Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

19. 11. 2019. 18:16 >> 18:20

Ditari 19.11.2019

19.11.2019

Të rinjtë  janë bartës të ndryshimeve dhe të zhvillimeve shoqërore

Të rinjtë janë bartës të ndryshimeve të ardhshme dhe të zhvillimit shoqëror, ka theksuar kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq ,duke shtuar se fëmijëve duhet tu mundësohet të shijojnë vendimmarrjen demokratike dhe të mësojnë për të drejtat dhe obligimet e veta qytetare sepse kjo sjell fryte afatgjata për të gjithë. Ai këtë e ka theksuar në hapjen e seancës së 10-të Parlamentit të fëmijëve. Seanca është organizuar me rastin e 30 vjetorit të miratimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e fëmijëve . Parlamentin sot e kanë udhëhequr fëmijët Valentina Paviqeviq, Dunja Gjuranoviq dhe Filip Kusovac. Brajoviq ka theksuar se viti jubilar i miratimit të Konventës është rast që ti shprehet mirënjohje liderëve botërore, të cilët me miratimin e këtij dokumenti dhe me pranimin se fëmijët kanë të njëjtat të drejtat njerëzore si edhe të rriturit, kanë ndihmuar trasimin e rrugës për përmirësimin e jetës të një numri të madh të fëmijëve. Ai ka theksuar se në luftën për të drejtat e fëmijëve dhe puna për përmirësimin e tyre në Mal të Zi kontribuojnë dukshëm organizatat vendore dhe ato ndërkombëtare , në mesin e të cilave UNICEF-i ka rol të madh dhe të pa zëvendësueshëm.  Shefi i UNICEF-it për Malin e ZI ,Osama Makavi Kogali, ka theksuar se Asambleja e përgjithshme e OKB para 30 vitesh ka miratuar Konventën për të drejtat e fëmijëve , në momentin e ndryshimeve të shpejta globale të cilat kanë shënuar fundin e aparteidit , rënien e murit të Berlinit dhe lindjen e internetit.

Nesër do të mbahet ora e kryeministrit

Kryeministri i Malit të Zi ,Dushko Markoviq do të përgjigjet nesër në parlament në pyetjet e përfaqësueseve të klubeve të deputetëve për ndarjen e banesave , integrimeve evropiane , për biznesmenin Dushko Knezheviq , për projektin e autostradës etj. Deputeti i Frontit Demokratik ,Millan Knezheviq do ta pyes kryeministrin nëse janë të vërteta pohimet e prokurorit special të shtetit se biznesmeni Knezheviq së bashku me 79 persona fizikë dhe 95 persona juridikë ka fshehur tatimet dhe i ka transferuar rreth 550 milion euro, për të cilat dyshohet se rrjedhin nga aktivitetet jo legale. Përfaqësuesja e PDS Aleksanda Vukoviq  është e interesuar se cilat masa i ndërmerr Qeveria në fushën e nxitjes së inovacioneve në ekonomi dhe në përkrahjen e kompanive inovuese . Deputeti i DEMOS-it, Miodrag Lekiq do ta pyes Markoviqin nëse do ti shqyrtojë dhe shfuqizojë vendimet jo kushtetuese në strukturat partiako- funksionare për ndarjen e banesave dhe kredive me kushte që afërsisht nuk janë as afër atyre  që janë në fuqi për qytetarët. Edhe Andria Popoviq në emër të klubit të Partisë liberale dhe të Social demokratëve  do ta pyes kryeministrin për efektet e politikës së deritashme banesore në Mal të Zi. Deputeti i Partisë Boshnjake ,Ervin Ibrahimoviq është i interesuar se Qeveria ka planifikuar të rrisë përfaqësimin e boshnjakëve në strukturat programore dhe kadrovike të Servisit nacional publikë.

Valorizimi i aeroporteve të Malit të Zi për rritjen e ekonomisë

Valorizimi i Aeroporteve të Malit të Zi do të kontribuojnë në rritjen më të shpejtë të ekonomisë malazeze, ka vlerësuar kryeministri, Dushko Markoviq. Ai në mbledhjen vjetore të Këshillit të investuesve të huaj ,ka theksuar se është i kënaqur me interesimin e investuese strategjik për aeroportet  e  Malit të Zi. Ai ka shtuar se Mali i Zi tash tre vjet me radhë shënon shkallë impresive të rritjes ekonomike. Po ashtu ka shtuar se anëtarësimi në NATO sjell përfitime , para së gjithash ekonomike dhe të sigurisë .”Sipas disa vlerësimeve rritja e investimeve nga vendet anëtare të NATO-s është mbi 60%. Kjo pozitë e promovon fuqishëm Malin e ZI si destinacion të sigurt investuese” , ka thënë Markviq. Ai ka folur edhe për rezultatet e sezonit të sivjetëm turistik. “Në ditën e sotme kemi 160 mijë turistë dhe 400 mijë bujtje më tepër se gjatë tërë vitit të kaluar. Në këtë moment i kemi tejkaluar efektet financiare nga turizmi në krahasim me vitin e kaluar”, ka konkluduar  Markoviq.

 

Modernizimi i Ushtrisë në fokusin e prioriteteve

Modernizimi i  Ushtrisë së Malit të Zi edhe në të ardhmen do të jetë në fokusin e prioriteteve, sidomos në fushën e pajisjeve në pajtim me standardet më të larta  dhe në pajtim me sfidat aktuale të sigurisë , ka theksuar ministri i mbrojtjes, Predrag Boshkoviq. Ai gjatë pjesëmarrjes në panairin e aviacionit në Dubaj është takuar me ministrin shtetëror të mbrojtjes të Emirateve të Bashkuara Arabe,Mohamed Bin Ahmed All Bovardi. Boshkoviq ka theksuar se Ministria e mbrojtjes vazhdimisht synon përparimin e bashkëpunimit të mbrojtës bilateral , si në vendet aleate ,ashtu edhe me ato partnere. Duke pasur para sysh përvojën e pasur të Emirateve të Bashkuara në fushën e modernizimit të forcave të armatosura, Boshkoviq ,ka theksuar potencialin e forcimit të bashkëpunimit të dy ministrive nga kjo fushë. Ministri shtetëror për mbrojtje të Emirateve ,All Bovardi ,ka theksuar kontributin aktiv të Malit të Zi në përparimin e stabilitetit global. Bashkëbiseduesit kanë bërë shkëmbimin e mendimeve edhe për situatën aktuale të sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të Lindjes së Afërt, është kumtuar nga Ministria e mbrojtjes.

 

Marrëveshja  për realizimin e planit aksionar në luftën kundër terrorizmit

Mali i Zi dhe Komisioni evropianë kanë nënshkruar marrëveshjen për realizimin e planit të përbashkët aksionar në luftën kundër terrorizmit në Ballkanin Perëndimor, është kumtuar nga Ministria e punëve të brendshme. . Ministri i punëve të brendshme, Mevlludin Nuhoxhiq , në forumin e ministrave të drejtësisë dhe të ministrave të punëve të brendshme të BE – Ballkani Perëndimor, ka theksuar se marrëveshja të cilën e kanë nënshkruar me komisarin evropianë për punë të brendshme, Dimitros Avramopullos , paraqet edhe një dëshmi të përkushtimit absolut të Malit të Zi ndaj vlerave dhe politikave evropiane. Ai ka shtuar se është kumtuar qartë se BE do ta përkrah Malin e Zi dhe kjo do ti kontribuojë Ballkanit Perëndimor më stabil dhe më të sigurt ,si dhe progresit të mëtejmë drejtë anëtarësimit të plotë në BE. Ai ka shtuar se Ballkani më i fortë do të thotë edhe Evropë më e fortë dhe për këtë arsye integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është investim për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës në përgjithësi.

 

Fakulteti i detarisë mbrojtës i traditës së lavdishme

Fakulteti i detarisë është mbrojtjes i traditës së lavdishme dhe i trashëgimisë shekullore të detarisë malazeze , i cili ka përgatitur gjenerata të tëra përmes programeve të veta studimore në frymën e të arriturave teknologjike, ka vlerësuar presidenti i Malit të Zi ,Millo Gjukanoviq me rastin e 60 vjetorit të këtij institucioni arsimor. Ai ka shtuar që kuadrot e aftësuar në Fakultetin e detarisë në Kotorr ,me decenie i kanë kontribuar zhvillimit të ekonomisë detare dhe progresit të përgjithshëm të Malit të Zi .

  Fakulteti i detarisë është qendër e punës edukative dhe shkencoro- hulumtuese ,me programe konkurrente dhe të njohura studimore botërore, ka vlerësuar kryeministri Dushko Markoviq me rastin e 60 vjetorit të themelimit të këtij fakulteti. Markoviq ka theksuar që gjatë 60 viteve të kaluara Fakulteti i detarisë shkollon marinarët malazezë ,duke siguruar njohuri dhe shkathtësi të cilat janë të pranuara jo vetëm në kornizat lokale dhe rajonale ,por edhe në tërë planetin.

 

Qeveria teknike është parakusht për zgjedhje të ndershme

Kryetarja e Partisë social demokratike  ,Draginja Vuksanoviq -Stankoviq ka theksuar se Qeveria teknike  është kushti kryesor për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe për kontrollimin e tërë procesit zgjedhor. Ajo në intervistën dhënë Radios së Malit të Zi ka theksuar se miratimi i ligjeve zgjedhore është një proces shumë i ndërlikuar . Ajo ka përkujtuar se Partia social demokratike nuk e ka përkrahur shtyrjen e afatit  për punën e Këshillit në reformën e legjislacionit zgjedhor. Duke folur për pjesëmarrjen në zgjedhje në mungesë të një Qeverie teknike ,ajo ka theksuar se për këtë akoma nuk është biseduar në organet partiake , mirëpo kjo parti gjithmonë i jep përparësi dialogut. Duke komentuar paralajmërimet e FD për mbajtjen e protestave, Vuksanoviq -Stankoviq ka theksuar se kjo parti nuk është e këtij mendimi , duke theksuar se as bojkoti nuk është opsion i duhur.

 

Austria: Në mars dritë jeshile për Tiranën dhe Shkupin

Jemi të gatshëm të reflektojmë mbi reformën e procesit të zgjerimit, por kjo nuk duhet të çojë në një strategji që vonon fillimin e negociatave të BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, deklaroi ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg duke iu referuar kërkesës së Austrisë dhe 6 shteteve të tjera anëtare.

“Ne duam të sigurohemi që vitin tjetër në mars ose prill, të ketë një dritë jeshile nga krerët e BE për Tiranën dhe Shkupin’’, shpjegoi Schallenberg duke shpresuar se Brukseli do të zhvillonte një metodë të re për ecjen përpara të reformave në këto vende.    

“Procesi i zgjerimit është mjeti më i mirë që ne kemi për integrimin e Ballkanit Perëndimor, dhe duke hequr dorë vullnetarisht do të ishte e paarsyeshme”, përfundoi ai.

 

Thaçi:Kosova aspiron të jetë anëtare e NATO-s

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it.

Presidenti Thaçi ka thënë se ndonëse është ceremoni që në shikim të parë duket e njëjtë, në fakt çdo vit sjellë diçka të re.“Risia e parë që sjellë është një hap tjetër në thellimin e bashkëpunimit në mes të KFOR-it, NATO-s në përgjithësi, dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. Risia e dytë është zgjerimi i bashkëpunimit në mes të KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës, që dëshmohet me raportet për të arriturat e vazhdueshme, veçanërisht në bashkëpunimin me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Dhe risia e tretë është hapi i madh drejt forcimit të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe në tërë rajonin tonë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit e ka falënderuar për punën e bërë komandantin e deritashëm të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajorin D’Addario.

Presidenti Thaçi ka thënë se edhe pas 20 vjetësh prezencë në Kosovë, KFOR-i vazhdon të jetë një prej organizatave që gëzon besimin më të madh të qytetarëve.

Ai ka shtuar se çdo komandant i KFOR-it është angazhuar për ndërtimit e një komunikimi sa më të mirë me qytetarët, sepse vetëm përmes komunikimit të mirë përçohen fuqishëm mesazhet e paqes, pajtimit dhe bashkëpunimit, duke treguar se të gjithë kemi përgjegjësi për ta forcuar paqen dhe për ta ndërtuar një jetë më të mirë në tërë rajonin tonë.

Presidenti Thaçi ka thënë se nga bashkëpunimi i mirë është krijuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, si një forcë profesionale dhe shumetnike, e cila është në shërbim të çdo qytetari të Kosovës.

Haradinaj: Minishengeni, zgjerim i influencës ruse në Ballkan

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ,ka thënë se nuk ka asnjë kuptim që të flitet për zgjedhje të reja në Kosovë, pasi duhet të implementohet rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit.

Haradinaj pas takimit me ministrinë italian të Mbrojtjes, në një konferencë për media u shpreh sërish optimist për liberalizim të vizave.

Ndërsa, për minishengenin Ballkanik, kreu i ekzekutivit në detyrë tha se është vetëm zgjerim i influencës ruse dhe Kinës në Ballkan.

 

Cakaj homologes suedeze: BE diskriminuese ndaj Kosovës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti sot në Tiranë Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde .

Gjatë takimit, u diskutua mbi dinamikën e shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe, avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, zhvillimet në rajonin e Ballkanit dhe sfidat e sigurisë.  Forcimi i dialogut politik, jo vetëm mes vendeve tona, por edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor e më gjerë, ku si Shqipëria, ashtu edhe Suedia luajnë një rol aktiv, u cilësua i një rëndësie të veçantë .

Ministri Cakaj vlerësoi rolin mbështetës të Suedisë për procesin e zgjerimit, në përgjithësi dhe përpjekjeve të Shqipërisë, në veçanti, në këtë proces, transmeton lajmi.net.

Ata ndanë të njëjtin mendim se, procesi i integrimit  në BE, mbetet procesi më themelor për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi ofron kuadrin e nevojshëm të reformave drejt stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm politik dhe ekonomik të Shqipërisë.

Por, Ministri Cakaj u ndal edhe në qasjen që BE ka ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj sa i përket liberalizimit të vizave:

“Pothuajse si çdo herë tjetër, në takime të formatit të tillë, nënvijëzova edhe qasjen e padrejtë të BE-së karshi qytetarëve të Kosovës. Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet teknike dhe meriton të lëvizë lirshëm pa regjim vizash, në hapësirën e Bashkimit Evropian.” – u shpreh Cakaj në fjalën e tij.

Një tjetër temë diskutimi ishte dhe kryesimi i Shqipërisë në OSBE në vitin 2020, si një objektiv madhor i politikës së Jashtme shqiptare, ku ministri Cakaj  mori sigurinë e mbështetjes suedeze, për punën e bërë deri tani.

Turqia arreston mbi 100 ushtarë për lidhje të dyshuara me Gulenin

Policia turke arrestoi sot  101 ushtarë nën dyshimet se janë mbështetës të klerikut fetar, Fethullah Gulen.

Ata janë në mesin e 133 shërbyesve të tanishëm dhe të kaluar ushtarakë, arrestimin e të cilëve e urdhëruan prokurorët.

Turqia e akuzon Gulenin për organizimin e një grushtshteti në vitin 2016, gjatë të cilit një fraksion i ushtrisë u përpoq, por nuk arriti ta rrëzojë Qeverinë turke.

Gulen, i cili jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara, i mohon akuzat.

Agjencia turke e lajmeve Anadolu raportoi se policia turke ka nisur bastisje në 45 qytete të Turqisë për të arrestuar të dyshuarit e mbetur.

Sipas disa raporteve, të dyshuarit kanë lidhje me "imamë sekretë", për të cilët qeveria beson se i kanë nxitur ndjekësit e Gulenit brenda ushtrisë.

Dhjetëra-mijëra njerëz janë arrestuar ose pushuar nga puna që nga përpjekja për grushtshtet në Turqi, më 15 korrik të vitit 2016.

 

SHBA ndryshon qëndrim: Vendbanimet izraelite nuk janë më të paligjshme

Shtetet e Bashkuara e ndryshuan pozicionin e tyre ndaj vendbanimeve hebraike që ka ndërtuar Izraeli në Bregun e pushtuar Perëndimor, duke mos i parë më ato si shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se statusi i Bregut Perëndimor duhet të negociohet nga Izraeli dhe palestinezët.

Vendbanimet janë komunitete të krijuara nga Izraeli në tokën e pushtuar gjatë luftës së vitit 1967 në Lindjen e Mesme.

Ato kanë qenë prej kohësh burim i mosmarrëveshjeve midis Izraelit dhe palestinezëve, por edhe Izraelit dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Rreth 500,000 hebrenj jetojnë në rreth 140 vendbanime të ndërtuara që nga okupimi izraelit i Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit Lindor.

Vendbanimet konsiderohen të paligjshme me ligjin ndërkombëtar, edhe pse Izraeli e kundërshton këtë.

Vendimi i ri i administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, është përmbysje e politikës që ka ndjekur paraardhësi i tij, Barack Obama.

 

Pjesëmarrje e suksesshme e ekipit të tekwondo-së  “Ulqini” në Ilixha Open

Ekipi i  Taekwondo-së “Ulqini” të shtunën e kaluar  garoi në Turneun Ndërkombëtar “ Ilixha Open 2019” në Sarajevë ku morën pjesë 530 garues nga 5 vende me 41 klube, njofton kryetrajnjeri i këtij klubi, Fikret Dushku.   “Garuesit e këtij klubi edhe kësaj herë treguan sukses të mirë dhe në Ulqin u kthyen  me 26 medalje, 12 medalje të arta, 8 medalje të argjendta dhe 6 medalje të bronzta. Kjo skuadër  fitoi 6 trofe. Në  renditjen e klubit  nga Ulqini fitoi trofeun e vendit të parë në disiplinën e formave dhe trofeun e vendit të dytë në kategorinë e pionierëve”, thotë Dushku, duke u shprehur i kënaqur me suksesin e arritur në Sarajevë. Dushku njëherit falënderon të gjithë ata që e kanë sponsorizuar  pjesëmarrjen e këtij klubi në këtë aktivitet sportiv. 

 

Nesër mot i vranët dhe me reshje të shiut

        Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët dhe vende- vende me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare jugore dhe lindore.

          Temperaturat: Tivar 20, Budvë 19, H. Novi e Ulqin 17, Podgoricë 15 Shavnik 14, Plluzhinë 13, Cetinë e Nikshiq 12, Kollashin 11, Plavë 10, Zhablak, Beran e Rozhajë 9, Plevle 8 dhe në B. Pole 7 g.

          Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët  dhe vende- vende me reshje të shiut e bubullimë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë jugore dhe jug lindore. Temperatura e mëngjesit prej 3 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 6 deri në 18 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се