Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

17. 09. 2013. 18:24 >> 18:35

LAJMET 17.09.2013

17.09.2013

Në Durrës zhvillon punimet samiti i presidentëve të rajonit

Samiti i pestë i presidentëve të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi zhvillon sot punimet në Durrës.

Takimi i shefave të rajonit afirmon angazhimin e këtyre vendeve për dialog dhe forcim të partneritetit ekonomik. Në samit nuk marrin pjesë presidentët e Serbisë dhe të Bosnjës. 

 

Vujanoviq- Shtetet e rajonit përmes bashkëpunimit mund ta përshpejtojnë zhvillimin e vetë

Shtetet e rajonit përmes bashkëpunimit mund ta përshpejtojnë zhvillimin e vetë, ka vlerësuar presidenti i malit të Zi Filip Vujanoviq duke theksuar se pa marrëdhënie të mira fqinjësore nuk mund të ketë as prosperitet. Vujanoviq merr pjesë sot në samitin e presidentëve  të shteteve të rajonit i cili po mbahet në Durrës.  Sipas fjalëve të tij samiti rajonal i shefave të shteteve shkon në favorin e afirmimit të marrëdhënieve të afërta dhe në favor të synimit të shteteve për një dialog mbi të gjitha çështjet,  duke filluar nga ato rajonale por edhe më gjerë.  Në politikën e jashtme të malit të Zi, politika rajonale ka për qellim vërtetimin e fqinjësisë së mirë me të gjitha shtetet e rajonit të cilat afirmojë  bashkëpunim intensiv dhe gjithëpërfshirës në bazë të respektimit të plotë reciprok ndërshtetëror dhe me qellim të realizimit të interesave të përgjithshme reciproke ka theksuar Vujanoviq. 

 

Mali i Zi do të jetë i detyruar të kap hapin me Evropën

Mali i Zi do të jetë i detyruar, që në sferën e shoqërisë informative dhe të mediave të kap hapin me Evropën, jo vetëm kur është fjala për sjedhjën e ligjeve, por edhe zbatimin e tyre, është kumtuar  në tribunën publike, të cilën e ka organizuar Këshilli parlamentar për integrimet evropiane. Në tribunën me titull “Mali i Zi dhe Unioni evropianë – Shoqëria informative dhe mediat , përveç anëtarëve të Këshillit  kanë marrë  pjesë anëtarët e grupit punues për kapitullin dhjetë, i cili ka të bëjë me këtë sferë si dhe përfaqësuesit e delegacionit  të UE në Mal të Zi, të mediave dhe OJQ. Përfaqësuesi i delegacionit  të UE Dragan Mugosha ka theksuar se kapitulli  10 ka shumë dispozita teknike të cilat duhet  ti sjell Mali i Zi, respektivisht duhet ti harmonizojë ato me legjislaturën e UE. Shefi i delegacionit të UE Mitija Drobniç , ka theksuar se Sllovenia  me rastin e harmonizimit të legjislaturës së vetë me atë të UE ka sjell 1 mijë e 483 ligje dhe dispozita , kjo e dhënë ilustron më së miri se ky proces kërkon shumë punë , ka theksuar Drobniç.

 

Fronti demokratik kërkon  nga Veselin Vuçkoviq, raport serioz lidhur me aferën Inçizimi

Fronti demokratik kërkon nga ushtruesi i detyrës të prokurorit kryesor të shtetit Veselin Vuçkoviq, raport serioz,të përgjegjshëm dhe publik mbi rezultatet e hetimeve të deritashme, me rastin e aferës Inçizimi në vend të gatishmërisë së paralajmëruar, që këtë aleancë politike ta informojë në formë interne ose të merret me seancë kontrolluese dëgjimore në parlament.

Ne e përshëndesim rekomandimin e ushtruesit  të  detyrës të kryeprokurorit Vuçkoviq se “nuk ka çka të fsheh”, mirëpo së bashku me qytetarët e këtij vendi dhe institucionet ndërkombëtare, në radhë të parë me UE, presim që kryeprokurori të kumtojë qartë rezultatet e veta në hetimet e deritashme  lidhur me aferën e korrupsionit politikë  Inçizimi, thuhet në reagimin e liderit të FD Miodrag lekiq. 

 

Gjykatësja e gjyqit suprem Svetllana Vujanoviq dhe tre gjykatësit të gjyqeve themelore kanë dhënë sot betimin

Gjykatësja e sapo zgjedhur e gjyqit suprem Svetllana Vujanoviq dhe tre gjykatësit të gjyqeve themelore kanë dhënë sot betimin para kryetares të Kolegjit gjyqësorë Vesna Medenica. Gjykatës të gjyqit themelor në Kotor janë zgjedhur  Irena Shofranac  dhe  Predrag Krstonjeviq, si dhe gjykatësi i gjyqit themelor në podgoricë  Nenad Vujanoviq.  Me këtë rast Medenica ka theksuar se çdo jurist pas përfundimit të fakultetit juridik synon të jetë gjyqëtar i Gjyqit suprem. Megjithatë rruga drejtë këtij qëllimi është e vështirë dhe shumë sfiduese. Svetllana Vujanoviq këtë rrugë e ka kaluar gjatë 30 vjetëve punë, ka theksuar Medenica. Gjyqëtarja e deritashme e gjyqit të apelit Svetllana  Vujanoviq  i ka mohuar me këtë rast disa pohime se nga ky funksion është larguar për shkak të mospajtimeve me gjykatësit  në këtë gjyq duke theksuar se  në shpirt  ajo është vetëm gjykatëse dhe operuese. 

 

Në muajin tetor hapen negociatat për MSA-në

Në muajin tetor Kosova do të hapë formalisht negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit  me Bashkimin Evropian. Për këtë arsye në vendin tonë me 18 tetor do të qëndrojë edhe Komisionari për Zgjerim, Stefan Fyle. Nderkaq për këtë qëllim qeveria e vendit po bën përgatitjet e fundit që Kosova të jetë maksimalisht e përgatitur, prandaj në takimin e dytë të ekipit negociator për MSA që u mbajt sot në Prishtinë, u tha se të gjithë resorët përkatës qeveritarë janë të angazhuar maksimalisht në përmbushjen e obligimeve. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi theksoi se i tërë procesi bazohet në tri shtylla: në efiçiencën kohore, në fakte dhe statistika si dhe në llogaridhënie, gjithnjë në interes të shtetit të Kosovës.Rreth përgatitjeve konkrete për nisjen e negociatave për MSA, ministria e integrimeve evropiane, Vlora Çitaku tha se nisja e negociatave i gjen institucionet e përgatitura dhe sipas saj, afatet kohore janë obligative”.Ëshët shumë me rëndësi, të kuptojmë që afatet kohore të cilat  do të vendosen në kuadër të MSA-së do të kenë karakterin e afateve obligative si pjesë e marrëveshjes kontraktuale me karakter ndërkombëtarë. Mospërmbushja e tyre do të jetë mospërmbushje e obligimeve shtetërore ndaj BE-së dhe si e tillë do të paraqes pengesë të drejtëpërdrejtë ndaj procesit negociues dhe integrues të Kosovës”. Çitaku tha se marrëveshja do të negociohet në kuadër të tri grupeve punuese, atë për çështje tregtare, për përafrim të legjislacionit dhe grupit punues për politika të bashkëpunimit.

 

KQZ ka certifikuar 92 subjekte politike

Deri më tani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 92 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 3 nëntor. Kanë mbetur edhe nëntë subjekte për çertifikim, në mesin e të cilave edhe Lista qytetare “Serbia”. Udhëheqësja e Zyrës për regjistrimin e partive politike, Miradije Mavriqi thotë se është KQZ-ja ajo që do ta thotë fjalën e vetë në mbledhjen e radhës për çertifikimin edhe të nëntë subjekteve të fundit që kanë mbetur pa u certifikuar.“Zyra e ka shqyrtuar dokumentacionin vetëm kemi rekomandimet për nëntë subjekte politike, jemi në procedurë, do të thotë sot ose nesër kur do të mbahet mbledhja e radhës e KQZ-së janë për pesë parti politike dhe 4 iniciativa qytetare”, tha Mavriqi për Radio Kosovën. Mavriqi nuk dëshiron të jap ndonjë koment lidhur me rekomandimin që kjo zyre do të jap për listën “Serbia”.
Nga ana tjetër, anëtari i KQZ-së, Ilir Gashi thotë se vendimi i KQZ-së do të jetë në bazë të rekomandimeve që jep Zyra për regjistrimin e partive politike. Ai thotë se nëse i plotëson kushtet, edhe kjo listë qytetare do të çertifikohet. E një prej kushteve kryesore në rastin e Listës qytetare “Serbia”, është ndryshimi i emrit të saj.

 

Bojkotimi i zgjedhjeve “s’është në interes të serbëve”

Këshilltari i presidentit të Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se ata që bëjnë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë, janë kundër interesave të serbëve.“Ata që duan bojkot, nuk shohin më larg se interesat e tyre. Një politikë e tillë nuk mund të sjellë prosperitet”, ka thënë Gjuriq në Graçanicë. “Serbia është këtu për të forcuar komunitetin tonë, që të organizojë mbijetesën e serbëve në rrethana të reja”, ka thënë ai. Zgjedhjet komunale në Kosovë mbahen më 3 nëntor  janë paraparë me Marrëveshjen e Brukselit dhe kanë për qëllim integrimin e serbëve në institucionet shtetërore. Megjithatë, disa përfaqësues të serbëve të veriut janë shprehur kundër pjesëmarrjes në to.

 

Kosova ka shënuar përparim në mbrojtjen e pakicave

Komiteti Këshillues për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, pranë Këshillit të Evropës, ka publikuar opinionin e tretë për Kosovën, së bashku me komentet e paraqitura nga UNMIK-u. Opinioni vë në pah se Kosova ka vazhduar të shënojë përparim në zbatimin e Konventës Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare. Megjithatë, ai thekson se kthimi vullnetar i të zhvendosurve ka rënë dhe se është i pamundur në disa zona për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

 

Thaçi ngushëllon Obamën

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe popullin amerikan, me rastin e vrajses dhe plagosjes së disa qytetarëve amerikanë.

"Me dhembje mësuam lajmin për ngjarjen tragjike në Uashington, me ç' rast kanë humbur jetën dhe janë plagosur disa qytetarë amerikanë"."Vrasja në Navy Yard ka shkaktuar pikëllim te miqtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjithashtu në Kosovë po përjetohet rëndë"."Populli i Kosovës dhe institucionet e tij solidarizohen me administratën e SHBA-së, me popullin amerikan dhe veçanërisht me familjet e viktimave", thuhet pos tjerash në telegramin e kryeministrit Thaçi.

 

Mbi 135,000 njerëz të prekur nga përmbytjet në Rusi

Më shumë se 135,000 njerëz janë prekur nga përmbytjet e vazhdueshme në Lindjen e Largët Ruse. Zëvëndës kryeministri rus, Yuri Trutnev, ka thënë se janë dëmtuar 14,000 shtëpi, 1,600 kilometra rrugë, 174 ura dhe 825 objekte sociale. Niveli i Lumit  Amur  mbetet në lartësinë prej 620 centimetrash. Përmbytjet që konsiderohen më të këqijat në Rusi në 120 vjetët e fundit  janë shkaktuar nga shirat e dendur.

 

Rusia e Franca me dallime të mëdha për Sirinë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Rusia ka “arsye shumë serioze” për të besuar se sulmi kimik, i cili ka ndodhur muajin e kaluar pranë Damaskut, ka qenë provokim. Lavrov i ka bërë këto komente në Moskë, pas takimit me homologun francez, Laurent Fabius. Ai ka thënë se raporti i Kombeve të Bashkuara, i publikuar  të hënën, nuk iu përgjigjet të gjitha pyetjeve të Rusisë për sulmin kimik.

“Duam hetim të paanshëm, objektiv dhe profesional  të ngjarjeve të 21 gushtit”, ka thënë Lavrov. Fabius, duke folur pranë tij, ka thënë se raporti nuk lë asnjë dyshim se Qeveria siriane është përgjegjëse për sulmin, i cili thuhet se ka vrarë mbi 1,400 njerëz. Raporti i OKB-së ka konfirmuar vetëm përdorimin e armëve kimike dhe nuk ka caktuar asnjë përgjegjësi. Lavrov dhe Fabius po ashtu kanë pranuar se dy palët kanë dallime për mënyrën se si t’i jepet fund konfliktit sirian, por kanë theksuar nevojën për rifillim të shpejtë të negociatave.

 

Turqia hedh poshtë një helikopter sirian

Turqia thotë se ka hedhur poshtë një helikopter ushtarak të Sirisë, pasi ai ka hyrë në hapësirën ajrore turke. Zëvendëskryeministri turk Bulent Arinc ka thënë se avionët luftarakë kanë qëlluar helikopterin M-17 pasi kanë paralajmëruar disa herë pilotët se kanë shkelur  hapësirën turke. Ai ka thënë se helikopteri ka hyrë rreth dy kilometra në hapësirën ajrore të Turqisë, por është rrëzuar brenda Sirisë. Arinc po ashtu ka thënë se nuk ka ndonjë informacion për fatin e pilotëve sirianë. Observatori sirian për të drejtat e njeriut ka thënë se rebelët kanë kapur njërin nga pilotët, ndërsa fati i tjetrit mbetet i paqartë. Turqia ka mbështetur rebelët në konfliktin e Sirisë dhe incidenti mund të rrisë tensionet midis dy vendeve fqinje.

 

Phenjani s'bashkëpunon me ekipin e OKB-së për të drejtat

Kreu i Komisionit të Kombeve të Bashkuara, i cili heton shkeljet e të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut, ka thënë se qeveria atje nuk është duke bashkëpunuar me përpjekjet e OKB-së. Michael Kirby ka prezantuar raportin e tij para Këshillit të të Drejtave të Njeriut, në Gjenevë. Ai ka thënë se nuk ka marrë përgjigje në një letër dërguar liderit verikorean, Kim Jong Un, në korrik dhe se qeveria nuk ka ofruar asnjë provë për të kundërshtuar dëshmitë për abuzimet në vendin e tij. Kirby ka thënë se dëshmitë e viktimave të regjimit verikorean janë “të papërshkrueshme” dhe i është referuar rastit të dezertorit Shin Dong Hyuk. Shin ka thënë se ka lindur në një kamp të të burgosurish politikë, se ka jetuar në gjendje tejet të vështira dhe se ka qenë dëshmitar i ekzekutimit të nënës  dhe vëllait të tij. Koreja e Veriut e ka cilësuar raportin si komplot politik, “të fabrikuar dhe shpikur nga forcat armiqësore” të Phenjanit. 

 

"Costa Concordia" vendoset në pozicionin vertikal

Ekipet në Itali kanë vendosur anijen e përmbytur “Costa Concordia” në pozicionin vertikal. Në operacionin që ka zgjatur 19 orë dhe ka përfunduar herët në mëngjes, inxhinierët kanë përdorur kabllo dhe kuti metalike të mbushura me ujë për të rrotulluar anijen mbi 114 mijë tonëshe, e cila është përmbytur 20 muaj më parë.

Inxhinierët  kurrë më parë nuk kanë provuar të ngrenë një anije kaq të madhe. Ata tani do të vendosin kuti të tjera me ujë për të balancuar anijen dhe për ta stabilizuar atë. Tridhjetedy njerëz kanë humbur jetën kur anija 290-metërshe ka goditur gurët në ishullin Tuscan të Italisë, në janar të vitit 2012.

 

Për nesër mot pa të reshura

Sot në mal të Zi mban mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të shiut. Frynë erë e dobët  deri mesatare, në Bregdet vende vende e fortë jugore dhe jug perendimore.  Temperaturat: Ulqin 24, Tivar, H. Novi , Budvë e Tivat 22, Podgoricë 21, Plevle 20, Beranë 18, Cetinë, Shavnik, B. Pole, Plav e rozhaj 17 , Nikshiq 16 , kollashin 15 dh në Zhablak 13 g.  Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme , me intervale të gjata me diell dhe kryesisht i thatë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet perëndimore.  Temperatura e mëngjesit prej 3 deri në 16 , kurse më e larta e ditës prej 15 deri në 26  g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се