Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

19. 08. 2019. 18:57 >> 19:01

Ditari 19.08.2019

19.08.2019

Vazhdimi i mbledhjes së Këshillit akoma nuk është caktuar 

Vazhdimi i mbledhjes të Këshillit administrativ, në të cilin do të diskutohet për  plotësimin e Këshillit për reformën gjithë përfshirëse zgjedhore dhe të legjislacionit tjetër, akoma nuk është caktuar , por mbledhja e këtij trupi parlamentarë sipas të gjitha gjasave do të mbahet të premten.

Kryetari i Këshillit administrativ Luigj Shkreli ka deklaruar për agjencinë Mina, se akoma nuk është caktuar termi i  vazhdimit të mbledhjes të këtij trupi parlamentarë. Ai megjithatë ka shtuar se sipas të gjitha gjasave  kjo mbledhje do të mbahet të premten. Të theksojmë se demokratët për anëtarë të Këshillit, kanë propozuar, Momo Koprivica dhe Danillo Sharanoviq, mirëpo për këtë propozim nuk është votuar në plenum, sepse Këshilli administrativ, nuk e kishte përfunduar debatin deri në fund të seancës pranverore. Të theksojmë po ashtu se seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Malit të Zi, në të cilën do të debatohet për plotësimin e Këshillit për  reformën gjithë përfshirëse zgjedhore dhe reformën e legjislacionit tjetër është caktuar për të premten me 23 të këtij muaji. Seancën e ka caktuar kryetari i parlamentit Ivan Brajoviq  në bazë të kërkesës së deputetëve të PDS.

Nuk është mirë që shqiptarët të kushtëzojnë koalicionin

Funksionari i Partisë demokratike të socialistëve, Halil Dukoviq, ka theksuar se në momentin aktual nuk është mirë që partitë shqiptare e kushtëzojnë koalicionin,  duke shtuar se një gjë e tillë nuk është e mirë, sidomos nuk nxit një jetë më të mirë të qytetarëve, të cilën, siç ka shtuar, e preferojmë  të gjithë. Ai ka theksuar se ligjet duhet të respektohen. Dukoviq, këtë e ka deklaruar për gazetën “Dan”, pasi që nga Forumi  shqiptar kanë paralajmëruar se në nivelin e të gjitha partive nacionale do të shqyrtojnë pjesëmarrjen e mëtejme në pushtet, pjesë e të cilit është ministri i kulturës Aleksandar Bogdanoviq. Nga Forumi shqiptarë, kanë reaguar për shkak të paralajmërimit të Ministrisë së kulturës se do të paraqes fletë padi penale  kundër organizatorëve të tubimit në vendin e quajtur, Tërgajë, pranë lumit Cem, në të cilin ka valëvitur vetëm flamuri shqiptarë. “Pajtohem me forumin vetëm sa i përket një çështjeje,  se nuk mund të krahasohen tubimet në Hreceg Novi dhe tubimi në Cem, sepse në Tërgajë  pranë lumit Cem,  asnjë fjalë nuk është thënë kundër Malit të Zi dhe as kundër ndonjë populli tjetër në Mal të Zi dhe as nuk është bërë tregti me territorin e Malit të Zi “, ka theksuar Dukoviq.

Përmes dialogut drejtë ndryshimeve cilësore në shoqëri

Lëvizja qytetare URA nuk u takon atyre partive opozitare të cilat vetëm kritikojnë, por kjo është parti e cila ofron propozime konkrete, kurse reforma e sistemit ekonomik, shëndetësor dhe e sistemit arsimor , si dhe koncepti i zhvillimit të qëndrueshëm, janë prioritete të kësaj partie, ka theksuar kryetari i Lëvizjes qytetare URA, Dritan Abazoviq. URA, siç ka theksuar ai, ka propozime konkrete dhe nuk u takon atyre partive të cilat janë opozitare dhe të cilat tërë politikën e vetë e bazojnë në populizëm  ose në kritikat drejtuar koalicionit në pushtet , të cilat , siç ka theksuar ai “janë të merituara , por që nuk rezultojnë me ide të reja”. Ai ka vlerësuar se vetëm përmes dialogut, shkëmbimit të mendimeve dhe përmes konfliktimit të ideve mund të bëhen ndryshime cilësore në shoqëri. URA, siç ka sqaruar ai, dëshiron të tregojë se në Mal të Zi elita intelektuale mund të diskutojë rreth të gjitha problemeve shoqërore. Kur është fjala për çështjet kyçe në Mal të Zi, ai ka theksuar se tani për tani nuk është arritur të vendoset dialogu.

Pa një qeveri teknike , PDS do të “aktrojë “  reformat

Opozita nuk guxon të marrë pjesë në reformat zgjedhore pa garanci mbi formimin e qeverisë teknike, ka vlerësuar funksionari i koalicionit “Që të gjithë të kenë”,  Goran Danilloviq,  duke tërhequr vërejtjen se PDS do ta keq përdorë këshillin  për reformën e ligjit zgjedhor dhe të legjislacionit tjetër. “Kjo nuk do të thotë që së pari të formohet Qeveria teknike e pastaj të punohet, por me një marrëveshje politike ndërmjet pushtetit dhe opozitës të obligoheni të gjithë që ajo që do të harmonizohet në Këshillë qeveria do të zbatojë, ka theksuar Danilloviq, për gazetën “Vijesti”. Danilloviq, konsideron se opozita pa marrjen e garancive për një qeveri teknike rrezikon të kyçet në proces dhe pastaj PDS gjoja do të lëshoj pe rreth disa çështjeve më pakë të rëndësishme. Ai, po ashtu ka theksuar se opozita nuk duhet të pranojë që realizimin e reformave zgjedhore ta mbikëqyr ky këshill.

 

Marrëdhëniet e Malit të Zi dhe të Serbisë akoma jo stabile

Marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë, gjithnjë kanë mbetur jo stabile dhe është vështirë të supozohet ecuria e tyre, sepse shpesh herë përdorën për ta forcuar përkrahjen e dikujt dhe që dikush të prezantohet si luftëtar për interesat nacionale, konsideron ish nënkryetari i qeverisë së Serbisë, Zharko Koraq. Ai, konsideron se viti 2025, është mjaft optimistë si afat për anëtarësimin e rajonit në BE. “Objektivisht, në këtë proces më së tepërmi ka përparuar Mali i Zi, i cili ka hapur më së tepërmi kapituj dhe disa i ka mbyllur, andaj në këtë pikëpamje është para Serbisë. BH, ka vështirësi me konstituimin e pushtetit por ka edhe probleme tjera, ka theksuar Koraq për gazetën “Pobjeda”.

Ai ka shtuar se dëshiron që viti 2025, të jetë vit realistë, mirëpo ky siç duket është më tepër qëllim motivues. Vetëm Mali i Zi është afër realizimit të këtij qëllimi, ka theksuar Koraq.

 

Policia  kufitare e Shqipërisë në Mal të Zi ,në pajtim me marrëveshjen

Pas informatave të cilat janë paraqitur në disa mjete të informimit se është vërejtur prania e nëpunësve të policisë  të Republikës së Shqipërisë në territorin e Malit të Zi dhe se gjoja ky ishte shkak që disa qytetarë kanë qenë të shqetësuar, nga drejtoria e policisë të Malit të Zi, është kumtuar se gjatë ditëve të kaluara pjesëtarët e policisë shqiptare kanë qëndruar në territorin e Malit të Zi, në pajtim me marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet dy shteteve. “Nëpunësit e policisë kufitare të Republikës së Shqipërisë gjatë disa ditëve të kaluara kanë qëndruar në territorin e komunave Andrievicë dhe Beranë, në pjesën kufitare në Republikën e Shqipërisë, në pajtim me marrëveshjen ndërmjet dy shteteve” thuhet në kumtesën e drejtorisë së policisë. Ata kanë shtuar se ekziston evidenca e rregullt në vendkalimin kufitarë, Gërnçar,  për hyrjen dhe daljen e nëpunëseve  dhe të automjeteve  si dhe për periudhën e qëndrimit të tyre në pjesën kufitare të Malit të Zi.

Nesër duhet të zgjidhet kryetari i Këshillit

Këshilli  Agjencisë për pengimin e korrupsionit, i cili numëron 5 anëtarë, do të zgjedh nesër kryetarin e këtij trupi. Parlamenti i Malit të Zi, për anëtarë të Këshillit ka zgjedhur Gavrillo Çabarkapa , Zllatko Vujoviq, Momçillo Radulloviq , Goranak Vuçiniq, dhe Rifat Hadroviq. Kryetari, nuk ishte zgjedhur në mbledhjen konstituive të mbajtur me 1 gusht, sepse nuk ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e Këshillit. Derisa të zgjidhet kryetari punën e Këshillit e koordinon, Gavrillo Çabarkapa, i cili më parë ka propozuar që kryetar të zgjidhet  Momçillo Radulloviq, i cili vjen nga sektori joqeveritarë. Të theksojmë se Këshillin e Agjencisë për pengimin e korrupsionit, e zgjedh Kuvendi i Malit të Zi, në mandatin 4 vjeçar, me propozimin e këshillit për antikorrupsion.

Rreth 2 mijë punëtorë të interesuar për kompensime

Gjithsej 1.153 të punësuar në sektorin publikë në nivelin qendror, dhe 826 të punësuar në nivelin lokal, janë të interesuar për ndërprerjen me marrëveshje të marrëdhëniet së punës përmes marrjes së kompensimeve, thuhet në anketën, të cilën,  me urdhrin e Ministrisë së administratës publike e kanë realizuar organet dhe institucionet shtetërore në radhët e të punësuarve të vetë.

Se sa do ti përgjigjen ftesës publike për këtë formë ndërprerjes së marrëdhënies së punës, do të dihet me 30 gusht kur, siç ka theksuar sekretari shtetëror Goran Jovetiq, skadon afati për dorëzimin e kërkesave të punësuarve. Ai ka përkujtuar se të punësuarit në sektorin publikë mund të realizojnë të drejtën në kompensim në shumë prej 50% të ardhurave bruto mujore për çdo vit të stazhit të punës por që shuma e kompensimit nuk mund të jetë më e lartë se 15 bruto të ardhura mujore të punësuarit.

 

Sot ka filluar distribuimi i librave në librari

Distribuimi i librave për shkollat fillore dhe ato të mesme në libraritë e Malit të Zi, siç njoftohet, ka filluar sot,  kurse kompleti më i lirë do të kushtojë rreth 40 euro. Librat, siç theksohet,  do të jenë në shitje prej 26 gusht. Nga Enti për libra dhe mjete mësimore,  kanë kumtuar se çmimet kanë mbetur në nivelin e vitit të kaluar. Kështu çmimi i kompletit të librave për shkollën fillore do të kushtojnë prej 39.80 deri në 94.20 euro. Kompleti i librave për gjimnaz do të kushtojnë prej 50.50 deri në  106.80 euro. Viti shkollor në Mal të Zi, do të fillojë me 2 shtator dhe do të përfundojë me 12 qershor, të vitit të ardhshëm, siç parashihet me kalendarin për vitin shkollore 2019 /2020.  Nga Ministria e arsimit kanë theksuar se viti shkollorë për nxënësit e viteve përfundimtare do të përfundojë me 20 maj të vitit të ardhshëm. Sipas kalendarit, pushimi dimëror do të fillojë me 31 dhjetor dhe do të përfundojë me 26 janar, kurse pushimet verore do të fillojnë me 13 qershor dhe do të  zgjasin deri me 1 shtator.

Vuçiq, nesër takon sekretarin e Shtetit të SHBA, Mike Pompeo

Më 20 gusht, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, do të takohet me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, në margjinat e një takimi të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në New York, thuhet në një deklaratë të Departamentit të Shtetit.

Radio Televizionit i Serbisë,  raportoi se tema kryesore e bisedimeve midis Vuçiqit dhe Pompeos, do të jetë situata në Kosovë.

Pompeo do të marrë pjesë në një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, dhe është planifikuar të takohet edhe me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteres.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për arritjen sa më parë të një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë. Mirëpo, bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian janë ndërprerë që nga nëntori i vitit të kaluar, për shkak të tarifës ndaj mallrave serbe të cilën e ka vendosur Qeveria e Kosovës.

Masa, sipas zyrtarëve në Prishtinë, është ndërmarrë për shkak të fushatës kundër shtetësisë së Kosovës, që e kanë zhvilluar zyrtarët serbë.

 

AAK, arrin marrëveshjen për koalicionin parazgjedhor me PSD

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të kësaj partie se është arritur pajtueshmëri për krijimin e një koalicioni parazgjedhor me Partinë Socialdemokrate (PSD).

Ai ka thënë para mediave se marrëveshja për koalicion është votuar me shumicë votash, derisa kanë qenë edhe dy abstenime.

“I ka pikat programore dhe i ka të gjitha çështjet e tjera përgatitore që të shkohet suksesshëm në zgjedhje”, ka thënë ai kur është pyetur për marrëveshjen.

Ndërkohë ai ka njoftuar se më vonë gjatë ditës do të realizojë një konferencë të përbashkët me kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti.

Diskutimet për koalicion dhe zgjedhje të parakohshme kanë nisur pasi Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës më 19 korrik të këtij viti. Ai ka marrë këtë vendim pas ftesës që i është bërë për intervistim nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

Si pasojë e kësaj situate, Kuvendi i Kosovës do të mbajë të enjten një seancë të jashtëzakonshme, ku pritet të bëhet shpërndarja e legjislaturës aktuale.

 

PDK, për Qeveri me njerëz të rinj dhe profesionist

Memli Krasniqi nënkryetar i partisë Demokratikë të Kosovës ka komentuar takimet e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa me disa nga liderët e partive politike.

Ai ka thënë se PDK nuk janë të fokusuar në atë se çfarë bëjnë partitë e terja.

Sipas Krasniqi takime te Isa Mustafës me Shpend Ahemtin, Fatmir Limaj dhe Albin Kurtin janë përpjekje që Mustafa të vie në krye të qeverisë së ardhshme. “Këto takime janë vetëm një përpjekje e Isa Mustafës për të realizuar skenarin e tij për t’u bërë Kryeministër përsëri.

Nënkryetari i kësaj partie ka thënë se subjekti në të cilën ai vepron është i fokusuar në krejt diçka tjetër.

“Përkushtimi ynë është tek ndërtimi i platformës për qeverisjen e ardhshme në vend, Këtë herë, PDK dhe Kadri Veseli janë të vendosur që të krijojnë një qeveri me njerëz të rinj dhe profesionistë, që i sjellin shpresë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Memli Krasniqi.

 

Protestuesit përplasen me policinë në Shkodër

Dega e PD në Shkodër po zhvillon një protestë kundër konstituimit të këshillit të ri bashkiak dhe ndërkohë kanë ndodhur edhe përplasjet e para të protestuesve dhe pjesëtarëve të policisë.

Sipas demokratëve, Shkodra nuk mund të bjerë në duart e krimit.

Ndërkohë në bibliotekën e universitetit do të bëhet betimi i këshilltarëve të rinj.

Forca të shumta policie rrethojnë bibliotekën e universitetit ku do të behet konstituimi i këshillit.

Ndërkohë disa të rinj e të reja rrethuan Bibliotekën e Universitetit, me një shirit të verdhë, nga ata që përdor policia në skenar e krimit, si formë proteste.

 

Dhjetëra të vdekur nga sulmi në Kabul

Zyrtarët afganë thonë se nga një sulm vetëvrasës me bombë u vranë 63 persona dhe u plagosën 182 të tjerë. Shpërthimi ndodhi gjatë një dasme në Kabul, në orët e vona të 17 gushtit.

Presidenti afgan, Ashraf Ghani hodhi poshtë një deklaratë të grupit militant të talibanëve, të cilët mohuan përgjegjësinë për këtë sulm, duke thënë se ky grup të paktën ndan fajin për këtë sulm “barbar”.

Ai tha se ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar për çështjet e sigurisë dhe për mënyrat se si të shmangen “gabime” të tilla.

Talibanët mohuan përgjegjësinë për sulmin, i cili është njëri ndër më vdekjeprurësit në Kabul gjatë këtij viti dhe vjen në kohën kur Uashingtoni dhe talibanët raportohet se janë afër arritjes së një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës gati 18-vjeçare.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Muajahid e dënoi sulmin, raportoi agjencia dpa

 

Anija iraniane largohet nga porti

Një anije iraniane e mbajtur nga Gjibraltari - që nga korriku - me dyshimin se transportonte naftë në Siri, është larguar nga porti.

Të dhënat tregojnë se cisterna lëvizi në lindje në Mesdhe dhe destionacion kishte Kalamatën në Greqi.

Gjibraltari më parë refuzoi një kërkesë të SHBA për të ndalur përsëri anijen, e cila ka ndryshuar emrin e saj nga Grace 1 në Adrian Darya-1.

SHBA-ja e bëri kërkesën të premten, një ditë pasi Gjibraltari shfuqizoi urdhrin e ndalimit.

Gjibraltari tha se nuk mund të zbatonte kërkesën e Uashingtonit për lëshimin e një urdhri të ri ndalimi, sepse sanksionet e SHBA-së kundër Iranit nuk zbatoheshin në BE-së.

 

D.Tramp;Sulmi ndaj protestuesve  në Hong Kong, do të vështirësonte bisedimet tregtare 

Në Hong Kong dhjetëra mijëra protestues përfunduan javën e 11-të radhazi të demonstratave pro-demokracisë, përkundër paralajmërimeve të Pekinit se mund të ndërhyrjë për t'i ndalur ato. Ditët e fundit të protestave, nuk janë shënuar përplasje me policinë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Kinën që një sulm i stilit Tiananmen (Sheshi i Pekinit, ku më 1989 u shtypën protestuesit) ndaj protestuesve të Hong Kongut do të pengonte bisedimet tregtare midis dy vendeve.

"Unë mendoj se do të ishte shumë e vështirë të merremi vesh, nëse ushtrojnë dhunë”, tha ai para se të nisej në Morristown, New Jersey.

Trump përsëri i kërkoi presidentit kinez, Xi Jinping, të "ulet në bisedime" me drejtuesit e protestës.

Administrata e Presidentit Donald Trump ka vendosur tarifa ndaj importeve kineze në vlerë prej qindra miliarda dollarësh, si pjesë e një përpjekje për të riformuar marrëdhëniet tregtare me Kinën.

 

Nesër mot me diell dhe shumë i nxehtë

Sot, në Mal të Zi, mban mot me diell dhe i nxehtë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: Podgoricë 33 gradë, Shavnik 32, Plevle 31, H. Novi, Tivar, Ulqin,

Budvë , Cetinë , Plluzhinë, Berabnë e Rozhaj 30, Petrovac, Nikshiq, Kollashin e Andrievicë 29 dhe në Zhablak 26 g.

Edhe për nesër,  parashihet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 9 deri në 23, kurse më e larta e ditës prej 27 deri në 37 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се