Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

25. 10. 2013. 17:53 >> 18:03

LAJMET 25.10.2013

25.10.2013

Shaboviq-Afera Inçizimi nuk ka përfunduar

Afera Inçizimi nuk ka përfunduar deri sa të mos shndritet e vërteta e plotë ka theksuar deputeti i Partisë social demokratike Xhavid Shaboviq dhe shtoi se ai do ta përkrah rezolutën e opozitës me të cilën kërkohet vërtetimi i përgjegjësisë politike lidhur me këtë rast.

Fronti Demokratik është duke hartuar rezolutën për përgjegjësitë lidhur me shpërdorimet zgjedhore në të cilën theksohet se Kuvendi i Malit të Zi duhet ti bëjë ftesë PDS që ti zëvendësojë të gjithë pjesëmarrësit e aferës Inçizimi dhe tu shkurtohet e drejta në emërim të çfarëdo funksioni publikë gjatë 4 vjetëve të ardhshme. Ai ka kumtuar se vërtetimi i përgjegjësi në këtë aferë është hap i pritur të cilin nuk duhet ta bëjë  vetëm PDS por i tërë shteti nëse dëshirojmë një Mal të Zi demokratik, ka theksuar Shaboviq.

 

Zhugiq-Qeveria e Malit të Zi planifikon që të realizojë 100 milion euro më tepër të ardhura

Qeveria e Malit të Zi planifikon që të realizojë 100 milion euro më tepër të ardhura publike krahasuar me vitin e kaluar dhe për këtë arsye ekziston mundësia që të mos bëhet rebalanci i buxhetit , ka kumtuar ministri i financave Radoje Zhugiq.

Kjo do të thotë se praktikisht do ti mbulojmë të gjitha shpenzimet e jashtëzakonshme të garancive të dhëna për Kombinatin e Aluminit  dhe  është e mundur që përmes elementit të kursimit  rebalanci  të mos nevojitet fare, u ka deklaruar Zhugiq gazetarëve pas prezantimit të projektit për forcimin e mekanizmave të financave publike në nivelin lokal në Mal të Zi.

 

Markoviq  me autoritetin e vetë duhet të ndikojë që të ndërpritet procedura për zgjedhjen e gjykatësve të Gjyqit kushtetues

Ministri i drejtësisë Dushko Markoviq duhet që me autoritetin e vetë të pa kontestuar të ndikojë që të ndërpritet procedura për zgjedhjen e gjykatësve të Gjyqit kushtetues deri sa ky institucion të mos vlerësojë kushtetutshmërinë e ligjit t ri, ka theksuar gjykatësi i këtij gjyqi Miodrag Llatkoviq. Ai ka përkujtuar se gjyqi ka marrë iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për gjyqin kushtetutës të Malit të Zi, për shkak të mangësive lidhur me ndërprerjen e mandatit.

 

Shehoviq-Kombinati i Aluminit  të mbyllet nëse në konkursin për shitjen e tij nuk paraqitet partner strategjik

Kombinati i Aluminit në Podgoricë duhet të mbyllet nëse në konkursin për shitjen e tij nuk paraqitet partner strategjik i cili do të jetë i gatshëm të organizojë prodhimtarinë pa kurrfarë subvencionesh , ka deklaruar deputeti i Partisë social demokratike Damir Shehoviq. Ai në mbledhjen e Këshillit parlamentar për ekonomi , financa dhe buxhet ka theksuar se shteti ka qenë për një kohë të gjatë peng i kësaj kompanie.

Ky problem duhet të zgjidhet , sa më parë ka theksuar Shehoviq gjatë debatit për propozimin e ligjit për mbrojtjen e interesave shtetërore në sektorin e minierave  dhe  metalurgjisë. Këtë propozim e kanë paraqitur 20 deputetë të Frontit demokratik me kërkesë që ligji të sillet me procedurë urgjente.

 

Klloçko -Mali i Zi është vend i duhur për realizimin e aspiratave

Mali i Zi është vend i duhur për realizimin e aspiratave dhe planeve afariste të investueseve dhe biznesmenëve polak në periudhën që vjen të cilët janë të interesuar për rritjen e shkëmbimit të mallrave kanë kumtuar përfaqësuesit e qeverisë së Polonisë në forumin afaristë në Podgoricë. Zëvendës presidenti i Polonisë Marek Klloçko ka kumtuar se shkëmbimi i mallrave dhe investimet ndërmjet  dy  vendeve janë dukshëm më të vogla se mundësitë potenciale. Shifrat me të cilat disponojnë në këto sfera janë simbolike , mirëpo ngjarjet dhe dëshirat gjatë disa viteve të fundit tregojnë se ato mund të jenë dukshëm më të larta, ka theksuar Klloçko.

 

Përfaqësuesit e këshillave takohen në Beograd

Përfaqësuesit e këshillave për ekonomi dhe buxhet, të kuvendeve të Malit të Zi dhe të Serbisë do të takohen të hënën në Beograd në mbledhjen e parë të përbashkët. Temë e mbledhjes së parë është bashkëpunimi me rregullatorin e pavarur me qellim të kontrollit më efikas të shpenzimit të mjeteve publike. Nga Kuvendi i Malit të Zi është kumtuar se mbledhja do të mbahet me mbështetjen e fondacionit  Vest  Mister  për demokracinë  e   rrjetit rajonal të këshillave parlamentarë për ekonomi, financa dhe integrimet evropiane të Ballkanit Perëndimor.

 

Të dielën maratona e 20 jubilare në Podgoricë

Në  maratone e 20 jubilare të Podgoricës e cila do të mbahet të dielën do të marrin pjesë 378 garues nga 34 shtete , ka kumtuar drejtoria e këtij manifestimi.

Nga pjesëmarrësit rezultat më të mirë ka Jarius Ondora Çançima nga Kenia i cili në vitin e kaluar fitoi maratonën  në Seul në kohën prej 2 orë 7 minutë dhe 42 sekonda.

 

Thaçi: Agjenda evropiane e Kosovës në rrugë të mbarë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se agjenda evropiane tashmë është në rrugë të mbarë, pasi të hënën fillon negocimi zyrtar për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.“Tanimë Kosova është futur në rrugën e sigurt drejt anëtarësimit të plotë në BE. Ky moment kërkon reflektim nga ana jonë dhe është përgjegjësi shtesë që ritmi i punës të jetë edhe më i shtuar dhe përkushtimi asnjëherë të mos mungojë”, ka thënë Thaçi në takimin e përbashkët të Komitetit Drejtues për liberalizimin e vizave dhe ekipit negociator për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.“Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave presim rezultate konkrete në të gjitha blloqet, presim që në procesin e ripranimit të rrisim numrin e marrëveshjeve për riatdhesim me shtetet e Bashkimit Evropian, të rajonit, si dhe me shtetet e transitit dhe origjinës, siç janë Turqia, Afganistani etj, ka thënë Thaçi.

 

Serbia duhet të heq dorë për ndarje në vija etnike

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë fjalimit në Institutin Gjerman për Studime të Jashtme, ka thënë se Serbia duhet të heqë dorë nga ideja për ndarjen e Kosovës në vija etnike.

Duhet të heqë dorë nga të menduarit se Kosova mund të shkëmbejë pjesë të territorit të saj, për aq sa duhet të heqë dorë nga ideja e ngrirjes së konfliktit, në cilëndo pjesë të territorit të vendit. Askush nuk mund të vendosë në emër të Kosovës, për asnjë pjesë të territorit të saj, përveç vetë qytetarëve të Kosovës dhe udhëheqësve legjitimë të tyre”, ka thënë Jahjaga.

 

Jacobson: Zgjedhjet me rëndësi historike

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, ka thënë se zgjedhjet lokale në Kosovë kanë rëndësi historike, sepse për herë të parë do të organizohen në të gjithë territorin e vendit. Jacobson ka thënë se ato janë një mundësi për popullin, për të zgjedhur njerëzit që mendon se do t’i çojë përpara. “Ky është rasti më i mirë që të gjithë të shprehin mendimin e tyre, të ngrenë zërin e tyre. Njerëzit mund të vendosin që të mos votojnë, por me këtë u ofrojnë mundësi të tjerëve që të përdorin votën e tyre”, ka thënë Jacobson për Radion “Kontakt Plus” në Mitrovicë.

 

Daçiq: Prishtina shkel Marrëveshjen e Brukselit

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se ndalimi i ministrit të Qeverisë së tij, Aleksandar Vulin, për të hyrë në Kosovë, paraqet shkelje të Marrëveshjes së Brukselit. Daçiq është shprehë se  vetë Thaçi i ka thënë personalisht, në prani të kryediplomates evropiane Catherine Ashton, se Vulin mund të shkojë në Kosovë kur të dojë dhe ku të dojë”. Sipas tij, Prishtina “është trembur se serbët do të dalin në zgjedhje”, andaj edhe i ka ndaluar hyrjen Vulinit. Prishtina ka thënë se ka ndaluar çdo vizitë të zyrtarëve serbë, me karakter politik, gjatë fushatës zgjedhore.
Dje, Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër Vulinit, nën “dyshimet e arsyeshme” se ky i fundit, më 17 tetor, ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës. Prokuroria po ashtu ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë që të lëshojë urdhër-arrest ndaj Vulinit.

 

Daçiq: Mesazhi i Erdoganit është jodiplomatik

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se deklarata e kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan, se “Kosova është Turqi dhe Turqia Kosovë, është provokim direkt kundër Serbisë.“

Nuk bën të ndodhë diçka e tillë në Evropën moderne. Ndoshta në disa sisteme të tjera po, por sa na përket neve, kjo është e pamundur”, ka thënë Daçiq, duke komentuar deklaratën e Erdoganit, të bërë të mërkurën në Kosovë.

 

Vuçiq: Erdogan duhet të kërkojë falje

Deklarata e kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan, se “Kosova është Turqi dhe Turqia Kosovë” ka nxitur reagimin e autoriteteve serbe.
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka bërë thirrje Erdoganit që urgjentisht të kërkojë falje.“Konsideroj se kjo deklaratë është skandal i madh dhe i bëj thirrje Turqisë dhe kryeministrit të saj, Erdogan, të kërkojë falje publike. Kjo është një sjellje e papranueshme në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe duhet të shohim se cilat do të jenë reagimet e shteteve të tjera”, ka thënë Vuçiq, raportojnë mediat serbe. Dje  ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Serbisë, duke thënë se  Kosova është  territor  serb.  Erdogan e ka bërë deklaratën gjatë qëndrimit në Kosovë, me rastin e inaugurimit të terminalit të ri të Aeroportit të Prishtinës.

 

Sulmohen dy policë të Kosovës në Leposaviq

Dy policë të Kosovës janë sulmuar fizikisht mbrëmë rreth mesnate në një kafeteri në Leposaviq, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it. Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur kur policët kanë intervenuar pas një përleshje mes disa personave brenda këtij lokali, ndërsa policët janë dërguar për trajtim në spitalin e veriut të Mitrovicës, dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Burimet më tej kanë shtuar se askush nuk është arrestuar, edhe pse dihet se Aleksandar Jevremoviq dhe Millan Popoviq, pjesëtar i gjandarmërisë serbe janë sulmuesit ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Ky është incidenti i tetë gjatë këtij muaji dhe që fajtorët  nuk dihen.

 

Sulme të reja në Irak, së paku 9 të vrarë

Së paku nëntë njerëz kanë humbur jetën nga sulmet me bomba në Irak. Shpërthimet  kanë ndodhur pranë disa shtëpive që u përkasin oficerëve të policisë në qytetin Bakuba, duke vrarë së paku katër njerëz. Pesë persona të tjera kanë humbur jetën në qytetin Jusifijah, pas shpërthimit të bombës në një treg të populluar. Dhuna sektare në Irak ka arritur nivele të papara qysh në vitin 2008.

 

SHBA ka përgjuar telefonatat e 35 liderëve

Një raport i ri thotë se Shtetet e Bashkuara kanë përgjuar thirrjet telefonike të 35 udhëheqësve botërorë. Raporti në gazetën britanike “Guardian” citon një dokument të vitit 2006, i cili është nxjerrë nga ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden. Raporti nuk përmend emrat e udhëheqësve që janë përgjuar nga Agjencia për Siguri Kombëtare e Shteteve të Bashkuara. Ai thotë se zyrtarët amerikanë i kanë dhënë kësaj agjencie mbi 200 numra telefoni për 35 udhëheqës, të cilët janë siguruar nga Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Mbrojtjes dhe Departamenti i Shtetit.
Zbulimi vjen në kohën kur në Gjermani ka shpërthyer zemërimi për shkak të dyshimeve se Shtetet e Bashkuara kanë përgjuar thirrje telefonike të kancelares  Angela Merkel. Dje, Shtëpia e Bardhë nuk e ka mohuar se ka përgjuar telefonin e Merkelit, por ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë në të ardhmen.

 

Franca dhe Gjermania kërkojnë rregulla të reja spiunazhi

Bashkimi Evropian thotë se Franca dhe Gjermania i kanë bërë thirrje Uashingtonit që të bie dakord për rregulla të reja të spiunazhit, pas zbulimeve se Shtetet e Bashkuara kanë përgjuar telefonin mobil të kancelares gjermane, Angela Merkel. Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Herman van Rompuj, ka thënë se udhëheqësit “kanë marrë parasysh planet e Francës dhe të Gjermanisë për të kërkuar bisedime dypalëshe me Shtetet e Bashkuara, me qëllim të gjetjes së një mirëkuptimi në këtë fushë, para fundit të vitit”. Në një deklaratë të veçantë, udhëheqësit e BE-së kanë paralajmëruar se dyshimet për spiunim mund të “paragjykojnë” luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

 

Dy “planifikues” sulmesh vriten në Dagestan

Zyrtarët rusë thonë se dy persona të armatosur me pajisje të fuqishme shpërthyese, janë vrarë në Dagestan. Zëdhënësi i Komitetit për Antiterrorizëm ka thënë se dy personat  janë vrarë, pasi policia ka ndaluar automjetin e tyre në një postbllok në qarkun Vinsovkhoz. Pasagjerët në makinë kanë hapur zjarr ndaj zyrtarëve policorë dhe një pjesëtar i trupave të Ministrisë së Mbrojtjes është plagosur. Dy të vdekurit në makinë nuk janë identifikuar ende. Në Dagestan, për vite me radhë, ka dhunë, e cila lidhet me ekstremizmin islamik dhe krimin e organizuar.

 

Në Çeki nisin zgjedhjet parlamentare

Në Republikën Çeke, sot dhe nesër, zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Votimet janë thirrur pasi qeveria e qendrës së djathtë, e kryeministrit  Petr Necas,  ka rënë në muajin qershor, për shkak të akuzave për korrupsion. Sondazhet sugjerojnë se social-demokratët, të udhëhequr nga Bohuslav Sobotka, do të fitojnë shumicën e ulëseve në parlament.
Po sipas sondazheve, ata do të kenë nevojë për një partner koalicioni.
Vetë social-demokratët kanë thënë se mund të jenë të hapur për një qeveri të mbështetur nga Partia Komuniste, e cila pritet të dalë e dyta. Komunistët nuk kanë qenë në pushtet prejse janë përmbysur nga Revolucioni i Kadifenjtë në vitin 1989.

 

Madagaskari zgjedh presidentin, pas grushtshtetit

Qytetarët në Madagaskar votojnë sot në zgjedhjet presidenciale.
Zgjedhjet kanë për qëllim të rikthejnë demokracinë në ishullin e Oqeanit Indian, pas grusht shtetit të vitit 2009. Mbi 30 kandidatë garojnë për president dhe raportet thonë se nuk ka asnjë favorit. Presidenti Andry Rajoelina, i cili ka marrë pushtetin me grusht shtet, dhe udhëheqësi i përmbysur, Marc Ravalomanana, nuk janë lejuar të marrin pjesë në garë.
Madagaskari ka njërën nga normat më të larta të varfërisë në mesin e vendeve që nuk janë zona lufte.

 

Sërish bisedime për Iranin

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore do të zhvillojë bisedime me Iranin të hënën, në prag të rrethit të ri të negociatave ndërkombëtare për programin bërthamor të Republikës Islamike. Drejtori i Agjencisë, Yukia Amano, do të takojë zëvendësministrin e Jashtëm iranian, Abbac Araqchi, në Vjenë. Agjencia kërkon qasje në objektet dhe dokumentet e Iranit për të konstatuar qëllimin e aktivitetit të tij bërthamor. Perëndimi dyshon se Teherani synon krijimin e armës atomike, por një gjë e tillë hidhet poshtë ga zyrtarët iranianë. Rrethi i ri i bisedimeve midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore është caktuar për 7 dhe 8 nëntor në Gjenevë. Raundi i javës së kaluar nuk ka arritur të prodhojë ndonjë rezultat, edhe pse është mirëpritur nga Perëndimi.

 

Nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi mban mot me diell dhe relativisht i nxehtë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore.     Temperaturat: Podgoricë e Budvë 25 g, Mojkovac 24, Nikshiq, Tivar, Plevle, H. Novi , Kollashin . B. Pole e Beranë 23, Cetinë , Ulqin e Rozhaj 22, Plavë e Tivat 21 dhe në Zhablak 20 g.  Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 4 deri në 14, kurse më e larta e ditës prej 20 deri në 27 g. C. 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се