Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

08. 11. 2019. 18:40 >> 18:41

Ditari 08.11.2019

08.11.2019

BE të vlerësojë progresin

Nënkryetari i Qeverisë të Malit të Zi ,Zoran Pazhin ,ka deklaruar se në interes të Malit të Zi nuk është anëtarësimi i shpejt në BE , por që sa më parë të jetë i gatshëm për anëtarësim , duke i plotësuar paraprakisht të gjitha kriteriumet, sidomos ato në fushën e sundimit të ligjit e që janë themel dhe parakusht i cilësisë evropiane të jetës. Pazhin këtë e ka kumtuar gjatë takimit me zyrtarët e lartë të Ballkanit Perëndimor , të vendeve anëtare të BE dhe të institucioneve evropiane të cilin e organizon në Gjenevë Forumi ekonomik botëror me titullin “Dialogu strategjik për Ballkanin Perëndimor” . Ai ka theksuar se esenca e politikës evropiane të Malit të Zi është realizimi i standardit më të lartë jetësor për qytetarët dhe ndërtimi i shoqërisë e cila funksionon si pas rregullave të demokracive më të zhvilluara evropiane. “Mali i Zi , askurrë në historinë e vetë të gjatë nuk ka fituar asgjë pa merita, andaj as kësaj radhe nuk e presim një gjë të tillë. Përkundrazi me përkushtim punojmë në ndërtimin e shoqërisë në të cilën do të respektohen rregullat dhe standardet evropiane. Megjithatë , nga partnerët evropianë presim që të identifikojmë dhe të vlerësojmë progresin real të cilin e shënon Mali i Zi në sundimin e ligjit , por edhe në fushat tjera”, ka theksuar Pazhin.

Qeveria në pajtim me mundësitë do ti ndihmojë banorët

Qeveria e Malit të Zi do të veprojë me përgjegjësi në zgjidhjen e problemeve të shkaktuara nga moti i lig dhe në pajtim me mundësit e veta do ti ndihmojë banorët e rrezikuar , ka paralajmëruar kryetarja e Komisionit për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë elementare ,Maria Vuçinoviq. Ajo me udhëheqësit e Drejtorisë për situata të jashtëzakonshme dhe të komunës Nikshiq ka vizituar lagjet më të rrezikuara në këtë qytet. Ajo ka shtuar se është e domosdoshme që Komisioni lokal paraprakisht të bëjë vlerësimin e dëmeve. Drejtori i Drejtorisë për situata të jashtëzakonshme ,Mirsad Muliq ,ka vlerësuar se situata në këto lagje ka qenë e vështirë dhe mjaftë e ndërlikuar. Në disa momente situata ka qenë edhe dramatike dhe është me rëndësi që nuk ka pasur pasoja tragjike, ka theksuar Muliq.

 

Këshillat  punues do të shqyrtojnë ndryshimet e Ligjit për organizimin territorial

Këshillat  punues  2 dhe 3  do të shqyrtojnë Propozimin e ndryshimeve dhe të plotësimeve të ligjit për organizimin territorial dhe zgjidhjet përfundimtare do t'ia propozojnë Këshillit për reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe të legjislacionit tjetër, është theksuar në mbledhjen e këtij trupi parlamentarë. Shtatë  anëtarë të Këshillit për reformën zgjedhore dhe të legjislacionit tjetër e kanë përkrah këtë vendim, kurse 4 anëtarët opozitarë ishin kundër. Kryetari i Këshillit, Branimir Gvozdenoviq, ka theksuar se është e natyrshme që çështja të rishqyrtohet nëse të gjithë dëshirojnë zgjidhje të mira ligjore. Gvozdenoviq ka theksuar se Këshillat  2 dhe 3  duhet ta intensifikojnë punën rreth propozimit për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për organizimin territorial sepse ekziston qëndrim i qartë politikë se të gjithë dëshirojnë që gjërat të ndryshojnë .  Profesori Gjorgje Bllazhiq konsideron se nevojitet shtyrja e afatit për përfundimin e punimeve të Këshillit lidhur me këtë çështje.

Pak viktima të identifikuara  të tregtisë  me njerëz

Në Mal të Zi  numri i viktimave të identifikuara të tregtisë me njerëz është tepër i ulët, kurse fëmijët , në veçanti ata të popullatës rome , janë grup i prekur ,kur është fjala për këtë dukuri, ka theksuar raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara ,Maria Gracia Gjamarinaro. Ajo ka shtuar se për tregtinë me njerëz nuk ka të dhëna të mjaftueshme zyrtare në shtetin e Malit të Zi. Ajo ka prezantuar sot konkluzionet preliminare për situatën në fushën e tregtisë me njerëz në Mal të Zi pas qëndrimit 7 ditore në këtë vend. Prej vitit 2015 është sjellje vetëm një aktvendim i plotfuqishëm gjyqësor për tregti me njerëz dhe kjo , sipas saj ,nuk tregon gjendjen reale. Numri i viktimave të identifikuara nuk është tregues i dukurisë së tregtisë me qeniet njerëzore , por tregues i kapaciteteve të organeve kompetente që të luftojnë këtë dukuri, ka theksuar ajo. Sipas fjalëve të saj ,numri i vogël i rasteve të identifikuara tregon se përkushtimi i organeve nuk ka qenë në nivelin e duhur. Ajo ka vizituar qendrën për azilantët në Spuzh dhe strehimin alternativ në Konik dhe ka biseduar me zyrtarët relevant të institucioneve dhe të grupeve tjera në këtë temë. Ajo ka theksuar se i pranishëm është edhe problemi i trafikimit të brendshëm të qenies njerëzore, gjë që në veçanti i prek pjesëtarët e Bashkësisë rome . Njohuritë e fituara dhe rekomandimet e saj do të gjenden në raportin i cili do të prezantohet në Këshillin për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara në qershor të vitit të ardhshëm.

 

Edhe Qeveria është që të mbetet e diela ditë pushimit

Qeveria ka miratuar mendimin e Ministrisë së ekonomisë me të cilin i propozohet Gjyqit kushtetues që të refuzojë iniciativën për fillimin e procedurës të vlerësimit të kushtetutshmërisë të nenit të ligjit për tregtinë e brendshmesh me të cilin parashihet ndalimi i punës për tregtarët gjatë ditës së diel. Këtë iniciativë në muajin shtator ia ka dorëzuar Gjyqit kushtetutës Unioni i punëdhënësve të Malit të Zi. Ministria ia ka dorëzuar pushtetit ekzekutiv në mbledhjen e mbajtur dje mendimin e vetë në të cilin i propozohet Gjyqit kushtetutës që ta refuzojë këtë iniciativë . Ministria në mendimin e vetë ka përkujtuar qëndrimet e Unionit të punëdhënësve mes tjerash propozuesi i iniciativës , nga aspekti i diskriminimit , konsideron se mund të pritet që ndalesa e punës të firmave tregtare gjatë ditës së diel do të shkaktojë humbjen e shumë vendeve të punës, gjë që do të thellojë edhe me tepër  pa barazinë në tregun e punës, sepse pjesa më e madhe kryesisht gra do të jenë të goditura me pezullimin e kontratës për punë. Të theksojmë se ndryshimet e ligjit për tregtinë e brendshme me të cilat është futur dita e diel ditë pushimi është miratuar me 20 qershor dhe ka filluar të zbatohet me 20 tetor të këtij viti.

 

Për riparime në Qendrën klinike të Malit të Zi do të investohen 1.6 milion

Në Qendrën klinike të Malit të Zi është në vazhdim rikonstruimi  dhe adaptimi i kapaciteteve hapësinore dhe vlera e punimeve është rreth 1.6 milion euro , ka deklaruar drejtori i këtij institucioni shëndetësorë, Jevto Erakoviq. ” Kemi investuar mjete të rëndësishme në rikonstruktimin e shumë klinikave dhe të reparteve brenda Qendrës Klinike . Në Institutin për sëmundjet e fëmijëve në vazhdim është rikonstruim i Departamentit të shërimit intensiv të pacienteve më të rinj dhe po ashtu e një ambienti i cili do të shfrytëzohet për vendosjen e skanerit të ri “, ka theksuar Erakoviq. Ai po ashtu ka shtuar se në vazhdim është edhe rikonstruimi i Klinikës interne, e cila praktikisht nuk ka pësuar ndryshime që nga hapja e Qendrës klinike e Malit të Zi.  Po ashtu në riparim e sipër janë edhe Klinika për urologji , stomatologji dhe disa klinika të tjera në kuadër të Qendrës klinike të Malit të Zi.

 

Përvojat e RTV të Sllovenisë për një realizim më të mirë të planeve

Në kuadër të projektit të bashkëpunimit dhe përkrahjes teknike për emetuesit publikë nacional të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Radio dhe Televizionin e Malit të Zi është mbajtur një trajnim dyditorë në temën e planifikimit programorë dhe financiar dhe në planin e raportimit. Në këtë punëtori ,në të cilën kanë marr pjesë drejtuesit e disa sektorëve RTMZ , të Televizionit, të Radios , të Portalit të produksionit dhe financave , eksperti i Unionit radio-difiziv evropianë Marko Fili ka prezantuar përvojat e Radio- televizionit të Sllovenisë. Ai ka theksuar se  planifikimi është i rëndësishëm nëse duhet të arrijmë një qëllim. Së pari duhet të dimë qëllimet dhe cilat aktivitete duhet të ndërmerren . Duhet të dimë se çfarë duam dhe me çfarë resursesh disponojmë . Ai ka theksuar se procesi i digjitalizimit ,në një masë të mirë do ta ndryshojë edhe mënyrën e punës ,kështu që do të ndryshohen edhe planet dhe mënyra e shfrytëzimit të resurseve. Ndihmësja e drejtorit të përgjithshëm të RTMZ ,Vanja Shqekiq ,ka deklaruar se kanë mësuar se si të avancohet edhe procesi i planifikimit dhe i raportimit pas procesit të digjitalizimit dhe mënyrën se si ky raport do tu dorëzohet kompetentëve.

 

Kurti takon tre këshilltarët e Macronit, flasin për zgjedhjet e 6 tetorit

Kryetari i Vetëvendosjes dhe njëherësh kryeminstri potencial, Albin Kurti, ka takuar mbrëmë në Francë tre këshilltarët e presidentit Emmanuel Macron.

Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se tre këshilltarët e presidentit francez e kanë uruar për fitoren në zgjedhje, ndërsa ka shtuar se ju ka shpjeguar për ndryshimin që ka ndodhë në Kosovë me zgjedhjet e 6 tetorit.

“Shpjegova ndryshimin e madh politik në Kosovë me zgjedhjet e 6 tetorit, për synimet tona që këtë vullnet të qytetarëve ta bëjmë reformë të drejtësisë, zhvillim ekonomik e progres shoqëror”, ka shkruar ai.

Mbrëmë në Élysée, takova tre këshilltarë të Presidentit Francez, z. Emmanuel Macron: Këshilltarin për Evropë dhe G20, z.Clément Beaune, Këshiltarin zëvendës përgjegjës për Evropë, z.Alexandre Adam, si dhe Këshilltarin për Çështje Startegjike, z. Etienne de Gonneville.

Më uruan për fitoren në zgjedhje, i falenderova për përkrahjen dhe ndihmën e Francës për Republikën e Kosovës dhe biseduam për avansimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve tona. Shpjegova ndryshimin e madh politik në Kosovë me zgjedhjet e 6 tetorit, për synimet tona që këtë vullnet të qytetarëve ta bëjmë reformë të drejtësisë, zhvillim ekonomik e progres shoqëror. Diskutuam edhe për situatën politike në Ballkan, nevojën për raporte të mira fqinjësore midis shteteve dhe demokratizimin e tyre të brendshëm.

Vuçiq: Kjo pyetje e imja në lidhje me Kosovën ende nuk ka marrë përgjigje nga BE-ja

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është deklaruar nga Gjeneva ku mori pjesë në dialogun strategjik për Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga Forumi Botëror i Ekonomisë .

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ende nuk ka marrë përgjigje nëse Serbia do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian deri në vitin 2025, nëse zgjidh problemin me Kosovën .

Ai këto deklarata i bëri në Gjenevë, ku mori pjesë në dialogun strategjik për Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga Forumi Botëror i Ekonomisë, raportpojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

“Serbia nuk është aq euro-optimiste si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Ne jemi në rrugën evropiane, por presim çasje tjetër. Nuk e lusim askënd, por kërkojmë të ardhme të qartë”, tha Vuçiq.

“Duhet ta dimë dhe për këtë arsye i kam pyetur shumëkënd në BE se nëse zgjidhim problemin me Kosovën, a do të bëhemi anëtar të BE-së deri më 2025. Nuk kam marrë përgjigje të qartë”, shtoi ai.

Deklaratë dha edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili theksoi se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE-në, por edhe anasjelltas.

“Kush nuk e kupton këtë, nuk i kupton sfidat që vijnë në të ardhmen”, tha Rama.

 

Palmer kërkon dialog dhe marrëveshje për reformën zgjedhore

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, duke folur në samitin e Davos ka apeluar sërish për dialog mes palëve për të zgjidhur krizën politike në Shqipëri.

Për Palmer, "është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë janë të forta, që zgjedhjet janë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike", transmeton oranews.

Prandaj, thekson ai, "do na pëlqente të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që çon sërisht drejt normalitetit për demokracinë shqiptare".

Komisioni i Reformës Zgjedhore ka rënë dakord që administrata zgjedhore të mos zgjidhet nga politika si dhe të ketë një riformatim të KQZ.

Por gjithashtu PS vijon të jetë në pritje të propozimeve të PD për adresimin e rekomandimeve të ODIHR për reformën zgjedhore.

Propozimet për ndryshimin e sistemit do të jenë gati deri në fund të nëntorit.

 

Meta: Bashkëpunim me Italinë që trashëgimia arbëreshe të mbrohet nga UNESCO

Në kuadër të nismës “U’ jam Arbëresh”, Presidenti Ilir Meta po zhvillon një vizitë pune në rajonet e banuara nga arbëreshët në Kalabri dhe Pulja.

Me ftesë të autoriteteve lokale, Kreu i Shtetit vizitoi fillimisht Bashkinë e Plataçit (Pllatën), ku pati një takim me përfaqësues të shumtë të komunitetit arbëresh, dhe mandej mori pjesë dhe përshëndeti konferencën “Antonio Gramshi – I linduri arbëresh”, të organizuar nga pushteti vendor në bashkëpunim me Institutin “MeMe” (Mezzogiorno- Mediterraneo).

Meta foli për bashkëpunimin me qeverinë italianë për të bërë të mundur që trashëgimia arbëreshe të mbrohet nga UNESCO.“Para pak kohe nën kujdesin tim, ne themeluam një forum “U’ jam Arbëresh”, për të angazhuar personalitete të të gjitha fushave, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali, me qëllimin e mirë për të pasur në mënyrë permanente një program që adreson të gjitha këto shqetësime që ka dhe që ndesh, sidomos mbijetesa kulturore, gjuhësore dhe tradita arbëreshe.

Qeveria shqiptare, ka miratuar një vendim për të ngritur ‘Qendrën e Studimeve Arbëreshe’, që është një lajm pozitiv. Unë, mendoj që do të kemi dhe shumë akte të tjera që, do të synojnë mbrojtjen e kësaj trashëgimie të jashtëzakonshme shumë shekullore.

Do të kemi bashkëpunim edhe me qeverinë italiane dhe me shtetin Italian, për të bërë çdo gjë, që kjo trashëgimi e pasur kulturore të mbrohet nga UNESCO”, u shpreh Meta.

Presidenti u shpreh i bindur se shumë shpejt do të bëhet e mundur vendosja e një linje direkte ajrore midis Shqipërisë dhe Kalabrisë.

Shqipëria pjesë e koalicionit për mbrojtjen e ujërave të Gjirit Persik

Shqipëria i është bashkuar forcave të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në operacionet detare për mbrojtjen e transportit në ujërat e Gjirit Persik. Këto operacione nisën pas një sërë sulmesh mbi cisternat e naftës për të cilat Washingtoni dhe vendet e saj aleate fajësojnë Iranin.

Pak ditë më parë Ambasada Amerikane në Tiranë njoftonte se Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mirëpret pjesëmarrjen e Shqipërisë në Koalicionin e Sigurisë Ndërkombëtare Detare (IMSC).

“Shqipëria është vendi i shtatë që i bashkohet kësaj përpjekje të rëndësishme shumëkombëshe për të siguruar lirinë e lundrimit dhe rrjedhën e lirë të tregtisë përmes rrugëve detare kryesore në Lindjen e Mesme. Shqipëria iu bashkohet Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Australisë, Mbretërisë së Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit për të kontribuar në IMSC. Liria e lundrimit është një normë ndërkombëtare jetike për mbrojtjen e së cilës komuniteti ndërkombëtar duhet të punojë së bashku.” thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane, shkruan Lapsi.al, transmeton Klan Kosova.

 

 

Erdogan kërcënon se do t'i lejojë refugjatët të kalojnë në Evropë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përsëriti kërcënimin e tij për "hapje të dyerve" ndaj Evropës për refugjatët sirianë, nëse Bashkimi Evropian nuk i jep ndihmë shtesë për ta.

Duke folur përkrah kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, të enjten në Budapest, Erdogan tha se Turqia nuk mund ta bartë e vetme barrën e strehimit të refugjatëve.

Turqia strehon numrin më të madh të refugjatëve në botë, me rreth 3.6 milionë shtetas sirianë të regjistruar, ka bërë të ditur Komisionari i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara.

Një pjesë e strategjisë së Turqisë kur ka pushtuar verilindjen e Sirisë në muajin tetor ka qenë krijimi i një zone të sigurt atje, ku do të rivendoste dy milionë refugjatë sirianë.

Ky plan nuk mbështetet nga grupet e të drejtave të njeriut dhe vendet evropiane dhe ka marrë kryesisht reagime negative nga shtetet e tjera anëtare të NATO-s.

 

Disa të vrarë në protestat antiqeveritare në Irak

Të paktën gjashtë persona janë qëlluar për vdekje nga forcat irakiane të sigurisë në Bagdad, dhe katër të tjerë u vranë në Basra, pas përleshjeve mes forcave të sigurisë dhe protestuesve antiqeveritar.

Forcat e sigurisë përdorën zjarr të drejtpërdrejtë kundër protestuesve pranë Urës Shuhada në Bagdad, duke plagosur rreth 35 persona.

Demonstruesit po përpiqeshin të largonin barrierat pranë dy urave, që çojnë në bregun perëndimor të lumit Tigris dhe lejojnë hyrjen në Zonën e Gjelbër të fortifikuar, në të cilën ndodhen objektet qeveritare dhe ambasadat e huaja.

Qeveria Irakiane nuk ka qenë në gjendje të ndalë protestat më të mëdha në dekadat e fundit. Situata në vend ishte kryesisht e qetë që nga mposhtja e grupit militant ekstremist Shteti Islamik (IS) në vitin 2017.

Përplasja mes forcave të sigurisë dhe protestuesve - kryesisht të paarmatosur - ka çuar në vdekjen e më shumë se 260 personave që nga 1 tetori.

Demonstruesit kanë shprehur zemërim për mungesën e vendeve të punës, mungesën e energjisë dhe ujit të pastër, arsimimin e dobët, kujdesin shëndetësor dhe korrupsionin.

 

Tërmet vdekjeprurës godet Iranin

Së paku gjashtë njerëz u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën nga një tërmet në veriperëndim të Iranit .

Tërmeti, prej 5.9 shkallësh të Richterit, goditi në orët e hershme të së premtes në provincën Azerbajxhani Lindor, tha Qendra Sizmologjike e Iranit.

Sipas raporteve në televizionin shtetëror, shumica e të plagosurve janë shkaktuar kur turmat kanë shtyrë njëra-tjetrën.

Dridhjet e tokës u tha se u ndjenë edhe në Teheran.

Irani shtrihet në dy pllaka kryesore tektonike dhe është i prirë ndaj aktivitetit të shpeshtë sizmik.

Në vitin 2003, një tërmet prej 6.6 shkallësh të Richterit ka shkatërruar qytetin historik Bam në juglindje të Iranit, duke vrarë 26,000 njerëz.

Më vonë, më 2017, një tërmet me magnitudë 7, në kufirin Iran-Irak, ka lënë së paku 600 njerëz të vrarë.

 

Rritet numri i vatrave të zjarrit në Australi

Autoritetet australiane thonë se një numër "i paparë" i zjarreve kanë kërcënuar shtetin e Uellsit të Ri Jugor.

Më shumë se 90 vatra zjarri janë shënuar në të gjithë vendin.

Zjarret - shumë në zonat e prekura nga thatësira - po përkeqësohen nga erërat dhe nxehtësia deri në 35 gradë Celsius.

Në disa vende raportohet për njerëz të bllokuar në shtëpitë e tyre, derisa ekuipazhet e shpëtimit janë të paaftë për të shkuar aty, për shkak të fuqisë së zjarreve.

"Ne kurrë nuk kemi parë kaq shumë zjarre", deklaroi, Shane Fitzsimmons, komisioner i Shërbimeve kundër zjarrit. .

Autoritetet paralajmëruan disa njerëz, që të kërkonin strehim nga zjarret në vend se të iknin, pasi tani ishte "tepër vonë për t'u larguar".

 

Nesër mot i vranët , me shi dhe bubullimë

         Sot në pjesën më të madhe të Malit të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.

          Temperaturat: Tivar 20, H. Novi , Ulqinë e Budvë 19, Beranë 18, Podgoricë e Plevle 16, B. Pole 15, Plluzhinë e Rozhajë 14,  Cetinë, Plavë e Shavnik 13, Nikshiq 12, Kollashin 11 dhe në Zhablak 10 g.

          Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të shiut e bubullimë të përkohshme. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit  prej 4 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 7 deri në 19 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се