Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

21. 02. 2013. 17:24 >> 21:05

LAJMET 21.02.2013.

LAJMET

Tërhiqet  nga tregu qumështi  i importuar

Për shkak të koncentrimit të tepërt të alfatoksinit  të gjetur në 6 lloje të qumështit  nga Serbia dhe BH i njëjti është  tërhequr nga tregu,por do të kontrollohet  edhe qumështi vendas si dhe prollimet e tjera ushqimore  nga qumështi, ka deklaruar për Portalin tonë ndihmës drejtori i zyrës për mbikëqyrje Spaso Popoviq.

Popoviq ka theksuar se situata është duke u përcjellë  dhe se opinioni do të njoftohet  me  çdo detaj  të ri lidhur me situatën e mëtejme të qumështit .

 

Përfaqësuesit e Frontit Demokratik  sot  dorëzuan  kandidaturën presidenciale të Miodrag Lekiqit

Përfaqësuesit e Frontit Demokratik ia dorëzuan sot Komisionit zgjedhor shtetëror kandidaturën presidenciale të Miodrag Lekiqit , të cilin me nënshkrimet e veta e kanë përkrah mbi 8 mijë e 200 qytetar. Lekiq , pas dorëzimit të nënshkrimeve ka theksuar se fillon fushata esenciale zgjedhore. 

 

Do të përpiqem të prezantohem seriozisht dhe me përgjegjësi dhe ta kthej besimin e humbur të qytetarëve dhe dinjitetin e tyre. Së bashku do të përpiqemi të kontribuojmë për ndryshime dhe të luftojmë kundër të gjitha pengesave ekonomike dhe përparimit demokratik, ka theksuar Lekiq për gazetarët pas dorëzimit të kandidaturës.

 

Joviqeviq - Bojoviq meriton mbështetjen e mjaftueshme të qytetarëve

Kandidati presidencial Rade Bojoviq ka një të kaluar të mirë politike dhe kredibilitet  për ç’gjë meriton mbështetjen e mjaftueshme të qytetarëve për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale me 7 prill , konsideron prof. Svetozar Joviqeviq. Duke komentuar faktin se Bojoviq deri tani ka grumbulluar rreth 1 mijë nënshkrime mbështetëse, Joviqeviq ka theksuar se rrjedha e deritashme e fushatës tregon se Mali i Zi është shtet partitokratik  në të cilin nuk është vendimtar integriteti dhe kualiteti i individit , por sa e fortë është struktura politike që e mbështet .

 

Milica Pejanoviq Gjurishiq, neser  në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut Verior në Bruksel

Ministerja e mbrojtjes Milica Pejanoviq Gjurishiq, do të marr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut Verior e cila do të mbahet nesër në Shtabin e Paktit NATO në Bruksel.

Nga ministria është kumtuar se mbledhja mbahet në nivelin e ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve kontribuuese në misionin ISAF . Mbledhjen do ta kryesojë sekretari i përgjithshëm i NATO-s  Andres Fog  Rasmusen, kurse pjesëmarrësit do të flasin për situatën aktuale të sigurisë dhe sfidat e misionit  ISAF në Afganistan.

 

Radunoviq viziton Ulqinin

Delegacioni i ministrisë së shëndetësisë së Malit të Zi i kryesuar nga ministri Miodrag Radunoviq do të zhvilloj nesër një vizitë  zyrtare në Ulqin. Gjatë kësaj vizite  ministri Radunoviq do të ketë një takim pune me kryetarin e Komunës së Ulqinit  Nazif Cungu me bashkëpunëtorë.

Radunoviq pastaj do të vizitojë shtëpinë e shëndetit të Ulqinit dhe do të bisedojë me drejtuesit lokal të shëndetësisë. Ardhja e ministrit Radunoviq në Ulqin pritet me interesim të madh për faktin se strategjia e re e ministrisë së shëndetësisë  që ka të bëjë me përprimin e mbrojtjes shëndetësore  parasheh që Shtëpia e shëndetit në Ulqin të kalojë në ingerencat e Qendrës shëndetësore të Tivarit e cila ka shkaktuar shumë  pakënaqësi tek popullata vendase,tek përfaqësuesit politikë  si dhe sektori  civil.

 

Këshilli Kuvendor për ekonomi, financa dhe buxhet ,nesër  për  Kombinatin e Aluminit

Këshilli Kuvendor për ekonomi, financa dhe buxhet , do të debatojë nesër për shkallën e realizimit të konkluzioneve kuvendore lidhur me Kombinatin e Aluminit në Podgoricë, të cilat do ti paraqes ministri i ekonomisë Vlladimir Kavariq.

 

Mbledhja më par ishte shtyrë me kërkesën e ministrit Kavariq, me qellim të, siç ka sqaruar, përgatitjes më kualitative. Qeveria, në pajtim me konkluzionet e Kuvendit nga qershori i vitit të kaluar është e obliguar që çdo 15 ditë ta informojë Këshillin për  ekonomi, financa dhe buxhet  si dhe Komisionin për përcjelljen  dhe kontrollin e procedurës së privatizimit në realizimin e konkluzioneve. Situata në fabrikë është e ndërlikuar dhe ekziston rreziku potencial nga aktivizimi i garancive. Po ashtu Kombinati i Aluminit pret edhe përgjigjen lidhur me furnizimin me rrymë , duke pasur para sysh se me 1 tetor të vitit të kaluar i ka skaduar kontrata me  Elektroekonomin e Malit të Zi.

 

Kacin - vendet e Ballkanit Perëndimorë duhet përparuar në sektorin energjetik

Strategjia e Bashkësisë energjetike evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimorë duhet përparuar, sepse në versionin ekzistues nuk siguron qëndrueshmërinë e sektorit energjetik në këtë rajon, ka vlerësuar nënkryetari i delegacionit të parlamentit evropianë për Evropën Jug-Lindore Jellko Kacin.  Ai ka theksuar se anëtarët e Parlamentit evropianë, të cilët do ti vazhdojnë aktivitetet në këtë plan, janë të gatshëm që të organizojnë diskutimin me përfaqësuesit e Komisionit evropianë dhe shoqërisë  civile të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

................... Jelko Kacin

 

Thaçi: Strukturat paralele duhet të shpërbëhen

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se “ka qenë një takim konstruktiv në frymën e një përkushtimi për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për normalizimin e situatës në veri dhe shpërbërjen e strukturave paralele sa më shpejtë që është e mundur”.

Ai tha se këto struktura duhet të shpërbëhen, ndërsa do të gjinden mundësi të tjera sa i përket sistemit të edukimit, shëndetësisë dhe shërbyesëve civil.

 

Analistët serbë: Beogradit i ngutet më shumë se Prishtinës

Shumica e ekspertëve dhe analistëve në Serbi pajtohen se negociatat lidhur me strukturat paralele në veri të Kosovës, të cilat ata i quajnë “institucione të Serbisë”, do të jenë shumë të vështira, prandaj nuk presin që këto negociata të rezultojnë me një marrëveshje të shpejtë. Analisti Ognjen Pribiçeviq ka thënë se është jo reale të pritet një marrëveshje e shpejtë lidhur me këto çështje. “Strukturat e sigurisë dhe të drejtësisë janë dy çështjet thelbësore. Për këtë arsye, është e pamundur të parashikohet epilogu i negociatave”, ka deklaruar ai për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”. Shumica e analistëve serbë janë të një mendimi edhe sa i përket dinamikës së negociatave. Predrag Simiq, profesor i shkencave politike, ka deklaruar se Beogradit i ngutet më shumë se sa Prishtinës për arritjen e një marëveshjeje. Ai ka thënë se Beogradi do të jetë në presion të kohës, për shkak se, pas një muaji e gjysmë, Bashkimi Evropian do të publikojë Raportin e Progresit për Serbinë, nga i cili varet caktimi i datës së fillimit të negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE.

 

Ernst Köhler: BE duhet të veprojë e prerë ndaj Serbisë

Profesori i shquar gjerman i historisë dhe filozofisë në Universitetit të Konstancës në Gjermani Ernst Köhler, docent dhe mik i ngushtë i ish kryeministrit të vrarë serb, Zoran Xhinxhiq, njëherit specialist për Ballkanin dhe autor i shumë librave, në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, thotë se Bashkimi Evropian duhet të veprojë në mënyrë të prerë ndaj Serbisë. Ai shprehet skeptik tani për tani për mundësinë e pajtimit midis serbëve dhe shqiptarëve, pasi politikanët aktualë serbë në Beograd sipas tij, nuk ndryshojnë asgjë nga mësuesi i tyre Sllobodan Millosheviqi.

 

Vriten të paktën 20 veta nga një sulm ajror në Siri

Aktivistët sirianë thonë se një sulm ajror pranë kryeqytetit sirian, Damaskut, ka vrarë të paktën 20 njerëz. Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut tha se, njerëz të tjerë nga frika janë fshehur në rrënoja pas bastisjes në periferi të Hamourijeh ditën e djeshme. Një grup tjetër aktivistësh, Komitetet Lokale Koordinuese, thonë se numri i të vrarëve është më i lartë, duke e ngritur atë në 35 dhe dhjetëra të plagosur. Aktivistët,  gjithashtu kanë thënë se dje një raketë  ka godit  qendrën e komandës së një grupi rebel pranë Damaskut, duke plagosur drejtuesin e grupit. Media shtetërore tha se, një lojtar futbolli u vra kur një bombë mortajë goditi një stadium në qendër të kryeqytetit. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth 70 mijë njerëz janë vrarë  prej kryengritjes kundër regjimit të Presidentit Bashar al-Asadit në Siri e cila filloi në mars të vitit 2011.

 

Nga sulmet ajrore amerikane janë vrarë 4.700 njerëz

Një senator amerikan thotë se rreth 4.700 njerëz, janë vrarë nga sulmet ajorore amerikane. Ky deklarim është vlerësuar si rasti i parë që një ligjvënës amerikan ose përfaqësues i qeverisë ka cituar një numër të të vdekurve nga qindra sulme ajrore që janë kryer kundër caqeve të terroristëve në Pakistan, Jemen, dhe vende të tjera. Senatori i Partisë Republikane, Lindsey Graham, u citua të ketë dhënë këtë shifër, gjatë një fjalimi në Easley në vendlindjen e tij në Karolinën e Jugut. Graham, anëtar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit i cili mbështet sulmet ajrore me aeroplan pa pilot, është cituar nga një portal lokal “Patch” të ketë thënë: “Ne me sulme, kemi vrarë 4700 njerëz”, duke përfshirë edhe “shumë anëtarë të lartë të Al-Kaedës”.

 

Një shpërthim i madh ka goditur Damaskun

Mediat shtetërore të Sirisë raportojnë për një shpërthim të madh në qendër të kryeqytetit, Damask. Policia thotë se një bombë-automjet ka shpërthyer sot  në afërsi të selisë së Partisë në pushtet Baath dhe Ambasadës së Rusisë. Media shtetërore e quajti atë një sulm "terrorist"- term i përdorur shpesh për sulmet nga ana e rebelëve që luftojnë kundër regjimit të Presidentit Bashar al-Asad.

Nga ky shpërthim, thuhet se është shkaktuar një numër i madh i viktimave, por ende nuk dihet numri i saktë. Televizioni shtetëror ka dërguar imazhe nga vendi i ngjarjes ku është treguar një automjet në zjarr dhe disa trupa të pa jetë. Nga ky shpërthim është krijuar një re e madhe tymi, e cila ka qenë e dukshme në  tërë Damaskun.
Po ashtu edhe ambasada ruse në Damask, ka raportuar se disa nga dritaret e saj ishin thyer nga ky shpërthim.

 

Programi bërthamor: Fuqitë botërore, përgatisin ofertë per Iranin

Një diplomat perëndimor është cituar të ketë thënë se gjashtë fuqitë botërore janë të gatshme të bëjnë një ofertë "serioze" dhe “të konsiderueshme” për Iranin gjatë bisedimeve javën e ardhshme që synojnë zgjidhjen e ngecjes mbi programin bërthamor të këtij shteti. Diplomati i paidentifikuar u citua nga agjencitë e lajmeve AFP dhe Reuters. Ky diplomat nuk pranoi të japë detaje në lidhje me ofertën, duke thënë vetëm se ajo ka “elemente të reja të rëndësishme”. Përfaqësuesit  e Iranit më 26 shkurt do të takohen në Almati  të Kazakistanit, me zyrtarë të Britanisë, Kinës, Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Në raundet e bisedimeve vitin e kaluar, nuk u arrit të ketë përparim lidhur me kërkesat për ndaljen e programit të Iranit për pasurim të uraniumit, proces ky i cili mund të përdoret për të prodhuar armë bërthamore. Nga ana tjetër Irani mohon çdo përpjekje për prodhim të armës bërthamore.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се