Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

17. 12. 2019. 17:32 >> 17:46

Ditari 17.12.2019

17.12.2019

Përkrahja ndaj  BE në këto rrethana është shumë e lartë

Besimi i qytetarëve të malit të Zi në BE , në rrethanat aktuale , është tejet i lartë , dhe një përkrahje kaq e madhe nuk ekziston në asnjë shtet anëtarë të unionit , ka theksuar kryeministri Dushko Markoviq.

Ai , duke komentuar sondazhin e qendrës për demokraci dhe të drejtat e njeriut , CEDEM , ka theksuar se tendenca e rënies të besimit në BE shënohet për shkak të ngjarjeve brenda Bashkimit Evropianë, për shkak të Bregzi-it , krizës së emigrantëve dhe për shkak të sfidave që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me SHBA dhe Kinën. Sipas hulumtimit të CEDEM-it , të publikuar të premten e kaluar, 55% të qytetarëve e përkrahin anëtarësimin e Malit të Zi në BE dhe kjo është përqindja më e vogël e përkrahjes në hulumtimet e opinionit publikë. Markoviq gjatë takimit me sektorin jo qeveritarë në Podgoricë. Ka theksuar se Mali i Zi ka miratuar shumicën e vlerave dhe standardeve evropiane dhe se perspektiva evropiane nuk mund të sillet në pyetje as nga aspekti i disponimit të qytetarëve të  Malit të Zi.

 

Kuvendi i malit të Zi ka vazhduar sot seancën e vetë të rregullt

Gjatë debatit parlamentarë për ndryshimet e statutit të fondit për popujt pakicë, Fronti Demokratik ka kumtuar se do të bëjë ç' është e mundur që në parlament të mos votohet ligji  për lirinë e feve , edhe nëse do të jetë nevoja që të paguhet me jetën e tyre. Për FD me këtë ligj  konfiskohen kishat dhe manastiret serbe , gjë të cilën PDS e mohon . FD ka paralajmëruar edhe pjesëmarrjen e vetë në tubimin kishtar dhe popullorë në Nikshiq me 21 dhjetor.

Gjatë polemikave kushtuar Fondit , shumica anë pushet e ka përkrahur punën e këtij trupi kurse FD ka theksuar se nuk përkrahen projektet e këshillit nacional serbë. PDS , siç kanë theksuar , pretë sukses edhe më të mirë në punën e Fondit për pakica. Drejtori i këtij fondi Elmir Kurtagiq ka theksuar se nuk është faji i tyre se statuti i Fondit për pakica sillet me një vonese evidente.

 

Mbledhja e caktuar për nesër nuk do të këtë kuorumin

Këshilli për reformën gjithë përfshirëse zgjedhore dhe reformën e legjislacionit tjetër duhet të shqyrtojë nesër propozimet dhe projekt ligjet si dhe aktet e tjera të cilat i kanë vërtetuar këshillat punues , por gjithnjë është e pa qartë nëse do të këtë kuorumin. Anëtarët e Këshillit nga partia demokratike Momo Kopriciva dhe Danillo Sharanoviq kanë dalur nga mbledhja e fundit të Këshillit dhe kanë shtuar se nuk do të marrin pjesë në punën e këtij trupi derisa nga procedura të mos tërhiqet propozim ligji për lirinë e feve . Këshilli , në të cilin particip ojnë nga 7 anëtarë të pushtetit dhe opozitës , në mungesën e anëtarëve nga Fronti Demokratik dhe demokratët nuk mund të këtë kuorumin. Për ndryshe këtij këshilli disa herë i është shqtyr afati dhe nesër i skadon për përfundimin e punimeve në hartimin e legjislacionit. Nga PDS  kanë paralajmëruar se disa ligje të cilat i kanë përgatitur këshillat punues për të cilat nuk kërkohet përkrahje e dy të tretave në parlament do ti procesuoi me qëllim që të miratohen deri në fund të këtij viti.

 

Harmonizohet me nivelin evropianë zhvillimi i mbrojtjes sociale

Mali i Zi e ka harmonizuar vizionin e zhvillimit të mbrojtjes sociale me modelin social evropianë dhe me qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm , kurse strategjia kulmore në këtë sferë – strategjia për zhvillimin e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve 2018-2022 , përmban objektivat kryesore të reformës në vitet që vinë, ka theksuar ministri për punë dhe kujdesien sociale Kemall Purishiq në konferencën me rastin e fillimit të projektit me titull “Forcimi i kapaciteteve të sistemit të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve në Mal të Zi”.

Purishiq ka theksuar se është i kënaqur me realizimin edhe të një projekti si përgatitje të Malit të Zi për anëtarësim në BE me përkrahjen e delegacionit të BE në Mal të Zi. Siç ka theksuar ai , projekti të cilin e financon BE duhet të ndihmojë që ti avancojnë kapacitetet e Ministrisë për punë dhe kujdesie sociale , pastaj të administrove lokale dhe të qendrës për punën sociale dhe të institucioneve tjera shërbyese në nivelet lokale. Përfaqësuesi i delegacionit të BE në Mal të Zi Miguell Magro gomez ka theksuar se raporti i komisionit evropianë për Malin e Zi për vitin 2019 ka konstatuar se ky vend ka arritur nivel të caktuar të përgatitjeve për politikën sociale dhe punësimin.

 

Seancë dëgjimore me rastin e luftës hibride me 27 dhjetor

Këshilli për mbrojtje dhe siguri  do të zhvillojë me 27 dhjetor seancë kontrolluesi dëgjimore të udhëheqësve të shërbimeve të sigurisë dhe të ministrave kompetent në luftën kundër luftës hibride. Vendimi për dëgjimin kontrollues është miratuar me votat e anëtarëve të Këshillit nga radhët e koalicionit në pushtet , kurse nga opozita në mbledhje ka marrë pjesë vetëm Daniella Paviqeviq. Anëtarët e Këshillit kanë sjell vendimin për dëgjimin kontrollues të drejtorit të drejtorisë së policisë Veselin Veloviq, të ministrave të mbrojtjes dhe punëve të brendshme Predrag Boshkoviq dhe Mevlludin Nuhoxhiq dhe të drejtorit të përgjithshëm të drejtorisë informative të sigurisë Milan Peroviq. Në këtë seancë do të dëgjohet edhe përfaqësuesi i agjencisl për sigurinë nacionale.

 

Këshilli do të diskutojë nesër për  NA

Debati kushtuar propozimit të ligjit për investime në konsolidimin dhe zhvillimin e Montengro Erllains – MA , në mbledhjen e Këshillit për ekonomi , financa dhe buxhet është shtyrë për nesër me qëllim që deputetëve tu dorëzohet biznes plani në bazë të cilit është propozuar kjo zgjidhje ligjore. Deputeti i partisë Social Demokratike Rashko Konjeviq e ka lutur ministrin për komunikacion dhe detarii Osman Nurkoviq që deputetëve tua dorëzojë biznes planin i cili ka  bazë për këtë formë të vendimit . Deputeti i PSP Srgjan Miliq ka theksuar se do të ishte mirë që të shtyhet debati në mënyrë që të gjithë deputetet të nihen me këtë biznes plan. Propozim rezoluta për ruajtjen e aeroporteve të Malit të Zi , të cilën e kanë paraqitur deputetet Draginja Vuksanoviq , Rashko Konjeviq , Ranko Krivokapiq dhe Xhavid Shaboviq , për të cilën është debatuar në mbledhjen e sotme të Këshillit nuk e ka fituar shumicën e nevojshme të votave.

 

Këshilli administrativ do të diskutojë të premten për Medojeviqin

Këshilli administrativ do të shqyrtojë të premten kërkesën e prokurorit special të shtetit që të lejohet inicimi i procedurës penale kundër deputetit Nebojsha Medojeviq. Siç është kumtuar , hetimi është inicuar kundër Medojeviqit duke pasur para sysh se hetuesit kanë marrë  njohuri se ai përmes një ndërmjetësuesit  i ka marrë 10 mijë euro nga biznesmeni Dushko Knezheviq. Medojeviq më parë i ka hudhë poshtë këto akuza duke theksuar se Knezheviq , “As atij dhe as Frontit Demokratik , por as Lëvizjes për ndryshime nuk i ka dhënë asnjë cent”.   Ai ka theksuar se pret që Kuvendi ta refuzoi këtë hamendësi shumë të rrezikshme dhe deputetet duhet ta mbrojnë këtë institucion nga hakmarrjet e prokurorit.

 

AMBASADORI GJERMAN: PROCESI ZGJEDHOR KA MARRË SHUMË KOHË

Demokracia në Veprim (DnV) ka mbajtur sot tryezën me temën “Procesi zgjedhor 2019,,. Mësimet e mësuara dhe rruga përpara”, ku është publikuar raporti përfundimtar i vëzhgimit të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit dhe raporti i monitorimit të mediave gjatë fushatës elektorale të këtyre zgjedhjeve. Në këtë tryezë janë diskutuar të gjeturat kryesore dhe rekomandimet që dalin nga këto raporte, si dhe është theksuar domosdoshmëria e përmbylljes së procesit të reformës zgjedhore, si parakusht për tejkalimin e sfidave të evidentuara në këto zgjedhje. Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, i cili tha se procesi zgjedhor ka qenë mirë i organizuar, edhe pse sipas tij ka hapësirë për përmirësime. Heldt ka pohuar se procesi zgjedhor ka marrë shumë kohë dhe vendin e presin shumë detyra. Ambasadori gjerman ka falënderuar vullnetarët dhe të gjitha OJQ-të që kanë monitoruar ditën e zgjedhjeve.“Dëshira ime do të ishte që ne nga komiteti ndërkombëtar që tashmë Kuvendi i ardhshëm të angazhohet brenda këtyre rekomandimeve, ka thënë Heldt.

 

LDK-JA VAZHDON TË INSISTOJË PËR POSTIN E PRESIDENTIT

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të insistojë për pozitën e presidentit të vendit në marrëveshjen qeverisëse me Lëvizjen Vetëvendosje. Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti tha se në rast të arritjes së kësaj marrëveshje atëherë është balancimi i pushteteve. Hoti nuk konfirmoi nëse sot mund të ndodhë ndonjë takim mes kryetarëve të dy partive, Albin Kurtit dhe Isa Mustafa. Nënkryetari i LDK-së këto deklarata i dha pas përfundimit të konferencës së Demokracisë në Veprim ku u shpalosën të gjeturat e zgjedhjeve të 6 tetorit.

 

META FALËNDERON PACOLLIN PËR NDIHMËN E DHËNË GJATË TËRMETIT NË SHQIPËRI

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka takuar zëvendëskryeministrin në detyrë të Kosovës Behgjet Pacolli. Gjatë këtij takimi Meta e ka falënderuar Pacollin për angazhimin e Kosovës për ndihmën e ofruar për tërmetin që shkaktoi pasoja të rënda më 26 nëntor në Shqipëri, duke lënë 52 persona të vdekur dhe mbi 1 mijë të lënduar. Meta e falenderoi z.Pacolli për mbështetjen dhe ndihmën e vyer të autoriteteve të Kosovës, dhe veçanërisht për angazhimin e tij personal, për të kontribuar me një ndihmë financiare prej rreth 1 milion euro, për tejkalimin e pasojave të rënda të tërmetit të 26 nëntorit. Z.Pacolli shprehu gatishmërinë për të filluar sa më parë projektin e tij bamirës për ndërtimin e banesave të reja të familjeve në Thumanë, që humbën shtëpitë e tyre nga kjo fatkeqësi natyrore“.

 

Ish-udhëheqësi i Pakistanit, Pervez Musharraf, dënohet me vdekje

Një gjykatë në Islamabad e dënoi me vdekje ish-udhëheqësin ushtarak të Pakistanit, gjeneralin Pervez Musharraf. Ai u dënua në mungesë, pasi u shpall fajtor për tradhti. Musharraf ka marrë udhëheqjen e Pakistanit me një grushtshtet në vitin 1999 dhe ka shërbyer si president i këtij vendi nga viti 2001 deri më 2008.

Qysh në vitin 2016, ai ndodhet në Dubai, ku ka shkuar për trajtim mjekësor. Akuzat për tradhti lidhen me vendimin e Musharrafit më 2007, për të pezulluar kushtetutën dhe për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Ky veprim - me synim të zgjatjes së mandatit të tij - shkaktoi protesta masive dhe Musharraf dha dorëheqje më 2008. Musharraf është udhëheqësi i parë ushtarak që u gjykua në Pakistan për shkelje të kushtetutës. Ushtria ka sunduar Pakistanin për pothuajse gjysmën e kohës prejse është pavarësuar nga Britania, më 1947.

 

Guterres i kërkon Këshillit të Sigurimit vazhdimin e operacioneve humanitare në Siri

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i kërkoi Këshillit të Sigurimit të autorizojë dërgimin e ndihmave humanitare përgjatë linjave kufitare dhe zonave të konfliktit në Siri. Në një raport dërguar vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, Guterres tha se çdo muaj mbi 1 milionë njerëz pranojnë ndihma në rajonet ndërkufitare. "Kombet e Bashkuara nuk kanë ndonjë mënyrë tjetër për të arritur te njerëzit në nevojë", tha ai. Që nga viti 2014, Këshilli i Sigurimit ka dërguar ndihmë përmes vendkalimeve kufitare të Sirisë me Turqinë, Irakun dhe Jordaninë. Diplomatët thanë se, Gjermania, Belgjika dhe Kuvajti kanë përgatitur një projekt-rezolutë e cila parasheh zgjatjen e operacioneve të ndihmës edhe për një vit. Sipas tyre Rusia dhe Kina - vende këto aleate të presidentit sirian, Bashar Asad - nuk u angazhuan në mënyrë konstruktive për projekt-rezolutën.Guterres tha se viti 2019 shënoi "një përkeqësim të mëtejshëm të një situate tashmë jashtëzakonisht të vështirë humanitare për njerëzit në të gjithë Sirinë, ku mbi 11 milionë njerëz kishin nevojë për ndihmë". Konflikti në Siri ka nisur si pasojë e disa protestave kundër qeverisë në mars të vitit 2011 dhe që nga ajo kohë janë vrarë më shumë se 400.000 persona.

 

Khan: Miliona myslimanë mund të largohen nga India

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, tha se miliona myslimanë mund të largohen nga India, për shkak të shtet-rrethimit në territorin e diskutueshëm të Kashmirit dhe ligjit të ri të shtetësisë së Indisë. Ai paralajmëroi rrezikun e një krize të re refugjatësh."Ne jemi të shqetësuar se ajo mund të çojë në një konflikt midis dy vendeve që posedojnë armë bërthamore", tha Khan gjatë një adresimi në Forumin Botëror për Refugjatët në Gjenevë. "Vendi ynë nuk do të jetë në gjendje të strehojë më shumë refugjatë", shtoi ai. Më 5 gusht, India e revokoi autonominë e pjesës së administruar prej saj në Kashmir. Në një fjalim, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, tha se masa do të lejojë që Nju Delhi të heqë qafe rajonin e "terrorizmit dhe separatizmit". India administron Luginën e Kashmirit e cila është në masë të madhe e populluar, ndërkaq Pakistani kontrollon rajonin në perëndim, të cilin Nju Delhi e quan si Kashmiri i pushtuar nga Pakistani. India dhe Pakistani kanë zhvilluar dy luftëra për Kashmirin.

 

Së paku 10 civilë të vrarë në Afganistan

Së paku 10 civilë humbën jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonin u sulmua me bombë, në provincën Khost të Afganistanit. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, tha se shpërthimi ndodhi në qarkun Ali Sher, mëngjesin e së martës. Viktimat përfshijnë tre fëmijë, dy gra dhe pesë burra, tha Rahimi.

Talib Mangal, zëdhënës i guvernatorit të provinës, tha se të gjitha viktimat kanë qenë anëtarë të së njëjtës familje. Autoritetet i fajësuan militantët talibanë për sulmin. Grupi nuk ka komentuar ende. Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan tha përmes një deklarate se "është thellësisht i shqetësuar për nivelet e papara të dhunës" kundër civilëve afganë. Ky mision ka dokumentuar 2,563 të vrarë dhe 5,676 të plagosur në nëntë muajt e parë të këtij viti.

 

Numri i gazetarëve të vrarë "në nivelin më të ulët në 16 vjet"

Organizata e Reporterëve pa Kufij thotë se gazetaria mbetet një "profesion i rrezikshëm", me 49 gazetarë të vrarë këtë vit, 389 të burgosur dhe 57 të tjerë pengje. Organizata me seli në Paris, që monitoron lirinë e mediave, ka publikua sot raportin vjetor  në të cilin thuhet se numri i gazetarëve të vrarë në vitin 2019 është "në nivelin më të ulët në 16 vjet". Raporti thekson se, sivjet, 389 gazetarë kanë përfunduar në burg, 12 për qind më shumë se vitin e kaluar. Gati gjysma e tyre janë burgosur vetëm në tre vende: Kinë (120), Egjipt (34) dhe Arabi Saudite (32). Deri më 1 dhjetor, ndërkaq, 57 profesionistë të mediave kanë qenë duke u mbajtur pengje - kryesisht në Siri (30), Jemen (15), Irak (11) dhe Ukrainë (1).

 

Nesër mot kryesisht i thatë

        Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot me vranësira të ndryshushme dhe kryesisht i thatë. Frynë erë dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.

        Temperaturat: Ulqin 20, Budvë e Tivar 18, Podgoricë e H. Novi 17, Beranë 16, Bjello Pole 15, Rozhaj 14, Plavë 13, Cetinë, Plluzhinë e Nikshiq 12, Plevle , Kollshin e Zhablak 11, dhe në Shavnik 9 g.

       Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe i  thatë. Do të fryjë erë mesatare , në Bregdet deri e fortë jugore dhe jug lindore. Temperatrua e mëngjesit prej – 1 deri në 13, kurse më e larta e ditës prej 9 deri në 19 g. c.

 

Kuvendi i malit të Zi ka vazhduar sot seancën e vetë të rregullt

Gjatë debatit parlamentarë për ndryshimet e statutit të fondit për popujt pakicë, Fronti Demokratik ka kumtuar se do të bëjë ç' është e mundur që në parlament të mos votohet ligji  për lirinë e feve , edhe nëse do të jetë nevoja që të paguhet me jetën e tyre. Për FD me këtë ligj  konfiskohen kishat dhe manastiret serbe , gjë të cilën PDS e mohon . FD ka paralajmëruar edhe pjesëmarrjen e vetë në tubimin kishtar dhe popullorë në Nikshiq me 21 dhjetor. Gjatë polemikave kushtuar Fondit , shumica anë pushet e ka përkrahur punën e këtij trupi kurse FD ka theksuar se nuk përkrahen projektet e këshillit nacional serbë. PDS , siç kanë theksuar , pretë sukses edhe më të mirë në punën e Fondit për pakica. Drejtori i këtij fondi Elmir Kurtagiq ka theksuar se nuk është faji i tyre se statuti i Fondit për pakica sillet me një vonese evidente.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се