Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

30. 11. 2020. 00:00 >> 18:03

Ditari 30.11.2020

30.11.2020

Deri dje në ora 17 edhe 427 të infektuar dhe  6 të vdekur

Laboratorët e Institutit për shëndetin publikë si dhe laboratorët tjera publike dhe private të cilat bëjnë diagnostifikimin e infektimit me corona virusin e ri , deri dje në ora 17 kanë përfunduar analizën e 1360 mostrave në këtë virus , të cilat  ia kanë dorëzuar Institutit për shëndetin publikë dhe në mesin e tyre 427 kanë rezultuar pozitiv.

Deri dje në ora 17, këtij instituti i janë konfirmuar 6 raste të vdekjeve si pasojë e infektimit me virusin Covid 19. Pacientët ishin nga Podgorica, Ulqin, Tivari , Nikshiqi dhe Kotorri, prej të cilëve më i moshuari kishte 86, kurse më  i riu 54 vjet. Deri dje në ora 17, është konfirmuar edhe shërimi i 688 pacientëve. “Duke pasur para sysh rastet e reja të zbuluara , si dhe numrin e të sheruarëve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive aktuale me Covidë 19 në Mal të Zi është 10 mijë e 910 persona” thuhet në kumtesën e Institutit për shëndetin publikë. Prej fillimit të vitit numi i përgjithshëm i rasteve3 të regjistruara të infektimit me Corona virus është 34 mijë e 831 person.. Numri i përgjithshëm i vdekjeve si pasoj e infektimit me Covid 19, prej fillimit të qershorit është 478,kurse prej fillimit të  vitit 487 persona.

 

Vërehet rënie e të infektuarve, por janë të mundshme edhe masa më të ashpra

Kur të analizohet incidenca 14 ditore , mund të vërehet një rënie e numrit të të infektuarve , mirëpo numri i të sëmurëve nga Covid 19, gjithnjë është i lartë ,kurse  masat nuk respektohen si duhet. Nëse do të bjerë numri i të infektuarve ose do të ndërmerren masa e mbylljes së mundshme, ekskluzivisht varet nga respektimi i masave , ka deklaruar për  TV Vijesti  drejtori i Institutit për shëndetin publikë Boban Mugosha. Të gjitha masat duhet të nxisin rënien e të infektuarve dhe kjo varet ekskluzivisht nëse ne do ti respektojmë masat e parapara “, ka theksuar Mugosha. Ai ka theksuar se qytetarët “nuk janë të përkushtuar sa duhet në respektimin e masave”, dhe janë bërë përpjekje që të propozohen masat të reja por ekonomia të mos mbyllet , duke pasur para sysh situatën në vend. “Është fakt se një gjë e tillë nuk do të ishte në favor të Malit të Zi dhe se një gjë e tillë nuk mund të jetë aq e thjesht, ka theksuar Mugosha. Ai ka shtuar se sistemi shëndetësor është i ngarkuar por gjithnjë është në funksion. “”Nëse nuk ulet numri i të infektuarve , ekziston frika se duhet shkuar drejtë mbylljes totale si edhe në valën e parë të paraqitjes së virusit , ka theksuar  Mugosha.  Ai po ashtu ka përkujtuar se Mali i Zi ka inicuar procesin e blerjes së vaksinave dhe se për këtë ka paguar një avans të caktuar të mjeteve financiare.

 

Vdesin edhe tre  pacientë covid pozitiv

Në  spitalin e përgjithshëm në Nikshiq kanë vdekur tre pacientë Covid pozittiv. Siç është kumtuar nga ky institucion shëndetësor fjala është për pacientet e lindur në vitin 1947, 1959 dhe në vitin 1060. Për ndryshe aktualishtë në këtë spital janë të shtruar 69 pacientë. “Dhjetë pacientë janë në rrezik për jetën dhe janë të vendosur në njësin e trajtimit intensiv, 3 pacientë prej të cilëve janë të kyçur në ventilimin jo invaziv . Në spitalet në Kotorr dhe në Beranë 17 pacientë të infektuar me virusin Corona janë në gjendje të rëndë klinike dhe në rrezik për jetën. Në  Covid Qendrën e spitalit të Kotorrit aktualisht janë të shtruar 16 pacientë, ka kumtuar drejtori i këtij spitali dr. Davor Kumburoviq. “Momentalisht  në Kotorr janë të hospitalizuar 16 pacientë kovid pozitiv , 4 prej të cilëve janë në rrezik për jetën, një është i kyçur në respirator dhe një tjter në ventilimin mekanik joinfaviz, ka theksuar Kumburoviq për programin e mëngjesit të TVMZ. Në spitalin e përgjithsëm në Beranë janë të shtruar 40 pacientë Covid pozitiv. “13 pacientë janë në gjendje të rëndë klinike dhe të gjithë janë të vendosur në ventilimin jo invaziv”, thuhet në kumtesën për opinion nga spitali i përgjithshëm në Beranë.

 

Të punësuarit në Institut janë në linjën e parë të mbrojtjes së shtetit të qytetarëve

Të punësuarit në Institutin për shëndetin publikë, duke rrezikuar jetën e vetë dhe shëndetin e familjarëve, kanë qëndruar në linjën e parë të mbrojtjes të shëndetit të qytetarëve të Malit të Zi , ka theksuar kryeministri në detyrë i Malit të Zi Dushko Markoviq. Ai, siç është  kumtuar nga shërbimi i Qeverisë për marrëdhënie me opinjonin, ka biseduar sot me drejtorin e Institutit për shëndetin publikë Boban Mugosha dhe me disa të punësuar atje. “Mali i Zi u është mirënjohës shërbimit të vetë epidemiologjik si dhe tërë sistemit shëndetësor të Malit të ZI” , ka theksuar Markoviq. Ai i ka falenderuarë doktorët dhe personelin tjetër të Institutit duke shtuar se përmes tyre dëshiron tu dërgojë falenderim dhe respekt të veçantë të gjithë punëtorëve shëndetësor në Mal të Zi.

 

Edhe në Tuz hapet një Kovid Qendër

Shtëpia e shëndetit Podgorica, në kuadër të objektit të vetë shëndetësore në Tuz ka hapur një Qendër Coovid. Nga  shtëpia e shëndetit kanë kumtuar se Covid qendra do të punojë çdo ditë prej orës 8 deri në ora 17. “Në Codiv Qendrën në Tuz do të kryhen analizat e mostrave për Covid 19”, thuhet në kumtesë.

Numri i telefonit në të cilin qytetarët me simptome të cilat mund të paralajmërojnë infektimin e shkaktuar me virusin Covid 19, mund të flasin me doktorin e zgjedhur dhe të marrin informatat e nevojshme është 067-085-935. “Puna e mjekëve të zgjedhur për të rritur  dhe për fëmijë si dhe shërbimet tjera do të vazhdojnë sipas orarit të caktuar si dhe analizimi i materialeve biologjike për analizat tjera laboratorike biokimike hematologjike e të ngjashme”, thuhet në kumtesë nga ky institucion  shëndetësor.

 

Mali i Zi nuk do ta tërheq vendimin për dëbimin e ambasadorit Bozhoviq

Ministria e punëve të jashtme të Malit të Zi nuk do ta tërheq vendimin për dëbimin e ambasadorit të Serbisë në Mal të Zi Vlldimir Bozhoviq , është kumtuar nga ky dikaster i Qeverisë. Theksohet se Ministria e punëve të jashtme, por edhe Komisari Evropianë Oliver Varheli , kanë përshëndetur vendimin e Qeverisë së Serbisë që të heq dorë nga dëbimi i ambasadorit të Malit të Zi në Serbi, sepse për një gjë të tillë nuk kanë ekzistuar shkaqe të arsyeshme. “ Ambasadori Tarzan Millosheviq e përfaqëson shtetin e vetë duke respektuar Serbinë , duke mos u përzier në çështjet e saj të brendshme dhe me një përmbajtje ndaj vendit mikpritës , edhe atëherë kur Mali i Zi është fyer dhe përulur rëndë nga adresa të ndryshme në Serbi, as atëherë kur janë përllosur simbolet shtetërore të Malit të Zi ndaj të cilave kanë reaguar shumë adresa ndërkombëtare”, thuhet në kumtesë. Theksohet se për dallim nga Millosheviqi , ambasadori i Serbisë në Mal të Zi në vazhdimësi është përzier në punët e brendshme të shtetit në të cilin ai shërben. “Ai me interpretimin e vetë të historisë , duke sjell në pyetje pavarësinë e tij , ka mohuar rezolutën e Kuvendit të malit të Zi për Kuvendin jo legjitim të Podgoricës, për të cilin tani më është e ditur se si është prezantuar në historinë tonë” thuhet në kumtesë. Përkujtohet se disa herë nga Ministria e punëve të brendshme të Malit të Zi lidhur me këtë i është tërhequr vërejtja duke theksuar se fjala është për sjelljen e pa lejuar dhe jo diplomatike ndaj vendin mikpritës, mirëpo, për fat të keqë pa dhënë ndonjë rezultat konkret.

 

Vllahoviq: deklarata e Varhelit minon objektivitetin e politikës së BE ndaj BP

Deklarata e Komisarit për zgjerim të Bashkimit Evropianë Oliver Varheli lidhur me ndryshimin e vendimit të Qeverisë së Serbisë për dëbimin e ambasadorit të Malit të Zi e kompromiton dhe e minon seriozitetin dhe objektivitetin e politikës të Bashkimit Evropianë ndaj Ballkanit Perëndimkor ka vlerësuar ambasadori i Malit të Zi në Vatikan Miodrag Vllahoviq. Varheli dje pas dite ka kumtuar se e përshëndet vendimin e Serbisë që ta tërheq vendimin për dëbimin e ambasadorit të Malit të Zi në Beograd Tarzan Millosheviq duke i bërë ftesë Malit të Zi që edhe ai të veprojë ngjashëm. Vllahoviq në komentin e vetë ndaj kumtesës së Varhelit në Tuiter ka theksuar se deklarata e tij është “eklatante dhe kompromituese” . Vllhoviq ka vlerësuar se Varheli “ose nuk është i informuar”, ose pozita e tij është “ rezultat i interesave të cilat janë në kundërshtim me vlerat dhe principet themelore evropianë”.

 

Sundimi i ligjit vazhdon të përcaktojë tempon e bisedimeve

Prioritet për progresin e mëtejmë të gjithanshëm në bisedimet e Malit të Zi me BE ,, mbetet plotësimi i masave të përkohshme në kapitujt që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe një gjë e tillë do të  vazhdojë të përcaktojë tempon e  bisedimeve , thuhet në projektin e konkluzioneve të cilat komisioni i punëve të përgjithshme të BE formalisht do ti miratojë në takimin e javës së ardhshme. Në këto konkluzione , në  të cilat ka pas qasje TVMZ , theksohet se Komisioni i BE për përshëndet progresin e përgjithshëm të arritur gjatë bisedimeve me Malin e Zi si dhe aprovimin e metodologjisë së avancuar për zgjerim. “Megjithatë , prioritet për progres të mëtejmë në bisedimet asocuese mbetet plotësimi i masave të përkohshme në sundimin e ligjit të parapara me kapitujt 23 dhe 24, Vetëm kur të plotësohen kriteriumet e përmendura , BE do të mund të shtrojë kërkesat e sundimit të ligjit si masë për mbylljen e kapitujve, të cilat Mali i Zi duhet ti plotësojë para mbylljes së këtyre kapitujve “, thuhet në projektin e këtij dokumenti. Komisioni ka përsëritur se i tërë sistemi i  sundimit të ligjit duhet të shënojë rezultate të duhura dhe të qëndrueshme. Në dokument theksohet se pas zgjedhjeve të 30 gushtit të këtij  viti dhe pas formimit të Qeverisë së re Komisioni i BE pret që Malli i Zi të vazhdojë me vendoshmëri rrugën e vetë drejtë anëtarësimit në BE.

 

KE KËRKON RRITJE TË SUNDIMIT TË LIGJIT, S`KA ASGJË TË RE PËR VIZAT!

Këshilli i Bashkimit Evropian edhe këtë vit do të miratojë konkluzat për procesin e zgjerimit dhe procesin e stabilizim-asocimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, përmes së cilave do të bëjë ftesë për nevojë urgjente për reforma dhe për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Drafti i Konkluzave tashmë është përgatitur dhe teksti i tyre është në proces të miratimit nga përfaqësuesit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Në këtë draft, tekstin e të cilit e ka parë Radio Evropa e Lirë, Kosova ftohet që të përmirësojë urgjentisht përpjekjet për përmirësimin e sundimit të ligjit, të shtojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe reformave të administratës publike. Nga Kosova kërkohet edhe vazhdim i përkushtimit ndaj Dhomave të Specializuara, në përputhje të plotë me obligimet ndërkombëtare të saj, ligjet vendore dhe si një rrugë për të dëshmuar përpjekje të sinqerta për sundimin e ligjit, liritë themelore, drejtësi dhe pajtim. Si në pjesën kushtuar Kosovës ashtu edhe atë për Serbinë, Këshilli i bllokut evropian, përmes këtyre draft-konkluzave, kërkon që të vazhdojnë angazhimin në dialog me vullnet të mirë dhe në frymën e bashkëpunimit dhe kompromisit. “Këshilli rikujton se progresi në normalizimin e raporteve me Serbinë është një parim themelor i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit dhe është bazë për zhvillimin e raporteve dhe bashkëpunimit mes BE-së dhe Kosovës”, thuhet në këtë dokument. Nuk ka asnjë të re sa i përket liberalizimit të vizave. Në këtë draft vetëm përsëritet se “Këshilli kupton rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet se “propozimi është duke u shqyrtuar në Këshill” dhe rikujtohet se Komisioni Evropian kishte propozuar qysh në vitin 2018 që Kosovës t’i hiqen vizat. Këshilli i BE-së, siç thuhet në tekstin e përgatitur për këto konkluza, të cilat duhet të miratohen nga shtetet anëtare, kërkon nga Serbia që të vazhdojë procesimin e rasteve të krimit të luftës. 

 

OSMANI: REALIZIMI I TË DREJTËS NË VOTË, BAZAMENT I DEMOKRACISË

Ushtruesja e detyrës të Presidentit, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë qytetarët e Podujevës dhe ata të Mitrovicës së Veriut për maturinë e treguar në procesin zghedhor. Osmani përmes një komunikate drejtuar mediave ka thënë se Republika e Kosovës dëshmoi se është e aftë të organizojë zgjedhje të lira, fer e demokratike, nëpërmjet të cilave qytetarët duke votuar, treguan se e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur janë bazament i demokracisë dhe respektimit të lirive politike! “I uroj të gjithë qytetarët e Podujevës dhe ata të Mitrovicës së Veriut për maturinë e treguar gjatë tërë këtij procesi, përkundër faktit se u realizua në kohë pandemie. Përgëzoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjithë të angazhuarit e tjerë për punën dhe angazhimin e madh me të cilin u arrit organizimi i zgjedhjeve sipas standardeve demokratike. , ka thënë Vjosa Osmani.

 

Sot më 30 nëntor Moderna aplikon për autorizim emergjent të vaksinës kundër COVID-19

Kompania Moderna.Inc ka njoftua se nga dita e sotme do të aplikojë për autorizim emergjent në SHBA dhe Evropë të vaksinës së saj kundër COVID-19. Rezultatet e testimit të fazës së tretë të vaksinës së kësaj kompania kanë treguar se ajo është efektive 94.1%, pa ndonjë shqetësim serioz të sigurisë. Vaksina e Modernas mbase mund të jetë vaksina e dytë që pritet të marrë autorizimin e përdorimit emergjent në SHBA, këtë vit. "Ne besojmë se kemi një vaksinë që është shumë efikase", tha kryeshefi për çështje mjekësore i Moderna-s, Tal Zaks. "Ne presim që të luajmë një rol kryesor në mposhtjen e kësaj pandemie", tha ai. Njoftimi i Modernas pason lajmet nga kompania tjetër, Pfizer. Inc dhe partneri gjerman BioNTech SE që vaksina e tyre ishte 95% efektive. Pfizer ka aplikuar për autorizimin e përdorimit emergjent, një javë përpara Moderna-s. Përveç regjistrimit të aplikimit të saj në SHBA, Moderna tha se do të aplikonte për miratim me kusht nga Agjencia Evropiane e Barnave. Rezultati i fundit i efektivitetit të vaksinës së Modernas është pak më i ulët se një analizë e përkohshme e lëshuar më 16 nëntor që tregonte një efikasitet prej 94.5%. Ky ndryshim, sipas zyrtarëve të kompanisë, nuk përbën ndonjë rëndësi të madhe.

 

Më shumë se 300 protestues të arrestuar në Bjellorusi

Autoritetet në Bjellorusi kanë arrestuar më shumë se 300 protestues të cilët ishin pjesë e protestave masive kundër Alyaksandr Lukashenkas. Shumica e arrestimeve ndodhën në kryeqytetin Minsk, por gjithashtu pati arrestime edhe në Brest, Hrodno, Barauliany dhe qytete të tjera, raportoi grupi i të drejtave të njeriut Vyasna. Ministria e brendshme e Bjellorusisë ka konfirmuar se forcat e sigurisë kanë përdorur "mjete speciale" kundër protestuesve. Zëdhënësja e ministrisë, Volha Chamadanava, shkroi sot në Telegram se oficerët e zbatimit të ligjit, kanë shtënë për të paralajmëruar demonstruesit të shpërndahen. Më parë opozita ka miratuar një strategji të re të protestave si një mënyrë për të decentralizuar, protestat dhe për ta bërë më të vështirë për policinë që të arrestojë aktivistët. Lukashenka, ka drejtuar vendin që nga viti 1994. Shërbimi bjellorus i Radios Evropa Lirë, raportoi se forcat e rendit përdorën gaz lotësjellës kundër disa demonstruesve. Opozita, e cila beson se kandidatja Svyatlana Tsikhanouskaya ishte fituesi e vërtetë e zgjedhjeve, ka bërë thirrje për dorëheqjen e Lukashenkës, lirimin e të gjithë të burgosurve politikë dhe zgjedhje të reja presidenciale.

 

Në Gjenevë nisin bisedimet e reja për paqen në Siri

Përfaqësuesit e qeverisë siriane, udhëheqësit e opozitës dhe shoqërisë civile takohen sot  në Gjenevë për një raund të ri të bisedimeve të paqes."Ne shpresojmë që ajo që kemi arritur është fillimi i ndërtimit të besimit midis palëve", tha i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Geir Pederson, në prag të bisedimeve. Ai tha se një çështje kryesore e bisedimeve do të jenë parimet për një kushtetutë të re. Më shumë se 400.000 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 12 milionë njerëz janë zhvendosur, që kur shpërtheu lufta civile në Siri, pas një goditje ndaj protestuesve antiqeveritarë nga presidenti Sirian Bashar al-Asad në mars të vitit 2011. Rusia dhe Irani kanë ofruar mbështetjen kryesore për të ndihmuar mbajtjen e Asadit në pushtet, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë mbështetur grupe të ndryshme rebele. Grupet ekstremiste, duke përfshirë Shtetin Islamik (IS), janë përfshirë gjithashtu në luftime, por kryesisht janë dëbuar nga territori që kishin kapur më parë nga forcat qeveritare. Bisedimet e ndara të paqes janë ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe nga Rusia dhe Turqia, por luftimet kanë vazhduar.

 

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner viziton Lindjen e Mesme

Këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, do të udhëtojë në Arabinë Saudite dhe Katar këtë javë mes tensioneve në rritje në rajon pas vrasjes së shkencëtarit të lartë bërthamor të Iranit pranë Teheranit nga sulmues të panjohur.Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se Kushner do të takohet veçmas me Princin e Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman në qytetin saudit Neom dhe me emirin e Katarit. Deklarata tha se Kushner - i cili është gjithashtu dhëndri i presidentit, Donald Trump - do të shoqërohet nga të dërguarit e Lindjes së Mesme, Avi Berkowitz dhe Brian Hook. Adam Boehler, shefi i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA, do të jetë gjithashtu pjesë e delegacionit. Kushner dhe ekipi i tij kanë ndihmuar në negocimin e marrëveshjeve të normalizimit midis Izraelit dhe Bahrejnit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Sudanit gjatë këtij viti. Zyrtarët e administratës amerikane thanë se ekipi po përpiqet të arrijë më shumë marrëveshje të tilla para se mandati i Trumpit të përfundojë më 20 janar. 

 

Nesër mot me diell dhe vranësira kalimtare

Për nesër metereologët parashohin të mbajë mot kryesisht me diell dhe gjatë  me vranësira të kohë pas kohshme.Do të fryjë erë e dobët deri emesme nga drejtimet e ndryshme.Temperatura e mëngjesit do të sillet prej – 10 dwerei në 4 kurse më e larta e ditës prej 5 deri në 14 gc.

 

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се