Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

21. 05. 2019. 18:16 >> 18:27

Ditari 21.05.2019

21.05.2019

Mali i Zi gjatë 13 viteve ka arritur autoritet ndërkombëtarë

Mali i Zi sot shënon 13 vjetorin nga mbajtja e referendumit në të cilin e ka ripërtërirë pavarësinë e vetë shtetërore. Sipas të dhënave zyrtare në referendumin e vitit 2006 kanë votuar 411 mijë e 240 qytetarë ose 85 për qind të trupit të përgjithshëm zgjedhore. Edhe pse Mali i Zi është shtet i vogël me sipërfaqe me numrin e banorëve dhe kapacitetet ekonomike, me gjithë atë Mali i Zi është mjaft domethënës në rajon , në kuptimin politikë ka vlerësuar analisti politikë Srgjan Vukadinoviq. Në periudhën e kaluar Mali i Zi ka përparuar më së tepërmi nga të gjitha vendet e rajonit në planin e integrimeve, brenda këtyre 13 viteve është bërë anëtarë i NATO aleancës dhe është shteti më i afërt për anëtarësim në BE. Shifrat tregojnë se gjatë 13 vjetëve të kaluara janë rritur rrogat dhe pensionet , por njëkohësisht edhe borxhet e shtetit. Pas rivendosjes së pavarësisë në vitin 2006, shoqëria malazeze kishte përpara një detyrim të madhë – të tejkalohen dallimet e krijuara në referendum.

Nuk do të lejojmë që dikush të minojë shtetin

Presidenti i malit të Zi Millo Gjukanoviq ka deklaruar se shteti nuk do ti lejojë askujt që të mendjemadhohet nëpër Mal të Zi dhe ta minojë atë duke u fshehur pas kryqit dhe zhgunit. Gjukanoviq ka përkujtuar se qeveria e ka vërtetuar propozim ligjin për lirinë e feve , i cili siç ka vlerësuar ai , mund të kontribuojë dukshëm në zgjidhjen e shumë çështjeve nga kjo sferë mjaft e ndjeshme. Ai ka shtuar se llogaritet në përkushtimin e të gjitha subjekteve politike dhe kishtare që përmes qëllimeve dhe besimit të mirë të arrihet drejtë zgjidhjeve të qëndrueshme në interesin më të mirë për të gjithë qytetarët, shtetin dhe institucionet fetare. Duke komentuar nënshkrimin e marrëveshjes opozitare për të ardhmen Gjukanoviq ka theksuar se rezultatet do të shihen më së miri , qoftë fjala për pushtetin ose opozitën  se si subjektet politike do të sillen para së gjithash ndaj çështjeve me rëndësi jetike për banorët por edhe për shtetin e Malit të Zi.

Hap i madh për demokracinë dhe të drejtat e njeriut

Ligji për lirinë e feve , kur  ta miratojë parlamenti , do të jetë hap i madh përpara për demokracinë dhe të drejtat themelore njerëzore, ka vlerësuar kryeministri Dushko Markoviq. Ai ka shtuar se është i bindur që Mali i Zi e ka rastin historik që këto çështje ti vendos në vendin që  takojnë . “Sa i përket zbatimit të tij , Mali i Zi do të ketë force që ta jetësojë atë , pa marr para sysh  kundërshtimet eventuale të ndryshme , ka theksuar Markoviq në intervistën dhënë gazetës “Pobjeda” . Ai ka rekomanduar se Mali i Zi nuk do të lejojë që në pronën shtetërore ose në pronën e bashkësisë fetare, në kundërshtim me ligjin , të ndërtohen objekte fetare vetëm se kështu i pëlqen ndonjë kleriku.

Parlamenti vazhdon punimet të enjten

Parlamenti i Malit të Zi do të vazhdojë të enjten seancën e 6 të rregullt , kurse deputetet duhet të diskutojnë edhe për 17 pika tjera të rendit të ditës. Seanca parlamentar ka filluar me 16 maj kur kanë përfunduar debatet për ndryshimet e propozuara të ligjit  për ushtrinë e Malit të ZI dhe administratën lokale. Në rend të ditës do të jetë propozim strategjia e mbrojtjes të Malit të Zi , por deputetet do të deklarohen edhe për ligjet për tregtinë e erëndshme , policinë komunale, të ardhurat e të punësuarve në sektorin publikë e ngjashme. Deputetët duhet të shqyrtojnë raportet për shëndetin mendorë të fëmijëve në Mal të Zi, për punën e fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave si dhe për situatën në mbrojtjen e të dhënave personale. Në rend të ditës janë edhe raportet vjetore për punën gjatë vitit të kaluar të këshillave gjyqësore dhe të prokurorive dhe për punën e prokurorisë shtetërore. Të theksojmë këtu se në parlament kanë përfunduar debatet por nuk është votuar për disa ligje sepse nuk ekzistonte kuorumi. Seanca e re e radhës e parlamentit është caktuar për me 28 maj kur kryeministri Markoviq do të përgjigjet në pyetjet e grupeve të deputetëve.

Sonte organizohet protestë e lëvizjes “Rezisto” 

Protesta qytetare e Lëvizjes “Rezisto -97 mijë “ me sloganin “Për pavarësi nga zarfet “ do të mbahet sonte para Kuvendit të Malit të Zi. Udhëheqësi i Lëvizjes, Xhemal Peroviq ,ka theksuar se protesta është quajtur “Për pavarësi nga zarfet” dhe se pret përkrahjen e të gjithë qytetarëve të lirë, të cilët duan shtet të pavarur nga zarfet , kriminaliteti i organizuar dhe nga korrupsioni. Peroviq ka shtuar se dallimet politike janë normale dhe të kuptueshme, mirëpo është ky momenti që të dihet qartë se kush është për rrëzimin, siç ka theksuar ai, të regjimit të korruptuar. Njëri nga përfaqësuesit e lëvizjes ,Nikolla Grdiniq ,ka theksuar se kjo lëvizje nuk do të heqë dorë nga lufta për Malin e Zi të lirë, së bashku me të gjithë të cilët e dinë rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në ndryshimet, të cilat do të pasojnë.

CRBC-së i janë paguar 562.24 milion euro

Firmës kineze CHNA Rooad and Bridge corporacion -CRBC e cila është duke ndërtuar autostradën Tivar-Bolare , deri tani i janë paguar 562.24 milion euro, është kumtuar nga Ministria e komunikacionit. Nga kjo ministri dhe nga kompania Monteput , i kanë deklaruar gazetës “Pobjeda” se deri tani janë realizuar 75 për qind të punimeve në pjesën prioritare të autostradës nga Smokovci deri në Mateshev. Ata kanë theksuar se nga shuma e përgjithshme e sipërpërmendur gjatë këtij viti kësaj kompanie i janë paguar 26.53 milion euro. Me ligjin për buxhetin për këtë vit për projektime dhe punime në terren janë paraparë 210.58 milion euro , prej të cilave 15 për qind nga buxheti shtetëror dhe 85 për qind nga kreditë  e exim Bankës kineze.

 

Zhelko Aprcoviq propozohet për kryetar të komunës së Kotorrit

Zhelko Aprcoviq është propozuar njëzëri kandidat për kryetarë të Komunës Kotor në mbledhjen e Këshillit ekzekutiv dhe të Këshillit komunal të PDS. Aprcoviq është kryetar i Këshillit komunal të PDS, këshilltarë shumë vjeçar në parlamentin e Koorrit, deputet në parlamentin shtetëror dhe kryetrari i Këshillit për sistemin politik. Nga PDS  presin që kryetarja e Kuvendit Dragica Peroviq të respektojë realitetin dhe kërkesën e shumicës në parlamentin e Kotorrit dhe të caktojë mbledhjen e Kuvendit komunal në të cilën do të zgjedhjet kryetari i Komunës së Kotorrit thuhet në kumtesë. Të theksojmë se Peroviq më parë ka kërkuar instruksione nga ministria e administratës publike lidhur me punën e mëtejme të parlamentit komunal pasi që para do kohe i është votuar mosbesimi kryetarit të deritashëm të Komunës Vlladimir Jokiq.

Shporta shpenzuese në muajin prill ka qenë 648.1 euro

Vlera e shportës minimale konsumatore në muajin prill sipas të dhënave të MONSTAT-it ka qenë 648.1 euro ose 0.5 % më e lartë se në muajin mars. Nga vlera e përgjithshme e shportës minimale konsumatore, shpenzimet për ushqim dhe pije jo alkoolike kanë qenë 274 euro ose 1.4 për qind më tepër se në  muajin mars , thuhet në kumtesë. Statistikat kanë theksuar se shpenzimet për prodhimet jo ushqimore dhe për shërbimet e tjera të ndryshme kanë qenë 371.1 euro ose 1% më pak se në muajin mars. Shporta minimale konsumatore nënkupton shpenzimet e një amvisërie ku përfshihen ushqimi, prodhimet jo ushqimore dhe shërbimet tjera të nevojshme.

THAÇI TAKOHET ME RAMËN, FLASIN PËR SAMITIN E PARISIT 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nëpërmes një statusi në Facebook tregon se është takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Sipas Thaçit me kryeministrin shqiptar kanë biseduar për aktualitetet politike në Kosovë si dhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit. Si gjithmonë, ishte  kënaqësi takimi me kryeministrin Edi Rama,me të cilin  biseduam për aktualitetet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, si dhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit, ka theksua presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

HARADINAJ: MASAKRA E DUBRAVËS MBETET NJË NGA KRIMET MONSTRUOZE NË KOSOVË 

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e ka vlerësuar masakrën e Dubravës si më të egrën kundër njerëze. Haradinaj nëpërmjet një statusi në Facebook ka thënë se është e dhimbshme që edhe pas 20 vjetësh askush nuk është gjykuar në lidhje me këtë masakër. Vrasja e 160 të burgosurve shqiptarë dhe plagosja e 200 të tjerëve në burgun e Dubravës, 20-vjet më parë nga forcat serbe është krimi më i egër kundër njerëzve tashmë të privuar nga liria. Masakra e Dubravës mbetet një nga krimet më monstruoze në Kosovë për të cilin askush nuk është gjykuar, edhe përkundër qindra dëshmitarëve të mbijetuar dhe dëshmive të pamohueshme. Është skajshmërisht e dhimbshme që edhe sot pas dy dekadash drejtësia nuk e ka kryer misionin e saj për të dënuar ekzekutorët e këtij krimi barbar. Mosdënimi i këtij krimi të përmasave gjenocidale dhe mohimi i tij është dëshmi se shteti serb nuk dëshiron të ballafaqohet me krimet e veta, por Kosova nuk do të ndalet kurrë në kërkim të drejtësisë, ka deklarua Haradinaj.

 

TË PLAGOSURIT E PARALUFTËS KËRKOJNË QË STATUSI TYRE TË PËRCAKTOHET ME LIGJ 

Të gjithë të plagosurit e paraluftës që kanë marr pjesë në aktivitete të ndryshme, në kërkim të sovranitetit të Kosovës janë duke kërkuar që statusi i tyre të njihet me anë të ligjit. Kërkesave  të tyre, përkrahje iu dhanë gjithë deputetët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, të cilët u shprehën se duhet gjetur metoda sa më të shpejta që përmes plotësim ndryshimit të Ligjit t’iu njihet statusi i kësaj kategorie. Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga shoqata për të plagosurit e paraluftës dhe vet të plagosur, ku i pari i kësaj shoqate, Naim Zhitia kërkoi që të drejtat e tyre dhe kontributi që e kanë dhënë për Kosovën t’u njihet përmes ligjit. Një zgjidhje për këtë kategori e dha Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, i cili u shpreh se nëse ka vullnet politik për përfshirjen e kësaj kategorie dhe t’iu njihet statusi duhet të bëhet plotësim ndryshimi i Ligjit të dëshmorëve dhe invalidëve. Mbështetje kjo kategori pati dhe nga ana e gjithë deputetëve të komisionit. Përkrahje pati dhe nga ana e LDK-së. Mirëpo deputetja, Mirjeta Kalludra kërkoi kujdes dhe të shihet numri i saktë i kësaj kategorie.

 

DEDAJ KËRKON MBËSHTETJEN E TALAT XHAFERIT PËR THEMELIMIN E TRIBUNALIT 

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, është pritur sot në takim nga kryetari i Kuvendit në këtë shtet, Talat Xhaferi, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Me këtë rast, ambasadori Dedaj ka kërkuar që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ta mbështetë nismën e Kuvendit të Republikës së Kosovës për formimin e Tribunalit të Drejtësisë për Gjenocidin serb në Kosovë. Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, është zotuar për të mbështetur çdo nismë të Kuvendit të Kosovës e cila bazohet në ligje, fakte dhe drejtësi. Nga ana tjetër Gjergj Dedaj falenderoj Xhaferin për përkrahjen e kësaj nisme të kuvendit të Kosovës.

 

Qeveria e Austrisë në kaos 

Të gjithë ministrat e partisë së ekstremit të djathtë FPO paralajmëruan dorëheqje nga Qeveria e koalicionit në Austrisë. Udhëheqësi i kësaj partie, Heinz-Christian Strache, i cili ka qenë edhe zëvendëskancelar, u detyrua të japë dorëheqje në fundjavë, për shkak të një video skandali. Strache është filmuar duke i propozuar kontrata qeveritare mbesës së supozuar të një oligarku rus. FPO kërcënoi me dorëheqje masive nëse ministri i Brendshëm, Herbert Kickl, detyrohet të largohet. Kancelari Sebastian Kurz kërkoi shkarkimin e ministrit Kickl, duke thënë se si sekretar i përgjithshëm i partisë, ai duhet të marrë përgjegjësinë për skandalin. Skandali shpërtheu të premten kur pamjet nga viti 2017 u publikuan në mediat gjermane. Strache dha dorëheqje të nesërmen, ndërsa Kurz, udhëheqës i Partisë Popullore të qendrës së djathtë (OVP), tha se duhet të mbahen zgjedhje të reja. Ministrat e FPO-së që paralajmëruan dorëheqjen, përfshijnë ministrin e Jashtëm, të Mbrojtjes, të Transportit dhe të Çëshjeve Sociale. FPO përbën gjysmën e kabinetit qeveritar. Sipas vëzhguesve, video skandali vjen në një kohë jo të mirë për partinë. Qytetarët në gjithë Bashkimin Evropian do të votojnë nga data 23 deri më 26 maj për zgjedhjet e Parlamentit Evropian, që pritet të rrisin numrin e eurodeputëve të ekstremit të djathtë dhe të euroskeptikëve të tjerë. Përpara shpërthimit të skandalit, FPO pritej të fitonte rreth 20% të votave në zgjedhjet evropiane.

Trump dhe A. Saudite i kërkojnë Iranit të mos kërcënojë 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nisur një kërcënim të ri ndaj Teheranit, duke thënë përmes një postimi në Twitter se konflikti mes këtyre dy shteteve do të përbënte “fundin zyrtar” të Iranit, teksa edhe Arabia Saudite ka paralajmëruar se është e gatshme për t’u përgjigjur, dhe se i takon Iranit të parandalojë luftën. Retorika e ashpërsuar vjen pas sulmeve të javës së kaluar në anijet transportuese të naftës saudite, dhe pas një rakete që është nisur të dielën afër ambasadës amerikane në Bagdad. “Nëse Irani dëshiron të luftojë, ky do të jetë zyrtarisht fundi i Iranit. Mos i kërcënoni më kurrë Shtetet e Bashkuara”, ka thënë presidenti Trump. Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë se sulmi me raketë në Bagdad nuk ka goditur ndërtesën e SHBA-së dhe nuk ka shkaktuar ndonjë dëm. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, mirëpo Shtetet e Bashkuara kanë thënë se po e trajtojnë incidentin “shumë seriozisht”. “Ne e kemi bërë të qartë në dy javët e fundit dhe e theksojmë sërish se sulmet në personelin dhe ndërtesat amerikane nuk do të tolerohen”, ka thënë ky zyrtar përmes një deklarate, transmeton agjencia e lajmeve Reuters. “Ne do ta mbajmë Iranin përgjegjës nëse sulme të tilla kryen nga rrjetet militante apo forca të ngjashme”, është thënë ndër të tjera në shkresë. Tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit janë rritur prej majit të vitit të kaluar, kur Shtetet e Bashkuara janë larguar nga marrëveshja bërthamore që Teherani e ka nënshkruar me fuqitë botërore.

Joko Widodo rizgjidhet president i Indonezisë 

Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, u rizgjodh në krye të shtetit me 55.5% të votave, bëri të ditur Komisioni i Përgjithshëm i Zgjedhjeve.

Zgjedhjet në Indonezi u mbajtën muajin e kaluar dhe Widodo e mundi rivalin e tij, Prabowo Subianto, gjeneral i pensionuar. Rezultati u publikua një ditë përpara se ishte e paraparë, për shkak të protestave të mundshme, në përgjigje të rezultatit. Subianto, 67 vjeç, është zotuar se do të sfidojë çdo fitore të Widodos, duke e akuzuar atë për mashtrim në zgjedhje. Tensionet janë rritur pasi policia, më 17 maj, ka thënë se ka arrestuar dhjetëra islamistë, nën dyshimet për planifikim të sulmeve në demonstratat politike që do të mund të pasonin shpalljen e rezultateve. Rreth 32,000 forca të sigurisë janë vendosur në kryeqytetin e Xhakartës.

 

Gjatë festave do të punojnë 5 objekte shëndetësore 

Shërbimet shëndetësore sot dhe nesër qytetarët do të mund ti fitojnë në objektet shëndetësore Blloku 5, Nova Varosh , Konik, Tuz dhe Zetë, është kumtuar nga Shtëpia e shëndetit në Podgoricë. Mjekët e zgjedhur për të rritur do të punojnë në Bllokun 5, Nova Varosh dhe në Konikë prej orës 7 deri në ora 21, kurse mjekët e zgjedhur për fëmijë do të punojnë në objektin shëndetësor Nova Varosh 24 orë pa ndërpre. Gjatë ditëve të festës Shtëpia e shëndetit në Tuz do të punojë prej orës 7 deri në ora 15. Të theksojmë këtu se me rastin e Ditës së pavarësisë ditë pushimi janë 21 dhe 22 maji ,është kumtuar nga Ministria për punë dhe përkujdesje sociale.

 

Janë të mbyllura rrugët “Njegosheva” dhe “Bokeshka”

Rrugët Njegosheva dhe Bokeshka në qendër të kryeqytetit prej mbrëmë në mensat janë të mbyllura për komunikacionin e të gjitha llojeve të automjeteve për shkak të organizimit të programit për festimin e Ditës së pavarësisë. Nga byroja e Podgoricës për informim është kumtuar se këto rrugë përsëri  do të hapen për komunikacion të mërkurën në ora 7 të mëngjesit. Të përmendim këtu se kryeqyteti dhe ministria e kulturës me rastin e Ditës së pavarësisë organizojnë koncert në Qendër  të Podgoricës,  në të cilin do të marrin pjesë artistët Mahmut Orhan , Krill Xhajkovski, Nipplepeople dhe Daniell Çehranov,.

 

Edhe nesër mot i ndryshueshëm

        Sot në jug dhe Bregdet mban mot me vranësira të ndryshueshme , kurse në veri i vranët dhe vende vende me reshje të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.

       Temperaturat: Tivar 23, Ulqin e Budvë 22, Podgoricë e H. Novi 20, Beranë 18, Bjello Pole 17, Plevle e Cetinë 16, Plavë e Rozhaj 15, Nikshiq 14, Kollashin 13 dhe në Zhablak 8 g.

       Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale të gjata me diell. Pas dite janë të mundshme edhe reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit prej 5 deri në 14, kurse më e larta e ditës prej 14 deri në 25 g. c.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

                                     

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се