Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

14. 11. 2019. 18:22 >> 18:31

Ditari 14.11.2019

14.11.2019

Për mbylljen e kapitujve duhet siguruar përkrahja e vendeve anëtare

Mali i Zi është i gatshëm për mbylljen e kapitujve për të cilët janë plotësuar të gjitha kushtet, por ky proces varet nga vullneti politikë i shteteve anëtare të BE dhe është me rëndësi të sigurohet përkrahja e tyre , ka theksuar bashkëbiseduesi kryesor Aleksandar Drleviq.Këshilli për integrimet evropiane ka miratuar sot raportin e 11-të gjysmë vjeçar për aktivitetet e përgjithshme në kuadër të procesit të integrimeve të Malit të Zi në BE për periudhën janar qershor. Drleviq ka theksuar gatishmërinë e brendshme për mbylljen e kapitujve për të cilët janë plotësuar të gjitha parakushtet në mesin e të cilëve janë kapitulli 6- e drejta afariste, kapitulli 7 – e drejta e pronës intelektuale , kapitulli 20 – iniciativa dhe politika industriale dhe kapitulli 21 – rrjetet trans evropiane. Ai ka përkujtuar se në raportet e Komisionit evropianë është konstatuar progres në kapitujt negocues , por krahasuar me kriteret politike duhet të bëhen përpjekje shtesë. Kryetari i Këshillit Sllave Radulloviq ka vlerësuar si të mirë punën e administratës malazeze dhe të strukturës negociatore duke shtuar se gjithnjë ngjarjet në planin e brendshëm dhe mungesa e rezultateve kryesore në raport me kapitujt 23 dhe 24 e përcaktojnë dinamikën e mëtejme të bisedimeve.

Suksesi  i punës së Këshillit i rëndësishëm për demokratizimin e shoqërisë

Nënkryetari i kuvendit të malit të Zi e kryetar i Këshillit për reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe reformën e legjislacionit tjetër Branimir Gvozdenoviq është takuar sot në Podgoricë me shefat e misioneve të vendeve të BE në Mal të Zi. Gjatë takimit është konkluduar se suksesi i punës të Këshillit do të këtë  ndikim pozitiv në demokratizimin e mëtejmë të shoqërisë , duke theksuar nevojën që Këshillit të punojë me kapacitet të plotë. Gjatë takimit është bërë fjalë për rezultatet e deritashme dhe për planet e punës së Këshillit si dhe për aktualitetet tjera në Kuvendin e Malit të Zi. Gvozdenoviq ka theksuar se Mali i Zi deri tani e ka përparuar dukshëm legjislacionin zgjedhor duke marrë vlerësime pozitive nga ana e OSBE lidhur me realizimin e zgjedhjeve në periudhën e kaluar. Shefat e misioneve të vendeve të BE kanë përshëndetur vazhdimin e afatit brenda të cilit Këshilli duhet të propozojë zgjidhje reformuese duke shprehur besimin se në punën e Këshillit me kapacitet të plotë do të marrin pjesë të gjitha strukturat politike dhe do të bëjnë përpjekje shtesë që të arrihen zgjidhjet e harmonizuara dhe që do të ishin në linjen e rekomandimeve të OSBE -ODIHR dhe në pajtim me rekomandimet nga raporti i komisionit evropianë.

Pazhin qëndron për vitë zyrtare në Gjermani

Nënkryetari i qeverisë së Malit të Zi e ministër i drejtësisë Zoran Pazhin qëndron sot në Berlin për vizitë zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë. Ai siç është kumtuar nga kabineti i tij , në Berlin do të zhvillojë disa takime me zyrtarë të lartë të pushtetit ekzekutiv dhe ligj dhënës të Gjermanisë . Theksohet se Pazhin dhe ministrja gjermane e drejtësisë Kristin Lambreht do të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunim ndërmjet ministrive të drejtësisë të dy shteteve. Siç është sqaruar me realizimin e marrëveshjes për bashkëpunim do të sigurohet shkembimi i rregullt i informatave dhe i përvojave ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme të sundimit të ligjit. Këtu është përfshire harmonizimi i legjislacionit nacional  me drejtësinë e BE , pastaj luftën kundër kriminalitetit të organizuar, korrupsionit dhe kriminalitetit afaristë , hetimet financiare dhe sekuestrimin e pasurisë të arritur përmes veprimtarisë kriminale dhe sfera të tjera , thuhet në kumtesë.

Kablloja energjetike do të lëshohet nesër në punë

Kablloja nëndetare ndërmjet Malit të Zi dhe Italisë do të lëshohet nesër në punë, ka kumtuar kompania italiane Terna. Në këtë ngjarje , siç është paralajmëruar do të flasin presidentët e Italisë dhe të Malit të Zi Sergjo Matarella dhe Millo Gjukanoviq. Siç është kumtuar nga firma italiane , infrastruktura paraqet urën e parë energjetike ndërmjet BE dhe Ballkanit dhe promovon integrimin e tregjeve energjetike duke garantuar standarde të larta të sigurisë, efikasitetit dhe qëndrueshmërisë të sistemeve energjetike malazeze , evropiane dhe të sistemit elektro energjetik evropianë. Ceremonia e inaugurimit të infrastrukturës të inerkonekcionit Itali-Mali i Zi do të mbahet në Kotorr . Gjatësia e përgjithshme e kabllos është455 kilometra , prej të cilës pjes nëndetare është 433 kilometra. Vlera e përgjithshme e projektit është rreth 1 miliardë euro.

Bashkëpunim cilësor në fushën e mbrojtjes

Mali i Zi dhe mbretëria e bashkuar zhvillojnë bashkëpunim cilësor dhe intensiv në fushën e mbrojtjes , të bazuar në projektet të cilat kontribuojnë në reformën e suksesshme të sektorit mbrojtës malazezë dhe me modernizimin e ushtrisë së Malit të Zi , është vlerësuar gjatë takimit të diplomatëve britanik me përfaqësuesit e Ministrisë së mbrojtjes të Malit të Zi. Ambasadorja britanike Alison Kemp dhe i deleguari i posa emëruar i mbrojtjes të mbretërisë së bashkuar në Mal të Zi Kristofer Mejkok janë takuar sot me ministrin e mbrojtjes Predrag Boshkoviq. Siç është kumtuar nga kjo ministri bashkëbiseduesit kanë bërë mendimin e mendimeve për bashkëpunimin e deritashëm të dy shteteve aleatë në fushën e mbrojtjes. Boshkoviq ka theksuar rëndësinë e aftësimit të oficerve nga Mali i Zi në akademitë prestigjioze ushtarake në mbretërinë e bashkuar si dhe mundësitë trajnimit të pjesëtarëve të ushtrisë së Malit të Zi në qendrën britanike për trajnim. Ambasadorja Kemp dhe i deleguari Mejkok kanë theksuar domosdoshmëri e modeleve të reja të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes , por edhe forcimin e bashkëpunimit ekzistues.

 

Anëtarësimi i Maqedonisë Veriore në NATO do ta forcojë rajonin

Integrimet euro atlantike janë me rëndësi të madhe për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor , i cili me anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në NATO do të bëhet më i fortë në përballime me kërcënimet për sigurinë , ka vlerësuar sekretari shtetëror në Ministrinë e mbrojtjes Sllobodan Filipoviq. Ai në takimin me kolegun e atjeshëm Dragan Nikoliq në Shkup , ka theksuar se Mali i Zi do të vazhdojë të përkrah proceset reformuese të Maqedonisë së Veriut në planin e mbrojtjes me qëllim të anëtarësimit sa më të shpejtë të këtij vendi në Aleancën e Atlantikut Verior. Nikoliq ka theksuar se pret që angazhimet e përbashkëta të dy vendeve në fushën e mbrojtjes do të përfarohen edhe më tepër dhe në këtë mënyrë, siç ka shtuar do të kontribuojnë në kohezionin mbrojtës të rajonit në përgjithësi . Nga ministria kanë theksuar se Filipoviq sot ka marrë pjesë edhe në panelin me titull “popullarizimi i profesionit ushtarak”, të cilin e organizon ministria e mbrojtjes të Maqedonisë Verore dhe Akademia ushtarake “Gjenerali Mihaillo Apostollski”.

 

Niveli i ujit në lumenj dhe në Liqenin e Shkodrës është në rritje

Niveli i ujit në disa lumenj dhe në Liqenin e Shkodrës është në rritje, ka theksuar ministri i punëve të brendshme Mevludin Nuhoxhiq duke shtuar se shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit gjithnjë është në gjendje të gatishmërisë. Ai sot me rastin e prezantimit të pajisjeve të reja për mbrojtje dhe shpëtim në rast të përmbytjeve ka theksuar se niveli i Liqenit të Shkodrës është rritur , por kjo nuk rrezikon objekte dhe nuk do të shkaktojë përmbytje . Ai ka theksuar se shërbimet e shpëtimit kanë reaguar me kohë dhe në mënyrë profesionale , mirëpo pasojat e përmbytjeve akoma janë evidente dhe ekziston rreziku që ato të përsëriten. Drejtori i drejtorisë për situatat e jashtëzakonshme Mirsad Muliq ka theksuar se gjatë 24 orëve t fundit nuk ka pasur intervenime me përjashtim të një intervenimit në Budvë. Sipas fjalëve të tij situata në Nikshiq për momentin është stabile dhe uji ka filluar të tërhiqet.

Të identifikohen të varfërit dhe tu ofrohet ndihmë

Në Komunën e Tuzit duhet krijuar kushte adekuate për punë të Qendrës për punën sociale , të Entit për punësim , të Fondit për sigurimin invalidorë e pensionistë,,  pastaj të fondit për shëndetësi, të qendrës ditore për fëmijët me nevoja të veçanta dhe të qendrës për qëndrimin ditorë të moshuarve, ka theksuar ministri për punë dhe përkujdesjen sociale Kenan Hrapoviq. Ai gjatë vizitës punuese në Tuz është takuar me kryetarin e Komunës Nikë Gjeloshaj dhe bashkëpunëtorët e tij. Në takim është bërë fjalë për modalitetet e bashkëpunimit ndërmjet organeve dhe institucioneve shtetërore dhe komunale për ofrimin e përkrahjes qytetarëve të Komunës së Tuzit e që janë në gjendje ë rëndë sociale, është kumtuar nga kjo ministri. Është arritur marrëveshja që Qendra për punë sociale dhe organet kompetente komunale ta përparojnë bashkëpunimin në identifikimin e nevojave të qytetarëve më të varfër, të cilët për shkaqe dhe rrethana të ndryshme nuk kanë qasje në fondet dhe shërbimet sociale. “bashkëpunimi me ministrinë e punës dhe përkujdesjes sociale , respektivisht në qendrën dhe Entin për punësim të Malit të ZI është cilësor dhe ai duhet përparuar me qëllim të përmirësimit të rrethanave sociale në Tuz”, ka theksuar kryetari i kësaj komune Nikë Gjeloshaj. Ministri ka vizituar edhe Qendrën për punë sociale , respektivisht njësinë e ndarë për komunën e Tuzit si dhe zyrën e Entit për punësim me ç'rast ka biseduar me drejtoren e Qendrës Ana Stjepoviq , me drejtorin e njësisë rajonale Mark Lulgjuraj dhe me shefin e zyrës të Entit për punësim Valentin Camaj ,thuhet në kumtesë.

 

Të rinjët duhet të përfshihen në procesin e asocimit m BE dhe në vendim marrje

Kabineti i Presidentit të Malit të Zi ka organizuar pritje dhe ligjëratë për studentët , punimet e të cilëve janë vlerësuar si më të mirat në temën “roli i të rinjve në proceset integruese të Malit të Zi” , në konkursin të ciline e ka organizuar Alfa Qendra në bashkëpunim me ambasadën e SHBA në Podgoricë dhe me Ministrinë e administratës publike. Siç është kumtuar nga Kabineti i presidentit, ligjëratën e ka mbajtur shefi i kabinetit Miodrag Radoviq, duke i njoftuar vijesit me institucionin e presidentit të Malit të Zi , me kompetencat kushtetuese dhe ligjore si dhe me rregullimin strukturor. Ai ua ka prezantuar edhe aktivitetet e deritashme të Malit të Zi në procesin e asocimit në BE dhe gjatë një bisede interaktive ka sqaruar rolin e të rinjve në procesin e deritashëm si dhe mundësitë të cilat ofrohen në procesin i cili është në vazhdim por edhe pas anëtarësimit . Me studentët, autorët më të mirë të eseve sot ka biseduar edhe kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq. Gjatë takimit në veçanti është folur për proceset integruese të Malit të Zi , për rëndësinë e shumëfishtë të anëtarësimit në NATO dhe në BE dhe për perspektivën e të rinjve në Malin e Zi si anëtarë i ardhshëm i BE.

 

Dje pasdite në Kosovë ka nisur rinumërimi i fletëvotimeve të gati 1,500 vendvotimeve

Dje pasdite në Kosovë ka nisur rinumërimi i fletëvotimeve të gati 1,500 vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Organizatat që monitorojnë procesin zgjedhor thonë se ky proces mund të zgjasë deri në tri javë. Rinumërimin e votave e ka urdhëruar Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), bazuar në ankesat e partive politike ndaj rezultatit përfundimtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndaj këtij vendimi nuk është ankuar askush në shkallën e dytë, përkatësisht në Gjykatën Supreme.Në ndërkohë, Gjykata Supreme pritet të vendosë në ditët në vazhdim për ankesën e tre kandidatëve për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët rrezikojnë të humbasin vendet e tyre, nëse kjo gjykatë e mbështet vendimin e KQZ-së për heqjen e mbi 3000 votave nga rezultati përfundimtar. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë fituar më së shumti vota.

Peter Beyer emërohet raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës

Komiteti për Çështje Politike i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e ka emëruar gjermanin, Peter Beyer, si raportues për situatën në Kosovë. Peter Beyer është deputet i parlamentit gjerman, dhe i takon partisë demokristiane të kancelares, Angela Merkel.I interesuar për këtë pozitë ka edhe delegati rus në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksei Kondratev. Mirëpo, paralajmërimet për mundësinë e emërimit të tij, kishin ngjallur reagime të shumta në Kosovë, për shkak të, siç ishte thënë, veprimeve të tij të mëparshme "duke shkelur të drejtat themelore të njeriut" dhe paragjykimet ekstreme ndaj Kosovës. Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli paralajmëroi se Kosova do të refuzojë të bashkëpunojë me senatorin rus. Po ashtu, edhe zëvendëskryeministri në qeverinë në largim të Kosovës, Enver Hoxhaj ka shkruar në Twitter se Këshilli i Evropës është vënë para dilemës që të zgjedh në mes të një ish-spiuni rus ose një anëtari të respektuar të Bundestagut që të jetë raportues për Kosovën.

 

Kroacia i mban zgjedhjet presidenciale më 22 dhjetor

Kroacia do t'i mbajë zgjedhjet presidenciale muajin e ardhshëm, njoftoi kryeministri i këtij vendi, Andrej Plenkoviq. Zgjedhjet e 22 dhjetorit do ta nxjerrin presidenten aktuale, Kolinda Grabar-Kitaroviq, kandidate e Unionit Demokratik të Kroacisë, në garë kundër kandidatit të Social-Demokratëve dhe ish-kryeministrit, Zoran Millanoviq. Dy kandidatë të pavarur gjithashtu kanë mbështetje në sondazhe. Pozita presidenciale është kryesisht ceremoniale në Kroaci. Presidenti nuk mund t'iu vë veto ligjeve, por ka rol në politikën e jashtme dhe mbrojtje. Sipas sondazheve të fundit, Grabar-Kitaroviq është favorite për t'i fituar zgjedhjet me rreth 29 për qind të votave, ndërsa Millanoviq do të jetë i dyti me 24 për qind. Në garë do të jenë edhe Miroslav Skoro, këngëtar, dhe ish-gjykatësi Mislav Kolakushiq. Nëse asnjëri nuk e fiton shumicën në rrethin e parë të zgjedhjeve, rrethi i dytë do të zhvillohet më 5 janar të vitit 2020.

Rritet numri i viktimave nga zjarret në Australi

Autoritetet në Australi thanë se personi i katërt ka vdekur si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë bregdetin lindor të këtij vendi, tash e një javë. Trupi i 58-vjeçarit u gjet në Nju Sauth Uells të enjten.Ekipet e zjarrfikësve po luftojnë me mbi 120 zjarre në Nju Sauth Uells dhe në Kuinsllend.Tani edhe banorët në perëndim të Australisë janë paralajmëruar për rrethana të rrezikshme.Një koalicion i ish-shefave të zjarrifikësve e akuzoi qeverinë të enjten për injorimin e paralajmërimeve të tyre për ndryshimin e klimës dhe potencialin e saj për të përkeqësuar zjarret."Gjërat nuk do të përmirësohen nëse udhëheqësit tanë të zgjedhur nuk përballen me këtë çështje dhe nuk i zvogëlojnë emetimet e gazrave" tha Mike Brown, ish-shef i zjarrfikësve.Që nga e premtja e kaluar, katër njerëz kanë vdekur dhe së paku 300 shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar nga zjarret në Nju Sauth Uells.

 

Së paku 28 shtetas afganë humbën jetën në një aksident rrugor

Së paku 28 shtetas afganë humbën jetën në një aksident rrugor në juglindje të Iranit. Sipas agjencisë së lajmeve ILNA, 21 persona të tjerë u plagosën. Dy mini-busët me të cilët udhëtonin viktimat, u përplasën mëngjesin e së enjtes pranë qytetit Khash, rreth 1,500 kilometra në juglindje të Tehranit. Rajoni është një rrugë që përdoret shpesh nga trafikantët për të kontrabanduar migrantë ilegalë afganë. Irani është një ndër vendet me sigurinë më të dobët në trafik, për shkak të automjeteve të vjetra, shërbimeve jo të duhura të urgjencës, si dhe mosrespektimit të rregullave të komunikacionit. Mesatarisht, rreth 17,000 njerëz vdesin çdo vit në aksidente në Iran. Në korrik, 18 njerëz humbën jetën dhe 14 u plagosën në dy aksidente rrugore në Iranin qendror.

 

Disa të vrarë dhe të plagosur gjatë trazirave në Irak

Katër persona janë vrarë dhe rreth 62 të tjerë janë plagosur, më 14 nëntor, në protestat e dhunshme në Bagdad të Irakut. Përleshjet midis protestuesve dhe forcave të sigurisë ndodhën në zonën e Khilani pranë Sheshit Tahrir. Të paktën 320 njerëz janë vrarë dhe mijëra janë plagosur që nga fillimi i protestave më 1 tetor, të cilat po zhvillohen në Bagdad dhe provincat jugore kryesisht shiite.​Irakianët po protestojnë për, siç thonë, nivelin e lartë të korrupsionit, mungesën e mundësive për punë dhe shërbime të dobëta, përfshirë ndërprerjen e energjisë elektrike, pavarësisht pasurisë së madhe të vendit me naftë. Kryeministri i Irakut, Adil Abdul-Mahdi, ka deklaruar se protestat, të cilat "tronditën sistemin politik", kishin arritur qëllimin e tyre dhe duhet të ndalen. Ai u ka bërë thirrje protestuesve të ndihmojnë në rivendosjen e jetës normale në të gjithë vendin dhe tha se trazirat i kushtojnë ekonomisë "miliarda dollarë".

 

Arrihet armëpushim për luftimet në Rripin e Gazës

Një armëpushim hyri në fuqi të enjten, pas dy ditësh luftime midis Izraelit dhe militantëve në Rripin e Gazës.Dhuna nisi pasi Izraeli vrau komandantin e grupit miliant Xhihadi Islamik Palestinez. Ministria e Shëndetësisë në Gaza - territor që kontrollohet nga militantët e Hamasit - tha se 32 njerëz janë vrarë nga sulmet e Izraelit, ndërsa mbi 60 të tjerë janë plagosur. Një zëdhënës i Xhihadit Islamik Palestinez konfirmoi për BBC-në se armëpushimi ka hyrë në fuqi në orën 5:30 të mëngjesit, sipas kohës lokale. Një zyrtar i lartë egjiptian tha për agjencinë e lajmeve AFP se marrëveshja e armëpushimit ka ardhur "si rezultat i përpjekjeve të Egjiptit". I dërguari i Kombeve të Bashkuara për paqe në Lindjen e Mesme, Nickolay Mladenov, tha se edhe OKB-ja, edhe Egjipti kanë "punuar shumë për të parandaluar përshkallëzimin në dhe rreth Gazës, që do të çonte në luftë". Izraeli, megjithatë, nuk e konfirmoi armëpushimin.

 

Dje pasdite në Kosovë ka nisur rinumërimi i fletëvotimeve të gati 1,500 vendvotimeve

Dje pasdite në Kosovë ka nisur rinumërimi i fletëvotimeve të gati 1,500 vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Organizatat që monitorojnë procesin zgjedhor thonë se ky proces mund të zgjasë deri në tri javë. Rinumërimin e votave e ka urdhëruar Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), bazuar në ankesat e partive politike ndaj rezultatit përfundimtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndaj këtij vendimi nuk është ankuar askush në shkallën e dytë, përkatësisht në Gjykatën Supreme.Në ndërkohë, Gjykata Supreme pritet të vendosë në ditët në vazhdim për ankesën e tre kandidatëve për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët rrezikojnë të humbasin vendet e tyre, nëse kjo gjykatë e mbështet vendimin e KQZ-së për heqjen e mbi 3000 votave nga rezultati përfundimtar. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë fituar më së shumti vota.

 

Nesër mot i vranët dhe me shi

          Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot me vranësira të ndryshueshme dhe në disa vise me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.

            Temperaturat: Ulqin 21, Podgoricë e H.Novi 18, Budvë, Tivar e Beranë 17, Plevle 16, B.Pol e Rozhaj 14, Kollashin e Plavë 13, Plluzhinë e Shavnik 12, Nikshiq e Cetinë 11, dhe në Zhablak 8 g.

            Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe në orët e pas ditës dhe të mbrëmjes me reshje lokale të shiut. Do të fryjëerë mesatare deri e fortë nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit prej 0 deri në13, kurse më e larta e ditës prej 10 deri në 21 g.c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се