Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

26. 08. 2019. 18:03 >> 18:12

Ditari 26.08.2019

26.08.2019

Zjarri në Sutomore, nën kontroll

Zjarri i cili ka shpërthyer në lagjen Brca, ne Sutomore, është nën kontroll, kurse shtëpitë dhe njerëzit nuk janë të rrezikuar, ka deklaruar shefi i Shërbimit të mbrojtjes në komunën e Tivarit, Amir Musliq. Në shuarjen e zjarrit janë kyçur aeroplanët e Drejtorisë për situata të jashtëzakonshme në Ministrinë e brendshme.

Sipas fjalëve të tij, zjarri është rrethuar, aeroplanët janë duke e shuar dhe momentalisht është nën kontroll dhe ka shtuar se zjarrfikësve nga Tivari, u kanë ardhë në ndihmë edhe kolegët nga Ulqini dhe Petrovci, ka thënë Musliq.

Ai, po ashtu, ka sqaruar se disponojnë me numër të mjaftuar të njerëzve dhe pajisjeve të nevojshme ashtu që zjarri nuk kërcënon të jetë i përmasave më të mëdha, ka thënë ai për agencinë MINA, dhe ka precizuar se lokacioni i këtij zjarri është nga stacioni i trenave, në Sutomore, drejtë lagjes Brci.

Damjanoviq, në mbledhjen e Dialogut strategjik, në Gjenvë

Ministrja e shkencës, Sanja Damjanoviq, do të marr pjesë të mërkurën, në mbledhjen Dialogu Strategjik në Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet në Gjenevë, në organizimin e Forumit botëror ekonomik.

Siç është kumtuar nga ministria e shkencës, pas katër mbledhjeve të sukseshme për të ardhmen e rajonit, Forumi botëror ekonomik, ka ftuar përfaqësuesit e qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pastaj të bashkësisë ndërkombëtare dhe të organizatave joqeveritare nga rajoni, që në mënyrë gjithëpërfshirëse, të diskutojnë lidhur me zbatimin e pikave nga plani i aksionit, për të cilat janë marrur vesh dhe e kanë nënshkruar liderët e rajonit në takimin e mbajtur në Gjenvë, muajin tetor të vitit të kaluar.

Dialogu strategjik, në Ballkanin Perëndimor, është proces i cili ka filluar në Davos, në muajin janar vitin e kaluar, me qëllim për të ndihmuar partnerët në Ballkanin Perëndimor, në rritjen ekonomike dhe të standardit jetësor, thuhet nga ministria e shkencës.

Jemi për jashtuar nga procesi i reformës së legjislaturës zgjedhore

Qendra për monitorim dhe hulumtime, CeMI, i ka ftuar anëtarët e Këshillit të posaformuar për reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe ligjeve tjera, që të përcaktohen në raport me kërkesën e tyre dhe të sqarojnë shkaqet e përjashtimit të tyre nga ky proces të njërës nga organizatat më të rëndësishme të shoqërisë civile në këtë fushë. Nga kjo organizatë, kanë sqaruar se ata i kanë dërguar më 2 gusht shkresën kryetarit të Kuvendit, Ivan Brajoviq, me kërkesën që ti mundësohet pjesëmarrja në punën e Këshillit, përfaqësuesit të Qendrës për monitorim dhe hulumtime, në rolin e anëtarit të bashkëngjitur. Mirëpo, siç thonë ata, ende nuk kanë marrë përjije, edhe pse siç sqarojnë, nuk ekzisojnë pengesa formale lidhur me kërkesëne tyre.

Nga Qendra, i kanë ftuar anëtarët e Këshillit të posaformuar për reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe ligjeve tjera, që të kyçin në punën e Këshillit të gjitha subjektet të cilat mund të kontribuojnë në avancimin e procesit zgjedhor dhe ligjeve zgjedhore.

Në Projekte kapitale do të invetsojmë 50 milion euro

Ministri i arsimit, Damir Shehoviq, ka kumtuar se Ministria investon në mënyrë afatgjate dhe në gjërat e duhura, duke theksuar se viteve të ardhshme, janë planifikuar 38 projekte kapitale, në vlerë prej 50 milion euro. Nëse gjithçka do të vazhdoj me deinamikën e planifikuar, ndërtimi i kopshtit në Rozhajë, në Bllokun 6, në Podgoricë, Plevlë dhe Herceg Novi, do të fillojë këtë vit, ka paralajmëruar ministri Shehoviq, për gazetën Pobjeda. Ai, po ashtu, gjatë intervistës, ka paralajmëruar se në periudhën më të afërt, në fokus të këtij resori do të jetë futja e mësimit digjital dhe, e ashtuquajtura, ndryshimi i etosit të shkollës, respektivisht, orientimi dhe aftësimi i nxënësve që në vend se për nota, të mësojnë për dije.

Përkrahen 21 projekte për pasurimin e ofertës turistike

Organizata nacionale turistike, ka vendosur që me qëllim të zhvillimit të prodhimeve inovative turistike, të cilat pasurojnë ofertën turistike, të përkrah 21 projekte, me vlerë të përgjithshme 140 mijë euro. Kjo organizatë, ka sjellur vendimin për përzgjedhjen e projekteve dhe shpërndarjen e mjeteve pas disa ftesva publike, të shpallura në muajin qershor në kuadër të programit të masave nxitëse në fushëne turizmit. Njëra nga ftesat publike, kishte pr qëllim bashkëfinancimine projekteve me të cilët pasurohet dhe avancohet oferta turistike e malit të Zi, përmes futjes së prodhimeve dhe përmabjtjeve të reja. Kështu, Organizata nacionale turistike, ka vendosur të përkrah 21 projekte, nga gjithësejt 31, që ishin paraqitur në ftesën publike. Shuma mëe madhe e mjeteve që është ndarë arrinë deri në 80% e shpenzimeve të parapara, respektivisht shuma maksimale e përkrahjes financiare, për një projekt kap shumën deri në 12 mijë euro.

 

Ka filluar shitja e librave për shkollat fillore dhe të mesme

Siç është paralajmëruar, sot është dashtë të fillojë shitja e librave për shkollat fillore dhe ato të mesme, në të gjitha libraritë e Malit të Zi dhe, siç theksojnë nga Enti për libra dhe mjete mësimore, në të gjitha libraritë do ketë sasi të mjaftueshme e librave. Kompleti i lirë do të kushtojë rreth 40 euro. Nga Enti për libra dhe mjete mësimore, kanë kumtuar se çmimet kanë mbetur në nivelin e vitit të kaluar. Kështu çmimi i kompletit të librave për shkollën fillore do të kushtojnë prej 39.80 deri në 94.20 euro. Kompleti i librave për gjimnaz do të kushtojnë prej 50.50 deri në 106.80 euro. Viti shkollor në Mal të Zi, fillojë me 2 shtator dhe do të përfundojë me 12 qershor, të vitit të ardhshëm, siç parashihet me kalendarin për vitin shkollore 2019 /2020. Nga Ministria e arsimit kanë theksuar se viti shkollorë për nxënësit e viteve përfundimtare do të përfundojë me 20 maj të vitit të ardhshëm. Sipas kalendarit, pushimi dimëror do të fillojë me 31 dhjetor dhe do të përfundojë me 26 janar, kurse pushimet verore do të fillojnë me 13 qershor dhe do të zgjasin deri me 1 shtator.

Presidenti, Thaçi, dekretoi shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar shpërndarjen e legjislaturës sё gjashtë tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës.

Ai ka njoftuar se pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat kushtetuese, do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme.

“Ky ёshtё edhe njё test shtesë për forcimin e demokracisë nё Kosovës, tё cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarët do ta kalojnë me shumë sukses”, ka shkruar ai.

Pacolii, kërkon nga BE që Serbia të ofrojë siguri për qytetarët e Kosovës

Ministri në dorëheqje i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes rrjetit social Twitter ka konfirmuar se mbrëmë në Serbi është sulmuar një autobus me udhëtarë kosovarë gjatë rrugës për në shtetet e Bashkimit Evropian.

Pacolli ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që Serbia të ndalë sulmet dhe të ofrojë siguri për qytetarët e Kosovës.

“Unë e dënoj fuqishëm sulmin ndaj autobusit të mbushur me udhëtarë që po udhëtonin nga Kosova nëpër Serbi për në Bashkim Evropian. Serbia vazhdimisht po dështon të ofrojë siguri për udhëtarët tanë dhe liri të lëvizjes. Ne bëjmë thirrje për hetime dhe garanci për sigurinë e qytetarëve tanë, thuhet në postimin e tij.

 

I.Meta: Porositë e Sh. Tereza, të na shërbejnë për veprimet tona

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në 109-vjetorin e lindjes së Shenjtores Nënë Tereza, përkujtoi me nderim e respekt trashëgiminë e vyer të veprës së Saj humane e hyjnore të paharruar.

“Në 109-vjetorin e lindjes së Shenjtores Nënë Tereza,simbolit shqiptar dhe botëror të humanizmit e solidaritetit njerëzor dhe shembullit të jashtëzakonshëm të dashurisë e përkujdesjes të çdo nëne shqiptare, ne përkujtojmë me nderim e respekt trashëgiminë e vyer të veprës së Saj humane e hyjnore të paharruar”, shprehet Meta.

“Urtësia dhe porositë e Shën Terezës le të na shërbejnë si burim frymëzimi, që të gjithë së bashku, me shumë dashuri e përkushtim të bëjmë gjithçka duhet për këdo që ka nevojë për ndihmë, solidaritet e përkrahje sociale, për prosperitetin e begatinë e Shqipërisë dhe të kombit ton’, nënvizoi presidenti Meta. /ATSh

 

Shqipëria, destinacion origjinal që duhet vizituar

Portali nga Singapori “Indipendent” ka renditur Shqipërinë mes destinacioneve origjinale që duhen vizituar si Bolivia, Haiti apo Madagaskari.

Malet e thepisura, rrënoja historike mbresëlënëse dhe ujëra blu janë vetëm disa prej gjërave që Shqipëria mund të ofrojë.

Ndërkohë që Europa është një destinacion turistik popullor, Shqipëria vetëm kohët e fundit i është hapur vizitorëve të huaj. Nëse ju shijon të ngjisni majat, pamjet panoramike që të lënë pa frymë, kështjella të vjetar dhe zona arkitekturore, ia vlen të vizitohet ky vend relativisht me pak turistë.

Madje shumë nuk e dinë që Shqipëria është shtëpia e një zone të shpallur trashëgimi të UNESCO, qyteti i mrekullueshëm i Butrintit, ku gjenden rrënoja greke dhe romake.

Disa prej zonave më të mrekullueshme që mund të bëni në Shqipëri është një udhëtim nëpër Alpe, të cilët mbajnë edhe emërtimin e mistershëm Bjeshkët e Namuna.

Për të shijuar flladin e detit dhe ujëra blu, vizitoni brigjet shqiptare të Adriatikut si dhe shëtisni nëpër plazhet fantastike të Sarandës dhe Vlorës.

 

Liderët botëror do të ndihmojnë Brazilin në luftën me zjarrin në rajonin e Amazonës

Liderët e Grupit të Shtatë vendeve më të idustrializuara (G7) Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë, kanë thënë se janë duke u përgatitur për t’i ndihmuar Brazilit në të përballurit me zjarret në rajonin e Amazonës dhe për të rregulluar dëmet, teksa dhjetëra mijëra ushtarë janë bërë gati për të luftuar flakët që kanë alarmuar planetin.

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se liderët e samitit janë afër arritjes së një marrëveshjeje rreth asaj se si të mbështesin Brazilin dhe ka thënë se marrëveshja do të përfshijë mekanizma teknikë dhe financiarë “në mënyrë që të ofrohet ndihmë në mënyrë sa më efikase”, transmeton agjencia e lajmeve, The Associated Press.

D. Tramp: Ende është herët për ta takuar ministrin Iranian

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se është “shumë herët” për ta takuar ministrin e Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, i cili ka bërë një vizitë të papritur gjatë fundjavës në Samitin e shtatë vendeve më të industrializuara (G7), dhe ka përsëritur se Uashingtoni nuk po kërkon ndryshim të regjimit në Teheran.“Unë jam në kërkim të një Irani të mirë, të fuqishëm, dhe nuk po kërkojmë ndryshim të regjimit. E keni parë si ka funksionuar në 20 vjetët e fundit, nuk ka qenë aq mirë”, ka thënë Trump të hënën, teksa liderët e Japonisë, Gjermanisë, Francës, Italisë, Britanisë dhe Kanadasë, janë mbledhur në juperëndim të Francës.

Samiti treditor në Biarritz është përballur me një ndryshim drastik të vëmendjes kur Zarif ka bërë një vizitë të papritur bashkë me ekipin e tij.

Trump u ka thënë gazetarëve se e ka pasur njohuri për vizitën e ministrit iranian mirëpo nuk ka dashur ta takojë.

Protesta të dhunshme sërish kundër Qeverisë në Hong Kong

Protestat kundër qeverisë në Hong Kong janë përfshirë sërish nga dhuna, pasi policia ka përdorur topa uji dhe të paktën një zyrtar policor ka qëlluar me armë zjarri në ajër, në shenjë paralajmërimi gjatë përleshjes.

Gjatë fundjavës janë arrestuar 65 persona në zonën Tsuen Wan, pasi marshi protestues është kthyer në betejë në një park të afërt.

Tubimet kanë nisur më 9 qershor, në shenjë pakënaqësie ndaj një projektligji që parashihte ekstradimin e banorëve të Hong Kongut në Kinë. Nga ajo kohë, janë arrestuar 830 persona.

Shefja ekzekutive e këtij rajoni, Carrie Lam, ka thënë se projektligji për ekstradim ka vdekur, mirëpo ka refuzuar që edhe zyrtarisht ta tërheqë atë, apo të japë dorëheqje.

Ndërkohë janë rritur kërkesat e protestuesve.

 

Nesër, mot kryesiht me diell dhe i nxehtë

Në viest jugore, mban mot kryesisht me diell, kurse në veri mot me vranësira të ndryshueshme dhe bubullimë. Frynë erë e dobët deri e mesme, e drejtimeve të ndryshme. Temperatura në orën 14; Herceg Novi, Budvë e Ulqin 35 gradë, Podgoricë 33, Tivar e Petrovac 32, Beranë 31, Cetinë, Bjello Pole, Rozhajë e Nikshiq, 30, Kollashin, Andrijevic e Shavnik 29, Plluzhinë 27, Plevlë 26 dhe në Zhablak 23 gradë.

Nesër, parashihet të mbaj mot me diell dhe shumë i nxehtë, gjatë ditës me vransira të ndryshueshme, në viset veriore me të reshura kalimtare të shiut dhe bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare e drejtimeve të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 10 deri në 24, kurse më e larta e ditës prej 25 deri në 37 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се