Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

30. 07. 2019. 19:08 >> 19:20

Ditari 30.07.2019

30.07.2019

Arrestohen 14 persona

Prokuroria speciale e shtetit, mëngjesin e sotëm, ka dhënë urdhrin për arrestimin e 14personave fizik, të dyshuar se kanë bërë disa vepra penale, ka kumtuar prokuroria speciale e shtetit. “Drejtoria e policisë, sektori për luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit , reparti special i policisë ia ka dorëzuar prokurorisë speciale të shtetit fletë-padinë penale kundër 14 personave fizikë dhe 9 personave juridik, për shkak të dyshimit se kanë bërë disa vepra penale nga kompetenca e prokurorisë speciale të shtetit”. Informata më detaje, siç është paralajmëruar do të kumtohen nesër në konferencën për gazetarët. Televizioni i Malit të Zi, ka njoftuar më parë se me urdhëresën e prokurorisë speciale, pjesëtarët e njësisë speciale të policisë, i kanë arrestuar disa persona të cilat akuzohen për fshehjen e tatimeve dhe të cilët , siç thuhet, janë të lidhur me të dyshuarit nga aksioni “Kllap” .

Marrëdhëniet me diasporën janë në mesin e prioriteteve më të larta shtetërore

Çështja e marrëdhënieve me diasporën është ngritur në nivelin e prioriteteve më të larta të pushtetit ekzekutiv dhe ligjdhënës, ka theksuar mbrëmë në Tivar, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në hapjen e manifestimit “Ditët e diasporës – mërgimtarëve”. Gjukanoviq, ka theksuar se migrimi nga Mali i Zi është zhvilluar ndër shekuj, individualisht dhe në forma masive, kurse skamja ka qenë shkak i njërës dhe i tjetrës. Ai ka përkujtuar se në periudhën e marrëdhënieve të mira ndërmjet Cetinës dhe Beogradit, ka pasur emigrime masive në Serbi si dhe në aranzhmane të ndryshme shtetërore Jugosllave, banorët nga Mali i Zi, janë zhvendosur edhe në viset tjera. Ai ka theksuar se ka pasur emigrime në Turqi, SHBA, Argjentinë, kurse më vonë, edhe në Australi , Gjermani, Luksenburg dhe Zvicër si dhe në shtetet tjera të Evropës Perëndimore. “Vetëm në Amerikë, ndërmjet viteve 1903 dhe 1908, nga Mali i Zi, kanë emigruar 25 mijë njerëz, kryesisht të rinj të moshës 16 deri në 25 vjet”, ka theksuar Gjukanoviq. “Është numër i madh i mërgimtarëve nga Mali i Zi dhe i pasardhësve të tyre të cilët shërbejnë si shembuj dhe me të cilët krenohet edhe shteti amë i tyre, Mali i Zi” , ka theksuar Gjukanoviq. Ai, ka theksuar se ekzistojnë shembuj në histori se popujt kanë ngelur pa shtetin e vetë, por që kanë mbijetuar dhe e kanë rivendosur shtetin duke iu falënderuar edhe vendasve të vetë në diasporë. “Këtë e kanë treguar malazezët, serbët, shqiptarët, boshnjakët , kroatët dhe myslimanët nga e tërë bota, kur në mënyrë masive, kanë marrë pjesë në referendumin e 21 majit të vitit 2006, duke dhënë votën e vetë për ripërtëritjen e shtetit të Malit të Zi”, ka theksuar Gjukanoviq. Po ashtu, Gjukanoviq në solemnitetin e mbrëmshëm individëve të suksesshëm nga diaspora dhe organizatave të ndryshme të cilët veprojnë jashtë Malit të Zi, u ka ndarë mirënjohje për kontributin e tyre dhënë në ruajtjen dhe avancimin e identitetit shtetëror, kulturor dhe gjuhësorë të Malit të Zi.

Përkrahet ndëshkimi i deputetëve që nuk marrin pjesë në seanca

Këshilli ligjdhënës i Parlamentit të Malit të Zi, i ka përkrahur sot ndryshimet e rregullores së Kuvendit me të cilat parashihet se deputeti i cili nuk do të marr pjesë rregullisht në aktivitetet e Parlamentit, në seancat e rregullta, më gjatë se 30 ditë, do të dënohet me të holla, 60 për qind nga rroga e tij mujore.

Ndryshimet e rregullores, i ka propozuar deputeti i Partisë Liberale, Andrija Popoviq. Është propozuar që vendimin për dënimin në të holla, e sjell Këshilli administrativ. Këshilli ligjëdhënës, e ka vlerësuar si të pranueshëm edhe amendamentin e deputetit, Popoviq, me të cilin parashihet zbritja prej 40 për qind, të rrogës mujore për deputetin i cili do të mungojë pa arsye nga një seancë parlamentare ose e Këshillit, ku ai është anëtarë, brenda një muaji . Në arsyetim të propozimit, theksohet se mungesat e pa justifikueshme të deputetit nga seanca e Kuvendit, do të sanksionohet sipas shembullit të shumë parlamenteve evropiane dhe botërore.

 

Kolegjiumi pa qëndrim lidhur me letrën e Katniqit

Kolegjiumi i kryetarit të Kuvendit, nuk ka marr sot qëndrim mbi refuzimin e prokurorit special shtetëror, Milivoje Katniq, që Këshillit për antikorrupsion të ia dorëzojë raportin për veprimin në rastin “Koverta”, sepse nuk është kompetent për këto çështje, ka deklaruar kryetari i Këshillit, Predrag Bullatoviq.

Ai, për agjencinë Mina, ka theksuar se për nesër e ka caktuar mbledhjen e Këshillit në të cilën do të bëhen përpjekje për gjetjen e zgjidhjes në situatën aktuale dhe të respektohet plani i punës të cilin e kanë miratuar. Ai, tha se Kolegjiumit, ia ka paraqitur qëndrimet e veta si kryetar i Këshillit dhe që, njëherë, janë qëndrime të partive politike opozitare. Bullatoviq, po ashtu ka theksuar se pret që mbledhja e Këshillit, në temën e veprimit të prokurorisë shtetërore lidhur me rastin e aferës “Koverta”, do të mbahet në muajin shtator.

Ndryshimet e legjislacionit zgjedhor në mungesë të opozitës do të ishin vetëm kozmetike

Reforma e legjislaturës zgjedhore, pa pjesëmarrjen e gjithë opozitës, do të shkonte në favor vetëm për PDS dhe garniturën në pushtet dhe nuk do të kontribuojë në forcimin e besimit në procesin zgjedhor, konsideron analisti, Dragisha Janjusheviq. Sipas fjalëve të tij, duke pasur para sysh faktin se kanë mbetur vetëm disa muaj para hyrjes në vitin zgjedhor, ka mbetur pak kohë që të bëhen hapa esencial në ndryshimet e legjislaturës zgjedhore. Nga ana tjetër, ka theksuar ai, ekziston mos besim i thellë i subjekteve politike opozitare që të fillohet me zgjidhjen e këtij problemi. Kur shqyrtohen të gjithë këta faktor, mund të thuhet se gjasat janë të vogla që opozita të paraqitet unike me platformë dhe qëllim të caktuar në mënyrë që legjislatura zgjedhore të trajtohet në mënyrë të drejtë, ka vlerësuar Janjusheviq.

Zgjidhje në pajtim me standardet e larta ndërkombëtare

Projektligji për shërbimet audio – vizuale mediatike, është në pajtim me standardet e larta ndërkombëtare dhe me përvojat më të mira, ka theksuar ministri i kulturës Aleksandar Bogdanoviq, duke shtuar se Mali i Zi, kultivon dhe implementon standarde të larta të lirisë dhe pavarësisë së medieve. Ai, në tryezën e sotme të rrumbullakët “Projekt ligji për shërbimet audio vizuale mediatike”, ka theksuar se faza e bisedimeve në të cilën gjendet Mali i Zi dhe perspektiva e qartë Evropiane, natyrisht, nënkuptojnë edhe plotësimin e standardeve të larta demokratike. Siç ka theksuar, në fazën aktuale të Integrimeve Evropiane dhe në pajtim me detyrimet që dalin nga kapitujt negociues, Mali i Zi, kultivon dhe implementon standarde të larta të lirisë dhe pavarësisë së medieve. Shefi i sektorit për bashkëpunim në delegacionin e BE, në Mal të Zi, Herman Shpic, ka theksuar se BE, i kushton rëndësi të madhe çështjes së harmonizimit të legjislaturës nacionale,me standardet Evropiane dhe ndërkombëtare. Shefja e misionit të OSBE, në Mal të Zi, Mariz Davie, ka theksuar se pret që të gjithë, gjatë debatit publikë, do të ofrojnë propozime konkrete, duke pasur para sysh se fjala është për ligjin kyç dhe akt shumë i rëndësishëm për Malin e Zi.

Për projektet e OJQ –ve rreth 706 mijë euro

Përfaqësuesit e Ministrisë për punë dhe përkujdesje sociale dhe të organizatave jo qeveritare, OJQ, kanë nënshkruar sot marrëveshjen për financimin e projekteve, vlera e të cilave është rreth 706 mijë euro dhe në kuadër të të cilave do të punësohen rreth 256 individ. Ministri resor, Kemal Purishiq, ka theksuar se nënshkrimi i kontratës për financimin e 31 projekteve, të cilat i kanë kandiduar OJQ-të, është parapara të arrihen dy qëllime. Sipas fjalëve të tij, përparimi i të drejtave të personave me invaliditet, përmirësimi i pozitës së të moshuarve, mbrojtja nga dhuna kundër femrave dhe e dhunës në familje si dhe mbrojtja shëndetësore në punë, përcaktojnë dukshëm cilësinë e jetës së qytetarëve dhe paraqet sfidë për humanizimin e shoqërisë dhe përfshirjen e të gjitha shtresave në rrjedhat shoqërore. Kryetarja e qendrës për gazetarinë investigative, Milika Tadiq Mijoviq, ka theksuar se ky është projekti i tyre i parë të cilin e përkrah edhe Qeveria.

Rroga mesatare në qershor ka qenë 516 euro

Rroga mesatare për muajin qershor, pa tatime dhe kontribute, sipas të dhënave të MONSTAT-it, ka qenë 516 euro, ose 0.6 %, më e lartë se në muajin maj. Rroga mesatare neto në muajin qershor, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ka qenë me e lartë 1%. Të theksojmë se rroga mesatare bruto në muajin qershor, të këtij viti, ka qenë 775 euro. Të ardhurat mesatare, pa tatime dhe kontribute, në muajin qershor të këtij viti krahasuar me një muaj më parë, kanë shënuar rritje në sektorin e administratës shtetërore dhe të mbrojtjes, 4.9 %, në bujqësi , pylltari dhe peshkim 41%, e kështu me radhë. Nga ana tjetër, të ardhurat kanë shënuar rënie në sektorët e informimit dhe të komunikimit, 7.8%, në furnizimin me energji elektrike 4%, në industrinë përpunuese 2%, e kështu me radhë.

 

Nga shpërthimi në Beograd, gjashtë persona të lënduar

Gjashtë persona, përfshirë edhe një fëmijë të vogël, janë lënduar pas një shpërthimi që ka ndodhur në autobusin e linjës 78 në Beograd.

Shpërthimi ka ndodhur pak para orës 11, duke shkaktuar lëndime të shumta dhe pamje dramatike në qytet, pasi që shenja të shumta gjaku kishte nëpër rrugë, ndërkohë i gjithë autobusi ishte shkatërruar.

Siç shkruan ‘blic.rs’, një kompresor i ajrit që gjendej mbi derën e mesit të autobusit ka shpërthyer duke shkaktuar lëndime të shumta tek pasagjerët që gjendeshin brenda.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur tre makina të ambulancës të cilët i kanë transportuar të lënduarit për në Qendrën e Emergjencës.

“Pesë gra, shumica të vjetra janë lënduar dhe të gjitha janë transportuar në Qendrën Emergjente”, i kanë thënë mediumit serb nga Emergjenca.

 

Hahan, ka përsëritur thirrjen për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Komisionari Evropian për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit Johannes Hahn ka përsëritur thirrjen për një zgjidhje të çështjes së Kosovës.

Komisionari Evropian për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit Johannes Hahn, ka deklaruar se zgjidhja e çështjes së Kosovës është prioritet i bashkësisë ndërkombëtare dhe paraqet rëndësi të madhe për zhvillimin e gjithë rajonit.

Hahn gjatë një interviste me të përditshmen austriake “Standard” ka folur si e sheh gatishmërinë politike për arritjen e një marrëveshjeje mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ai ka thënë se mund ta vërejë në Serbi por jo edhe në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Hahn ka thënë se shpreson se pas zgjedhjeve të paralajmëruara në Kosovë, do të krijohen kushtet për përparim.

Ai ka përmendur marrëveshjen mes Shkupit dhe Athinës që ka sjellë një dinamikë pozitive në Ballkan duke shfaqur besimin se është e mundur të arrihet një marrëveshje e tillë edhe mes Beogradit dhe Prishtinës.

Veseli, nuk i përgjigjet ftesës së Haradinajt

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka ftuar partnerët e koalicionit në një takim konsultativ që do të mbahet sot. Haradinaj ftesën partnerëve të koalicionit ua bëri dje nëpërmjet një konference për media, madje me ironi tha se në takim do të diskutojnë për ngrohjen globale.

Por burime brenda kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, njëherit kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, i ka thënë RTKlive, se Veseli nuk do të marrë pjesë në këtë takim. Sipas të njëjtit burim, kryetari i PDK-së, ka disa arsye për mos shkuarje në takimin e ftuar nga Haradinaj.

Ndryshe kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të votojë për shpërbërjen e vet dhe të caktohet data e zgjedhjeve, në mënyrë që vendi të shkojë sa më shpejtë në zgjedhje.

Ai në një intervistë për RTK, pas mbajtjes së mbledhjes së parë të Këshillit Drejtues të PDK-së,Veseli ka thënë se ka dy mundësi për caktimin e zgjedhjeve; takimi i partive politike me presidentin dhe vendimi i Kuvendit për shpërbërje, që sipas Veselit ky i dyti është dhe më i shpejt.

E.Rama; Vendimi i BE në tetor, vendim politik, nuk përjashtoj asnjë mundësi

Kryeministri Rama është shprehur se vendimmarrja e Bashkimit Europian në tetor nuk ka lidhje me Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut.

Gjatë konferencës me gazetarët kryeministri theksoi se vendimi do jetë politik dhe se nuk përjashton asnjë mundësi, transmeton oranews.

"Vendimmarrja e tetorit nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ka lidhje me Bashkimin Europian dhe të ardhmen e tij, me dinamikat e brendshme të BE, debatet e brendshme në BE, me qëndrime të caktuara jo plotësisht harmonike brenda BE.

Kjo është e vërteta dhe nuk e luan topi. Është politikë dhe nuk ka lidhje me asnjë objektivitet dhe asnjë vlerësim objektiv teknik. Është politikë puro. Secili bën politikën e vet. BE nuk është në ditët e veta më të lumtura dhe në ditët e veta më të qarta kështu që gjithçka mund të ndodhë në tetor. Nuk mund të përjashtoj asnjë version", tha Rama

Policia në Selanik ka arrestuar më tepër se 60 migrantë

Në Selanik të Greqisë, policia ka arrestuar 61 migrantë për qëndrim të jashtëligjshëm në vend.

Në zonën pranë stacionit hekurudhor, në qytetin verior grek, disa herë kanë ndodhur incidente të dhunshme, transmeton REL.

Sipas zyrtarëve policorë, arrestimet e fundit, pasuan disa përleshje të dhunshme midis grupeve rivale të migrantëve afganë dhe pakistanezë, gjatë ditëve të kaluara, nga të cilat u plagosën katër persona.

Qindra migrantë jetojnë në zonën përreth stacionit hekurudhor të Selanikut.

Bandat e trafikantëve i kanë sjellur aty nga kufiri lindor i Greqisë me Turqinë.

 

Lufta pesë-vjeçare në Jemen, e ka kthyer vendin shumë prapa

Një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara tha se lufta shkatërruese civile pesë-vjeçare në Jemen, e ka kthyer vendin 20 vjet prapa, sa i përket zhvillimit dhe qasjes në edukim.

Achim Steiner, administrator i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, i tha agjencisë "Associated Press" se "mijëra shkolla janë mbyllur dhe miliona fëmijë nuk janë në gjendje të ndjekin shkollimin".

Para fillimit të luftës, Jemeni ishte vendi më i varfër i botës arabe.

Dhjetëra mijëra njerëz e kanë humbur jetën nga lufta e cila ka nisur në vitin 2014.

Në atë kohë, rebelët e njohur si Huthi, morën kontrollin e një pjese të territorit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Presidenti, Abdrabbuh Mansour Hadi, u detyrua të mërgojë.

Në mars të vitit 2015, Arabia Saudite dhe tetë vende të tjera sunite arabe - të mbështetura nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca - kanë filluar sulmet ajrore kundër rebelëve Huthi, me qëllim, siç është thënë, rikthimin e qeverisë së presidentit Hadi.

 

Më tepër se 50 të vrarë në një burg në Brazil

Së paku 57 njerëz u vranë në një burg në Brazil, si pasojë e përleshjeve midis bandave rivale për më shumë se pesë orë.

Zyrtarët thanë se anëtarët e bandës së një blloku të burgut Altamira në shtetin Para sulmuan të burgosurit në pjesën tjetër.

Gjashtëmbëdhjetë të vdekur u gjetën me koka të prera, ndërsa të tjerët u ngufatën, pasi një pjesë e burgut u përfshi nga zjarri, thanë zyrtarët në një konferencë për media.

Dy zyrtarë të burgut që u morën peng, u liruan.

Ministria e Drejtësisë tha se drejtuesit e bandave do të transferohen në njësi më të sigurta në burgje federale.

Dhuna në burgjet braziliane nuk është e pazakontë. Ky vend ka rreth 700,000 njerëz të burgosur.

Në maj, 40 njerëz u vranë brenda një dite në katër burgje të ndryshme në Manaus të shtetit të Amazonas.

 

Së paku 17 të vdekur nga fatkeqësia e aeroplanit ushtarak, në Pakisatn

Së paku 17 njerëz u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën pasi një aeroplan i vogël ushtarak u rrëzua në një zonë banimi, në afërsi të qytetit Ravalpindi në Pakistan.

Pesë anëtarë të ekuipazhit dhe 13 civilë janë në mesin e vdekurve, tha ushtria.

Aeroplani, King Air 350 ishte në një fluturim stërvitor kur u rrëzua dhe shkaktoi zjarr nëpër disa shtëpi.

Në Ravalpindi - afër kryeqytetit Islamabad - ndodhet selia e ushtrisë pakistaneze dhe avioni i përkiste njësisë së aviacionit të ushtrisë.

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, tha se shpreh pikëllimin e tij për të vrarët dhe të plagosurit.

 

Shënohet Dita botërore e luftës kundër tregtësië me qenie njerëzore

Me miratimin e Rezolutës në Asamblesë së Përgjithëshme te Kombeve te Bashkuara në vitin 2013, 30 korriku është shpallur si Dita Botërore e luftës kundër trafikimit të qenjeve njerëzore. Qëllimi i vetëm, por edhe kryesor, ishte ngritja e ndërgjegje tek opinjoni i gjëre për këtë problem me përmasa globale. Departamenti i Kombeve te Bashkuara për luftën kundër drogës dhe kriminalitetit - UNDOC- ka inicuar aksionin me të cilin përpiqet që të nxiten individët në mbarë botën, sidomos të rinjët, që të shprehin, jo vetëm solidaritet me miliona viktima të trafikimit me njerëz, por për tu ofruar atyre perkrahen e duhur qe tu kthehet atyre ajo që u ështe mohuar- shpresa për jetën dhe liria. Trgëtia me njerëz sot është bërë një problem global, dhe është mënyra më perfide e kriminalitetit me përmasa botërore, i cili ndikon në jetë e miliona njerëzve, duke ua tjetërsuar atyre dinjitetin dhe lirinë idividuale. Sipas analizave egzistuese të rasteve të identifikuara të tregëtisë me njerëzë, tregtarë potencial mund të jenë : partnerët , anëtarët e familjes, pronarët e shtëpive publike dhe menaxherët e saloneve të ndryshme, por edhe pronarë të fabrikave dhe korporateve , shefa të bandave dhe të rrjeteve kriminale. Ndërkaq viktima të trafikimit të qenjeve njerëzore në rastet më të shpjeshta mund të jenë femrat , fëmijët, por edhe meshkujt të detyruar që të ushtrojnë punë dhe profesione , por edhe shërbime pa vullnetin e tyre. Në Mal të Zi prej vitit 2004 e deri sot janë regjistruar 38 viktima të kësaj vepre të rëndë penale. Këshilltarja e pavarur në Departamentin per luftën kundër tregëtisë me njerëz në Ministrine per punë të brendëshme Sanja Bigoviq, ka deklaruar se ky departament e ka rolin kyc në koordinimin dhe hartimin e politikave shtetërore ne luftën kunder trafikimit me njerëz dhe të përcjell zbatimin e këtyre politikave. Sipas fjalëve te sajë, një numër të madh të aktiviteteve ky departament e realizon ne bashkëpunum me OJQ-të në Mal të Zi.

Përgatiti, Pjetër Lucaj

 

Edhe nesër mot i ndryshueshëm

Sot, në jug dhe viset qendrore të Malit të Zi, mban mot kryesisht i kthjellët, kurse në veri i vranët, por i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperatura: Podgoricë 31 gradë, Budvë 29, Tivar e H. Novi 28, Ulqin, Cetinë e Petrovac 27, Nikshiq 26, B. Pole 24, Plevle, Andrijevicë, Plavë e Shavnik 23, Kollashin e Plluzhinë 22, Rozhaj 20 dhe në Zhablak 19 g.

Edhe për nesër, në viset qendrore dhe jugore, parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, kurse në veri me vranësira të ndryshueshme dhe, në orët e pas ditës, vende- vende, me reshje të shiut dhe bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 11 deri në 22, kurse më e larta e ditës prej 23 deri në 35 g.c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се