Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

03. 02. 2023. 00:00   >>  18:03

Ditari 03.02.2023

Përgatiti, Gj. Dukaj

Tërhiqet propozimi i ndryshimeve të Ligjit për Prokurorinë shtetërore

Qeveria e Malit të Zi, ka tërhequr propozimin për ndryshimin e Ligjit për Prokurorinë Shtetërore, i cili përcakton se mandati i ushtruesit të detyrës së prokurorit suprem të shtetit mund të zgjasë deri në zgjedhjen e kreut të prokurorisë për një mandat të plotë, njofton Portali i RTMZ.

Këshilli Legjislativ, sot më herët, vlerësoi se propozimi i përmendur nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Malit të Zi.

Ndryshimi i ligjit do t'i mundësonte ushtrueses së detyrës së Prokurorit Suprem të Shtetit, Maja Jovanoviq, mandati i së cilës skadon nesër, të mbetet në atë detyrë.

Ministri i Drejtësisë, Marko Kovaç, tha në seancën e Këshillit se ndryshimet në Ligj, janë iniciuar me iniciativë të Këshillit Prokurorial, me qëllim që të sigurohet funksionimi pa pengesë i prokurorisë deri në zgjedhjen e Kryeprokurorit shtetëror.

Siç tha ai, Këshilli i prokurorisë, konsideron se puna jo në vazhdimësi në pozitën e kryeprokurorit, pra edhe të kryetarit të Këshillit Prokurorial, si dhe ndryshimet e shpeshta të personave në ato pozita mund të ndikojnë negativisht në punën e atij institucioni.

Do të formohet Këshilli anketues për të hetuar rastin Mozhura

Këshilli administrativ i Kuvendit të Malit të Zi, do të diskutojë më 9 shkurt formimin e Këshillit anketues, që duhet të hetojë rastin Mozhura. Sipas informacioneve të portalit të Radiotelevizionit të Malit të Zi, nga  Kuvendi, për kryetare të këtij trupi është propozuar, Branka Boshnjak, nga klubi i deputetëve nga Fronti Demokratik - Lëvizja për ndryshime. Këshilli anketues, duhet të grumbullojë informacione mbi veprimin e organeve shtetërore malazeze dhe të tjerëve në projektin e ndërtimit të centralit me erë Mozhura, kurse pas kryerjes së hetimit parlamentar, Këshilli do ta paraqes raportin në Kuvendin e Malit të Zi për miratim.

Qeveria, paralajmëron formimin e Agjencinë për mbrojtje të sulmeve kibernetike

Mali i Zi, këtë vit do të fitojë agjencinë për mbrojtje nga krimi kibernetik, me qëllim të përmirësimit të kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike, thuhet në programin e Qeverisë për vitin 2023.

Siç theksohet, njëkohësisht do të definohet edhe infrastruktura kombëtare kritike dhe e rëndësishme kibernetike, si dhe masat e mbrojtjes së saj në pajtim me udhëzimet e Bashkimit Evropian mbi sigurinë infromatike dhe të rrjeteve. Në plan është, siç theksojnë nga Qeveria, edhe ngritja e akademisë digjitale, që është platformë për edukimin dhe lidhjen e të gjithëve atyre që ndërtojnë aftësi digjitale dhe menaxhuese të zyrtarëve.

Ministria e brendshme, ka përmbushur obligimet në rrugën drejtë anëtarësimit të vendit në BE

Ministria e punëve të brendshme, ka përmbushur të gjitha qëllimet dhe obligimet në rrugën drejt anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian, ka thënë ministri i punëve të brendshme, Filip Axhiq, në takimin me zëvendës-drejtorin e Drejtorisë për migrime dhe punë të brendshme në Bashkimin Evropian, Oliver Onidi.

Ai, ka theksuar se pikërisht ky takim dërgon mesazh të fuqishëm se Mali i Zi, po përmbush detyrat e veta dhe mbetet këmbëngulës në rrugën e Integrimeve evropiane. Onidi, siç kanë thënë nga Ministria e punëve të brendshme, ka përshëndetur zgjedhjen e koordinatorit nacional për luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Ai, ka theksuar se është i impresionuar me angazhimin e Malit të Zi në fushën e ofrimit të mbrojtjes së përkohshme për personat nga zonat e rrezikuara me luftë në Ukrainë, si dhe për mënyrën e  përkujdesjes së këtyre personave.

URA, do të përkrah kandidatin nga radhët e partive qytetare  

Lëvizja qytetare URA, do ta përkrahë një nga kandidatët për president nga radhët e partive qytetare, ka thënë funksionari i kësaj partie, Millosh Konatar, për programin e mëngjesit të Televizionit të Malit të Zi. Ai ka shprehur keqardhje që nuk është arritur marrëveshja për një kandidat të përbashkët.

“Do të ishte mirë që të komunikonim dhe të arrinim marrëveshje mbi një kandidat të përbashkët”, ka theksuar Konatar. Siç ka shtuar, tani kur marrëveshje nuk ka, duhet të presim dhe të shikojmë nëse do të ketë një ose disa kandidatë në bllokun qytetar, transmeton portali i Radiotelevizonit të Malit të Zi.

“Në çdo rast, përkrahja e Lëvizjes qytetare URA, do t’i shkojë një kandidati nga radhët e partive qytetare”, ka thënë Konatar.

Zgjedhjet e parakohshme, të nevojshme për zgjidhjen e situatës së krijuar në vend   

Në një intervistë për Zërin e Amerikës Nik Gjeloshaj, kryetar i partisë Alternativa Shqiptare dhe kryetar i komunës së Tuzit, thotë se zgjidhja për situatën e krijuar në vend, janë zgjedhjet e parakohshme.

Ai, thotë se do të ishte normale që ato të mbaheshin menjëherë pas zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese i cili, aktualisht, është jofunksional.

Gjeloshaj thotë se nga katër anëtarët që pritet të zgjidhen, njëri prej tyre duhet t’i takojë pakicave, dhe për këtë siç tha ai, duhet rënë dakord mes partive që përfaqësojnë pakicat dhe, sipas tij, ky anëtar duhet të jetë një shqiptar i caktuar nga partitë shqiptare, e jo subjekte të tjera politike.

BE, ka përsëritur kërkesën që Kosova të formojë Asociacionin 

Bashkimi Evropian ka përsëritur kërkesën e tij që Kosova ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë për kushtet e vendosura nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për themelimin e Asociacionit, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se blloku nuk i komenton “të gjitha prononcimet e të tjerëve”.

Ai tha se përsërit “urgjencën që për BE-në ka lëvizja përpara e dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura, një prej të cilave është edhe ajo për Asociacionin”.

Kurti, i cili deri më tani ka kundërshtuar fuqishëm krijimin e Asociacionit njëetnik, të enjten shpalosi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës gjashtë kushtet për formimin e tij.

Kurti po ashtu ka kërkuar që të shuhen strukturat ilegale në veri dhe të bëhet dorëzimi i armëve, si dhe Serbia të tërheqë letrat dërguar pesë shteteve mosnjohëse të BE-së për mospranimin e Kosovës në bllokun evropian. Kurti kushtëzoi themelimin e Asociacionit edhe me përfshirjen e tij në një marrëveshje eventuale finale me Serbinë, dhe të zbatohet pas njohjes së ndërsjellë.

E Tahiri; “Kurti, nuk do të guxojë t’i jap kompetenca ekzekutive Asociacionit 

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri Kurti nuk do të guxojë t’i jap kompetenca ekzekutive Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ajo me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti duhet t’i kërkojë ndërkombëtarëve një letër garancie që Asociacioni s’do ketë kompetenca të tilla, shkruan lajmi.net.

Tahiri rikujton faktin se një letër të tillë, ajo kishte arritur ta siguronte nga ish-ndërmjetësuesja e BE-së për dialogun, Frederica Mogherini.

Serbia, ndoshta do të jetë e detyruar të fusë sanksionet nda Rusisë

Serbisë ndoshta do t’i duhet t’i fusë sanksione Rusisë, ka thënë presidenti, Aleksandar Vuçiq, në Parlament.

Ai, ka deklaruar se po paguajnë çmimin që nuk e kanë futur deri më tash por kjo është çështja e orientimit politik të udhëheqjes së këtij vendi.

Deputetët e kuvendit të Serbisë, vazhdojnë sot mbledhjen e veçantë mbi Kosovën kurse gjatë debatit të djeshëm, në të cilin ka marrë pjesë presidenti Vuçiq, u shkaktua një gjendje e tensionuar e gati me përleshje fizike të pushtetit dhe opozitës.

Ofensivë luftarake në lindje të Ukrainës

Forcat ruse nisën një ofensivë të shumëfishtë në rajonet lindore të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, ndërsa aleatët perëndimorë të Kievit vazhdojnë tregohen të bashkuar në mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Ushtria e Ukrainës tha më 28 janar se granatime të rënda u panë në veriun, verilindjen dhe lindjen e Ukrainës, mes pritshmërive se Rusia po përgatitet për një ofensivë tjetër diku në mesin e muajt të ardhshëm.

Përballë kësaj, aleatët perëndimorë të Ukrainës vazhdojnë të zotohen për pajisje ushtarake dhe ndihmë për të mbështetur Kievin, derisa po afrohet njëvjetori i konfliktit, i nisur nga Rusia më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Sot në Kiev, mbahet samiti i BE dhe Ukrainës  

Në Kiev po mbahet samiti BE - Ukrainë, teksa ky shtet po vazhdon të përballet me pushtimin e Rusisë. Pjesëmarrës është presidenti ukrainas, Vlodimir Zelenski, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, ku po flitet për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe planet e mëtejshme të Rusisë. Zelenski, gjatë takimit vlerësoi se vendi i tij i sulmuar nga Rusia në fund të shkurtit të vitit të kaluar, meriton që "këtë vit" të fillojë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Bashkimi Evropian, e ka pranuar Ukrainën si shtet kandidat, por anëtarësimi është një proces i ndërlikuar dhe i gjatë që, pavarësisht sa urgjente janë kërkesat e presidentit, Zelenski, nuk mund të përshpejtohet. Përpara samitit, Zelenski njoftoi një goditje të gjerë të korrupsionit në Ukrainë. Kujtojmë që Ukraina është një ndër vendet me nivelin më të lartë të korrupsionit në botë dhe kjo shihet si një pengesë për anëtarësimin në BE.

Scholz, nuk sheh asnjë shans për dhënien fund luftës midis Ukrainës dhe Rusisë

Kancelari gjerman Olaf Scholz nuk sheh asnjë shans për arritjen e negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë për dhënien fund luftës mes njera-tjetrës, derisa kjo e fundit të pranojë të tërhiqet nga territoret e pushtuara.

“Ukraina refuzon negociatat derisa trupat ruse të tërhiqen plotësisht nga territori ukrainas, përfshirë Krimenë, të cilën Moska e aneksoi në 2014. Në momentin që ata bëjnë të ditur se tërheqja e trupave po ndodh, rruga është e qartë për bisedimet me Ukrainën jam shumë i sigurt për këtë, por ne ende duhet të punojmë pak drejt kësaj”, tha Scholz. 

Rusia është distancuar gjithashtu nga ideja e bisedimeve të paqes, pas njoftimit të Gjermanisë dhe vendeve të tjera perëndimore për furnizimin e Ukrainës me tanke luftarake.

Më tej presidenti ukrainas, Zelensky ka deklaruar se sipas tij Rusia po rigrupon trupat për tu “hakmarrë” ndaj Evropës dhe Ukrainës,

SHBA, përfshihet nga stuhi dimërore me pasoja vdekjeprurëse 

Një stuhi e acartë ka lënë të paktën tetë persona të vdekur në jug të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka lënë mbi 500,000 njerëz pa energji elektrike në Teksas, Arkansas, Tenesi dhe Misisipi.

Stuhia ka detyruar linjat ajrore amerikane të anulojnë mijëra fluturime, me mbi 700 anulime vetëm të enjten, duke prekur më së shumti aeroportet në Dallas dhe Austin.

Ekuipazhet e urgjencës në Teksas i janë përgjigjur qindra thirrjeve për përplasje të makinave, disa prej të cilave kanë qenë fatale. Departamentet lokale të policisë u kanë kërkuar shoferëve të ngasin me kujdes në rrugët e akullta.

Shërbimet meteorologjike kanë paralajmëruar se udhëtimi rrugor mbetet i rrezikshëm në rajonin nga Teksasi në Tenesi dhe se dëmtimi i pemëve dhe ndërprerjet e mëtejshme të energjisë janë të mundshme përpara se akulli të fillojë të shkrihet.

Një stuhi dimri pritet të godasë edhe verilindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Autoritetet polake pohojnë se deri 40 shtete mund të bojkotojnë Lojërat Olimpike 

Deri në 40 vende mund t'i bojkotojnë Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm, tha ministri polak i Sportit dhe Turizmit, Kamil Bortniczuk. Komentet e tij erdhën pasi Polonia, Lituania, Estonia dhe Letonia refuzuan një plan të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për t'ua lejuar atletëve rusë dhe bjellorusë që të konkurrojnë në Lojërat e vitit 2024. Ukraina ka kërcënuar se do t’i bojkotojë ato nëse kjo ndodh.

Bortniczuk tha se beson që do të ishte e mundur të ndërtohej një koalicion prej 40 vendesh, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë, për t'i bllokuar planet e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, përpara takimit të 10 shkurtit.

Më 31 janar, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, tha se atletët rusë dhe bjellorusë mund të garojnë si neutralë.

Lojërat Olimpike Verore të vitit 2024 do të mbahen në kryeqyetin e Francës, Paris.

Nesër, mot i ndryshueshëm, në veri me të reshura të dobëta të borës 

Në Mal të Zi, mban mot me vranësira të pakta deri mesatare. Frynë erë  e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperatura në orën 13; Herceg Novi 13 gradë, Tivar, Ulqin e Budvë 12, Podgoricë e Petrovac 11, Bjello Pole, Beranë, Shavnik e Petnjicë 7, Nikshiq e Cetinë 6, Plevle, Andrijevicë e Plluzhinë 5, Rozhajë 4, Kollashin 3 dhe në Zhbalak -1 gradë.    

Në viset jugore dhe qendrore, nesër paradite parashihet mot me vranësira të ndryshueshme, vende-vende, me reshje të dobëta të shiut, kurse në viset malore dhe në veri me të reshura të përkohshme të borës.

Do të fryjë erë e mesme deri e fortë nga drejtimet e veriut.

Temperatura e mëngjesit prej -4 deri në 8, kurse më e larta e ditës prej -2 deri në 14 gradë.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се