Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

27. 01. 2023. 00:00   >>  18:58

Ditari 27.01.2023

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Abazoviq ka thënë se shpreson që Mali i Zi në zgjedhjet presidenciale do të fitojë një president të ri

Kryetari i Qeverisë Dritan Abazoviq ka thënë se shpreson që Mali i Zi në zgjedhjet presidenciale do të fitojë një president të ri dhe se do të ishte mirë që të jetë ndonjë kandidat i përbashkët. Duke komentuar bisedimet e sërishme mbi formimin e qeverisë brenda shumicës parlamentare të 30 gushtit të vitit 2020, të cilat i ka propozuar Fronti Demokratik, ka thënë se është i gatshëm ta dëgjojë propozimin nëse dikush e ka atë.

Gjukanoviq - Bashkimi evropian është partner kryesor dhe mik i dëshmuar i Malit të Zi

Bashkimi evropian është partner kryesor dhe mik i dëshmuar i Malit të Zi, i cili e vlerëson përkrahjen e intensifikuar që e marrim në drejtim të kthimit të stabilitetit, thuhet në mesazhin e presidentit Millo Gjukanoviq të publikuar në llogarinë e tij të tuiterit. Ai ka biseduar me kryetarin e këshillit evropian Sharll Mishell. Gjukanoviq ka thënë se nga Bashkimi Evropian ka arritur pajtimi i plotë për domosdoshmërinë që në rrethin e 6-të të ketë sukses zgjedhja e gjykatësve të Gjykatës kushtetuese. Ai thekson  se e gëzon vullneti i fuqishëm i BE-së që ta ndihmojnë funksionimin stabil të parlamentit dhe qeverisë, e gjitha me qëllim që të arrihen rezultate që Malin e Zi ta çojnë drejt Bashkimit Evropian.

Beçiq - Lista e përbashkët zgjedhore do të korrte rezultat mbresëlënës në zgjedhje

Lista e përbashkët zgjedhore e Malit të Zi Demokratik, Lëvizjes Evropa Tani dhe ndoshta e strukturave të vogla partiake, do të korrte rezultat mbresëlënës në zgjedhje, ka vlerësuar për Zërin e Amerikës kryetari i Malit të Zi Demokratik Aleksa Beçiq. Zgjedhjet presidenciale, siç thotë ai, do ta hapin rrugën drejt fitores edhe në zgjedhjet parlamentare. Beçiq me bashkëpunëtorët e vetë qëndron për vizitë në Uashington, ku është takuar me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar. Ai tha se është optimist se në përpjekjen e gjashtë do të zgjidhen gjykatësit e Gjykatës kushtetuese. Beçiq thekson se kjo është rruga edhe për zgjidhjen e problemeve të tjera politike në vend, dhe se në mars do të arriheshin kushtet për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Protestë e punëtorëve në spitalin e Melinës

Të punësuarit në spitalin Meline kanë protestuar para portave të këtij institucione shëndetësor. Ata kanë shprehur pakënaqësinë sepse me konkurs për vende të lira pune në spital nuk janë paraparë të gjithë të punësuarit vetëm një pjesë e tyre. Ata kërkuan takim urgjent me ministrin e shëndetësisë dhe me kryeministrin, kurse protestën e vazhduan edhe para ndërtesës së komunës. Kryetarja e Sindikatës së Spitalit Sllavica Drobnjak ka thënë se është absurditet që dikush, i cili lufton tash 10 vjet për këtë institucion, të konkurrojë për vendin e punës mbi të cilin ka luftuar. Dëshirojmë përgjigje përse me këtë konkurs nuk janë përfshirë 59 punëtorë, të cilët prej më 1 shkurti nuk kanë punë në këtë institucion. Sipas të gjitha gjasave nuk kemi punë asnjëri sepse marrëveshja që na kanë ofruar zgjatë deri më 31 janar. Askush nga ne prej më 1 shkurti nuk ka vendim të përhershëm. Pyesim të gjithë kompetentet, posaçërisht Ministrinë e Shëndetësisë, përse e kanë shpallur konkursin dhe nuk i kanë njoftuar punëtorët e spitalit. Të gjithë punëtorët janë dakorduar që të mos paraqiten në këtë konkurs, ka thënë Drobnjak.

Katër persona janë shoqëruar në policinë e Podgoricës pas mbikëqyrjes së djeshme me dronë

Katër persona janë shoqëruar në policinë e Podgoricës pas mbikëqyrjes së djeshme me dronë e helikopterë të shtratit të lumit Moraça me qëllim të parandalimit të eksploatimit jolegal të rërës. Siç ka kumtuar ministri i punëve të brendshme, Filip Axhiq, ekipet e Drejtorisë së Policisë në të ardhmen çdo ditë do të kryejnë mbikëqyrje të shtretërve të lumenjve. Të rikujtojmë se Qeveria ka publikuar regjistrin e ndërmarrjeve dhe personave, të cilët, siç theksojnë, e kanë eksploatuar në mënyrë jolegale rerën nga shtretërit e lumenjve. Në këtë regjistër janë kompanitë: BEMAX, Putevi, Tehnoput, Montenegro Petrol, Çelebiq, Cijevna Komerc, FabLive, Pe Mar, Gugi Komerc, Tofi, si dhe katër persona fizikë.

 

Gjykata e Lartë e Podgoricës ka refuzuar garancitë prej 634 mijë euro për ish kryetarin e gjykatës ekonomike, Bllazho Jovaniq

Gjykata e Lartë e Podgoricës ka refuzuar garancitë prej 634 mijë euro për ish kryetarin e gjykatës ekonomike, Bllazho Jovaniq, që i ka ofruar familja e tij në mënyrë që të mbrohet nga liria. Këtë e ka vërtetuar për Televizionin e Malit të Zi këshilltarja e pavarur për marrëdhënie me opinionin Maria Rakoviq. Fillimisht për lirinë e Jovaniqit u ofruan 442 mijë euro, kurse të afërmit e tij kanë ofruar hipotekë në patundshmëri me vlerë prej 200 mijë euro të tjera. Vendimit për mospranimit të garancive i ka parapri vendimi negativ i prokurores Lidia Mitroviq.

Kurti: Asociacioni i komunave serbe nuk mund të ketë përparësi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se propozimi evropian për marrëveshjen Kosovë-Serbi, është bazë e mirë për diskutime dhe kjo marrëveshje në qendër duhet ta ketë njohjen e ndërsjellë me Serbinë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se asnjë nga marrëveshjet e arritura më parë në Bruksel nuk mund të ketë përparësi ndaj marrëveshjeve tjera. Ai tha se propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është bazë e mirë për diskutime dhe kjo marrëveshje në qendër duhet ta ketë njohjen e ndërsjellë me Serbinë. Këto deklarime, kryeministri Kurti i bëri pas një darke punë që pati në Prishtinë me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ky i fundit, pas darkës me Kurtin shkroi në Twitter se, "ne jemi pajtuar që të gjitha marrëveshjet e kaluara që janë arritur në dialog, duhet të zbatohen plotësisht”. Për këtë njoftim të Lajçakut që disa nga mediet në Prishtinë e interpretuan se "Kurti është pajtuar që ta themelojë asociacionin”, kryeministri Kurti u deklarua vetë duke thënë se "diplomatët po këmbëngulin që marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të theksohet më shumë”. "Por ajo marrëveshje tashmë është e theksuar, sepse është e vetmja marrëveshje nga 33 marrëveshjet e Brukselit që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese, pra në një mënyrë përnjëmend mund të themi se ajo marrëveshje është e theksuar në kuptimin juridik e kushtetues për shkak se nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.

Berisha - Rama e ka kthyer zyrën e Kryeministrisë në një kënetë korruptive

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në një komunikim me gazetarët ka deklaruar se Edi Rama e ka kthyer zyrën e Kryeministrisë në një kënetë korruptive duke iu referuar lidhjeve me ish-agjentin e FBI-së të arrestuar në SHBA. Ai ka paralajmëruar zhvillimin e protestave për atë që ai e cilëson “rrëzimin e regjimit të korruptuar të Ramës”. Berisha tha se protestat janë e vetmja mënyrë për rrëzimin e kësaj qeverie që sipas tij ka arritur të cenojë edhe marrëdhëniet me SHBA përmes veprave kriminale duke korruptuar ish zyrtarin e FBI-së. Lidhur me çështjen MëkGonigal, Berisha tha se Partia Demokratike do të ngre një Komision Hetimor Parlamentar për mbledhjen e çdo informacioni lidhur me aktivitetin e oligarkut rus në Shqipëri nga viti 2018 deri në fund të vitit 2022 dhe më pas do ia dërgojë SHBA-së.

Rusia po e drejton fokusin e luftës kah "NATO-ja dhe Perëndimi

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Stefano Sannino, ka thënë sot se Rusia e ka çuar luftën e saj në Ukrainë “në një nivel tjetër”, duke kryer sulme ndaj civilëve dhe shënjestrave joushtarake. Ai po ashtu e ka kritikuar Moskën për nxitje të vendimeve që kanë marrë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, për të dërguar tanke të avancuara në Ukrainë. Duke folur në një konferencë në Tokio, Sannino ka thënë se Putin “ka lëvizur nga koncepti i operacionit special në konceptin e luftës kundër NATO-s dhe Perëndimit”. Ai ka thënë se tanket gjermane dhe amerikane pritet t’iu ndihmojnë ukrainasve që të mbrojnë veten në luftë dhe nuk do t’i kthejnë ata në sulmues. “Mendoj se zhvillimet e fundit, sa u përket furnizimeve me armë, janë përgjigje ndaj situatës dhe mënyrës se si Rusia e ka çuar luftën në nivel tjetër”, ka thënë Sannino.

 

Polonia do t’ia dërgojë Ukrainës 60 tanke të modernizuara

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, ka thënë se Polonia do të dërgojë dhjetëra tanke në Ukrainë këtë vit. Në një intervistë për televizionin kanadez, CTV, ai ka thënë se shteti i tij do të dërgojë 60 tanke të avancuara, përveç 14 tankeve të modelit gjerman, Leopard 2. Varshava, e cila e ka pozicionuar veten si një prej vendeve më mbështetëse ndaj Ukrainës, i ka bërë presion të konsiderueshëm Gjermanisë në javët e fundit që të mundësojë dërgimin e tankeve Leopard 2 në Kiev. Gjermania është pajtuar për të dërguar vetë këto tanke në Ukrainë, por edhe u ka dhënë dritën e gjelbër shteteve tjera që të veprojnë njëjtë. “Tani për tani, ne jemi të gatshëm të dërgojmë 60 tanke tona të modernizuara, 30 prej tyre PT-91. Përveç tyre janë edhe 14 tanke Leopard 2, që i kemi në dispozicion”. PT-91 është tanke luftarake polake, e cila ka nisur të përdoret për herë të parë në vitet 1990. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zekensky, e ka falënderuar Poloninë për dërgimin e më shumë tankeve. “Së bashku, ne do të fitojmë”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.

 

Scholz kujton përgjegjësinë e Gjermanisë për Holokaustin

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka përmendur përgjegjësinë historike të Gjermanisë për vrasjen e miliona hebrenjve në periudhën e nazizmit, teksa ky shtet përkujton viktimat. “Vuajtjet e 6 milionë hebrenjve të vrarë pafajësisht janë të paharruara – ashtu sikurse vuajtjet e të mbijetuarve”, ka shkruar Scholz në Twitter. Në kuadër të përkujtimit të viktimave në Gjermani, e mbijetuara e Holokaustit, Rozette Kats pritet të flasë para Parlamentit gjerman. Presidentja e Parlamentit gjerman, Bärbel Bas, do të hapë takimin e veçantë, në të cilin pritet të marrë pjesë edhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Ceremonia përkujtimore e këtij viti fokusohet në njerëzit që janë persekutuar nga nazistët për shkak të orientimit të tyre seksual apo identitetit. Më 27 janar 1945, ushtarët e Ushtrisë së Kuqe kanë çliruar të mbijetuarit e kampit të koncentrimit Aushvic në Poloni. Nazistët kanë vrarë më shumë se 1 milion njerëz atje, kryesisht hebrenj. Përveç vrasjeve në këtë kamp, gjenocidi i kryer kundër hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, i njohur si Holokaust, ka rezultuar me vrasjen sistematike të rreth 6 milionë hebrenjve. Kjo datë, 27 janari, shënohet në Gjermani si Dita e Përkujtimit të Holokasutit, prej vitit 1996.

Rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Çeki

Rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Republikën Çeke ka filluar sot, teksa në garë janë ish-gjenerali i NATO-s, Petr Pavel dhe ish-kryeministri Andrej Babish, një miliarder popullist. Qendrat e votimit janë hapur në orën 14:00 dhe do të zgjasin deri nesër po në të njëjtin orar. Të drejtë vote kanë 8.3 milionë banorë. Në Republikën Çeke, roli i presidentit është ceremonial, mirëpo presidenti i jep mandat qeverisë dhe është komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura. Rezultatet e zgjedhjeve pritet të bëhen publike në pasditen e së shtunës. Tema dominuese në zgjedhje ka qenë lufta e Rusisë në Ukrainë. Babish, 68-vjeçar, ka tentuar të portretizojë kundërshtarin e tij si luftënxitës dhe ka bërë thirrje për organizimin e një konference të paqes në Pragë. Pavel, i cili është 61-vjeçar, ka qenë në favor të dërgimit të ndihmës në Kiev. Në rundin e parë të zgjedhjeve, rezultati mes tyre ka qenë i ngushtë - të dy kanë fituar rreth 35 për qind të votave. Megjithatë sondazhet e nxjerrin fitues Pavelin.

OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukrainas

Përderisa forcat ruse po vazhdojnë luftimet në lindje të Ukrainës, shefi i agjencisë për refugjatë i Kombeve të Bashkuara tha se Kievi dhe qeveritë evropiane duhet të përgatiten për një valë të re të njerëzve që largohen nga luftimet. Komisionari i Lartë për Refugjatë, Filippo Grandi, tha për Afp-në se pavarësisht se disa herë i është ofruar ndihmë, Rusia ende i lejon kësaj agjencie qasje të kufizuar tek ukrainasit që gjendet në atë zonë. “Gjëja që mund të them është se çdo përkeqësim i luftës rrezikon të shkaktojë zhvendosje të mëtejme, në një mënyrë apo në një tjetër, dhe ne duhet të jemi të gatshëm për këtë gjë”, tha ai. “Siç e kemi parë kudo, në Mariupol, Herson, çdoherë kur luftimet intensifikohen, njerëzit tentojnë që të gjejnë një vend të sigurt”, shtoi ai, duke iu referuar dy qyteteve ku ka pasur luftime të ashpra, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës pothuajse një vit më parë. Grandi tha se “ne po i themi Qeverisë ukrainase, por edhe qeverive të shteteve fqinje, ‘bëhuni gati, përgatituni për çdo eventualitet’”, theksoi ai. Autoritetet ukrainase kanë paralajmëruar gjatë kësaj jave se forcat ruse po intensifikojnë ofensivën e tyre, në përpjekjet e tyre për të marrë kontrollin e qytetit të Bahmutit, që gjendet në rajonin e Donjeckut. Beteja për Bahmutin, aktualisht është beteja më e gjatë që nga nisja e pushtimit rus më 24 shkurt të vitit 2022. Banorët e këtij qyteti të shkatërruar po ikin, teksa forcat ruse po fitojnë terren.

Nesër mot me diell

Sot në pjesët veriore të vendit ka mbajt mot me vranësira mesatare kurse në veri mot i vranët dhe me reshje të dobëta të borës. Frynë erë e mesme deri e fortë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. Temperaturat në orën 13: Budvë 13 gradë, H. Novi 12,Tivar e Petrovac 11, Ulqin 10,Podgoricë 9,Cetinë 4,Nikshiq 3, B.Pole e Beranë 1, Plevle,Pluzhinë, Andrievicë, Rozhajë e Guci 0, Kollashin -1 dhe Zhablak -3 gc.

              Për nesër në viset jugore dhe qendrore pritet mot me vranësira të ndryshueshme me intervale të gjata me diell, kurse në veri kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta të borës. Do të fryjë erë vende-vende e mesme deri e fortë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. Temperatura e mëngjesit prej -8 deri në 6, kurse më e larta e ditës prej -3 deri në 13 gradë.

 

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се