Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

18. 11. 2019. 17:19 >> 17:23

Ditari 18.11.2019

18.11.2019

Malta përkrah antarësimin e malit të Zi në UE

Malta në tërësi përkrah anëtarësimin e Malit të Zi në UE e vetëdijshme për përparimin e madh që ka arritur Mali i Zi , ka deklaruar kryeministri i këtij vendi Xhozef Muskat . Ai sot është takuar me kryeministrin Dushko Markoviq me rastin e inaugurimit elektranës me erë në Mozhur. Vendimi i Këshillit të UE që mos të miratojë fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë historikisht është i gabuar, konsideron Muskat, duke shpresuar se  ai do të revidohet.

Mali i Zi, pa marrë parasysh vendimet e fundit të Brukselit, do të vazhdojë me përkushtim të njëjtë që të plotësojë obligimet Evropiane, ka deklaruar kryeministri, Makroviq. Ai, pas bisedimeve zyrtare me kolegun nga Malta, ka theksuar se Mali i Zi, vlerëson lartë mbështetjen në vazhdimësi, të Maltës, për reforma në rrugën e miratimit dhe zbatimit të standardeve Evropiane.  “Jemi mirënjohës, për përpjekjet e përgjithshme të cilat i ka ndërmarr Mali i Zi ndaj integrimeve në UE, ndaj të cilave kanë treguar konsideratë gjatë kryesimit me sukses të Maltës me Këshillin e UE, në vitin 2017, në kohën kur përkohësisht i kemi mbyllur dy kapitujt, ka deklaruar Markoviq. Kryeministri, Muskat, me këtë rast ka vërtetuar mbështetjen e vendit të vetë për integrimin e plotë evropianë të Malit të Zi dhe se Malta, askurrë nuk ka sjell në pyetje përkrahjen ndaj Malit të Zi. Ne, në tërësi përkrahim anëtarësimin tuaj në UE të vetëdijshëm për përparimin që keni arritur”,  ka deklaruar kryetari i Qeverisë së Maltës, Xhozef Muskat, pas takimit me kryeministrin Dushko Markoviq.

 

Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi, shkakton ndasi në shoqërinë malazeze

Kisha Ortodokse Serbe, përmes Mitropolisë malazeze bregdetare në Mal të Zi, me veprimtarinë e vetë në terren dhe deklaratat e disa përfaqësuesve të vetë kishtar shkakton ndasi në shoqërinë malazeze dhe, njëkohësisht, minon rendin politikë dhe juridik mbi të cilin  bazohet shtetësia malazeze, ka deklaruar kryetari i Kuvendit, të Malit të Zi, Ivan Brajoviq. Brajoviq, ka folur sot në konferencën “Religjioni si instrument i paqes “, e cila në organizimin e presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe në bashkëpunim me Stejt Departamentin, mbahet në Tiranë. Siç është kumtuar nga kabineti i Brajoviqit, ai përmes një pasqyrimi historik të jetësimit të katolicizmit, ortodoksizmit dhe islamit dhe monumenteve kulturore të cilat e dëshmojnë këtë ka rikujtuar se të tri këto religjione  tradicionale në Mal të Zi kanë luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e gjithëmbarshëm të identitetit nacional dhe rindërtimin e tij kulturor dhe shoqëror. Brajoviq ka theksuar se Mali i Zi është shtet qytetarë , sekular , i përkushtuar lirive fetare e të cilët i trajton përmes përkushtimit shpirtëror të vlerave të caktuara. Bazuar në kushtetutën e Malit të Zi , të gjithë qytetarëve u janë garantuar të drejtat e patjetersueshme të lirive fetare , organizimit dhe  veprimit kurse të dhënave të Entit statistikë janë të evidentuar rreth 40 bashkësi të ndryshme fetare, ka thënë Brajoviq. Në fund të fjalës së vetë, Brajoviq. Ai, të të pranishmëve,  u ka folur lidhur me vazhdimësinë njëmijë vjeçare të Malit të Zi e që ka reflektuar zakonet e veçanta religjioze ashtu që në Mal të Zi, ekzistojnë shembuj të besimit të përbashkët në personalitete historike të kanonizuar si shenjtër e në të cilët edhe sot besojnë pjesëtarët e të tri besimeve të pranishme në vendin tonë.

 

Principe e reja të UE për vendet të cilat i fillojnë bisedimet

Është për të pritur që principet e reja me bisedimet e UE, kanë të bëjnë me proceset e reja bashkëbiseduese por jo edhe për Malin e Zi, i cili ka avancuar në Integrimet Evropiane, ka vlerësuar ish shefi i diplomacisë malazeze, Branko Llukovac. Ai, në programin e mëngjesit të Televizionit të Malit të Zi, ka deklaruar se nga zgjerimi i madh i fundit të UE, në vitin 2004, çdo vit në vazhdim ka qenë i komplikuar. “Mund të pritet që propozimet e reja do të jenë propozime të cilat do të zbatohen tek bashkëbisedimet e reja të kandidatëve potencial. Aktualisht janë vetëm Serbia dhe Mali i Zi, në procesin i cili ka ecë dukshëm dhe se Malit të  Zi, pothuaj se, nga të gjithë kapitujt i ka mbetur vetëm edhe një, derisa tek Serbia diçka më shumë. Për të gjitha vendet e tjera duhet të fillojnë bisedimet dhe është për të pritur që principet e reja dhe metodologjia e re kanë të bëjnë vetëm me ato shtete të cilat ende nuk kanë filluar procesin e bashkëbisedimeve”, ka deklaruar Llukovac. “Franca është njëra nga shtetet anëtare të UE me ndikimin më të madh kështu që vit pas viti potencon nevojën e reformave të vetë unionit, e kjo ka të bëjë edhe me procesin e zgjerimit”, ka thënë ai dhe ka theksuar se duhet ti jepet rasti iniciativës (Shengenit të vogël) nga fakti se në rajon kemi probleme serioze. Këtu mund të përmend marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën dhe mosfunksionimi si duhet i Bosnjë Hercegovinës. Kjo nuk do të thotë zëvendësim i Shengenit të vogël me anëtarësim në UE , por inicimit të mirave evropiane”, ka deklaruar Llukovac.

 

Të njëjtat principe nuk mund të jenë për Malin e Zi dhe shtetet e tjera

Bashkëbiseduesi kryesor i Malit të Zi, me UE, Aleksandar Drleviq, ka deklaruar se dokumenti i ri i UE, është inkurajues për Malin e Zi, nga fakti sepse paraqet mesazhin se procesi i bisedimeve nuk është ndaluar por vazhdon me dinamikën e paraparë. Drleviq, në konferencën të organizuar me rastin e prezantimit të dokumentacionit të Komisionit Evropianë, ka potencuar se “forma e re është sinjal se mbetemi në fokusin e UE.

Kërkesat e UE, dita ditës,  janë më të vështira kështu që pritjet nga Mali i Zi, janë shumë më të mëdha, çka është edhe e natyrshme për shtetin i cili përfaqëson vendin e liderit në procesin e integrimeve evropiane”, konsideron Drleviq. . Ai, po ashtu theksoi se marrëdhëniet e Malit të Zi me UE, nuk janë lëkundur por se janë paraparë  kritere më të forta, të cilat  për ne do të jetë motiv që me intensitet më të fortë të vazhdojmë me reforma të më tejme.

 

SHBA dhe Spanja do të përkrahin modernizimin e ushtrisë së Malit të Zi

SHBA dhe Spanja fuqishëm do të përkrahin zhvillimin e mëtejmë të kapacitetit të mbrojtjes së Malit të Zi, me qëllim të tu përgjigjet në mënyrë sa më adekuate sfidave bashkëkohore të sigurisë.

Ministri i mbrojtjes, Predrag Boshkoviq, në Dubai, në margjina të panairit ndërkombëtarë të aviacionit, (Dubai airshow 2019), është takuar me ndihmës sekretarin e mbrojtjes të ushtrisë së SHBA,  Brus Xheti, dhe me drejtorin e përgjithshëm për resurse materiale në Ministrinë e mbrojtjes së mbretërisë së Spanjës, admiralin Santiago Ramon Gonzales Gomes.

Siç është kumtuar nga resori, qeveritarë gjatë takimit me sekretarin e mbrojtjes amerikane,  Xheti, Boshkoviq  është falënderuar në mbështetjen e përgjithshme të SHBA-ve në modernizimin dhe pajisjen e ushtrisë së Malit të Zi, në pajtim me standardet më bashkëkohore. Boshkoviq,  me këtë rast ka apostrofuar se SHBA janë partneri më i rëndësishëm strategjik për Malin e Zi, dhe ka shtuar se ka hapësirë për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit të dy vendeve si aleate të NATO-s. 

 

Mali i Zi në krye të vendeve evropiane për investime

Kryetari i Dhomës ekonomike të Malit të Zi, Vllastimir Golluboviq, duke folur në hapjen e forumit ekonomik në Vjenë, ka ftuar investuesit që të investojnë në ekonominë malazeze duke potencuar se tri vitet e fundit, të derdhurat e përgjithshme të investimeve të huaja, kapin shumën prej 1.5 miliardë euro. Forumi ekonomik i Vjenës, është ngjarje me renome e cila merret me promovimin e bashkëpunimit dhe çështjet aktuale ekonomike në vendet të cilat gravitojnë në Bregdetin e Adriatikut dhe Detit të Zi.

Golluboviq, ka theksuar gjithashtu se Mali i Zi, viteve të fundit ka realizuar rritje të dukshme dinamike në aspektin ekonomik.

Fjala është për trendin i cili ka filluar në vitin 2006, me pavarësimin e Malit të Zi, prej kur në ekonominë malazeze është investuar afro 10 miliard euro, nga më shumë se 125 shtete, ka theksuar Golluboviq. Me anëtarësimin, në NATO ambienti afaristë i Malit të Zi, është bë atraktiv për investime, një gjë të tillë e vërtetojnë edhe të dhënat se investimet e përgjithshme të drejtpërdrejta, nga jashtë në vitin 2018, janë rritur 27,9%,  krahasuar me vitin e mëparshëm, derisa nga vendet anëtare të Aleancës është investuar 64%, më shumë krahasuar me periudhën e mëparshme, ka deklaruar Golluboviq.

 

Simbolet shtetërore duhet të respektohen

Simbolet shtetërore duhet të respektohen ashtu siç i përcaktojnë normat ligjore dhe kjo vlen për të gjithë qytetarët të cilët jetojnë apo qëndrojnë në territorin e Malit të Zi, është rekomanduar nga Drejtoria e policisë.

Të përkujtojmë se drejtoria në Tivarë kanë njoftuar se kanë filluar kërkesën e procedurës së kundërvajtjes kundër shtetasit shqiptarë I.D. 64 vjeçar . Shtetasi shqiptarë është dënuar me gjobë prej 300 eurosh, si dhe masën e dëbimit nga Mali i Zi, në kohëzgjatje një mujore.

 

H.Thaçi: Besimet fetare në shërbim të paqes në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në konferencën “Feja si instrument i paqes”, të organizuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit të SHBA-së në Tiranë. Duke numëruar të arriturat e Kosovës në këtë fushë, presidenti Thaçi ka përmendur si të arritur të parë faktin që gjatë luftës në Kosovë nuk është lejuar të implikohet feja, ndërsa duke folur për periudhën e pasluftës, ai ka theksuar rolin e fesë në ndërtimin e paqes dhe tolerancës, por edhe për luftimin e elementeve radikalë dhe ekstremistë.

E dyta, sipas tij, është se Kosova ka përfshirë fenë dhe liderët fetarë në përpjekjet për të ndërtuar paqe e mirëkuptim në mes njerëzve që nga përfundimi i luftës.

Ndërsa, e treta, sipas presidentit Thaçi, është që udhëheqësit fetarë në Kosovë kanë ndërtuar ura komunikimi dhe bashkëpunimi në mes tyre.

“Kështu dërgojnë mesazhin e tolerancës dhe bashkëjetesës dhe vendosin fenë në shërbim të paqes në Kosovë”, ka konkluduar  Thaçi.

Në këtë konferencë po marrin pjesë udhëheqës të shteteve të rajonit dhe udhëheqës të bashkësive fetare nga e tërë bota.

 

Në Bruksel, diskutohet situata në fushën e zgjerimit

Ministrat e BE-së do të diskutojnë sot situatën në fushën e zgjerimit dhe politikës së pranimit në një takim të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel.

Ministrat do të shqyrtojnë për herë të parë propozimin francez për reformimin e politikës së zgjerimit, por nuk priten përfundime konkrete, njoftoi Këshilli i BE-së.

Këshilli i BE-së njoftoi se ministrat e Çështjeve të Përgjithshme të BE-së dhe atyre evropiane (GAC) do të diskutojnë situatën në fushën e politikës së zgjerimit dhe procesin e pranimit, si pika e fundit në rendin e ditës.

Javën e kaluar, Franca ua paraqiti të ashtuquajturin "propozim diskutimi" vendeve anëtare, duke përshkruar katër parime që Parisi i sheh si bazë për një metodologji të re të zgjerimit të BE-së.

Që nga bllokimi i hapjes së negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore në tetor, Franca është përpjekur për një pranim më gradual në BE, hapjen e fondeve strukturore të BE-së për vendet kandidate, por edhe për një politikë më të rreptë të kushtëzimit dhe kthimin e procesit të zgjerimit.

Në Bruksel thonë se propozimi francez është një "subjekt për diskutim" dhe se forma përfundimtare e një reforme të mundshme të metodologjisë së zgjerimit duhet të varet nga konsensusi i të gjitha shteteve anëtare.

 

Meta, paralajmëron takimin me përfaqësuesit e partive jashtëparlamentare

Opozita i është përgjigjur ftesës së presidentit të Shqipërisë Ilir Meta për të diskutuar në lidhje me ngërçin e krijuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, Reformës në Drejtësi dhe situatës aktuale politike.

Top Channel mëson se të martën presidenti Meta do të presë në orën 09:00 krerët e partive jashtë parlamentare.

Një shkresë është dërguar nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, më herët për të gjithë kryetarët e partive që braktisën Kuvendin, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi.

 

Shkupi, vend  nikoqir i forumit ministror të BE dhe B. Perëndimor

Maqedonia e Veriut sot dhe nesër do të jetë vend-nikoqir i “Forumit ministror për drejtësi dhe punë të brendshme BE – Ballkani Perëndimor”, i cili do të mbahet në Kuvend nën mbrojtjen e kryesisë finlandeze me Këshillin e BE-së.

Siç njoftojnë nga MPJ, vendet anëtare të BE-së do të përfaqësohen nga ana e ministrave për drejtësi dhe punë të brendshme të Finlandës, përfaqësues të Gjermanisë dhe Kroacisë, komisarë relevant për drejtësi në BE dhe përfaqësues tjerë. Dita e parë e konferencës do të dedikohet për sektorin e drejtësisë, e dyta për sektorin e punëve të brendshme. Komisarja për drejtësi Vera Jourova sot do të marrë pjesë në takimin që do të diskutohet për sundimin e drejtësisë dhe reformat gjyqësore, si dhe kushtet në burgje dhe përdorimi i sanksioneve alternative.

Vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut do të përfaqësohen nga ministrat për drejtësi dhe për punë të brendshme, gjegjësisht nga përfaqësues të lartë të këtyre ministrive.

 

Policiia, është duke hetuar sulmin në festën e futbollit

Policia në qytetin e Kalifornisë, Fresno është duke hetuar sulmin me të shtëna masive në një festë futbolli që ka ndodhur të dielën.

Gjatë sulmit janë qëlluar 10 persona, katër prej tyre janë vrarë, pesë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, derisa një tjetër është plagosur, kanë njoftuar zyrtarët policorë.

Tre persona kanë vdekur në skenën e sulmit derisa i katërti rrugës për të spital, ka thënë zëvendës-shefi policor i Fresnos, Michael Reed.

Ai ka thënë se sulmuesi është nisur drejt oborrit dhe ka nisur të shtënat drejt 35 personave që kanë qenë duke shikuar një ndeshje futbolli.

I dyshuari ka ikur nga skena e sulmit, prandaj policia është duke kombinuar fotografitë nga kamerat për ta identifikuar atë.

 

Vazhdon dhuna në protestat në Hong Kong

Protestuesit në Hong Kong si vazhdimësi e protestave kanë hedhur shigjeta dhe bombola gazi nga kampusi i një universiteti, me ç’rast u lëndua një zyrtar policor në këmbë.

Forcat e sigurisë kanë tentuar të shpërndajnë protestuesit me topa uji dhe gaz lotsjellës pas sulmit të protestuesve me harqe dhe shigjeta nga kulmi i një universiteti në Hong Kong.

Zjarri kishte përfshirë qiellin pranë universitetit në mbrëmjen e protestave, pas bombolave të gazit që u hodhën nga protestuesit në qendër të qytetit.

Për muaj të tërë Hong Kongu është përballur me dhunë dhe kaos si pasojë e një projektligji për ekstradim që më pas u transformua në rritje të pakënaqsisë.

 

Venecia, në përgatitje të një vërshimi tjetër

Venecia po përgatitet për një vërshim tjetër të mundshëm që mund të kaplojë tërë qytetin.

Autoritetet kanë parashikuar thellësi prej 1.6 metrash të ujit që pritet të ndodhë të dielën. Këto vërshime vijnë disa ditë pas nivelit prej 1.87 metra të ujit të martën dhe 1.54 të premten që konsiderohet si më e keqja në 53 vitet e fundit.

Kryetari i qytetit Luigi Brugnaro, ka shpallur gjendje emergjente pas dëmeve të mëdha të shkaktuara

Guvernatori i rajonit Veneto, Luca Zaia, kishte thënë se një person ka vdekur, ndonëse ende nuk janë bërë të ditura shkaqet.

Mediat italiane kanë raportuar ditë më parë se një 78-vjeçar ka vdekur si pasojë e një shoku elektrik, pasi ujërat kanë hyrë në shtëpinë e tij.

Turistë të shumtë janë parë duke ikur nga vendi para se shërbimi i transportit të pezullohet në pritje të vërshimeve të dielën.

 

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht me diell dhe vende vende me vranësira kalimtare. Ka fryrë erë e dobët deri e mesme nga drejtimet e jugut.

Temperaturat: Ulqin e Budvë 20 gradë, Tivar 19, Podgoricë, H. Novi, B. Pole e Beranë 18, Andrijevicë e Rozhaj 16, Plevlë 15, Cetinë e Shavnik 14, Plavë 13, Nikshiq e Plluzhinë 12 dhe në Zhablak 8 g.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale me diell. Gjatë orëve të mbrëmjes pritet vranësim  i motit dhe vende vende me reshje të shiut.

Do të fryjë erë e dobët deri e mesme nga drejtimet e ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 0 deri në 13, kurse më e larta e ditës prej 10 deri në 21 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се