Žabljak
Vedro
20.5 °C
Pljevlja
Pretežno vedro
14.7 °C
Herceg Novi
Vedro
26.1 °C
Nikšić
Vedro
20.0 °C
Cetinje
Vedro
23.2 °C
Bar
Vedro
26.5 °C
Podgorica
Vedro
26.4 °C
Ulcinj
Vedro
25.2 °C
Kolašin
Vedro
16.0 °C

Ditari

11. 09. 2019.   >>  18:27 0

Ditari 11.09.2019

11.09.2019

Markoviq në samitin e kryeministrave të grupit të Vishegradit dhe vendeve të B

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq  do të  marrë pjesë  nesër   në samitin e kryeministrave të grupit të Vishegradit dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor i cili do të mbahet në Prag  në republikën e Çekisë. Siç është kumtuar nga qeveria e Malit të Zi , Markoviq në Pragë do të udhëtojë me ftesën e kolegut çek Andrej Babish . Gjatë drekës punuese kryeministrat e grupit të  Vishegradit, në të cilin bëjnë pjesë Çekia, Polonia, Sllovakia dhe Hungaria, dhe kryeministrat e qeverive të Ballkanit Perëndimor do të bisedojnë për çështjet që kanë të bëjnë me procesin e integrimeve evropiane,si hap vendimtarë për zhvillimin ekonomik,. stabilitetin politik, paqen dhe sigurinë e rajonit. Përveç Markoviqit dhe Babish në Samitë pritet të marrin pjesë edhe kryeministrat e Polonisë, Sllovakisë, të Hungarisë si dhe kryeministrat e Shqipërisë , të BH, të Serbisë dhe të Maqedonisë Veriore.

Ndërpritet mbledhja e Këshillit , vazhdon nesër

Në Kuvendin e Malit të Zi është mbajtur mbledhja e Këshillit për reformën e legjislacionit zgjedhor. Në mbledhje ishin të pranishëm anëtarët e këtij trupi nga partitë në pushtet si dhe Momo Koprivica dhe Danillo Sharanoviq nga Demokrtët, Rashko Konjeviq nga Partia social Demokratike dhe deputeti i pavarur Negjelko Rudoviq. Konjeviq ka konsideruar se nuk ekzistojnë kushtet për mbajtjen e mbledhjes. Ai ka propozuar se një  vend duhet ti takojë përfaqësuesit të klubit të veçantë të deputetëve dhe për këtë duhet të deklarohet Këshilli administrativ. Nënkryetari i Parlamentit Genci Nimanbegu ka theksuar se janë evidente dilemat e Konjeviqit, por ato nuk kanë të bëjnë me Këshillin administrativ por me marrëveshjen ndërmjet partive politike të cilave u takon kjo çështje. Për propozimin e Knjeviqit që mbledhja të shtyhet kanë votuar vetëm dy anëtarë, 5 ishin kundër kurse 4 të përmbajtur. Si rezultat i kësaj mbledhjen e kanë braktisur Konjeviq, Koprivica , Sharanoviq  dhe Rudoviq. Mbledhja e sotme u ndërpre dhe do të vazhdojë nesër rreth orës 10.

Bullatoviq;: Stankoviq dhe Katniq e kanë shkelur ligjin

Kryetari i Këshillit për antikorrupsion Predrag Bullatoviq ka deklaruar se prokurori  kryesor  i shtetit Ivica Stankoviq dhe prokurori special  Milivoje Katniq me refuzimin e tyre që të dorëzojnë raportin e veçantë për aferën Koverta dhe të marrin pjesë në mbledhjen e këtij trupi e kanë shkelur ligjin dhe për këtë do ta njoftojnë kryetarin e Parlamentit. Bullatoviq ka theksuar se , varësisht nga përgjigja e kryetarit të Parlamentit Ivan Brajeviq, gjegjësisht nëse nuk do të ndërmerren masa , do të iniciojnë ndryshimet e rregullores së parlamentit me të cilat do të kërkojnë shuarjen e Këshillit për antikorrupsion. Opozita konsideron se duhet inicuar procedura për shkarkimin e dy prokurorëve. Bullatoviq ka theksuar se Katniq ka njoftuar se nuk do të marr në mbledhje por nga Stankoviq nuk kanë marrë përgjigje , edhe pse sipas ligjit janë të detyruar të marrin pjesë në punën e Këshillit me ftesën e Parlamentit dhe të organeve të tij punuese kompetente. Ai ka shtuar se me pjesëmarrjen në mbledhje dhe me dorëzimin e raportit nuk do të ishte shkelur ligji për fshehtësinë e të dhënave sepse anëtarët e Këshillit kanë qasje në të dhënat sekrete pa leje dhe se Stankoviq dhe Katniq kanë pasur mundësi të kërkojnë që mbledhja të jetë e mbyllur për opinionin. Për ndryshe , për shkak të mungesës së kushteve Këshilli për antikorrupsion në pajtim edhe me anëtarët e ka përfunduar mbledhjen pa debat mbi këtë temë të rendit të ditës.

 

Pasuria  e arritur me kriminalitet të jepët për qëllime humanitare

Mali i Zi, sipas shembullit të Italisë duhet të parashohe mënyrat e menaxhimit me pronën e cila është arritur përmes veprave kriminale në mënyrë që ajo pas sekuestrimit të shfrytëzohet për qëllime bëmirëse dhe humanitare], ka theksuar drejtoresha e përgjithshme e MANS-it Vanja Qalloviq. Drejtorja e përgjithshme e drejtorisë për legjislacion në ministrinë e drejtësisë Mariana Llakoviq ka theksuar se në kuadër të proceseve të përgjithshme demokratike në Mal të Zi , të cilat përfshijnë ndryshimin e sistemit politikë , ekonomik dhe ligjdhënës lufta kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar paraqet pjesë të rëndësishme. Ambasadori i BE në Mal të ZI Aivo Orav ka theksuar se sekuestrimi i pasurisë të arritur përmes kriminalitetit është temë e rëndësishme dhe instrumenti kryesor në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit. “Mali i Zi e ka arritur njëfarë niveli të progresit , mirëpo kjo çështje akoma është për shqetësim”, ka theksuar Orav.

Nënshkruhen 6 kontrata për realizimin e projekteve të OJQ

Kontratat për realizimin e projekteve në sferën e reformës së administratës publike me 6 OJQ me vlrë të përgjithshme rreth 94 mijë euro janë nënshkruar sot në ministrin e administratës publike. Nga kjo ministri kanë theksuar se nënshkruesit e kontratave këto projekte do të realizojnë me qëllim të ngritjes së informimit, mirëkuptimit dhe njohjes së qytetarëve me procesin e hartimit të politikave publike, të transparencës më të madhe të organeve si dhe të rritjes së besimit të qytetarëve në punën e administratës publike. Kryetarja e komisionit për ndarjen e mjeteve Miriana Beogoviq ka theksuar se këto projekte do të kontribuojnë në shfrytëzimin më të madh të shërbimeve elektronike por edhe në forcimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e hartimit të politikave publike. Përfaqësuesit e OJQ të cilët i kanë fituar këto mjete kanë theksuar se realizimi i projekteve është rast i mirë për përmirësimin e marrëdhënieve të ministrisë me sektorin jo qeveritarë  dhe për vendosjen e bashkëpunimit reciprok. Këto kontrata  i kanë nënshkruar Qendra për demokraci dhe të drejtat e njeriut, Qendra për zhvillimin e OJQ-ve ,  Qendra për të rinjtë Proactive , horizonti i ri , Qendra demokratike e Bjello Poles dhe rrjeti Politikon .

 

Prishtinë: Përkujtohen viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit

Në Prishtinë janë përkujtuar viktimat e sulmeve terroriste që ndodhën me 11 shtator të vitit 2001 në SHBA. Në kujtim të viktimave në oborrin e Qeverisë së Kosovës është inauguruar Memoriali “Kosova kujton”. Në ceremoni, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tha se “akti terrorist në Nju Jork të SHBA-së ishte goditje ndaj institucioneve dhe popullit amerikan, ndaj vlerave të lirisë dhe demokracisë, mbi miqtë tanë dhe ne”. Haradinaj tha se Kosova bashkëndjenë me SHBA-në dhe kujtimin për të rënët e kësaj dite do ta kthejë në traditë institucionale për çdo vit. Në përurimin të memorialit ishte edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, i cili tha se sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 ishin sulme ndaj gjithë njerëzimit. Amerikanët nuk ishin viktimat e vetme. Njerëz nga 77 shtete u vranë në këto sulme. Ky ishte vërtetë një sulm ndaj civilizimit”, tha Kosnett. Në sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 humbën jetën rreth tre mijë persona ndërsa u lënduan rreth gjashtëmijë të tjerë. Përgjegjësinë për sulmet e kishte marrë grupi militant, Al Kaida.

 

VESELI: TERRORIZMI ËSHTË NJË E KEQE PA DALLIM KOMBI, FEJE E RACE

Kadri Veseli thotë se terrorizmi është një e keqe për të gjithë njerëzimin pa dallim kombi, feje e race. Ish kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka kujtuar tragjedinë e 11 shtatorit në SHBA në të cilën afër 3 mijë persona humbën jetën. Veseli ka kujtuar edhe bashkëkombësit tanë që humbën jetën atë ditë, Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukajn dhe Rrok Camaj. Para 18 vjetësh, më 11 shtator 2001, shtetet paqedashëse me demokraci të lira përjetuan një tragjedi botërore. Mijëra jetë të pafajshme të njerëzve me kombësi të ndryshme u shuan prej sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat ishin më të rëndat në historinë e njerëzimit. Së bashku me rreth 3000 viktimat e pafajshme të mbi 70 kombësive të ndryshme, sot i kujtojmë edhe tre bashkëkombësit tanë që humbën jetën atë ditë: Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj e Rrok Camaj. Vdekja e tyre tregon se ai sulm na ka prekur të gjithëve dhe se terrorizmi është një e keqe për gjithë njerëzimin, pa dallim kombi, feje e race. Kosova është rreshtuar bashkë me popujt e lirë, me SHBA-në në krye, në koalicionin global për ta luftuar terrorizmin. Kurse, brenda e jashtë vendit, promovon me shumë përkushtim liritë universale që parandalojnë ekstremizmin e dhunshëm.

LIMAJ NESËR NOMINOHET ZYRTARISHT PËR KRYEMINISTËR TË VENDIT

Koalicioni NISMA-AKR-PD, do ta nominojë nesër edhe zyrtarisht, Fatmir Limajn për kryeministër të vendit. Nisma Socialdemokrate ka njoftuar se nesër edhe zyrtarisht koalicioni NISMA-AKR-PD do të mbajë Konventën, ku do të nominohet për kryeministër të vendit, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Konventa do të mbahet në Qendrën e Panaireve në Shkabaj- Bërnicë duke filluar nga ora 18:00. Koalicioni NISMA-AKR-PD nga shumë kush po vlerësohet si përcaktuesit për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Ndërkohë që zyrtarë të Nismës e kanë vlerësuar si koalicion fitues të zgjedhjeve të 6 tetorit.

 

PACOLLI - BUTEL DISKUTOJNË PËR THELLIMIN E MARRËDHËNIEVE KOSOVË-FRANCË

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behxhet Pacolli, ka pritur sot në takim ambasadoren e re të shtetit francez në Kosovë, Marie Christine Butel, të cilën e njoftoi për të arriturat e Kosovës dhe proceset aktuale politike. Ministri Pacolli shprehu gatishmëri për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve. U shkëmbyen po ashtu pikëpamjet mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Gjatë takimit, ministri Pacolli, ka konfirmuar vullnetin e Kosovës, për të vazhduar dialogu me Serbinë, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Edhe ambasadorja Christine Butel, i ka përcjell ministrit Pacolli, angazhimin dhe rolin e Francës, presidentit Emmanuel Macron dhe iniciativës së tij për ta përkrahur Kosovën në të gjithat proceset sfiduese.

 

PËRFAQËSUESI SPECIAL I SHBA, GATI PËR VIZITËN E PARË NË KOSOVË

Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Matthew Palmer, i cili është emëruar edhe Përfaqësues Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, do të vizitojë Republikën e Kosovës. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar përmes një përgjigje me shkrim nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Megjithatë ende nuk është caktuar data se kur Palmer do të qëndrojë në Kosovë, shkruan gazetari Besnik Veliu. “I Dërguari Special Matthew Palmer planifikon të vizitojë Kosovën. Sidoqoftë, data e vizitës së tij nuk është caktuar ende”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA’së në Prishtinë për Gazetën Express. Kjo do të jetë vizita e tij e parë në Kosovë në cilësinë e Përfaqësuesit Special të SHBA-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Matthew Palmer ka treguar se në agjendën e tij si pikë kryesore do të jetë dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ndërkohë në një intervistë për televizionin publik të Malit të Zi (RTCG), ka shprehur optimizmin e tij se një marrëveshje finale Prishtinë-Beograd mund të arrihet.Palmer si pikë kryesore në agjendën e tij do të ketë rinisjen e dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, proces ky që është bllokuar që nga nëntori i vitit të kaluar, ndërkohë kërkesë e tij është që Kosova të heq vendimin për taksë ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

 

Vështrim nga Brukseli: Ndryshimi po vjen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, zbuloi ekipin e saj të ri në Bruksel, i cili sinjalizon ditë të vështira për politikën e fqinjësisë dhe të zgjerimit të bllokut. Laszlo Trocsanyi, i cili si ministër i Drejtësisë i Hungarisë ka ndërmarrë masa që kanë nxitur hetime të Bashkimit Evropian kundër vendit të tij, u ngarkua me promovimin e sundimit të ligjit dhe të vlerave të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe në vendet si: Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia. Si aleat politik i kryeministrit hungarez, Viktor Orban, Trocsanyi ka mbikëqyrur ndryshimet në gjyqësorin e vendit të tij në vitet e fundit. Këto ndryshime janë kritikuar fuqishëm në Bruksel për dobësim të sundimit të ligjit, pasi i japin qeverisë autoritet më të madh për të emëruar gjykatës dhe për të kontrolluar financat e gjykatave. Ai po ashtu ka udhëhequr një përpjekje për të kriminalizuar punën e OJQ-ve që i ndihmojnë refugjatët dhe migrantët, si dhe ka hartuar legjislacionin për arsimin e lartë, për të cilin Universiteti i Evropës Qendrore ka thënë se e ka detyruar të largohet nga Hungaria. Gjërat sigurisht se mund të shihen edhe nga ana e ndritshme. Emërimi i Trocsanyit do të thotë se ka ende një portofol në Komisionin e ri që merret me zgjerimin dhe fqinjësinë e BE-së.

 

SHBA-ja fuqizon masat kundër terrorizmit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nxjerrë një urdhër ekzekutiv, duke e bërë më të lehtë për administratën amerikane të vendosë sanksione ndaj terroristëve të dyshuar, financuesve dhe mbështetësve të tyre. "Urdhri ekzekutiv nga presidenti Trump shton fuqinë e mëtejshme në përpjekjet kundër terrorizmit në SHBA", tha sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, gjatë një konferencë për gazetarët. Urdhri u lëshua në 18-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.Duke e quajtur urdhrin "përditësimin më të rëndësishëm kundër terrorizmit që nga shtatori i vitit 2001", Pompeo tha se rregullat e reja lejojnë që Departamenti i Shtetit dhe Departamentin e Thesarit të shënjestrojnë drejtpërdrejt drejtuesit e grupeve të dyshuara terroriste dhe bashkëpunëtorët e tyre "pa pasur nevojë të lidhin udhëheqësit terroristë me akte specifike".Pompeo tha se rregullat e reja janë gjithashtu më efektive në shënjestrimin e individëve dhe grupeve, që marrin pjesë në trajnime terroriste si dhe lejojnë autoritetet të vendosin sanksione ndaj institucioneve financiare, që ofrojnë shërbime për terroristë të caktuar.

 

Largimi i Boltonit: Irani thotë se "nxitësit e luftës" duhet të shkojnë

Irani iu ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që “të lënë anash nxitësit e luftës”, pas largimit të John Boltonit nga pozita e Këshilltarit amerikan për Siguri Kombëtare dhe në kohën e rritjes së tensioneve mes Uashingtonit dhe Teheranit, për shkak të çështjeve bërthamore. Duke folur në një takim të kabinetit të tij më 11 shtator, presidenti iranian, Hasan Rohani ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta kuptojnë se “armiqësia dhe nxitja e luftës nuk janë në të mirën e tyre. Të dyja duhet të braktisen”.Etja për luftë me presion maksimal duhet të largohet bashkë me nxitësin e luftës në detyrë”, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, Mohammed Javad Zarif. Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë përkeqësuar marrëdhëniet prej majit të vitit 2018 kur presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr nga marrëveshja bërthamore, që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore në vitin 2015. Më vonë, SHBA-ja ka rikthyer të gjitha sanksionet ndaj këtij shteti. Në përgjigjje të këtij veprimi, Irani ka hequr dorë nga disa pika të marrëveshjes, meqë ka nisur pasurimin e uraniumit në muajt e fundit.Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar dje se ka shkarkuar nga pozita Boltonin, i cili ka shërbyer në këtë pozitë nga prilli i vitit 2018, duke thënë se kanë “ekzistuar mospajtime të thella” në shumë çështje.

 

SHBA-ja akuzon Iranin se "nuk po i deklaron aktivitetet bërthamore"

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka akuzuar Teheranin se nuk po bashkëpunon plotësisht me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthmore (IAEA), duke thënë se sjellja e Iranit "ngre pyetje në lidhje me materialin ose aktivitetet e mundshme të padeklaruara bërthamore". Pompeo tha se "mungesa e bashkëpunimit" e Teheranit me inspektorët bërthamorë të Kombeve të Bashkuara "përshtatet me modelin e gënjeshtrave 40 vjeçare të Iranit."Deklarata e Pompeos bëhet në kohën kur Uashingtoni vazhdon përpjekjet, për të shtyrë vendet e tjera, të rrisin presionin ndaj Iranit përpara seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Por, menjëherë pasi ai tërhoqi ato vërejtje, Pompeo u tha gazetarëve se ishte e mundur që presidenti amerikan, Donald Trump, të takohej me presidentin iranian, Hassan Rohani, "pa parakushte" në margjinat e mbledhjes së Kombeve të Bashkuara, e cila fillon më 23 shtator. Franca është përpjekur të bindë Trumpin të takohet me udhëheqësit iranianë, duke rritur shpresat se programi bërthamor i Teheranit dhe marrëveshja e tij bërthamore me fuqitë botërore do të jenë një çështje kryesore e agjendës në seancën e Kombeve të Bashkuara.

 

Bota arabe reagon ndaj planeve të Netanyahut për Bregun Perëndimor

Vendet arabe kanë dënuar një plan të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu,  një pjesë të okupuar të Bregut Perëndimor. Ditën e djeshme Netanyahu u zotua të zbatojë sovranitetin e Izraelit mbi Luginën e Jordanit dhe Detin e Vdekur verior nëse ai merr edhe një mandat si kryeministër pas zgjedhjeve të përgjithshme që mbahen javën e ardhshme në Izrael. Zyrtarët në Jordani, Turqi dhe Arabi Saudite kritikuan ashpër deklaratën. Kryenegociatori palestinez tha se ky veprim do të ishte "qartazi i paligjshëm". Aneksimi i propozuar nga Netanyahu do të ishte një "krim lufte" që do të "varroste çdo shans për paqe", tha Saeb Erekat. Ndërkohë, Liga Arabe tha se ky është një "zhvillim i rrezikshëm" dhe e cilësoi atë si "agresion". Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor që nga viti 1967, por nuk e ka bërë aneksimin. Palestinezët e pretendojnë gjithë Bregun Perëndimor, si pjesë e një shteti të ardhshëm të pavarur. Netanyahu ka këmbëngulur më parë që Izraeli gjithmonë do të mbante një prani në këtë rajon për qëllime të sigurisë.

 

Ministri për mbrojtje të drejtave të pakicave dhe njeriut në Qeverinë e Malit të Zi , Mehmet Zenka me bashkëpunëtorët vizitoi sot Komunën e Tuzit, me ç rast në bisedimet e zhvilluara me udhëheqësinë e Komunës më të rë në Maal të Zi u njoftuan lidhur me funksionimin e pushtetit vendor në këtë komunë dhe të arriturat e deritashme . Ministri Zenka u shpreh i kënaqur që pushteti aktual në këtë komunë ka dëshmuar gatishmërinë për funksionimin e Komunës së plotë duke paralajmëruar perspektivë të mirë për të gjithë qytetarët që jetojnë në territorin e kësaj komune. Ai po ashtu u shpreh i kënaqur me funksionimin e koalicionit në pushtet , pjesë e të cilit është edhe UDSH dhe , siç tha ministri Zenka funksionim i ngjashëm  është edhe brenda koalicionit qeverisës në nivelin qendrorë ku , edhe nëse paraqitet ndonjë problem do të zgjidhen në mentorë adekuate. Kryetari i Komunës Nikë Gjelosh duke vlerësuar bisedimet e sotme me përfaqësuesit e kësaj ministrie , theksoi se vizita e sotme është në vijen e bashkëpunimit me pushtetin qendrorë respektivisht realizimin e projekteve të parapa në bashkëpunim me qeverinë e Malit të Zi , në të mirë të qytetarëve që jetojnë në territorin e kësaj komune.   ................Përgatiti Gjokë Dukaj

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrkeiq dhe drejtori i kompanisë italiane “Piga” Mario Skarsini nënshkruan sot marrëveshjen për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit për lagjet Kodra, Mal të Bardhë, Totosh dhe Braticë.“ Vlera e planifikuar e këtij investimi është 5 milionë euro, të cilat Komuna e Ulqinit i ka marrë hua nga Banka Evropiane për Investime, për të cilat ka garantuar Qeveria e Malit të Zi. Përfundimi i punimeve është planifikuar brenda një viti”, tha kryetari Nrekiq. Ai shtoi se ky projekt në gjatësi prej 11.9 km është fillimi i investimeve të mëdha infrastrukturore pa të cilat kjo komunë nuk mund të ketë zvillim ekonomik. Në këtë ceremoni zyrtare ishte e pranishme edhe drejtoresha e Prokon-it, Sanja Mugosha me bashkëpunëtorët e saj.

Përgatiti Gjekë Gjonaj

Nesër mot i ndryshueshëm

          Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje e bubullimë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

          Temperaturat: H. Novi 30, Beranë 29, Budvë e B. Ple 28, Tivar 27, Podgoricë, Ulqin, e Plevle 26, Rozhaj 25, Plavë 23, Kollashin 22, Cetinë 21, Nikshiq e Shavnik 20, Plluzhinë 18 dhe në Zhablak 17 g.

         Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe vende vende me reshje të shiut dhe bubullimë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore dhe veri lindore. Temperatura e mëngjesi prej 5deri në 19, kurse më e larta e ditës prej 17 deri në30 g. c.

 

Ditarin e përgatiti  Marash Dedvukaj

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se