

H.Thaçi; Bashkëngjitja e Luginës, do të mundësonte njohjen e  Kosovës nga shtetet e BE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim Shoqatën e Gazetarëve dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile të Luginës së Preshevës.

Presidenti  i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se kanë biseduar gjerë e gjatë për Luginën. "Pa dyshim se temë e diskutimit ishte mundësia e respektimit të vullnetit të për bashkëngjitje me Republikën e Kosovës.

Pa dyshim se unë e mbështes këtë vullnet”, theksoi Thaçi, duke shtuar se kjo do të mundësonte edhe njohjen  e Kosovës nga shtetet e BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Ai ka shtuar se qytetarët në Luginë vazhdojnë të jenë më të diskriminuarit.

R. Haradinaj; Kosova, pjesë e rrjetit global në luftën kundër terrorizmit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin Nathan A. Sales, Koordinator kundër terrorizmit në Departamentin Amerikan të Shtetit, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe ShBA-së.

Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar ambasadorin Sales, për progresin dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të fuqizuar sundimin e rendit dhe ligjit, konsolidimin e përgjithshëm të institucioneve të sigurisë, duke thënë se Kosova është pjesë e koalicionit global në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

M.Palmer; SHBA, inkurajojnë palët për zgjidhje afatgjatë  

Zëvendësndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer ka thënë se Uashingtoni iu bën thirrje Prishtinës dhe Beogradit të shohin “mundësinë historike” dhe të arrijnë marrëveshje përmes së cilës “të dyja palët do të ishin fituese”.

“Nëse dikush është fitues dhe tjetri humbës, atëherë askush nuk fiton”, ka thënë Palmer në Beograd gjatë adresimit në forumin e sigurisë “Fuqizimi i vendeve të Ballkanit”, transmeton agjencia, BETA.

 “Ne po inkurajojmë palët të gjejnë rrugën përpara si dhe një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshmë të cilën do ta pranonin dyja palët” është shprehur Palmer.

Diplomati amerikan ka theksuar se SHBA-ja është e gatshme të dëgjojë dhe ndihmojë, por nuk mund të flasë për detaje, para së gjithash, lidhur me një ndryshim të mundshëm të kufirit, pasi nuk është paraqitur asnjë plan.

Sipas tij, SHBA-ja e kupton shqetësimin për mundësinë që ndryshimi i kufijve të përbëjë krizë në vendet tjera në rajon, mirëpo ka theksuar se konflikti i pazgjidhur dhe i ngrirë “po ashtu rrezikon stabilitetin e rajonit”.

 

Kuvendi i Maqedonisë, pritet të vazhdoj debatin për ndryshimet kushtetuese

Kuvendi i Maqedonisë të premten pritet të vazhdojë debatin për ndryshimet kushtetuese, të nevojshme për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë për emrin.

Pas tërheqjes së deputetëve të VMRO DPMNE-së nga lista për fjalim, shumica parlamentare ka paralajmëruar edhe aktin e votimit, por mbetet dilema nëse janë siguruar ose jo dy të tretat e votave apo 80 nga 120 deputetët sa numëron Kuvendi i Maqedonisë.

Nga VMRO DPMNE-ja kanë përsëritur qëndrimin kundër ndryshimeve kushtetuese dhe marrëveshjes me Greqinë, duke e quajtur “të vdekur” pas dështimit të referendumit më 30 shtator. Por, disa deputetë të saj, në disa prononcime kanë kërkuar marrëveshje mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit opozitar, Hristijan Mickovski, duke lënë për të kuptuar se mund të mbështesin ndryshimet. Qëndrimet e tyre të lëkundura erdhën në momentin kur kryeministri, Zoran Zaev ofroi falje për ngjarjet e dhunshme në Kuvend, më 27 prill të vitit të kaluar.

VMRO DPMNE-ja, gjithashtu, gjendet para një presioni të fuqishëm të komunitetit ndërkombëtar. Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Wess Mitchel, në një letër dërguar liderit opozitar ka shprehur dëshpërimin e Uashingtonit për qasjen e opozitës duke i bërë thirrje që të mbështesë ndryshimet si mundësi e vetme për të ardhmen e vendit.

Mesazhe të ngjashme kanë dërguar edhe shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, dhe komisionari për Zgjerim, Johanes Hahn.

 

Putin, pretendon se ISIS ka marrë peng 700 persona

Presidenti rus Vladimir Putin pretendon se militantët e ISIS kanë marrë peng 700 persona në një pjesë të Sirisë që kontrollohet nga forcat që mbështesin Shtetet e Bashkuara.

Putin tha se pengjet përfshijnë disa amerikanë dhe evropianë dhe se ata po ekzekutohen. Presidenti rus nuk e specifikoi se cilat janë kërkesat e militantëve, por tha se ata kanë marrë peng rreth 130 familje, që përfshijnë rreth 700 njerëz.

Ai tha se militantët kanë paralajmëruar se do të vrasin dhjetë njerëz në ditë, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar burime të paidentifikuara ushtarake tha se pengjet janë marrë gjatë një bastisjeje në një kamp refugjatësh në provincën Deir-al Zor dhe se milittantët kërkojnë lirimin e anëtarëve të burgosur të Shtetit Islamik.

Takohen në Singapor, zyrtarët e lartë  amerikan dhe Kinez të mbrojtjes

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis i tha homologut të tij kinez Wei Fëng-hë se përmirësimi i marrëdhënieve të nivelit të lartë midis dy vendeve do të ulë rrezikun e konfliktit të paqëllimtë.

Jim Mattis dhe gjenerali kinez Wei Fenghe u takuan gjatë një konference aziatike të sigurisë në Singapor, në përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet ushtarake. Pas bisedimeve, zyrtarët amerikanë thanë se patën përshtypjen që marrëdhëniet me ushtrinë e Kinës u stabilizuan, ndonëse bisedimet nuk prodhuan marrëveshje të reja.

Marrëdhëniet ushtarake midis Uashingtonit dhe Pekinit u përkeqësuan gjatë javëve të fundit lidhur me luftën e hidhur tregtare, sanksionet e SHBA kundër ushtrisë së Kinës për blerjen e armëve nga Rusia dhe krijimin e avanposteve ushtarake të Pekinit në Detin e Kinës Jugore.

Volker, nuk pret përparim të shpejtë drejtë përfundimit të konfliktit në Ukrainë

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, Kurt Volker, tha se nuk pret përparim të shpejtë drejt fundit të konfliktit në lindje të Ukrainës, sepse, siç tha ai, Rusia duket se pret ndryshime të mundshme pas zgjedhjeve në Ukrainë.

"Mendoj se Rusia ka vendosur të presë zgjedhjet e Ukrainës, të shohë se çfarë do të ndodhë. Ndoshta do të lindë ndonjë mundësi e re që i ofron pozicion më të favorshëm asaj", tha Volker në një fjalim para Këshillit Atlantik në Uashington.

Komentet e tij vijnë pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se shpreson se nga zgjedhjet presidenciale të 31 marsit në Ukrainë, të dalë një qeveri më miqësore ndaj Rusisë.

Putin tha se edhe udhëheqja aktuale në Kiev pret zgjedhjet, përpara se të bëjë ndonjë hap në bisedimet për paqe.

Konflikti në lindje të Ukrainës midis forcave pro-qeveritare dhe separatistëve pro-rusë ka nisur qysh në vitin 2014, kur Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë.

Mbi 10,000 njerëz janë vrarë në luftimet atje.

 

Nesër, mot i ngjashëm

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i kthjellët . Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.

Temperaturat në orën 14:

Podgoricë 27 gradë, Budvë 26, H. Novi 25, Ulqin, Tivar, Cetinë e Nikshiq 24, B. Pole 23, Plevle, Beranë, Shavnik, Rozhaj e Andrievicë 21, Kollashin 20, Plavë e Plluzhinë 19 dhe në Zhablak 15 g.

Edhe për  nesër, parashihet mot kryesisht me diell dhe, gjithnjë, mjaft i ngrohtë për këtë stinë të vitit.

Do të fryjë erë mesatare , kohë pas kohe deri e fortë veriore dhe veri lindore. Temperatura e mëngjesit prej 4 deri në 17, kurse më e larta e ditës prej 13 deri në 27 g. c.

]]>
Lajmet http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/218305/lajmet-19102018.html
Lajmet 18.10.2018 http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/218201/lajmet-18102018.html 18.10.2018 ]]> Do të shënohet 11 vjetori i miratimit të Kushtetutës

Me mbledhjen solemne të Parlamentit,  e cila do të mbahet  më 22 tetor dhe me ekspozitën në ambientet e Kuvendit, do të shënohet 11 vjetori  nga miratimi i Kushtetutës së Malit të Zi, dhe me këtë mënyrë i jepet i rëndësia aktit më të lartë juridik të vendit. Kryetari i Kuvendit, Ivan Brajoviq, ka deklaruar për Dnevne novine, se çdo Kushtetutë  të cilën e ka sjellur Mali i Zi, është merituar në periudha dramatike.

Ai, ka theksuar se nga fillimi i mandatit në postin e kreut të Kuvendit , përpiqet  që puna parlamentare të jetë pranë të gjithë qytetarëve.

Mali i Zi, para 11 vjetësh, e ka miratuar Kushtetutën e re, vetëm një vit pas rivendosjes së pavarësisë, në referendum më 26 maj të viti 2006. Brajoviq, ka theksuar se për këtë arsye Kuvendi, i malit të Zi, ka për qëllim që me shënimin e këtij përvjetori, të tregoj rëndësinë që ka dokumenti më i lartë i një shteti.       

Markoviq, i kënaqur me punën e Qeverisë

Kryeministri, Dushko Markoviq, është i kënaqur me punën e qeverisë prej 80.3%, në nëntë muajt këtij viti, është kumtuar nga qeveria.

Gjatë viti 2018, qeveria ka shqyrtuar 1.192  tema, 33 propozime dhe projekt ligje, 45 dekrete, 250 vendime, një strategji, 255 informata, 82 raporte, dhe 11 kontrata, është publikuar në twiterin e Qeverisë së Malit të Zi. Kryeministri, Markoviq, është i kënaqur me punën e Qeverisë, por u ka bërë ftesë ministrave  për angazhime shtesë dhe të mos lëshojnë asnjë rast i cili do të paraqitet.

Të gjitha obligimet, gjegjësisht 100% të tyre, i kanë realizuar Ministria e jashtme, pastaj Ministria e mbrojtjes, e shkencës, arsimit dhe Ministria e sportit. 

Të vazhdohet me ndërtimin e pjesës së dytë të autostradës

Me ndihmën e Bankës Evropiane për zhvillim dhe rindërtim, është e nevojshme që sa më parë të fillojë ndërtimi i pjesës së dytë të autostradës nga Matetesheva deri në Andrijevicë, me ndërtimin e të cilës pjesa e parë Smokovac- Uvaç- Mateshevë, do të ishte më profitabile.

Këtë e ka deklaruar ministri i komunikacionit dhe detarisë, Osman Nurkoviq, gjatë bisedimeve me shefin e zyrës të kësaj banke për Malin e Zi, Jep Sprej.

Siç është kumtuar nga ministria, në fokusin e bisedimeve ishte vazhdimi i ndërtimit të autostradës Tivar- Bolare, respektivisht të aksit të dytë dhe të tretë , me përfundimine  të cilës do të krijoheshin  përfitime të shumta për ekonominë e Malit të Zi, në veçanti për pjesën veriore të vendit.

Shefi i zyrës së Bankës Evropiane, për zhvillim dhe rindërtim, në Mal të Zi, Jep Sprej, ka theksuar se e gëzon bashkëpunimi me Malin e Zi, dhe se vlerëson pozitivisht investimet në projekte në fushën e komunikacionit, qoftë fjala për autostradë apo aeroporte. 

Mali i Zi, vend udhëheqës në procesin e asocimit me BE

Mali i Zi është vlerësuar si shtet udhëheqës në procesin e asocimit me BE, dhe për ta siguruar këtë status, sa më parë duhet të sigurojë sundimin e ligjit, ka kumtuar shefi i delegacionit të BE, në Mal të Zi, Aivo Orav.

Ai, në mbledhjen e përbashkët të trupit këshillëdhënës  të komiteteve të rajonit, BE dhe Mali i Zi, në Nikshiq, ka theksuar se administratat lokale janë faktor kyç në sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm.

Ai, konsideron se janë të domosdoshme mbrojtja e Liqenit të Shkodrës dhe e Kripores së Ulqinit, në procesin e asocimit me BE si dhe për gjeneratat e ardhshme në Mal të Zi.

Kryenegociatori i Malit të Zi me BE, Aleksandar Drleviq, ka vlerësuar se rezultatet e deritashme të shfrytëzimit të mjeteve ndihmë , kanë treguar se komunat kryesisht, kanë vërtetuar se janë të suksesshme  për nxjerrjen e mjeteve nga këto fonde. 

PSD; Të kyçet e gjithë opozita

Për procesin e përgjithshëm të reformave, nuk do të ishte mirë nëse në të nuk do të merrte pjesë e gjithë opozita, sepse në këtë mënyrë do ti jepej hapësirë dhe mundësi marrëveshjes ndërmjet PDS dhe Frontit Demokratik, rreth ndryshimeve kushtetuese, kanë vlerësuar nga PSD.  

Anëtari i kryesisë së kësaj partie, Ivan Vujoviq, konsideron se esenca e punës në kuadër të Këshillit të përkohshëm parlamentar, duhet të jetë përpjekja e përparimit të ambientit të përgjithshëm zgjedhor me reformën e legjislaturës zgjedhore. 

Ai, ka theksuar se mundësia e ndryshimeve kushtetuese, për të cilat flasin përfaqësuesit e PDS dhe të FD,  e shtynë PSD-në, të ketë kujdes duke pas para sysh se kjo nuk do të ishte hera e parë që pushteti përpiqet të bëjë tregti rreth aktit më të lartë juridik, sidomos, në segmentin e  tij më të ndjeshëm.  

Masu, dëshmon në Gjyqin e lartë në procesin gjyqësor në Podgoricë

Procesi gjyqësor për përpjekje terrorizmi në zgjedhjet parlamentare në vitin 2016, ka vazhduar sot me marrjen në pyetje të Ticijano Masu, përmes video linkut.

Ai ka folur për njohurit e tij lidhur me ngjarjet në Mal të Zi, në tetor të vitit 2016.

Në sallën e gjyqit, ishte dhe Predrag Bullatoviq, i cili po ashtu duhet të dëshmojë lidhur me këtë ngjarje. Masu, mes tjerash, deklaroi se në  gusht të vitit 2016, e ka kontaktuar Brajan Skot, pasi punonte si konsulent i kompanisë së tij.

Ai, sqaroi se Skot, e kishte pyetur lidhur me një punë që do të mund të  kryhej në Mal të Zi, duke shtuar se Masu i ka sugjeruar që të mos përzihet në zgjedhje sepse është çështje mjaft e ndjeshme dhe situata deri diku, jostabile.

Masu, ka shtuar se Brajan Skotit, i ka dhënë informata konkrete për të gjitha partitë politike, bindjet e tyre dhe profilin politik.

Ka filluar paraqitja në programin për aftësimin profesional

Paraqitje e të interesuarve për pjesëmarrje në programin për aftësimin profesional të personave me arsimim të lartë ka filluar sot. Nga Ministria e arsimit kanë kumtuar  se shfrytëzuesit e ardhshëm të këtij programit paraqitjen mund ta bëjnë në mënyrë elektronike  përmes portalit euprava.me. Siç është kumtuar të drejtë në paraqitje në këtë program kanë personat me arsimin të përfunduar të lartë dhe që nuk kanë përvojë pune e që janë në evidencën e Entit për punësim.

 

Votohet projekt ligjin për FSK

Kuvendi i Kosovës pas shqyrtimit të projektligjit të propozuara nga Qeveria e Kosovës, ka, votuar Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në sallë ishin 98 deputetë, ndërsa votuan pro 98  deputetë.

Përkrahje i kanë dhënë të gjitha partitë shqiptare ndërsa deputetët e Listës Serbe e kanë kundërshtuar këtë projektligj dhe e kanë bojkotuar seancën.

H. Thaçi; Kosova dhe Serbia të mos bllokojnë njëra tjetrën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot prapë ka folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe mundësinë që të ketë një marrëveshje historike ndërmjet dy vendeve.

“Ne duhet të jemi të barabartë me familjen evropiane. Përkushtimi ynë dhe institucioneve të Kosovës dhe në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi duhet të jetë që të mos jemi bllokadë për njëra tjetrën. Këto që po i them nuk janë populiste e folkloriste, por në interes të vendit. Tash e 20 vite jemi pjesë e bisedimeve me Serbinë dhe të gjithë betejat i kemi fituar kundër Serbisë”, tha ai.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se pret që liberalizimi vizave të ndodh sa më shpejt. “Çdo shtyrje që mund të ndodh do të jetë ndëshkim për 2 milionë qytetarët e Kosovës. Ne kemi plotësuar të gjitha kushtet”, tha Thaçi sot në hapjen e “Javës me bizneset e diasporës shqiptare”, aktivitet ky i cili organizohet në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano – Kosovare, transmeton RTKlive.

Ai vlerësoi se nëse do të ketë një marrëveshje paqësore e obligative ndermet dy vendbanime, Kosova do të ketë njohje më të madhe, duke përfshirë, edhe katër shtetet të cilat do të njohin Kosovën.

R.Cooper; Serbia, duhet të ketë politikë të qartë për Kosovën

Ish-ndërmjetësi evropian në dialogun Kosovë -Serbi, Robert Cooper ka thënë se Serbia nuk do të ketë sukses nëse nuk ka një politikë të qartë për Kosovën dhe se nuk do të arrijë asgjë nëse nuk e njeh Kosovën.

“Mendoj se do të ishte mirë që Beogradi të ketë një politikë për Kosovën, në fund të fundit, është fqinji juaj. Në fund, nuk do të keni sukses nëse nuk e njihni atë, si dhe kur do ta bëni atë është problemi juaj, por një gjë e tillë duhet të bëhet në një  moment dhe kjo kërkon një udhëheqje të fortë “, tha ai për televizionin serb N1.

Sipas ish-ndërmjetësit të BE-së në dialogun e Brukselit, shkëmbimi i territorit midis Serbisë dhe Kosovës nuk është domosdoshmërish një ide e keqe, por duhet të zhvillohet me shumë kujdes.

Ai tha se fakti që udhëheqësi i Serbisë dhe ai Kosovës po flasin seriozisht për këtë çështje është inkurajuese.

Cooper po merr pjesë në Forumin e Sigurisë në Beograd i teti me radhë ku pjesëmarrës është edhe presidenti austriak, Alexander Van der Bellen.

VMRO-DPMNE, nuk do të përkrah paktin historik për emrin

Kreu i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni nuk i lë shpresa qeverisë së Zoran Zaevit se do ta mbështesë në Parlament për ndryshimet kushtetuese.

“Marrëveshja e Prespës ka vdekur”, tha për Deutsche Welle lideri i VMRO-DPMNE-së, duke treguar qartë se forca politike që drejton nuk do ta përkrahë paktin historik të emrit me Greqinë, që do t’i hapte vendit rrugën e integrimit në NATO e BE.

Debati në Parlament për ta aprovuar ose jo këtë marrëveshje ka hyrë në ditën e tretë. Zaevi po përpiqet fort që të arrijë shumicën e nevojshme të dy të tretave, por nuk i ka votat dhe i duhet të bindë të paktën 10 deputetë opozitarë që t’i japin paktit dritën jeshile. Mickoskin dhe partinë e tij nuk i lëkundi as letra personale e asistentit të Sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchel, i cili përcillte zhgënjimin e Uashingtonit me pozicionet e lidershipit të VMRO-DPMNE-së në lidhje me referendumin dhe hapat në Parlament për të ndryshuar kushtetutën.

Një mesazh të ngjashëm përcolli javën e kaluar, po përmes një letre, edhe kreu i Partive Popullore Europiane, Joseph Daul. Mesazhet e të dy zyrtarëve të lartë e linin të kuptohej hapur se Mickoski dhe partia e tij do të mbajnë përgjegjësinë për dështimin e marrëveshjes së emrit.

 

Anija e FDSH, merr pjesë  në shpëtimin e emigrantëve në detin Egje

Anija Lissus e Forcës Detare shqiptare merr pjesë në 2 operacione të ndryshme për shpëtimin dhe parandalimin e emigrantëve në detin Egje.

Në harkun e pak orëve, anija shqiptare diktoi një gomone me 33 persona që po merrte ujë dhe shoqëroi një tjetër me 40 persona të pikasur nga roja bregdetare turke.

Sipas përgjegjësisë, anija shqiptare ka mbajtur në mbikëqyrje gomonen e parë, ku personat në bord po hiqnin ujin me mjete rrethanore. Gjithashtu, ekuipazhi shqiptar, i përbërë nga zhytës dhe infermierë dhe i pajisur me gomonen e anijes, ka qëndruar në gatishmëri për evakuimin e personave në rast emergjent.

Brenda pak minutash të 33 personat në gomone, nga të cilët 19 burra, 6 gra dhe 8 fëmijë sirianë, irakianë, palestinezë dhe kuvajtianë, u imbarkuan në bordin e anijes së Frontex.

Në një operacion të dytë mesnatën e mbrëmshme, anija Lissus ka shoqëruar një gomone me 40 persona, e cila u pikas nga roja bregdetare turke. Anija shqiptare mbajti nën kontroll gomonen, deri në mbibarkimin e personave në bord, të cilët u dërguan për veprime në portin e Çeshmes. /ata

 

F.Mogherini; Të menaxhohen rrugët e migrantëve në Mesdheun Lindor

Shtetet anëtare duhet vazhdojnë të investojnë burime në projektet e BE për të ndihmuar dhe për të menaxhuar rrugët migratore të Mesdheut Lindor, Qendror dhe Perëndimor, theksoi sot shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini.

“Unë do të sjell në Këshill dy pika, të diskutuara të hënën me ministrat e Jashtëm. Së pari, temën e dimensionit të jashtëm të punës së BE-së mbi emigracionin, e cila po shkon mirë dhe zhvillohet në partneritet, veçanërisht me OKB-në dhe Bashkimin Afrikan”, tha Mogherini duke hyrë në Këshill.

”Së dyti krerët e shteteve dhe qeverive duhet të përqendrohen në partneritetin me Afrikën, të cilën e kemi sjellë në një nivel të ri, atë të një partneritet të përbashkët politik”, theksoi ajo./ata

Bisedimet rreth Berxit, kanë ngecur rreth marrëveshjes për kufirin 

Kryeministrja britanike, Theresa May ka dhënë shenja të enjten se ajo do të konsiderojë zgjatjen e të ashtuquajturës periudhë tranzitore pas largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, transmeton Reuters.

Kritikët e saj në anën tjetër e kanë konsideruar këtë deklaratë si tradhti ndaj Brexitit.

Në më pak se gjashtë muaj para se Britania të largohet nga blloku evropian, bisedimet për Brexit kanë ngecur rreth marrëveshjes për kufirin në mes të provincës britanike, Irlanda Veriore dhe Irlandës.

Në një samit të BE-së të mbajtur në Bruksel, disa liderë dhe diplomatë kanë thënë se May nuk ka ofruar asgjë të re, ashtu që të arrihet ndonjë pikë kthese dhe procesi të vazhdojë në fazat tjera.

Të dyja palët janë duke synuar që të anashkalojnë krijimin e një kufiri të ashpër irlandez, sepse një gjë e tillë do të ndikonte në tregtinë e të dyja shteteve.

May pati tentuar që në samitin e mbajtur në Bruksel në muaj të parë, të paraqesë një ton më të butë para homologëve të saj britanikë, mirëpo ky takim nuk ka rezultuar me sukses.

Mirëpo këtë javë, May u ka bërë thirrje liderëve evropianë të punojnë së bashku.

 

S.De Mistura dorëhiqet  si i dërgur  i OKB nga Siria

I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Siri, Staffan de Misuta ka thënë të mërkurën se do të dorëhiqet në fund të muajit nëntor nga kjo pozitë, duke përmendur arsyet personale, teksa Qeveria Siriane e mbështetur nga Irani dhe Rusia kanë fituar kontrollin e pjesës më të madhe të territorit dhe arritja e ndonjë marrëveshjeje politike mbetet ende e paqartë.

Pavarësisht hapave të presidentit sirian, Bashar al-Assad, de Mistura ka thënë se marrëveshja politike është ende zgjidhja e vetme “pasi alternativë e saj është vetëm zotërimi i tokave pa paqe”.

De Misura ka shërbyer më së gjati në këtë pozitë, të cilën e kanë mbajtur edhe dy diplomatë tjerë gjatë luftës civile shtatëvjeçare në Siri.

Paraardhësit e tij, ish-Sekretari i Përgjithshëm, Kofi Annan dhe diplomati algjerian, Lakhdar Brahimi kanë hequr dorë nga kjo pozitë, të zemëruar me qëndrimin global rreth dhënies fund të luftës.

Diplomatët kanë përmendur disa emra që mund ta zëvendësojnë de Misturan, duke përshirë të dërguarin e OKB-së në Irak, Jan Kubis, ish-ministrin e Jashtëm algjerian, Ramtane Lamamra, apo dhe ambasadorin e Norvegjisë në Kinë, Geir Pedersen.

 

Nesër, mot i ndryshueshëm dhe intervale me diell

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare e drejtimeve të ndryshme

Temperaturat:  Petrovac 29 gradë, Podgoricë 28, Ulqin e Budvë 27, Herceg Novi 26, Tivar 25, Nikshiq , Bijello Pole , Beranë e Rozhajë 23, Kollashin , Plevle , Shavnik e Andrijevic 22, Plavë e Plluzhinë 20, dhe në Zhablak 17 gradë.

Për nesër, në viset jugore dhe qendrore, parashihet të mbaj mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale të gjata me diell, kurse në veri me vranësira të ndryshueshme dhe pasdite e gjatë natës me të reshura të shiut.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare e drejtimeve veriore.

Temperatura e mëngjesit prej 2 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 16 deri në 27 gradë celsius.

]]>
Lajmet http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/218201/lajmet-18102018.html
Lajmet 17.10.2018 http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/218088/lajmet-17102018.html 17.10.2018 ]]> Kryeministri Markoviq me 24 tetor në Parlament

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do të përgjigjet në Parlamentin e shtetit në pyetjet e përfaqësuesve të klubeve të deputetëve në seancën e caktuar për me 24 tetor. Afati për dorëzimin e pyetjeve drejtuar kryeministrit në formë të shkruar skadon 72 orë para fillimit të seancës. Përndryshe në rënd të ditës së kësaj seance, përveç orës së kryeministrit, do të jenë edhe pyetjet e deputetëve, të cilat dorëzohen në formë të shkruar më së largu 48 orë para fillimit të seancës plenare kuvendore.

Përparim në listën e konkurrencës globale

Mali i Zi në listën e sivjetme të Forumit Ekonomik Botëror ka zënë vendin e 71, ose 6 vende më mirë krahasuar me raportin e vitit t kaluar, është kumtuar nga Ministria e financave. Forumi Ekonomik Botëror ka publikuar raportin për konkurrencën globale për vitin 2018 me të cilin bëhet analiza e konkurrencës së ekonomive në 140 shtete të botës.

Kanë përfunduar punimet kryesore në qendrën për skijim

Ka përfunduar pjesa kryesore e punimeve në Qendrën për skijim,“Kollashin 1600”, përfshirë këtu edhe afro një kilometri rrugë deri te qendra e ardhshme, është publikuar në rrjetin Twiter të Qeverisë së Malit të Zi. Kryeministri Dushko Markoviq i ka vizituar punimet në këtë qendër të ardhshme për skijim,“Kollashin 1600”. “Ndryshimet në terren tanimë janë të qarta, dhe prandaj nuk dua të kritikoj por të përshëndes përpjekjet dhe rezultatin e shënuar”, ka theksuar Markoviq. Të përkujtojmë se Markoviq kah mesi i qershorit paparalajmëruar i ka vizituar punimet në këtë qendër, dhe me këtë rast ka tërhequr ashpër vërejtjen kryesit të punimeve dhe të gjitha subjekteve të kyçura në proces se duhet të ndërmarrin aktivitete shtesë për të kompensuar ngecjen dhe për të realizuar këtë projekt të rëndësishëm zhvillimor. Ai atëherë kishte theksuar se nuk është i kënaqur me realizimin e projektit, sidomos kur është fjala për afatet, por në disa raste edhe kur është fjala për cilësinë e punimeve.

Të kenë përparësi rikonstruimi i hekurudhës dhe autostrada

Ripërtëritja e hekurudhës Beograd-Tivar dhe ndërtimi i autostradës në korridorin 11, janë prioritetet të Malit të Zi dhe të Serbisë, është vlerësuar në takimin e Ministrit malazez për komunikacion e detari, Osman Nurkoviq me ministren e Serbisë për ndërtimtari Zorana Mihajlloviq. Nurkoviq ka theksuar se për Malin e Zi prioritare janë ndërtimi i autostradës Tivar-Bolare dhe lidhjet hekurudhore me Serbinë, gjë që është me rëndësi të madhe edhe për zhvillimin e portit të Tivarit. Gjatë takimit të mbajtur në margjinat e samitit të tretë të ministrave, “16+1”, mikpritës i të cilit është Mihajlloviq, bashkëbiseduesit janë shprehur të kënaqur me bashkëpunimin e përgjithshëm të dy ministrive në fushën e komunikacionit dhe të infrastrukturës.

Të gjitha kombet të marrin pjesë në luftën kundër ekstremizmit

Participimi i të gjitha kombeve partnere është i domosdoshëm në luftën kundër organizatave të dhunshme ekstremiste, është theksuar në Konferencën kushtuar analizës së kërcënimeve globale të shkaktuar nga ekstremizmi i dhunshëm e cila po mbahet në Uashington. Në konferencën e titulluar, ”Kundërshtimi ndaj organizatave të dhunshme ekstremiste 2018“, merr pjesë edhe Shefi i shtatmadhorisë të Ushtrisë së Malit të Zi, Dragutin Dakiq, me ftesën e kryesuesit të shtabit të bashkuar të Forcave të armatosura amerikane Xhozef Danford. Siç është kumtuar nga ministria e mbrojtjes, konferenca i është kushtuar analizës së kërcënimeve globale të shkaktuar nga organizatat e dhunshme ekstremiste dhe qëllimi i të cilës është të forcojë përpjekjet e qasjes strategjike për kundërshtimin ushtarak të këtyre organizatave, të prezantuar në vitin e kaluar.

KE të vlerësojë rezultatet e Malit të Zi

Komisioni Evropian (KE) duhet të identifikojë dhe të vlerësojë rezultatet e arritura të Malit të Zi në procesin e asocimit në BE, ka theksuar bashkëbiseduesi kryesor Aleksandar Drleviq. Ai gjatë takimit me ambasadorin e Irlandës Pet Kelli, ka theksuar se Mali i Zi do të vazhdojë me rezultate të mira dhe në këtë drejtim është shumë i vendosur. “Presim që Komisioni Evropian dhe vendet anëtare të identifikojnë dhe të vlerësojnë progresin e shënuar”, ka theksuar Drleviq. Siç është kumtuar nga sekretariati i përgjithshëm i qeverisë, Drleviq e ka informuar ambasadorin Kelli me statusin e kapitujve negociues dhe me shpresën e Malit të Zi që partnerët evropian të identifikojnë gatishmërinë të shtetit për hapjen e kapitullit 27 – mjedisi jetësor.

Shkëmbim më i lehtë i studentëve ndërmjet Malit të Zi dhe Kinës

Mali i Zi dhe Kina janë duke përgatitur nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e arsimit dhe njohjes reciproke të diplomave gjë që do të përshpejtoj shkëmbimin e studentëve të dy vendeve, është kumtuar pas takimit të Ministrit të arsimit, Damir Shehoviq me ambasadorin e Kinës, Liu Gjin. Shehoviq ka theksuar se Kina është partner strategjik i Malit të Zi dhe se marrëdhëniet tradicionalisht të mira politike dhe ekonomike duhet të përcillen edhe me marrëdhënie të mira në fushën e arsimit dhe të kulturës. Ministri ka kumtuar se ky dikaster është duke përgatitur marrëveshjen për njohjen reciproke të diplomave të cilën Kina e realizon me mbi 50 shtete. Bashkëbiseduesit janë pajtuar se nevojitet afirmimi shtesë i bashkëpunimit ndëruniversitar.

Hungaria edhe në të ardhmen do ta ndihmojë Malin e Zi në rrugën drejtë BE

Hungaria do të vazhdojë ta ndihmojë Malin e Zi në rrugën drejtë BE, ka deklaruar ambasadori i Hungarisë në Mal të Zi, Jozhef Negjeshi. Ai me kryebashkiakun e Cetinës, Aleksandar Kashqellan, ka biseduar për përparimin e bashkëpunimit dhe për mundësinë e pjesëmarrjes së firmave nga ky shtet në projektet zhvillimore dhe infrastrukturore të Cetinës. Gjatë takimit është vlerësuar se marrëdhëniet politike të Malit të Zi dhe Hungarisë janë në nivelin më të lartë dhe se përvojat nga ky bashkëpunim duhet transferuar edhe në fushën ekonomike dhe në kulturë, thuhet në kumtesë. Negjeshi dhe Kashqellan kanë biseduar edhe për potencialet afariste të Cetinës si dhe për mundësitë të cilat ua ofron ky qytet investuesve përmes masave nxitëse dhe biznes zonës.

Tri vjet pas protestës luftojmë për lirinë e zgjedhjeve

Fronti Demokratik (FD), tri vjet pas protestave gjithnjë lufton për zgjedhje të lira dhe demokratike në Mal të Zi me qëllim që Parlamenti të jetë pasqyrë e vërtetë e vullnetit të popullit, ka kumtuar sot kjo Aleancë politike. Zëdhënësi i Demokracisë së Re Serbe, Marko Kovaçeviq, ka deklaruar se mënyrën e luftës shpesh herë e përcakton situata politike, u ka deklaruar Kovaçeviq gazetarëve me rastin e tre vjetorit të protestës Frontit Demokratik. Kjo Aleancë politike do të organizojë me 24 tetor shëtitje protestuese për të shënuar tre vjetorin e shpërndarjes së dhunshme të protestave para Kuvendit të Malit të Zi, kanë theksuar nga kjo Aleancë duke shtuar se gjithnjë vazhdojnë luftën për zgjedhjet e lira dhe demokratike në Mal të Zi.

Nesër dëshmojnë Predrag Bullatoviq dhe Ticiano Masu

Në procesin gjyqësor për terrorizëm në tentativë në ditën e zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016, nesër do të duhej të dëshmojnë Predrag Bullatoviq dhe Ticiano Masu. Në procesin e sotëm ka vazhduar dëgjimi i komunikimit telefonik të akuzuarve. Avokatët e mbrojtjes kanë kërkuar specialistin e ri gjyqësor, sepse siç kanë theksuar, Predrag Boleviq nuk ka sqaruar asgjë. Milivoje Katniq, prokurori special, ka theksuar se është kontestuese që para ekspertizës të angazhohet eksperti i ri vetëm për shkak se avokatëve të mbrojtjes, siç ka theksuar, nuk u pëlqen kahja në të cilën zhvillohet procedura gjyqësore.

Ankesa brenda tri ditësh ose të shkohet në burg

Liderët e Frontit Demokratik (FD) Millan Knezheviq dhe Nebojsha Medojeviq kanë marrë aktvendimin e Gjyqit të lartë në Podgoricë me të cilin u është shqiptuar dënimi me dy muaj burg për shkak të refuzimit që të dëshmojnë. Knezheviq ka refuzuar t’ia dorëzojë të dhënat prokurorit special për gjykatësin, i cili, gjoja i ka ofruar që për 10 mijë euro t’ia shlyej vendimin gjyqësor për shkak të sulmit kundër policit në vitin 2015. Dënimi i njëjtë i kërcënohet edhe Medojeviqit për shkak të refuzimit të dëshmojë për pohimet se prokurori special kryesor Milivoje Katniq ka marrë mito prej 100 mijë euro. Ata kanë të drejtë të ankohen në Gjyqin e apelit brenda tri ditësh, dhe nëse këtë nuk e bëjnë, akt vendimi do të jetë fuqiplotë dhe ata duhet të vuajnë dënimin me burg, shkruan gazeta “Dnevne Novine”.

Marrëveshja Kosovë- serbi do të ndryshojë qëndrimin e pesëshes së BE-së

Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, beson se marrëveshja e detyruar ligjore mes Prishtinës dhe Beogradit është e nevojshme.Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, gjatë ditës së sotme në një intervistë dhënë për mediat spanjolle ka thënë se, marrëveshja e detyrueshme ligjore në mes të Prishtinës dhe Beogradit të do ishte në të mirë të Kosovës.Sipas tij, nëse arrihet kjo marrëveshje atëherë pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, mund të ndryshojnë qëndrimin e tyre karshi Kosovës.“Pozicioni i përbashkët për Ballkanin brenda BE-së është që të eksportojë stabilitet ose të imponojë paqëndrueshmëri. Përvoja ka treguar se paqja dhe stabiliteti në Ballkan mund të arrihen vetëm përmes një perspektive evropiane”, ka thënë Hahn.Komisioneri Hahn beson se marrëveshja e detyrueshme ligjore midis Beogradit dhe Prishtinës është e nevojshme, madje sipas tij, kjo marrëveshje është e rëndësishme për rajonin.

Vuçiq dhe presidenti austriak flasin për Kosovën

Presidenti i Austrisë, Aleksader van der Belen, nisi vizitën dyditëshe në Serbi, ku u prit nga presidenti i këtij vendi, Aeksandar Vuçiq. Dy liderët mbajtën një takim dypalësh, pas të cilit Vuçiq tha se Austria është mike e Serbisë dhe se ajo mbështet rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian. "Kemi folur edhe për marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës. Kemi qëndrime të ndryshme për Kosovën, por e informova se ne jemi të gatshëm të bisedojmë, se dialogu është i hapur dhe se është e nevojshme të arrihet një zgjidhje kompromisi", tha Vuçiq për gazetarët në Beograd. Sipas tij, Belen bëri me dije se Bashkimi Evropian tashmë ka probleme brenda shteteve anëtare dhe se nuk do të reja, andaj, transmetoi Vuçiq, për anëtarësimin e Serbisë në BE, Beogradi dhe Prishtina duhet t'i zgjidhin problemet.

Vërejtje për raportin e Qeverisë rreth dialogut

Në Prishtinë, Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike në mbledhjen e sotme diskutoi për dialogun me Serbinë, meqë në rend dite është shqyrtimi i raportit të Qeverisë për dialogun, i hartuar në muajin qershor.Kryetarja e Komisionit, Vjosa Osmani nga LDK-ja, tha se nuk ka vlerësim dhe analizë profesionale të marrëveshjeve me Serbinë.Vërejtja e saj për raportin është se ai duhet të përfshijë analizë më të detajuar të marrëveshjes Thaçi- Daçiq, të vitit 2013.Ndërsa deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se transparenca e dialogut ka dështuar. Sipas tyre, komisioni duhet të analizojë procesin 7 vjeçar të dialogut, pastaj Kuvendi të dalë me rekomandime.

Politika e SHBA-së ndaj Kosovës nuk është e re

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kyle Scott, ka deklaruar sot se është i vetëdijshëm se Kosova është çështje e ndjeshme, porse politika e SHBA-së nuk është risi.“Fokusi duhet të mbetet në kërkimin e zgjidhjes gjithëpërfshirëse dhe dy palë e kanë përkrahjen tonë të plotë, por politika e SHBA-së lidhur me Kosovën nuk është risi”, ka shkruar Scott në Twitter.Këtë e ka bërë pas reagimeve të zyrtarëve serbë ndaj deklaratës të tij se Kosova është sovran dhe jo i ashtuquajturi shtet siç e quajnë mediet dhe funksionarë të Serbisë.

Haley kërkon tërheqjen e UNMIK-ut nga Kosova

Nikki Haley i ka dërguar letër sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në të cilën ka kërkuar që UNMIK-u të tërhiqet nga Kosova.Në të njëjtën ditë kur njoftoi për tërheqjen e saj nga posti i ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara (OKB), Nikki Haley i ka dërguar letër sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në të cilën ka kërkuar që UNMIK-u të tërhiqet nga Kosova.Sipas “B92”, letra është dërguar më 9 tetor, në të njëjtën ditë kur Haley kishte njoftuar se tërhiqet nga roli i përfaqësimit të Amerikës në OBK.Letra i është dërguar sekretarit të përgjithshëm të organizatës, Antonio Guterres.Në dokumentin e publikuar, Haley mbështet përpjekjet e Guterres për arritjen e paqes në botë por edhe përmendi faktin se misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka sjellë shembull të misionit të suksesshëm në zgjidhjen e konfliktit.

Serbia kundër largimit të UNMIK-ut nga Kosova

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka reaguar për kërkesën e ambasadores në largim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Nikki Haley për tërheqjen e UNMIK-ut nga Kosova.Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Gjuriq tha se Serbia beson se miratimi i kësaj iniciative është një “shuplakë ndaj përpjekjeve për paqe” dhe një kthim në politikën e presionit, transmeton Klan Kosova.

Maqedoni, vazhdon debati për ndryshimet kushtetuese

Në Parlamentin e Maqedonisë po vazhdon debati mbi ndryshimet kushtetuese lidhur me emrin e vendit, në bazë të Marrëveshjes së Prespës. Opozita maqedonase, pa votat e së cilës nuk arrihen dy të tretat e nevojshme për miratimin, nuk lëshon pé, ndërsa kryeministri Zoran Zaev me ofertën për amnistinë e të akuzuarve për ngjarjet e dhunshme të vitit të kaluar në parlament, ka nxitur mjaft pakënaqësi dhe debate shtesë.

SHBA, e dëshpëruar me VMRO DPMNE-në në Maqedoni

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të dëshpëruara nga qëndrimi i opozitës në Maqedoni për të kundërshtuar marrëveshjen me Greqinë për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit. Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Wess Mitchell, në një letër dërguar kryetarit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka kërkuar që t’i mundësohet çdo deputeti të partisë së tij që lirshëm dhe pa kërcënime të shprehin qëndrimin e tyre dhe të votojnë për ndryshimet kushtetuese, të domosdoshme për të zbatuar marrëveshjen për emrin, që i hap rrugën integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE. Mitchell po ashtu ka thënë se marrëveshja e arritur është më e mira e mundshmja për dy vendet. Diplomati amerikan ka kërkuar nga lideri i opozitës në Maqedoni por edhe nga liderët e tjerë që të lënë anash interesat partiake dhe të punojnë për të ardhmen e shtetit.

Së paku 13 të vrarë nga shpërthimi në një kolegj të Krimesë

Së paku 13 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën nga shpërthimi në një kolegj të Krimesë - rajon i Ukrainës, i aneksuar nga Rusia. Zyrtarët thanë se një "pajisje eksplozive e paidentifikuar" shpërtheu në kolegjin teknik në qytetin Kerç, ku rusët kanë ndërtuar një urë midis Krimesë dhe Rusisë. Raportet fillestare sugjeruan se shpërthimi ishte një lloj eksplodimi me gaz. Por, një zyrtar i rojes kombëtare ruse tha se incidenti është një "akt i qëllimshëm terrorist". Sergei Melikov tha se shpërthimi është shkaktuar nga një pajisje e improvizuar eksplozive. Një zyrtar lokal tha se shumica e viktimave janë studentë të kolegjit teknik.

Pak pritje nga samiti në Bruksel për Brexit-in

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, ndodhet sot në Bruksel, ku me liderët e Bashkimit Evropian do të diskutojë rreth marrëveshjes për Brexit. Brexit-i nënkupton procesin e daljes së Britanisë nga BE-ja, i cili duhet të përfundojë deri në mars të vitit të ardhshëm. Pritjet për ndonjë pikë kthese janë të vogla, pasi negociatat kanë ngecur rreth çështjes së kufirit irlandez. May i ka hedhur poshtë sugjerimet e BE-së për mbajtjen e Irlandës së Veriut në përputhje me rregullat tregtare të BE-së, duke thënë se një gjë e tillë do ta ndante Britaninë e Madhe. Tani, të dyja palët po bëjnë përpjekje të arrijnë një marrëveshje për të shmangur kufirin e rreptë – do të thotë, çdo infrastrukturë fizike si kamera apo roje – midis Irlandës Veriore, e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, dhe Republikës Irlandeze, anëtare të BE-së, por ato nuk mund të pajtohen për mënyrën.

Pompeo takon zyrtarët turq për rastin e Khashoggit

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, takoi në Ankara presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe ministrin e Jashtëm të këtij vendi, Mevlut Cavusoglu, për të diskutuar rastin e gazetarit saudit, që është zhdukur në Stamboll. Jamal Khashoggi, kritik i udhëheqjes saudite, nuk është parë prejse ka hyrë në konsullatën saudite në Stamboll, më 2 tetor, për të rregulluar disa dokumente. Zyrtarët turq besojnë se Khashoggi është vrarë nga agjentët sauditë, por Riadi e mohon këtë. Pompeo, i cili shkoi në Turqi nga Arabia Saudite, mbajti dy takime të ndara me Cavusoglun dhe Erdoganin. Cavusoglu nuk dha detaje për takimet, por i përshkroi ato si "të dobishme" dhe "të frytshme". Dje Pompeo takoi në Riad mbretin e Arabisë Saudite, Salman, dhe princin e kurorës, Muhammad, i cili ka qenë një nga shënjestrat kryesore të kritiave të Khashoggit.

Edhe nesër mot me diell

Sot në Mal të Zi mban mot me diell dhe relativisht i nxehtë për këtë stinë të vitit. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Podgoricë, Ulqin, Budvë e Bijello Pole 26 gradë, Tivar e Herceg Novi 25, Beranë 24, Cetinë, Nikshiq, Plevle e Rozhajë 23, Kollashin 21, Plavë 20 dhe në Zhablak 15 gradë.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe diçka më i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 2 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 18 deri në 29 gradë celsius.

]]>
Lajmet http://www.rtcg.me/shqip/lajmet/218088/lajmet-17102018.html