Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

15. 02. 2013. 17:58 >> 18:15

LAJMET 15. 02. 2013.

LAJMET

Gjyqi kushtetues do të shqyrtojë ankesën e PSD

Gjyqi kushtetues do të shqyrtojë ankesën të cilën si qytetarë, e kanë paraqitur funksionarët e Partisë social demokratike ndaj kandidaturës presidenciale të Filip Vujanoviq, njofton agjencia ,,MINA,,. Komisioni zgjedhor i shtetit ka vërtetuar të mërkurën kandidaturën e Vujanoviqit për president  të Malit të Zi. Funksionarët e Partisë social demokrate kanë paraqitë të enjten kërkesën për të cilën Gjyqi kushtetues duhet të deklarohet  brenda 48 orëve. Në Partinë social demokrate konsiderojnë se kandidatura e Vujanoviq  është jo kushtetuese  deh sipas aktit më të lartë juridik nuk ka të drejtë edhe në mandatin e tretë. Vujanoviq , ishte dy herë president i shtetit dhe pasi që Kushtetuta parasheh që një person nuk mund të jetë president më tepër se dy herë , kandidatura e tretë e tij nuk është në pajtim me aktin më të lartë juridik të vendit, ka theksuar Partia social demokratike.

 

Medojeviq- Shumica në pushtet nuk dëshiron të heq dorë nga ndikimi politikë në gjykata

Shumica në pushtet nuk dëshiron të heq dorë nga ndikimi politikë në gjykata dhe për këtë arsye insistojnë në gjetjen e mekanizmave zhbllokues për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, konsideron Fronti demokratik. Deputeti i Frontit Nebojsha Medojeviq ka theksuar se përfaqësuesit e këtij blloku politikë në Këshillin kushtetues  kanë propozuar ndryshime në aktin më të lartë juridik e që përbëhen nga tri shtylla. Sipas fjalëve të tij shtylla e parë është zgjedhja dhe përbërja e kolegjit gjyqësor dhe shumica me të cilën duhet të zgjidhen anëtarët e këtij trupi, shtylla e dytë është raporti ndaj mos vjetërsisë së veprave penale nga sfera e korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar dhe shtylla e tretë është rizgjedhja i gjykatësve dhe  e prokurorëve.

 

Uljareviq- Marrëdhëniet në koalicionin në pushtet nuk janë harmonike

Marrëdhëniet në koalicionin në pushtet nuk janë harmonike dhe në rast të fitores të kandidatit presidencial Filip Vujanoviq mund të pritet ridefinimi i tyre, konsideron drejtorja e Qendrës për arsimimin qytetar Daliborka Ulareviq. Duke komentuar ankesën e Partisë social demokrate në kandidaturën  presidenciale të FilipVujanoviq , Ulareviq ka theksuar se këtë e ka imponuar logjika elementare politike sepse tash një kohë të gjatë kjo parti insiston  në këtë. Ajo ka shtuar se gjyqi duhet  ta shqyrtojë ankesën, mirëpo për vendimin e këtij organi nuk duhet paragjykuar .

 

Vujanoviq  i ka uruar ditën e shtetësisë presidentit të Serbisë Tomisllav Nikoliq

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq  i ka uruar ditën e shtetësisë presidentit të Serbisë Tomisllav Nikoliq. Vujanoviq në urim ka theksuar se marrëdhëniet e afërta dhe miqësore gjatë historisë por edhe tani obligojnë për një të ardhme po kaq të mirë. Ai ka theksuar se vizita e paradokohshme e Nikoliq në Mal të Zi ishte vërtetim i marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve dhe kontribut i ri për zgjerimin e hapësirës për bashkëpunim.

 

Të burgosurit  edhe sot  ditën e 5 me radhë kanë vazhduar ta refuzojnë ushqimin

Të burgosurit në Entin për vuajtjen e sanksioneve penale edhe sot  ditën e 5 me radhë kanë vazhduar ta refuzojnë ushqimin, kurse këtë institucion e ka vizituar delegacioni i Komitetit të Këshillit të Evropës për pengimin e torturave ose të dënimeve  dhe  sjelljeve çnjerëzore. Nga ministria e drejtësisë është kumtuar se prej nesër ushqimi i refuzuar do të dërgohet në kuzhinën popullore . Theksohet se krye shefi i Entit dhe shefat e reparteve për trajtim dhe sigurim kanë biseduar me të burgosurit . Gjendja krahasuar me dje ka ndryshuar kështu që sot  553  të burgosur vazhdojnë të refuzojnë ushqimin kurse grevës nuk i janë bashkuar ose kanë hequr dorë nga ajo 158 persona thuhet në kumtesë.

 

Fillon festa për pavarësinë

Në të gjitha qytetet e Kosovës nga sot fillojnë festimet për 5-vjetorin e pavarësisë. Aktivitetet kanë nisur me dekorimin e rrugëve dhe shesheve, ndërsa në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të vendit ora e parë e mësimit i dedikohet ditës së pavarësisë. Ndërkohë në orën 12 Universiteti i Prishtinës organizojë një akademi solemne që ndërlidhet edhe me 43-vjetorin e themelimit të këtij institucioni.

 

Pason pjesa më e rëndësishme e dialogut Kosovë-Serbi

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, baronesha Catherine Ashton ka deklaruar në Washington se gjatë javës së ardhshme pason pjesa më e rëndësishme e dialogut Kosovë-Serbi. Ashton ka thënë kështu pas takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry dhe ka theksuar se SHBA janë partner shumë i rëndësishëm në përpjekjet për të gjetur zgjidhje, raportojnë mediet e huaja. Unë kam pjesën më të rëndësishme të dialogut Kosovë-Serbi javën e ardhëshme, kur kryeministrat e të dy vendeve do të takohen për dy ditë. Shtetet e Bashkuara janë një partner shumë i çmuar në këtë përpjekje”, ka theksuar ajo.Ajo ka falënderuar Kerry-in i cili e ka përgëzuar për përpjekjet që bën në dialogun Prishtinë - Beograd me ndërmjetësim të BE -së. Kerry vlerësoi përpjekjet e saj në ndërmjetësimin e bisedimeve Kosovë-Serbi“Dua ta përshëndes atë për përpjekjet e saj të shkëlqyera në Ballkan.  Ajo ka punuar me këmbëngulje për të përballuar sfidat që përbën afrimi i të dyja  palëve dhe zgjidhjen  e problemeve mes tyre”, ka theksuar Kerry.Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq pritet të takohen më 19 dhe 20 shkurt në Bruksel për të diskutuar situatën në veri dhe rrugët e shpërbërjes apo transformimit të strukturave të mbështetura nga Beogradi.

 

Sejdiu: Shtimi i ulëseve në Kuvend për komunitetin serb e tejkalon Pakon e Ahtisaarit

Ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka alarmuar se shtimi i ulëseve në Kuvend për komunitetin serb e tejkalon Pakon e Ahtisaarit dhe krijon rrethana të reja politike në vend. Ai është i sigurt se edhe Fondi për veriun do të stimulojë qasje ndarjeje, pasi që banorët e asaj pjese do të mendojnë se u ndanë nga Kosova. Ai konsideron se shteti i Kosovës, është duke kaluar nëpër një fazë tepër delikate, shkruan gazeta “Tribuna”.

 

Nikoliq: Fundi i institucioneve paralele serbe

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq ka thënë se ekziston mundësia që strukturat paralele serbe në Kosovë, të zëvendësohen me institucione të Kosovës të një formati të ri që do të udhëheqeshin nga serbët, transmetojnë mediat serbe.“Kjo do të thotë krijimin e institucioneve të reja të Kosovës, por  segmente  me të cilat do të qeverisnin serbët. Dhe me këtë përfundojnë institucionet paralele”, ka thënë Nikoliq.

“Ne sillemi në atë territor sikur të ishte totalisht nën kontroll të Beogradit, a në fakt nuk është”, ka thënë Nikoliq dhe ka shtuar se ky propozim duhet të kalojë përmes Kushtetutës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Presidenti serb, ka thënë se rezoluta e Parlamentit të Serbisë për Kosovën, parasheh që strukturat paralele të ndalojnë se vepruari, ndërsa të vazhdojnë ato të Kosovës të cilat do të udhëheqeshin nga serbët. Nikoliq ka thënë se të gjitha aktivitetet diplomatike gjatë kohëve të fundit, kanë për qëllim që të bëjnë çdo gjë që është e mundur që të arrihet një paqe dhe të fitohet data për bisedime me BE-në.

 

Rreth 700 të lënduar nga rënia e meteorit në Rusi

Zyrtarët  rusë kanë thënë se më shumë se 900 njerëz kanë marr ndihmë mjekësore nga vala goditëse e krijuar gjatë shpërthimit të meteorit.

Shumica e këtyre lëndimeve  janë prerje të vogla. Të paktën tetë njerëz janë hospitalizuar. Videot  amatore tregojnë rënien e meteorit nëpër qiellin e rajonit lindor të Chelyabinsk-it, gjatë ditës së sotme, ku kanë lënë gjurmë të madhe të tymit dhe një dritë intensive. Disa meteoroitë, pjesë të meteorëve, kanë rënë në një rajon me popullim të rrallë, pjesë e rajonit i cili gjendet në pjesën lindore të Malit Ural, afër Kazakistanit. Ministria për Situata Emergjente ka bërë të ditur se qindra punëtorë të ekipit të shpëtimit kanë dal në terren që të ofrojnë ndihmë për të lënduarit.

 

Turqia i përgjigjet me sulm Sirisë

Raportohet se artileria turke ka sulmuar caqe të ushtrisë së Sirisë, pasi që një mortajë siriane kishte rënë në territorin turk. Mediat turke kanë njoftuar të sot  se predha ka rënë në provincën Hataj, në afërsi të kufirit më Sirinë. Agjencia e lajmeve Anatolia, raporton se shpërthimi ka ndodhur në një zonë të pyllëzuar rreth 1 kilometër në jug të një baze ushtarake turke. Raportohet se nuk  ka pasur dëme në këtë  shpërthim. Marrëdhëniet midis dy fqinjëve janë përkeqësuar pasi që Ankaraja i është bashkuar vendeve arabe dhe perëndimore të cilat janë duke i bërë presion presidentit sirian Bashar al-Asad për të ndalur sulmet e dhunshme ndaj kryengritjes popullore që shpërtheu në mars të vitit 2011. NATO ka vendosur bateri të tjera me raketa Patriot përgjatë kufirit Turqi - Siri. Në dhjetor të vitit të kaluar, NATO  ra dakord për të ndihmuar Turqinë - anëtare e aleancës, që të forcojë mbrojtjen e saj ajrore, për të qenë të përgatitur në rast të një përhapje të mundshme të konfliktit sirian.

 

Forcat indiane, vrasin një ushtar pakistanez në Kashmir

India thekson se trupat e saj kanë vrarë një ushtar pakistanez i cili kishte kaluar kufirin de fakto në rajonin problematik të Kashmirit. Një zëdhënës i ushtrisë indiane thekson se ushtarët e saj hapën zjarr të në momentin që ata hetuan disa "lëvizje të dyshimta" dhe ushtari pakistanez u vra në betejë. Sipas raportimeve të paktën një ushtar indian është plagosur. Agjencia e lajmeve AFP citoi një zyrtar anonim pakistanez  të sigurisë, sipas së cilit autoritetet indiane janë kontaktuar në lidhje me kthimin e trupit të ushtarit. Në janar, tre ushtarë pakistanezë dhe dy indianë u vranë në disa sulme përgjatë kufirit de fakto i njohur si Linja e Kontrollit që ndan Kashmirin. Territori Himalajan, i  pretenduar nga të dy vendet, ka qenë një pikë e nxehtë konflikti për më shumë se 60 vjet.

 

Francë: Suspendohet kompania që ka shitur mish kali

Qeveria e Francës ka bërë të ditur se kompanisë franceze do ti merret licenca për tregti nën dyshimin se ka shitur mish kali për të lopës duke qenë të vetëdijshëm për këtë gjë. Kompania ,,Spanghero,, ka mohuar akuzat duke thënë se e ka mbajtur vetëm ata mish që ka besuar se është i lopës. Spanghero ka blerë mish nga Rumania dhe e ka shitur atë te kompanitë tjera franceze, të cilat prodhojnë ushqim të ngrirë. Ministri francez për Çështje të Konsumatorit, Benoi Hamon, ka thënë dje se mishi i cili është dal nga Rumania ka pasur tiketë të mishit të kalit. Skandali i mishit të kalit i cili është shitur si mish lope, ka prekur dhjetra shtete të BE-së. Raportohet se dje tre njerëz janë arrestuar në Britani nën dyshimin për përfshirje në këtë skandal.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се