Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

26. 01. 2023. 00:00 >> 18:29

Ditari 26.01.2023

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Sot përfundon dëgjimi i kandidatëve për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese

Sot, përfundon dëgjimi i kandidatëve për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë, filluan konsultimet e partive për përzgjedhjen e gjyqtarëve. Dialogu, në kuadër të Këshillit  u iniciua nga kryetarja Simonida Kordiq, e cila pret që kësaj here të përfundojë kompletimi i Gjykatës Kushtetuese. Paria Demokratike e Socialistëve, Fronti Demokratik, URA dhe Demokratët besojnë që kësaj here do të arrijnë marrëveshjen për zgjedhjen e 4 gjyqtarëve të Gjykatës kushtetuese.

S.Piç - Politikanët dhe partitë malazeze duhet të sigurojnë një Gjykatë Kushtetuese funksionale

Politikanët dhe partitë malazeze duhet të sigurojnë një Gjykatë Kushtetuese funksionale dhe të krijojnë kushtet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, tha i dërguari i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar (MB) për Ballkanin Perëndimor, Stuart Piç.Siç njofton Ambasada Britanike në Podgoricë, Pich tha në një deklaratë në lidhje me situatën aktuale politike në vend se Britania e Madhe dhe aleatët e saj ndajnë një angazhim të palëkundur për sigurinë dhe mirëqenien e rajonit, përfshirë Malin e Zi. Sipas tij, ngërçi aktual dhe i gjatë politik e lë Malin e Zi me një qeveri tranzitore në kohë sfiduese gjeopolitike dhe ekonomike. "Politikanët dhe partitë malazeze tani duhet t'i bashkohen bisedës për të siguruar një Gjykatë Kushtetuese funksionale dhe për të krijuar kushtet e duhura për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare," tha Piç. Ai tha se Mbretëria e Bashkuar është e interesuar në mënyrë aktive në këtë proces.“Si aleatë të NATO-s, është veçanërisht e rëndësishme që ne t'i përmbahemi vlerave të qarta të përbashkëta mbi të cilat bazohen pozicionet e harmonizuara në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe politikës së jashtme. Vetëm në bazë të interesave të tilla të përbashkëta, bashkëpunimi ynë i suksesshëm në shumë fusha vazhdon”, tha Pich.

Receta për zgjidhjen e krizës politike është në duart e Malit të Zi

Receta për zgjidhjen e krizës politike dhe krijimin e parakushteve për të hyrë në fazën finale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian gjendet në Mal të Zi”u tha në përfundimin e përbashkët pas bisedës që ministrja Ana Novakoviq Gjuroviq pati me deputetët e Parlamentit Evropian Vladimir Bilçik dhe Tonin Picula. Gjatë një bisede të hapur Bilçik shprehu shqetësimin e tij për krizën aktuale politike në Mal të Zi dhe theksoi se zgjidhja e çështjes së funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe ndërtimi i institucioneve të pavarura që duhet të mundësojnë zbatimin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe në të ardhmen e afërt parlamentare është një parakusht themelor për përparimin e mëtejshëm të Malit të Zi në rrugën evropiane.Bilçik përshëndeti përafrimin e politikës së jashtme të Malit të Zi me atë evropiane, veçanërisht në lidhje me agresionin rus kundër Ukrainës”, thuhet në njoftim. Tonino Picula, siç raportohet, shprehu kënaqësinë e tij me mundësinë për t'u njohur me situatën aktuale në Mal të Zi dhe beson se Mali i Zi ka potencialin dhe kapacitetin për t'u bërë anëtari i ardhshëm i BE-së, por se është e nevojshme të bëhet përparim i dukshëm në këtë drejtim.Ai vuri në dukje se zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen sa më shpejt dhe sugjeroi se pavarësisht ndryshimeve politike, është e nevojshme të ruhet struktura e negociatave dhe të mbrohet nga çdo ndikim politik.Mali i Zi duhet të përfitojë nga ky moment, ka përfunduar deputeti Picula”, thuhet në njoftim. Novakoviq Gjuroviq falënderoi deputetët për mundësinë e shkëmbimit të mendimeve lidhur me situatën aktuale në lidhje me agjendën evropiane të Malit të Zi. Ajo theksoi se anëtarësimi i Malit të Zi është prioritet kyç i politikës së jashtme dhe se Qeveria në mënyrë aktive po zbaton reformat në atë rrugë që janë në kompetencë të saj.

Rajnke - deputetët e Parlamentit të Malit të Zi duhet të sigurojnë funksionimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, Judy Rajzing Rajnke tha se deputetët e Parlamentit të Malit të Zi duhet të sigurojnë funksionimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese. Ajo theksoi se me këtë veprim konkret Mali i Zi do t'i tregojë Bashkimit Evropian se respekton sundimin e ligjit. Rajzing-Rajke në shkrimin e saj autorial theksoi se demokracia e fortë dhe sovrane duhet të ndërtohet mbi institucione të forta, dhe se ato në Malit të Zi aktualisht janë në rrezik pasi nuk funksionon Gjykata Kushtetuese. Kjo është arsyeja pse duhet të arrihet marrëveshja jo vetëm për zgjedhjen e një apo dy gjyqtarëve,  por për të katërt dhe  se deputetët duhet të gjejnë rrugën për të përmbushur këtë detyrë, deklaroi mes tjerash ambasadorja amerikane në Podgoricë, Rajzing Rajnke.

Propozim ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Prokurorin e Shtetit nuk respektojnë rekomandimet e Komisionit Evropian dhe atij të Venecias

Propozim ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Prokurorin e Shtetit nuk respektojnë rekomandimet e Komisionit Evropian dhe atij të Venecias, deklaruan nga Bashkimi Evropian dhe i bënë thirrje parlamentit të rishqyrtojë draftin dhe në vend të tij të ndërmarr emërimin e përhershëm të prokurorit të përgjithshëm të shtetit në përputhje me Kushtetutën e Malit të Zi.Në deklaratën e tyre dërguar korrespodentit të Radiotelevizionit të Malit të Zi në Bruksel, ata thonë se Mali i Zi duhet të forcojë pavarësinë, përgjegjësinë dhe profesionalizmin e gjyqësorit në mënyrë që të përshpejtoi anëtarësimin në BE, gjë që qytetarët e Malit të Zi e kërkuan në mënyrë të përsëritur.

Timonie - zgjedhjet presidenciale dhe  parlamentare mund të mbahen vetëm pas krijimit të një gjykate funksionale kushtetuese

Ambasadori i Francës në Malin e Zi Kristian Timonie tha se zgjedhjet presidenciale dhe  parlamentare mund të mbahen vetëm pas krijimit të një gjykate funksionale kushtetuese. Ai për emisionin Fokus tha se është e trishtueshme, se si Mali i Zi, për shkak të krizës institucionale, është bërë temë e përditshme e Këshillit të Bashkimit Evropian.

M.Vukiqeviq Mali i Zi është në procesin e pas monitorimit

Se zgjedhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është tema qendrore e raportit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe se numrin më të madh të vërejtjeve të tyre është mos zgjidhja e këtij problemi, e vërtetoi edhe nënkryetarja e Asamblesë Parlamentare Maja Vukiqeviq për Portalit e transmetuesit publik. Ajo tha se Mali i Zi është në procesin e pas monitorimit duke shtuar se dialogu politik në vend përmendet pjesërisht në raport, e që do të shqyrtohet në seancën e sotme.

Inspeksioni shëndetësor-sanitar paraqiti mbi 100 kërkesa për fillimin e procedurave kundërvajtëse

Inspeksioni shëndetësor-sanitar paraqiti mbi 100 kërkesa për fillimin e procedurave kundërvajtëse ndaj prindërve që refuzojnë të vaksinojnë fëmijët me vaksinën MMR, deklaroi inspektorja shëndetësore e sanitare Jelena Nikçeviq.
Ajo njoftoi se ka filluar kontrolli i qendrave shëndetësore në gjithë vendin dhe vuri në dukje se prindit apo kujdestarët e fëmijëve, në përputhje me Aktin e Mbrojtjes së Popullsisë, janë të detyruar të sigurojë vaksinimin e fëmijëve kundër 10 sëmundjeve infektive.

Lajçak me Kurtin dhe Bislimin jam marrë vesh për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit të mbrëmshëm në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ka deklaruar se me liderët kosovarë janë marrë vesh për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve. Pas takimit në një njoftim në Twitter , Lajçak  tha se “të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht”. Lajçak ka arritur mbrëmë në Kosovë, në përpjekjet e vazhdueshme për të arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës e Serbisë për normalizim. Brenda një javë ai qëndroi për të dytën herë në Kosovë. 

Britania e Madhe: Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës

Kosova duhet të lejohet të ecë përpara me anëtarësimin në Këshillin e Evropës, tha përfaqësuesi i Britanisë së Madhe, John Howell, në seancën e Asamblesë Parlamentare të kësaj organizate ndërkombëtare. Këshilli i Evropës është organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit, me seli në Strasburg të Francës. Në një debat të mbajtur me iniciativën e Britanisë së Madhe në selinë e Këshillit të Evropës, Howell kërkoi që çështja e anëtarësimit të Kosovës të ndahet nga progresi në dialogun e Kosovës me Serbinë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian (BE). “Kosova nuk duhet të mbahet peng në raport me progresin në dialogun e udhëhequr nga BE-ja. Duhet të tregojmë se Këshilli i Evropës është i ndarë nga Bashkimi Evropian dhe se ka vlerat dhe parimet e veta mbi bazën e të cilave sillen vendimet”, tha Howell në fjalën e tij. Gjatë seancës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia mbështetën anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ndërsa Serbia u bëri thirrje anëtarëve që ta refuzojnë kërkesën e Kosovës. Kosova e ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në maj të vitit 2022. Serbia e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në institucione dhe organizata të tjera ndërkombëtare dhe në mënyrë aktive është duke bërë fushatë për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Gjatë debatit, anëtarët e Asamblesë së Këshillit të Evropës shprehën shqetësimin për tensionet në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe rolin e Rusisë dhe presidentit të saj Vladimir Putin në këtë situatë.“Nëse është kështu, ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë dhe të ndërmarrim hapa konkretë”, tha përfaqësuesi i Britanisë së Madhe, John Howell.

Vazhdohet afati i konkursit për pranimin e policëve të rinj në veri

Policia e Kosovës e ka vazhduar afatin e konkursit për punësimin e pjesëtarëve të rinj nga komunitetet joshumicë, për të plotësuar pozitat e lira në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut.Konkursi, që fillimisht është shpallur nga 5 deri më 26 janar, do të shtyhet deri më 10 shkurt, ka konfirmuar Policia e Kosovës për Radion Evropa e Lirë. Mirëpo, ky institucion nuk ka ofruar hollësi se sa aplikacione ka pranuar deri më tani, nëse ka aplikuar dikush nga radhët e komunitetit serb, apo ish-policët nga veriu i Kosovës që kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre, në nëntor të vitit të kaluar. Policia ka thënë shkurtimisht se kriteret për punësimin e punonjësve të rinj të policisë mbeten të njëjta dhe se publiku do të informohet me kohë për hapat e mëtejshëm. “Policia e Kosovës, përmes video-mesazheve, fushatave sensibilizuese dhe takimeve zyrtare që po mbahen në të gjitha rajonet, çdo herë ka inkurajuar dhe vazhdon t’i inkurajojë, dhe fton qytetarët e të gjitha komuniteteve pakicë që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës”, është thënë mes tjerash në përgjigjen e Policisë. Qeveria e Kosovës i ka thënë Radios Evropa e Lirë se konkursi për rekrutimin e policëve të rinj është i hapur për të gjithë ata që plotësojnë kriteret dhe se Kosova nuk dëshiron të përjashtojë askënd nga institucionet apo të "zëvendësojë serbët me shqiptarë”. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar pjesëtarët e komunitetit serb, veçanërisht ata që nuk kanë punuar asnjëherë në institucionet e Kosovës, të aplikojnë në konkurs.

Bullgaria tërheq ambasadorin e saj nga Shkupi

Bullgaria do të tërheqë ambasadorin e saj nga Shkupi, dhe do të ndërpresë të gjitha projektet e përbashkëta ndërshtetërore me Maqedoninë e Veriut. Kjo është bërë e ditur nga ministri i Jashtëm bullgar, Nikolai Milkov, pas një seance në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme të Bullgarisë, ku është diskutuar për tensionet e fundit me Maqedoninë e Veriut, pas sulmit fizik ndaj Hristijan Pendikovit - përfaqësuesit të një klubi bullgar në qytetin e Ohrit. Sulmi ndaj tij ka ndodhur më 19 janar, por hetimet ende nuk kanë përcaktuar nëse ai është sulmuar për shkak të mosmarrëveshjeve personale, apo për shkak të shtetësisë së tij bullgare. Për këtë rast po hetohen katër persona. “Të gjithë jemi të mendimit se gjërat nuk mund të vazhdojnë siç kanë qenë. Kjo që po ndodh nuk është qasje produktive. Duhet të bëhet e qartë se gjërat kanë ndryshuar. Gjërat nuk do të vazhdojnë, ne do të shqyrtojmë më shumë komponentë dhe elemente të bashkëpunimit tonë dypalësh me këtë shtetin tonë fqinj”, ka deklaruar shefi i diplomacisë bullgare, Nikolai Milkov. I pyetur nëse pas këtij incidenti Sofja do t’i bllokojë bisedimet e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, Milkov ka thënë se Bullgaria nuk do ta bëjë këtë gjë, sepse siç tha, “bisedimet asnjëherë nuk kanë filluar” andaj si reagim për incidentin do të ndërmarrë masa tjera, si “ndërprerjen e të gjitha projekteve të përbashkëta ndërshtetërore me Maqedoninë së Veriut”.

Ukraina thotë se zmbrapsi të gjitha sulmet e mbrëmshme ruse

Mbrojtja ajrore ukrainase, ka thënë se ka rrëzuar të gjithë dronët rusë, në valën e re të sulmeve një natë më parë. Në total janë rrëzuar 15 të ashtuquajtur dronë kamikazë vetëm mbi kryeqytetin ukrainas, Kiev, ka thënë sot administrata ushtarake e këtij qyteti. Sipas saj, ushtria ukrainase ka lëshuar 24 dronë nëpër Ukrainë. Ky informacion nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur. Sot në mëngjes, në Ukrainë është lëshuar një tjetër alarm, për shkak të sulmeve të dyshuara ruse. Rusia e ka nisur luftën në Ukrainë 11 muaj më parë. Prej muajit tetor, ushtria ruse ka sulmuar kryesisht infrastrukturë kritike ukrainase me raketa dhe dronë luftarakë. Në mes të dimrit, ukrainasit po përballen me ndërprerje të energjisë, dhe në disa raste edhe me ndalje të furnizimeve me ujë dhe ngrohje. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Odesa shpallet zonë e rrezikuar e Trashëgimisë Botërore

Qendra historike e qytetit ukrainas të Odesas, është shpallur zonë e rrezikuar e Trashëgimisë Botërore nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Kulturë (UNECSO) . Agjencia ka thënë se vendimi i saj e njeh “vlerën e jashtëzakonshme” të kësaj zone. Mirëpo Rusia e ka kritikuar këtë vendim, duke thënë se është “i motivuar politikisht”. E njohur si perla e Detit të Zi, Odesa është bombarduar disa herë nga Rusia, prej nisjes së luftës në Ukrainë. Vitin e kaluar, banorët kanë tentuar të mbrojnë monumentet e qytetit dhe disa ndërtesa, duke i mbuluar me thasë. Duke folur pas votimit, shefja e UNESCO-s, Audrey Azoulay, ka thënë se shpallja e qytetit si zonë e Trashëgimisë Botërore është hap i rëndësishëm. Ajo ka thënë se vendimi nënkupton që të gjitha vendet anëtare të konventës, përfshirë Rusinë, kanë obligim “që të mos e shkatërrojnë me qëllim” këtë zonë. Disa pjesë të Odesas janë shpallur në listën e Trashëgimisë Botërore në rrezik, çka do të thotë se UNESCO i jep qytetit qasje në ndihmë teknike dhe financiare. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka mirëpritur këtë vendim, duke thënë se është “mirënjohës ndaj partnerëve që na kanë ndihmuar në mbrojtjen e kësaj perle nga sulmet e pushtuesit rus”.

Policia Italiane arrestoi 56 përsona në të gjithë vendin për shkak të lidhjeve me grupin mafioz

Policia Italiane arrestoi 56 përsona në të gjithë vendin për shkak të lidhjeve me grupin mafioz Ndran-Geta dhe  sekuestruan prona me vlerë rreth 250 milion euro.
Akuzat me të cilat përballen të dyshuarit përfshijnë, ndër të tjera, zhvatjen, rrëmbimin, tregtinë e armëve, korrupsionin dhe mashtrimin.Operacioni i policisë zhvillohet vetëm një javë pasi një nga të arratisurit më të kërkuar italianë u arrestua në Palermo.

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në pjesën më të madhe të Malit të Zi mban mot me vranësira mestarë, kurse në veri kryesisht i vranët dhe pa të reshura.

Frynë erë e dobët deri e mesme nga drejtimi i jugut dhe juglindejes. Temperaturat në orën 13 u shënuan:

H.Novi 15, Tivar 14, Petrovac 13,Podgoricë 11,Ulqin 10, Cetinë 8, Nikshiq 6, Shavnik 5, Beranë e B.Pole 4, Andrievicë e Guci 3, Pluzhinë 2, Kollashin e Plevle 1, Rozhajë 0 dhe në Zhablak – 3 gradë.

Për nesër metereologët parashohin të mbajë mot me vranësira mesatare, deri krejtësisht i vranët e vende vende me reshje të dobëta. Do të fryjë erë mesatare, vende vende deri e fortë nga drejtimet e veriut dhe verilindjes. Temperatura e mëngjesit prej – 6 deri në 9 kurse më e larta e ditës prej -5 deri në 13 gc.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се