Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

22. 10. 2021. 00:00 >> 18:15

Ditari 22.10.2021

22.10.2021

Këshilli do të dëgjojë Abazoviqin , Katniqin e Vukshiqin

Këshilli për mbrojtje dhe siguri ka përkrah njëzëri iniciativën për dëgjimin kontrollues të nënkryetarit të Qeverisë Dritan Abazoviq, të ushtruesit të detyrës të kryeprokurorit të shtetit Drazhen Buriq , të prokurorit kryesor special Milivoje Katniq, drejtorit të agjencisë  për sigurinë nacionale Dejan Vukshiq dhe të shefit të njësitit special policor Dragan Radonjiq. Kryetari i këtij këshilli Millan Knezheviq ka propozuar që seanca dëgjimore lidhur me situatën e sigurisë në vend të mbahet të hënën që vjen. Dejan Peruniçiq ka mund të marrë urdhëra vetëm nga Millo Gjukanoviq dhe ish kryeministri Markoviq  dhe dhe nëse i jepet statusi  i dëshmitarit bashkëpunues çdo gjë do të zgjidhej brenda 72 orëve ka theksuar kryetari i Këshillit Knezheviq. Ai ka shtuar se situata e sigurisë ka kulminuar kështu që pasojat mund të jenë të pa parashikueshme dhe njëkohësisht shqetëson heshtja dhe deklaratat konfuze të institucioneve.

Nuk ka baza ligjore për mbajtjen në paraburgim të Peruniçiqit

Ish drejtori i agjencisë për sigurinë nacionale Dejan Peruniçiq është dëgjuar sot në prokurorinë speciale të shtetit dhe më pas është vlerësuar se nuk ka baza ligjore për mbajtjen e tij të mëtejme në paraburgim, është kumtuar nga kjo prokurori. Nga prokuroria speciale kanë kumtuar se në lëndën e hartuar kundër Peruniçiq është paraqitur fletë padi penale për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Peruniçiq është arrestuar dhe brenda afatit ligjor është dërguar në dëgjim tek prokuroria speciale në rolin e të pandehurit, thuhet në kumtesë. Siç theksohet , me rastin e paraqitjes së mbrojtjes i dyshuari është deklaruar për të gjitha pyetjet nga fletpadia penale dhe është përgjigjur në pyetjet e prokurorit special. “pas marrjes në pyetje është vlerësuar se nuk ekzistojnë baza ligjore në pajtim me nenin 175  të kodit për procedurat penale për mbajtjen e mëtejme të këtij personi “ thuhet në kumtesë.

Dëgjohet Bllazho Gjukanoviq

Djali i presidentit të Malit të Zi Millo Gjukanoviq , Bllazho Gjukanoviq, është dëgjuar sot para dite në prokurorinë speciale të shtetit në rolin e qytetarit , bëhet me die TVMZ.  Ai është përgjigjur në pyetjet e prokurorit lidhur me rastin e letrave Pandora gjë që dje e ka paralajmëruar edhe prokurori kryesor special Milivoje Katniq. Nga ana tjetër , presidenti Gjukanoviq për këtë rast do të deklarohet me shkrim. Të përkujtojmë se në letrat Pandora theksohet se Millo dhe Bllazho Gjukanoviq kanë kontraktuar në vitin 2012 marrëveshje sekrete për menaxhimin e pronës së tyre duke u fshehur pas rrjetit të komplikuar të kompanive nga 5 shtete evropiane dhe aziatike , kurse djali i presidentit Bllazho Gjukanoviq ka shfrytëzuar këtë strukturë që të themelojë edhe dy kompani të fshehta me simotrat e firmave në Londër dhe në Mal të ZI.

Mali i Zi aleatë i vlerësuar lartë i NATO

Mali i Zi është një aleatë i vlerësuar lartë në NATO dhe i kontribuon sigurisë kolektive në mënyra të shumta , ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stolltenberg. Në pyetjen e TVMZ që të komentojë pohimet se gjatë samitit të NATO-s  të mbajtur në qershor është thënë jozyrtarisht se aleanca nuk do të duhej ti ndaj të gjitha informatat me Qeverinë e re të Malit të Zi  për shkak të ndikimit që i kanë mbi të Serbia dhe Rusia, Stolltenberg ka theksuar se aleanca ka protokole shumë strikte të sigurisë për shpërndarjen e informatave. Nuk mund të flas për protokolle por dua tu bind se kemi mundësi të shpërndajmë informate në mënyrë të sigurtë, ka theksuar Stolltenberg duke u përgjigjur në pyetjet e korrespodentit të TVMZ në Bruksel. “Mali i Zi kontribuon në sigurinë tonë të përbashkët në mënyra dhe forma të ndryshme dhe vlerësojmë pranin e ministres të Malit të Zi për  mbrojtje në takimin e ministrave të mbrojtjes i cili dje dhe sot po mbahet në Bruksel”, ka konkluduar Stolltenberg.

Mali i Zi  i harmonizuar me politikën e BE

Komisioni evropianë në raportin e fundit për progres ka vlerësuar lartë politikën e jashtme të Malit të Zi duke shtuar se harmonizimi i plotë me politikën e sigurisë së jashtme të BE është sinjal  i fortë i përkushtimit të shtetit në rrugën evropiane. Po ashtu theksohet se Mali i Zi në përgjithësi është pjesëmarrës aktiv në bashkëpunimin rajonal dhe vazhdon bashkëpunimin e mirë me organizatat ndërkombëtare – OKB , OSBE , Këshillin e Evropës, është kumtua nga Ministria e punëve të jashtme. “Kur është fjala për politikën  e jashtme dhe të sigurisë të përbashkët , Mali i Zi ka vazhduar harmonizimin e plotë me të gjitha deklaratat relevante të përfaqësuesit të lartë në emër të BE dhe me vendimet e Këshillit evropianë. Ky është sinjal i qartë i përkushtimit të Malit të Zi në rrugën drejtë anëtarësimit në BE- thuhet në raport “ kanë shtuar nga Ministria e jashtme.

Spaiq - Rruga jonë drejtë Evropës çon përmes SHBA

Rruga  jonë për në Evropë çon përmes SHBA , ka deklaruar ministri i financave dhe shkujdesjes sociale Millojko Spaiq pas ditës së parë të vizitës punuese në SHBA. “Porsa kam përfunduar disa takime të rëndësishme në departamentin e shtetit amerikanë dhe në senat. Gjatë ditëve të ardhshme do të bisedoj me zyrtarë të tjerë të lartë, diasporën dhe investuesit, të cilët duan ti forcojnë lidhjet e veta me Malin e Zi , të investojnë në vendin tonë dhe të punojnë me ne. Besoj se do të bëjnë progres të duhur me realizimin e kësaj vizite.  Është koha që ekonomia e Malit të Zi të jetë në harmoni me politikën tonë të jashtme në drejtim të perëndimit”, ka theksuar Spaiq. Edhe ministrija  e administratës publike , shoqërisë digjitale dhe mediave Tamara Srzentiq qëndron në SHBA për vizitën e sajë të parë zyrtare , gjatë të cilës do të ketë disa takime pune në Uashington dhe Nju Jork.

Edhe 3 viktima dhe 475 të infektuar 

Si pasojë e infektimit me koronavirus sot në Mal të Zi kanë vdekur 3 persona , kurse 475  të tjerë janë konfirmuar pozitiv në Covid -19 , është kumtuar nga Instituti për shëndetin publik i Malit të Zi. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve si pasojë e infektimit me Covid -19 në Mal të Zi deri tani ka shkuar në 2057 persona. Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar edhe shërimi i 833 pacientëve .Numri aktual i të prekurve me virus është 4677, kurse prej fillimit të pandemisë kjo shifër ka shkuar në 139 mijë e 963 persona.

Nis vaksinimi me ekipe mobile në Prishtinë

Prej sot në Prishtinë ekipet mobile kanë nisur vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ekipet mobile janë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë nga ora 10:00 deri në orën 17:00 për t’iu mundësuar qytetarëve vaksinimin. Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë edhe këtë mundësi shtesë për t’u imunizuar kundër koronavirusit, si rruga më e sigurt për parandalimin e infektimit nga COVID-19. Menaxheri i qendrës së vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, ka thënë se kjo formë e vaksinimit po bëhet në mënyrë "që të jemi sa më afër qytetarit". “Në kuadër të planit të paraparë, kemi parë që do të bëhet edhe vaksinimi përmes ekipeve mobile. Sot për herë të parë është ngritur tenda me ekipin mobil të vaksinimit në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, por një gjë e tillë do të fillojë së zbatuari në nivel vendi”, ka thënë Bardhi. Ai ka sqaruar se në tendat e ekipeve mobile do të bëhet vaksinimi vetëm me dozën e parë, kurse dozën e dytë qytetarët duhet ta marrin në qendrat e vaksinimit. Prej nisjes së fushatës së vaksinimit më shumë se 686.238 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 833.695 persona kanë marrë dozën e parë. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se dje më 21 tetor, 23 persona janë shëruar derisa 510 persona janë ende aktivë në koronavirus. Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit. Prej tyre 2.974 persona kanë vdekur.

Rritje e numrit të rasteve me koronavirus gjetkë në Evropë

Letonia u fut në izolim njëmujor, pasi numri i rasteve të reja me koronavirus  shënoi rekord. Autoriteti shëndetësor i Letonisë raportoi gati 3,000 raste të reja pozitive, ditën e djeshme. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha se Letonia aktualisht ka shkallën më të lartë të infeksionit në Evropë, në raport me popullsinë. “Do të kalojmë në një regjim më të rreptë për katër javë”, tha kryeministri letonez, Krisjanis Karins, duke bërë thirrje edhe për vaksinim më të madh. Vetëm pak më shumë se gjysma e popullsisë letoneze është plotësisht e vaksinuar kundër koronavirusit. Masat e reja të izolimit do të përfshijnë orën policore gjatë natës. Në Bullgari, autoritetet spitalore raportuan se numri i pacientëve të shtruar me koronavirus është rritur për 30 për qind gjatë muajit të fundit. Vetëm një në katër persona të rritur është plotësisht i vaksinuar në Bullgari. Në Rumani, ku shifra ditore e të infektuarve ka arritur në 19,000 këtë javë, një në tre të rritur është i vaksinuar. Në Ukrainë, autoritetet shëndetësore thanë se kanë regjistruar mbi 22,000 raste të të infektuare në 24 orët e fundit. Shifra thyen rekordin e mëparshëm në këtë vend - prej 20,341 rastesh - të regjistruar më 3 prill. Vendet në Evropën Lindore janë duke bërë përpjekje për të rritur normat e vaksinimit, të cilat janë më të ulëtat në Bashkimin Evropian. Ka frikë se shkalla e lartë e të infektuarve mund të prodhojë variante të reja të koronavirusit. Rusia ka raportuar të enjten raste të izoluara me një nënvariant të variantit Delta, që besohet të jetë edhe më ngjitës.

Stoltenberg: Marrëdhëniet me Rusinë janë në pikën më të ulët prej Luftës së Ftoht

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë dje se marrëdhëniet me Rusinë kanë arritur në pikën më të ulët. “Nuk ka qenë më e vështirë prej përfundimit të Luftës së Ftohtë”, ka thënë Stoltenberg para se të niste samiti dyditor i ministrave të Mbrojtjes në Bruksel, më 21 tetor. Më herët gjatë këtij muaji, NATO-ja ka dëbuar tetë rusë të akredituar në aleancë, duke thënë se kanë qenë agjentë të inteligjencës. NATO-ja po ashtu ka ulur numrin e pozitave për akreditim për Rusinë, në dhjetë. Rusia është përgjigjur duke pezulluar misionin e saj në NATO dhe ka urdhëruar mbylljen e zyrave të aleancës veri-atlantike në Moskë, duke e akuzuar atë se nuk dëshiron dialog dhe se ka dështuar që të ofrojë dëshmi për supozimet rreth spiunimit.  “Ne kemi ende kanale të komunikimit me Rusinë, mirëpo na vjen keq për vendimin e Rusisë që të mbyllë dy zyrat e NATO-s në Moskë dhe të ndalë aktivitetin në misionin e NATO-s”, ka thënë Stoltenberg. “Qasja e NATO-s ndaj Rusisë vazhdon të jetë e njëjtë si më parë, që nënkupton parandalim dhe mbrojtje të besueshme, të kombinuar me përpjekjet për të pasur dialog kuptimplotë me Rusinë”, ka thënë ai. Ministrja gjermane e Drejtësisë, Annegret Kramp-Karrenbauer, ka thënë se misioni rus në NATO, ka kryer aktivitete të inteligjencës, të mbuluar me status diplomatik. “Kjo nuk është sjellje e re”, ka thënë ajo. Mospajtimet e fundit në mes të NATO-s dhe Rusisë nuk janë në agjendën e samitit në Bruksel, ku ministrat e Mbrojtjes pritet të diskutojnë të ashtuquajturin “master plan” për të mbrojtur aleancën kundër secilit sulm potencial nga Rusia. Anëtarët e aleancës do të diskutojnë edhe çështje tjera, duke përfshirë mbrojtjen e përbashkët dhe shqetësimet për rritjen e Kinës, investimet në teknologji të re dhe procesin e analizimit të asaj çfarë është mësuar nga misioni në Afganistan.

Rusia shqyrton heqjen e talibanëve nga lista e organizatave terroriste

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Moska është duke shqyrtuar heqjen e talibanëve nga lista e organizatave terroriste. Rusia priti këtë javë një delegacion të lartë të talibanëve. Në bisedime morën pjesë edhe zyrtarë nga Kina, Pakistani dhe tetë vende të tjera. Në deklaratën e lëshuar pas takimit, u tha se në Afganistan “duhet të merret parasysh realiteti i ri, që është ardhja e talibanëve në pushtet”. Rusia, po ashtu, bëri thirrje për mobilizimin e ndihmës ndërkombëtare për të mbështetur Afganistanin. Talibanët kanë marrë pushtetin në Afganistan në muajin gusht. Grupi ende konsiderohet organizatë terroriste në Rusi. Putin tha se Afganistani duhet të marrë mbështetje ekonomike, pasi, sipas tij, stabiliteti në vendin e shkatërruar nga lufta është në interes të të gjithë fqinjëve të tij. Uashingtoni tha se nuk e ka ndërmend të lëshojë gati 9 miliardë dollarë nga rezervat e Bankës Qendrore afgane, që mbahen në SHBA. SHBA -ja i ka ngrirë ato pasi talibanët kanë marrë pushtetin. Kjo, me gjithë paralajmërimet nga Kombet e Bashkuara se ekonomia e Afganistanit është në prag të kolapsit dhe se ky vend përballet me krizë të thellë humanitare.

Inteligjenca amerikane: Ndryshimet klimatike do të sjellin tensione

Ndryshimet klimatike do të çojnë në rritjen e tensioneve ndërkombëtare, paralajmëron komuniteti i inteligjencës amerikane. Sipas raportit të publikuar, vendet do të zihen për mënyrat e reagimit, ndërsa efektet do të ndihen më së shumti në vendet e varfra, të cilat kanë më pak kapacitete për t’u përshtatur. Raporti vlerëson ndikimin e klimës në sigurinë kombëtare deri në vitin 2040. Ai thotë se vendet do të përpiqen t’i mbrojnë ekonomitë e tyre dhe të kërkojnë avantazhe në zhvillimin e teknologjive të reja. Sipas raportit, bota do të dështojë të bashkëpunojë dhe kjo do të sjellë konkurrencë të rrezikshme dhe paqëndrueshmëri. Raporti prej 27 faqesh është i pari i tillë i publikuar nga të 18 agjencitë e inteligjencës në Shtetet e Bashkuara. Ai vjen vetëm disa ditë para se presidenti amerikan, Joe Biden, të ndjekë një samit për klimën në Gllasgo të Skocisë, ku pritet të bëhen përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje ndërkombëtare. Raporti identifikon 11 vende dhe dy rajone, ku energjia, ushqimi, uji dhe siguria shëndetësore janë në rrezik të veçantë. “Ato janë më të varfra dhe më pak të afta për t'u përshtatur, gjë që e rrit rrezikun e paqëndrueshmërisë dhe të konfliktit të brendshëm”, thuhet në raport. Pesë nga 11 vendet janë në Azinë Jugore dhe Lindore: Afganistani, Birmania, India, Pakistani dhe Koreja e Veriut; katër vende janë në Amerikën Qendrore dhe Karaibe: Guatemala, Haiti, Hondurasi dhe Nikaragua. Kolumbia dhe Iraku janë dy vendet e tjera. Afrika Qendrore dhe shtetet e vogla në Paqësor janë gjithashtu në rrezik, thekson raporti.

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, po viziton për herë të parë Rusinë 

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, po viziton për herë të parë Rusinë që nga zgjedhja e tij në këtë pozitë në muajin qershor të këtij viti. Bisedimet me presidentin rus, Vladimir Putin, pritet të fokusohen në Lindjen e Mesme. Televizioni shtetëror rus transmetoi pamjet e fillimit të bisedimeve në qytetin turistik të Soçit në brigjet e Detit të Zi. Putin ka thënë se të dyja vendet kanë lidhje “unike” dhe që shpresonte në vazhdimin e raporteve të mirëbesimit që kishte me qeverinë e mëparshme izraelite të udhëhequr nga Benjamin Netanyahu. Ndërsa kryeministri Bennett i tha Putinit se Izraeli e sheh atë si "një mik të vërtetë të popullit hebre" dhe vlerësoi lartë përpjekjet e luftës sovjetike kundër Gjermanisë naziste. Gjatë nisjes për në Soçi, Bennett tha se sa i takon politikës së jashtme të vendit të tij, marrëdhëniet me Moskën janë një "element i rëndësishëm". Kryeministri izraelit konfirmoi se të dy udhëheqësit do të diskutojnë për "situatën në Siri dhe angazhimet për të parandaluar programin bërthamor ushtarak të Iranit". Moska është një nga nënshkruesit e një marrëveshjeje të vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore. SHBA-ja është tërhequr nga marrëveshja më 2018 dhe ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Iranit. Teherani ka kohë që po i shkel kushtet e marrëveshjes. Të dyja vendet po bëjnë përpjekje të ringjallin marrëveshjen përmes bisedimeve indirekte në Vjenë të Austrisë, por nuk është shënuar ndonjë përparim. Muajin e kaluar, Bennett i tha Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se Izraeli "nuk do të lejojë që Irani të posedojë armë bërthamore".

Gati 800 kidnapime janë raportuar këtë vit në Haiti

Gati 800 kidnapime janë raportuar këtë vit në Haiti, ka thënë një grup lokal, ndërkohë që bandat zgjerojnë kontrollin në periudhë të jostabilitetit politik. Qendra për Analiza dhe Hulumtime të të Drejtave të Njeriut, ka thënë se 119 persona janë rrëmbyer vetëm në gjysmën e parë të këtij muaji. Në mesin e të shënjestruarve ka persona nga të gjitha fushat e jetës, duke përfshirë lokalë dhe të huaj. Rasti i fundit i profilit të lartë përfshin 17 misionarë nga Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët janë kidnapuar fundjavën e kaluar. Situata e sigurisë në Haiti, e cila veçse ka qenë e pasigurt, është përshkallëzuar dukshëm prej vrasjes së presidentit Jovenel Moïse në muajin korrik. Fraksionet rivale janë duke luftuar për të fituar kontrollon e shtetit para syve të forcës policore. “Njerëzit nuk i besojnë policisë kombëtare të Haitit dhe kjo gjë përbën problem, sepse ne nuk mund të kemi forcë efikase policore nëse popullata nuk bashkëpunon”, ka thënë, Gedeon Jean, drejtor i Qendrës për Analiza dhe Hulumtime të të Drejtave të Njeriut, në një deklarim për agjencinë e lajmeve, AFP. “Sipas statistikave tona, ekzistojnë të paktën dy zyrtarë policorë në secilin grup të armatosur. Disa zyrtarë policorë janë aktivë në banda dhe të tjerët i mbulojnë ata, duke mundësuar aktivitetin e bandave apo edhe të ndajnë informacione”. Kjo organizatë ka thënë se të paktën 782 kidnapime janë raportuar këtë vit, në krahasim me 796 raste më 2020. Shifrat aktuale besohet se janë më të larta, pasi shumë njerëz nuk guxojnë të raportojnë kidnapimet nga frika e hakmarrjes nga bandat.

Nesër mot kryesisht i vranët dhe me reshje

          Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët por gjatë ditës i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.

        Temperaturat: Ulqin 24, Tivar e Budvë 22, Podgoricë e H. Novi 20, B. Pole 17, Cetinë, Plevle , Plavë , Pluzhinë e Guci 16, Rozhaj e Beranë 15, Nikshiq e Kollashin 13 dhe në Zhablak 10 g.

           Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të shiut e bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 5deri në 17, kurse më e larta e ditës prej 8 deri në 22 g. c.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj 

Edhe 3 viktima dhe 475 të infektuar 

Si pasojë e infektimit me koronavirus sot në Mal të Zi kanë vdekur 3 persona , kurse 475  të tjerë janë konfirmuar pozitiv në Covid -19 , është kumtuar nga Instituti për shëndetin publik i Malit të Zi. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve si pasojë e infektimit me Covid -19 në Mal të Zi deri tani ka shkuar në 2057 persona. Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar edhe shërimi i 833 pacientëve .Numri aktual i të prekurve me virus është 4677, kurse prej fillimit të pandemisë kjo shifër ka shkuar në 139 mijë e 963 persona.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се