Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

25. 12. 2019. 17:49 >> 17:51

Ditari 25.12.2019

25.12.2019

Tensionet rreth ligjit nuk mund ta rrezikojnë stabilitetin

Presidenti i malit të Zi Millo Gjukanoviq ka deklaruar se me kolegun nga Serbia Aleksandar Vuçiq nuk ka bërë shkëmbim detaj të argumenteve mbi propozimin e ligjit për lirinë e feve , kurse interesimin e tij për këtë akt e ka kuptuar si miqësor dhe qëllim mirë . Në pyetjen e gazetarëve se për çfarë ka biseduar me presidentin e Serbisë Vuçiq lidhur me ligjin për lirinë e feve , Gjukanoviq është përgjigjur se me rastin e takimit në Tiranë kanë biseduar për çështjet aktuale në vend por edhe për këtë ligj. “Nuk ka pasur rast që të bëjmë shkëmbim detaj të argumenteve dhe interesimin e tij e kam kuptuar si qëllim mirë dhe miqësor” ka theksuar Gjukanoviq, transmeton gazeta POBJEDA. Në pyetjen se si ka reaguar presidenti Vuçiq, Gjukanoviq është përgjigjur se nuk kanë zhvilluar polemikë . Gjukanoviq po ashtu u ka deklaruar gazetarëve se fjala është për një akt i cili është hartuar me shumë vëmendje dhe paraprakisht i diskutuar në të gjitha adresat relevante.

Nesër deputetët diskutojnë propozim ligjin për lirinë e feve

Parlamenti i Malit të Zi do të shqyrtojë nesër propozimin e ligjit për lirinë fetare ose bindjet dhe pozitën juridike të bashkësive fetare. Të theksojmë se këshilli ligjdhënës ka vlerësuar  dje se propozim ligji është në pajtim me kushtetutën dhe sistemin juridik të Malit të Zi. Mitropolia e Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi dhe një pjesë e opozitës konsiderojnë se ligji i propozuar është diskriminues dhe jo kushtetutes dhe kanë kërkuar që ai të tërhiqet nga procedura kuvendore. Përfaqësuesit e qeverisë kanë theksuar se ligji i propozuar është i harmonizuar me standardet ndërkombëtare dhe me rekomandimet e komisionit të Venecias dhe nuk do të tërhiqet nga procedura. Nënkryetari i qeverisë Zoran Pazhin ka thkesuar se me propozimin e ligjit për lirinë e feve qeveria plotëson detyrimin kushtetutes dhe programor që të sigurojë të drejta të dhe liri të barabarta për të gjitha bashkësitë fetare dhe besimtarët në Mal të Zi por edhe të atyre qytetarëve që nuk janë  besimtarë. Ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Mehmed Zenka ka vlerësuar se fjala është për një ligj tejet liberal i cili të gjithëve në Mal të Zi , si besimtarëve , si atyre që nuk janë besimtarë u granton shkallë të lartë të drejtave dhe lirive.

Amfillohie : Mos e votoni ligjin

Mitropoliti i Kishës ortodokse serbe Amfillohije ka deklaruar se propozimi i ligjit për lirinë e feve i formuluar në mënyrën aktuale , nuk meriton të shqyrtohet në Parlamentin e Malit të Zi , dhe u ka bërë ftesë deputetëve që me pjesëmarrjen e vetë të mos i japin legjitimitet debatit për votim lidhur me këtë akt. Ai i ka ftuar deputetët që të votojnë kundër ose, nëse nuk mbisundon arsyeja  të mos votohet për këtë akt. Ai u ka dërguar letër deputetëve të PDS, Partisë Social Demokratike , Social Demokratëve, Partisë Boshnjake , Iniciativës Qytetare Kroate, Forcës dhe Partisë Liberale, shkruan gazeta DAN.  Letër të njëjtë u ka dërguar edhe presidentit të shtetit,  kryeministrit,  pastaj ministrave të drejtësisë dhe ministrit për liritë njerëzore dhe pakicave , Millo Gjukanoviq, Dushko Markoviq , Zoran Pazhin dhe Mehmet Zenka.

Radonjiq: Nuk ka fakte për shpërdorimet e presidentit Gjukanoviq

Nuk ka fakte se presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka bërë ndonjë shpërdorim me qëllim të përfitimit për veten e tij ose për dikënd tjetër , ka deklaruar drejtori i agjencisë për pengimin e korrupsionit Sreten Radonjiq. Ai , në seancën kontrolluese dëgjimore në temën parandalimi i korrupsionit dhe lobimi , në mbledhjen e Këshillit antikorrupsion , ka theksuar se të dhëna tëlla nuk siponojnë as në prokurori dhe as deputeti i Frontit demokratik Jovan Vuçuroviq. Më parë Vuçuroviq ka theksuar se agjencia për pengimin e korrupsionit disa herë e ka mbrojtur presidentin Gjukanoviq. Nga ana tjetër Radonjiq ka shtuar se,  që nga fillimi i punës kjo agjenci shënon rezultate të mira në të gjitha fushat e veprimtarisë së vetë. Deputeti i PDS Daniell Zhivkoviq ka theksuar se instituti i Lobimit është shumë i rëndësishëm dhe ka shtruar pyetjen se çka mund të bëhet që të përmirësohet pozita e lobistëve në Mal të Zi. Kryetari i Këshillit të agjencisë Momçillo Radulloviq është përgjigjur se ligji për lobistët është tejet i ashpër , andaj edhe nuk mund të jetësohet në realitet.

 

Situata e sigurisë në Mal të Zi është stabile

Situata e sigurisë në Mal të Zi është stabile dhe janë shënuar rezultate cilësore në luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha nivelet, është vlerësuar në mbledhjen e Këshillit për sigurinë nacionale të cilën e ka kryesuar kryetari i Këshillit e kryeministër i Malit të Zi Dushko Markoviq. “Me kënaqësi sot mund të konstatojmë rezultate të mira të drejtorisë së policisë në luftën kundër të gjitha formave të kriminalitetit andaj si rezultat kemi një situatë stabile të sigurisë , theksuar kryeministri Markoviq. Ai ka shtuar se në periudhën e kaluar ka pasur investime të konsiderueshme në pajisjen materiale dhe teknike të policisë dhe se për vitin e ardhshëm janë paraparë edhe investime të reja nga kjo fushë. Në Këshill , përveç anëtarëve të këtij trupi , ka marr pjesë edhe ministri për komunikacion Osman Nurkoviq , ministrja e ekonomisë Dragica Sekuliq, ministrja e administratës publike Suzana Pribilloviq dhe drejtori i drejtorisë së policisë Veselin Veloviq.

 

Rivendosja e pavarësisë është historia më e bukur për Malin e Zi dhe diasporën

Mali i Zi çështjen e diasporës e ka radhitur në nivelin më të lartë të prioriteteve shtetërore , ka deklaruar kryetari i Komisionit parlamentarë për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mërgimtarët Andria Nikoliq duke shtuar se rivendosja e pavarësisë është historia më e bukur e përbashkët e Malit të Zi dhe diasporës. Ai ka theksuar se , sipas të dhënave jo zyrtare, jashtë   Malit të Zi jeton edhe një Mal i Zi tjetër dhe se diaspora më e madhe është e perqendruarë në SHBA, në vendet e Amerikës Latine, Turqi , Serbi dhe në disa shtete të BE. Siç ka theksuar ai , Mali i Zi përpiqet që të bëjë regjistrin e diasporës së vetë , mirëpo kjo është një punë tejet e madhe , bile edhe për vendet me migrim shumë më të lartë dhe që janë më të aftësuara nga Mali i Zi dhe të cilat kanë institucione shkencore të cilat merren me çështjen e diasporës. Nikoliq i ka deklaruar agjencisë MINA se Mali i Zi çështjen e diasporës e ka ngritur në nivelin e prioritetit më të lartë shtetëror, si në politikën e brendshme ashtu edhe në atë të jashtme.

 

Zvicer zgjeshet kryetare e kolegjit gjyqësor

Vesna Simoviq Zvicer është zgjedhur njëzëri kryetare e kolegjit gjyqësor pasi që kryetari i deritashëm i këtij trupi Mlladen Vukçeviq ka dhënë dorëheqje në këtë funksion. Zavendësi i kryetares është zgjedhur Dobrica Shlivançanin i cili edhe deri tani e ka ushtruar këtë detyrë. Kolegji gjyqësor në mbledhjen e vetë , në pajtim me ndryshimet e ligjit për kolegjin gjyqësor dhe për gjykatësit ka zgjedhur kryetarin e Këshillit nga radhët e anëtarëve të juristëve eminent të cilëve u është vazhduar mandati në kohë të caktuar , derisa të zgjedhet dhe shpallet përbërja e anëtarëve të rinj të këtij trupi nga radhet e juristëve eminent, thuhet në kumtesë. Këshilli gjyqësor po ashtu ka vendosur që gjykatës të gjyqit të lartë në Podgoricë të zgjedhën gjykatsja e deritashme e gjyqit themelor në Nikshiq Vesna Kovaçeviq dhe gjykatësi i deritashëm i gjyqit themelor në Cetinë Srgjan Vujoviq.

Të zhvillohet politikë restriktive me rastin e dhënies së garancive të reja

Banka Qëndrore e Malit të Zi i ka rekomanduar qeverisë që të analizojmë me vëmendje arsyeshmërinë  ekonomike  për ndërtimin e pjesëve tjera të autostradës dhe ndikimin e tyre në buxhet dhe borxhin publikë dhe të zhvillojë politikë restriktive me rastin e dhënies së garancive të reja. Bankat qendrore në rekomandimet ekonomike drejtuar qeverisë për vitin e ardhshëm , të publikuara sot, ka theksuar se pushteti ekzekutiv duhet të shqyrtojë mundësin e sigurimit të rezervave gjegjëse fiskale , në rast të materializimit të disa rreziqeve  dhe të cilat mund të shkaktojnë shpenzime shtesë . Qeveria në vitin e ardhshëm , sipas vlerësimeve të Bankës Qendrore të Malit të Zi duhet të zvogëlojë shpenzimin jo produktiv buxhetor , me theks të veçantë për shpenzimet e shërbimeve të avokatëve dhe atyre konsultuese.

APEL PËR UNITET DHE PAQE NË DITËN E KRISHTLINDJEVE

Besimtarët e krishterë si në të gjithë botën edhe në Kosovë sot festojnë Krishtlindjet, një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera.

Në ditën e Krishtlindjeve në Katedralen “Nënë Terezë” u mbajt mesha nga e cila u përcollën mesazhe për më shumë paqe dhe dashuri. Në këtë ceremoni morën pjesë qytetarë të shumët të besimit katolik para të cilëve Don Lush Gjergji u shpreh se kjo festë i bashkon të gjithë qytetarët pa dallime fetare e etnike.Gjergji tha se festa e Kërshëndellave është festë e paqes dhe dashurisë.“Festa e Kërshëndellave është festa universale për të gjithë njerëzit, festa e jetës, e dashurisë e sidomos festa e paqes e cila këndohet me këngën e engjëjve. Lavdi e paqe për njerëzit vullnet mirë. Sot është festa e gjithë të gjallëve, festa e atyre që dashurojnë në mënyrë të mirëfilltë jo në mënyrë egoiste, jo në mënyrë të përfitimeve jo në mënyrë epshore dhe trupore, jo në mënyrë egoiste, jo në mënyra të llojllojshme të cilat kanë sjell deri tek degjenerimi i dashurisë“, tha Gjergji.Sipas tij Shëntnorja  Nëna Terezë i tregoi botës se Zoti është dashuri dhe paqe.“Nëna Terezë, nëna e dashurisë na dëshmoi jo vetëm ne shqiptarëve, jo vetëm ne të krishterëve, por mbarë botës çka është Zoti.

 

HARADINAJ FESTON KRISHTLINDJET NË NJË FAMILJE TË KLINËS 

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka vizituar një familje të besimit të krishterë në Dollc të Klinës. Vizita e Haradinajt në këtë familje u bë me rastin e Krishtlindjeve. Sot, në familjen e Filip Mirditës, në Dollc, isha i nderuar me mikpritjen e tyre me rastin e festës së Krishtlindjeve. Nuk ka ndjenjë më të mirë se bashkimi i familjeve në data të veçanta që përcjellin porosinë e dashurisë dhe paqes, theksoi Haradinaj.

 

KQZ-JA MUND TË PËRBALLOJË EDHE NJË PALË ZGJEDHJE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është i gatshëm që të organizojë edhe një palë zgjedhje, pas atyre të 6 tetorit. Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se edhe pse është sfiduese organizimin edhe i një palë zgjedhjeve, duhet të përmbushin këtë obligim kushtetues, nëse kjo u kërkohet. “Ato janë supozime ne nuk mundemi me ditë, por gjithsesi ne do t’i organizojmë kurdo qofshin ato zgjedhje sepse e kemi obligim kushtetues dhe nuk është në dëshirën  tonë që të vendosim se a do t’i organizojmë apo jo, por gjithsesi është më se sfiduese që të organizohen një pas një zgjedhjet”. Nëse vendi do të shkojë sërish në zgjedhje, shteti ka buxhet rezervë, i cili do të mund të shfrytëzohej. Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave, ka sqaruar për Ekonomia Online se në kuadër të kësaj ministrie ekziston një fond i cili mund të përdoret në rast se vendi mbetet pa Qeveri. “Ne në ministrinë e Financave kemi qenë të kujdesshëm dhe kemi prapë një rezervë dhe ne nuk e kemi planifikuar për zgjedhje mirëpo është një rezervë në kuadër të Ministrisë së Financave e cila mund të përdoret në rast se nuk do të kemi Qeveri”,theksoi Rafuna.

 

Papa në meshën e Krishtlindjes: Zoti i do edhe më të këqijtë prej nesh

Papa Françesku ka thënë në meshën e Krishtlindjes se Zoti i do të gjithë - "madje edhe më të këqijtë prej nesh". Ai duke folur para mijëra njerëzve gjatë meshës së festës së Krishtlindjes në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan tha se "Ju mund të keni ide të gabuara, ju mund të keni bërë një rrëmujë të plotë të gjërave por Zoti vazhdon t'ju dojë". Në mesin e atyre që morën pjesë në meshë ishin edhe disa fëmijë nga disa vende të botës, përfshirë Venezuelën, Irakun dhe Ugandën. Kjo tregon se në vëmendje të Papës, si udhëheqës i 1.3 miliardë katolikëve, janë edhe migrantët dhe viktimat e luftës. "Zoti nuk ju do sepse ju mendoni dhe veproni në mënyrën e duhur. Dashuria e tij është e pakushtëzuar; nuk varet nga ju", tha Papa. Papa Françesku gjithashtu iu referua skandaleve të abuzimeve dhe atyre financiare që e kanë goditur Kishën. "Çfarëdo që të shkojë keq në jetën tonë, çfarëdo që të mos funksionojë në Kishë, pavarësisht problemeve që ka në botë, kjo nuk do të shërbejë më si një justifikim”, tha Papa, 83 vjeçar.

Trump paralajmëron nënshkrimin e marrëveshjes tregtare me Kinën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklarua dje se ai dhe presidenti kinez, Xi Jinping, do të zhvillojnë një ceremoni të nënshkrimit të fazës së parë të marrëveshjes tregtare SHBA-Kinë. “Ne do të kemi një ceremoni të nënshkrimit. Ne duam që kjo të ndodhë shpejt”, deklaroi Trump.Përfaqësuesi i Tregtisë së Shteteve të Bashkuar, Robert Lighthizer, tha më 13 dhjetor, se të dyja vendet do të nënshkruajnë marrëveshjen, në javën e parë të muajit janar.

Pekini nuk i ka konfirmuar ende pjesët e marrëveshjes që u bën publike nga SHBA-ja. Një zëdhënës i ministrisë së Tregtisë së Kinës ka thënë se detajet do të bëhen publike pas nënshkrimit zyrtar. Dy ekonomitë më të mëdha në botë janë përfshirë në një konflikt tregtar për më shumë se një vit, duke goditur njëra-tjetrën me tarifa të mallrave në vlerë qindra miliarda dollarë. Më 13 dhjetor të dyja vendet u pajtuam për zbatimin e një faze të parë të marrëveshjes tregtare. Ato pezulluan tarifat ndaj njëra tjetrës në vlerë prej miliarda dollarësh. Zyrtarët amerikanë thanë se nëse Kina nuk e zbaton ndonjë pjesë të marrëveshjes, administrata amerikane ka mundësinë të ri-zbatojë tarifat. Në anën tjetër, zyrtarët kinezë thanë se "marrëveshja do të sigurojë mbrojtje më të madhe për kompanitë e huaja në Kinë, si dhe për kompanitë kineze në SHBA".

 

Erdogan realizon vizitë të papritur në Tunizi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka realizuar një vizitë të papritur të mërkurën në Tunizi për të biseduar me homologun e tij, Kais Saied, duke shënuar kështu vizitën e parë të presidentit turk prej kur Tunizia ka mbajtur zgjedhjet presidenciale në vjeshtë të këtij viti. Kjo vizitë vjen teksa Turqia ka shtuar përpjekjet për të arritur marrëveshje me kombet e Mesdheut, meqë për këtë hapësirë ka mospajtime me Greqinë për brigjet e ishullit të ndarë të Qipros. Muajin e kaluar, Turqia ka nënshkruar një marrëveshje të demarkakimit të kujfive detarë me Qeverinë e Libisë, hap që ka zemëruar Greqinë. Athina ka thënë se marrëveshja shkel ligjin ndërkombëtar, derisa Ankaraja e arsyeton vendimin e saj duke thënë se ka për qëllim të mbrojë të drejtat e njerëzvve në atë rajon, dhe është në përputhje të plotë me ligjet për zonat detare.

 

Vriten 35 civilë nga sulmet e xhihadistëve në Burkina Faso

Xhihadistët në Burkina Faso kanë vrarë 35 civilë, shumica prej tyre gra, gjatë një sulmi në një qytet në veri të vendit. Presidenti i Burkina Fasos, Roch Marc Christian Kabore, shpalli dy ditë zie kombëtare. Ky është sulmi më vdekjeprurës, në pesë vitet e fundit, që kur ka filluar dhuna e xhihadistëve në këtë vend të Afrikës Perëndimore. Shtatë ushtarë dhe rreth 80 xhihadistë janë vrarë në sulmin që ndodhi në provincën Soum, njoftoi ushtria. Burkina Faso kufizohet me Malin dhe Nigerin. Rajoni ka parë një përshkallëzim të dhunës për shkak të sulmeve të militantëve, që nga viti 2015. Incidentet kërcënojnë raportet tradicionalisht të mira mes shumicës myslimane dhe komunitetit katolik në Burkina Faso.Liderët e grupit G5 të rajonit Sahel, ku përfshihen Burkina Faso, Nigeri, Mali, Mauritania dhe Çadi, gjatë një samiti të mbajtur në fillim të këtij muaji, bën thirrje për bashkëpunim dhe ndihmë ndërkombëtare për të luftuar kërcënimin nga militantëve islamistë. Rajoni i Sahel i Afrikës shtrihet në jug të shkretëtirës së Saharasë.

 

Dhjetëra shtëpi shkatërrohen në qytetin Valparaiso të Kilit

Së paku 120 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret pyjore në qytetin e Kilit, Valparaiso, duke nxitur evakuime masive, kanë thënë zyrtarët. Zjarret kanë prekur kodrat, Rocuant dhe San Roque dhe më pas janë zgjeruar në dy zona të varfra, por të banuara. Të gjithë zjarrfikësit e qytetit janë angazhuar. Kryetari, Jorge Sharp ka thënë se zjarret janë nisur “me qëllim”, derisa ende nuk është bërë e ditur për ndonjë viktimë. Erërat e forta dhe temperaturat e larta është thënë të kenë përkeqësuar situatën. Energjia elektrike është ndërprerë për rreth 90,000 banorë në zonat e prekura si masë parandaluese. Dy shkolla janë kthyer në qendra strehimi për banorët e prekur, të cilët janë detyruar të ikin teksa kanë qenë duke festuar Krishtlindjet. Sharp ka thënë se ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Valparaiso, qytet rreth 100 kilometra larg kryeqytetit, Santiago. Në rrjetet sociale janë publikuar disa pamje të një makine që ka qenë afër vendit ku ka nisur zjarri. Prokurorët janë duke hetuar pamjet, ashtu sikurse raportimet e banorëve se makina është parë në kodrat e prekura pak para se zjarri të niste, ka raportuar faqja online, Emol.

 

Besimtarët katolikë kremtojnë festën e krishtlindjes

Në prag të kësaj feste, tradicionalisht mbrëmë janë mbajtur meshat e mesnatës në të cilat rëndom tubohen numër i madh i besimtarëve. Mesha qendrore është mbajtur në kishën e Shën Ndout në Tuz të cilën e celebroi vikari gjeneral i ipeshkvisë  së Tivarit pater Pashko Gojçaj. Ai duke i përgëzuar besimtarët me rastin e kësaj feste ka porositur ata që të përjetojnë denjsisht gëzimin e lindjes së Jezusit duke hapur zemrat për njëri tjetrin, duke falur dhe ndihmuar në paq e harmoni me të gjithë njerëzit. Shënimi i kësaj feste vazhdon sot në atmosferë festive me vizita të ndërsjella me të afërmit, miq , fqinjë dhe tëë njohur e që është në traditën e thellë të banorëve në këto treva.

Gjokë Dukaj

 

Nesër mpot i ngjashëm me të sotmin

Temperaturat : Tivar 16, Podgoricë, H. Novi e Ulqin 15, Cetinë 11, Nikshiq 10, Shavnik 9, Plevle 7, Kollashin 6, b. Pole e Plluzhinë 5, Beranë e Plavëë 4, Rozhaj 3 dhe në Zhablak 1 g.

         Për nesër në viset jugore dhe qendrore parashihet të mbajë mot me vranësira të pakta dhe intervale të gjata me diell, kurse në veri kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta të borës. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e veriut. Temperatura e mëngjesit prej -5 deri në 8, kurse më e larta e ditës prej -3 deri në 14 g. c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се