Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

04. 09. 2013. 17:07 >> 17:25
1

LAJMET 04.09.2013

04.09.2013

Qeveria nesër për propozimet e ligjeve për gjyqësorin

Qeveria e Malit të Zi do të duhej që nesër të vërtetojë propozim ligjet për prokurorinë shtetërore, gjyqet, Këshillin Gjyqësor dhe Gjyqin Kushtetues, të cilët duhet të harmonizohen me ndryshimet kushtetuese, e të cilat më parë i miratoi Kuvendi i Malit të Zi, njoftojnë nga Qeveria.

Qeveria pastaj këto propozim ligje do t’ia dërgojë Kuvendit, për të cilat do të debatojë në seancën e jashtëzakonshme. Pakoja e ligjeve nga lëmi i gjyqësorit është përgatitur nga ministria e drejtësisë. Ndihmës ministrja e drejtësisë Branka Lakoçeviq vlerësoi se me ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimet e ligjeve në lëmin e gjyqësorit do të forcohet pavarësia e gjyqeve dhe prokurorive shtetërore. Ajo më parë kishte theksuar se më së shumti ndryshime ka në Ligjin për prokurorët shtetëror për shkak të ndryshimeve në rolin dhe statusin e bartësit të funksionit të prokurorit dhe disa ndryshimeve tjera në amendamentet kushtetuese.  Me këto ndryshime parashihet rizgjedhja e përgjithshme e prokurorëve, por për këtë ende nuk janë saktësuar afatet.

 

Duhet punë serioze nëse duam të mbetemi lider në integrime

Mali i Zi mund të jetë i kënaqur me punën e bërë deri tani lidhur me bisedimet për kapitujt 23 dhe 24, por gjithnjë do të ketë më pak hapësirë për manipulime dhe manovre politike nëse dëshirojnë të ruajnë pozitën e liderit në rajon në integrimet evropiane, konsideron kryetari i lëvizjes evropiane, Momçillo Radunoviq.

Ai thotë se me miratimin e ndryshimeve kushtetuese është bërë hap i madh përpara, dhe se kjo kontribuon në punën e mëtejme të grupit për kthimin e besimit në legjislaturën zgjedhore, për të cilin thotë se mund të ketë rezultate më të mira.

 

Mali i Zi ka afirmuar të drejta e pakicave

Mali i Zi ka bërë hap serioz drejtë afirmimit të drejtave të pakicave, vlerësoi presidenti i Kroacisë Ivo Jospioviq në Tivat gjatë takimit me përfaqësuesit e pakicës kroate në Mal të Zi.

Ai tha se pakicat duhet të jenë ura të miqësisë dhe bashkëpunimit mes shteteve. Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, i cili mori pjesë në këtë takim, tha se “interesi ynë është që këtu të bëni ç’është e mundur, si edhe deri tani, të ndihmoni në zhvillimin e Malit të Zi, e ne do të mundohemi që ju të vazhdoni ta ndjeni dinjitetin e plotë kroat dhe lidhjen me Kroacinë në atë masë dhe nevojë sa ju vetë ta përcaktoni”, tha presidenti malazez.

 

Ftesa për unifikim të opozitës shkon në favor të pushtetit

Vazhdimi i licitimit për bashkimin e opozitës, e cila është e ndryshme në shumë aspekte, si politike, ideologjike dhe shumë të tjera, shkon në favor të partive në pushtet, vlerësuan sot nga Mali i Zi Pozitiv.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Goran Tuponja konsideron se me ftesën që të bashkohen të gjitha forcat politike në opozitë në Mal të Zi, favorizohen subjektet politike në pushtet, e posaçërisht Partia Social Demokratike. “Me këtë favorizohet PSD, e cila është në pushtet dhe e cila nuk do të heq dorë nga benefitet dhe privilegjet”, tha Tuponja për agjencinë MINA. Ai përsëriti se Mali i Zi Pozitiv do të dalë vetë në zgjedhje në Mojkovac, Petnjicë dhe Cetinë, dhe se do ta përsërisë rezultatin e mirë edhe në këto zgjedhje.

 

Epidemia në Beranë po zbutet

Mjekëve në Beranë prej fillimit të epidemisë deri sot në ora 7 të mëngjesit u janë paraqitur 1 mijë e 367 pacientë me dhimbje barku, prej të cilëve 47 gjatë 24 orëve të fundit. Siç theksohet në ueb faqen e shtëpisë së shëndetit të Beranës, në repartin e fëmijëve janë të hospitalizuar 19 fëmijë, prej të cilëve në 24 orët e fundit 4, kurse në atë infektive 1 person me probleme dhe dhimbje në bark.

Pasqyra e të sëmurëve është e butë, kryesisht me kohëzgjatje të shkurtër dhe e shoqëruar me dhimbje barku  dhe vjedhje. Shërbimi epidemiologjiko-higjienik i shtëpisë së shëndetit në Beranë në bashkëpunim me institutin për shëndetin publik të Malit të Zi ka vazhduar me realizimin e anketimit epidemiologjik të banorëve me dhimbje barku si dhe me marrjen e mostrave nga pacientët për diganostifikimin mikrobiologjik. Banorëve të Beranës u është rekomanduar që për pije të shfrytëzojnë ujin e blerë në shishe përmes masave të shtuara higjienike. 

 

Vasove Vode nuk e plotësojnë kushtin për deponi

Nga lëvizja ekologjike “Ozon” konsiderojnë se janë krijuar të gjitha kushtet që të anulohet vendimi që deponia në Vasove Vode të shfrytëzohet si depo e përkohshme për mbeturina, sepse deri me 1 shtator, siç ishte paraparë, nuk janë plotësuar kushtet ligjore për këtë.

Drejtori i “Ozon”, Aleksandër Peroviq vlerësoi se për deponinë Vasove Vode nuk ka asnjë dokument në bazë të të cilit ky lokalitet do të përdoret për deponi të përkohshme. Peroviq tha se janë krijuar të gjitha kushtet që të anulohet vendimi që Vasove Vode të përdoret si deponi e përkohshme për mbeturina.

 

Urgjentisht të ndërpritet presioni ndaj banorëve të Beransellës

Mali i Zi Pozitiv i ftoi sot organet gjegjëse që më në fund të vërtetojnë përgjegjësit për gjendjen shëndetësore alarmante të një numri të madh të banorëve të Beranës dhe siç theksuan, të ndërpritet me kërcënime ndaj atyre të Beransellës.

Nga Pozitivja kërkuan që, për shkak të situatës së komplikuar epidemiologjike të shkaktuar nga uji, nga prokuroria gjegjëse të fillojnë procedurat për inicimin e procedurave penale ndaj atyre që janë përgjegjës për helmimin masovik të banorëve të qytetit të Beranës. Nënkryetarja e Malit të Zi Pozitiv, Azra Jasaviq tha se nuk ka dilemë se uji është shkaktar i epidemisë dhe se këtë e kanë vërtetuar edhe ministrat e shëndetësisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm, Miodrag Radunoviq e Branimir Gvozdenoviq.

 

 Marrëveshja Kosovë – Serbi, kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Kosovës shpalli sot se procedurat e ndjekura për miratimin e Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të planit të zbatimit të kësaj marrëveshjeje janë në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

Po sot Gjykata shpalli vendimin se procedura e ndjekur për miratimin e Ligji për Amnistinë, është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, duke përjashtuar disa nene të saj, dhe e shpalli të papranueshme kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2013. Të tria  këto ligje ishin dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila kundërshton marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe ligjet që synojnë zbatimin e saj. Ligji për amnistinë synon të krijojë kushte për integrimin e pjesëtarëve të strukturave serbe në veri, ndërsa ai për ndryshimet dhe plotësimet e buxhetit të Kosovës, krijimin e një fondi të posaçëm zhvillimor për komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe.

 

KQZ mori vendim politik, jo kushtetues

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e logos së shtetit të Kosovës nga fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, nga ekspert juridik, cilësohet si vendim politik dhe jo kushtetues. Sipas tyre, vendimi i KQZ-së nuk është mbështetur në ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës sa është mbështetur në aspektet politike të Marrëveshjes së 19 prillit të arritur në dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Çështja e pranisë së simboleve të shtetit të Kosovës në fletëvotime ishte ngritur si problem politik nga Beogradi zyrtar i cili thirrej në neutralitetin e Marrëveshjes së arritur me Prishtinën më 19 prill në Bruksel. Sipas palës serbe, Marrëveshja është neutrale në raport me statusin e Kosovës, kështu që edhe fletëvotimet, zgjedhjet dhe organet e reja lokale në viset e banuara me shumicë serbe, sidomos në veri, duhet të trajtohen si neutrale. Në anën tjetër, interpretimi i Prishtinës zyrtare është se me anë të këtyre zgjedhjeve edhe serbët nga komunat veriore më në fund po integrohen në kuadër të institucioneve dhe sistemit juridik të Kosovës.

 

Vetëm dy lista serbe të regjistruara në KQZ

Në mesnatë skadon afati për regjistrimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale në Kosovë. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë bërë të ditur se deri më tash janë paraqitur vetëm dy iniciativa qytetare serbe, të cilat vijnë nga Kosova qendrore dhe rajoni i Anamoravës. “Deri më tash janë paraqitur 38 subjekte politike, që do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme komunale. Nga veriu i Kosovës nuk është paraqitur ende asnjë subjekt politik”, u kumtua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, raportojnë mediat serbe. Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 3 nëntor. Pjesëmarrja e serbëve në këtë proces është parakusht për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, të paraparë me Marrëveshjen e Brukselit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur që në fletëvotime të mos ketë shenja të shtetësisë së Republikës. Një gjë e tillë ka qenë kusht i Beogradit për t’iu bërë thirrje serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhje. 

 

Do t’i “deklasoj” paralelët

Adriana Hoxhiq është e bindur se do t’i “deklasojë” kundërkandidatët në garën për zgjedhjet e 3 nëntorit të këtij viti për Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Duke e ditur se shumica prej kundërshtarëve të saj kanë udhëhequr strukturat paralele në veri, të cilët janë mbështetur edhe nga Qeveria e Serbisë, përderisa Hoxhiq ka udhëhequr Zyrën Administrative të Qeverisë së Kosovës, sipas ”Zërit”, ajo thotë se me punët që ka bërë gjatë mandatit të saj ka arritur ta kthejë besimin e qytetarëve. Adriana Hoxhiq që jeton matanë Ibrit së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët pranon se nevojitet angazhim i madh që përfaqësuesit e strukturave paralele pas zgjedhjeve lokale t’u binden institucioneve të Kosovës.

                        

Takimet qëllimmira si të Ahmetit, të mirëseardhura

Kryeministri Nikolla Gruevski ka deklaruar se akoma nuk ka realizuar një takim me partnerin koalicionit qeveritar, liderin e BDI-së Ali Ahmeti, për të diskutuar lidhur me vizitën e tij zyrtare në Athinë dhe qëndrimin e palës greke lidhur me çështjen e emrit. Popr megjithatë ai ka thenë se çdo aktivitet qëllim mirë është i mirëseardhur në drejtim të zgjidhjes së kontestit rreth emrit. Sa i përket raportit të progresit, Gruevski tha se po bëhen përpjekje që ai të jetë pozitiv por se fjalën e fundit e ka Komisioni Europian.

“Nuk mund të jap ndonjë vlerësim se çfarë është biseduar në takim pasi akoma nuk jemi takuar me zotëri Ahmetin megjithatë mund të them në përgjithësi se çdokush që ndjen se në çfarë do mënyre mund të kontribuoj, të ndihmoj, etj. aktivitetet e tij janë të mirëseardhura derisa ato janë qëllim mira”, deklaroi Gruevski.

 

Josipoviq sot në vizitë zyrtare në Maqedoni

Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq sot dhe nesër qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni.  Në ditën e parë të qëndrimit në Shkup, Josipoviq do të ketë takim me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ndërsa nesër do të bisedojë me kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanoski dhe me kryeministrin Nikolla Gruevski.  Gjatë vizitës së tij, Josipoviq do të takohet edhe me përfaqësuesit e bashkësisë kroate në Maqedoni.  Vizita në Shkup është pjesë e mini turneut të Josipoviqit në rajon. Presidenti kroat, para ardhjes në Maqedoni vizitoi Malin e Zi, ndërsa nga Shkupi do të niset në Kosovë.

 

Presidenti Obama sot viziton Suedinë

Presidenti amerikan Barak Obama sot e filloi një turne tre ditor në Suedi dhe Rusi ndërkohë që administrata e tij është në kërkim të autorizimit nga kongresi për një ndërhyrje ushtarake në Siri.

Presidenti amerikan Barak Obama tha në Stokholm se ai është duke kërkuar mbështetje ndërkombëtare për një veprim ushtarak në Siri. Ai i bëri komentet gjatë një konference për shtyp në kryeqytetin suedez me kryeministrin e Suedisë, Fredrik Reinfeldt. Ai do të marrë pjesë në takimin e udhëheqësve të G20-tës në Shën Petersburg të Rusisë ku pritet t’i bëjë thirrje udhëheqësve botëror të mbështesin sulmet ushtarake kundër Sirisë. Presidenti Obama në takimin e G-20-ës pritet të përballet me pyetje në lidhje me shtrirjen e programeve amerikane të përgjimit ashtu siç ndodhi këtë verë gjatë takimit të grupit të tetë vendeve më të industralizuara.

 

Putin s’e përjashton mbështetjen për sulme në Siri

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, ka thënë se Moska “nuk përjashton” mbështetjen për sulme ushtarake kundër Sirisë, nëse vërtetohet se Damasku ka përdorur armët kimike kundër popullit të tij. Ai i ka bërë këto komente në një intervistë për agjencinë AP, në prag të samitit të G20-ës në Shën Petersburg.

Putin po ashtu ka paralajmëruar Perëndimin kundër aksioneve “të njëanshme” në Siri. Ai ka pranuar se Moska ka siguruar Sirinë me disa komponentë të mbrojtjes raketore S-300, por ka thënë se ka pezulluar dërgesat e mëtejshme. Putin ka shprehur keqardhje për vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për të anuluar takimin me të në Moskë, para samitit të G20-ës. Por, megjithatë, ka shfaqur shpresën se do të mbajnë bisedime serioze për Sirinë dhe çështjet e tjera në Shën Petersburg.
G20-ta zhvillon punimet më 5 dhe 6 shtator. 

 

 Parlamenti francez diskuton për Sirinë

Parlamenti i Francës mban sot një seancë të jashtëzakonshme, për të diskutuar situatën në Siri.  Presidenti Fransoa Oland ka ofruar publikisht mbështetjen për Shtetet e Bashkuara në aksione ushtarake kundër regjimit të Bashar al-Assadit.

Planet për ndërhyrje kanë marrë hov pas dyshimeve se forcat e Qeverisë siriane kanë sulmuar me armë kimike. Para dy ditësh qeveria franceze u ka prezantuar ligjvënësve provat, të cilat, sipas saj, tregojnë se forcat e Assadit janë përgjegjëse për “sulmin masiv dhe të koordinuar kimik” në afërsi të Damaskut, më 21 gusht. Megjithatë, Oland ka thënë dje se nuk do të ketë asnjë veprim nga Franca nëse Kongresi i Shteteve të Bashkuara nuk mbështet thirrjen e presidentit Barack Obama për sulme të kufizuara kundër regjimit të Assadit. Javën e kaluar, Parlamenti britanik ka refuzuar mbështetjen për operacione ushtarake në Siri. 

 

Udhëheqës të Kongresit për ndërhyrje ushtarake në Siri

Komiteti për Marrëdhënie të Jashtme i Senatit Amerikan ka rënë dakord për rezolutën, e cila autorizon forcën ushtarake në Siri, për të ndëshkuar Damaskun për sulmin e dyshuar kimik.

Sipas raporteve të shtypit perëndimor, rezoluta ndalon trupat tokësore amerikane nga operacionet luftarake dhe vendos afatin maksimal prej 90 ditësh për çdo aksion. Komiteti është pajtuar për tekstin, pas seancave dëgjimore. Sekretari i shtetit, John Kerry, ka thënë se reputacioni i Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre do të dëmtohet, nëse Uashingtoni nuk vepron. Më herët, presidenti Barack Obama ka siguruar mbështetjen nga republikanët kryesorë. Udhëheqësi i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani John Boehner, ka premtuar mbështetjen për ndërhyrje ushtarake pas takimit me Obamën në Shtëpinë e Bardhë.

                                                                                                                                                            

S’do të ketë dërgim të trupave amerikane në Siri

Sekretari amerikan i Shtetit Xhon Keri tha se ai nuk ka dyshim se mos marrja e masave ndaj Sirisë nga Shtetet e Bashkuara do të çonte në një intensifikim të luftës dhe shtim të përdorimit të armëve kimike. Sekretari Keri mbrëmë foli para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, në një përpjekje për të bindur ligjvënësit të mbështesin ndërhyrjen ushtarake në Siri.

Ai tha se dëshira e presidentit Assad për të qëndruar në pushtet ka bërë që ai të përdorë gazin helmues kundër civilëve në periferi të Damaskut. Presidenti Obama ka thënë se do kërkojë miratimin e kongresit përpara se të marrë vendimin për të sulmuar Sirinë. Sekretari Keri u tha senatorëve se ndërhyrja ushtarake kundër Sirisë është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara, por Irani, Hezbollahu dhe Koreja e Veriut po shpresojnë për një mosaangazhim amerikan në Siri. Në përgjigje të një pyetjeje nga një anëtar i Komisionit mbi dërgimin e trupave amerikane, sekretari Keri theksoi se në asnjë mënyrë nuk do të ketë dërgim të trupave amerikane në Siri. Ai shtoi se shkatërrimi i regjimit të Assadit varet nga populli sirian.

 

Egjipt, u ndalohet transmetimi katër televizioneve

Një gjykatë egjiptiane ka urdhëruar 4 kanale televizive të ndalin transmetimet, përfshirë një rrjet lokal të Al Xhazirës dhe një tjetër të Vëllazërisë Myslimane. Vendimi i sotëm i gjykatës administrative përfshin rrjetin Ahrar 25 të operuar nga Vëllazëria Myslimane, si dhe kanalet pro-islamike Ak Quds dhe Al-Yarmuk.

Javën e kaluar, tre ministri egjiptiane bënë një deklaratë të përbashkët, ku thuhej se dega e Al Xhazirës përhapte thënie që kishin shkaktuar një valë të zemërimit popullor dhe që paraqesin rrezikshmëri për sigurinë kombëtare të Egjiptit. Ministrat thanë se rrjeti po ashtu operonte pa patur liçencat e nevojshme për një kanal televiziv.

 

Dhunë në Dagestan, vriten dy policë

Sulmues të panjohur kanë vrarë dy policë dhe kanë plagosur një tjetër në rajonin e Kaukazit Verior. Burimet zyrtare thonë se incidenti ka ndodhur në kryeqytetin e Dagestanit, Makaçkala. Rajoni rus i Kaukazit, i populluar me shumicë myslimane, ka qenë i përfshirë nga dhuna për vite me radhë. Pas dy luftërave të pasuksesshme separatiste në Çeçeni, në mes të viteve 1990 dhe fillim të 2000-tës, militantizmi islamik është përhapur edhe në republikat e tjera të Kaukazit Verior, si Dagestani, Ingushetia dhe Kabardino-Balkaria.

 

Edhe nesër mot pa ndryshime

Në mal të Zi sot po mban mot i kthjellët. Fryn erë e dobët deri mesatare, vende vende deri e fortë nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Budvë 31 gradë, Podgoricë 30, Ulqin, Tivar, Herceg Novi e Tivat 29, në Cetinë 27, Nikshiq, Bijello Pole e Beranë 25, Plavë e Rozhajë 23, Plevle e Kollashin 22 dhe në Zhablak 18 gradë.

Edhe për nesër meteorologët paralajmërojnë mot pa ndryshime, kryesisht i kthjellët. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, vende vende paradite deri e fortë nga drejtimet e veriut . temperatura e mëngjesit do të jetë prej 4 deri në 19, kurse më e larta e ditës prej 20 deri në 31 g.c.

Пратите нас на

Коментари1

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се