Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

06. 08. 2013. 17:06 >> 17:23

LAJMET 6.08.2013

6.08.2013

Tentohet të sillet vendimi për mbylljen e KAP

Në parlament tentohet të sillet vendimi për mbylljen e Kombinatit të Aluminit, kurse përgjegjësia ti adresohet Qeverisë, ka vlerësuar kryeministri Millo Gjukanoviq. Ai në intervistën për Televizionin e Malit të Zi, ka thënë se te gjitha vendimet e përshpejtuara në temën e zhvillimit ekonomik, nërsa vendim i përshpejtuar do të ishte mbyllja e KAP-it, duhet të tejkalohet apo të sigurohet dialogu kompetent apo publik për këtë temë.

 

Sipas fjalëve të tij, mungesa e shumicës së nevojshme për propozimin e qeverisë për rebalancin e buxhetit, parlamenti ka dërguar mesash se ka vendosur ta mbyll Kombinatin e Aluminit. “Rebalanci nuk është pasojë e falimentimit, por i mos rregullimit të marrëdhënieve  të kontraktuara ndërmjet Elektroekonomisë dhe KAP nga muaji prill i vitit të kaluar dhe në një farë mënyre tolerohet që KAP të mos paguajë rrymën, ndërsa Ekelektroekonomia të mos ia paguaj tatimin buxhetit shtetërorë. Sot është e qartë se disa prej atyre të cilët e kanë toleruar situatën e tillë, duan të distancohen nga pasojat”, ka thënë Gjukanoviq. Ai ka rikujtuar se rebalanci është tërhequr javën e kaluar me kërkesën e ministrit të financave, Radoje Zhugiq, kur është konstatuar se nuk ekziston përkrahja e parlamentit për rebalanc.

 

Qeveria ta shpërndaje Kuvendin nëse nuk funksionon

Qeveria e Malit të Zi sipas kushtetutës ka të drejtë ta shpërndaje kuvendin nëse kryeministri Millo Gjukanoviq konsideron se organi ligjdhënës është jashtë funksionit dhe së ne shtet është vendosur diktatura parlamentare, ka thënës funksioni i Frontit Demokratik, Predrag Bulatoviq. Gjukanoviq kishte thënë më parë se parlamenti ka filluar të merret me çështjet të cilat nuk janë në kompetencat e tij, “dhe se ekzistojnë robërit e parlamentit apo më preciz, diktatura e moskompetencës”. Për pohimet e Gjukanoviq pati edhe reagime tjera, nga OJQ por edhe nga PSD. Drejtoresha e OJQ, Arsimimi qytetar, daliborka Ulareviq konsideron se deklarata e Gjukanoviqit paraqet nervozë për faktin se sistemi politik malazez ngadalë por sigurt po del jashtë kontrollit të mënyrës së tij të sundimit.  Kurse analisti politik, Vlladimir Goati konsideron se vlerësimi i Gjukanoviq për diktaturën parlamentare të jokompetencës, është mjaft i ashpër, dhe se fjala është, sipas tij, diktaturë e faraonëve politik të cilin e përbëjnë koalicioni në pushtet. 

 

Më shumë se gjysma e ndërmarrjeve kanë punuar me minus

Nga numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionare në të cilat shteti është pronar diçka më shumëse gjysma prej tyre, respektivisht 17 prej tyre, kanë përfunduar vitin e kaluar me humbke, theksohet në buletinin më të ri të ministrisë së financave.

 

Ministria, në bazë të konkluzioneve të kuvendit ka përgatitur analizën e punës të ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionare kua ka shumicën e pronës shtetërorë, me qëllim të racionalizimit të shpenzimeve.

 

U dorëzua kërkesa për paguarjen e mjeteve nga Fondi Banesor

Sindikata e aluminit, të cilën e kryeson Rade Krivokapiq ia ka dorëzuar kërkesën gjyqit afarist për kthimin  mjeteve të huazuar nga Fondi Banesor, si dhe pjesës së masës së falimentimit të Kombinatit të Aluminit, theksohet në buletinin e kësaj organizate sindikale.

Nga Fondi Banesor, shteti dhe partneri rus në KAP kishin huazuar rreth 2,5 milion euro për blerjen e lëndës së pare dhe energjisë elektrike që në atë kohë, fabrika ta vazhdojë prodhimtarinë.

                                                                                                                                                    

Zjarrfikësit kanë shuar katër zjarre

Në territorin e kryeqytetit tani për tani nuk ka zjarre aktive, ndërsa zjarrfikësit sot në mëngjes kanë shuar katër zjarre të intensitetit më të dobët, ka thënë shefi i njësisë së zjarrfikësve të Podgoricës, Vidak Gjelleviq. Ai poashtu tha se në Podgoricë mbrëmë ka pasur 11 zjarre aktive, ndërsa sot vetëm 4 prej tyre ishin aktive. “Të gjitha zjarret janë shuar dhe tani për tani nuk ka ndonjë aktiv. Zjarri i madh në Pipër është shuar me ndihmën e aeroplanëve”, ka thënë Gjeleviq. Sipas tij, shkaku kryesor i zjarreve është faktori njeri.

 

Sot në Bruksel bisedohet për zbatimin e IBM-it

Në Bruksel sot vazhdojnë bisedimet e grupeve punuesë të Prishtinës dhe Beogradit për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.  Sipas Dren Zekës, këshilltar politik i kryesueses së ekipit të Prishtinës, Edita Tahiri, temë e bisedimeve të sotme do të jetë edhe zbatimi I marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM).

Gjatë ditës së djeshme grupet punuese të Prishtinës e Beogradit kanë biseduar për organizimin e zgjedhjeve dhe për telekomunikacionin dhe energjetikën. Udhëheqësi i grupit punues të Beogradit, Dejan Paviçeviq, ka konfirmuar se në bisedimet për telekomunikacionin dhe energjetikën nuk është arritur kurrfarë marrëveshjeje, ndonëse ai ka folur për “atmosferë konstruktive” në takim.

 

OSBE do të organizojë zgjedhjet lokale të Kosovës në Serbi

Delegacioni i Kosovës në bisedimet me Serbinë ka pranuar që OSBE-ja të marrë kompetenca shtesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.  Në bisedimet e djeshme në Bruksel palët janë marrë vesh që misioni i OSBE-së të marrë përsipër edhe organizimin e votimit të serbëve të Kosovës që jetojnë në Serbi.

 

Pala kosovare është pajtuar që OSBE të hapë një qendër votimi në Serbi ku do të mund t’i dërgojnë fletëvotimet e tyre serbët e Kosovës.  Marrëveshja për hapjen e kësaj qendre është arritur për shkak të pamundësisë së dërgimit të fletëvotimeve me postë, pasi postat e Serbisë dhe Kosovës nuk kanë bashkëpunim midis tyre.  Rolin e ri të OSBE-së e ka konfirmuar Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, e cila është edhe anëtare e ekipit të Kosovës për zbatimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Me marrëveshjen fillestare për zgjedhjet e 3 nëntorit në Kosovë palët ishin marrë vesh që OSBE të organizojë vetëm zgjedhjet në komunat veriore të Kosovës.

 

Ende s'ka vendim rreth samitit Obama - Putin

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, duke folur para gazetarëve në Uashington ka thënë se ende nuk ka ndonjë vendim nëse presidenti Barak Obama do e organizojë samitin e paralajmëruar me liderin rus, Vladimir Putin.

 

Samiti është vënë në mëdyshje për shkak të zhgënjimit të Uashingtonit kur Rusia ia aprovoi ish-kontraktorit të inteligjencës amerikane, Edward Snowden, kërkesën për azil të përkohshëm.Samiti ishte paralajmëruar se do mbahej gjatë kohës kur Obama do të qëndrojë në Moskë për të marrë pjesë në takimin e 20 shteteve më të industrializuara.

                                                                                                                                                   

 

Britania thotë se e ka tërhequr personelin nga Jemeni

Pas Shteteve të Bashkuara, që ka urdhëruar që i gjithë personeli joesencial të largohet nga Jemeni, këtë sot e ka bërë edhe Britania. Londra ka thënë se e ka tërhequr gjithë personelin nga Ambasada e saj në kryeqytetin Sana të Jemenit. Departamenti amerikan i shtetit u ka sugjeruar edhe qytetarëve amerikanë që “menjëherë” ta largohen nga ky vend. Ky veprim është ndërmarrë pas mbylljes së 19 misioneve diplomatike amerikane në gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Qartas, aksioni ishte shkaktuar nga raportet për mesazhet e zëna ndërmjet liderit të al-Kaidës, Ayman al-Zawahri, dhe udhëheqësit të al-Kaidës, me seli në Jemen, në Gadishullin Arabik, Nasser al-Wahishi. Këto interceptime qartazi kanë indikuar përgatitjen e një sulmi në rajon. Vendimi për tërheqjen e personelit diploamtik nga Jemeni, u bë vetëm disa orë pasi një aeroplan i dyshuar amerikan, pa ekuipazh, ka sulmuar në Jemen.

                                                                                                                                                           

 

Dy senatorë amerikanë përpiqen për zgjidhje paqësore në Egjipt

Senatorët amerikanë, John McCain dhe Lindsey Graham, qëndrojnë në Egjipt në përpjekje për të gjetur një zgjidhje paqësore për krizën politike që e ka përfshirë këtë vend. McCain dhe Graham kanë arritur në Kajro për një vizitë dy ditore. Egjipti ka qenë i përfshirë nga trazirat që prej se ushtria e hoqi nga pushteti presidentin islamik, Muhamed Morsi, më 3 korrik.

Ai po mbahet në një vend të fshehtë, derisa po hetohet me akuzën ku ndër të tjera përfshihet edhe vrasja. Mijëra përkrahës të tij kanë mbajtur protesta në Kajro, duke kërkuar që ai të rikthehet në pozitën e presidentit, ndërsa 250 njerëz janë vrarë gjatë protestave të dhunshme. Para se të arrijnë në Kajro, Senatori Graham ka thënë se ushtria egjiptiane duhet të heqë dorë nga politika së shpejti pasi ndryshe e rrezikojnë ndërprerjen e ndihmës prej 1.3 miliard dollarëve, që e marrin çdo vit prej Uashingtonit.

 

Kryengritësit sirianë e marrin në kontroll një bazë ajrore

Një grup monitorues opozitar ka thënë se kryengritësit sirianë e kanë marrë nën kontroll një bazë ajrore me rëndësi në krahinën veriore të Alepit.Observatoriumi Sirian për të Drejtat e Njeriut i vendosur në Britani, ka thënë se baza ajrore Minig, është në kontrollin e grupit kryengritës, që përfshin edhe një organizatë bashkëpunëtore të Al Kaidës.Kryengritësit kanë qenë duke luftuar kundër regjimit të presidentit, Bashar al Asad, në bazën Minig.Minig gjendet në veri të Alepit, në afërsi të kufirit me Turqinë dhe shërben si bazë për helikopterë luftarak. Kryengritësit tashmë e kanë marrë në kontroll aeroportin ushtarak Al Jarrah dhe bazën 80, që të dyja në krahinën Alepit.

 

Përsëri u shty mbledhja e kuvendit të KU të Tuzit

As sot për herë të dytë me rrallë nuk u mbajt mbledhja  e kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit, në të cilën është dashtë të debatohet për studimin e elaboratit për arsyetueshmërinë e formimit të komunës së Tuzit. Shkak i mosmbajtjes së mbledhjes së Kuvendit  ishte mungesa e kuorumit. Në këtë mbledhje munguan të gjithë këshilltarët e partive në pushtet si dhe këshilltarët e PSP, PSD dhe Listës për Tuzin.

Mosmbajtjen e kësaj mbledhje këshilltari i Iniciativës Qytetare Vasel Sinishtaj e karakterizoi si lojë të pushtetit në Tuz dhe mos interesim të tyre që të vij deri tek referendumi. Këshilltari i Lidhjes Demokratike Nikollë Camaj propozoi që të punohet një Elaborat  tjetër, sepse ai që është punuar nga firma “Investment & Consalting” nuk është  aspak i  mirë. Mbledhja në fjalë u shty dhe do të mbahet pas festës së Bajramit, deklaroi kryetari i Kuvendit Fadil Kajoshaj, duke shtuar se me kohë do të njoftojë këshilltarët për datën e mbajtjes së saj. 

 

Nesër edhe më nxehtë

Në Mal të Zi sot po mban mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat: në Podgoricë 40 gradë, H.Novi 39, Ulqin 38, Budvë 37, Cetinë 36, Tivat 35, Nikshiq, B.Pole, Beranë e Rozhajë 33, Plevle 32, Kolashin e Plavë 31 dhe në Zhablak 27 gradë.

Edhe për nesër meteorologët paralajmërojnë mot me diell dhe shumë të nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare e drejtimeve të ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 11 deri në 27, kurse më larta e ditës prej 30 deri në 42 g.c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се