Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

25. 10. 2021. 00:00 >> 17:48

Ditari 25.10.2021

25.10.2021

Radulloviq shkon për vizitë pune në Bruksel

Ministri për punë të jashtme i Malit të Zi Gjorgjie Radulloviq qëndron deri të premten për vizitë pune në Bruksel ku do të takohet me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropianë. Nga Ministria e punëve të jashtme është kumtuar se Radulloviq do të takohet me kryetren e Këshillit  për punë të jashtme të Dhomës përfaqësuese të Belgjikës Els Van Hof dhe me deputetin e Parlamentit Evropianë Vlladimir Bullçik. Radulloviq  do të bisedojë edhe me përfaqësuesin special të BE për Ballkanin Perëndimor Mirosllav Llajçak , raportuesin e përhershëm të parlamentit evropianë për Malin e Zi Tonino Piculla , me komisarin evropianë për zgjerim Oliver Varheli etj. Nga Ministria e punëve të jashtme po ashtu është theksuar se vizita në Bruksel paraqet rast të mirë për shkëmbimin e mendimeve lidhur me rezultatet e shënuara të Malit të Zi në procesin e integrimeve evropiane , në veçanti në kontekstin e raportit të publikar para do kohe për progresin.

Sekulloviq  qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel

Ministri i punëve të brendshme të Malit të Zi Sergej Sekulloviq e udhëheq delegacionin e qeverisë , i cili prej sot deri të premten qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel dhe në institucionet evropiane. Nga Ministria e punëve të brendshme është kumtuar se Sekulloviq do të ketë në Bruksel takim me nënkrytarët e komisionit evropianë me komisarët evropianë dhe zyrtarë të tjerë si dhe takimet bilaterale me ministrat për punë të brendshme dhe të drejtësisë të Belgjikës dhe Holandës. Siç është kumtuar nga kjo ministri , Sekulloviq i cili është edhe koordinues në Ministrinë e drejtësisë dhe të drejtave njerëzore dhe të pakicave do të takohet edhe me përfaqësuesit e shoqatave të diasporës malazeze në Belgjikë dhe Holandë. Në fund të vizitës Sekulloviq do të mbajë ligjëratë në institutin prestigjioz Egmond Rojall , thuhet në kumtesën e ministrisë për punë të brendshme.

Piculla; Qeveria e humbë një vit për reformimin

Vendi i Malit të Zi është në BE edhe për kundër vlerësimeve kritike nga raporti për progres , ka deklaruar raportuesi i parlamentit Evropianë për Malin e Zi Tonino Picualla duke shtuar se Qeveria gjatë një viti të kaluar ka humbur rastin që të ruaj dinamikën e deritashme në procesin e asocimit. Pas publikimit të raportit për përparimin e Malit të Zi Piculla ka theksuar për gazetën “Pobjeda” se është i shqetësuar për shkak të ngadalësimit të procesit integrues. Në pyetjen pse konsideron se ka ndodhur ngecja dhe kush është përgjegjës për këtë situatë , Piculla është përgjigjur se sinqerisht beson , pa marrë para sysh vlerësimet e justifikuara kritike nga raporti , se Mali i Zi e ka vendin në BE si vend udhëheqës në procesin negocues. Sipas fjalëve të tij përgjegjësinë më të madhe për situatën e regjistruar , si edhe gjithandej në botë e mban pushteti aktual në shtet. “megjithatë edhe për BE duhet të jenë në fuqi rregullat e sjelljes më të mirë kështu që edhe ai vetë duhet tu përmbahet premtimeve të dhëna, kjo nuk ka të bëjë vetëm me Malin e Zi por edhe me Shqipërinë , Maqedonin Veriore dhe Kosovën”, ka theksuar Piculla.

Beçiq takohet me kryetarin e parlamentit të Azerbajxhanit

Marrëdhëniet e Malit të Zi me Azerbajxhanin janë tejet miqësore , kurse diplomacia parlamentare do të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit në fushat me interes të dyanshëm , ka deklaruar kryetari i parlamentit Aleksa Beçiq. Siç është kumtuar nga parlamenti nga takimi i Beçiqit me kryetaren e parlamentit nacional të Azerbajxhanit Sahiba Gafarova  është theksuar se marrëdhëniet ndërmjet dy parlamenteve është në nivel të lartë. Me këtë rast kryetari Beçiq ka përkujtuar se parlamenti i Malit të Zi ka themeluar grupin e miqësisë me Azerbajxhanin. Ai veçuar rëndësinë e investimeve azerbajxhanase duke theksuar kompleksin Porto Novi gjë që ka kontribuar dukshëm në promovimin e potencialeve turistike të Malit të ZI. Gafarova ka theksuar se është e bindur se grupi i miqësisë do të intensifikohet dukshëm kur Beçiq  të shkojë për vizitë zyrtare në Azerbajxhan.  Ajo ka theksuar se ekziston hapësirë e mjaftueshme për forcimin zgjerimin  dhe përparimin e bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy vendeve, thuhet në kumtesë.

Nesër për afarizmin e parlamentit në përbërjet e mëparshëm

Këshilli për sistemin politikë, legjislaturë dhe administratë do të zhvillojë nesër seancë kontrolluese dëgjimore me qëllim të grumbullimit të informatave dhe fakteve për aktivitetet e organeve të pushtetit lidhur me shpërdorimin e financave dhe falsifikimin e dokumenteve në kontabilitetin e përbërjeve të mëparshme të parlamentit. Në seancën dëgjimore janë ftuar anëtari i senatit të Institucion revizor të shtetit Branisllav Radulloviq , përfaqësuesit e prokurorisë supreme të shtetit , sekretari i përgjithshëm i parlamentit Aleksandar  Kllariq dhe revizori intern në parlament Vaso Vasoviq. Kryetari i Këshillit Momo Koprivica ka theksuar se në përbërjet e mëparshme të parlamentit ka ekzistuar mekanizmi për “Shpërdorimin e parave nga kontabiliteti”.

Edhe 6 viktima dhe 370 të infektuar 

Si pasojë e infektimit me koronavirus sot në Mal të Zi kanë vdekur 6 persona , kurse 370 të tjerë janë konfirmuar pozitiv në Covid -19 , është kumtuar nga Instituti për shëndetin publik i Malit të Zi. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve si pasojë e infektimit me Covid -19 në Mal të Zi deri tani ka shkuar në 2071 persona. Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar edhe shërimi i 595 pacientëve .Numri aktual i të prekurve me virus është 4012, kurse prej fillimit të pandemisë kjo shifër ka shkuar në 141 mijë e 292 persona. Ndërkaq në qendrën klinike të Malit të Zi janë të shtruarë 130 pacient covid pozitiv prej të cilëve 54 janë në rrezik për jetën. Të theksojmë këtu se deri tani me dozën e parë të vakcinës janë imunizuar 55,9 për qind të banorëve të moshës madhore dhe janë rivakcinuar 52, 3 për qind të tyre.

638 nxënës dhe 131 mësimdhënës të infektuar

Në institucionet arsimore në Mal të Zi me korona virus janë të infektuar 638 nxënës dhe 131 arsimtarë dhe profesor.  Në sajtin “Covid 19 dhe arsimi” është publikuar se në shkollat fillore janë të infektuar 333 nxënës , në shkollat e mesme 281, dhe në institucionet para shkollore 14 fëmijë. Më tepër të infektuar në mesin e kuadrit mësimdhënës janë regjistruar në shkollat fillore , 77 arsimtarë , në shkollat e mesme 36 profesor dhe në institucionet parashkollore 18 pedagog. Gjatë javës së kaluar janë janë regjistruar 365 raste të reja  të infektimit  në mesin e nxënëseve dhe 82 të mësimdhënsëve . Në vetë izolim aktualisht gjenden 1517 nxënës dhe 146 mësimdhënës.

Prej sonte në mesnatë derivatet do të shtrenjtohen 3 deri në  4 cent

Të gjitha  llojet e derivateve prej sot në mesnat  në Mal të Zi do të shtrenjtohen 3 deri në 4 cent për litër , është kumtuar nga ministria e investimeve kapitale. Çmimi i euro super 95 dhe 98  do të rritet 3 , respektivisht 4 cent dhe gjatë dy javëve të ardhshme një litër benzin do të kushtojë 1.46, respektivisht 1.50 euro. Çmimi i euro dizel dhe vaj gurit prej sonte në mesnat do të rritet 4 cent  dhe gjatë 14 ditëve të ardhshme do të kushtojë 1.34 respektivisht 1.31 euro për litër. Të theksojmë këtu se ky është shtrenjtimi i 14 i derivateve të naftës brenda këtij viti.

Berlini shpreh shqetësim për raportet diplomatike me Ankaranë

Gjermania tha se është e shqetësuar me paralajmërimet e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan për dëbimin e ambasadorit gjerman në Ankara. "Jemi të shqetësuar dhe hutuar nga paralajmërimet e presidentit turk. Nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga pala turke. Ne jemi në konsultim të ngushtë me partnerët që janë prekur nga këto kërcënime", tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha të shtunën se ka urdhëruar Ministrinë e Jashtme të shpallë “persona non grata” (persona të padëshirueshëm) dhjetë ambasadorë nga shtetet perëndimore, përfshirë edhe atë të Shteteve të Bashkuara, pasi ata kanë bërë thirrje për lirimin e filantropistit, Osman Kavala. Kavala është në burg që prej vitit 2017, pasi akuzohet se ka financuar protestat mbarëkombëtare të vitit 2013 dhe për përfshirje në tentim grushtshtetin e vitit 2016. Ai i mohon të gjitha akuzat. Përmes një deklarate të përbashkët më 18 tetor, ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Norvegjisë, Suedisë, Finlandës dhe Zelandës së Re kërkuan që sa më shpejt të zgjidhet çështja e Kavalas. Ata u thirrën në bisedë nga Ministria e Jashtme, që e quajti këtë deklaratë të përbashkët si të papërgjegjshme.

Shefi i OBSH-së thotë se pandemia është larg përfundimit

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se bota ka ende një rrugë të gjatë derisa të arrijë momenti kur mund të shpallet e përfunduar pandemia e COVID-19. “Kemi pothuajse 50.000 vdekje në javë bazuar vetëm në shifrat e raportuara. Pandemia është larg përfundimit”, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Samitin e djeshëmBotëror të Shëndetit në Berlin. Sipas tij është në duart e njerëzimit për t’i dhënë fund pandemisë. “Ne kemi të gjitha mjetet e shëndetit publik që na duhen, por bota nuk i ka përdorur mirë", tha ai, duke shtuar se pandemia do të përfundojë atëherë kur bota do të zgjedhë t’i japë fund asaj.Kreu i OBSH-së sërish përsëriti thirrjen për shpërndarje më të drejtë të vaksinave kundër COVID-19. Ai tha se vendet që kanë arritur tashmë shkallën prej 40 për qind të vaksinimit, përfshirë gjitha vendet e G20-ës, duhet që t'iu lënë rradhën e furnizimit vendeve të varfra. Ai shtoi se prodhuesit e vaksinave duhet të vendosin në përparësi dhe të përmbushin kontratat e tyre me COVAX (program botëror për shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra) dhe furnizimin në vendet e Afrikës. Ka kohë që OBSH-ja po u bënë thirrje prodhuesve të vaksinave që të heqin dorë nga pronësia intelektuale në mënyrë që më shumë vende të fillojnë prodhimin e vaksinave. “Pengesa nuk është prodhimi, por politika dhe përfitimi”, tha Ghebreyesus. Pandemia u shpall në fillim të vitit 2020 dhe që nga ajo kohë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në shkallë globale janë infektuar mbi 240 milionë njerëz. Prej tyre, rreth 5 milionë kanë vdekur.

Miliona afganë i kërcënon uria këtë dimër, thotë OKB

Nëse nuk ndërmerren veprime të menjëhershme atëherë miliona afganë do të përballen me urinë gjatë këtij dimri, ka paralajmëruar Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së(WFP). Me pasiguri të sigurimit të ushqimit përballen rreth 22.8 milionë njerëz, shifër kjo që përbën mbi gjysmën e numrin të popullsisë, ndërsa 3.2 milionë fëmijë nën pesë vjeç mund të vuajnë nga kequshqyerja, tha organizata. “Tani, Afganistani shënon ndër krizat më të këqija humanitare në botë”, tha WFP, duke shtuar se katastrofa po troket. Talibanët e morën kontrollin e Afganistanit në muajin gusht pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tërhoqën forcat e tyre pas rreth 20 vjet të intervenimit ushtarak për të rrëzuar nga pushteti regjimin taliban. Ekonomia e këtij vendi ka qenë e brishtë, por marrja nën kontroll e talibanëve e përkeqësoi edhe më shumë situatën. Fuqitë perëndimore pezulluan ndihmën, ndërsa Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ndaluan pagesat. Nëse Bruto Prodhimi i Brendshëm (PBB) i një vendi varet në shkallën 10% nga ndihmat e huaja atëherë konsiderohet si i varur nga ndihmat. Në Afganistan rreth 40% PBB-së ishte ndihmë ndërkombëtare, sipas Bankës Botërore. Shumë afganë tani po shesin pasuritë e tyre për të blerë ushqime. Kriza e ushqimit në Afganistan është komplikuar nga mungesa e ujit dhe një thatësirë të madhe. Pavarësisht premtimeve për të rivendosur stabilitetin në vendin e shkatërruar nga lufta, talibanët ende përballen me një sërë sanksionesh ndërkombëtare dhe një fushatë sulmesh të përgjakshme nga një degë e grupit militant ekstremist Shteti Islamik (IS). Fondet, sipas BE-së do të kanalizohen në organizatat ndërkombëtare që punojnë në terren dhe jo në Qeverinë e udhëhequr nga talibanët të cilën Brukseli nuk e njeh.

Sulmet e IS-it ndaj shiitëve janë krime kundër njerëzimit, thotë HRW

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW), ka paralajmëruar se sulmet kundër pakicës shiite të Afganistanit të kryera nga një degë e grupit ekstremist Shteti Islamik përbëjnë krime kundër njerëzimit. Shteti Islamik-Provinca Khorasan (IS-K), një degë e IS-it që vepron në Afganistan ka marrë përgjegjësinë për disa nga sulmet më të rënda të kohëve të fundit në Afganistan, duke përfshirë sulme vetëvrasëse ndaj besimtarëve shiitë nga grupi i pakicës Hazara. Rreth 150 njerëz janë vrarë këtë muaj nga sulmet që kanë ndodhur në xhamitë në provincat Kunduz dhe Kandahar. Ky grup ka marrë përgjegjësinë edhe për sulmin vetëvrasës të 29 gushtit 2021 në aeroportin e Kabulit ku mbeten të vdekur rreth 170 afganë, kryesisht civilë. Sulmi ndodhi derisa Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate po tërhiqnin personelin dhe bashkëpunëtorët afganë, në fazën e fundit të përfundimit të luftës rreth 20 vjeçare në këtë vend. Grupi ekstremist IS-K i konsideron myslimanët shiitë si mohues të fesë. Pjesëtarët e IS-K gjithashtu janë kundërshtues të udhëheqësve talibanë sunitë të Afganistanit.

Grusht-shtet në Sudan

Në Sudan raportohet për një grusht-shtet ushtarak pasi disa anëtarë të qeverisë kalimtare dhe udhëheqës tjerë civilë janë arrestuar. Raportohet se në mesin e zyrtarëve që janë vënë nën arrest shtëpiak është edhe kryeministri, Abdallah Hamdok. "Ata janë çuar në një vend të paidentifikuar", tha në një komunikatë Ministria e Informacionit. Grupet pro-demokracisë kanë bërë thirrje për protesta në rrugë. Ministria tha se kryeministri Hamdok është nën presion për të mbështetur një grusht-shteti, por po refuzonte ta bënte këtë dhe iu kërkoi njerëzve të vazhdonin me protesta paqësore për të "mbrojtur revolucionin". Gjenerali kryesor i Sudanit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Në një fjalim televiziv, gjenerali Abdel-Fattah Burhan njoftoi se po e shpërndante Këshillin Sovran të vendit, si dhe qeverinë të udhëhequr nga kryeministri Abdalla Hamdok. Burhan tha se një qeveri e re teknike do ta udhëheq vendin deri në mbajtjen e zgjedhjeve. Shtetet e Bashkuara janë "thellësisht të alarmuara" me raportet nga Sudani tha i dërguari i posaçëm, Jeffrey Feltman. Dëshmitarët kanë thënë se në kryeqytetin Kartum është ndërprerë interneti, ndërsa në rrjetet sociale janë shfaqur imazhe që tregojnë turma të zemëruara duke djegur goma në rrugë. Ushtria dhe njësitë paraushtarake janë vendosur në të gjithë qytetin, duke kufizuar lëvizjen e civilëve, citohet të ketë thënë një dëshmitar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Izraeli planifikon ndërtime të reja në Bregun Perëndimor

Izraeli po planifikon të ndërtojë 1.355 shtëpi të reja banimi në Bregun Perëndimor të okupuar, pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga Shtetet e Bashkuara. Autoritetet izraelite publikuan më 24 tetor, tenderët për ndërtimin e shtëpive të reja në një sërë vendbanimesh në Bregun Perëndimor, në tokat e të cilit palestinezët synojnë të kenë shtetin e tyre të ardhshëm. Në luftën gjashtë ditore të vitit 1967, Izraeli e pushtoi territorin e Bregun Perëndimor. Gjithashtu pritet që në ditët e ardhshme një komitet qeveritar izraelit të diskutojë propozimet për ndërtimin e rreth 3.000 njësive të reja të vendbanimeve. Ministri i Strehimit në Izrael, Zeev Elkin, që i takon partisë së krahut të djathtë Shpresa e Re, tha se "forcimi i pranisë hebreje në Bregun Perëndimor ishte thelbësor për vizionin e vendit të tij". Por, Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim me vendimin e Izraelit. Më 23 tetor, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA tha se hapa të tillë mund të rrisin tensionet dhe të dëmtojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje paqeje. Ministria e Punëve të Jashtme e palestinezëve tha se planet e vendbanimeve të Izraelit mund të kenë një "ndikim katastrofik në mundësitë për të arritur paqe në bazë të zgjidhjes me dy shtete dhe në përpjekjet rajonale, të SHBA-së dhe ndërkombëtare për të ndërtuar besimin midis izraelitëve dhe palestinezëve".

 

Dje në Plazhin e Vogël të Ulqinit u organizua prezentimi i aktiviteteve dhe ndarja e broshurave në kuadër të fushatës “ Ultra Green” . Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kryetari i Komunës së Ulqinit, Aleksandar Daboviq, drejtori ekzekutiv i Kompanisë “Mozhura Viu Park”, Huang Zhen dhe ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Mal të Zi, Lui Gjin . Kjo fushatë, siç u tha në këtë aktivitet , ka për qëllim ngritjen e ndërgjegjes dhe vetëdijes së qytetarëve të këtij qyteti në rauajtjen e mjedisit , sepse e ardhmja jonë është me energji të pastër, si energjia diellore dhe ajo nga era, të cilat siç parashiikojnë ekspertët e kësaj fushë, do të sigurojnë deri në 40 për qind të energjisë në mbarë botën deri në vitin 2060.

Gjekë Gjonaj

 

Edhe nesër mot i kthjellët

         Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

     Temperaturat: Tivar , H. Novi e Budvë 21, Ulqin 20, Podgoricë 18, Cetinë 16, Nikshiq e Plevle 15, Rozhaj 14, Kollashin 12, Zhablak, Plavë e Shavnik 11, Bjello Pole e Beranë 10 dhe në plluzhinë 8 g.

          Meteorologët edhe për nesër parashohin të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej -4 deri në 10, kurse më e larta e ditës prej 13 deri në 22 g. c.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се