Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

03. 01. 2020. 18:35 >> 18:36

Ditari 03.01.2020

03.01.2020

Sulm jo civilizues ndaj shtetit të Malit të Zi

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq ka vlerësuar se raporti i pushtetit të Serbisë ndaj sulmit jo civilizues në ambasadën e Malit të Zi dhe flamurit në Beograd është shumë shqetësues. Markoviq ka thënë se Mali i Zi është edhe një herë para sfidës së mbrojtjes së pavarësisë dhe lirisë. “Do ta ruajmë Malin e Zi  edhe përkundër urrejtjes së madhe nga akterët e njëjtë brenda dhe jashtë kufijve të tij”, ka rekomanduar Markoviq në Tuiterin e vet. Siç transmetojnë mediat beogradase, tifozët e basketbollit të Cervena Zvezdës, kanë protestuar para ambasadës së Malit të Zi në Beograd dhe kanë djegur flamurin malazez me fishekzjarrë.

Dënohen sulmet ndaj ambasadës dhe ndezja e flamurit malazez 

Edhe Ministria e punëve të jashtme e ka dënuar tentimin e ndezjes së flamurit në Serbi dhe ka ftuar ambasadorin e Serbisë në Podgoricë, Vlladimir Bozhoviq, në bisedë në këtë Ministri. Nga kjo Ministri kanë vlerësuar se sulmi ndaj ambasadës dhe simboleve shtetërore të fqinjëve dhe vendit mik, dhe anëtarit të NATO-s, është e papranueshme, thonë nga kjo Ministri. “Edhe pse sulmi ndaj ambasadës ishte paralajmëruar para dy ditësh, dhe ka zgjatur më tepër se një orë, është e pakuptueshme se organet e sigurisë së Serbisë nuk kanë bërë pothuajse asgjë ti pengojnë sulmet piroteknike ndaj simboleve shtetërore të Malit të Zi”, thuhet në kumtesën e Ministrisë për punë të jashtme. Nga ana tjetër, Ministria për punë të jashtme e Serbisë ka reaguar, duke theksuar se rreptësisht ka dënuar ndezjen e flamurit malazez, duke shtuar se kjo u shkon në favor atyre të cilët përgjegjësinë për krizë në Mal të Zi, tentojnë që ta kalojnë në Serbi. “Duke mos hyrë në komentet e deklaratave të ndryshme nga Mali i Zi, me të cilat tentohet që përgjegjësia për krizë në Mal të Zi, me gënjeshtra të kalohet në Serbi, e jo për shkak të sjelljes së Ligjit për lirinë e besimit, i cili është i drejtuar kundër popullit serb dhe Kishës Ortodokse serbe”, thuhet mes tjerash në kumtesën e Ministrisë serbe për punë të jashtme. 

Jam e shokuar nga pamjet në Beograd dhe sulmit ndaj Malit të Zi 

Ambasadorja e SHBA në Mal të Zi, Xhudi Rajzing Rajnke, ka thënë se është e shokuar me pamjet e dëmtimit të flamurit malazez në ndërtesën e ambasadës së këtij vendi në Beograd. “Sulmi ndaj misionit diplomatik është absolutisht i papranueshëm. Mendimet e ndryshme duhet të zgjidhen përmes dialogut, jo me dhunë dhe jo me vandalizëm”, ka thënë ambasadorja amerikane në Podgoricë.

 

Presim reagimin e organeve serbe, i papranueshëm reagimi i “vakët” i tyre ndaj sulmeve në ambasadën malazeze

Partia Demokratike e Socialisteve me kujdes të veçantë pret reagimin e organeve zyrtare të Serbisë pas sulmit ndaj ambasadës së Malit të Zi në Beograd dhe tentimit të ndezjes së flamurit të Malit të Zi. Nga kjo parti thonë se ky është një veprim i hidhur për faktin se forcat policore kanë siguruar tifozët e jo pasurinë e shtetit tjetër. “Për këtë arsye, me kujdes të veçantë presim reagimin e organeve zyrtare të Serbisë në shkelje të ashpër të Konventës së Vjenës”, thuhet në kumtesën e PDS. Edhe Partia Liberale ka dënuar sulmet ndaj ambasadës dhe flamurit malazez në Beograd, duke shtuar se Qeveria duhet ta tërheq ambasadorin e Malit të Zi nga Serbia dhe të dërgojë demarsh të fuqishëm ndaj këtij shteti. Kjo parti konsideron se është e palejueshme dhe se nuk duhet të ndodhë në një shtet mik, i cili konsiderohet vëllazërorë, që pa kurrfarë intervenimi të organeve kompetente dhe reagimeve të shtetit të Serbisë, përsëri të ndezët flamuri malazez në qendër të Beogradit, në Ambasadën malazeze, e cila sulmohet pa kurrfarë mbrojtjeje. “Me keqardhje konstatojmë se kurrfarë apeli apo vërejtje as notë nuk kanë rezultuar pozitivisht, prandaj, për fat të keq, duhet të ndërmerren edhe masa më rigoroze. Qeveria e Malit të Zi, duhet ta tërheq ambasadorin Tarzan Millosheviq nga Beogradi dhe të paraqes demarsh të fuqishëm ndaj Serbisë”, thonë nga Partia Liberale. 

 

Ne nuk ftojnë në dhunë, thonë nga KOS

Kisha Ortodokse Serbe nuk fton dhe as që do të ftojë në dhunë, të çfarëdo forme, por do të tregojë vendosmëri në mbrojtjen e kishave dhe vendeve të shenjta të veta dhe dinjitetit të përjetshëm njerëzorë, është kumtuar pas mbledhjes së Këshillit të episkopëve të Kishës Ortodokse Serbe në mal të Zi. “ Unifikimi i tillë i krishterë, të Shën Savës dhe unitetit popullorë në Mal të Zi, tregon vendosmërinë e fuqishme të Kishës sonë dhe të besimtarëve të saj që të mos lejojnë politizimin e kësaj çështjeje nga cilado anë”, thuhet në kumtesën nga episkopia e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Serbët akuzohen për "kërcënim të paqes" në Malin e Zi dhe rajon

Dhjetëra zyrtarë dhe ish-zyrtarë të mirënjohur, akademikë dhe figura të kulturës në Ballkan, i janë bashkuar një peticioni online, duke paralajmëruar për “kërcënim të paqes” së rajonit nga ana e Beogradit, pas reagimeve që janë parë pas miratimit të një ligji të ri për liritë fetare në Malin e Zi. Në mesin e 120 nënshkruesve të “Apelit kundër Kërcënimeve të Beogradit ndaj paqes në Malin e Zi dhe rajon”, gjenden ish-presidentë të Kroacisë dhe Sllovenisë, ish-liderë jugosllavë, tre ligjvënës serbë dhe dhjetë gazetarë. “Ne kemi parë nevojën e rikujtimit të vetës për disa gjëra që kanë ndodhur në vitet 1990 dhe të theksojmë se ato janë duke ndodhur edhe tani sipas një skenari të ngjashëm", ka thënë, Sonja Biserko, nënshkruese e apelit të 30 dhjetorit dhe themeluese e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, duke iu referuar gjakderdhjes që ka rezultuar me shpërbërje të Jugosllavisë.

 

Nga një zjarr humb jetën një shtatë vjeçar

Djaloshi shtatë vjeçar, me iniciale M.L. Ka humbur jetën në zjarrin i cili sot në mëngjes rreth orës 6,30 ka shpërthyer në rrugën Petar Shobajiq në Marezë. Nga drejtoria e policisë kanë thënë se nga ky zjarrë janë lenduar edhe dy persona. Është urdhëruar edhe obduksioni i trupit të viktimës.

 

Furnizimi me energji elektrike stabil, nuk pritet rritje e çmimit

Sektori energjetik në Mal të Zi është stabil, i fortë dhe i mirë, ka vlerësuar ministrja e ekonomisë Dragica Sekuliq dhe ka shtuar se në këtë vit, e mundësisht edhe në periudhën trevjeçare, nuk presim çfarëdo ndryshimesh sa i përket çmimit të rrymës elektrike.

 

Kombi shqiptar do të mburret përjetë me figurën e Anton Çettës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me anë të një postimi në Facebook ka kujtuar se sot e njëqind vjet më parë ka lindur Anton Çetta. Thaçi ka thënë se Çetta do të mbetet në historinë e kombit si njeri i urtë, i mençur, humanist dhe kontribuues i shërimit të plagëve të gjakmarrjes. Para një shekulli u lind Anton Çetta, njeriu që do mbetet në historinë e kombit tonë për kontributin e jashtëzakonshëm në mbledhjen e folklorit shqiptar në Kosovë, duke e bërë të pavdekshëm këtë thesar të kulturës sonë shpirtërore. Ai do mbahet mend përjetë si njeri i urtë, i mençur, humanist dhe kontribues i shërimit të plagëve të gjakmarrjes në fillim të viteve të dekadës së fundit të shekullit njëzet. Kombi ynë do të mburret për jetë dhe mot me figurën e albanologut Anton Çetta, theksoi pos tjerash Hashim Thaçi.

 

Kosova qëndron e palëkundur në përkrahje të SHBA-së

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj me anë të një reagimi ka përshëndetur sulmin e forcave amerikane ndaj gjeneralit të Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani. Kosova qëndron e palëkundur në përkrahje të ShBA-ve në të drejtën për vetëmbrojtje. Veprimet e fundit vetëmbrojtëse ndaj Gjeneral Soleiman-it janë mbrojtje, jo vetëm për ShBA-të por për lirinë dhe demokracinë gjithandej. Ne dënojmë ashpër sulmet e Iranit dhe çdo shteti që kërkon të shkatërroj paqen në Irak dhe vendet tjera. Në këto tensione Irani dhe përkrahësit e këtij shteti duhet të ndërmarrin hapat e domosdoshëm që të mos eskalojnë situatën. Kosova qëndron pranë Amerikës dhe do ta shtojë përkrahjen ndaj Koalicionit Global të udhëhequr nga ShBA-të, theksoi Haradinaj.

 

Historianët i kërkojnë Konjufcës t’i shpall të pavlefshme ligjet 1989-1999

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” me anë të një letre kërkojnë nga kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca që të nxjerr një Ligj të veçantë apo Ligji special me të cilin do të shpalleshin të pa vlefshme vendimet, ligjet dhe aktet e tjera nënligjore të periudhës mars 1989 deri qershor 1999 që ka marrë Serbia për Kosovën. Siç dihet edhe në opinion, që nga dhjetori i vitit 2012, Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, bashkë më të gjitha strukturat e saja, është vu në kundërshtim të zbatimit të ligjeve, akteve nënligjore dhe vendimeve të kohës së masave të dhunshme, respektivisht të kohës së viteve 1990-1999, kohë kur regjimi famëkeq i diktatorit të fundit të Evropës, Sllobodan Millosheviçit, ndërmori një seri masa kundër Kosovës, e në veçanti neve na shqetësojnë dy vendimet,respektivisht ai i vitit 1993 dhe ai i vitit 1997, me të cila vendime (akt falje) tokat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliri”, tjetërsohet dhe i falën Manastirit të Deçanit. Këto vendime që dalin nga koha e masave të dhunshme, është paradoksale se si legalizohen dhe fuqizohen nga ana e organeve të drejtësisë së vendit tonë.Për këtë arsye ne kemi kërkuar disa herë dorëheqjen e kryetares Rama-Hajrizi, por e cila as që ka dashur të dëgjoi dhe mbi të gjithë ajo është dashur të jap dorëheqje si akt moral i gabimit të saj profesional dhe deformimit të kushtetutshmërisë se Kosovës.Me këtë ligj të veçante apo ligj special, që do të nxjerrtë Kuvendi i Republikës së Kosovës, do të kryeni një akt aq sa patriotik por edhe tepër burrnorë. Presim nga ana e juaj që kërkesa e jonë do të has në mirëkuptimin tuaj. Jemi optimist se ju do të lëvizni në këtë drejtim.

 

Grabovci, Beqaj, Pajaziti e të tjerët lirohen nga aktakuza

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marrë vendim që të akuzuarit në rastin “Pronto” të lirohen nga aktakuza. Kryetari i trupit gjykues gjykatësi Shashivar Hoti, ka bërë të ditur vendimin, duke sqaruar se për Adem Grabovcin, Besim Beqajn, Zenun Pajazitin dhe 8 të akuzuarit e tjerë nuk është provuar se kanë kryer veprën penale për të cilën janë akuzuar.

 

Zoran Zaev dorëhiqet nga posti i kryeministrit

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut deri të premten në mesnatë, duhet të zgjedh qeverinë e re teknike të cilën në 100 ditët e ardhshme, apo deri në zgjedhjet e parakohshme më 12 prill do ta drejtoj, Oliver Spasovski, ministër i deritanishëm i Punëve të Brendshme.Kryeministri aktual, Zoran Zaev paraprakisht ka deponuar dorëheqjen në Kuvend, ashtu siç parashihet me ligjin për qeverinë, i miratuar në bazë të Marrëveshjes së Përzhinës, që para çdo cikli zgjedhor duhet të ketë qeveri teknike e cila prioritet kryesore do të ketë organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.“Sot kam deponuar dorëheqjen dhe shpresoj se zgjedhja e qeverisë teknike do të rrjedhë në mënyrë normale”, ka deklaruar Zaev. Në qeverinë teknike merr pjesë edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare, e cila do të drejtoj ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, ndërsa do të ketë edhe tre poste të zëvendësministrave.“Jemi në prag të një sfide të madhe kur do të duhet që në mënyrë bindëse të munden gënjeshtrat, krimi, korrupsioni, turpi, nënçmimi dhe e gjitha ajo që tani tre vite me radhë janë realitet i skenës tonë politike”, ka deklaruar lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski, para seancës së Kuvendit për zgjedhjen e qeverisë teknike. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill u vendosën në takimin e liderëve të partive politike, më 20 tetor.

Turqia dëbon 150 luftëtarë të huaj

Autoritetet turke kanë deportuar 150 luftëtarë të huaj në vendet e tyre të origjinës, që kur Ankaraja filloi programin e kthimit të tyre, më 11 nëntor të vitit 2019. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Ismail Catakli. Turqia po mban qindra luftëtarë të dyshuar të grupit ekstremist të ashtuquajtur, Shteti Islamik (IS). Zyrtarët turq filluan procesin e riatdhesimit të tyre, pavarësisht thirrjeve të disa vendeve evropiane që të dyshuarit të gjykohen në vendin ku e kanë kryer krimin. Qindra luftëtarë të huaj, ranë në duart e forcave turke, pas ofensivës së Turqisë në veri të Sirisë, e cila kishte për qëllim të dëbojë forcat kurde. Më 14 nëntor të vitit 2019, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u bëri thirrje anëtarëve të koalicionit që luftojnë grupin militant ekstremist Shteti Islamik (IS), që të kthejnë në vendet e tyre xhihadistët, dhe të rrisin fondet për të rindërtuar infrastrukturën në Irak dhe Siri, vende këto të shkatërruara nga konflikti.

 

Marina australiane zhvendos mijëra persona si pasojë e zjarreve

Marina australiane ka evakuuar rreth 1,000 turistë dhe banorë që janë bllokuar në qytezën Mallakuta të Viktorias, si pasojë e zjarreve. Deputeti lokal, Darren Chester, e ka cilësuar këtë veprim si “zhvendosje të pashembullt të civilëve”.

Rreth 4,000 banorë dhe turistë kanë ikur drejt plazheve të Australisë në mbrëmjen e së hënës, duke u ikur po ashtu zjarreve. Kryetari i Viktorias, Daniel Andrews ka shpallur gjendje të katastrofës shtetërore në gjashtë zona, përfshirë Mallakutan. “Disa njerëz dëshirojnë të shkojmë, të tjerë kanë dëshirë të qëndrojnë”, ka thënë ai për evakuimet. Përgjatë fundjavës parashikohet që temperatura edhe më të larta dhe erëra të fuqishme të prekin Australinë, duke rezultuar me atë që zyrtarët e konsiderojnë si “zgjerim i zjarrit jashtëzakonisht të rrezikshëm”. Mijëra persona po ashtu janë parë duke ikur në vendin fqinj, Uellsi i Ri Jugor, ku është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për një javë. Nga muaji shtator, zjarret kanë lënë të vdekur të paktën 20 persona dhe dhjetëra të tjerë mbeten të zhdukur. Zjarret deri më tani kanë shkatërruar më shumë se 1,300 shtëpi.

 

Pretendohet se 631 persona kanë vdekur në protestat e Iranit

Në një faqe opozitare të internetit në Iran është thënë se të paktën 631 persona janë vrarë gjatë protestave që kanë shpërthyer në këtë vend në nëntor të vitit të kaluar.Ky raport paraqet shifra tjera për dallim nga agjencia e lajmeve, Reuters, e cila ka raportuar për 1,500 të vdekur dhe organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International që ka përmendur më shumë se 300. Të dyja këto shifra janë hedhur poshtë nga autoritetet iraniane. “Sipas deklaratave zyrtare të klasifikuara, të paktën 631 persona janë vrarë gjatë protestave, shumica prej tyre me të ardhura të ulta”, është thënë në faqen reformiste iranaine, Kaleme.

Qindra iranianë të rinj dhe ata të klasës punëtore kanë dalë nëpër rrugët e Iranit më 15 nëntor, duke protestuar kundër rritjes së çmimit të naftës. Protestat janë përshkallëzuar pasi protestuesit kanë djegur fotografi të zyrtarëve të lartë dhe u kanë bërë thirrje udhëheqësve që të ofrojnë dorëheqje. Zyrtarët në Teheran kanë dënuar organizimin e protestave, duke i konsideruar “komplote shumë të rrezikshme” të armiqve iranianë.

 

Qiproja, Greqia dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje për tubacion të gazit natyror

Greqia, Qiproja dhe Izraeli kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtim të një tubacioni nën det me gjatësi prej 1,900 kilometra për të bartur gaz natyror nga Mesdheu në Evropë, duke krijuar mundësi që kështu t’i ndihmohet kontinentit në zvogëlimin e varësisë nga furnizimet e Rusisë me energji. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe presidenti i Qipros, Nikos Anastasiades, kanë qenë pjesë e një ceremonie në Athinë për të nënshkruar marrëveshjen e ashtuquajtur, Projekti Mesdheu Lindor (EastMed). Këto tri qeveri tani do të nisin thirrjet për investitorët e interesuar në këtë projekt. Këto shtete pritet të arrijnë marrëveshje përfundimtare për investime deri në vitin 2022, derisa punimet për tubacion të përfundojnë deri në vitin 2025. Kjo marrëveshje vjen teksa Rusia përgatitet për të nisur dërgimin e gazit këtë vit përmes dy tubacioneve në Evropë, pas marrëveshjeve të arritura me Turqinë dhe Gjermaninë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian mbështesin projektin e Mesdheut, pasi Uashingtoni shumë shpesh thekson nevojën që Evropa të bëhet më pak e varur nga Rusia sa i përket furnizimit me gaz natyror. Zyrtarët po ashtu kanë thënë se ata shpresojnë që kjo marrëveshje mund të nxisë investime shtesë në sektorin e gazit natyror në Lindje të Mesme.

 

Edhe nesër mot pa ndryshime

Në Mal të Zi sot mbajti mot kryesisht me diell. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat e shënuara në orën 13 ishin: në Budvë 16 gradë, Tivar, Ulqin e Nikshiq 15, Cetinë 14, H. Novi 13, Podgoricë 12, Zhablak 10, Rozhajë 7, Shavnik 5, Kollashin 4, Beranë e Andrijevicë 3, Plavë 2, dhe në B. Pole e Plevle -1 gradë.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale me diell. Në veri në orët e mbrëmjes edhe me reshje të mundshme të borës. Do të fryjë erë e mesme deri e fortë nga drejtimet e veriut dhe verilindjes. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej -11 deri në 4, kurse më e larta e ditës prej 4 deri në 15 g.c.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се