Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

09. 05. 2019. 19:28 >> 19:42

Lajmet 09.05.2019

09.05.2019

Gjyqi i lartë në Podgoricë, shqiptoi dënimet ndaj të akuzuarve për terrorizëm në tentativë

Gjyqi i Lartë në Podgoricë, i dënoi 14 të akuzuar për tentim terrorizmi ditën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016.

Të dënuarit përfshijnë dy udhëheqës të partisë opozitare malazeze Fronti Demokratik,

Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq, të cilët u dënuan me nga pesë vjet, kurse shoferi i kësaj aleance politike, Mihaillo Çagjenoviq, është dënuar me një vit e gjashtë muaj burg.

Shtetasit rusë, Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, u dënuan në mungesë me 15 vjet burgim, repsektivisht 12.

Nga nëntë shtetasit e Serbisë,të dënuar për tentim terrorizmit, dënimi më i rëndë u shpall kundër Branisllav Dikiqit, ish-gjeneral i policisë serbe, i cili u dënua me tetë vjet burgim.

Predrag Bogiqeviq dhe Nemanja Ristiq, të dy anëtarë të grupeve ultranacionaliste serbe, u dënuan me nga shtatë vjet.

Branka Miliq, e cila u arratis në Ambasadën e Serbisë në Podgoricë në fund të vitit 2018, mori një dënim trevjeçar; Dragan Maksiq u dënua me një vit e 9 muaj, Srbolub Gjorgjeviq dhe Millan Dushiq me nga 1 vitë e 6 muaj, kurse Kristina Hristiq u dënua 1 vitë me kusht.

Katër nga të dënuarit u gjykuan në mungesë, përfshirë dy shtetasit rusë.

Gjykata e Lartë e Malit të Zi konstatoi se grupi ka bërë komplotpër të pushtuar Parlamentin e vendit gjatë zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016, për të vrarë kryeministrin e atëhershëm, Millo Gjukanoviq, dhe për të instaluar një udhëheqësi pro-ruse.

Kryetarja e gjyqit të lartë, Suzana Mugosha, tha se të gjithë të pandehurit kishin detyra që synonin rrëzimin me forcë të Qeverisë malazeze dhe shpalljen e Frontit Demokratik fitues të zgjedhjeve, me qëllim pengimin e Malit të Zi nga anëtarësimi në NATO.

Gjykata konstatoi se Mandiq dhe Knezheviq kishin për detyrë të rekrutonin njerëz dhe të përgatisnin një protestë përpara parlamentit, me qëllim të sulmimit të legjislaturës.

Mugosha po ashtu tha se dëshmitë treguan se Knezheviq ka qenë i ngarkuar edhe me përcjelljen e mesazheve tek anëtarët e një organizate kriminale jashtë vendit.

Kremlini ka mohuar se "mekanizmat shtetërorë rusë" kanë qenë të përfshirë.

Gjyqësia dëshmoi besnikërinë ndaj pozitës së vetë të pavarur

Me shqiptimin e aktvendimeve të akuzuarve për tentim terrorizimi në ditën e zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016, Mali i Zi, edhe njëherë ka treguar se shtetësia dhe pavarësia e tij pushojnë mbi themele të forta të sundimit të ligjit të cilat askush nuk mundet ti luhatë, është kumtuar nga Qeveria e Malit të Zi.

Në Qeveri, konsiderojnë se gjyqësia ka dëshmuar besnikëri ndaj pozitës kushtetuese të pavarësisë dhe imunitet ndaj çdo formë të presionit dhe të ndikimeve nga jashtë.

“Mali i Zi, si anëtar i NATO-s , tregon se është i vendosur në rrugën e integrimeve dhe në mbrojtjen e vlerave dhe standardeve Evropiane”, është kumtuar në twiterin e Qeverisë.

M.Jovanoviq; Aktvendimi, pamflet politik, do të ankohemi

Aktvendimi gjyqësor ndaj të akuzuarve për tentim terrorizmi, në ditën e zgjedhjeve parlamentare, në vitin 2016, është pamflet politik, ka thënë avokati, Miroje Jovanoviq, duke paralajmëruar ankimimin në instancat kompetente. Ai, ka theksuar se kur do ta fitojnë këtë, siç ka thënë ai, “kumtesë politike të cilën disa do ta quajnë aktvendim”, ne do të ankohemi.

Nuk kam kurrfarë dileme se gjyqi i cili do të vendos për ankesat është në linjën e njëjtë me gjyqin e lartë në Podgoricë, ka theksuar ai. Sipas fjalëve të tij, ajo që mundet dhe duhet të jetë nxitje për mbrojtjen është se një regjim i cili është në shpërbërje, ka pasur kurajë që më 9 maj, të dënoj shtetin i cili, po këtë ditë, e ka çliruar Evropën. Jovanoviq, ka theksuar se për Andrija Mandoq dhe Millan Knezheviq, nuk është shqiptuar masa e paraburgimit, por edhe sikur të ishte shqiptuar, ai i kishte këshilluar të mos shkojnë atje.

M.Gjukanoviq; Në BE, duam të jemi të jemi të barabartë

Perspektiva evropiane, pa dyshim mbetet gjeneratori kryesor i reformave në Ballkanin Perëndimor, ka vlerësuar presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i cili merr pjesë në takimin e liderëve të shteteve pjesëmarrëse të procesit e Brdo Brioni, i cili po mbahet në Tiranë.

Ai, ka shtuar se është me rëndësi të madhe që anëtarësimi i të gjitha shteteve të rajonit në BE, të mbetet njëri ndër prioritetet e BE-së. “Jemi të vendosur t'i arrijmë vlerat e sistemit evropian, të sigurt se vetëm në këtë mënyrë mund të sigurojmë stabilitetin dhe sigurinë, por edhe të përparojë zhvillimin social dhe ekonomik dhe të sigurohet sundimi i ligjit. Si shtet kandidat për anëtarësim në BE, i cili ka përparuar dukshëm në procesin e negociatave, e që ka vetëm edhe një kapitull të pahapur, jemi të vendosur që pa përjashtim, edhe në të ardhmen të jemi promovues i procesit të integrimeve në rajon, por edhe të theksojmë rëndësinë e pranisë të BE në Ballkanin Perëndimor”, ka theksuar Gjukanoviq.

Ai, po ashtu, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit më të ngushtë në rajon i cili ka të bëjë me përkushtimin e të gjithëve në intensifikimin e reformave dhe me përkushtimin e përbashkët për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe në këtë drejtim, marrëveshja e paradokohshme ndërmjet Athinës she Shkupit, është shembull i mirë dhe nxitës. Në veçanti, dua të përkrah përpjekjet e presidentëve Vuçiq dhe Thaçi, që pas guximit të hyjnë në zgjidhjen e njërës ndër çështjet më të rënda të marrëdhënieve në rajon, e kanë identifikuar shansin historik që më në fund, kjo çështje të zgjidhet në mënyrë afatgjate, ka pohuar Gjuaknoviq. Ai, po ashtu, ka pohuar se Mali i Zi, i kushton rëndësi të madhe procesit të Berlinit, dhe është me rëndësi të madhe që ti kushtohet vëmendje shtesë çështjeve ekonomike.Përveç presidentëve të shteteve, të ftuar nderi janë edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian, me prezencë të shefes për politikë të jashtme, Federica Mogherini.

Shënohet Dita e fitores kundër fashizmit

Delegacioni i Malit të Zi, me rastin e shënimit të Ditës së fitores kundër fashizmit, ka vendosur sot, me nderimet ushtarake, kurorë në përmendoren e partizanit luftëtar, në malin Gorica, në Podgoricë. Në delegacionin shtetëror, ishin kryetari i Parlamentit, Ivan Brajoviq, nënkryetari i qeverisë, Zoran Pazhin dhe sekretari i përgjithshëm i Lidhjes së luftëtarëve të LNÇ, Dragan Mitov Gjuroviq. Kurorë, ka vendosur edhe udhëheqja e Kryeqytetit dhe e shoqatës së luftëtarëve të LNÇ, të Podgoricës. Në delegacion ishin Ivan Vukoviq, Gjorgjije Suhih dhe Borivoje Banoviq.

Dita e fitores shënohet në shenjë kujtimi në 9 majin e vitit 1945, dhe kapitullimin e Gjermanisë, në Luftën e Dytë Botërore.

Këshilli, nesër mbi raportin për punën e Agjencisë për sigurinë nacionale

Anëtarët e Këshillit për mbrojtje dhe siguri, do të shqyrtojnë nesër raportin për punën e Agjencisë për sigurinë nacionale në vitin e kaluar.

Mbledhja do të mbahet në ambientet për shqyrtimin e materialeve që mbajnë shkallën e caktuar sekrete.

Ky këshill, javën e ardhshme, do të mbaj mbledhjen e re në të cilën do të shqyrtohen ndryshimet e propozuara të ligjit për ushtrinë e Malit të Zi.

 

Haradinaj, me rastin e Ditës së Evropës, pohon aspiratën e Kosovës drejtë BE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Evropën me rastin e 9 majit “Ditës së Evropës”.

Haradinaj në një status në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se qytetarët dhe institucionet e Kosovës kanë aspiratë të vetme integrimin e plotë në Bashkimin Europian.

Ai i ka bërë thirrje në këtë ditë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe institucioneve të BE-së, që të njohin dhe pranojnë të arriturat e Kosovës, dhe të mos vazhdojnë të mbajnë qytetarët e Kosovës edhe më tutje padrejtësisht të izoluar nga familja që i takojnë.

“Kosova shënon Ditën e Evropës sot, sepse jemi pjesë gjeografike, ideologjike, dhe identitare e familjes evropiane, ndër shekuj. Qytetarët dhe institucionet e Kosovës sot kanë aspiratë të vetme integrimin e plotë në Bashkimin Evropian, për të kontribuar në prosperitetin, paqen, sigurinë, dhe drejtësinë e kontinentit tonë. Më shumë Evropë në Ballkan do të thotë më shumë mundësi, rritje, shkëmbim e zhvillim, ka shkruar mes tjerash në Facebook, Ramush Haradinaj.

Zaev, paralajmëron ndryshime në kabinetin qeveritar

Pavarësisht fitores të kandidatit të saj, Stevo Pendarovski në zgjedhjet presidenciale, Lidhja Social-Demokrate e kryeministrit Zoran Zaev, ka paralajmëruar ndryshime në kabinetin qeveritar, por edhe në organet e partisë.

Vetë kryeministri Zaev, ka bërë me dije se nuk është i kënaqur nga rezultati në zgjedhjet presidenciale, pasi partia që ai drejton, tek elektorati maqedonas ka shënuar humbje, ndërsa votat e shqiptarëve ishin vendimtare në fitoren e Stevo Pendarovskit, për president të Maqedonisë së Veriut.

Ai ka thënë se reformat në Qeveri do të përfshijnë edhe partitë tjera, duke mos përjashtuar edhe ministrat dhe funksionarët e Bashkimit Demokratik për Integrim, por nga kjo parti kanë thënë se për kuadrot e tyre, qoftë në Qeveri apo pozita tjera, mund të vendosë vetëm se kryetari i saj, Ali Ahmeti.

Njohësit e çështjeve politike ndërkohë kanë qëndrime të ndryshme nëse duhet të ketë apo se çfarë duhet të përfshijnë ndryshimet në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Paradë ushtarake në përvjetorin e fitores ndaj Fashizmit

Rusia përkujtoi 74-vjetorin e fitores së aleatëve mbi Gjermaninë naziste me një paradë të madhe ushtarake në Sheshin e Kuq të Moskës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, u tha pjesëmarrësve në paradë se Rusia do të sigurojë që gjithmonë të ketë kapacitetin më të lartë mbrojtës.

Mbi 13 mijë trupa dhe 130 pjesë të sistemeve të avancuara të armëve u shfaqën në paradë.

Nëntë maji në Rusi njihet si Dita e Fitores dhe shihet si një rast për të nxitur ndjenjat patriotike, derisa rusët kujtojnë sakrificat e bëra në Luftën e Dytë Botërore.

Më shumë se 23 milionë ushtarë sovjetikë dhe civilë u vranë në luftë - çfarë është numri më i madh i viktimave nga të gjitha vendet që luftuan.

Biden, kryeson listën e konkurrentëve demokratë

Ish-nënpresidenti Joe Biden renditet në krye të listës së konkurrentëve demokratë për zgjedhjet presidenciale, siç rezulton nga një anketë e re e zhvilluar pas përfshirjes së tij në garë.Biden është hedhur menjëherë në kritika ndaj Presidentit Trump,njofton Zëri i Amerikës.

Ish-nënpresidenti Joe Biden gjeti një pritje të ngrohtë në tubimin e tij të parë për fushatë të hënën në Pitsburg. Ai e bëri krejt të qartë se do të përqëndrohet tek ato që i quan politika përçarëse të Presidentit Trump.

Edhe Presidenti Trump ka dalë në fushatë këto ditë. Në një tubim në Uashington, ai u hodh në sulm ndaj Partisë Demokrate.

 

Koreja e Veriut, lëshoi një predhë ende të paidentifikuar

Koreja e Veriut lëshoi një predhë të paidentifikuar, bëri të ditur ushtria e Koresë së Jugut, më pak se një javë pasi Phenjani testoi disa raketa me rreze të shkurtër veprimi.

Predha u hodh nga lokacioni Sino-ri, në veriperëndim të Phenjanit, drejt lindjes, thanë zyrtarët jugkoreanë.

"Ne jemi ende duke analizuar nëse bëhet fjalë për vetëm një predhë apo më shumë", tha zëdhënësi i ushtrisë, Kim Joon-rak, për agjencinë e lajmeve AFP.

Të shtunën, Koreja e Veriut lëshoi disa raketa nga pjesa e saj lindore në det.

Kombet e Bashkuara e kritikuan Korenë e Veriut pas testimit të fundit të armëve, duke e paralajmëruar atë se veprimi i tillë mund të rrisë tensionet në rajon.

Pas provave, Shtetet e Bashkuara thanë se do të vazhdojnë t'i bëjnë presion Phenjanit për të braktisur programin bërthamor dhe atë të reketave balistike.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka takuar dy herë udhëheqësin verikorean, Kim Jong Un, por bisedimet e fundit, në muajin shkurt, kanë dështuar, pasi Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar kërkesat e verikoreanëve për të hequr sanksionet ndaj shtetit të tyre, në këmbim të kufizimit të programit bërthamor.

Së paku, tre vetë u vranë nga sulmi në jug të Libisë

Së paku tre vetë u vranë në sulmin e njerëzve të armatosur në qytetin Gadva, në jug të Libisë, thanë banorët dhe një zyrtar ushtarak.

Burrat e armatosur hapën zjarr dhe u tërhoqën në shkretëtirë, thanë banorët.

Ky është sulmi i dytë i tillë në dy ditët e fundit, raporton Reuters.

Sulmi ndodhi pasi nëntë ushtarë vdiqën të shtunën në një sulm për të cilin përgjegjësia u mor nga Shteti Islamik në një kamp trajnimi për forcat e komandantit Khalif Haftar.

Ai përqendroi forcat e tij në veriperëndim, dhe muajin e kaluar ata kanë luftuar për kryeqytetin Tripoli, të mbajtur nga forcat e një qeverie të njohur ndërkombëtarisht.

Shteti Islamik është aktiv në jug të vendit ku u tërhoq pasi humbi qytetin qendror të Sirte në dhjetor 2016.

 

Nesër, mot i ndryshueshëm por i thatë

Në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët, vende -vende me të reshura të përkohshme të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare jugore dhe lindore.

Temperaturat; Podgoricë e Tivar 17 gradë, Ulqin e Budvë 16, Herceg Novi e Petrovac 15, Beranë e Andrijevic 14, Bjello Pole e Rozhajë 13, Plavë 12, Cetinë e Plevle 11, Kolalshin, Nikshiq, Plluzhinë e Shavnik 9 dhe në Zhablak 6 gradë.

Për nesër parashihet të mbaj mot me vranësira të ndyrshueshme dhe intervale me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 3 deri në 14, kurse më e larta e ditës prej 13 deri në 23 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се