Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

31. 07. 2013. 16:36 >> 17:06

LAJMET 31.07.2013

31.07.2013

Parlamenti i Malit të Zi filloi sot debati për amendamentet e propozuara në Kushtetutën e shtetit                         

Parlamenti i Malit të Zi filloi sot debati për amendamentet e propozuara në Kushtetutën e shtetit e që kanë të bëjnë me sistemin  legjislativ. Më parë Këshilli kushtetues amendamentet i ka miratuar me votat e përfaqësuesëve të koalicionit në pushtet dhe të partive opozitare PSP dhe Mali i Zi pozitiv, kurse Fronti Demokratik ishte kundër.  Në fillim të  debatit deputetët përshëndetën ndryshimet me aktin më të lartë juridikë të cilat i konsiderojnë si të domosdoshme duke thkesuar se Kushtetuta në fuqi u ka dhënë autorizime të tepërta disa bartësve të pushtetit gjyqësor.

 

Deputeti i PDS Miodrag Vukoviq ka theksuar se kjo parti do të votojë për ndryshimet kushtetuese duke theksuar se ndryshimet premtojnë se do të ndryshojnë raportet në përgjithësi në këtë sferë. Lideri i frontit demokratik Miodrag Lekiq  ka theksuar se Fronti do tu mbes besnik qëndrimeve të veta . Velizar Kallugjeroviq nga PSP ka tërhequr vërejtjen se amendamenti i PSP në ligjin kushtetutes, me të cilin parashihet që afati për harmonizimin e ligjit me amendamentet nga 45 ditë të shtyhet në një vit do të thotë se vetëm pas  një viti e disa muajsh mund të fillohet procedura kadrovike për zgjedhjen e bartësve të funksionit gjyqësor. Deputetja e pozitivës  Azra Jasaviq konsideron se ndryshimet kushtetuese u nevojiten opozitës dhe banorëve të Malit të Zi. Deputeti i forcës Genci Nimanbegu ka theksuar se legjimitetin të cilin kjo parti do tia jap ndryshimeve kushtetuese paraqet dëshirën e tyre për pjesëmarrje kualitative në zhvillimin e Demokracisë në Mal të Zi. Ndryshimet kushtetuese janë të pranueshme dhe për  Partinë liberale .

 

Markoviq beson në ndryshimet kushtetuese

Ministri i drejtësisë Dushko Markoviq beson se ndryshimet kushtetuese do të miratohen , por siç ka theksuar kjo nuk do të thotë se Mali i Zi menjëherë do të ketë gjykatës më të përgjegjshëm dhe më efikas.

 

Ai ka theksuar se qeveria në vitin 2010 ka vërtetuar propozim analizën për nevojën e ndryshimeve kushtetuese duke paralajmëruar disa zgjidhje dhe ka dorëzuar propozim ndryshimet të cilat parlamenti i ka miratuar. .

 

Shperthimi i zjarreve në rajonin e Podgoricës

Sot në rajonin e Podgoricës  kanë shperthyer disa zjarre dhe momentalisht aktiv janë zjarri afër Kombinatit të Aluminit, në Fushën e Cemit dhe në Tollosh , ka deklaruar komandanti i Njësisë së zjarrëfikësve Vidak Gjeleviq  duke shtuar se objektet akoma nuk janë të rrezikuara.

 

Ai par agjencinë MINA  ka theksuar për shkak të erës së fortë intervenimi dhe shuarja e zjarrëve është dukshëm e vështirsuar. Ai megjithatë shtoi se ekipet janë në terren dhe shpreson se zjarret me sukesë do të lokalizohen dhe shuhen brenda ditës.

 

Aktvendimet  gjyqësore për Morinjë shprehje e dobësisë së gjyqësorit

Aktvendimi i Gjyqit të lartë në rastin Morinj, me të cilin 4 të akuzuar janë dënuar me gjithësehit 12 vjet burg është dëshmi e dobësisë së gjyqit malazezë që të sigurohet drejtësia për viktimat, konsideron Qendra për arsimimin qytetarë. Gjyqi i lartë në Podgoricë ka dënuar Ivo Menzalin, Shpiro Lluçiq, Boro Gligiq dhe Ivo Gonjiq me 12 vjet burg për shkak të krimit të luftës dhe sjedhjes çnjerëzore ndaj te  burgosurve  kroat në kampin morinë në vitin 1992.

 

Koordinatorja e programit të kësaj OJQ  Mirella Rebronja i ka deklaruar agjencisë MINA se prokuroria ka anashkaluar, për shkaqe të panjohura se krimet e bëra në kampin Morinj duhet trajtuar si sistem të organizuar të keqtrajtimit të burgosurve dhe për  sjedhje të  tillë  duhet akuzuar personat të cilët drejtë për drejt u përgjigjeshin autorëve të krimeve.

 

Miratohet raporti teknik

Këshilli anketues parlamentar ka miratuar raportin teknik për aferën Inçizimi pasi që asnjëri prej tre propozim konkluzioneve nuk e fitojë shumicën e duhur. Për propozim konkluzionet e Frontit demokratik kanë votuar 5 anëtarë të opozitës ndërsa 5 të tjerë ishin kundër.

 

Azra Jasaviq nga Mali i Zi Pozitiv ka qenë e përmbajtur . Për propozim konkluzionet e PDS kanë votuar 4 deputet të kësaj partie kurse  6  deputetë  opozitarë ishin kundër si dhe Miqo Orllandiq nga Partia Social Demokratike. Kryetari i Këshillit Koça Pavlloviq  ka theksuar se puna e Këashillit anketues i ka treguar opinionit ndërkombëtarë se në Mal të Zi ekzistojnë shpërdorime politike dhe e ka akuzuar PSD  se me refuzimin e konkluzioneve të cilat do ti dënonin këto shpërdorime, përpiqet që të ruaj unitetin e koalicionit edhe për një kohë të caktuar.

 

Kosova dhe Hungaria nënshkruan marrëveshjen për luftimin e krimit

Kosova dhe Hungaria nënshkruan sot një Marrëveshje bashkëpunimi për parandalimin dhe luftimin e krimit. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Lorant Balla.

Ministri Rexhepi theksoi se nënshkrimi I marrëveshjes së bashkëpunimit policor mes Republikës së Kosovës dhe Hungarisë, ka për qëllim shkëmbimin e informatave për prevenimin e formave të formave të ndryshme të krimit, në veçanti të krimit të organizuar, terrorizmit, luftimin e trafikimit të drogave, trafikimin dhe kontrabandimin me njerëz, etj. Ai vlerësoi se këto marrëveshje kanë rëndësi të posaçme, ngase krijohet baza ligjore e bashkëpunimit të ndërsjellë. Ndërsa ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Lorant Balla, theksoi se bashkëpunimi policor mes Hungarisë dhe Kosovës edhe deri më tani ka qenë shumë i mirë, mirëpo me nënshkrimin e kësaj marrëveshje koordinimi i bashkëpunimit do të bëhet i shkëlqyeshëm. Ministria e Punëve të Brendshme marrëveshje të tilla përveç në regjion, ka nënshkruar edhe me shtete të Bashkimit Evropian.

 

Daçiq: Nuk ka kohë për zgjedhje të parakohshme

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiqi, tha sot se nuk ka kohë për mbajtjen eventuale të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi, pas vendimeve të tij për disa ndryshime në kabinetin qeveritar.

Ai e ka larguar nga qeveria Mlagjan Dinkiqin, lider i Rajoneve të Bashkuara të Serbisë. Nga ana tjetër, lideri i Partisë Progresive Serbe, Aleksandar Vuçiqi, njëherësh zëvendës kryeministër i parë i qeverisë së Serbisë, tha sot, pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij, se “zgjedhjet nuk janë zgjidhja më e mirë për qytetarë, derisa interesi i qytetarëve është më i rëndësishmi”.

 

Edi Rama, në cilësinë e kryeministrit të ardhshëm të këtij vendi, ka prezantuar sot në Tiranë përbërjen e qeverisë

Kryetari i Partisë Socialiste në Shqipëri, Edi Rama, në cilësinë e kryeministrit të ardhshëm të këtij vendi, ka prezantuar sot në Tiranë përbërjen e qeverisë që do të drejtojë nga muaji shtator. Në kabinetin e ri Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës përfaqësohet me pesë ministra. Kësaj force politike i është lënë drejtimi i Ministrisë së Integrimit, Drejtësisë, Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, Ministrisë së Bujqësisë dhe asaj të Mjedisit.

 Asnjë prej aleatëve të tjerë të Partisë Socialiste, pjesë e koalicionit fitues në 23 qershor, nuk është përfshirë në kabinet. Në qeverinë e re bie në sy një pjesmarrje e lartë e grave gjë që e pati lajmëruar kryeministri i zgjedhur pak ditë më parë kur bëri publike strukturën e re të qeverisë. Kabineti i ri përbëhet nga Zv/kryeministër: Niko Peleshi,Ministria e Brendshme: Saimir Tahiri
Ministria e Mbrojtjes: Mimi Kodheli, Ministria e Jashtme: Ditmir Bushati, Ministria e Financave: Shkëlqim Cani  Ministria e Integrimit Europian: Klajda Gjosha Ministria e Drejtësisë: Nasip Naço Ministria e Zhvillimit Ekonomik,Tregtisë dhe Sipërmarrjes: Arben Ahmetaj Ministria e Shëndetsisë:Ilir Beqja Ministria e Arsimit dhe Sportit: Lindita Nikolli
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë: Erjon Veliaj Ministria e Kulturës: Milena Kumbaro Ministria e Mjedisit: Lefter Koka Ministria e Energjisë dhe Industrisë: Damian Gjiknuri Ministria e Zhvillimit Urban: Eglantina Gjermeni Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës: Edmond Haxhinasto Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave: Edmond Panariti Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike: Milena Harito Ministër për Çështjet Vendore: Blend Cuci dhe Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin: Ilirian Celibashi.

 

Xhon Keri e viziton Pakistanin

Sekretari amerikan i shtetit, Xhon Keri pritet që sot të arrijë në Pakistan për një vizitë zyrtare. Kjo do të jetë vizita e tij e parë prej se në Pakistan u zgjodh qeveria e re, pas zgjedhjeve të përgjithshme në muajin maj.

 Keri planifikon të takohet me kryeministrin e ri, Nawaz Sharif, dhe zyrtarët e tjerë të lartë qeveritarë dhe ushtarakë.
Uashingtoni shpreson se Islamabadi mund të luaj rol pozitiv në ripërtritjen e procesit të ndalur të pajtimit ndërmjet qeverisë afgane dhe talibanëve.

 

Katër gjigantë të tregut energjetik i bashkangjiten TAP-it

Katër gjigantë të tregut energjetik botëror i janë bashkangjitur gazsjellësit Trans-Adriatik. Lajmin e ka bërë të ditur vetë konsorciumi TAP, përmes një njoftimi zyrtar. Gazsjellësi Trans-Adriatik, që do të transportojë gazin Kaspik në Europë, do të kalojë përmes Shqipërisë dhe pritet të përfundojë në vitin 2019.Sipas deklaratës, gjiganti britanik “British Petroleum” dhe kompania shtetërore e gazit në Azerbajxhan kanë marrë nga 20 për qind të aksioneve të TAP, ndërsa francezja “Total” dhe kompania belge “Fluksis” kanë marrë respektivisht nga 10 dhe 16 për qind.

 

Obama kërkon që senatorët republikanë të shkojnë në Egjipt

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka kërkuar që senatorët e njohur republikanë, Xhon Mekejn dhe Lindzi Graham , të udhëtojnë në Egjipt dhe të takohen me liderët aktualë dhe opozitën.

 Senatori Graham e ka konfirmuar mbrëmë se ai dhe Mkejen, të dy anëtarë të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit të Shteteve të Bashkuara, do të përpiqen që javën e ardhshme të udhëtojnë për në Egjipt.Prej përmbysjes së presidentit Muhammad Morsi nga ushtria, në fillim të këtij muaji, situata në Egjipt është ekstremisht e tensionuar.
Shumë njerëz, pjesa më e madhe e tyre, mbështetës të Morsit, janë vrarë në përleshje me kundërshtarët e Morsit, policinë dhe ushtrinë.

 

Bisedimet izraelito-palestineze të paqes

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se negociatorët izraelitë dhe palestinezë kanë rënë dakord të takohen sërish brenda dy javëve të ardhshme për të filluar negociatat thelbësore dhe se ai synon nënshkrimin e një marrëveshje përfundimtare paqeje brenda nëntë muajsh.
Pas bisedimeve të zhvilluara dje në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Barak Obama dhe atyre në Departamentin e Shtetit, sekretari Kerry tha se të dyja palët kishin rënë dakord që të negociohet për gjitha çështjet e debatueshme si kufijtë, refugjatët dhe fatin e Jerusalemit.

 

Në Ulqin nisë festivali  Skena Verore

Për të 25 herë me rrallë nesër në Ulqin, nën patronatin e Komunës së Ulqinit dhe organizimin e Ndërmarrjes publike  Qendra Kulturore, nis Festivali ''Skena Verore 2013''. Sipas fjalëve të organizatorëve, edhe këtë vit “Skena” do të jetë e pasur me programe të llojllojshme, sepse, siç na thane ata, për 20 net me radhë në Kala,  qytetaret e Ulqinit dhe mysafirët e shumtë do te kenë mundësi të përcjellin ekspozita të ndryshme, mbrëmje muzikore, mbrëmje letrare, shfaqje teatrore etj. “Skena Verore” do të hapet me ekspozitën e piktorëve nga Shkodra në Kullën e Ballshajve ku do të bëhet edhe hapja solemne në ora 21 e 30, ndërsa do të pasojnë me tri netët e kalimerës poetike me poetet e njohur, Kim Mehmetin,  Sllavko Pregëll dhe Mehmet Kraja.   Ne netët në vazhdim do të jetë një program i pasur me poetë, aktor, muzicinetë, dramaturg e ansamble të ndryshme, kurse mysafir të “Skenës “ së sivjetme janë asamblet teatrore nga Tirana, Beogradi, Prishtina, Podujeva, Prijepola, Bijellopola, e Kollashini etj,. Në fund të gushtit, me 20, do të mbyllet edhe ky manifestim me mbrëmjen e sopranos Gjylie Pelingu me mysafirët. 

 

Edhe sot mot me diell dhe i nxehtë

Sot në Mal të Zi mban mot me diell dhe i nxhtë. Frynë erë mesatare , vende vende e fortë veriore dhe veri-lindore.

Temperaturat: Budvë e Ulqin 35, Podgoricë e Tivar 33,  Tivat 32, Cetinë 30, Nikshiq 27, B, Pole, Beranë e shavnik 26, Plavë 25, Plevle 24, Kollashin 22 , Rozhaj 21 dhe në Zhablak 19 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me diell, do të fryjë erë  mesatare deri e fortë nga drejtimet veriore.

Temperatura e mëngjesit prej 10 deri në 25, kurse më e larta e ditës prej 23 deri në 37 g.  C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се