Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

18. 12. 2019. 18:46 >> 18:52

Ditari 18.12.2019

18.12.2019

Mali i Zi në konti unitet i dënon viktimat e totalitarizmit

Në parlamentin e Malit të Zi sot kryeministri, Dushko Markoviq është përgjigjur në pyetjet e përfaqësuesve të klubeve të deputetëve . Në fillim ai është përgjigjur në pyetjen e deputetit të Frontit Demokratik ,Nebojsha Medojeviq të cilin e ka interesuar nëse Qeveria është e gatshme që të zbatojë obligimet ndërkombëtare të Malit të Zi, të cilat dalin nga Rezoluta e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës për dënimin e krimeve të regjimeve totalitare komuniste . Markoviq , lidhur me këtë ka theksuar se Mali i Zi është shtet demokratik dhe anëtar i OKB dhe i cili përkrah të drejtat themelore të njeriut në pajtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe në vazhdimësi i dënon krimet  e totalitarizmit, ka theksuar Markoviq. Kryeministri Markoviq ka theksuar se nuk është e vërtetë se ligji për lirinë e feve është akt i cili do ta nacionalizojë pronën kishtare. Ai ka shtuar se është i gatshëm ti kërkojë falje opinionit të Malit të Zi nëse deputeti i FD Medojeviq do ta gjejë diçka të tillë në ligj.

Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të PDS ,Filip Vukoviq për gjendjen në energjetikën e Malit të Zi, kryeministri ka theksuar se është detyrë e sistemit distributiv energjetik që çdo shtëpi në fshat dhe në bjeshkë, në të cilën jetohet, të këtë rrymë elektrike. Ai, po ashtu ka shtuar se “energjetika do të jetë njëri ndër nxitësit e rritjes më dinamike të ekonomisë malazeze”.

 

Vlerësimi i Timonie nuk shpreh qëndrimin e Francës

Vlerësimi i ambasadorit të Francës në Shkup ,Kristijan Timonie se Mali i Zi i ka hapur tepër herët kapitujt  negocues me BE ,kurse në esencë nuk ka bërë progres, nuk paraqet qëndrimin e Parisit zyrtarë , ka deklaruar ambasadorja e Francës në Podgoricë ,Kristin Tudik. Ambasadori francezë në Shkup Timonje më parë ka vlerësuar se pasuria në Mal të Zi është koncentruar në 12 familje dhe prandaj duhet të shërbejë si shembull pse duhet të rishqyrtohen kriteret  për zgjerimin e BE. “Insistoj në faktin se qëndrimi i tij nuk e shpreh qëndrimin e Francës “, ka theksuar mes tjerash ambasadorja franceze në Podgoricë, Kristin Tudik në deklaratën dhënë agjencisë MINA.

 

Zbulohet përmendorja e Ivan Crnojeviqit

Në parkun para gjimnazit “Sllobodan Shkeroviq” në Podgoricë është zbuluar përmendorja e Ivan Crnojeviqit. Aktin e zbulimit e kanë bërë kryebashkiaku i Podgoricës  ,Ivan Vukoviq dhe ministri i kulturës, Aleksandër Bogdanoviq. 

Vukoviq me këtë rast ka theksuar se sot në kryeqytet hapet përmendorja e personalitetit më të rëndësishëm në historinë mijë vjeçare. Përmendorja e Ivan Crnojeviqit  është shembulli më i ndritur në luftën shekullore të Malit të Zi për liri dhe dinjitet shtetëror , dëshmi më e bindshme e qëndresë kulturore dhe shpirtërore e Mallit të Zi” ,ka theksuar Vukoviq. Ai, mes tjerash ka theksuar se Crnojeviq është personifikim i Malit të Zi. Sipas fjalëve të tij ,kjo përmendore paraqet , jo vetëm simbolin e të kaluerës së shndritshme, por edhe fener i cili shndritë rrugën e Malit të Zi të lirë, bashkëkohorë dhe të qytetëruar.

 

Podgorica bartës i zhvillimit të Malit të Zi

Kryeqyteti , Podgorica është identifikuar si letërnjoftim i Malit të Zi i multi- kulturalitetit  dhe multikonfesionalitetit , qendër kulturore arsimor dhe afariste , me gjasa reale për zhvillimin e biznesit dhe arritjen më të shpejtë të cilësisë evropiane të jetës , ka theksuar presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Ai ,me rastin e 19 dhjetorit Ditës së kryeqytetit, u ka dërguar telegram urimi kryebashkiakut Ivan Vukoviq, kryetarit të Kuvendit Gjorgje Suhih , këshilltarëve , pjesëmarrësve të seancës solemne dhe të gjithë banorëve të Podgoricës me dëshirat më të mira për punë të ardhme akoma më të suksesshme . Udhëheqjes së kryeqytetit dhe banorëve të Podgoricës telegram urimi u ka dërguar edhe kryetari i parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajkoviq. Kryebashkiakut Vukoviq dhe të gjithë banorëve të kryeqytetit telegrame urimi u kanë dërguar edhe udhëheqës të tjerë shtetërorë , personalitete të njohura publike shoqërore ,si dhe përfaqësues të shumtë të partive politike.

 

Dritë jeshile për ligjin mbi MA

Këshilli për ekonomi, financa dhe buxhet i ka propozuar sot Kuvendit të Malit të Zi që të miratojë ligjin për investime në konsolidimin dhe zhvillimin e avio kompanisë nacionale Montengro Airlines – MA , në vlerë prej 155 milion euro dhe i cili në procedurën parlamentare është dorëzuar me procedurë të shkurtuar. Deputeti i Socialdemokratëve, Boris Mugosha ka qenë i përmbajtur ,kurse deputeti i PSP Srgjan Miliq, ishte kundër këtij propozimi. Më parë nga mbledhja u largua deputeti i Partisë Socialdemokratike ,Rashko Konjeviq për shkak se ministri për komunikacion dhe detari nuk ua ka dorëzuar anëtarëve të Këshillit biznes planin për këtë kompani ,të cilin e kanë kërkuar në mbledhjen e fundit. Ai, ka shtuar se nuk është korrekte të vendoset për 155 milion euro në mungesë të informatave precize dhe nuk është e ndershme ndaj deputetëve që të mos e kenë materialin të cilin e kanë pasur në dorë ministrat. Ministri për komunikacion e detari , Osman Nurkoviq ka sqaruar se i ka kontaktuar shtëpitë e autorizuara të cilat i kanë bërë këto analiza dhe ato nuk kanë lejuar që materiali i tyre të distribuohet. Nurkoviq ,po ashtu ka theksuar se Qeveria me seriozitet të shtuar analizon pasojat e shuarjes eventuale, si dhe benefitet e punës dhe funksionimin e kompanisë në fjalë.

 

Shteti i vendosur në luftën kundër dhunës ndaj gruas

OSBE edhe gjatë këtij viti i ofron ndihmë Drejtorisë së policisë në aksionin e ngritjes së ndërgjegjes për pjesëmarrje më aktive të qytetarëve dhe të gjithë subjekteve relevante të shoqërisë në pengimin dhe në luftën kundër dhunës kundër gruas. Ministri i punëve të brendshme ,Melludin Nuhoxhiq, ka kumtuar se shteti do të luftojë dhunën kundër gruas dhe do të mbrojë viktimat. Duke pasur para sysh faktin se një numër i vogël i grave të cilat kanë përjetuar dhunë nga ana e partnerit i ka paraqitur ato , OSBE-ja e ka përkrahur këtë aksion duke ndarë material promovues dhe edukues të publikuar në të gjitha komunat e Malit të Zi .Përndryshe forma më e shpeshtë e dhunës me të cilën ballafaqohen gratë është dhuna psikike , por ka edhe situata të shpeshta që këtë formë të dhunës e përcjell edhe ajo fizike. Prej me një nëntor të këtij viti në territorin e Malit të Zi janë kryer 261 vepra penale lidhur me dhunën në familje dhe janë paraqitur 1304 fletë padi për kundërvajtje . Nuhoxhiq ka përkujtuar se Ministria e punëve të brendshme e ka themeluar ekipin operativ për luftën kundër dhunës në familje dhe kundër gruas me qëllim që këtij fenomeni negativ dhe problemi shoqëror ti përgjigjet në mënyrën më të qartë të mundshme dhe i cili do të mobilizojë të gjitha subjektet shoqërore.

 

Katniq do ta dëgjojë Stankoviqin

Prokurori kryesor special, Milivoje Katniq do ta dëgjojë ushtruesin e detyrës të prokurorit suprem të shtetit ,Ivica Stankoviq në çështjen e cila zhvillohet kundër   sekretarit  të prokurorisë , Nenad Vujosheviq. Kjo është vendosur në mbledhjen e prokurorisë supreme të shtetit, me ç'rast është vlerësuar si e pabazë kërkesa e avokatëve Zdravko Gjukanoviq dhe Borivoje Boroviq për përjashtimin e Katniqit nga ky proces , thuhet në përgjigjen e prokurorisë supreme dhënë Televizionit të Malit të Zi. Të përkujtojmë se prokurori special kryesor Milivoje Katniq është dashtë që me 10 të këtij muaji të dëgjojë ushtruesin e detyrës të kryeprokurorit të shtetit Ivica Stankoviq , mirëpo, kjo seancë dëgjimore është shtyrë , sepse avokatët Borivoje Boroviq dhe Zdravko Gjukanoviq kanë kërkuar përjashtimin e prokurorit kryesor special ,Milivoje Katniq.

 

Mali i Zi i është mirënjohës diasporës së vetë

Mali i Zi i është mirënjohës diasporës së vetë e cila  i është shpërblyer  me raportin patriotik  dhe për lidhjet e saj  me interesat vitale të Malit të Zi , ka theksuar ministri i arsimit ,Damir Shehoviq. Sheohoviq, në mbrëmjen e donatorëve , të cilën e ka organizuar fondacioni “Gucia” në Nju Jork, ka theksuar se ky fondacion , qendra kulturore “Rumia”, nga Çikago  dhe shoqatat tjera që tubojnë diasporën , së bashku me Ministrinë e arsimit do të punojnë në përmirësimin e infrastrukturës shkollore. Sipas fjalëve të tij, mirënjohjen ia kanë borxh  diasporës edhe për faktin se kanë treguar që kanë një zemër të madhe duke mos bashkuar dhe shumëzuar, por vetëm duke ndarë. Shehoviq , ka theksuar se shteti respektin e vetë ndaj Plavës dhe Gucisë e tregon edhe me faktin se tash një vit në Plavë dhe së shpejti edhe në Guci ka filluar shumë projekte të infrastrukturës, bile më shumë se gjatë disa decenieve të fundit. Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Shehoviq së bashku me kryetarin e Komunës Tivar dhe me kryetarin e shoqatës të Qendrës kulturore ” Rumia “ , ka nënshkruar memorandumin për bashkëpunim në realizimin e projektit të ndërtimit të stallës së sportit në shkollën fillore afër Tivarit me vlerë mbi 100 mijë euro.

 

Vlerësimi i Timonie nuk shpreh qëndrimin e Francës

Vlerësimi i ambasadorit të Francës në Shkup ,Kristijan Timonie se Mali i Zi i ka hapur tepër herët kapitujt  negocues me BE ,kurse në esencë nuk ka bërë progres, nuk paraqet qëndrimin e Parisit zyrtarë , ka deklaruar ambasadorja e Francës në Podgoricë ,Kristin Tudik. Ambasadori francezë në Shkup Timonje më parë ka vlerësuar se pasuria në Mal të Zi është koncentruar në 12 familje dhe prandaj duhet të shërbejë si shembull pse duhet të rishqyrtohen kriteret  për zgjerimin e BE. “Insistoj në faktin se qëndrimi i tij nuk e shpreh qëndrimin e Francës “, ka theksuar mes tjerash ambasadorja franceze në Podgoricë, Kristin Tudik në deklaratën dhënë agjencisë MINA.

 

 

Dialogu Kosovë-Serbi nuk është ndalur për shkak të taksës

Stopimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk është bllokuar nga taksa, por nga rrezikimi i zhbërjes së shtetit të Kosovës nga ndryshimi i territoreve .Kështu u tha sot në konferencën e Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) për rrugën finale të marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Në këtë konferencë po ashtu  u tha se pa njohje reciproke mes dy shteteve në kufijtë aktual nuk do të këtë paqe në rajon.

Ish kryenegociatorja e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri tha se baza e një marrëveshje të qëndrueshme arrihet me një vendim dhe qartësi të BE-së dhe ShBA-së.

Ndërsa ish  deputeti nga komuniteti serb në Kosovë, Nenad Rashiq duke kërkuar marrëveshje të paqes mes dy shteteve kërkoi kujdes në teoritë e ndryshimit të kufijve.

 

Fajon deklarohet rreth heqjes së vizave: Tregon çfarë pret për vitin 2020

Eurodeputetja dhe Raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, ka ripërsëritur edhe një herë se vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret për të lëvizur lirshëm, duke shtuar se nuk ka ndonjë zhvillim tjetër sa i përket kësaj, por se pret shumë nga Këshilli i Ministrave vitin tjetër.

Fajon në një përgjigje për Gazetën Metro ka thënë se pavarësisht se Kosova i ka përmbushur kriteret, dhe kjo është konfirmuar edhe nga Komisioni Europian, nuk ka pasur ndonjë zhvillim në këtë çështje.“Fatkeqësisht nuk ka ndonjë zhvillim në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Komisioni Europian konfirmoi përmbushjen e kritereve, dhe Parlamenti Europian e ka aprovuar mandatin e tij të negociatave, përsëri në shtator pas zgjedhjeve”, ka thënë ajo.

Mirëpo, Eurodeputetja theksoi  se pret që njëjtë si Komisioni Europian dhe Parlamenti, të veprojë edhe Këshilli i Ministrave, dhe që ky proces të ecë tutje.

Fajon u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës të punojnë ngushtë me ato të BE’së, dhe të ecin në një vijë të njëjtë, në mënyrë që të bëhet progres në çështjen e heqjes së vizave.

Kujtojmë se kosovarët tashmë 10 vite janë në pritje që të lëvizin lirshëm në vendet e Zonës Shengen, sidoqoftë, Qeveritë e njëpasnjëshme të kësaj dekade dështuan t’i bindin plotësisht vendet e BE’së se  i kanë plotësuar të gjitha kriteret.

 

Cakaj në Forumin Global për Refugjatët në Gjenevë

Ministri i Punëve të Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj, përmes një shkrimi të bërë në faqen e tij zyrtare ka njoftuar se është duke marrë pjesë në Forumin Global për Refugjatët në Gjenevë.

Ai me këtë rast ka thënë se Shqipëria mbetet e përkushtuar për zbatimin e plotë të detyrimeve të saj në kuadër të Kompaktit Global për Refugjatët.

“Po ashtu, në bashkëpunim të ngushtë me UNHCR, BE dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, Shqipëria do të punojë në përmirësimin e sistemit për menaxhimin e kërkesave për azil dhe zgjerimin e kapaciteteve për integrim të refugjatëve”.

Ministri ka përmendur edhe kontributin e Shqipërisë, e cila pranoi refugjatët nga lufta e Kosovës, përvojë kjo sipas tij që është shembull unik për solidaritet kombëtar, përcjellë Indeksonline.

“Shumë e rëndësishme të kujtohet kontributi i pakrahasueshëm historik i Shqipërisë në pranimin e refugjatëve nga lufta e Kosovës e shkaktuar prej projekteve për pastrim etnik dhe gjenocid nga regjimi i Milosheviçit!

Kjo përvojë historike nuk përbën vetëm një shembull unik të solidaritetit kombëtar, por paraqet edhe një model botëror sa i përket marrëdhënies së Shqipërisë me refugjatët në një prej orëve më të vështira të historisë”.

 

Nis protesta para Kuvendit të Shqipërisë kundër paketës ‘antishpifje’

Gazetarët, aktivistët dhe analistë, mbështetur dhe nga opozitarët, po zhvillojnë një protestë kundër paketës anti-shpifje të qeverisë.

Protesta nisi para Kuvendit, aty ku deputetët do të zhvillojnë seancën plenare, ku në rend dite është edhe votimi i kësaj pakete. Protestuesit janë shfaqur me pankarta në duar, ku japin mesazhe të ndryshme për lirinë e fjalës.

E propozuar nga qeveria me në krye kryeministrin Edi Rama në paketën anti-shpifje parashikohet që Autoriteti i Mediave Audiovizive të marrë kompetenca deri në mbylljen e portaleve, nëse gjykon se ka publikuar lajme të rreme apo shpifje.

Ndërkohë, kundërshtarët e paketës theksojnë se ky vendim mund të merret vetëm nga Gjykata dhe se asnjë institucion tjetër nuk mund të marrë kompetencat që i takojnë drejtësisë.

Nga ana tjetër, paketa anti-shpifje është kritikuar edhe nga ndërkombëtarët, të cilët po ashtu, e kanë vlerësuar si pengim të fjalës së lirë.

 

Zaev: Mbështetja e Çekisë na inkurajon në rrugën drejt BE-së

Që nga marsi i këtij viti, deri në vizitën time sot, ka pasur 5 vizita si nga zyrtarë të lartë të Maqedonisë dhe Çekisë në të dyja vendet. Kjo flet mjaft për marrëdhëniet e shkëlqyera politike, lidhjet miqësore midis dy vendeve tona, tha Kryeministri Zoran Zaev në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin Andrei Babish, në kuadër të vizitës zyrtare të delegacioni të qeverisë së Maqedonisë në Çeki. Zaev tha se Republika e Çekisë është një nga mbështetësit më të rëndësishme dhe këmbëngulës.

Republika e Çekisë, së bashku me Austrinë dhe Italinë, ishte vendi lider dhe nismëtar pas të cilave u rreshtuan 15 vendet anëtare të BE-së dhe me një letër drejtuar Komisionit Evropian bëri thirrje për përmirësimin e efikasitetit të procesit të pranimit. “Këto janë vetëm disa nga gjestet e mëdha miqësore të Çekisë për Maqedoninë e Veriut. Ne jemi të inkurajuar nga angazhimi i vazhdueshëm për ta mbajtur çështjen e zgjerimit të dukshme dhe lartë në agjendën e BE-së pas Këshillit të BE-së në tetor.

Ne sinqerisht shpresojmë se ky presion do të sjellë rezultate dhe se vendimi për të filluar negociatat e pranimit me vendin tonë në të ardhmen e afërt do të arrijë shumë shpejt”, tha kryeministri Zaev. Kryeministri Babish theksoi se Republika e Çekisë do të vazhdojë të mbështesë aspiratat evropiane të Maqedonisë së Veriut. Ai theksoi se vendi i tij vazhdon të këmbëngulë që kjo çështje të përfundojë me një rezultat pozitiv deri në mars të vitit të ardhshëm.

 

Pendarovski: Komisioni i Venecias vlerësoi Ligjin e Gjuhëve si kushtetues

Presidenti Stevo Pendarovski gjatë fjalimit të parë të tij para Kuvendit, me rastin e fjalimit të fundvitit, tha se Komisioni i Venecias e cilësoi Ligjin e Gjuhëve si kushtetues dhe sa nuk është shkelur Kushtetuta e vendit tonë.

"Ligji i gjuhëve që kaloj në Komisionin e Venecias. Komisioni i Venecias nuk tha se ligji është kundër Kushtetutës së vendit tonë, po ashtu Komisioni nuk tha se shqiptarët kanë më shumë të drejta, bilës na përgëzuan sepse kemi shkuar përtej pritjeve standardeve evropiane. Ata kishin vetëm një vërejtje, atë në sistemin gjyqësor ku ne nuk jemi në nivel si vend të përdorim edhe aty", tha Pendarovski.

 

I dërguari amerikan në Ukrainë largohet pas dëshmive në hetimet rreth Trumpit

Diplomati amerikan në Ukrainë, William Taylor, do të largohet nga pozita që ka muajin e ardhshëm pas një mandati të shkurtër, të përcjellë nga hetimet për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një shkresë të nisur të përditshmes, The New York Times, përmes postës elektronike, Taylor ka thënë se do të largohet nga pozita që ka në muajin janar, sepse mandati i mveshur përkohësisht në Ukranë në muajin qershor, do të skadojë në janar.

Administrata e Trumpit do të “nominojë një ambasador me mandat të plotë shumë shpejt”, ka thënë ai, pa dhënë detaje.

Më herët, mediat kanë cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë të kenë thënë se Taylor, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kievit, do të largohet nga pozita që ka në fund të muajit, apo në fillim të Janarit.

Sipas agjencisë së lajmeve, The Associated Press, ai do të zëvendësohet nga zëvendësja e tij aktuale, Kristina Kvien.

 

Kashmiri humb miliarda euro pas tërheqjes së statusit special

Bllokimi i Kashmirit të udhëhequr nga India, i ka kushtuar kësaj zone me humbje të më shumë se 2.4 miliardë dollarëve, prej kur Qeveria i ka tërhequr këtij vendi statusin special, kanë thënë zyrtarët për tregti të këtij rajoni të Himalajeve, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

“Në 120 ditët e fundit ne kemi parë sesi secili sektor është zbehur, ne jemi të shqetësuar që kjo krizë do të rritet më 2020”, ka thënë presidenti i Departamentit për Tregti dhe Industri, Ashiq Ahmed.

Në muajin gusht, Qeveria indiane ka tërhequr autonominë kushtetuese për Jammunë dhe Kashmirin, shtetin e vetëm me shumicë myslimane në Indi, me qëllim të integrimit të këtij territori me pjesën tjetër të Indisë.

Për Kashmirin kanë pretendime si India ashtu edhe Pakistani, të cilat kanë luftuar dy herë për këtë territor dhe tani udhëheqin vetëm një pjesë të tij.

Pjesa që drejtohet nga India është përfshirë nga dhuna e separatistëve nga vitet 1980.

 

Nesër mot kryesisht i vranët

     Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët, por pa të reshura. Frynë erë e dobët deri mesatare, vende vende deri e fortë nga drejtimet e jugut.

           Temperaturat: Tivar e Budvë 19, H. Novi 18, Ulqin 16, Podgoricë 14, Cetinë  e Andrivicë 12, Kollashin 11, Cetinë 10, Plavë e Plluzhinë 8, Rozhajë e Zhablak 7, Shavnik e Beranë 6 dhe në Plevle 1 g.

          Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe në orët e pas ditës dhe të mbrëmjes me reshje e bubullimë lokale . Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit prej - 2 deri në 13, kurse më e larta e ditës prej 9 deri në 19 g. c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се