Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

26. 06. 2020. 17:09 >> 17:13

Ditari 26.06.2020

26.06.2020

Këshilli për mbrojtje dhe siguri  të hënën për situatën në Budvë

Mbledhja e Këshillit të mbrojtjes dhe siguri, në të cilën do të diskutohet për situatën në Budvë, do të mbahet të hënën. Në këtë mbledhje, siç është vendosur sot, do të ftohen Ministri i punëve të brendshme Mevlludin Nuhoxhiq dhe drejtori i Drejtorisë së policisë, Veselin Veloviq.

Mbledhja e Këshillit është caktuar për të hënën, me kërkesën e anëtarëve të Këshillit nga PDS. Këshilli ka refuzuar propozimin e Frontit Demokratik që në mbledhjen e sotme të ftohet  për pjesëmarrje ministri Nuhoxhiq. Deputeti i FD, Predrag Bullatoviq, ka propozuar plotësimin e rendit të ditës me pikën e cila ka të bëjë me shqyrtimin e situatës aktuale në Budvë, por as ky propozim nuk u aprovua. Udhëheqjes së shkarkuar të Komunës së Budvës as sot nuk u është lejuar hyrja në ndërtesën e administratës lokale. Kryebashkiaku i shkarkuar Marko Careviq ka theksuar se çdo ditë do të vazhdojë të shkojë në punë gjithnjë derisa të mbahen zgjedhjet. Të tubuarit para ndërtesës së Kuvendit komunal të Budvës sot para dite kanë kërkuar sqarim pse nuk mund të hyjnë në vendet e veta të punës. Policia, siç njofton reporteri i TVMZ, i ka udhëzuar ata tek kompetentët dhe i ka lutur që të shpërndahen. Për ndryshe Këshilli për mbrojtje dhe siguri ka përkrahur sot vendimin që Mali i Zi të dërgojë deri në 30 pjesëtarë të ushtrisë së vetë në përbërjen e Forcave të Aleancës të Atlantikut Verior për reagime të shpejta. Këtë vendim më parë e ka miratuar Këshilli për mbrojtje dhe siguri dhe duhet ta vërtetojë parlamenti i shtetit.

 

Nesër zgjedhja e kryetarit të Komunës dhe të Kuvendit komunal

Kryetarët e Komunës dhe të Kuvendit komunal të Budvës do të duhej të zgjedhën në mbledhjen e nesërme të parlamentit lokal e cila është caktuar me procedurë urgjente. Mbledhjen e ka konvenuar ushtruesja e detyrës të kryetares të Kuvendit komunal të Budëves Snezhana Kuç.

Në rend të ditës do të jetë edhe pëlqimi në vendimin për shkarkimin e nënkryetarit të Komunës Marko Markoviq. Në arsyetim theksohet se me rregulloren e Kuvendit është paraparë se mbledhja mund të caktohet me procedurë urgjente në afatin edhe më të shkurtër se 10 ditorë në rast të rrethanave të cilat rrezikojnë pronën me vlera më të larta. Theksohet se rendi i ditës për nesër është propozuar në bazë të ligjit për administratën lokale dhe se janë krijuar kushtet që ajo të caktohet me procedurë urgjente.

 

Darmanoviq  me Varhelin dhe me kolegët nga Ballkani Perëndimor

Ministri i punëve të jashtme të Malit të Zi Srgjan Darmanoviq merr sot pjesë në video konferencën me komisarin për zgjerim Oliver Varheli dhe me ministrat e punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nga Ministria e punëve të jashtme kanë theksuar se tema të konferencës janë bashkëpunimi i shteteve të rajonit dhe BE në mposhtjen e pandemisë së korona virusit dhe përpjekjet e përbashkëta në vendosjen e normalizimit të qarkullimit të njerëzorëve dhe të mallrave si parakushte për stabilizimin ekonomik dhe shërimin nga pasojat e shkaktuara nga pandemia. Theksohet se Darmanoviq do të prezantojë rezultatet e deritashme të Malit të Zi në mposhtjen e epidemisë së virusit  Covid-19 si dhe masat qëllimi i të cilave është rritja ekonomike, sidomos në turizëm, përmes respektimit të masave mbrojtëse për shëndetin e banorëve.  Përndryshe qytetarët e Malit të Zi prej me 1 korrik do të mund të udhëtojnë në vendet e BE. Mali i Zi gjendet në projekt listën e vendeve të cilat prej me një korrik do të mund të udhëtojnë në Shtet e Bashkimit Evropian, shkruan “Eruo News”. 

 

FMN ndan 74 milion euro ndihmë për Malin e Zi

Fondi Monetarë Ndërkombëtarë (FMN) ka lejuar një ndihmë urgjente për Malin e Zi në luftën kundër pandemisë në shumë prej 74 milion euro. FMN si shkaqe thekson se korona virusi i ka ulur dukshëm shanset e ekonomisë malazeze dhe se sfida primare duhet të jetë zbutja e ndikimit në ekonomi dhe në amvisëri të cilat janë të goditura më së tepërmi me pandeminë, transmeton gazeta “Pobjeda”.  “Mali i Zi mund të përjetojë rënien më të lartë që prej rivendosjes së pavarësisë, sepse turizmi përbën rreth një të pestën e ekonomisë së tij”, kanë theksuar nga FMN-ja dhe të cilët presin se Bruto Prodhimtaria e Brendshme e Malit të Zi gjatë këtij viti do të shënojë rënie afro 9%. Nga ky institucion financiar ndërkombëtarë kanë deklaruar se pushteti në Mal të Zi zbaton paketën e masave në sektorin fiskal dhe financiar për ruajtjen e aktiviteteve ekonomike gjatë pandemisë, pastaj për ruajtjen e vendeve të punës, likuiditetit dhe zgjerimin e ndihmave sociale.

 

Masat e TKN nuk kanë lidhje me politikën dhe procesionin

Masat e reja të Trupit Koordinues Nacional (TNK) nuk janë të motivuara nga politika dhe as që kanë të bëjnë me proçesionet të cilat në Mal të Zi i organizon mitropolia malazeze bregdetare, ka deklaruar drejtori i Institutit për Shëndetin Publik, Boban Mugosha. Duke i komentuar spekulimet në opinion se masat e TKN  janë sjellë për shkaqe politik, Mugosha ka theksuar se ata ekskluzivisht janë udhëhequr nga shkaqet epidemiologjike. “Masat e sjellura nuk kanë të bëjnë me politikën dhe as në çështje të tjera siç janë ato fetare. Këto janë masa epidemiologjike me qëllim të pengimit të përhapjes së virusit në popullatë dhe kjo mund të bëhet vetëm në këtë mënyrë“, ka sqaruar Mugosha në programin e mëngjesit të TVMZ.  Përndryshe Trupi Koordinues Nacional, për shkak të rritjes së numrit të rasteve aktive me Covid-19 ka sjell vendimin  për ndalimin e tubimeve fetare në vendet e hapura publike, me përjashtim në hapësirat të cilat u takojnë objekteve fetare. Për shkak të rritjes së numrit të rasteve  aktive me korona virus, të imponuara nga vendet e jashtme e pastaj të përhapura brenda Malit të Zi, ndalohen edhe tubimet politike në vendet e hapura publike. Po ashtu është vendosur që edhe ceremonitë mortore të bëhen vetëm brenda rrethit familjarë. Banorët e Komunës së Rozhajës, për shkak të situatës epidemiologjike në këtë qytet, prej sot nuk mund të dalin nga objektet banesor duke filluar prej orës 18 deri në ora 5 të mëngjesit të ditës së ardhshme, ka vendosur Trupi Koordinues Nacional.

 

Kisha nuk do të shkel ligjet dhe dispozitat

Trupi Koordinues Nacional është lodër e rrezikshme në duart e politikanëve, ka vlerësuar rektori i Fakultetit teologjik në Cetinë, Gojko Peroviq, duke shtuar se Kisha nuk do të shkel ligjet dhe dispozitat. Dje Trupi Koordinues Nacional, për shkak të rritjes së numrit të rasteve aktive me Covid- 19 ka sjell vendimin për ndalimin e tubimeve fetare në vendet e hapur publike, me përjashtim më hapësirat të cilat u takojnë objekteve fetare. Peroviq ka theksuar se Trupi Koordinues Nacional që nga fillimi nuk ka pasur mirëkuptim të duhur për nevojën shpirtërore të qytetarëve.

 

Konfirmohen 10 raste të reja me Covid 19

Laboratorët e Institutit për Shëndetin Publik  (ISHP) kanë analizuar 94 mostra, 10 prej të cilave kanë rezultuar pozitive në korona virusin e ri. Siç është kumtuar nga Instituti, 6 raste janë vërtetuar në Rozhajë dhe 4 në Budva. Theksohet se të gjitha rastet janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë. Aktualisht në Mal të Zi janë 100 raste aktive me Covid-19. Në Rozhajë janë aktivë 41 rast, në Podgoricë 19, në Bjello Pole 10, në Budvë 9, nga 4 në Tivar dhe Beranë, 3 në Ulqin dhe Danillovgrad, nga dy raste në Plevle dhe Cetinë dhe nga një rast aktiv në Tuz dhe në Kotorr. “Të dhënat tregojnë se dinamika e individëve të dyshuar se janë të prekur me korona virus dhe e atyre që i kemi dërguar për testim tani është 50% më i lartë krahasuar me fillimin e epidemisë”, ka deklaruar drejtori i Shtëpisë së shëndetit Podgorica, Nebojsha Kavariq.

 

Ambasadorët e BE aprovojnë hapjen e kapitullit 8

Ambasadorët e përhershëm të vendeve anëtarë të BE në Bruksel e kanë vërtetuar vendimin për hapjen e kapitullit VIII– konkurrenca me Malin e Zi, bëhet me dije korrespodenti i TVMZ në Bruksel. Konferenca ndërqeveritare e BE me Malin e Zi, në të cilën ky kapitull edhe zyrtarisht do të hapet, do të mbahet të martën me 30 qershor në nivelin e ambasadorëve.  Më parë përfaqësuesit e 27 shteteve anëtare në grupin punues të Këshillit të BE për zgjerim janë deklaruar pozitivisht për hapjen e kapitullit të fundit negocues me Malin e Zi. Vendimi për hapjen e kapitullit negocues VIII me Malin e Zi është sjell gjatë javës së fundit të presidencës kroate me Këshillin e BE dhe prej me një korrik këtë pozitë do ta marrë Gjermania. “Përndryshe kapitulli VIII, konkurrenca është njeri ndër kapitujt më të rëndësishëm negocues  i cili zakonisht hapet dhe mbyllet i fundit”, theksohet në faqen zyrtare të zyrës për integrimet evropiane të Malit të Zi.

 

Tregtarët kërkojnë që të lejohet puna të dielave dhe gjatë festave

Këshilli i shoqatës së tregtisë të Odes Ekonomike të Malit të Zi i ka dërguar apel Ministrisë së ekonomisë që të shqyrtojë mundësinë e ndryshimit të nenit të ligjit për tregtinë e brendshme me qëllim që tregtarëve tu mundësohet puna të dielave gjatë sezonit turistik dhe puna gjatë festave shtetërore. Anëtarët e Këshillit i kanë bërë apel Gjyqit kushtetues që brenda afatit sa më të shkurtër të mundshëm të vlerësojë kushtetutshmërinë e ligjit në fjalë. Kryetari i Këshillit, Jovan Lekiq, ka sqaruar se tregtarët kërkojnë që tu mundësohet puna edhe të dielave gjatë sezonit turistik si dhe gjatë festave shtetërore dhe festave të tjera me qëllim të zbutjes së pasojave të shkaktuar  nga pandemia e korona virusit në afarizmin e tyre.

 

Komisioni Evropian mbështet rifillimin e dialogut Kosovë- Serbi

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur mbështetje për rifillimin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, i cili, siç ka thënë, është thelbësor për përparimin e këtyre vendeve drejt BE-së. Ajo këto komente i ka bërë gjatë një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Bruksel. Sipas shërbimit për shtyp të KE-së, Vuçiq dhe Ursula von der Leyen u pajtuan për rëndësinë e përparimit të Serbisë në reformat e nevojshme për anëtarësimin në BE, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Është thënë gjithashtu se presidentja e KE-së ka inkurajuar udhëheqjen serbe, që pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi, të zhvillojë një dialog të mirëfilltë me të gjitha forcat politike, me qëllim të inicimit të reformave, të cilat kërkojnë një konsensus të gjerë. Pas takimit, Vuçiq po ashtu ka paralajmëruar vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.

 

Serbia duhet të tregojë përmbajtje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar për herë të parë aktakuzën e paraqitur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerëve. Vuçiq ka thënë se gjëja me e rëndësishmë për Serbinë është të tregojë përmbajtje ndaj kësaj situatë. "Gjëja më e rëndësishme për ne është të jemi të përmbajtur. Ne e dimë që kanë ndodhur krime të tmerrshme. Në çdo gjë tjetër, duhet të tregojmë përmbajtje, pasi kështu mbrojmë popullin serb në Kosovë nga çdo dhunë, incident dhe sulm", ka thënë Vuçiq para mediave në Bruksel, ku po qëndron për vizitë zyrtare gjatë së cilës ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë evropianë.

 

Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se “askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës”. Komentet e Thaçit në llogarinë e tij zyrtare në Instagram janë të parat prejse Zyra e Prokurorit Special në Hagë ka paraqitur të mërkurën aktakuzë për krime lufte kundër tij, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë. Thaçi, Veseli dhe të tjerët akuzohen për disa krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje të paligjshme, zhdukje me detyrim të njerëzve, përndjekje dhe tortura.

Thaçi, njoftoi se ka arritur në Aeroportin e Tiranës dhe se të dielën do t'i drejtohet opinionit. Thaçi ka qenë jashtë Kosovës dhe ka ndërprerë udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara, pasi Zyra e Prokurorit Special në Hagë ka paraqitur të mërkurën aktakuzë për krime lufte kundër tij, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

 

BE do ta mbështesë Kosovën në reforma dhe në rimëkëmbjen paspandemike

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se BE-ja do ta mbështesë Kosovën në reformat e nevojshme në rrugën e saj drejt BE-së, si dhe në rimëkëmbjen pas pandemisë së koronavirusit. Von der Leyen i bëri këto komente përmes një postimi në Twitter, pas takimit që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, të enjten në Bruksel. “Jam mirënjohëse që Hoti e zgjodhi Brukselin për udhëtimin e tij të parë jashtë vendit”, tha von der Leyen. Hoti, i cili ka marrë detyrën e kryeministrit në fillim të këtij muaji, tha se institucionet e Kosovës kanë shënuar rezultate të prekshme në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave me vendet e BE-së dhe shfaqi shpresën se ”BE-ja do ta marrë parasysh këtë”. “Ne jemi të përkushtuar për një qeverisje të mirë dhe transparente”, shkroi Hoti në Twitter. Kosova aktualisht ka vetëm marrëveshje stabilizim asociimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok dhe është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka liberalizim vizash me BE-në.

 

Thellohet epidemia COVID, me rekorde shtrimesh, vdekje dhe infektime

Instituti i Shëndetit Publik në Tiranë njoftoi sot dy vdekje dhe 77 raste të reja të personave të prekur me COVID-19. Shifrat e tre javëve të fundit kanë tejkaluar çdo rekord gjatë marsit dhe prillit, të cilat u quajtën si piku i valës së epidemisë.  Rreth 920 persona janë të infektuar aktivë me COVID-19. Edhe tre persona me Covid-19 kanë vdekur në Kosovë. Përditësimi i fundit nga Kosova ka konfirmuar 95 raste me Covid-19. 63 pacientë janë shëruar duke çuar totalin në 1.171. Në Maqedoninë e Veriut numri i të infektuarve me Covid 19 po shënon rritje konstante. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 153 raste të reja dhe 6 viktima. Numri i përgjithshëm i të testuarve nga fillimi i epidemisë është mbi 366 mijë, kurse të infektuar deri sot janë mbi 13 mijë e 300. Numri i vdekjeve ka shkuar në 264, kurse përqindja e vdekshmërisë është 1,97%, njofton  RTS. Në Serbi sot shënohen 137 raste të reja dhe 4 viktima, ndërsa në Bosnjë Hercegovinë shënohen edhe 116 me koronavirus. Në rajon dukshëm është rritur numri i të infektuarve me COVID-19, kurse prej sot plotësisht hapen të gjitha vendkalimet kufitare në shtet me çfarë shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe të huajt do të mund pa pengesë të lëvizin pa detyrim për test PCR dhe karantinë shtetërore. Edhe Evropa po përjeton rritje të rasteve javore të koronavirusit për herë të parë në disa muaj, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë. Rajoni evropian ka regjistruar mbi 2.6 milionë të infektuar dhe 195,000 viktima. Këto shifra paraqesin rreth një të katërtën e rasteve globale dhe gati 40 për qind të mbi 485,000 vdekjeve në botë. Rajoni i Evropës i OBSH-së vazhdon të raportojë afro 20,000 raste të reja në ditë dhe mbi 700 viktima. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Shtetet e Bashkuara raportuan 40 mijë raste të reja të koronavirusit dhe 2,430 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins – rritja më e madhe ditore në rastet gjatë pandemisë, raporton CNN. Në gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 9.6 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 4.8 milionë janë shëruar, ndërsa afro 490,000 kanë vdekur.

 

Edhe nesër mot me diell dhe i nxehtë

Sot në Mal të Zi mban mot me diell dhe i nxehtë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Podgoricë 33 gradë, Herceg Novi e Ulqin 30, Beranë, Budvë e Cetinë 29, Nikshiq, Plevle e Bijello Pole 28, Kollashin 27, Plavë e Rozhaj 25 dhe në Zhablak 22 gradë.  Edhe për nesër gjatë ditës parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe diçka më i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 10 deri në 22, kurse më e larta e ditës prej 24 deri në 36 gradë celsius.

 

 

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се