Lajmet
Kuvendi vazhdoi punën sot me pyetjet e deputetëve
11.03.2010.

skupstina_cg_novi_sazivKuvendi i Malit të Zi e vazhdoi sot seancën e rregullt në të cilën deputetet parashtruan pyetjet e përgatitura anëtarëve të qeverisë të filluara dje gjatë orës së kryeministrit. Për ndryshe deputetet mbrëmë miratuan konkluzionet lidhur me ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për zgjedhjen e Këshilltarëve dhe deputetëve.

Kryetari i Kuvendit Ranko Krivokapiq pas debatit të gjatë në parlament i propozoi konkluzionet të cilat do të dërgohen në ekspertizë ndërkombëtare. Me konkluzionet e miratuara është ftuar koleguimi i kryetarit të Kuvendit që të sigurojë vazhdimin e punës të grupit punuese për harmonizimin e kodit zgjedhorë me kushtetutën pasi që të fitohet mendimi i Këshillit të Evropës dhe të komisionit të Venecias.

Më gjërësisht...
 
Thjeshtësohet procedura për qasjen të dhënave sekrete
11.03.2010.

skupstina_cg.00.Këshilli për çështje kushtetutes edhe legjislaturë përkrahu sot ndryshimet e ligjit për fshehtësinë e të dhënave me të cilat parashihet procedurë më e thjesht e qasjes të dhënave sekrete për personat fizikë dhe juridikë. Me ndryshimet e propozuara parashihet se nevojitën më pak vërtetime për të lexuar të dhënat sekrete.

Parashihet edhe zgjerimi i kompetencave që kanë të bëjnë me drejtorin për mbrojtjen e të dhënave sekrete nga lëmi i sigurisë informative. Me ndryshimet parashihet që i punësuari në këtë drejtori nuk mund të jetë anëtarë i organit të partisë politike dhe as të veprojë në ndonjë parti.

Më gjërësisht...
 
FORCA; mendimi i KE dhe Komisionit të Venecias do të jetë i favorshëm
11.03.2010.

forca_logo 1FORCA e re demokratike shpreson se vendimet e Këshillit të Evropës dhe të komisionit të Venecias mbi tekstin punues të plotësimeve dhe ndryshimeve të legjislaturës zgjedhore do të jenë të favorshme , edhe pse ekspertët ndërkombëtarë do të kenë probleme që të analizojnë qëndrimet e ndryshme për këtë çështje , deklaroi deputeti i kësaj partie Genci Nimanbegu.

Deputetet e Kuvendit miratuan dje konkluzionin sipas të cilit Këshillit të Evropës dhe Komisionit të Venecias do ti dergohet në ekspertizë teksti punues i ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve.

Më gjërësisht...
 
Anëtarët e këshillit për mbrojtje dhe siguri, vizitojnë nesër Agjencinë për sigurinë nacionale
11.03.2010.

skupstina_cg.99.Anëtarët e Këshillit për mbrojtje dhe siguri do të vizitojnë nesër agjencinë për sigurinë nacionale për të vërtetuar nëse ky shërbim përgjon në pajtim me ligjin. Iniciativën për këtë vërtetim e ka paraqitur Partia social demokratike.

Sipas ligjit për agjencinë për sigurinë nacionale , ky institucion është i obliguar që , me kërkesën e trupit kompetent punues kuvendar të lejojë kontrollimin e procedurës të mbikëqyrjes të dërgesave postale dhe mjeteve tjera të komunikimit nëse në këtë mënyrë nuk rrezikohet siguria nacionale.

 
Sh.Fule më 18 mars në Podgoricë
11.03.2010.

stefan_file1Komisari për zgjerim i UE Shtefan Fule do të qëndrojë me 18 mars për vizitë zyrtare në Mal të Zi ku do të bisedojë me zyrtarët e lartë shtetërorë.

Zëdhensi i zyrës të delegacionit të UE në Mal të Zi Dragan Mugosha deklaroi për agjencinë MINA se FUlle do të takohet me presidentin Filip Vujanoviq dhe me kryetarët e Kuvendit dhe të qeverisë Ranko Krivokapiq dhe Millo Gjukanoviq.

Më gjërësisht...
 


Strana 1 od 14

Izdvajamo

Prvi kontigent, koji broji trideset jednog vojnika Vojske Crne Gore, odlazi danas u misiju ISAF. Crnogorski kontigent prošao je sve potrebne obuke i opremljen je prema najvišim standardima, a u misiji ISAF u Avganistanu boraviće u sljedećih šest mjeseci. Crnogorski vojnici biće u sastavu regionalne komande Sjever. Iako pomenuti region uglavnom pokrivaju njemačke trupe, crnogorski kontingent biće stacioniran u provinciji Baglan, koju dominantno pokriva Mađarska.