Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

07. 02. 2013. 17:16 >> 17:25

LAJMET 07.02.2013

LAJMET

Përparim i dukshëm i procesit zgjedhor

Kualiteti i përgjithshëm i procesit zgjedhore ka përparuar dukshëm krahasuar me periudhën e mëparshme ,ka vlerësuar shefi i misionit te kufizuar te vëzhguesve te ODIHR-it Gert Hajrih Arens ne bisedimet e zhvilluara mbrem me ministrin e drejtësisë Dushko Markoviq. Ata kane biseduar lidhur me raportin e ODIHR-it  te përgatitur si vështrim ne zgjedhjet parlamentare ne Mal te Zi ,e po ashtu duke marrur parasysh rekomandimet e misionit ne mesin e te cilave me te rëndësishmet janë përforcimi i besimit te opinionit ne regullsin e procesit zgjedhore si dhe rëndësia e informimit te drejte te qytetareve si bartës te drejtës zgjedhore për obligimet dhe te drejtat ne procese. Arens dje me pare ka biseduar edhe me autoritetet tjera te larta shtetërore lidhur me raportin ne fjale.

 

Mendime te ndryshme lidhur me propozimin Lajcak

Propozimi për formimin e prokurorisë  speciale dhe te gjyqit për pengimin e korrupsionit dhe krimit te organizuar ne nivel te larte ,duhet shqyrtuar ,konsideron deputeti i PSD Rifat Rastoder.Ai ka theksuar se gjithçka duhet vepruar brenda sistemit duke shtuar se për këtë ekziston hapësire por te gjithë kompetentet këtë se pari duhet shqyrtuar detaisht. Ndërkaq ministri i jashtëm Sllovak Miroslav Lajcak duke propozuar një gjë te tille ka sqaruar se aktualisht nuk dyshon ne guximin politik te elitës ne Mal te Zi dhe njëkohësisht ka paralajmëruar hapjen e kapitujve 23 dhe 24 vjeshtën qe vjene. Deputeti i Frontit Demokratik duke komentuar propozimin konsideron se kjo nuk do te sjelltë ndryshime rrënjësore.

 

Mustafiq ne forumin e Ballkanit

Nënkryetari i kuvendit te Malit te Zi Sulo Mustafiq merr pjese ne Forumin Ballkanik te bashkëpunimit rajonal i cili ka filluar sot ne Selanik te Greqisë. Mustafiq merr pjese ne këtë forum me ftesën e Fondacionit te vëllezërve Rok Feler i cili ,sic është kumtuar,tubon numër te madhe te pjesëmarrësve nga Evropa dhe bota. Ne këtë Forum ,i cili do te zgjasë deri me 9. shkurt do te flasë përfaqësuesja e UE për politiken e jashtme dhe sigurinë Ketrin Eshton pastaj zëvendës drejtori i zyrës për Evropën jugore dhe qendrore nga Stejt Departamenti amerikan David Burger ,ish kryeministri grek Jorgos Papandreu dhe personalitete tjera te larta politike dhe ekspert rajonal.

 

PDS e kënaqur me procesin e grumbullimit te nënshkrimeve per kandidatin presidencial

PDS është e kënaqur me procesin e grumbullimit te nënshkrimeve ne përkrahje te kandidatit te tyre presidencial ,ka deklaruar drejtori politik i kësaj partie Tarzan Millosheviq,duke shtuar se nuk detyrojnë asken ne përkrahje te kandidatit te tyre Fillip Vujanoviq. Ndërkohë deputeti i Frontit Demokratik Goran Danilloviq ka deklaruar me pare se te punësuarve ne institucionet shtetërore iu është urdhëruar nënshkrimi i kandidaturës presidenciale te Filip Vujanoviq.

 

Te interesuar për investime ne objektet e infrastrukturës

Fondi zhvillimore nga Abu Dabi është i interesuar për financimin e projekteve te infrastrukturës si dhe te gjitha projekteve tjera me realizimin e te cilave do te te hapen vende te reja te punës ne Mal te Zi ,është kumtuar nga ministria e financave .Përfaqësuesit e qeverise se Malit te Zi kane biseduar me ambasadorin e Emirateve te bashkuara arabe ne Mal te Zi ,Hafsa Abdulla All Ullama dhe delegacionin e Abu Dabi fondit për zhvillim ,te udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm Muhamed Saif All Suwaidi. Bashkëbiseduesit janë dakorduar per intensifikimin e komunikimit ne periudhën e ardhshme me qellim te shqyrtimit te mundësive ne mbështetje te realizimit te projekteve konkrete.

 

PSP veçmas ne zgjedhjet lokale ne Nikshiq

PSP do te dale e vetme ne zgjedhjet lokale ne Nikshiq me 9. mars. Kryetari i këshillit komunal te kësaj partie Dragutin Raiceviq ka sqaruar se ky vendim është miratuar pasi qe nuk ka patur kurrfarë kontaktesh zyrtare me përfaqësuesit e Frontit Demokratik për daljen e përbashkët ne këto zgjedhje .R aiceviq ka pohuar se PSP ka bere ceshte e mundur qe te respektohet vullneti zgjedhore i qytetareve ne Nikshiq por,ka theksuar ai ,për fat te keq modeli për respektimin e këtij vullneti nuk është realizuar me vendimin flagrant te partive ne pushtete.

 

Nesër gjate ditës mot me vranësira te ndryshueshme

Ne Mal te Zi sot mbajti mot me vranësira te ndryshueshme,ne viset veriore deri plotësisht i vranët. Frynë ere e dobët deri mesatare e drejtimeve te ndryshme . Temperaturat :Budve ,Tivat e Petrovac 13 g,Podgorice ,Tivare e Herceg Novi 12, Ulqin 11,Cetin,Biello Pole e Shavnik 7,Nikshiq ,Plevle ,Berane e Plave 6, Mojkovac 5,Kollashin,Andrijevice e Rozhaje 4 dhe ne Zhablak 0 g. Nesër ne viset jugore dhe qendrore do te mbaje mot me vranësira te ndryshueshme dhe intervale me diell,kurse ne veri do te mbaje mot i vranët por kryesisht i thate. Gjate natës ne mbare vendin priten te reshura te përkohshme. Do te fryje mesatare deri e forte e drejtimeve veri-lindore kryesisht ne pjesën e pare te ditës. Temperatura e mëngjesit prej -9 e deri ne 6,kurse me e larta e ditës prej -4 e deri ne 12 g.

 

PE miraton rezolutën për Kosovën, 5 vendet ta njohin Kosovën 

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë për Kosovën duke i i hapur kështu rrugën marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes BE dhe Kosovës. Në dokumentin për Kosovën të paraqitur nga eurodeputeja Urlike Lunaçek para komitetit për Politikë të Jashtme të PE-së, thuhet se Bashkimi Evropian mund të lidhë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Kosovën, edhe pse pesë vende të BE-së nuk e kanë njohur pavarësinë e saj. Eurodeputetja deklaroi se nuk mund të pranohet ndarja e Kosovës. Projekt-rezoluta po ashtu u bën thirrje pesë anëtareve evropiane që të pranojnë shtetin e ri. Ndërkaq, dokumenti për Serbinë kërkon që këtij shteti t’i jepet sa më parë data e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me kusht që Beogradi të plotësojë kushtet themelore dhe të vazhdojë procesin e reformave. Njëri nga kushtet e BE-së për Serbinë, është Kosova.

 

Në Bruksel u zhvillua takimi i presidentëve të Kosovës dhe Serbisë

Në kabinetin e shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, të mërkurën është mbajtur takimi i presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Atifete Jahjaga dhe Tomisllav Nikoliq. Ky ishte takimi i parë ndërmjet liderëve të të dyja shteteve dhe, në masë të madhe, është parë si hap tutje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Në prag të tij, Eshton ka takuar ndarazi Nikolliqin dhe më pas Jahjagën. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se takimi me homologun nga Serbia, Tomisllav Nikolliq, ka qenë konstruktiv dhe në nivel të barabartë. Dialogu është rruga e vetme për zgjidhjen e të gjitha çështjeve në mes të dy vendeve të pavarura, ka thënë Jahjaga gjatë një konference me gazetarë të mbajtur në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel pas takimit. Ajo ka deklaruar se, gjatë takimit, i ka bërë me dije presidentit serb se Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe me integritet të plotë territorial. Sipas Jahjagës, statusi i Kosovës është mbyllur. Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka deklaruar se i ka thënë presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, se dialogu nuk mund të çojë kah një zgjidhje e përbashkët po qe se ajo vazhdon të këmbëngulë në pavarësinë e Kosovës. Shefja e diplomacisë evropiane, Ketrin Eshton, që ka ndërmjetësuar takimin ndërmjet presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka thënë se në takim është trajtuar çështja e veriut të Kosovës dhe se “javët e ardhshme do të jenë kritike”.

 

SHBA mbështeti takimin Jahjaga-Nikoliq

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Departamentit Amerikan të Shtetit kanë mbështetur fuqishëm takimin e mbrëmshëm midis presidentes Atifete Jahjaga dhe atij serb Nikoliq. Shtete e Bashkuar fuqishëm mbështesin vazhdimin dialogut për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore mes Kosovës dhe Serbisë dhe tejkalimin e dallimeve që ekzistojnë në qëndrimet e tyre, në mënyrë që të ecin përpara në rrugën drejt integrimit në BE”.Departamenti amerikan i shteti ka lavdëruar edhe punën që po bën Përfaqësuesja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Katrenin Ashton e cila po ndërmjetëson në dialogun dypalësh. Departamenti Amerikan i shtetit ka konfirmuar se do të vazhdojë të jetë i kyçur së bashku me BE-në në këtë proces dhe do të përkrah deri në fund dialogun që po zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Daçiq: Dialogu vazhdon më 19 dhe 20 shkurt

 

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se takimi i presidentëve Atifete Jahjaga dhe Tomisllav Nikolliq është hap përpara dhe pjesë e rëndësishme e gjithë procesit të bisedimeve.“Ne kemi një politikë të përbashkët, e cila, para së gjithash, bazohet në mbrojtjen e interesave tanë kombëtarë dhe shtetërorë përmes dialogut”, ka thënë Daçiq për mediat serbe. Ai po ashtu ka njoftuar se dialogu politik midis Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojë më 19 dhe 20 shkurt.“Temë e dialogut do të jenë ato që ata quajnë institucione paralele, struktura paralele (në veri)... Unë, megjithatë, them se bëhet fjalë për ‘paralelizëm të institucioneve’”, është shprehur Daçiq.

 

Bregu: Zgjedhjet e 23 qershorit test për integrimin

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka pritur sot në një takim Zëvendëskryetaren për Çështjet Evropiane në Maqedoni, Teuta Arifi. Bregu ka deklaruar gjatë konferencës së përbashkët për shtyp se, në takim u fol për perspektivën e qartë evropiane që kanë dy vendet, si dhe për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. "Sot shënohet 20 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve mes dy shteteve tona, të cilat kanë tashmë një perspektivë të qartë evropiane. Vendet tona e shohin integrimin si një proces të bazuar në merita", tha Bregu. Ministrja shtoi më tej se zgjedhjet e qershorit pritet të jenë një test i madh për vendin, edhe për sa i përket integrimit.

 

Luftime të ashpra për kontrollin e Damaskut

Aktivistët thonë se dhjetëra njerëz janë vrarë sot në Damask, në ditën e dytë të luftimeve midis kryengritësve rebelë dhe forcave besnike të presidentit Bashar al-Assad. Të mërkurën, rebelët kanë nisur ofensivën në disa pozicione të kryeqytetit, duke përdorur armë anti-ajër, mortaja dhe makina të blinduara. Në përgjigje, forcat qeveritare kanë qëlluar me artileri të rëndë. Aktivistët thonë se mbi 60 njerëz, përfshirë 21 civilë dhe 32 rebelë, janë vrarë që nga e mërkura. Siria ka parë protestat e para antiqeveritare në mars të vitit 2011. Presidenti Assad u është përgjigjur me dhunë kundërshtarëve të regjimit. Kombet e Bashkuara thonë se mbi 60,000 njerëz kanë humbur jetën në gati dy vjet trazira.

 

Liderët e BE-së takohen sot për marrëveshje për buxhetin 

Liderët e Bashkimit Evropian takohen sot në Bruksel, në përpjekje për të arritur marrëveshje për buxhetin shtatëvjeçar të bllokut. Shpenzimet e larta të BE-së në kohën e shkurtimeve dhe kursimeve në gjithë kontinentin janë problemi kryesor që ndan 27 vendet anëtare. Ato kanë dështuar të arrijnë kompromis në një samit të ngjashëm, që është mbajtur nëntorin e kaluar. Komisioni i BE-së, organi ekzekutiv i bllokut, ka kërkuar fillimisht një tavan buxhetor prej 1.025 trilion eurosh për periudhën 2014-2020, çfarë paraqet rritje për 5 për qind. Në nëntor, kjo shumë është ulur në 973 miliardë euro dhe më vonë në 943 miliardë. Britania e Madhe, Gjermania dhe vendet e tjera të Evropës veriore duan të ulin shpenzimet e BE-së.  Kreu i Parlamentit Evropian, Martin Shulc, ka paralajmëruar për kursime, reforma dhe rritje të buxhetit. Samiti në Bruksel do të zhvillojë punimet sot dhe nesër.

 

Ishujt kontestues: Japonia do traktat paqeje me Rusinë

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka thënë se favorizon “zgjidhje të pranueshme” të kontestit territorial me Rusinë dhe nënshkrimin e një traktati të vonuar të paqes. Trupat sovjetike kanë pushtuar Ishujt Kurile nga Japonia në fund të Luftës së Dytë Botërore, duke dëbuar edhe banorët japonezë. Ishujt, që në Japoni njihen si Territore Veriore, janë populluar më vonë nga rusët. Abe u ka thënë banorëve të dikurshëm të ishujve dhe pasardhësve të tyre në Tokio se është i gatshëm të bëjë gjithçka të mundur për të arritur marrëveshje paqeje me Rusinë. Ai ka thënë se i ka shprehur këtë qëndrim edhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në muajin dhjetor.

 

Irani do aleancë strategjike me Egjiptin 

Presidenti i Iranit, Mahumd Ahmadinexhad, i ka bërë thirrje Egjiptit që të formojë aleancë strategjike me vendin e tij. Ahmadinexhad ka akuzuar forcat e huaja se pengojnë dy shtetet nga afrimi me njëri-tjetrin.  Ai i ka bërë këto komente në Kajro, në vizitën e parë të një presidenti iranian qysh në vitin 1979. Po ashtu në Kajro, ministri i jashtëm iranian, Ali Akbar Salehi, ka thënë se Irani do të anulojë kërkesat për viza për tregtarët egjiptianë dhe turistët. Irani dhe Egjipti kanë ndërprerë marrëdhëniet në vitin 1979, pasi Egjipti ka nënshkruar marrëveshje paqeje me Izraelin. Salehi, po ashtu, ka thënë se marrëdhëniet midis dy vendeve janë duke u përmirësuar “dita ditës”.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се