Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

19. 02. 2021. 00:00 >> 23:35

Ditari 19.02.2021

19.02.2021

Komisioni i Venecias do të deklarohet më 20 mars

Komisioni i Venecias do ta jap mendimin e vetë lidhur me ligjet për Prokurorinë, pasi që Qeveria më 16 shkurt ka kërkuar zyrtarisht konsultime lidhur me këto akte ligjore, i kanë deklaruar gazetës Pobjeda nga ky Komision. Përndryshe Kuvendi i Malit të Zi është dashtë që dje të debatojë për këto ligje, por kjo seance parlamentare është shtyrë. Pas kritikave të ashpra të Brukselit për ligjet e propozuara, një pjesë e shumicës në pushtet ka kërkuar shtyrjen e debatit për miratimin e këtyre ligjeve. Në shkresën, të cilën një pjesë e shumicës parlamentare ia ka dërguar kryetarit të Parlamentit, Aleksa Beçiq, kërkohet qe për një kohe të shtyhet debati për ligjet e propozuara me qëllim që Qeveria të ketë kohë për konsultime të domosdoshme me partnerët evropian. Nga Komisioni i Venecias kanë kumtuar se Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Malit të Zi, Vlladimir Leposaviq, më 16 shkurt ka kërkuar mendimin e këtij Komisioni mbi propozimin e ligjit për Prokurorinë Shtetërore dhe për propozimin e ligjit të Prokurorisë për Kriminalitet të Organizuar dhe Korrupsion.

Për ligjet e Prokurorisë të konsultohen partnerët evropian

Është e domosdoshme që Qeveria për ndryshimet e Ligjit për Prokurorinë të konsultohet me partnerët evropian, ka deklaruar ambasadori i sapoemëruar i Rumanisë në Mal të Zi, Mateie Viorel Ardeleanu. Atë sot e ka pritur kryeministri Zdravko Krivokapiq. Ambasadori ka theksuar se pushteti rumun e përkrah Malin e Zi në rrugën drejt BE, duke shprehur besimin se Mali i Zi deri në fundin e mandatit të tij do të anëtarësohet në BE. Ai ka theksuar se është e domosdoshme që Qeveria për ndryshimet e propozuara të Ligjit për Prokurorinë e shtetit të konsultohet me partnerët evropian, thuhet në kumtesë. Bashkëbiseduesit janë pajtuar se duhet forcuar bashkëpunimi ekonomik, sidomos përmes rritjes së investimeve nga Rumania. Ndëkaq bashkëbiseduesja kryesore me BE Zorka Kordiq, gjatë takimit me ambasadorin e Maqedonisë Veriore ne Mal të Zi Mihaillo Trpkoski, ka theksuar nevojën e valorizimit të marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet Malit të Zi dhe Maqedonisë Veriore në fushën e integrimeve evropiane.

Mali i Zi dëshiron marrëdhënie akoma më të mira me Italinë

Mali i Zi është krenar për miqësinë historike me Republikën e Italisë dhe Qeveria është e vendosur për ndërtimin e raporteve akoma më të mira, si në kuadër të NATO-s ashtu edhe në rrugën evropiane të Malit të Zi, ka theksuar nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi Dritan Abazoviq në urimin dërguar kryeministrit italian Mario Dragi. “Shfrytëzoj rastin tu përgëzoj për marrjen e postit të kryeministrit të Republikës së Italisë dhe JU uroj punë të suksesshme dhe frytdhënëse”, ka theksuar Abazoviq. Ai ka shtuar se sfidat me të cilat ballafaqohet Evropa dhe e tërë bota, kërkojnë bashkëpunim në nivelin global. Abazoviq ka theksuar se Mali i Zi është krenar me miqësinë historike me Republikën e Italisë dhe se Qeveria është e vendosur në ndërtimin e raporteve akoma më të mira, si në kuadër të NATO Aleancës, ashtu edhe në rrugën evropiane të Malit të Zi.

Injac është nënshkruar në rrjetin për trajnimin e pilotëve në Evropë

Ministrja e mbrojtjes Olivera Injac, në margjinat e Këshillit të Atlantikut Verior në formatin e ministrave të mbrojtjes, e ka nënshkruar amendamentin numër një lidhur me vendosjen e rrjetit të NATO qendrës për trajnimin e pilotëve në Evropë, është kumtuar nga Ministria e mbrojtjes. Trajnimet do të realizohen në tërë Evropën në qendrat të cilat i kanë ofruar shtetet që kanë treguar interesim për vendosjen e rrjetit të NATO qendrës për trajnimin e pilotëve në Evropë. Përveç Malit të Zi, këtë dokument e kanë nënshkruar edhe 10 shtete tjera-anëtare të NATO-s, si Bullgaria, Kroacia, Çekia, Greqia, Hungaria, Maqedonia Veriore, Portugalia, Rumania, Spanja dhe Turqia.

Qeveria kërkon përfaqësim autentik në botë

Qeveria dëshiron një përfaqësim autentik në botën e jashtme, dhe kjo është në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjin për punë të jashtme, ka theksuar shefi i diplomacisë malazeze, Gjorgje Radulloviq, duke shtuar se propozimi për tërheqjen e ambasadorëve nuk paraqet revanshizëm politik. Ai në mbledhjen e Këshillit për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mërgimtarët ka kumtuar se ambasadorët nuk janë shkarkuar për shkak se ata janë përpjekur për BE, NATO ose bashkëpunim tjetër rajonal duke shtuar se prioritetet e politikës së jashtme mbeten të njëjta. Sipas fjalëve të tij, gjithandej në botë, pas ndërrimit të pushtetit ndoll edhe tërheqja dhe zëvendësimi i një numri të ambasadorëve me karrierë, ose edhe tërheqja e plotë e atyre pa karrierë. Siç ka theksuar, Qeveria e udhëheq politikën e jashtme, por absolutisht edhe presidenti i shtetit, i cili në pajtim me Kushtetutën, i emëron dhe i tërheq ambasadorët. Nënkryetari i Qeverisë Dritan Abazoviq ka theksuar me këtë rast se nuk mund të kuptojë papërgjegjësinë e disa individëve të cilët nuk e kuptojnë se ndryshimi i pushtetit nënkupton edhe ndryshimin e disa pozitave. Përndryshe, sot Këshilli për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mërgimtarët ka dhënë mendim pozitiv ndaj propozimit të Qeverisë për shkarkimin e tetë ambasadorëve të Malit të Zi në disa vende.

Edhe 454 raste të reja me COVID-19, 6 të vdekur

Në Mal të Zi gjatë 24 orëve të fundit nga pasojat e korona virusit 6 vetë kanë ndërruar jetë dhe janë konfirmuar 454 raste të reja të infektimit, është kumtuar nga Instituti për Shëndetin Publik. “Laboratorët e Institutit për Shëndetin Publik dhe laboratorët e tjera publike dhe private të cilat merren me diagnostifikimin e infektimit me korona virusin e ri kanë përfunduar analizat dhe ia kanë dorëzuar Institutit rezultatet e 1. 948 mostra, në mesin e të cilëve gjithsejtë 454 kanë rezultuar pozitiv”, thuhet në kumtesë. Numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e infektimit me Covid 19 prej fillimit të pandemisë është 932 persona, thuhet në kumtesë. Në ndërkohë është paraqitur edhe shërimi i 442 pacientëve. “Duke pasur parasysh rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarave, numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive me Covid 19 në Mal të Zi është 8.475, kurse prej fillimit të epidemisë, në mars të vitit të kaluar numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infektimit me Covid-19 është 71 mijë e 112 persona”, thuhet në kumtesë.

Në QKMZ 45 pacientë luftojnë për jetën

Në Qendrën klinike të Malit të Zi (QKMZ), 45 pacientë të infektuar me korona virus janë në rrezik për jetën, është kumtuar nga ky Institucion shëndetësor. Në këte qendër spitalore aktualisht janë të shtruar 109 pacientë kovid pozitiv. Ndërkaq në klinikën për sëmundjet infektive janë duke u trajtuar 23 pacientë, kurse kapaciteti i kësaj klinike është 20 shtretër, ka deklaruar doktoresha, Danijella Stojanoviq. Në këtë Klinikë, 5 pacientë janë në rrezik për jetë dhe janë të kyçur në oksigjen. Edhe në klinikën për neurologji, ku janë të shtruar 17 pacientë, tre janë në rrezik për jetën, dy prej të cilëve janë të kyçur në ventilimin joinvaziv, ka deklaruar Stojanoviq për programin e mëngjesit të Televizionit të Malit të Zi.

Pikë qendrore e vaksinimit të jetë Qendra e sporteve “Moraça”

Vaksinimi kundër korona virusit në kryeqytet do të fillojë në javën e ardhshme, ndoshta që të hënën, ka kumtuar ushtruesi i detyrës i Shtëpisë së Shëndetit në Podgoricë, dr. Danillo Jokiq për Televizionin e Malit të Zi. Ai ka theksuar se kanë marrë udhëzime nga Instituti për Shëndetin Publik dhe se janë formuar 6 pika vaksinimi. Ai ka shtuar se janë duke u zhvilluar bisedimet me kryeqytetin që pika qendrore e vaksinimit të jetë në Qendrën e sporteve, “Moraça”. Jokiq ka theksuar se në Mal të Zi deri tani kanë vdekur afër 1000 persona si pasojë e infektimit me korona virus dhe se ky numër është tepër i lartë në proporcion me numrin e banorëve. Edhe nga Ministria e Shëndetësisë kanë paralajmëruar se vaksinimi do të fillojë në javën e ardhshme. Theksohet se pika të vaksinimit do të ketë edhe në Tuz, Gollubovc, në Donja Gorica, Stara Varosh dhe në Qendrën medicinale ushtarake.

​Ballkanin e braktisën

Mali i Zi, Kosova dhe Bosnjë dhe Hercegovina, janë ende duke pritur të marrin dërgesat e tyre të para të vaksinës, ndërsa shpërndarja në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore deri më tani ka qenë e kufizuar në disa qindra njerëz. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë aleatë kyç dhe anëtarë të mundshëm të ardhshëm të BE-së, por janë lënë jashtë planeve të bllokut për furnizimin me vaksina, njofton rrjeti CNN. Rusia e Kina ishin shumë të gatshme të ndihmonin, duke nisur nga Serbia, që ka marrë deri tani 1.5 milionë doza të vaksinës kineze Sinopharm. Ndryshe sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Kosovë dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.715 mostra të marra, prej të cilëve rezultojnë 340 raste pozitive. Brenda 24 orëve në këtë vend janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Ndodhemi në një situatë të brishtë epidemiologjike, por nuk mund ta quajmë pikun e një vale të tretë, është shprehur për RTSH specialistja e ISHP në Tiranë, Marjeta Dervishi e cila si burime madhore të rritjes së infektimeve sheh mosrespektimin e masave. “Kemi garancinë që brenda marsit do të kemi plot 40 mijë dozat që kemi lidhur marrëveshjen me Pfizer, por shpresojmë shumë që brenda një kohe të shkurtër do të kemi të tjera vaksina për të cilat po punojmë”, deklaroi sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë Veriore informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.549 teste, ndërsa janë regjistruar 415 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni, ndërkohë që janë raportuar gjithsej 19 vdekje.

​BE alokon 7 milionë euro për fushatën e vaksinimit në Ballkanin perëndimor

Bashkimi Evropian në partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka nisur një projekt të ri rajonal me vlerë mbi 7 milion euro për të mbështetur vaksinimin e sigurt dhe efektiv në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Me anë të një postimi në Twitter, Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi thotë se BE ka alokuar 7 milionë euro në partneritet me OBSH Europë për të mbështetur fushatat e vaksinimit në Ballkanin Perëndimor. “Kjo vjen si pjesë e paketës tonë 70 milionë euro për të shpërndarë vaksinat dhe për të blerë pajisjet e nevojshme”, thotë Varhelji. Ky projekt do të ndihmojë në përgatitjen e rajonit për administrimin efektiv të vaksinave COVID-19, përfshirë ato të marra nga COVAX dhe përmes mekanizmit të ndarjes së vaksinave të BE me Shtetet Anëtare të BE. Kjo gjithashtu do të ndihmojë në përmirësimin e rezistencës së rajonit ndaj emergjencave shëndetësore dhe do ta mbështesë atë në lëvizjen drejt financimit të qëndrueshëm për kujdesin shëndetësor universal. Aktivitetet do të përfshijnë zhvillimin dhe testimin e planeve të gatishmërisë emergjente, trajnimin për profesionistë të shëndetit dhe zhvillimin e sistemeve të menaxhimit të informacionit për vaksinat.

​Serbia do të furnizohet me mbi 2 milionë doza të vaksinës Pfizer

Ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zllatibor Llonçar, njoftoi se është arritur një marrëveshje me kompaninë Pfizer/BioNtech për furnizim me 1.200.000 doza të vaksinës kundër koronavirusit në tre mujorin e dytë të këtij viti, si dhe 1.190.000 të tjera në tre mujorin e tretë. "Ky është një sukses i madh për qytetarët e Serbisë, të cilin shumica e botës vetëm mund ta ëndërrojë", i tha Llonçar, Radio Televizionit të Serbisë (RTS). Deri më tani Serbia ka vaksinuar mbi një milion njerëz. Ky shtet në fund të muajit dhjetor ka nisur vaksinimi i popullatës së saj kundër koronavirusit, duke përdorur vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech, e pastaj edhe vaksinën ruse Sputnik V dhe atë kineze, SinoPharm. Autoritetet iu kanë mundësuar qytetarëve të zgjedhin se, me cilën vaksinë dëshirojnë të imunizohen. Serbia iu ka dhuruar vaksina komunave në veri të Kosovës, pastaj Republika Sërpskas të Bosnje dhe Hercegovinës si dhe dy vendeve tjera të rajonit, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

​Biden do të ndajë miliarda dollarë për vaksinimin në vendet e varfra

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, pritet të premtojë 4 miliardë dollarë për një program të vaksinimit kundër koronavirusit për vendet më të varfra. Zotimi pritet të bëhet publik në një takim virtual të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, që do të mbahet gjatë ditës së sotme. Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se SHBA-ja do t’i japë menjëherë dy miliardë dollarë për programin ndërkombëtar COVAX, ndërsa dy miliardët e mbetur do të jepen gjatë dy vjetëve të ardhshëm. COVAX është një projekt global për blerjen dhe shpërndarjen vaksinave për së paku 20 për qind të popullatës së rrezikuar në secilin vend. Plani është hartuar për t’iu mundësuar vendeve të varfra të arrijnë hapin në vaksinim, përballë vendeve të pasura. Edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i bëri thirrje Evropës dhe SHBA-së që urgjentisht t’i dërgojnë 4 deri në 5 për qind të vaksinave të tyre kundër koronavirusit në vendet në zhvillim. Përndryshe, Organizata, me seli në Uashington, u bëri thirrje vendeve të pasura, të tilla si Shtetet e Bashkuara dhe Britania, që t’i shpërndajnë dozat e tepërta. Koronavirusi ka prekur së paku 110 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 2.4 milionë kanë vdekur, ndërsa mbi 62 milionë janë shëruar. Vaksinimi i rreth 70 për qind të popullatës shihet si mënyrë për mposhtjen e virusit.

​Dialogu nuk është prioritet për të

Deklaratat e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, njëherit edhe kandidati për kryeministër lidhur me vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë kanë shkaktuar debat në Beograd. Ndaj deklaratave të tij dhënë ditë më parë për Euronews ka reaguar zëvendëskryeministrja Zorana Mihajloviq. Sipas Mihaljoviq, Serbia nuk është përkulur asnjëherë përpara kërcënimeve dhe shantazheve dhe Kurti nuk është dikush që mund t'i japë Serbisë mësime, veçanërisht duke pasur parasysh përpjekjet e Serbisë për të mbajtur të gjallë dialogun. Ndërkohë kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq u shpreh në një intervistë për Euronews se komentet e Kurtit në përgjithësi kanë treguar që dialogu me Serbinë nuk është një prioritet për të. Gjatë intervistës kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmendi vazhdimin e dialogut Kosovë- Serbi, për të cilin ka thënë se do kërkojë reciprocitet nga Serbia.

​Nuk i shmangim bisedimet me Serbinë – por së pari drejtësi e punësim

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se nuk i nënçmon bisedimet me Serbinë por nuk mund t’i shndërrojë ato në pëprparësi të punës së qeverisë së ardhshme. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kurti renditi ndër synimet e para projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe atë anti-mafia. “Unë jam më optimist se para mbajtjes së zgjedhjeve me 14 shkurt se do të mund të zgjedhim edhe presidentin e ri për shkak se ka një reflektim te të gjitha partitë politike për rezultatin e zgjedhjeve”, tha Kurti. Lidhur me bisedimet me Serbinë, ai u shpreh se dialogu i ardhshëm me Serbinë do të jetë transformues për nga natyra, jo transaksional siç është provuar në të kaluarën. Gjithashtu ai mendon se do t’i vjen radha edhe dialogut. “Ne do ta bëjmë këtë në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por vetëm më duhet ta theksoj se shteti i Kosovës është bukur i dobët, duhet ta forcojmë shtetin dhe edhe dialogu ecën shumë më mirë pastaj”, tha Albin Kurti dhe është shprehur i bindur se Qeveria e re e Kosovës do të formohet së shpejti.

​Refuzohen mbi 3 mijë fletëvotime nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë njoftoi se 3,435 zarfe me fletëvotime nga diaspora janë refuzuar. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë të mbajtur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), tha se “deri më tani, nga 11,653 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, janë aprovuar 8,212 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 3,435”. Ai tha se arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme. Rinumërimi duhet të bëhet pasi gjatë pranimit të materialit zgjedhor, fletëvotimet nga këto vendvotime nuk kanë mundur të pranohen si të rregullta.Ende nuk ka një datë të saktë se kur do të nisë procesi i numërimit të votave të ardhura me postë nga diaspora në Kosovë, për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, që janë mbajtur më 14 shkurt. Përveç votave nga diaspora, KQZ-ja nuk ka nisur as procesin e numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta. Në bazë të rezultateve preliminare, zgjedhjet e 14 shkurtit i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ndahen çmimet për tregimin më të mirë gazetaresk

Gazetarët e Servisit publik, Aleksandra Jovançeviq dhe Dijana Drashkoviq, janë shpërblyer për tregimet mbi, “Promovimin e kulturës dhe gjuhës së Romëve”, në kuadër të konkursit të organizuar nga OJQ, “Aleanca Qytetare”, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe të Drejtave Njerëzore dhe të Pakicave. Çmimi i parë për tregimin, “Në margjina” i ka takuar gazetares, Zhelka Mitroviq nga TV Nova M. Laureatë të çmimit të dytë janë, Millan Sekulloviq dhe gazetarja e servisit publik, Aleksandra Jovançeviq, kurse çmimi i tretë i ka takuar gazetares së Vijestit, Zhelka Vuçniq. Çmimi special për tregimin gazetaresk për vëllezërit Selimoviq nga Mojkovci ka shkuar në duart e gazetares së TVMZ, Dijana Drashkoviq. Fjala është për tregimin më të mirë gazetaresk në kuadër të projektit, “Promovimi i kulturës dhe gjuhës rome dhe egjiptiane”, të organizuar nga OJQ, “Aleanca qytetare” në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë të Drejtave njerëzore dhe të Pakicave.

Edhe nesër mot kryesisht i thatë

Në Mal të Zi sot mbajti mot kryesisht i vranët, deri me vranësira të ndryshueshme dhe pa të reshura. Frynë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimet e jugut. Temperaturat në orën 13 u shënuan: në Podgoricë 16 gradë, Herceg Novi 14, Tivar 13, Rozhajë 11, Beranë 10, Plavë, Cetinë e Kollshin 9, në Nikshiq, Bijello Pole e Guci 8, Plevle 6 dhe në Zhablak 5 gradë. Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht i thatë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej -3 deri në 8, kurse më e larta e ditës prej 5 deri në 16 gradë celsius.

 

ditarin e përgatiti, Senad Gilaj

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се