Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

30. 09. 2022. 00:00   >>  19:29

Ditari 30.09.2022

Përgatiti, Gj. Dukaj

Kuvendi, nuk debatoi propozimin e presidentit, Gjukanoviq 

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, nuk e miratuan rendin e ditës lidhur me diskutimin e propozimit të presidentit të shtetit, Millo Gjukanoviq, për shkurtimin e mandatit të Kuvendit.
Këshilli Legjislativ, po ashtu, nuk është deklaruar mbi këtë çështje sepse, Gjukanoviq, nuk mori pjesë në dy seancat e këtij trupi parlamentar.
Presidenti i shtetit, në shpjegimin e tij për propozimin mbi shkurtimin e mandatit të Parlamentit, deklaroi se nuk janë krijuar kushtet që, Miodrag Lekiq, të emërohet për mandatar për formimin e qeverisë së re.

Gjukanoviq: Kuvendi, po e tregon se nuk i përmbush kompetencat e tij kushtetuese 

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka deklaruar sot se janë shpikur mundësitë kushtetuese dhe se afati për të caktuar mandatarin është kaluar për shkak të lojërave politike. Siç tha ai, Kuvendi, po tregon se nuk po i përmbush përgjegjësitë e tij kushtetuese dhe shtoi se njerëzit po mashtrojnë veten nëse mendojnë se mund ta shkatërrojnë shtetin përgjithmonë pa u ndëshkuar. Pas seancës së Kuvendit, ku nuk u miratua rendi i ditës për të diskutuar propozimin e tij për shkurtimin e mandatit të Kuvendit, ai u tha gazetarëve se ka norma kushtetuese që janë të detyrueshme për çdo person.

 “Norma që janë të qarta dhe nuk kanë nevojë të shpjegohen. Një e tillë është caktimi i mandatarit brenda 30 ditëve. Afati ka skaduar dhe nuk mund të kthehet. Është shpenzuar për shkak të lojërave politike të partive të caktuara”, ka theksuar ai.

Sipas tij, atë që kanë tentuar ta bëjnë një ditë më vonë, kanë mundur ta bëjnë një ditë më parë.

Duke komentuar deklaratat e shumicës së vjetër se nënshkrimet nuk janë kategori kushtetuese, Gjukanoviq, tha se nuk është adekuate t'i referohemi përvojave të mëparshme.

“Liderët e koalicioneve kanë marrë ftesë për të ardhur për konsultime dhe kanë refuzuar dhe kanë thënë se do t'i dorëzojnë nënshkrimet brenda afatit të caktuar. As këtë nuk e kanë bërë”, ka kujtuar Gjukanoviq.

 

Radonjiq: Pas aksionit të djeshëm, janë arrestuar dy persona 

Pas aksionit të djeshëm ndaj të dyshuarve për spiunazh dhe krijimin e një grupi kriminal, janë arrestuar dy persona, ka thënë për CdM, prokurori special i shtetit, Vukas Radonjiq.

“Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Shtetit, të dorëzuar në bazë të njoftimit të mbledhur dhe nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare, dhe me urdhër të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, policia ka kontrolluar banesat dhe lokalet e tjera të disa shtetasve për shkak të dyshimit se veprat e kryera kriminale ishin me qëllim të krijimit të një organizate kriminale dhe spiunazh”, tha ai.

Pas bastisjes, siç ka theksuar ai, dy persona janë privuar nga liria dhe kundër tyre policia ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Podgoricë.

Hetimet për veprat penale të krijimit të organizatës kriminale dhe spiunazhit janë duke vazhduar para kësaj prokurorie dhe për shkak të mbrojtjes së interesave të procedurës nuk mund të jepen më shumë informata”, ka theksuar Radonjiq.

Siç tha ai, hetimi po zhvillohet kundër dy shtetasve malazezë, gjashtë diplomatëve rusë dhe rreth tridhjetë shtetasve rusë që kanë qëndrim të përkohshëm në Mal të Zi. Ata dyshohet se kanë bashkëpunuar me shërbimin sekret rus.

Pas kësaj, Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi shpalli persona non grata gjashtë diplomatë të Ambasadës së Federatës Ruse të akredituar në Mal të Zi.

Ambasada e Rusisë në Mal të Zi, më pas njoftoi se puna e departamentit konsullor është pezulluar për një periudhë të pacaktuar.

Ish zëdhënësit të ministrisë së jashtme, i është caktuar masa e paraburgimit deri në 72 orë 

Ish-zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Radomir Sekulloviq, pas marrjes në pyetje nga prokuroria themelore e shtetit, në Podgoricë, i është caktuar masa e paraburgimit deri në 72 orë, ndërsa Vlladimir Bellojeviq, është liruar për t'u mbrojtur nga liria.

Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Vukas Radonjiq,  bëri të ditur se dyshohet se ata kanë kryer vepra penale të krijimit të organizatës kriminale dhe për spiunazh. Kujtojmë se dje policia ka nisur kontrolle në banesa dhe objekte të tjera të disa shtetasve, për shkak të dyshimit për të njëjtat vepra penale.

Mali i Zi, dënon aneksimin e rajoneve të Ukrainës nga Rusia 

Mali i Zi, dënon referendumet e mbajtura për aneksimin e rajoneve të Ukrainës nga Rusia, njoftoi kryeministri malazez në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, dhe theksoi se rezultatet e tyre nuk do të njihen nga Qeveria e Malit të Zi.

Ai i bëri këto komente gjatë takimit me ambasadorin e ri të Ukrainës në Mal të Zi, Oleh Herasimenko.
Abazoviq, tha se Mali i Zi, është i gatshëm të shqyrtojë mundësitë e ofrimit të ndihmës shtesë për Ukrainën, përmes rehabilitimit të mundshëm dhe ndihmës mjekësore për të plagosurit. Ambasadori, Herasimenko, falënderoi kryeministrin Abazoviq, për mbështetjen, duke vlerësuar lartë se vizita në Kiev e tre kryeministrave të rajonit u organizua me iniciativën e tij, me qëllim mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Damjanoviq, në takimin vjetor të Bankës Botërore dhe FMN-së 

Delegacioni i Malit të Zi, i kryesuar nga ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, do të marrë pjesë në Takimin Vjetor të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në periudhën prej 10 deri më 16 tetor. 2022.

Siç thuhet në ueb faqen e Kuvendit të Malit të Zi, në delegacionin e Qeverisë së Malit të Zi, përveç ministrit të Financave Aleksandar Damjanoviq, do të jetë edhe drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Buxhetit të Shtetit, Bojan Paunoviq.

Damjanoviq në cilësinë e guvernatorit të Malit të Zi në Bankën Botërore do të përfaqësojë vendin në takim dhe në kuadër të vizitës së tij në SHBA do të organizohen një sërë takimesh me përfaqësues të FMN-së, Bankës Botërore dhe bankat ndërkombëtare.

 

Radulloviq; “Vonesat në medikamente prej 10 deri në dy javë” 

Vonesat e përkohshme në disa medikamente për pacientët onkologjikë do të jenë dhjetë ditë deri në dy javë, deklaroi Drejtoresha e Qendrës Klinike të Malit të Zi Lilana Radulloviq. Ajo tha se sipas Specialistëve të Onkologjisë kjo vonesë nuk paraqet ndonjë rrezik për shëndetin e pacientëve. Radulloviq njoftoi se skaneri që ka pasur defekt, do të duhet të jetë në funksion nga dita e hënë.

 

Aktualisht, 20% më shumë turist se vitin e kaluar në këtë kohë 

Rreth 33 mijë turistë, aktualisht janë duke pushuar në Mal të Zi, apo 20 përqind më shumë se vitin e kaluar, deklaroi drejtoresha e organizatës nacionale turistike, Ana Tripkoviq- Markoviq.
Sipas saj, kjo shifër tregon se jemi në 70 përqindëshin  e rekordit të viti 2019.

Zyrtarizohet vendimi për të diskutuar liberalizimin e vizave për Kosovën 

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka vendosur edhe zyrtarisht në rend dite diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Sipas planit të prezantuar, çështja e vizave do të diskutohet më 13 tetor.  Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë BE-së, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Shengen. Në qershor të vitit 2016, Komisioni Evropian pati vlerësuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, mirëpo pati vënë kusht për finalizim të procesit që të arrihej marrëveshje për ratifikimin e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, dhe që të kishte rezultate në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë.

 

Vazhdojnë luftimet në lindje dhe jug të Ukrainës 

Luftimet në lindje dhe në jug të Ukrainës janë duke vazhduar. Presidenti rus, Vladimir Putin, në një ceremoninë në Moskë, nënshkruan sot Marrëveshjen për bashkimin e katër  rajoneve të Ukrainës me Rusinë në të cilat u mbajtën  referendumet, njoftoi Kremlini.

Nga na tjetër, Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, e  paralajmëroi Moskën se pas aneksimit të rajoneve në fjalë do të pasojë një përgjigje e fuqishme nga ana e Kievit.

Presidenti, Zelenski, ndërkohë ka thirrur mbledhjen urgjente të Këshillit për Sigurinë Kombëtare dhe Mbrojtjen.

A.Guteresh; Ankesimi i katër zonave nga Rusia, rrezikon paqen në rajon 

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterresh, beson se bashkimi i katër zonave në lindje të Ukrainës, Rusisë, rrezikon perspektivat për paqen në rajon. Edhe Presidenti Amerikan, Joe Baiden, tha se Uashingtoni askurrë nuk do t'i njohë referendumet ruse në Ukrainë.

Ndërsa kryeministrja britanike, Liz Tass, tha se Britania e Madhe, “nuk do ta pranojë kurrë” aneksimin rus të katër rajoneve të Ukrainës, duke akuzuar presidentin, Vladimir Putin, se dëshiron të ndryshojë me forcë kufijtë ndërkombëtarë.

Të paktën 23 të vrarë nga sulmi me raketë afër qytetit Zaporizhja   

Të paktën 23 persona janë vrarë dhe 28 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me raketë ruse që ka goditur një konvoj me makina civile, afër qytetit ukrainas Zaporozhja, ka thënë guvernatori rajonal, Oleksandr Staruk. Ai, ka publikuar fotografi të makinave të djegura dhe trupave të shtrirë nëpër rrugë.  Staruk, ka thënë se ekipet e shpëtimit janë në zonën e sulmit. Sipas tij, konvoji ka qenë në rrugë për në territorin e pushtuar nga Rusia, meqë vozitësit kanë dashur të marrin familjarët e tyre dhe t’i dërgojnë në vende të sigurta. Rusia nuk e ka komentuar  sulmin.

Autoritetet kanë nisur një proces të gjerë të kërkim-shpëtimit nga pasojat e uraganit Ian 

Autoritetet në Florida kanë nisur një proces të gjerë të kërkim-shpëtimit, pas dëmeve të mëdha që ka shkaktuar Uragani Ian. Të paktën 10 persona kanë vdekur në këtë shtet amerikan, mirëpo zyrtarët frikësohen se numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar se uragani– që tani është në kategorinë e parë – mund të jetë më shkatërruesi në historinë e Floridas, “me një numër të konsiderueshëm të jetëve të humbura”. Ian aktualisht është duke lëvizur drejt Karolinës së Veriut dhe asaj të Jugut. Si pasojë e stuhisë së fuqishme, më shumë se 2.2 milionë njerëz vazhdojnë të mos kenë rrymë në Florida.

Të paktën 19 të vrarë nga një shpërthim në Kabul 

Policia në Kabul ka raportuar për të paktën 19 persona të vdekur dhe disa të plagosur, pas shpërthimit në një qendër edukative në kryeqytetin afgan. Shumë prej banorëve të  zonës i takojnë komunitetit Hazara, i cili është shënjestruar edhe në të kaluarën. Studentët kanë qenë në klasë duke u përgatitur për një provim universitar, njoftuan zyrtarët e qendrës. Shumica e viktimave janë vajza. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Berishaj, me medale të bronzit në Kampionatin Evropian 

Përfaqësuesja e Malit të Zi, në Tekwondo,  Angjella Berishaj, fitoi medaljen e bronzit në Kampionatin Evropian, që u mbajt në Tiranë.
Nën-kampionja e botës, në fillim të garës, në kategorinë deri në 67 kilogramë ishte e lirë, kurse në raundin e dytë, fitoi ndaj gjermanes, Julika Cimerling, ndërsa në të tretin përfaqësuesen e Bosnjë Hercegovinës, Zorana Sandiq.
Anëtarja e ekipit Besa, nga Tuzi, Angjella Berishaj, në gjysmëfinale humbi ndaj kroates, Arijana Oreç.
Kampionati Evropian i Takwondos, në Tiranë, mblodhi 430 konkurrentë, nga 36 vende.

Nesër, mot kryesisht i vranët

Në Mal të Zi, mban mot me vranësira mesatare deri plotësisht i vranët. Frynë erë e mesme deri e fortë e drejtimeve jugore.

Temperatura në orën 14; Podgoricë e Ulqin 27 gradë, Tivar e Herceg Novi 25, Petrovac 24, Rozhajë 23, Plevlë e Beranë 22, Plluzhinë 21, Nikshiq, Cetinë, Guci e Andrijevicë 20, Shavnik e Bijello Pole 19, Kollashin 18 dhe në Zhablak 15 gradë.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot të vranët dhe, vende – vende,  me të reshura të shiut dhe bubullimë. 

Do të fryjë erë e mesme deri e fortë e drejtimeve e të jugut. Temperatura e mëngjesit prej 8 deri në 19, kurse më e larta e ditës prej 14 deri në 25 gradë.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се