Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

11. 09. 2020. 00:00 >> 18:11

Ditari 11.09.2020

11.09.2020

Në Beranë, vdes një i sëmurë nga Covid 19

Në spitalin e përgjithshëm në Beran nga pasojat e infektimit me virusin korona e ka humbur jetën një pacient 67 vjeçar nga Bijello Pola.

Në këtë spital momentalisht mjekohen 32 pacientë pozitiv në virusin korona. 3 pacientë kanë pasqyrë të rëndë klinike, kurse 3 gjenden në ventilim jo invaziv, theksohet në kumtesën e spitalit të Beranit. Situata epidemiologjike në Plevle është serioze dhe mund të ndërlikohet edhe më shumë nëse masat dhe rekomandimet e Këshillit koordinues nacional nuk do të respektohen, ka thënë drejtori i shtëpisë së shëndetit në Plevle doktor Ilham Tursumoviq. Ai ka deklaruar se jemi dëshmitarë që ditëve të fundit situata epidemiologjike është duke u përkeqësuar. Situata në Plevle është serioze dhe ekziston mundësia e ndërlikimit të mëtejme nëse masat dhe rekomandimet e  këshillit koordinues nacional nuk respektohen edhe më tej, ka thënë Tursumoviq. Si problem më të madh ai thekson disa të infektuar të cilët nuk i paraqesin kontaktet e veta. Momentalisht në Plevle janë të infektuar 44 persona.

 

Në Mojkovac, rritet numri i të prekurve me Covid 19

Edhe në Mojkovac situata është duke u ndërlikuar. Drejtorja e shtëpisë së shëndetit Ikonija Miniq ka thënë se gjithnjë e më shumë ka infeksione të ndërlikuara. Ajo ka theksuar se midis punëtorëve mjekësor në këtë qytet momentalisht është infektuar një laborante, e cila gjendet në mjekim shtëpiak.  Në shtëpinë e shëndetit situata është e qëndrueshme, por ditëve të fundit është rritur numri i pacientëve me simptoma të virusit korona, thotë Miniq. Sot priten 11 teste në korona virus. Të gjithë kanë pasur temperaturë të lartë, simptoma të dukshme të virusit korona, kështu që frikohemi se këto nuk do të jenë infeksione të zakonshme por të korona virusit, ka thënë ajo. Miniq vlerëson se situata epidemiologjike në Mojkovac është duke u ndërlikuar. Qytetarët janë të relaksuar dhe nuk e kuptojmë seriozitetin e situatës. Mosrespektimi i masave të mbrojtjes është brengosës. Vetëm atëherë kur një i afërm i tyre infektohet qytetarët e kuptojnë seriozitetin. Kemi gjithnjë e më shumë infeksione të komplikuara, madje edhe infektim të krejt familjeve me virusin korona, ka thënë Miniq.

 

Të vlerësohet realisht situata dhe kapacitetet ekzistuese të shkollave

Agjencitë e kombeve të bashkuara në Mal të Zi bëjnë thirrje   për të menduar mbi rreziqet e bazuara në qasjet fleksibël  të sigurisë lidhur me hapjen e shkollave. Ata theksojnë se duhet të shmanget qasja e përgjithshme me të cilën vendoset nëse të gjitha shkollat hapen apo jo dhe se asnjë grupmoshë nuk do të duhej të përjashtohet tërësisht nga mësimi në klasë.

Vendimi që të hapet një shkollë, si dhe vendimi mbi atë se cilat klasë duhet ta vijojnë mësimin në të, duhet të bazohet në vlerësimin e rrezikut në shkollën konkrete, me ç’rast merret parasysh transmetimi lokal i virusit dhe kapaciteti i shkollës që ta zbresë rrezikun dhe të respektojnë të gjitha rekomandimet relevante të institucioneve shëndetësore. Rezultati duhet që jetë qasja e kombinuar e modaliteteve të mësimit, në klasë, jashtë saj dhe online, që mund të dallohen nga shkolla në shkollë, është një nga përfundimet e përfaqësuesve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, UNESKO-s dhe UNICEF-it në Mal të Zi.

 

Nimanbegu; Nuk mund të harrojmë çfarë na kanë thënë nga FD

Nuk mund ta harrojmë se çfarë u kanë thënë liderët e Frontit demokratik votuesve të vetë gjatë fushatës, çfarë kanë thënë për njohjen e Kosovës, ndryshimin e simboleve, rrugën në NATO dhe BE. Nënshkruesit e marrëveshjes duket se kanë mjaftë mosmarrëveshje, duke pasur parasysh se në mëngjes nënshkruhet diçka, kurse në mbrëmje njeriu i listës së tyre e demanton këtë, ka thënë Nimanbegu për gazetën Pobjeda, duke komentuar marrëveshjen e përfaqësuesve të koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza mbi të bardhën”. Nimanbegu ka thënë se nuk mund ta thotë qëndrimin e Listës shqiptare mbi marrëveshjen, sepse koalicioni që e përbën këtë listë duhet ta harmonizojë. Nëse ekzistojnë synime të fshehta kur është në pyetje kjo marrëveshje, kjo do të zbulohet shpejtë ka thënë ai. Nimanbegu ka theksuar se nuk ka pasur thirrje zyrtare të Listës shqiptare për bisedime mbi hyrjen në qeverinë e re. Thirrje zyrtare nuk kemi, por vetëm në formë deklarative. Supozoj se brenda këtyre koalicioneve ka mosmarrëveshje mbi atë se si do të merrnin pjesë pakicat në Qeveri, ka thënë Nimanbegu.

 

Pacolli; “Abazoviq, përgjegjësia juaj në këtë rast është e madhe”

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka bërë thirrje Liderit të Lidhjes qytetare URA, Dritan Abazoviq, që të mos i bashkohet një qeverie e cila paralajmëron tërheqjen e njohjes ndaj Kosovës. “Zotni Abazoviq, nëse ju e mundësoni formimin e kësaj qeverie, ju nuk mundeni në asnjë mënyrë me e ndalë qëllimin që ka koalicioni i juaj ndaj Kosovës.

Ata, pos tjerash do të tërheqin edhe njohjen e Kosovës e ju nuk do të jeni ne gjendje, me daljen tuaj nga qeveria me e parandalua këtë ngase do te jetë vonë”, është shprehur Pacolli, në Facebook. “Mos e bëni këtë ju lutem se dëmi që do t’i behej Kosovës në rend të parë ka me qenë i pariparueshëm. Përgjegjësia e juaj, në këtë rast është e madhe”, ka shkruar Pacolli.

 

“Air Serbia”, paralajmëron rritjen e fluturimeve drejtë Tivatit

Air Serbia ka paralajmëruar se për shkak të interesimit të udhëtarëve deri me 18 shtator do të fusë 3 fluturime kthyese shtesë midis Beogradit dhe Tivatit. Një numër i caktuar i fluturimeve ekzistuese të kompanisë ajrore nacionale të Serbisë do të bëhet, siç është paralajmëruar, me një lloj tjetër aeroplanit, me kapacitet më të madh, kështu që gjatë javës së ardhshme kapaciteti për transport në këtë linjë do të rritet 33 për qind, me rreth 5 mijë ulëse.

 

Opozita maqedonase nis protestat kundër qeverisë së re

Opozita maqedonase nuk ka pritur të kalojnë 100 ditë për të kritikuar punën e qeverisë, por që në ditët e para të punës së saj ka nisur me aktivitete të ndryshme, përfshirë edhe protestat, të cilat siç thonë drejtuesit e opozitës, do të organizohen sa herë që pushteti do të shkelë të drejtat e qytetarëve. Protesta e parë u mbajt kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike për çka tani një kohë të gjatë po proteston edhe sektori civil. “Koalicioni që udhëheq VMRO DPMNE-ja është koalicioni popullor dhe tani e tutje do ta shihni duke protestuar në rrugë për çdo padrejtësi që i bëhet këtij populli. Do të dalim në rrugë të gjithë së bashku për çdo padrejtësi apo vjedhje që i bëhet këtij populli, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, boshnjakë, rom, apo pjesëtarë të bashkësive tjera etnike". "E njëjta do të vazhdojë edhe brenda Kuvendit, ku deputetët tanë së bashku me deputetët tjerë opozitarë do të luftojnë kundër çfarëdo qoftë padrejtësie”, ka deklaruar kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski, në protestën e organizuar në Shkup. Nga qeveria kanë thënë se protestat janë e drejtë legjitime e garantuar me Kushtetutë, por në rastin e opozitës, kryeministri Zoran Zaev ka thënë se sheh “frustrim” nga humbja e zgjedhjeve. Ai ka ftuar opozitën për qasje konstruktive dhe paraqitjen e pakënaqësive në Kuvend, ku edhe mund të debatohet për çdo vërejtje të saj.

 

Lleshaj: “Është e sigurt se nuk do të jam më ministër

“Është e sigurt që nuk do jem më si ministër “, kështu tha nga Vlora ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, duke konfirmuar kështu se nuk do të mbajë më postin. “ Që s’do të jem në këtë post është krejt e sigurt. Asnjë nuk është i përjetshëm në këtë post”, tha ai shkurt për gazetarët. Kryeministri Edi Rama i besoi Sandër Lleshajt postin e ministrit pas largimit të Fatmir Xhafajt. Deri atë kohë Lleshaj ishte këshilltar për çështjet e sigurisë pranë kabinetit të kryeministrit. Megjithëse mori vlerësimin e Ramës për menaxhimin e protestave 6 mujore të opozitës vitin e shkuar, burime nga qeveria flasin për një ftohje të marrëdhënieve mes kryeministrit dhe Sandër Lleshajt muajt e fundit. Askush nuk e pohon arsyen e pakënaqësisë të kreut të qeverisë, që detyroi Ramën t’i çojë sinjalin se për ish gjeneralin, drejtimi ministrisë së brendshme tashmë ishte kapitull i mbyllur. Pas Besha Shahinit ministre e arsimit, Sandër Llleshaj është ministri i dytë që pranon publikisht largimin. Largimi Shahinit dhe Lleshajt është vetëm prologu nisjes së një riformatimi nga Rama të kabinetit qeverisës.

 

Vendet evropiane do të strehojnë të mitur pas zjarrit në Greqi

Autoritetet gjermane thanë se dhjetë vende të Evropës kanë rënë dakord që të marrin 400 fëmijë të pashoqëruar, të cilët kanë ikur nga një kamp migrantësh në Greqi, i cili është përfshirë këtë javë nga flakët. Në një konferencë për media të premten, ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, tha se shumica e tyre do të shkojnë në Gjermani dhe Francë. Afro 13,000 njerëz kanë mbetur pa strehë prejse është djegur kampi Moria, të mërkurën, në ishillin Lesbos. Familjet flenë në fusha dhe rrugë, derisa autoritetet përpiqen t’iu gjejnë strehim. Pranë rrënojave të Morias, banorët lokalë kanë bllokuar rrugët, duke i penguar organizatat bamirëse nga shpërndarja e ndihmave. Banorët po ashtu thonë se janë kundër ndërtimit të çadrave të reja. Pasi vizitoi Morian, nënpresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, tha se kampi i shkatërruar do të zëvendësohet me një objekt modern, në të njëjtin lokacion. Ministri gjerman, Seehofer, tha se Franca dhe Gjermania do të pranojnë nga 100-150 fëmijë.

 

Ghebrejesus: I shqetësuar për nivelet alarmante të infektimit

Sot bëhen gjashtë muaj prejse COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi, është shpallur pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Më 11 mars, drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebrejesus, ka thënë se është “thellësisht i shqetësuar” me “nivelet alarmuese të infektimit”. Ai iu ka bërë thirrje qeverive që ta ndryshojnë drejtimin e shpërthimit të sëmundjes, duke ndërmarrë “veprime urgjente dhe agresive”. Disa orë më vonë, Italia ka shpallur izolimin më të ashpër në Evropë, në atë kohë. Gjashtë muaj pas, numri i njerëzve të infektuar vazhdon të rritet në shumë vende. Mbi 27 milionë njerëz janë konfirmuar pozitivë në gjithë botën. Prej tyre, mbi 909 mijë kanë vdekur dhe afro 19 milionë janë shëruar. Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të viktimave: mbi 191 mijë. Ato pasohen nga Brazili, India dhe Meksika. Në Evropë, numrin më të madh të viktimave e ka Mbretëria e Bashkuar, mbi 41 mijë.

 

Arrinë në dhjetë numri i viktimave nga zjarret në Kalifornia

Zjarret e përhapura nga erërat e forta vazhdojnë të flakërojnë shtetin amerikan të Kalifornisë dhe fqinjët e saj veriorë, si pasojë e të cilave numri i të vdekurve ka arritur në dhjetë. Në veri të Kalifornisë, zyrtarët  zbuluan shtatë trupa, një ditë pasi tre persona u zbuluan të vdekur. Ndërkohë, 16 të tjerë mbeten të zhdukur. “Përderisa kushtet kritike të motit nga zjarri u zbutën dje, zjarrfikësit arritën kontrollin e plotë në një nga shumë zjarret në shtet”, njoftoi Departamenti i Mbrojtjes së Pyjeve dhe Zjarreve i Kalifornisë. Në fqinjin verior të Kalifornisë, shtetin Oregon, rreth 500 mijë persona u evakuuan nga shtëpitë e tyre, mbi 10 për qind e popullsisë së shtetit me 4.2 milionë banorë. Zyrtarët e Oregonit theksuan se zjarrfikësit sot po luftojnë me një rekord prej 900 hektarë zjarresh në të gjithë shtetin, duke shtuar se guvernatorja Kejt Broun nënshkroi një kërkesë për një shpallje të katastrofës federale.

 

SHBA, shënojnë përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit

Shtetet e Bashkuara shënojnë sot përvjetorin e 19-të të sulmeve të 11 shtatorit me disa homazhe. Presidenti Donald Tramp dhe sfiduesi i tij demokrat, Xho Biden,  vizitojnë Memorialin Kombëtar të Fluturimit 93 në Pensilvani, edhe pse jo në të njëjtën kohë. Për shkak të koronavirusit, Memoriali dhe Muzeu Kombëtar i 11 Shtatorit në Nju Jork e anuluan traditën e tubimit të të afërmve të viktimave, që lexojnë me zë emrat e të vdekurve. Në vend të kësaj, familjarët do të ofrojnë zërat e tyre të incizuar. Sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001, kanë lënë të vrarë afro 3 mijë persona. Rrëmbyesit e aeroplanëve kanë goditur Qendrën Tregtare Botërore në Nju Jork, Pentagonin dhe një hapësirë në Pensilvani. Këto kanë qenë sulmet më vdekjeprurëse në tokën amerikane. Në mesin e viktimave që humbën jetën ishin shtetas të më tepër së 70 vendeve dhe në mesin e tyre edhe tre shqiptaro-amerikanë. Që të tre viktimat shqiptare: Simon Dedvukaj, Mon Gjonbalaj dhe Rrok Camaj, kishin prejardhje nga Mali i Zi.

 

Nesër, mot i nxehtë e me diell

Sot në mbarë vendin ka mbajtur mot me diell dhe i nxehtë. Ka fry erë e dobët deri e mesme nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 14 u shënuan:Ulqin 35 gradë, Podgoricë e H.Novi 34, Budvë 33, Petrovac 32, Tivar 31, Nikshiq 30, Cetinë, Shavnik e Beranë 29, B.Pole, Andrievicë , Rozhajë e Guci 27, Plevle 25, Kollashin, Plluzhinë e Plavë 24 dhe Zhablak 21 gradë.

Nesër pritet mot kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë. Në veri në mëngjes nëpër lugina me mjegull, kurse padite me zhvillim të vranësirave të dobëta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri e mesme nga drejtime të ndryshme, në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes nga veriu dhe verilindja. Temperatura e mëngjesit prej 8 deri në 22 kurse më e larta  e ditës prej 23 deri në 35 gradë.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се