Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

31. 01. 2023. 00:00 >> 18:08

Ditari 31.01.2023

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Abazoviq në Ulqin - më e rëndësishmja është të kemi një president të ri, civil dhe evropian

Kryeministri në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, ka bërë të ditur se më e rëndësishmja është të kemi një president të ri, civil dhe evropian. Me këtë, siç thotë kryeministri, do të përfitojmë të gjithë. Ai vlerësoi se kandidatët aktualë janë interesantë dhe se në mesin e tyre ka njerëz që do të dëshironte t'i shihte në postin e presidentit. "Preokupimi ynë qendror është puna e Qeverisë, por ne nuk i nënvlerësojmë zgjedhjet presidenciale. Më e rëndësishmja është që të kemi një president të ri, qytetar dhe evropian. Nga kjo do të përfitojmë të gjithë", tha Abazovic në Ulqin. Ai tha gjithashtu se nesër është “Dita D” sa i përket Gjykatës Kushtetuese. "Gjëja më e rëndësishme është që të marrim katër anëtarë të besueshëm. Apeli i qeverisë ka qenë që në fillim se është dashur të bëhet shumë kohë më parë. Qytetarët le të gjykojnë vetë se në interes të kujt do të bllokohej", tha Abazoviq. Ai shtoi se nuk sheh arsye për të mos zgjedhur të katër gjyqtarët.“Duhet të jemi të vetëdijshëm se nëse PDS mendon se kandidati i pakicave do të jetë kandidati i tyre, atëherë llogaritja e tyre është e gabuar”, tha kryeministri. “Në Ulqin hapet një perspektivë ndryshe” tha Abazoviq. Ai dhe delegacioni qeveritar sot kanë vizituar vendin e ish-Hotelit Galeb, ku është planifikuar ndërtimi i hotelit të ri me pesë yje, si dhe Hotel Jadran dhe Hotel Mediteran. Ai bëri të ditur dinamikën e projekteve dhe tha se e kupton që ka skepticizëm, por që qeveria po përpiqet të “dalë nga ngërçet ligjore”. “Përderisa është kjo qeveri, nuk ka mbetur njeri që mund t’i ngatërrojë gjërat”, theksoi Abazoviq. Ai theksoi se informacionet se do të ndërtohen apartamente në vendin e ish-Hotelit Galeb janë të pasakta. “Kam bërë një përpjekje të madhe për të ndryshuar pronarin e këtij lokacioni, deri në fund të vitit do të përfundojnë çështjet administrative”, tha Abazoviq. "Ne jemi në prag të zgjidhjes së këtij problemi," tha ai. Për hotelin Mediteran, siç tha ai, cikli i investimeve po ecën më shpejt se sa ishte planifikuar. Kur është fjala për ,, Të Mirat Detare ,,kryeministri tha se po hapet tender ndërkombëtar për zhvillimin e Plazhit të Vogël dhe tunelit që do ta lidhë atë me Limanin. “Kjo duhet të ndryshojë fytyrën e Ulqinit. Apeli im do të jetë që të aplikojnë investitorët nga e gjithë bota. Delegacioni u takua me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari dhe bashkëpunëtorët e tij, ku fokusi ishte në shumë projekte zhvillimore që kanë të bëjnë me komunën më jugore të Malit të Zi.

Në vitin 2022, eksportet arritën në 700 milionë euro

Në vitin 2022, eksportet arritën në 700 milionë euro dhe ishin më të mëdhatë në historinë e Malit të Zi, deklaroi kryeministri Dritan Abazoviq. Ai theksoi se krahasuar me vitin 2019, eksporti është rritur për 285 milionë euro. Mbulimi i importeve me eksportet i cili vitin e kaluar ishte 19.8 përqind, është tregues për fillimin e diversifikimit të ekonomisë së Malit të Zi që është edhe detyra e kësaj qeverie u shpreh Abazoviq.

Bogdanoviq, nuk do të diskutomjë në Presidencë për mbështetjen e mundshme për kandidatin presidencial Milojko Spajiq

Kryetari i Klubit të Malit të Zi Demokratik, Boris Bogdanoviq, ka bërë të ditur për Portalin e RTMZ se ajo parti nuk do të diskutojë në Presidencë për mbështetjen e mundshme për kandidatin presidencial “Evropa Tani” Milojko Spajiq, sepse, siç thotë ai, askush nuk e ka pyetur  atë drejtpërdrejt për mbështetje. “Në Presidencë nuk do të diskutojmë për Spajiqin, sepse askush nuk na e ka kërkuar drejtpërdrejt atë mbështetje. Kushdo që mendon se do të ketë mbështetjen e autoriteteve tona, pa pranuar ofertën tonë për të zgjedhur Presidentin e Shtetit apo Kryeministrin, nuk e kupton se si funksionon politika serioze”, thotë Bogdanoviq për Portalin e RTMZ. Qëllimi i seancës së Kryesisë, thotë ai, është që të analizohet seriozisht situata politike, të shqyrtohen të gjithë skenarët dhe të merret vendimi më i mirë i mundshëm.“Në Presidencë nuk do të diskutojmë për kandidatët e tjerë. I kërkojmë mediave që të mos marrin vendime në emrin tonë. Vendimet e demokratëve merren nga demokratët në procedurë demokratike”, ka theksuar  Bogdanoviq në një deklaratë për Portlalin e  RTMZ.

Nikoleta Gjukanoviq numri i madh i kandidatëve për president nga radhët e shumicës parlamentare reflekton përçarjen

Sipas profesoreshës dhe analistes politike Nikoleta Gjukanoviq numri i madh i kandidatëve për president nga radhët e shumicës parlamentare reflekton përçarjen mes atyre partive. Ajo  për RTMZ, ka deklarua gjithashtu se nuk do të jetë e lehtë për PDS-në të zgjedhë kandidatin e saj për sa i përket vendimit që do t'i sjellë rezultatet më të mira. Pas liderëve të lëvizjes “Evropa Tani”, Milojko Spajiq edhe Dejan Vukshiq nga Lëvizja Demokristiane, ka zyrtarizuar pjesëmarrjen në garën zgjedhore. GP URA dhe Demokratët ende nuk janë deklaruar, ndërsa FD shpall kandidaturën e Andrija Mandiq. Profesoresha Nikoleta Gjukanoviq nuk është e befasuar nga numri i madh i kandidatëve në mesin e partive në pushtet.“Mendoj se kjo nuk është befasuese duke pasur parasysh përçarjen mes aktorëve politikë që përbëjnë shumicën parlamentare në vitin 2020. Mënyra se si ata mbështetën, ose nuk mbështetën, qeveritë që zgjodhën vetë reflekton nevojën e tyre për të pasur tani kandidatët e tyre dhe për të pasur që dëshirojnë diku, për pozitën, të kenë burimet e tyre të pushtetit, e padyshim edhe paratë”, thotë Gjukanoviq.  Nga PDS-ja, e cila që nga futja e multipartizmit ka monopolin e karriges presidenciale, ende heshtin. Presidenti aktual Milo Gjukanoviq përmendet më së shumti në sytë e publikut.“Mendoj se nuk do të jetë e lehtë për PDS-në të zgjedhë kandidatin e saj në drejtim të vendimit strategjik më të mirë, që do t'i sjellë rezultatet më të mira. Nëse shikojmë rezultatet e viteve 2016 dhe 2020 dhe zgjedhjet e fundit lokale, rënia e votuesve të tyre është e dukshme. Në anën tjetër, nuk i kanë zbatuar ato procese reformuese me të cilat qytetarët janë më të pakënaqur, në kuptimin që ende ka njerëz të lidhur me punë të ndryshme”, ka thënë Gjukanoviq. Kandidimin e ka shpallur edhe Goran Daniloviq nga Partija Social Demokrate.  Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave për President të Malit të Zi është 26 shkurti.

Konatar - presim që në ditët në vijim të arrihet një marrëveshje për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Anëtari i Lëvizjes qytetare URA, Milosh Konatar, ka bërë të ditur se pritet që në ditët në vijim të arrihet një marrëveshje për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. “Besoj se është e qartë për të gjitha subjektet politike në Mal të Zi se përfundimi i Gjykatës Kushtetuese dhe zgjedhja e të katër gjyqtarëve është obligimi ynë më urgjent dhe interesi më i rëndësishëm kombëtar në këtë moment. Procesi po ecë në drejtimin e duhur dhe pres që në ditët në vijim të arrijmë një marrëveshje për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese”, tha Konatar. Ai përsëriti se URA dhe klubi parlamentar “E Zeza mbi të Bardhën” do të votojnë për  katër kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Pres që të gjithë deputetët që janë pro anëtarësimit të Malit të Zi në BE të votojnë për të katër kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese”, tha Konatar në një deklaratë për mediat. Ai thotë se ky është një test për të gjithë - “a duam zhbllokimin e institucioneve dhe vazhdimin e rrugës evropiane të Malit të Zi”. “Ashtu si në Parlamentin e Malit të Zi që kemi votuar për të gjithë kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, si dhe për anëtarë të Këshillit Gjyqësor, kështu do të jetë edhe këtë herë, sepse me shembull personal të gjithë duhet të tregojmë përgjegjësi dhe detyrim, për të siguruar që Mali i Zi të mbetet në rrugën e drejtë evropiane”, përfundoi Konatar.

Radulloviq deklaroi se nuk është reale që Kuvendi të emërojë të katër gjyqtarët e Gjykatës kushtetuese

Avokati Veselin Radulloviq deklaroi se nuk është reale që Kuvendi të emërojë të katër gjyqtarët e Gjykatës kushtetuese. Ai në programin e mëngjesit tha se Këshilli i Prokurorëve dje ka marrë vendim të drejtë kur pranoi të tri kandidaturat për prokuror të përgjithshëm të shtetit. Kandidatët janë Maja Jovanoviq, Suzana Mugosha e Millorad Markoviq.

Ulqin - inxhinierike të Ushtrisë së Malit të Zi,po punojnë në parandalimin e erozionit të plazhit në ishullin Ada

Pjesëtarët e njësisë inxhinierike të Ushtrisë së Malit të Zi, gjegjësisht shtatë prej tyre po punojnë në parandalimin e erozionit të plazhit në ishullin Ada, që kërcënohet nga valë të forta dhe rrymat e detit.Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se gjatë 15 ditëve të ardhshme me ndihëm e makinerive do të formojnë duna rëre sipas rekomandimeve të ekspertëve nga Italia.Kujtojmë se ushtria e Malit të Zi vitin e kaluar ishte angazhuar në këtë pjesë të bregdetit të Ulqinit, duke siguruar mbështetjen për kompaninë publike të menaxhimit të mirave detare.

Policia e Podgorica paraqiti akuza penale kundër tre personave

Policia e Podgorica paraqiti akuza penale kundër tre personave, për shkak të dyshimit se kanë konsumuar marihuanë dhe kanë bërë ëmbëlsira nga kjo drogë. Siç njoftoi Drejtoria e policisë, një person tjetër u arrestua pasi policia në banesën e tij gjetën një pushkë gjysmë automatike. 21-vjeçari me inicialet N .Q , 20-vjeçari V.S dhe J.P 26 vjeç akuzohen se kanë kryer vepër penale duke mundësuar kënaqësi me substanca narkotike.

Parlamenti Evropian publikoi propozim-raportin mbi Kosovën

Parlamenti Evropian publikoi propozim-raportin mbi Kosovën, ku përveç tjerash përshëndet kërkesën e Prishtinës për Anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe marrëveshjen mbi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Parlamenti Evropian, në projekt dokumenti fton vendet e BE-së të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta bëjnë këtë. Projekt raporti nënvizon rëndësinë e bisedimeve ndërmjet Prishtinës e Beogradit për integrimin e të dy vendeve në BE dhe i fton palët që të angazhohen në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në Prishtinë sot u mbajt takimi ku u diskutua për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Në Ambasadën amerikane në Prishtinë sot u mbajt takimi ku u diskutua për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Në të morën pjesë zyrtarë nga Presidenca, qeveria, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile. Pas përfundimit të takimit ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, përsëriti thirrjen që të zbatohet të gjitha marrëveshjet në kuadër të dialogut me Serbinë. Ai i falënderoi pjesëmarrësit në diskutimin e sotëm për Asociacionin. Kujtojmë se dje, në një shkrim të përbashkët, Derek Chollet, këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i dërguar i Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, i bën thirrje Kosovës të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke e siguruar atë se ky mekanizëm nuk e cenon Kushtetutën, sovranitetin, pavarësinë ose institucionet demokratike të saj.

Gazetari afgan: Çdo media në Afganistan e ka një përfaqësues taliban që e kontrollon

Gazetari afgan i strehuar në Kosovë, Ahmad Shaker, tha se Afganistanin e kanë lënë në gjendje të mjerueshme, “sidomos për gazetarët”. “Mediat nuk janë të lira dhe në secilën është një përfaqësues taliban që e kontrollon. Rreth 60 për qind [e mediave] janë detyruar të mbyllen dhe gazetarët ta lëshojnë Afganstanin”, tha ai gjatë një konference për media në Prishtinë. Në Kosovë janë strehuar katër gazetarët e parë afganë, një muaj pasi Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për t’iu ofruar strehim atyre. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) njoftoi të hënën për arritjen e gazetarëve afganë në Prishtinë, strehimi i të cilëve bëhet në kuadër të programit “Gazetarët në Rezidencë – Kosovë”. Shakar tha se pas dy dekadash liri të mediave në vendin e tij, me ardhjen në pushtet të talibanëve në verën e vitit 2021, siguria për gazetarët “ka marrë fund” dhe shumica e kanë lëshuar vendin.

Rusia nis sulme të reja në lindje të Ukrainës

Trupat ruse nisën një valë të re sulmesh ndaj pozicioneve ukrainase dhe vendbanimeve civile, tha sot ushtria e Kievit, ndërsa luftimet e ashpra vazhduan pandërprerë në lindje të Ukrainës. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se situata në terren është “shumë e vështirë” pasi forcat ruse po bëjnë “përpjekje të vazhdueshme për të thyer mbrojtjen tonë”. Inteligjenca britanike tha se rusët kanë nisur një sulm "më të bashkërenduar" në Vuhledar, një qytet minierash qymyri në rajonin e Donjeckut, që është bërë pika qendrore e betejës për kontrollin e Ukrainës lindore. Megjithatë, në buletinin e saj të përditshëm, ministria Britanike e Mbrojtjes tha se Moskës i mungonin numrat për të bërë përparim të dukshëm. "Ekziston një mundësi që Rusia të vazhdojë të bëjë përfitime të vogla territoriale. Megjithatë, nuk ka gjasa që Rusia të ketë trupa të mjaftueshme të pa  angazhuara në zonë për të arritur një përparim të rëndësishëm operacional", tha ministria. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi tri sulme ajrore ruse dhe katër sulme raketash, si dhe më shumë se 60 sulme nga sistemet raketore që synonin vendbanimet ukrainase. Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania janë pajtuar që t’i japin Ukrainës tanke Abrams dhe Leopard 2, respektivisht, përderisa Mbretëria e Bashkuar më herët gjatë janarit tha se do të dërgojë 14 tanke të llojit Challenger 2. Gjermania po ashtu do të lejojë shtetet tjera, sikurse Norvegjia dhe Polonia, që t’i dërgojnë Ukrainës tanket gjermane Leopard 2. Polonia tha se do t’i japë Ukrainës edhe 60 tanke, përveç 14 tankeve Leopard 2, që ia kishte premtuar më herët. Ushtarët ukrainas aktualisht janë në Britani për t’u trajnuar për armatimin e avancuar, tha Ministria e Mbrojtjes së Britanisë.

Biden thotë se SHBA-ja nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë avionë luftarakë F-16 në Ukrainë, edhe pse presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Franca nuk e përjashton dërgimin e tyre nëse plotësohen disa kushte.Biden u përgjigj "jo" në pyetjen e gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë nëse ai ishte në favor të dërgimit të tyre. Macron është pyet dje në një konferencë të përbashkët shtypi në Hagë me kryeministrin holandez, Mark Rutte, nëse Franca po shqyrtonte dërgimin e avionëve luftarakë. "Asgjë nuk është e përjashtuar, por disa kushte duhet të plotësohen së pari", tha ai, pa dhënë më shumë detaje. Ukraina do të duhet të kërkojë zyrtarisht avionët, tha Macron, i cili pritet të takohet sot në Paris me ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov. Rutte tha se Ukraina nuk kishte kërkuar zyrtarisht avionë luftarakë F-16 nga Holanda dhe aktualisht "nuk flitet për dërgimin e F-16 në Ukrainë. Ndërkohë në Berlin, ambasadori ukrainas në Gjermani tha se Kievi nuk i kishte kërkuar ende Gjermanisë t'i furnizonte me avionë luftarakë, por vuri në dukje se sa të rëndësishëm do të ishin ata. Avionët luftarakë janë pjesë e përpjekjeve të Ukrainës për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore dhe për t'u mbrojtur kundër raketave të lëshuara në qytetet dhe infrastrukturën e Ukrainës, tha Oleksiy Makeyev për transmetuesin Deutsche Welle.

Rritet numri i të vdekurve nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Pakistan

Është rritur në të paktën 92 persona numri i të vdekurve, pas një sulmi vetëvrasës në një xhami, i cili kishte në shënjestër policët në provincën pakistaneze të Peshavarit, raporton BBC. Xhamia është brenda një zone me siguri të lartë, aty ku ndodhet stacioni i Policisë, dhe një hetim është duke u zhvilluar për mënyrën se si sulmuesi ka hyrë brenda. Kryeministri i Pakistanit dhe liderë të tjerë kanë dënuar aktin e djeshëm – një nga sulmet më të rënda në vend në vitet e fundit. Talibanët pakistanezë kanë mohuar përfshirjen në këtë sulm. Dëshmitarët okularë i thanë Radio Mashaal se kamikazët që qëndronin në rreshtin e parë pas imamit, shpërthyen jelekët me eksplozivë derisa besimtarët, përfshirë shumë policë dhe zyrtarë të tjerë, ishin mbledhur për lutjet e pasdites në Xhaminë e Linjës së Policisë.“Terroristët duan të krijojnë frikë duke vënë në shënjestër ata që kanë për detyrë ta mbrojnë Pakistanin”, tha kryeministri Shehbaz Sharif, i cili shpalli ditë zie kombëtare. Ekipet e shpëtimit janë ende duke u përpjekur të tërhequr besimtarët e mbetur në rrënoja. “Operacioni i shpëtimit ka vazhduar për më shumë se 18 orë”, tha zëdhënsësi Mohammad Bilal Faizi. "Trupat e 20 personave të tjerë janë gjetur dhe ka frikë se disa trupa mund të jenë ende nën rrënoja".

COVID-19 mbetet edhe me tej një situatë e jashtëzakonshme

Organizata Botërore e Shëndetit njoftoi se COVID-19 mbetet edhe me tej një situatë e jashtëzakonshme për shëndetin publik me rëndësi ndërkombëtare. Ata theksuan se pandemia  me siguri është në "pikën kalimtare",por  ende kërkon një menaxhim të kujdesshëm për të zvogëluar potencialin e pasojave negative.

Nersër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në pjesët jugore dhe qendrore të vendit ka mbajtur mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare kurse në veri mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta të borës. Ka fry erë e mesme deri e fortë nga drejtimi i veriut. Temperaturat në orën 13:

Budvë 13 gradë, Tivar, H.Novi e Petrovac 12, Podgoricë e Ulqin 11, Cetinë 5, Nikshiq 4, B.Pole 3, Beranë, Andrievicë, Plluzhinë, Shavnik e Petnicë 2, Plevle e Guci 1, Kollashin e Rozhajë 0 dhe në Zhablak -5 gradë.

      Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot kryesisht të kthjellët. Pasdite pritet vranësim gradual i motit. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve të jugut dhe jugperëndimit. Temperatura  e mëngjesit prej -12 deri në 3, kurse më e larta e ditës prej 1 deri në 13 gradë.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се