Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

21. 10. 2013. 16:22 >> 16:38

LAJMET 21.10.2013

21.10.2013

Daniellson , përgëzon Malin e Zi në përparimin e arritur në Integrimet Evropiane

Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq , nënkryetarët e Qeverisë, Igor Llukshiq , Dushko Markoviq dhe Vuica Llazoviq si dhe kryenegociatori me UE Aleksandar Andria Pejoviq sot dhe nesër takohen me drejtorin e përgjithshëm të drejtorisë për zgjerim të UE Kristian Daniellson, i cili prej sot qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi.


Takimi i nënkryetarit të qeverisë e ministër për punë të jashtme dhe integrimet evropiane dr. Igor Llukshiq me Kristian Daniellson është zhvilluar sot, me çrast bashkëbiseduesit kanë vlerësuar përparimin e vendit në proceset integruese. Danielson, e ka përgëzuar Malin e Zi në përparimin arritur në Integrimet Evropiane dhe ka porositur që tani është koha për reforma në të gjitha lëmit. Ai, ka pohuar se mali i Zi në 12 muajt e fundit, ka bërë shumë hapa të mirë dhe aktivitete pozitive. Lidhur me situatën ekonomike , Danijellson, ka theksuar se Mali i Zi duhet të përparoj ambientin ekonomik dhe të luftoj papunësinë. Ndërkaq, ministri LLukshiq, ka shprehur besimin se deri në fund të vitit , Mali i Zi, do të vazhdoj rrugën intensive drejtë Evropës , para së gjithash me hapjen e kapitujve të ri të bisedimeve.
Siç është paralajmëruar, Daniellson, nesër do të bisedojë me sekretarin shtetëror për integrimet evropiane e kryenegociatori me UE, Aleksander Pejoviq , dhe kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

 

Konjeviq, në Bruksel dhe në Hagë

Ministri për punë të brendshme i Malit të Zi, Rashko Konjeviq, do të takohet sot dhe nesër në Brukesl dhe në Hagë me shumë zyrtarë të UE , Belgjikës dhe Holandës. Gjatë qëndrimit dyditor në Bruksel dhe në Hagë, ministri Konjeviq, do të bisedojë me komisarin evropianë për punë të brendshme Sesilia Nellstrom , drejtorin e përgjithshëm për drejtësi dhe punë të brendshme Rafaell Fernandez Pit dhe me drejtorin në drejtorinë e përgjithshme për zgjerim Aleksandër Kas Granje.


Konjeviq, sot takohet edhe me anëtarët e grupit punues të Këshillit të Evropës për zgjerim dhe me përfaqësuesit e vendeve të rajonit të cilëve do të ua prezantojë rezultatet e Malit të Zi dhe progresin në kapitujt 23 dhe 24. Nesër , gjatë ditës së dytë të qëndrimit në Bruksel dhe Hagë , janë të parapara takimet e ministrit Konjeviq, me ministrin e sigurisë dhe të drejtësisë të mbretërisë së Holandës Ivo Opstallten , me ministrin për punë të brendshme të mbretërisë së Belgjikës, Zhell Millke , me zëvendës drejtorin e Europolit, Olldrih Martinuo, si dhe me drejtorin e përgjithshëm të drejtorisë së përgjithshme të UE për punë të brendshme , Stefano Manservizi.

 

Këshilli , debaton sot rezolutën për kualitetin dhe dinamikën në procesin e Integrimeve

Këshilli për Integrimet Evropiane, shqyrton sot rezolutën për mënyrën , kualitetin dhe dinamikën e procesit të integrimeve të Malit të Zi në UE, me të cilën është paraparë që ky trup parlamentarë të përcjell dhe të vlerësojë bisedimet për anëtarësimin e Malit të Zi në UE dhe të jap mendime për pozicionet e përgatitura për bisedime.
Rezolutën e kanë propozuar deputetët, Branko Radulloviq, Miodrag Vukoviq, Aleksandar Damjanoviq dhe Damir Shehoviq.
Parashihet që Kuvendi, me qellim të dhënies së kontributit të plotë kualitetit të proceseve integruese , të vendos strukturën e duhur të raporteve të veta me qeverinë , me përfaqësuesit e sektorit civil dhe me institucionet e UE. Këshilli shqyrton edhe informatën për procesin negociator , jep mendimin për çështjet të cilat diskutohen gjatë bisedimeve dhe bënë vlerësimin e kontributit të ekipit negociator.

 

UE, përgëzon Malin e Zi në organizimin e “Paradës së krenarisë”, në Podgoricë

Parada e mbajtur me sukses e krenarisë ka treguar vendosmërinë e popullatës LGBT dhe të shtetit që të promovojë dhe të mbrojë të gjitha të drejtat e njeriut , ka vlerësuar delegacioni i UE në Mal të Zi duke përgëzuar policinë malazeze për mënyrën në të cilën arriti të pengojë dhunën në rrugët e Podgoricës. Të përkujtojmë se dje në Podgoricë është mbajtur parada e krenarisë, kurse organizuesit kanë vlerësuar se kjo ngjarje ishte sukses i madh për Malin e Zi dhe se prej dje, personat LGBT nuk janë të pa dukshëm.


Siç theksohet, delegacioni i UE përgëzoi edhe qeverinë për mbështetjen që ua ka dhënë organizuesve të paradës si dhe faktin që në të kanë marr pjesë edhe përfaqësues të lartë të qeverisë.
Siç thuhet, vendet kandidate për anëtarësim në UE , siç është edhe Mali i Zi , duhet të garantojnë barazinë e të gjithë njerëzve pa marr parasysh orientimin e tyre seksual. Respektimi i të drejtave të njeriut dhe jo diskriminimi , paraqesin komponentën kyçe për anëtarësimin e Malit të Zi në UE dhe janë pjesë përbërëse e bisedimeve në kuadër të kapitullit 23, i cili merret me çështjen e respektimit të drejtave themelore të njeriut, ka theksuar delegacioni i UE në Mal të Zi.

 

Deri në fund të javës ftesa publike për zgjedhjen e anëtarëve të Kolegjit gjyqësor

Mbledhja e Këshillit për sistemin politikë, legjislaturë dhe administratë në të cilën do të vërtetohet propozimi i ftesës publike për zgjidhjen e 4 anëtarëve të Kolegjit gjyqësor , duhet të mbahet deri në fund të kësaj jave ka deklaruar kryetari i këtij trupi, Rifat Rastoder.
Ai ka përkujtuar se mbledhja është dashtë të mbahet sot , por është shtyrë me propozimin e kolegjiumit të kryetarit të parlamentit .


Parlamenti më parë ka miratuar ndryshimet e rregullores me të cilat parashihet që Këshilli Kushtetues, propozon kandidatët për gjykatës të Gjyqit kushtetutes , kurse Këshilli për sistemin politikë dhe legjislaturë, propozon anëtarët e kolegjit gjyqësor dhe jep mendimin për kandidatin për prokurorin kryesor të shtetit.

 

Lajiq, në krye të këshillit për varrimin Jovanka Broz

Në mbledhjen e qeverisë së Serbisë është formuar Këshilli organizues në krye të të cilit është Rasim Lajiq, i cili sot me anëtarët e familjes së të ndjerës, do të sjell vendimin për datën dhe kohen e varrimit të Jovanka Broz , e cila vdiq dje në Beograd në moshën 89 vjeçare.


Qeveria e Serbisë në mbledhjen e sapo përfunduar , ka vendos që të respektohet dëshira personale e Jovanka Broz, që të varroset në “Shtëpinë e luleve”, pranë varrezës në të cilën është varrosur edhe Josip Broz Tito, shkruan gazeta Beogradase, Novosti.

 

Në nëntor, vazhdon dialogu i radhës i Beogradit dhe Prishtinës

Dialogu I Beogradit dhe Prishtnës, me ndërmjetësimin e BE-së, do të vazhdojë në nëntor, ka deklaruare mbrëmë kryeministri serb Ivica Daçiq. Ai ka saktësuar se raundi i radhës së dialogut do të mbahet në javën e parë të nëntorit, menjeherë pas zgjedhjeve lokale në Kosovë, më 3 nëntor.

 

U mbajt raundi i radhës i bisedimeve teknike për zgjedhjet lokale

Në Bruksel është mbajtur raundi i radhës i bisedimeve teknike për zgjedhjet, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, njoftohet nga Kryeministria e Kosovës. Në këtë takim, që u mbajt më 18 tetor , grupet teknike diskutuan për zgjedhjet lokale, duke vlerësuar rrjedhën e këtij procesit.
Në këto takime u bë vlerësimi i procesit të zgjedhjeve lokale në Kosovë, sipas obligimeve të dala nga plani për zbatim, me theks të veçantë në katër komunat veriore.
Palët diskutuan po ashtu edhe për procesin e ankimimit pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

 

Filloi “Java për drejtat e viktimave të krimit”

Në vendin tonë, sot për të katërtën herë me radhë shënohet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”.
Në ceremoninë në Prishtinë do të marrin pjesë: Presidentja e Republikës Atifete Jahjaga, kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, drejtori i Policisë z. Shpend Maxhuni, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, znj. Trejsi En Xhejkobson, mysafirë nga SHBA-të, si dhe përfaqësues të institucioneve vendëse dhe ndërkombëtare.

 

Në operacionin antidrogë janë prangosur 71 persona mes Italisë dhe vendeve të Ballkanit

Një super-operacion antidrogë ka vënë në pranga 71 persona mes Italisë dhe shteteve të Ballkanit. Bëhet fjalë për kuintalë heorinë e marihuanë me origjinë afgane me destinacion tregun italian
Operacioni blic i koduar me emrin ‘Ellenica” ka bërë të mundur ndërprerjen e një trafiku të paligjshëm droge që shtrihej nga Italia deri në shtete të ndryshme të Ballkanit.
Prokuroria antimafia e Aquila ka ekzekutuar urdhër-arreste për 71 persona të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Sekustrohen 2 kuintalë heroinë dhe 5 kuintalë marihuana.
Super-operacioni është shtrirë në Itali, Shqipëri, Bosnjë dhe Kosovë.
Persona nga këto shtete janë përgjegjës për trafikun e qindra kilogramëve heroinë dhe marijuanë.

 

Kryediplomatët e BE diskutojnë sot në Luksemburg lidhur me samitin e ardhshëm që do të mbahet në Vilnus

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian takohen sot në Luksemburg për të diskutuar rreth samitit të ardhshëm në kuadër të Partneritetit me Lindjen.Në krye të agjendës është Ukraina, e cila pret të nënshkruajë marrëveshjen për asocim dhe tregti të lirë gjatë samitit që mbahet me 28 dhe 29 nëntor në Vilnius.
Ndër parakushtet që BE-ja ia ka vënë këtij vendi për arritjen e këtyre marrëveshjeve është zgjidhja e rastit të ish-kryeministres Yulia Tymoshenko, për të cilën perëndimi beson se është akuzuar dhe burgosur mbi motive politike.
Një mision monitorues i Parlamentit Evropian arrin sot në Kiev për më shumë bisedime rreth rastit Tymoshenko.

 

Dhjetëra të vrarë nga sulmet vetëvrasëse në Irak

Në së paku nëntë sulme vetëvrasëse, janë shënuar dhjetëra të vrarë dhe të plagosur nëpër lokacione të ndryshme në Irak. Sulmi më i përgjakshëm i së dielës ishte ai në një kafene në zonën shiite të Bagdadit. Së paku 34 njerëz mbetën të vdekur the rreth 50 të tjerë të plagosur.
Ndërkohë, në tetë sulme të tjera që ndodhën në rajonin e Rawas, u vranë 8 vetë, ndërsa 28 të tjerë mbetën të lënduar.Më shumë se 480 njerëz janë vrarë këtë muaj në Irak, gjatë valëve të ndryshme të dhunës.

 

Diskutohet Traktati për tregëtinë e armëve, i miratuar në OKB

Pesëdhjetë senatorë amerikanë, gjysma e anëtarëve të Senatit, thonë se nuk do ta ratifikojnë Traktatin e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë e Armëve, të nënshkruar nga Shtetet e Bashkuara.
Traktati me fuqi detyruese zbatimi vendos standarde ndërkombëtare për importin, eksportin dhe transferimin e armëve konvencionale, nga tanket dhe helikopterët e sulmit tek armët e vogla dhe të lehta.
Traktati për tregtinë e armëve u miratua nga Kombet e Bashkuara në muajin prill me 154 vota pro, 3 kundër dhe 23 abstenime. Vetëm Irani, Koreja e Veriut dhe Siria votuan kundër paktit.
Më shumë se 110 vende, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, kanë nënshkruar traktatin që nga nënshkrimi i tij në muajin qershor. Por, vetëm shtatë vende e kanë ratifikuar atë.

 

Nobelistët mblidhen në Varshavë për diskutuar problemet kryesore

Ish-presidenti polak dhe laureati i Çmimit Nobel, Leh Valesa, është nikoqir i tubimit të laureatëve të tjerë të Nobelit, gjatë një samiti në Varshavë, i cili pritet të zgjasë tri ditë.Samiti, i cili nis sot dhe është i trembëdhjeti me radhë, do të fokusohet në problemet e varfërisë, urisë dhe menaxhimit të krizave.
Në mesin e pjesëmarrësve janë edhe ish-presidenti i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev, Dalai Lama, Shirin Ebadi e të tjerë.Takimi i parë i tillë ishte organizuar nga Gorbachevi, në vitin 1999 në Romë.

 

Nesër, mot kryesisht me diell

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët nga drejtimet e Jugut.
Temperaturat: Budvë 24, Podgoricë, Tivar e Ulqin 23, B. Pole e Beranë 22, H. Novi, Tivat , Nikshiq, Plevle , Kollashin , Plavë e Rozhaj 21, dhe në Cetinë , Zhablak e Shavnik 20 g.
Meteorologët edhe për nesër parashohin të mbajë mot me diell dhe diçka më i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.
Temperatura e mëngjesit prej 3 deri në 13, kurse më e larta e ditës prej 18 deri në 26 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се