Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

07. 02. 2020. 18:12 >> 18:21

Ditari 07.02.2020

07.02.2020

M.Gjukanoviq; Ditëve të ardhshme të merrte vesh se kush konfliktuohet me Malin e Zi 

Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve Millo Gjukanoviq, ka deklaruar se gjatë ditëve të ardhshme do të publikojë se kush, siç ka theksuar, konfliktohet brutalisht me Malin e Zi.“Besoj se gjatë ditëve të ardhshme, do t'ia bëjmë të qartë opinionit të Malit të Zi, se kush është ai që konfliktohet brutalisht me Malin e Zi, me qëllim që të vazhdojë keqpërdorimin e pronës”, ka theksuar, Gjukanoviq. Ai, në mbledhjen e Këshillit komunal të PDS, në Cetinë, ka theksuar se ngjarjet aktuale “janë gjithnjë e më pak çështje e ligjit për lirinë e feve dhe po aq më pak çështje e pronës”. Ky, është vetëm edhe një shkak  për sulm kundër shtetit të Malit të Zi“, ka theksuar Gjukanoviq. Ai më parë, në takimin me Këshillin e të rinjve të PDS në Cetinë ka theksuar se në shtetin evropianë të Malit të Zi kisha do ta ketë vendin e vetë. Ai ka theksuar se Mali i Zi është dëshmi se demokracia multietnik është e mundshme, edhe atëherë, kur përreth shpërthejnë luftëra fetare dhe nacionale. “Nuk ka dyshim se pas ardhësit tonë do të jetojnë në Malin e Zi i cili do të jetë në rrugën evropiane të zhvillimit”, ka theksuar Gjukanoviq.

Përcjellim situatën, dialogu ka prioritet

Komisari Evropian për zgjerim, Oliver Varheli, pas takimit me kryeministrin e Malit të Zi Dushko Markoviq, ka deklaruar se janë tejet të interesuar për situatën aktuale në Mal të Zi, duke shtuar se vetëm dialogu do të kontribuojë në zgjidhjen paqësore të problemeve. Varheli, i ka bërë ftesë  opozitës që të kontribuojë në uljen e tensioneve, të marrë pjesë në zgjedhje dhe të veprojë në interes të shtetit. Ai ka theksuar se BE është i përkushtuar për rajonin dhe se zgjerimin përsëri do ta vendos në listën e prioriteteve. “Ky është mesazhi të cilin kam dëshirë ta kumtoj. Kanë kaluar vetëm dy ditë prej kur e kemi prezantuar strategjinë tonë të re të zgjerimit. Ky është një dokument i cili përmban procedurat dhe proceset”, ka theksuar Varheli. “Nuk mund të jem i suksesshëm nëse ju nuk do të keni sukses. Duke pasur para sysh se Mali i Zi këtë proces e udhëheq, unë kam shprehur bindjen se së paku një shtet do të jetë i gatshëm që të anëtarësohet në BE deri në fund të mandatit tim, por kjo nuk do të jetë e mundur nëse edhe Mali i Zi nuk do të ndihmojë”, ka deklaruar Varheli në vilen Gorica. Ai, ka shtuar se reformat duhet të përshpejtohen. “ Sot kemi biseduar edhe për ligjin për liritë fetare dhe po ashtu do të takohen me mitropolitin Amfillohije dhe është shumë e rëndësishme se bota ju vëzhgon dhe se ajo është e interesuar për dialog dhe për zgjidhjen paqësore të kësaj çështjeje”, ka theksuar Varheli. Markoviq, ka deklaruar se në një atmosferë të hapur ka shkëmbyer mendimet me komisarin evropianë duke e njoftuar atë me planet e ardhshme të qeverisë. Duke pasur para sysh se Mali i Zi, i ka hapur të gjitha kapitujt negociues, me përjashtime të njërit, ashtu siç kemi pritur, Varheli, ka deklaruar se metodologjia e re nuk do të ketë të bëjnë me Malin e Zi.

Ndihma e Bashkësisë ndërkombëtare e domosdoshme

Ndihma e Bashkësisë ndërkombëtare, është e domosdoshme në tentativën për gjetjen e zgjidhjes për situatën aktuale në Mal të Zi, kanë kumtuar përfaqësuesit e opozitës pas takimit me Komisarin për zgjerim të BE, Oliver Varheli. Deputeti i FD-së, Nebojsha Medojeviq, ka deklaruar se në bisedimet e sotme me eurokomisarin Varheli kanë shprehur se janë të shqetësuar për shkak të zhvillimit të situatës politike në Mal të Zi, dhe kanë tërhequr vërejtjen në shkeljen e rënë të drejtave themelore të njeriut. Kryetari i Demokratëve të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, ka theksuar se është inkurajuar me faktin se Varheli, e kupton situatën në Mal të Zi. Kryetarja e PSD-së, Draginja Vuksanoviq, ka deklaruar se është e inkurajuar nga fakti se ardhja e Komisarit evropian është e përcjellur me metodologjinë e re të zgjerimit e cila do të bazohet në vlerat për të cilat angazhohet PSD, e cila është partia e vetme në Parlament, siç ka thënë ai, e cila për tri dekada të plota angazhohet për konceptin evropianë e qytetarë të Malit të Zi. Kryetari i DEMOS-it, Miodrag Lekiq, ka theksuar se gjatë këtij takimi kanë thënë se opozita edhe krahas dallimeve mes veti është pro evropiane. Ndërkaq kryetari i Lëvizjes qytetare URA Dritan Abazoviq i ka propozuar Varhelit masat konkrete për daljen nga kriza në të cilën  ndodhet Mali i Zi.

 

Interesi i KB është përkrahja e integrimeve në BE

Sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guteresh, ka deklaruar gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, se KB kanë interes që të përkrahin integrimin e Malit të Zi, si dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor  në BE, sepse dëshirojnë një rajon stabil dhe me prosperitet. Të theksojmë se, Brajoviq, është takuar sot në Nju Jork me sekretarin e përgjithshëm të OKB Guteresh. Duke u shprehur i kënaqur për bisedime, Brajoviq ka theksuar se Mali i Zi vlerëson lartë marrëdhëniet partnere me Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Ai ka theksuar se Mali i Zi është i përkushtuar ndaj vlerave themelore të Kombeve të Bashkuara dhe se si shtet qytetarë dhe sekular është shtëpi e sigurt për të gjithë qytetarët e vet, thuhet në kumtesë. Duke folur për rajonin, kryetari i Parlamentit ka përsëritur rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit rajonal dhe domosdoshmërinë e integrimit të plotë të Ballkanit perëndimorë në BE, si parakusht për një progres më të shpejt të rajonit. Sekretari i përgjithshëm i OKB Antonio Guteresh ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të Kombeve të Bashkuara me Malin e Zi, i cili luan rol të rëndësishëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai është shprehur i bindur se viti 2020, sa i përket procesit të zgjerimit, do të jetë vit i sukseseve, duke patur para sysh se zyrtarët evropian kanë vërtetuar se Ballkani Perëndimorë gjatë këtij viti do të jetë njëri nga prioritetet e tij.

Qëllimi i Mitropolisë është ta ruaj statusin jo natyrorë

Proçesionet, të cilat i organizon Mitropolia malazeze bregdetare, janë të natyrës politike e jo të karakterit fetarë, ka theksuar në bisedën për Radion e Malit të Zi, publicisti, Sllobodan Çukiq. Mitropoliti, Amfillohije,  nuk ka për qëllim të bisedojë me Qeverinë, konsideron Çukiq, por qëllimi i tij është që Mitropolia,  të ruaj pozitën aktuale, siç ka theksuar ajo jo të natyrshme dhe statusin e vetë të tillë në Mal të Zi. “Fjala nuk është për ndonjë tubim fetar, por për veprimtari eksplicite politike në të cilën mitropoliti, Amfillohije Radoviq, pa dyshim paraqet boshtin rreth të cilit  zhvillohet veprimtaria politike e partive opozitare, ka theksuar Çukiq”. Serbia zyrtare, sipas mendimit të tij, e shfrytëzon këtë situatë me qëllim që në rend të ditës të vendos çështjen e popullit serbë në Mal të Zi. Publicisti, Çukiq, thekson se esenca nuk qëndron në faktin se kujt do ti takojë manastiri i shekullit të mesëm, por çështja kryesore është se kujt i takojnë ndërtesat të cilat i kanë ndërtuar vëllezëritë e ndryshme nëpër fise të Malit të Zi.

 

Deklaratë fyese e Llonçarit për malazezët

Shefja e zyrës për mbrojtjen e barazisë kombëtare të Serbisë, Brankica Jankoviq, e ka dënuar si diskriminuese dhe fyese deklaratën e Ministrit të shëndetësisë së Serbisë, Zllatibor Llonçar, se “zhvillon politikë që malazezët të mos jenë pjesë e kabinetit të tij” dhe se në Serbi ka shumë malazezë në vendet udhëheqëse të cilët “nuk e dinë gjuhën serbe”. Jankoviq, ka theksuar se një qëndrim i tillë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe principet e barazisë të gjithë qytetarëve, transmeton gazeta “Danas”. Ajo, ka theksuar se deklaratat e tilla mund ti shqetësojnë qytetarët dhe se bartësit e funksioneve kanë përgjegjësi të madhe që të promovojnë tolerancën, mirëkuptimin dhe barazinë. “Serbia disponon me një nivel të lartë të mbrojtjes të drejtave të pakicave dhe deklaratat e tilla i bëjnë dëm autoritetit të shtetit”, ka konkluduar, Jankoviq. Kushtetua e Serbisë, parasheh ndalimin e diskriminimit, sidomos atë mbi bazat e përkatësisë nacionale, kurse me Kushtetutë është e garantuar mbrojtja e veçantë e pakicave nacionale me qëllim të realizimit të plotë të barazisë dhe ruajtjes së identitetit të tyre.

 

 

Prej paraqitjes së virusit në Mal të Zi kanë hyrë 2100 kinezë

Në Mal të Zi, gjatë muajit janar kanë hyrë rreth 2.100 nënshtetas kinezë. Kjo i është kumtuar Portalit të RTMZ, nga Drejtoria e policisë, duke u përgjigjur në pyetjen se sa nënshtetas kinezë kanë hyrë brenda kufijve të Malit të Zi, prej paraqitjes së koronavirusit në botë. Të përkujtojmë se më parë, nga kompania aeroportet e Malit të Zi, është kumtuar se kur është fjala për preventivën e koronavirusit, për momentin nuk ekziston nevoja për ndërmarrjen e masave më të mëdha, duke pasur para sysh se Mali i Zi nuk është drejtë për drejtë në lidhje ajrore me Kinën. Kjo, do të thotë se udhëtarët që arrijnë në Mal të Zi, kalojnë procedurat e caktuara në aeroportet shumë më të mëdha.

Për ndryshe, me qëllim të parandalimit të koronavirusit,  në aeroportet e Malit të Zi, policia kufitare i anketon të gjithë udhëtarët që vinë nga Kina, dhe nëse është e domosdoshme edhe bëjnë kontrollin sanitarë të udhëtarëve, thuhet në kumtesë.

A.Kurti; Nuk do ta vonojmë, por as nuk do të ngutemi me dialogun me Serbinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk do vonohen dhe nuk do ta neglizhojnë dialog me Serbinë, por që as nuk do nguten. Këto komente kreu i qeverisë i bëri gjatë vizitës që e bëri në komunën e Pejës, ku ka shkuar për të inspektuar dëmet e shkaktuara nga erërat e forta. Kurti po ashtu tha se prioritet tani kanë përgatitjen e buxhetit për vitin 2020, si dhe programin qeverisës. Ai ka komentuar edhe zgjedhën e ndërmjetësuesit sllovak të Bashkimit Evropian në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak duke thënë se edhe me të do të takohen dhe se në këto takime do të shpalosin qëndrimet e shtetit të Kosovës për të mbrojtur interesin nacional të vendit

 

E.Rama; I gjithë rajoni më i mirë falë mbështetjes së SHBA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se jo vetëm Shqipëria, por i gjithë Ballkani Perëndimor është një rajon më i mirë, para së gjithash falë Shteteteve të Bashkuara, transmeton Zëri i Amerikës.

Ai gjatë një diskutimi në Këshillin Atlantik në Uashington, tha se SHBA-ja ka kontribuar tek transformimi i Ballkanit Perëndimor - nga një zonë me armiqësi dhe kapitujve të gjatë të konfliktit dhe gjakderdhjes - në një zonë paqeje dhe bashkëpunimi.  Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, Rama ka takuar edhe sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Sipas zëdhënëses Morgan Ortagus, sekretari Pompeo dhe kryeministri Rama diskutuan mbi përparësitë e përbashkëta gjatë kryesimit nga Shqipëria të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.Si Sekretari Pompeo ashtu edhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brian vlerësuan angazhimin e Shqipërisë për kontributin në aleancën e NATO-s dhe kundërvënien ndaj veprimeve malinje të Iranit. Ndërkaq, kryeministri, Edi Rama, i cili e kryeson OSBE-në, sot është pritur nga Sekretari i Përgjithshëm OKB-së, Antonio Gutierres. “Me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Gutierres, u diskutua për Rindërtimin dhe Konferencën e Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel, ku OKB do të jetë e përfshirë me një përfaqësi të nivelit të lartë”, ka shkruar Rama në Facebook

 

Vuçiq, paralajmëron së shpejti, takimin me kancelaren Merkel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar sot se brenda muajit do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

 “Së shpejti pres një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin, brenda muajit”, deklaroi Vuçiq për “RTS”, transmeton lajmi. net. Vuçiq po ashtu nuk ka konfirmuar e as demantuar raportimet se ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak do të emërohet i dërguar special i Bashkimit Evropian për bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ai ka thënë se nuk mund ta përjashtojë një mundësi të tillë. “Nuk mund ta konfirmoj e as demantoj, por nuk do ta përjashtoja si mundësi”, deklaroi ai. “Kushdo që udhëheq bisedimet do të jetë nën ndikim të madh nga Berlini. Mendoj se me këtë i kam thënë të gjitha”, u shpreh Vuçiq.

S. Zhbogar; Vendet anëtare të bëjnë pjesën e vet të punës 

Ambasadori i BE-së në Shkup, S. Zhbogar, në një prononcim për shtyp për strategjinë e re të zgjerimit nga ana e Bashkimit Evropian tha se Komisioni vendosi këto rregulla të reja për ta bërë procesin më të besueshëm dhe më dinamik politikisht. Ai nënvizoi që ndërkohë që Komisioni po bën punën e tij, Maqedonia e Veriut dhe vendet kandidate duhet të bëjnë punën e tyre, duke vazhduar reformat e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit, sundimit të ligjit, reformën në drejtësi dhe të zhvillojnë zgjedhje të ndershme dhe demokratike. Ai në fund theksoi se duhet të shohim ndryshimin e mendimit, se si duhet bërë minimumi për të vazhduar integrimet drejt BE-së dhe se si të bëhet maksimumi për të përfituar nga integrime integrimet që të rinjtë mos të largohen më nga vendi.

 

Vdes mjeku kinez që paralajmëroi koronavirusin

Një mjek kinez, që u përpoq të nxirrte paralajmërimet e para për shpërthimin e coronavirusit të ri kinez, ka vdekur, konfirmoi spitali që e trajtoi atë. Li Wenliang u infektua nga coronavirusi derisa punonte në spitalin qendror të qytetit Vuhan. Ai u dërgoi një paralajmërim mjekëve të tjerë më 30 dhjetor, por policia i kërkoi të mos bënte “komente false”. Të enjten ka pasur raporte kundërthënëse për fatin e tij, por gazeta shtetërore kineze People's Daily konfirmoi se ai ka vdekur në orët e para të së premtes, sipas kohës lokale. Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë konfirmoi se 636 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi në këtë vend, ndërsa mbi 31,000 janë infektuar.

 

D.Tramp; Disa të korruptuar kanë kërkuar largimin përmes procesit mashtrues  

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se i ka mbijetuar një “mjerimi të tmerrshëm” gjatë procedurave për shkarkimin e tij dhe është zotuar se nuk do të lejojë të ndodhë më ajo çfarë i ka ndodhur atij. Duke folur në ceremoninë e kryerjes së Lutjeve të Mëngjesit, Trump ka akuzuar “disa njerëz shumë të pasinqertë dhe të korruptuar”, që kanë kërkuar ta largojnë atë përmes procesit që e ka konsideruar “mashtrim”. “Ata kanë bërë gjithçka që është e mundshme për të na shkatërruar dhe duke bërë atë, kanë dëmtuar rëndë kombin tonë”, ka thënë Trump, që me krenari ka mbajtur kopje të dy gazetave me mbishkrimin “I LIRUAR”. Në gjyqin kundër tij, 52 ligjvënës kanë votuar për ta liruar atë nga akuza për abuzim të pushtetit, derisa 48 kanë thënë se ai është fajtor. Senatori, Mitt Romney ka qenë republikani i vetëm që ka votuar kundër Trumpit. Në votimin për akuzën e dytë, për pengim të punës së Kongresit, 53 ligjvënës kanë votuar për të shpallur presidentin të pafajshëm derisa 47 e kanë konsideruar atë fajtor.

 

Turqia, nuk do të tërhiqet nga rajoni i Idlibit në Siri

Turqia nuk e ka në plan të tërheqë trupat nga pikat e vëzhgimit, në rajonin e Idlibit në Siri, edhe pse tre nga këto pika gjenden në zonat e kontrolluara nga qeveria siriane. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Reuters, e cila thirret në burime brenda institucioneve turke të sigurisë. Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, ka kërcënuar se do të zmbraps trupat siriane në Idlib, nëse nuk u tërhiqen deri në fund të muajit. Deklarata e tij u bë pasi   tetë ushtarë turq u vranë nga bombardimet e forcave qeveritare siriane, më 3 shkurt.Forcat e presidentit Bashar al –Asad po bëjnë përpjekje për të kthyer kontrollin në rajonin e Idlibit dhe disa pjesë të Alepos. Këto rajone janë territoret e fundit në të cilat kanë ende kontroll rebelët anti-qeveritarë, të cilët gëzojnë mbështetjen e Turqisë. Rusia dhe Irani kanë mbështetur forcat e Assadit në konfliktin sirian.

 

Nesër mot i kthjellët 

Sot, në Mal të Zi, ka mbajtur mot me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet veriore. 

Temperaturat: në Budvë 12 gradë, Tivar, H. Novi e Ulqin 11, Podgoricë 10, Cetinë 7, Nikshiq 4, Shavnik 2, Plavë e Plluzhinë 1, Rozhaj 0, Kollashin -1 , Plevle e B. Pole -2, Beranë -3 dhe në Zhablak -4 g.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej -8 deri në 5, kurse më e larta e ditës prej 0 deri në 14 g. c.

 

Përgatiti Gj.Dukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се